Poezinë e mëposhtme e shkrova i frymezuar prej duarshtrëngimeve imorale të politikanëve shqiptarë, ndër të fundit, duarshtrëngimin e sotëm të Metës dhe Ramës,

ju përshëndes,


Po duart e kafshuara të popullit kur do t’i shtrëngoni?

Duart e buta, duart e pështyra të Nanos,
i puthi Berisha heroikisht përpara kamerës,

Duart e lara me barut,
të shpëlara me gjak Gërdecian të Mehdiut,
i rilëpiu Berisha pa iu dridhur qerpiku?

Duart e indinjuara, duart e tradhtuara të Ramës,
i shtrëngoi Meta spontanisht përpara kamerës…

O duar tradhtare!
Sa besnike që qënkeni, o duar mëkatare?!

Udhëheqës shqiptarë, bijtë e shqipes!
Po duart e kafshuara të popullit shqiptar,
kur do t’i shtrëngoni?
Plagët e tyre, me dashuri mëmësore t'i shëroni?


Rezart Palluqi
Holandë, tetor 2009