-
Nisin reklamat televizive për imazhin e ri të Kosovës
Reklama Jonë
Nga Express më 27.10.2009 në ora 1:22
Është një mundësi e mirë që Kosova e shfrytëzon për herë të parë me miqtë e saj, tha presidenti i Republikës së Kosovës, me rastin e lansimit të fushatës ndërkombëtare mediale për Kosovën e përgatitur nga kompania “Saatchi & Saatchi".
Të hënën është lansuar fushata ndërkombëtare mediale për Kosovën, ku fillimisht, fokusi gjeografik do të jetë në Evropë dhe SHBA, ndërsa më vonë gjatë vitit do të ketë më shumë fokus në disa vende të caktuara, ka njoftuar kompania “Saatchi & Saatchi".
Tubimi promovues i fillimit të fushatës është mbajtur në Prishtinë në “Sheshin 21”, ku të pranishëm ishin presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësues të kompanisë “Saatchi & Saatchi" dhe shumë të ftuar të tjerë.
Më këtë rast presidenti Sejdiu tha se është një mundësi e mirë që Kosova e shfrytëzon për herë të parë me miqtë e saj për të prezantuar hartën e vjetër të Evropës dhe Evropën e re.
“Është një mundësi e mirë që Kosova e shfrytëzon për herë të parë me miqtë e saj, për të prezantuar hartën e vjetër të Evropës, për të prezantuar Evropën e re, apo plan të ri, me këtë energji të Kosovës të prezantojë shtetin e saj, të prezantojmë ambiciet e saj, prezantojmë dëshirën e saj që të ec lirshëm dhe të bashkëngjitet fuqishëm me bashkësitë e vendeve të botës demokratike”, tha Sejdiu.
Kurse kryeministri Thaçi tha se me fillimin e kësaj kampanje mediale bëhet promovimi ndërkombëtar i Republikës së Kosovës para rrjeteve më të shikuara televizive botërore.
“Sot së bashku me ju bëjmë promovimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Sot ne prezantojmë para rrjeteve më të shikuara televizive, imazhin e ri të Kosovës, imazhin e shtetit të ri të Kosovës, imazhin e Kosovës të pavarur, sovrane, demokratike dhe multietnike”, tha ai.
Ndryshe, fushata është përgatitur nga kompania izraelite “Satchi & Satchi” pas një tenderi që ka fituar vitin e kaluar nga qeveria e vendit në vlerë prej 5.7 milionë euro, me ç’rast reklama e televizionit do të fillojë të emetohet në 6 kanale të mëdha televizive ndërkombëtare siç janë CNN, BBC World News, Euronews, CNN Turk, Bloomberg dhe Eurosport. Më vonë reklamat për shtyp do të publikohen në revista me renome ndërkombëtare, si në “The Economist” dhe “Newsweek”.
Fillimisht, fokusi gjeografik do të jetë në rajonin evropian dhe SHBA, kurse më vonë gjatë vitit do të ketë më shumë fokus në disa vende të caktuara. /kosovapress/
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 27-10-2009 më 02:21
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt