Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Citim Postuar mė parė nga saura Lexo Postimin
    Ke shume te drejte popull i thjeshte ata ishin shume dhe i perkasin te tre feve .
    Une kur e hapa temen isha pak e acaruar dhe kam qene shume impulsive,po shkruaja neper temat e tjera ne forum si ndaja une ortodoksit e vertete shqiptaren ,nga ato jo shqiptar ,dhe po me fshiheshin te gjitha shkrimet ,pa asnje arsye e shpjegimi ,kjo me beri qe te hap nje teme te veēante ,per ti treguar ''atyre '' se kush jane ortodoksit e vertete ....
    Mua si person nuk me intereson feja ,une shoh personin ,moralin tek ēdo njeri ...
    Neve na nevojiten keso textesh,dhe mire pres,duhet krejt me tregue ne ket forum,se shumica i marin punet,si nuke i shofin,une po them vetem nji gja qe viktimat ma te medhaja,per gjuhe i ka perjetue ORTODOXIA,jane vra dhe mbytun shume njerez eminent ,prandaj jame i mendimit qe sa ma shume ti kujtojme,sepse ndihmesa ka qene e madhe.

  2. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-06-2009
    Postime
    169
    Citim Postuar mė parė nga hoteli Lexo Postimin
    Neve na nevojiten keso textesh,dhe mire pres,duhet krejt me tregue ne ket forum,se shumica i marin punet,si nuke i shofin,une po them vetem nji gja qe viktimat ma te medhaja,per gjuhe i ka perjetue ORTODOXIA,jane vra dhe mbytun shume njerez eminent ,prandaj jame i mendimit qe sa ma shume ti kujtojme,sepse ndihmesa ka qene e madhe.
    Edhe nje here Hotelo,

    Ata qe ti i quan ortodoks , kane qene vetem mirefilli shqiptare ! Favori i tyre i madh ka qene se ne ate kohe , kane pase mundesine te marrin dije dhe shkrim e kendim , neper shkolla , madje jo ne gjuhen shqipe , sepse gjuha shqipe ishte e ndalume dhe shkoje ne litar , ne thike apo helm po te mesoje shqip !

    Por ja qe keta "ortodoks" , pavaresisht se kane mesuar ne gjuhe te huaj , ashtu si Skenderbeun qe gjaku dhe lavida e te pareve e therriti ne ndihme te kombit , edhe keta "gjakpaster" shqipetare , dijen e marre ne gjuhe te huaj u perpoqen me sakrificen e jetes se tyre per ta vene ne sherbim te kombit te tyre qe te tjeret kerkonin ta shuanin !

    Pra sic e shikon ata nuk kane asnje lloj lidhje me "orotdoksine" , por qe ne vogeli familjet e tyre i kane edukuar dhe ngjizur me "shqiptarine" !

    Zmbaku mbetet zambak edhe pse lind ne ferrė !

  3. #13
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Pershendetje Saura!

    Historia e gjuhes se shkruar shqipe lidhet pa dyshim me emigrantet shqiptare neper bote qe nga Stambolli, Kajro, Bukureshti, Sofia, Janina, Europa Perendimore, e deri ne Bostonin e m'ate ane atllantikut ne fakt gjithe USA.
    Meqenese tema eshte specifike, pra per orthodokset qe u shquan ne shkrimin, mesimin dhe triumfin e gjuhes shqipe, po sjell ketu nje figure shume te rendesishme dhe domethenese te asaj periudhe te veshtire te fillimeve te shqipes si gjuhe ne gjithe Shqiperine e sidomos ne jug te saj ku ''loja'' luhej me goditje nen mes.

    At Stathi Melani (1858-1917)



    Historia e lavdishme e popullit shqiptar eshte e mbushur plot me ngjarja dhe figura te shquara, qe per geshtjen e shenjte te Atdheut, shkrine gjithe jeten e tyre dhe nuk u perkulen perpara asnje veshtiresie deri ne flijimin e jetes se tyre. Nder kleriket ortodokse qe njeh historia si martire te kombit radhiten: Papa Kristo Negovani, At Stath Melani, Dhimiter Misha, Papa Llambro Ballamaci etj., te cilet ashtu si patriote te tjere te shquar te fjales e te shkolles shqipe si Naum Veqilharxhi, Petro Nini Luarasi, Koto Hoxhi, Pandeli Sotiri e dhjetra te tjere, u ndoqen tere jeten, u burgosen, u torturuan e u helmuan ose u vrane barbarisht nga armiqte e kombit, sidomos nga grekėrit, vetem e vetem se donin qe ashtu si ne familje, edhe ne shkolle e ne kishe, shoqeri e kudo te flitej e te shkruhej ne gjuhen shqipe, sepse luftonin kunder pretendimeve dhe synimeve shoviniste, luftonin per tė drejtat legjitime, lirine, pavaresine dhe teresine tokesore te Shqiperise.


    Nje nder keta patriote qe nuk e mposhten dot as ndjeket e persekutimet e Patrikanės se Stambollit e te regjimit to Sulltan Abdyl Hamitit, as nga ato te Fanarit grek dhe te andarteve greke, te viteve 1913-1914 e as nga hordhite rebele te Esat Pashe Toptanit dhe Mustafa Ndroqit, por qe gjithe jeten e vet dhe te familjes e shkriu per gjuhen shqipe, per shkollen shqipe, per kishen kombetare shqiptare, per lirine, pavaresine dhe teresine tokesore te Shqiperise, eshte edhe At Stath Melani.

    Veprimtaria patriotike e At Stath Melanit, qe kap nje periudhe rreth 35 vjeēare dhe qe u zhvillua ne Stamboll, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe mbi dhjete vjet ne Shqiperi, eshte e njohur ne brezat e moshuarte krahinave te Shqiperise Jugore dhe me gjere. Per veprimtarine atdhetar te tij hedhin drite nje mori shkrimesh, ne libra, gazeta e revista te kohes, qe kur ishte gjalle dhe pas renies deshmor, nepermjet te cilave dhe burimeve te shumta gojore, eshte arritur te jepet nje tabllo pak a shume e plote per veprimtarine e ketij patriot! Ai as pasurine e gjithe botes nuk e vinte perpara detyres se shenjte ndaj Atdheut.

    Vleresimi qe i ka bere patrioti i degjuar, Mihal Grameno, qysh ne vitin 1907 si: "Atdhetar i flakte, i zgjuar dhe trim, si nje nga te paktėt patriote qe perpiqeshin per te drejtat kombetare ne kohen e Sulltan Abdyl Hamitit", tregon se ai ka zhvilluar nje veprimtari te shquar qysh ne dhjetevjeēaret e fundit te shekullit XIX. Per te ka folur e shkruar me respekt Fan. S. Noli dhe shume patriote e bashkeluftetare te tij, shoqeri patriotike dhe redaksi gazetash. Veprimtaria e At Stath Melanit nuk kufizohet vetem ne fushen e propagandės e te organizimit. Ai ishte njekohesisht edhe nje luftetar i pa epur, per me teper nje komandant ēete i zoti, qe paraprinte me shembullin e tij ne ēdo ndeshje me armiqte. Qene bashkeluftėtar me me Riza Velēishtin, Mihal Gramenon, Ēerēiz Topullin, Sali Butken, Hajredin Tremishtin, Kopi Tushemishtin, Pamdeli Ēeēon, Mihal Dhosin, etj.

    At Stath Melani vritet ne pusi nga andartėt grekė mė 24 Dhjetor 1917. Vrasja e At Stathit shkaktoi nje vale te madhe hidherimi jo vetem ne popullsn e krahinave te Permetit, Leskovikut dhe Kolonjes, por edhe te Gjirokastres, Tepelenes, Delvines, Sarandes, QamerisedheVlores, si dhe nder shqiptaret jashte atdheut ne SHBA dhe gjetke. U bene shume protesta tek autoritetet italiane te pushtimit, nepermjet te cilave kerkonin zbulimin dhe ndeshkimin e vrasesve. Me poshte jepet nje leter e zbuluar kohet e fundit derguar At Stath Melanit nga patrioti Ikonom Kozma Ikonomi. Kjo leter eshte derguar nga Iliasi i Himares, me 5 Mars 1917 pasi At Stathi u kthye ne Shqiperi nga Amerika ne fillim te vitit 1917. Letra u botua nga Dr. Thoma Ēomora ne gazeten Illyria te dates 27-29 Nentor 1996, nder te tjera shkruhet:

    *"... O i nderuari dhe i dashuri im, mik dhe shok i istikamit... te kam rixha qe te tregosh shume kujdes, se me sa me thane, grekėrit kane derguar pese asfalios (spiune) te kishave greke e serbe per te vrare e prere shqiptaret. Keto m’i tha miku im Agajoti Koēo Dhjako, qe ia kish thene Llambro Konduri, ēobani ku kane fjetur ata te peste. Njeri nga ata kish thene se: "Ne jemi ata qe do t’ua rregullojme samarin, prandaj ta rnblidhni mendjen e te bashkoheni me ne...se atyre qe kundershtojne gjuhen greke, qe duan gjuhen shqipe ne te psallture dhe ne skoliat, ate gjuhe arixhifke, do t’u presim koken e do t’ua dergojme ne Athine e qe atje, kryepeshkopi, do t’ua shpjere ne Stamboll te Patriku". Pese asfaliosit ishin: Jorgo Jankulla, Jani Maksakuli, Lefter Kakavja, Pano Perikliu dhe Sotir Jorgji. Jorgo Jankulla i pat thene ēobanit Llambro Konduri se: "Ne Allvani kane ardhur shume njerez nga Greqia... per te vrare e per te prere te gjithe ata shqiptare, te ēdo feje, e sidomos myslimane e katoliket qe jane kundra kishave ortodokse te Greqise dhe Serbise".

    O At Stathi! Mos harro fare se pabesia e grekeve dhe e serbeve nuk kane fund. Dhamo Dhimoklisi qe eshte vellai im me tha se grekėrit ne bashkepunim me serbet duan te hapin nje shkolle per prifter ortodokse ne Shqiperi dhe jashte saj ne Kosove e Ēameri, per t’i grekosllavizuar shqiptaret. Dhaskalet e ketyre shkollave jane pergatitur ne Vallahos te Janines, ne ate lanet shkolle te "Vorioepirit". Duhet te tregohemi syhapur se keto dy kisha te satanait kerkojne te shkaterrojne ēdo gje tonen. Duan te hapin edhe nje shkolle greke ne Himare, se pretendojne qe Himara eshte Greqi. Jane kapur rruges, duke ardhur per ketej Arhimandriti Vasilis Simas dhe Ikonomi Angjelos Calimaqis me nje barre librash ne gjuhen greqisht, te ngarkuara ne tri mushka. Perkthyes kishin Jovan Dragiēin, nje serb qe dinte shume mire greqisht dhe shqip. Me anen e atyre librave perhapet zeri per te marre tokat tona. Kane dhe plot harta. Kerkojne Shqiperine njera deri lart mbi Vlore ta kene grekėrit dhe pjesen tjeter ta marrin serbet. Por keta armiq i shpuri ne shteg dhe i zuri te gjalle, te tre, ēeta e Thanas Denit, i cili i beri ēeēo dhe i detyroi t’i rrefenin te gjitha, i zbertheu avokati Neēo Duka. Me tha Dhimosten Gjoka, nje njeri qe ketu ne fshat e mbajne si me te menēurin sepse ka qene shume vite ne Misir se: "Ne nje kafene ne Vlore degjoi se ne Permet ka ardhur nje dhespot civil i quajtur Dhamaskinon, i shoqeruar nga dy vete, per t’u marre me floras e faunas, por qe fshehurazi takohen me grekomane e fillosllave. Bejne tertype per te vrare ca njerez qe nuk u shkojne sipas uzhutit te tyre".

    Te lutem At Stathi, per te gjithe ate qe kemi kaluar bashke ne kurbet, ku me shume kemi qene te pangrene sa te ngrene, ki kujdes se mos bie ne pusira dhe ke perte shkuar ne thiken e tyre! Une dhe ti i jemi kushtuar Shqiperise, prandaj e mbajme edhe ballin lart. Erdhem nga kurbeti per vendin tone dhe per shqiptaret. Vatanin e kemi me te kushtuar se ēdo gje ne kete bote. Por Shqiperise tone o vella i eshte ngjitur si e pegera kisha greko-serbe e megaloidhese dhe Jugosllavise se madhe, te dyja kisha te thikaxhinjve. Ruaju Stathi! Dhe koburen e dyfekun mos i nda nga vetja se greket e serbet jane te pabese, pa din e pa iman. Jane dhelpra plaka! ... Te shrengoj per qafe e te puth, une miku yt, e shoku i istikamit..."

    Ikonom Kozma Ikonomi nde Ilias- Himare, 5 Mars 1917

    Prof. Apostol Kotani
    Bese dhe hakmarrje.

  4. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    At Stathi Melani (1858-1917)

    1858 -1984 ndonji koleg i ketije ZOTNIU,sepse kame takue nji prifte ne Ohrid qe kishte 100e sa vjet ku prifte ka vdekur ne vitin 1984,kjo ka ndodhe ne vitin 1966,ky prifte ka marre pjes ne ALFABETIN ne MANASTIR.1908 ? ? ?

  5. #15
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Citim:
    Postuar mė parė nga Kreksi
    Une qaj hallin se si na iku Manastiri e tjeret lidhen pas hixhabit(zoti na ruajt,ēfare fjaleeshte kjo, ne ēfare gjuhe ????) sme intereson aspak veshja e tyre, me interson se si ehumbem manastirin....

    Me 1923 shiko LOZANA,i humbem krejte kishat te cilat u mueren prejTUQEVE,gjdo kishe dhe manastire ka pasur afer XHAMIN,ne te shumten te rasteve,prej vitit 1878 humben krejte,dhe sote nuke e kemi asnji,manastir dhe kishe ne prone SHQIPETARE,shumica u deklaruan MUSLIMAN sulltan Abdyli hamidi,ja u punoi Shqipetareve,DMTH prej vitit 1878 1923 humbem 3500 kisha dhe manastire,role te madhe luejti KONULLI NUSHIQ ne PRISHTIN kurse ne PRIZREN KONZULLI RUS,ne Maqedoni KONZULLI BUGAR,dhe i tehjeken prej GREQISE dhe ato ne greqi qe kane qene Shqipetare i bane SERBE,= edhe te tjera kombeve bugare ruse rumune VETEm shqipetare JO,kane VRA SHUME PRIFTA SHQIPETARE njenin prej TYRE (% ose !)) VJEQAR KA TAKUENE KESHTJELLEN E OHRIDIT DHE ME KA TREGUE,KA QEN EDHE PJESTARE I ALFABETIT TE GJUHES SHQIPE ME SIGURI KA QEN ORTODOX SHQIPETARE NE KATER PES VENTE MI KA TREGUE PRERJET E TRUPIT,DHE PLAGET,bashke me mue ka qen edhe nji femer e re ,dhe me ka thane se gjithmone ne muejin maj vjen ne KESHTJELL dhe KISHE te OHRIDIT,baba e asaj femne e mbane ne mend mirepo edhe babegjyshi i femres qe kesh me te e mbantene mende dhe thoshte sa per 70 vjet gjdo vjet vjen ne maj,pore kure nuke ka folur e para here qe ka ndie qete kete ndrue ndonji fjale,ne gjuhen Shqipe ,PS,ajo femra qe ateher folke Maqedonishte ka qene Shqipetare,Ajo FAMILJE KUR KAME QEN pastaj pase 40 vjete me thojshinqe kure skane fole gjuhen Shqipe,mirepo maqedoni me tregoi se kane ndrue fen ,dhe kupetova krejt,nuke deshiroj ti ceki emrat pore nji gja e diese ne vitin 1966 ai prifti me ka thane sei fole 15 gjuhe,i kame besue edhe pse ishte ne lecka,krejte lecka pore ishte i paster dhe me mjeker,pore do te me jet nji gja pergjithmone,se krejt kohen thojke une jam SKIPETAR nga SKYPNIJA,dhe per gjdo vjet me ardhe ne OHRID,mue mu duke shum interesant,kurenuke do ta haroj ate PRIFTE,kame pyetr per ate prifte,se a ka ardhun ende ne Ohrid me kane thane se 126 vjet ka jetue,mirpo sipas mendimit tim asht gabim,sepse kongresi i alfabetit ashte mbajtur shum heret gja qe thoshte ateher i ka pasur110 vjet,kurse edhe 26 36 i avitet ti ket pasur 126 130 vjet,me thane per keshtjellen e OHRIDIT qe ASHTE KESHTJELLA E PIROS,kete e di sigurishte,sepse piro ka jetue 5 6 vjet ne OHRID,aty ku ashte Manastiri i thojke REZIDENCA E PIROS,me kaqe po e mbaroj kreksi. 31-10-2009, 11:49

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Pershendetje Korbi 999

    Ju faleminderit te gjithve juve me shkrimet dhe faktet qe keni sjelle ,me vjen keq qe nuk po shoh ca ortodoks shume aktiv tek temat e junullatosit ..
    Apo keto nuk ju perfaqesojne juve ????
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Njė libėrth i vogėl, por me vlera tė mėdha "ėvetari" i Naum Veqilharxhit

    Njė libėrth i vogėl, por me vlera tė mėdha "ėvetari" i Naum Veqilharxhit

    Prof. dr. Tomor Osmani

    Ndoshta sot lexuesit mund t‘i duket ēudi qė pėr njė libėrth tė tillė prej 8 faqesh tė ketė pasur aq jehonė, tė jenė shkruar artikuj tė shkurtėr dhe tė gjatė, tė jenė botuar edhe monografi dhe vazhdon tė rikujtohet edhe pas njė shekulli e gjysmė e mė shumė. E ky ėshtė "Ėvetari" i Naum Veqilharxhit, i pari abetar i shqipes, shkruar me njė alfabet tė veēantė dhe qarkulluar nė vitin 1844, 165 vjet mė parė.
    Kush ishte Naum Veqilharxhi? Ishte njė patriot nga Vithkuqi i Korēės, qė qe njė ndėr qendrat ekonomiko-kulturore tė mėdha tė vendit tonė nė shekullin XVII-XVIII, qė mė pas u shkatėrrua, duke u kthyer nė njė fshat tė zakonshėm. Nė njė zonė tė tillė me tradita patriotike dhe arsimore lindi Naum Veqilharxhi, nė fund tė shekullit XVIII dhe vdiq, siē thuhet i helmuar nga patrikana greke, mė 1846, duke u bėrė kėshtu dėshmori i parė i Rilindjes sonė Kombėtare. Shumė i ri, sė bashku me familjen emigroi nė Galac tė Moldavisė pėr tė mos u kthyer mė nė atdhe. Mė pas do tė punojė si avokat nė Braila tė Rumanisė, e cila ishte njė qendėr e emigracionit nė Ballkan, e kulturės iluministe dhe e lėvizjes ēlirimtare.
    Naum Veqilharxhi qe atdhetari i parė shqiptar qė formuloi kėrkesat kulturore tė lėvizjes sonė pėr ēlirim kombėtar, duke u bėrė kėshtu pararendėsi i Rilindjes Kombėtare Shqiptare. Nė formimin e tij luajti njė rol edhe mjedisi patriotik i kohės ku ai jetoi dhe pjesėmarrja nė lėvizjen eteriste qė luftoi nė atė vend pėr tė shporrur pushtuesin e huaj.
    Kėshtu me emrin e Veqilharxhit lidhet njė veprimtari e gjerė patriotike qė do t‘i shėrbente zgjimit tė ndėrgjegjes kombėtare tė popullit shqiptar dhe pati njė ndikim tė veēantė tek atdhetarėt shqiptarė, tė cilėt nė veprimtarinė e tyre ecėn nė gjurmėt e Naum Veqilharxhit. "Ata, theksonte M. Islami, shihnin tek ai njeriun qė kishte hapur njė rrugė tė re pėr ēėshtjen kombėtare dhe pėr kėtė arsye e nderonin dhe e ruanin tė gjallė kujtimin e tij".
    N. Veqilharxhi ishte iluminist dhe si i tillė u jepte pėrparėsi lėvrimit, pėrhapjes dhe shkrimit tė gjuhės amtare, kur dihej se shqiptarėt, duke qenė tė pushtuar, kishin pengesa nė lėvrimin dhe pasurimin e saj, pasi politika e pushtuesit ishte e tillė qė donte tė pėrjetėsonte prapambetjen shekullore. Prandaj mbėshteste pikėpamjet iluministe se njė popull mund tė dalė nga padituria, vetėm duke shkruar e lėvruar gjuhėn amtare e duke e konsideruar faktor tė rėndėsishėm edhe pėr zhvillimin mendor tė fėmijėve dhe mjet tė fuqishėm pėr pėrvetėsimin e njohurive. E gjithė veprimtaria e tij politike e pedagogjike ka bėrė qė N. Veqilharxhi tė zėrė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e shkollės, tė shkrimit shqip dhe tė historisė sė mendimit politik dhe pedagogjik.
    Rrethanat e kohės diktonin qė tė zhvillohej arsimi nė gjuhėn amtare, tė arsimoheshin shqiptarėt e kjo duhej realizuar nė njė kohė sa mė tė shkurtėr. E bėnte tė domosdoshme njė veprimtari tė tillė, pasi mund tė zhdukeshin edhe ato akte tė trashėguara nga e kaluara.
    Veprimtaria e tij kulturore ėshtė pėrqendruar nė hartimin e njė alfabeti tė veēantė pėr shqipen dhe botimi i dy abetareve. Ka edhe ndonjė informatė tjetėr, se pėrveē abetareve deshti tė botojė edhe njė gramatikė, por vdekja ia ndėrpreu planet e tij. M. Domi, disa vite mė parė, pati deklaruar se N. Veqilharxhi kishte pėrgatitur lexime pėr moshėn fėminore dhe tė rriturit, ndėrsa Dh. S. Shuteriqi pranonte se qė mė 1844 kishte gati njė pėrkthim tė "Njė mijė e njė netėve". Tė gjitha kėto njoftime na bėjnė tė mendojmė se N. Veqilharxhi duhet tė ketė lėnė nė dorėshkrim edhe vepra tė tjera tė pabotuara.

    * * *
    Punėn e parė Naum Veqilharxhi e nisi me hartimin e njė alfabeti tė veēantė pėr shqipen pėr tė qenė kėshtu nismėtar pėr njė vepėr tė tillė, pasi ky alfabet do tė ishte jashtė ndikimeve politike dhe
    fetare tė kohės. Ai ishte i bindur se njė punė e tillė mund ta bėnin edhe vetė shqiptarėt. Kujtojmė Ēajupin, i cili gjysmė shekulli mė vonė,
    deklaronte se alfabeti duhet tė zgjidhet prej nesh. Naumit i kushtoi shumė kohė pėr tė hartuar kėtė sistem shkrimor, ku thuhet se punoi rreth 20 vjet, diēka e ekzagjeruar. Tek alfabeti i kėtij punėtori atdhetar duhet tė vlerėsojmė ndjenjat patriotike tė autorit, qė kėrkonte me insistim qė tė shkėputej nga ēdo ndikim i huaj, duke dhėnė njė alfabet tė veēantė, pasi populli shqiptar ishte njė popull mė vete, kishte historinė dhe gjuhėn e tij, prandaj duhet tė kishte edhe alfabetin e vet. Por ky sistem shkrimor nuk ishte praktik, si nga pėrdorimi, ashtu edhe se krijonte vėshtirėsi financiare pėr tė blerė shtypshkronja, pasi atyre ekzistueseve u mungonin tė gjitha karakteret e veēanta.
    Burimi i kėtij alfabeti ka ngjallur diskutime nė qarqet shkencore tė kohės dhe mė vonė. Autorėt e ndryshėm qofshin vendės apo tė huaj kanė dhėnė shpjegime tė ndryshme. Ne kemi mendimin se Naum Veqiharxhi nuk ėshtė mbėshtetur nė asnjė nga alfabetet ekzistuese. Ai krijoi njė alfabet tė veēantė, por nuk pėrjashtohet mundėsia e ndikimit tė ndonjė elementi nga alfabeti cirilik sllav dhe ciriliku sllav civil. Mithat Frashėri, njė shekull mė parė, theksonte se shkronjat e Naum Veqilharxhit janė tė veēanta dhe sė largu ngjajnė me armenishten. Njė ide tė tillė pėr njė ndikim nga alfabeti armen e ka shprehur edhe ndonjė autor tjetėr. Njė shtjellim mė tė hollėsishėm e ka bėrė dr. Gjystina Shushka, e cila ėshtė marrė ekskluzivisht me veprėn e Veqilharxhit, kryesisht, nė rrafshin gjuhėsor, qė pėrveē tė tjerave nė vitin 1999 botoi nė Prishtinė monografinė "Gjuha nė veprėn e Naum Veqilharxhit". Mundėsinė e ndikimit nga alfabeti armen ajo e shpjegon me kontaktet qė ka pasur Naum Veqilharxhi me armenėt nė lagjen ku banonte nė Braila gjatė viteve 1834-1839.
    * * *
    Duke qenė se e zgjidhi sipas pikėpamjes sė tij ēėshtjen e alfabetit, Naum Veqilharxhi u mor me hartimin e abetareve pėr gjuhėn shqipe, kur nė atė kohė nuk kishte njė alfabet tė vetėm tė gjuhės sonė dhe nuk kishte shkolla nė gjuhėn amtare. Kjo ide nuk i lindi rastėsisht. Ka pasur faktorė qė e kanė nxitur pėr t‘u marrė me njė nismė tė tillė. Ai jetonte nė njė mjedis ballkanik, kur lėvizja pėr ēlirim nga Turqia sa vinte e rritej dhe ndėrgjegjja politike sa vinte e forcohej, kur popujt e Ballkanit njė nga njė kishin fituar pavarėsinė. Edhe historiku i hartimit tė abetareve nė popujt e Ballkanit nuk ishte i hershėm. Brenda 2-3 dhjetėvjeēarėve tė shekullit XIX tė gjithė kėta popuj hartuan abetaret e tyre. Prin fillimisht Greqia, duke hartuar abetaren e parė nė Ballkan, pėr tė vazhduar me atė tė Rumanisė (1820), tė Bullgarisė (1824) dhe tė Serbisė (1827). Roli i kėtyre abetareve ishte i madh, duke ditur se ai ėshtė libri i parė i nxėnėsit. Patjetėr edhe ky faktor ka pasur ndikimin e vet te N. Veqilharxhi. Sė pari hartoi njė abetare prej 8 faqesh me titull "Fort i shkurtėr e i pėrdorshim Ėvetar shqip pėr ēdo si cillė qė do tė mpsonjė tė kėnduarit e tė shkruarit bukur shqip". Autori e shihte se pak faqe nuk ishin tė mjaftueshme, por e ndiente tė domosdoshme tė bėnte edhe ndonjė sqarim. Kėshtu nė parathėnien e botimit tė dytė theksonte se "mos i vėshtroni tė vogėlmit e ti, koha do t‘i dėftenjė tė mathtė e tė rendit" (=rėndėsinė e tij). Njė vit mė vonė Veqilharxhi, mė 1845 botoi abetarin e dytė prej 50 faqesh me titull "Fare i ri Ėvetar shqip pėr djelm nismėtorė, nxjerrė e dhėnė mbė dritė tani herėn e parė pėr djem tė vegjėl me njė tė zgjedhur nga disa gjė tė mirash e tė fitimėshme".
    Ky abetar humbi nga qarkullimi gati njė gjysmė shekulli dhe sė fundi u gjet nė Greqi nė njė bibliotekė tė atjeshme. Menjėherė u transkriptua nga Ll. Nase, Tiranė, 1984 dhe mė vonė nga Gj. Shushka, Prishtinė, 1994.
    Parathėnia e botimit tė dytė ka si titull "E parthėnme pėr mbi djemt e rinj shqipėtarė". Ishte njė manifest i vėrtetė i lėvizjes sonė kombėtare. Pėrveē tė tjerave, kjo parathėnie kishte vlera edhe pėr mendimet qė jep pėr zhvillimin e gjuhės dhe tė arsimit kombėtar. Nė Ėvetar ka dhėnė edhe kėshilla pėr tė rinj, shumė prej tyre me pėrmbajtje praktike dhe edukative, si: Secili ka pėr detyrė tė dojė vendin e tij. Mė e madhe gjė se tė mėsuarit nuk ka mbė kėtė jetė; Kush nuk mėson e nuk punon, nuk duhet tė hajė.
    Ėvetarin u prit me interes nė Shqipėri, kryesisht nė atė juglindore. Korēarėt nė letrėn qė i dėrgojnė mė 4 maj 1845 N. Veqilharxhit, posa kanė marrė Ėvetarin, i shkruajnė: "…duke lavdėruar dhe lartėsuar tė plotėfuqishmin Perėndi, qė ju ka ndriēuar pėr t‘i paraqitur nė gjuhėn tonė shkronja me tė cilat prej aq shekujsh kombi ynė ka hyrė nė histori. Tani me kėtė zotėsi tė zotėrisė suaj tė denjė pėr t‘u lavdėruar, kombi ynė do tė numėrohet me kėtė fillim me kombet e ndriēuara tė Europės… dhe emri i Zotėrisė suaj do tė mbetet i pavdekshėm deri nė fund tė shekujve".
    Me interes ėshtė edhe gjuha e pėrdorur nė kėto dy abetare, kur vihet re njė prirje pėr t‘i afruar dialektet e shqipes qė rilindėsit tanė tė shquar do ta ngrenė nė veprat e tyre. Kjo duhet parė lidhur ngushtė me mundėsitė e tij dhe kushtet historiko-shoqėrore kur Veqilharxhi punoi. Te Veqilharxhi gjithashtu, vihet re dėshira dhe pėrpjekja pėr pasurimin dhe pastrimin e gjuhės, zėvendėsimin e fjalėve tė huaja me fjalė tė shqipes nė pėrputhje me strukturėn e gjuhės sonė etj. Me gjithė dėshirėn e mirė qė kishte Veqilharxhi pėr tė krijuar fjalė tė reja, nuk qe dorėmbarė. Pėr kėtė mund tė kenė ndikuar edhe mungesa e njė pėrgatitjeje tė shėndoshė gjuhėsore. Megjithatė mund tė pėrmendim ndonjė prej tyre, ndonėse shumica nuk pati jetė, si: tėrulmt-pėrulje, tėrsjellt=pėrkthej, pėrgjykonj=rigjykoj, pėrflaē=pėrbuzėsh parfolmėsi=profet, parpleqtė=stėrgjyshėrit, mfshersės=spiun, nxjerės- hartues, krerėtore=shkronjė e madhe, mėzėtore=bashkėtingėllore, vendlermi=atdhe, vendlehti=parajsė etj. Nė Ėvetarėt e tij gjallėroi edhe ndonjė fjalė tė vjetėr, si gėrbje pėr kullė, ose i pėrdori me zgjerim kuptimi, si dora pėr fara, komitė pėr shėrbyes, kuvėnt pėr fjalė etj.
    Nga fjalėt e krijuara disa u trashėguan, si fletore pėr libėr, abetare, broshurė qė mė vonė u pėrdor pėr gazetė, e parthėnme pėr parathėnie, zėtore mė zanore etj.
    Veqilharxhi ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm pėr ēdo punė qė bėnte nė interes tė atdheut dhe tė gjuhės shqipe. Nė parathėnien e "Ėvetarit" tė vitit 1845 shkruante: "…sa vjet i madhi Zot tė mė falnjė i kam pėr tė tėrthertur (=sakrifikuar) duke punuar pėr vendin tim… pėr kėtė gjuhėnė tėnė".

    * * *
    Nė vitin 1846, atė vit qė mendohet se e kanė helmuar, ai hartoi njė qarkore (Enciklikė) greqisht, drejtuar bashkatdhetarėve ortodoksė tė pasur dhe tė mėsuar nė Shqipėri, nė tė cilėn formuloi pėr herė tė parė kėrkesat nė fushėn e kulturės pėr lėvizjen tonė kombėtare, duke i dhėnė pėrparėsi mėsimit tė gjuhės amtare dhe ngritjes kulturore qė do tė shėrbenin pėr ta radhitur popullin tonė krahas popujve tė tjerė tė qytetėruar. Kultura, sipas N. Veqilharxhit, mund tė fitohet vetėm me anė tė gjuhės amtare. Ai e kupton se nga i vjen rreziku shqiptarėve. Duke qenė iluminist, edhe nė kėtė qarkore shtron nevojėn se cilat do tė ishin kėrkesat pėr popullin tonė. Nė kėto momente ishte e domosdoshme qė tė rrisnim dijet tona, ta shkruajmė gjuhėn shqipe. Pėr kėtė ai shkruante: "Ato kombe qė mbetėn nė padije u shėmbellejnė thjesht skllevėrve… kėto vetėm atėherė do tė mund tė dalin nga gjendja e turpshme e mjerimit kur do tė fillojnė tė lėrojnė gjuhėn e tyre kombėtare, mirėpo kjo nuk fitohet ndryshe veēse me shkronja tė posaēme kombėtare, gjė qė ėshtė filluar para meje, por qė pėr shkak tė pėrzierjes me tė huaj dhe tė intrigave tė ziliqarėve, tė gjitha mbeten pa fryt".
    Po nė atė vit kemi njė letėr tė gjatė me karakter polemizues qė i drejton tė nipit tė tij Jani Calit, qė studionte nė Vjenė. Veqilharxhi me njė gjuhė tė ashpėr i drejtohet shqiptarėve dhe tė nipit, duke i treguar se cilat do tė ishin detyrat e tyre. Me botimin e abetareve nga disa elementė antishqiptarė kishte nisur lufta kundėr tij. I nipi, grekoman, qė ishte kundėr pėrpjekjeve tė Veqilharxhit pėr ēėshtjen shqiptare, e kėshillon xhaxhanė qė tė mos merret me shqipen se po rrezikonte pasurinė, moralin e jetėn. Veqilharxhi nė kėtė letėr i pėrgjigjet, nė mes tė tjerash, se padija sjell qė tė mohohet kombi shqiptar, historia dhe gjuha e tij.
    E gjithė letra ėshtė njė dokument i rėndėsishėm qė pasqyronte patriotizmin e tij tė flaktė tė Naum Veqilharxhit, si dhe botėkuptimin e tij

    * * *
    Vepra e tij nuk ishte e gjerė dhe voluminoze, por me vlerė, si abetaret dhe nė mėnyrė tė veēantė parathėnia e botimit tė dytė tė "Ėvetarit", Qarkorja dhe letra dėrguar Jani Calit janė dokumente me vlerė historike pėr atė periudhė.
    N. Veqilharxhi mbetet njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė kulturės sonė tė gjysmės sė parė tė shekullit XIX qė kontribuoi pėr lėvizjen tonė kombėtare pėr ēlirim nga Turqia.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Thimi Mitko: Dokumentet e polemikės me historianin grek Panajot Aravantinoi

    Thimi Mitko: Dokumentet e polemikės me historianin grek Panajot Aravantinoi

    » Dėrguar mė: 21/06/2009 - 14:42

    Arben LLALLA

    Nė Egjipt nga Shek.XIX dhe nga mesi i Shek.XX ka ekzistuar njė komunitet i madh shqiptarėsh, tė cilėt kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė lėvizjen e Rilindjes Kombėtare. Shqiptarėt e parė nė Egjipt kanė ardhur nėpėrmjet Perandorisė Osmane si drejtues ushtrie dhe ushtarė. Kolonia shqiptare u forcua shumė nė kohėn e sundimit tė Mehmet (Aliu) Pash Kavallės nė vitet 1805-1848. Shqiptarėt nė Egjipt kanė qenė shumė aktivė nė drejtim tė ēėshtjes shqiptare. Nė vitin 1903, Fan Noli shkon atje pėr tė punuar si mėsues nė njė shkollė greke dhe u njoh me disa atdhetarė shqiptar qė e bindėn qė tė shkonte nė Amerikė duke i paguar dhe harxhet e udhėtimit. Mbledhėsi i madh i Folklorit shqiptar Thimi Mitko e zhvilloji pjesėn mė tė madhe tė veprimtarisė sė tij nė Egjipt. Po ashtu vepruan edhe shkrimtar dhe poetė tė mė vonshėm si Andon Zako Ēajupi, Filip Shiroka, Aleksandėr Xhuvani etj. Atje u themeluan disa shoqata dhe janė botuar gazeta, libra dhe broshura tė ndryshme qė luajtėn njė rol tė madh nė zhvillimin e gjuhės shqipe dhe ngritjen e nivelit tė vetėdijes kombėtare. Gazetat qė u botuan vetėm nė Kajro ishin: “Toska”, “Besa”, “Sėpata”, “Shkreptima” etj.
    Pra me Egjiptin lidhet shumė figura tė shquara shqiptare qė kanė vepruar nė kėtė vend. Por pėr fat tė keq nė ditėt tona Kolonia shqiptare e dikurshme ėshtė zhdukur, ka mbetur vetėm nė kujtesėn e historisė sonė.

    Polemikat e Thimi Mitkos

    Nė histografinė shqiptare na mungojnė shumė biografi tė njerėzve tė shquar qė kanė dhėnė njė kontribut tė madh nė ēėshtjen kombėtare. Ka mungesė tė qyteteve ku kanė lindur, familjet nga vinin dhe trashėgimtarėt e tyre. Mendoj se ka ardhur koha qė studiuesit tanė duhet tė punojnė nėpėr arkivat e huaja dhe tė kėrkojnė pėr tė gjetur sa mė shumė tė dhėna pėr kėta atdhetarė dhe pėr kombin shqiptar. Vendi fqinji me Shqipėrinė, Greqia fsheh shumė dokumenda qė kanė lidhje me shqiptarėt dhe Shqipėrinė. Nė arkivat greke mund tė gjinden shumė libra, gazeta, broshura qė janė botuar nė gjuhėn shqipe dhe greke nė shek.XVIII-XIX, tė cilat tregojnė pėr gjuhėn, historinė tonė kombėtare qė nga koha e Aleksandrit tė madh e deri mė sot. Nga kėrkimet e mia nėpėr kėto arkiva kam ndeshur me qindra libra tė autorėve grek qė shkruajnė pėr shqiptarėt si trashėgimtarė tė Pellazgėve, Pirros dhe Aleksandrit tė Madh. Ndoshta ky sinqeritet i shumė shkrimtarėve grek tė shekujve tė kaluar ka bėrė qė shteti i tyre t’i fshehė ose ti zhduki kėto libra me vlera tė mėdha. Por megjithatė ka nėpėr bibliotekat private dhe universitare libra tė ruajtura me kujdes qė lidhen me shqiptarėt dhe Shqipėrinė e hershme qė u kanė shpėtuar “konservimit tė zhdukjes”. Ndėr shumė libra, broshura dhe gazeta tė shek.XVIII-XX qė kam gjetur nė arkivat greke, ka edhe materialet qė lidhen me aktivitetin e Thimi Mitkos. Janė faqe tė gazetės “PANDORA”“(ŠĮĶÄŁŃĮ)ku shkrimtari shqiptar polemizon me historianin grek Panajot Aravantinoi, i cili bėnte shtrembėrime historike pėr qytetin e Korēės dhe zonėn pėr rreth saj. Njė pjesė e kėsaj polemike ėshtė botuar nė veprėn e Thimi Mitkos “Bleta Shqiptare”, 1981, Tiranė. Por pėr fat tė keq pėrgatitėsit e veprės nuk kanė botuar qoftė edhe njė faksimile tė gazetės greke “Pandora” ku janė botuar shkrimet e Mitkos pėr ta paraqitur veprėn mė tė pasur dhe tė besueshme. Po ashtu nė Historinė e letėrsisė ku shkruhet pėr Thimi Mitkon nuk janė faksimilet e gazetės greke nė fjalė. Prandaj e pashė tė udhės tė nxjerr nga arkiva e gazetės greke “Pandora” (nė tė vėrtetė ka qenė revistė jo gazetės si na e kanė paraqitur nė veprėn e Th.Mitkos) e cila u themelua mė 12 dhjetor 1849 dhe doli nė qarkullim nė prill tė 1850, dy herė nė muaj. Kjo revistė u botua deri nė vitin 1872 dhe e pėrgatisni Nikolao Dragumi (qė ishte arvanitas), Kostandin Paparigopulo, Aleksandro Riyo Ragapi, Kristo A. Duka.
    Pra, nė faqet e kėsaj reviste Thimi Mitko ka dhėnė njė kontribut tė madhe duke botuar shkrimet e tij pėr tė vėrtetėn e Korēės dhe Maqedonisė sė atėhershme. Gjatė kėrkimeve nuk munda tė gjej pjesėn e fundit tė vazhdimit tė polemikės sė Thimi Mitkos me historianin grek Panajot Aravantinoi. Ndoshta ajo pjesė nuk u botua asnjėherė pėr arsye tė ndryshme, por pjesa mė e madhe e pa dritėn e botimit pėr tė sqaruar mė mirė lexuesin grek tė atyre viteve qė ushqeheshin me keqinformime pėr fqinjėt e tyre, qė ende ishin nėn pushtimin osman. Titulli i shkrimit tė Mitkos ėshtė “Shėnime mbi Maqedoninė dhe Korēėn” (ŠÅŃÉ ŌĒÓ ÅĶ ĢĮŹÅÄĻĶÉĮ, ŹĻŃÉŌÓĮÓ). Kėto shkrime janė botuar nė veprėn e Mitkos, por pa asnjė shėnim mbi revistėn “Pandora” dhe faksimile. Interesant ėshtė fakti se shkrimet e Thimi Mitkson pėr Korēėn u botuan dy nė vitin 1859 dhe dy pas 8 viteve mė 1867. Mendoj qė nė stafin e revistės greke “Pandora” pėr botimet e shkrimeve tė Mitkos duhet tė ketė ndikuar ndonjė nga punonjėsit e brendshėm sepse shkrimet janė botuar me emrin anonim “Njė nga pajtimtarėt”. Nė ato vite ka qenė e vėshtirė pėr tė mbrojtur ēėshtjen shqiptare nė shtypin grek pėr arsye se sapo ishte hedhur projekti pėr realizimin e Greqisė sė Madhe (MEGALO IDHEA) mė 1850. Nė programin e “MEGALO IDHESĖ” mbretėria e Greqisė donte tė pėrfshinte brenda saj tė gjithė ortodoksit e Ballkanit dhe tė Azisė sė Vogėl. Greqia kėrkonte kufirin me Shqipėrinė deri nė Lumin Shkumbin. Njė pjesė e kėtij projekti u realizuan nė vitet 1912-1914 me marrjen e qyteteve tė Artės, Janinės, Prevezės dhe Konicės.

    Shoqėria “VĖLLAZĖRIA SHQIPTARE” nė Egjipt

    Mė 22 mars tė vitit 1890 vdes Thimi Mitko nė qytetin Beni Suef. Ai ishte vendosur nė fillim tė viteve 1860. Nė Beni Suef kanė jetuar dhe punuar nė pėrgjithėsi shqiptarėt qė ishin me origjinė nga zona e Korēės dhe Pogradecit. Gjatė kėrkimeve gjeta statutin e shoqėrisė “Vėllazėria Shqiptare” inicialet e njėrit nga atdhetarėt shqiptarė qė ka vepruar nė qytetin ku vdiq Mitkoja. Bėhet fjalė pėr K. E. Mitko, njėrin nga themeluesit e shoqėrisė “Vėllazėria Shqiptare” nė Egjipt. Ndoshta iniciali K., tregon emrin Kosta dhe E., Efthimio. Thimi Mitko nė tė vėrtetė emrin e pagėzimit e kishte Efthimo, por ai ashtu si Fan Noli parapėlqenin tė njiheshin me emrat qė nuk tregoni kuptimėsi greke si Efthimio-Thimi, Theofan Mavromati-Fan Noli. Nė kėmbimet e letrave me De Radėn, Jovan Mitkon, J.U. Jarniku, Fr. Krispi, e Italisė Thimi Mitko emrin e tij e shkruante E. Mitko, ndėrsa nė letrat qė u ka dėrguar Kristo Zhapės, Th. Kreit, K. Kristoforidhit, me Th. Mitko. Ka mundėsi K. E. Mitko tė jetė djali i madh, Kosta Mitko.
    Shoqėria “Vėllazėria Shqiptare” nė Egjipt nė rregulloren e saj mban datėn e themelimit 1 maj 1894, nė Beni-Suef. Kryetar i kėsaj shoqėrie ishte zgjedhur I. A. Bakllava, nėnkryetar N. Dhuci, arkėtar Marko M. Marku, sekretar K. E. Mitko dhe anėtarė tė tjerė tė Kėshillit drejtues ishin M. Dhimitriu, X. Vito, P. E. Plluska.
    Qėllimet kryesore tė kėsaj shoqate ishin tė ndihmonin shqiptarėt nė Egjipt dhe nė Shqipėri, pėr ruajtjen e traditave kulturore kombėtar dhe gjuhėn shqipe. Anėtarė i kėsaj shoqate mund tė bėhej ēdo shqiptar i lindur nė Egjipt dhe jashtė tij, pa dallim feje dhe krahine. Duke bėrė njė kėrkesė qė ia dorėzonin kryetarit dhe 20 franga me dy kėste. Po tė refuzohej anėtarėsimi kėrkuesi nuk kishte tė drejtė tė kėrkonte arsyet e refuzimit tė kėrkesės. Anėtarėt rregullisht duhet tė paguanin 10 franga nė vit kuotėn e anėtarėsimit. Shoqėria pranonte dhe dhurata nė tė holla, tė cilat pranoheshin me njė kėrkesė nga dhuruesi dhe me argumentet se si duhet tė pėrdoreshin kėto tė holla. Shoqėria ishte jo politike dhe punonte qė shqiptarėt tė kishin vendin qė u takonte nė Egjipt si njė diasporė e madhe qė ishin.

    milosao.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pepo, historiani qė bllokoi grekėt nė Konferencėn e Paqes

    Pepo, historiani qė bllokoi grekėt nė Konferencėn e Paqes

    » Vendosur: 04/11/2009 - 08:56
    •

    Ferdinand Dervishi

    Gusht 1946. Atmosfera e krijuar nė Konferencėn e Paqes nė Paris ishte bėrė e vėshtirė pėr delegacionin shqiptar. Grekėt, tė mbėshtetur kryesisht nga britanikėt, kishin marrė revanshin nė akuza. Politikisht mėshonin qė Shqipėria tė rreshtohej nė listėn e shteteve agresore, apo fashiste tė Luftės sė Dytė, ndėrsa nė njė tjetėr nivel takimesh, njė grup historianėsh tė tyre rreshtonin argumente pėr tė pastruar fushėn e kundėrshtive me qėllim qė shteti i tyre tė shtrinte kthetrat nė drejtim tė Vorio Epirit. Kėshtu, teksa politikanėt e rinj komunistė shqiptarė pėrpiqeshin tu mbushnin mendjen fuqive fituese tė luftės se vendi i tyre ishte viktimė e agresionit fashist, nė njė sallė tė veēantė, nėn mbikėqyrjen e drejtuesve tė saj, historianėt grekė dhe shqiptarė, ishin pėrplasur edhe mė fort mes tyre me argumente dhe kundėrargumente pėr pėrkatėsinė tokėsore tė Vorio Epirit. “Ėshtė tokė greke. Qė tė gjitha gėrmimet arkeologjike nė Apoloni apo edhe nė vende tė tjera e vėrtetojnė kėtė. Aty janė gjetur me shumicė shkrime tė vjetra nė greqisht, monedha tė vjetra greke...”, ishte pretendimi mė kėmbėngulės i grekėve. “Atėherė nė bazė tė kėsaj logjike ju, grekėve, edhe francezėt duhet t’ju japin edhe Parisin, duhet t’ju japin edhe kėtė sallė ku ne po flasim, pasi nė disa kisha tė vjetra, jo shumė larg nga kėtu, ka pllaka me mbishkrime nė greqisht, por edhe monedha tė vjetra greke...”, kishte qenė kundėrpėrgjigjja mė e fortė dhe shkatėrruese e njė historiani shqiptar qė fliste njė frėngjishte tė rrjedhshme. Pikėrisht nė kėtė pikė ishte thyer keqas revanshi i historianėve grekė. Historiani shqiptar qė i kishte sulmuar nė kėtė mėnyrė ishte Profesor Petraq Pepo, i laureuar pėr histori nė Francė dhe njėkohėsisht pedagog nė Liceun e Korēės e Normalen e Elbasanit, njė personazh i mbetur me dėshirėn e tij larg publicitetit, porse krejt solid dhe me pėrmasa tė pazakonta nė memorien e atyre qė patėn fatin ta njihnin nga afėr.

    Rrėfimi i tė birit


    “Unė jam njeriu qė jam munduar tė mbledh copėzat e historisė sė jetės sė tim eti. Natyrisht qė nuk i kam nga vetja, por qė tė jeni tė sigurt se nuk i ekzagjeroj, pėr ēdo rast po ju them edhe emrin e personazhit qė i konfirmon”, nis rrėfimin pėr tė atin mjeku Leonidha Pepo, i biri i historianit tė shquar, Petraq Pepo. Ndėrsa tė vėrtetat apo historitė qė rrėfen, flasin pėr njė personalitet tė fortė, pėr njė njėri qė i thoshte burgut hapu, apo e ēonte tė ardhmen nė greminė, sa herė qė bėhej fjalė pėr tė mos ndryshuar bindjen e vet. Me pak fjalė pjesė e njė race njerėzore qė tashmė rezulton e zhdukur.
    Ato qė nuk harrohen nga njeriu dhe historiani Petraq Pepo nisin nė njė takim tė vitit 1940 nė Pallatin e Brigadave, ku Francisko Jakomoni, mėkėmbėsi nė Shqipėri i Mbretit Viktor Emanueli i III, kishte thirrur ajkėn e intelektualėve shqiptarė. Qėllimi i kėtij takimi tė organizuar nga Jakomoni ishte tentativa pėr tė kaluar nė anėn e fashizmit e sa mė shumė intelektualėve shqiptarė, ose thjesht njė seancė demagogjie nė favor tė “tė mirave” qė po sillte fashizmi nė Shqipėri. Por pėrfund fjalimit tė mėkėmbėsit tė Mbretit, nė njė kohė kur nė sallė kishte rėnė heshtje varri, ēohet nė kėmbė dhe merr fjalėn pikėrisht historiani Petraq Pepo, nė atė kohė mėsimdhėnės nė Normalen e Elbasanit. “Kujt i tregoni ju se ēfarė ėshtė fashizmi! Kujt i thoni ju se fashizmi ēliroi Shqipėrinė? Trupat tuaja ushtarake nė vendin tonė thonė vetėm pushtim, fashizmi nuk sjell ndėrtim, por robėri”, ishin pak a shumė fjalėt e profesor Pepos qė kishin trazuar shumėkėnd.
    “Misto Treska ish-diplomat, pėrkthyes dhe publicist i njohur mė ka rrėfyer kėtė moment. Sipas tij, pas ndėrhyrjes sė babait, e gjithė salla ngriu. Ndėrsa disa nga miqtė, tė frikėsuar pėr fatin e tij tė mėtejmė, e kėshillonin me zė tė ulėt qė tė hiqte dorė”, rrėfen Leonidha, i biri i Profesor Pepos.
    “Ngelėm tė gjithė si hunj. Nuk e kuptuam ku e gjeti atė guxim”, kishte qenė pėrshtypja e njė tjetėr shqiptari tė shquar, Aleks Budės, aty i ftuar.
    “Njė ditė mė pas babait i hodhėn prangat dhe e internuan nė Itali”, vazhdon rrėfimin i biri. Por kalvari me pushtuesit italianė i profesor Pepos nuk merr fund as pas 2 vitesh internim, sepse nė 1943 ai arrestohet sėrish dhe mbyllet nė kampin e pėrqendrimit tė Porto Romanos nė Durrės. “Tė dhėna pėr kėtė qė po them gjenden nė librin e diplomatit dhe gazetarit, Ylli Poloska, me titull ‘Nė skėterrėn fashiste”, pėrmbyll kėtė histori i biri i Profesorit tė historisė duke pėrsėritur se i ati nė ēdo kohė kishte qenė njė guximtar i pandreqshėm, apo mė saktė njė besnik i verbėr i bindjeve tė tij.

    Konferenca e Paqes

    Njė tip i tillė pėrzgjidhet edhe nga krerėt komunistė tė vendit, sė bashku me Aleks Budėn, si konsulent nė Konferencėn e Paqes, qė u zhvillua nė Paris mė 1946. Profesor Pepo i kishte dhėnė mėsim, mes tė tjerėve, edhe Enver Hoxhės nė Liceun e Korēės dhe nuk ėshtė ēudi tė ketė qenė pėrzgjedhje e tij. Nė Konferencė beteja vendimtare parashikohej tė ishte me grekėt, tė cilėt tentonin rreshtimin e Shqipėrisė nė anėn e shteteve agresore e bashkėpunėtore tė fashizmit. Fqinjėt e jugut ishin pėrgatitur mė sė miri me argumente, duke synuar qė nė kėtė konferencė tė tentonin ndryshimin e kufijve shtetėrorė, pra aneksimin e Vorio Epirit. Shpatėn e kishte marrė nė duar Kryeministri grek, Kostantin Kaldaris. Ai lėshon njė sėrė akuzash e argumentesh tė mirėstudiuara pėr efektin qė mund tė bėnin. Sipas tij “mė 1907 kryeministri grek Teotokis dhe ai shqiptar, Ismail Qemali, kishin nėnshkruar njė traktat qė i linte Greqisė Vorio Epirin??? Por edhe SHBA (Senati), sipas tij, njihnin karakterin helenik tė Epirit tė Veriut dhe rekomandonin bashkimin me Greqinė”. Ndėrsa nė njė tjetėr seancė Kaldaris lėshon njė tjetėr broēkull. Thotė se “partizanėt shqiptarė qė luftuan pėr ēlirimin e Shqipėrisė ishin grekė dhe luftonin pėr bashkimin e atdheut tė tyre... se 28 mijė dėshmorėt e Shqipėrisė ishin vorioepiriotė...” Mė tej i njėjti, pėr tė mbrojtur akuzat e veta ndaj shqiptarėve, nxjerr njė faksimile tė gazetės shqiptare “Tomorri”, tė vitit 1940, qė kishte nė faqen e parė me germa tė mėdha njė thirrje publike tė antizogistit Omer Nishani: “I bėj thirrje popullit shqiptar tė futet nė Partinė Fashiste. Ky njeri, ky fashist, ėshtė tani President i Shqipėrisė”, tha dikur Kaldaris triumfues, duke tundur nė ajėr origjinalin e gazetės. Njė ēast mė pas, pa e lėnė atmosferėn tė ndryshonte, Kaldaris nxjerr edhe njė tjetėr faksimile duke vjellė helm: Po ju rrėfej edhe se cilin kanė Shef tė Shtabit tė Ushtrisė. Shikoni kėtė urdhėr tė lėshuar nga Spiro Moisiu, nė kohėn qė ka qenė Komandant i Batalionit ‘Tomorri’. Kėtu ėshtė njė urdhėr sulmi. Thotė: Nė orėn 12:30 tė sulmohet territori grek. Ky njeri, qė ėshtė tani nė krye tė ushtrisė shqiptare, ka vrarė e prerė deri nė Kostur...”
    Nė kėtė situatė tė pashpresė tė krijuar, barrėn kryesore tė sulmit e mban politika, moslėshimi pe nga delegacioni shqiptar i kryesuar nga Enver Hoxha, komunikimi i tij mbresėlėnės me mediat, por gjithsesi kthesėn e bėn ndihma e vendeve aleate tė Bllokut Komunist tė Lindjes. Pėr shembull, delegati jugosllav, Moshe Pijade, anėtar i Byrosė Politike tė P.K. Jugosllave, me origjinė izraelite, kishte gjetur argumente shkatėrruese kundėr grekėve. “Jam kėtu t’ju bėj me dije deri ku shkon agresiviteti grek ndaj shqiptarėve. Grekėt ndjekin njė politikė karakteristike tė monarkive ballkanike. Kėto ditė na kanė bėrė propozime pėr tė ndarė Shqipėrinė mes Greqisė dhe Jugosllavisė, Madje propozimi na ėshtė bėrė drejtpėrdrejt nga zoti Kaldaris”, ishte deklarimi i Pijades, qė i la tė gjithė pa frymė. Ndėrsa vulėn, apo humbjen pėrfundimtarėve tė grekėve nė kėtė betejė e firmosin pikėrisht dy historianėt shqiptarė, Petraq Pepo dhe Aleks Buda. Tė cilėt dėrmojnė me argumente logjike e shkencore kolegėt grekė. Pepo rrėzon argumentet greke pėr Vorio Epirin duke shkoqitur se nuk kishte asnjė lidhje mes mbishkrimeve apo antikave greke, tė gjetura nė brendėsi tė territorit shqiptar, me pretendimet pėr Vorio Epirin. Se ato, reliket apo mbishkrimet, nuk tregonin mė shumė se shkėlqimin e epokės greke, po aq sa e tregojnė edhe tė njėjtat shenja tė lėnė nė territorin shqiptar nga kultura romake. Gjithsesi batuta e Pepos: “Atėherė nė bazė tė kėsaj logjike ju, grekėve, edhe francezėt duhet t’ju japin Parisin meqė edhe kėtu ka mbishkrime greke”, ka mbetur nė opinionet, por edhe mediat e kohės, si kulmi i njė debati tė fituar me zgjuarsi. Sepse e gjithė lufta bėhej qė opinioni nė Konferencė, por edhe ai francez e botėror, i informuar pėrmes mediave, tė kthehej nė favor tė Shqipėrisė dhe kėtij qėllimi iu arrit. Pėrfundimisht Shqipėria u rreshtua nė krah tė shteteve fituese tė Luftės sė Dytė dhe njėkohėsisht historia dėshmon se grekėt dėshtuan nė tė gjitha tentativat e tyre.
    I pabinduri
    Pas ēlirimit Profesor Petraq Pepo kryesisht mbetet njė studiues i historisė nė Institutin e Historisė pranė Akademisė sė Shkencave. Ai firmos njė varg punimesh qė tė gjitha tė klasit tė lartė, si dhe njė numėr librash po mbi historinė. Por, edhe pse jeton nė njė shoqėri qė kishte nisur me hir e pahir t’i bindej diktatit tė plotė tė komunistėve nė pushtet, Profesor Pepo mbetet i njėjti, i papajtuari i madh me ēdo shfaqje harbutėrie.
    “Im atė ka shkruar njė libėr pėr atdhetarin Themistokli Gėrmenji. Por ky libėr nuk u botua kurrė, sepse babait iu kėrkua qė tė ndėrhynte nė tekst. Kjo sepse nė atė kohė Enver Hoxha kishte shpallur Haxhi Qamilin si hero popullor. Ndėrkohė nė librin e tim eti dokumentohej kundėrshtia e Gėrmenjit me idetė e Haxhi Qamilit. Por babai e hodhi tej dorėshkrimin, duke preferuar qė ai mė mirė tė mos botohej, sesa tė ndėrhyhej pėr ndryshimin e sė vėrtetės, apo historisė. Kėtė dorėshkrim unė e ruaj tė paprekur, siē ma ka lėnė im atė dhe sė shpejti do e ēoj pėr botim”, rrėfen Leonidha. Por historitė e profesor Pepos janė edhe mė grishėse se kaq. Kolegėt e tij kujtojnė njė moment kur Profesori i ėshtė kundėrvėnė vetė Kryeministrit Mehmet Shehu. “Gjatė gjithė jetės im atė ka mbetur besnik i bindjeve tė veta. Nuk ėshtė thyer kurrė. Kolegėt e tij mė kanė treguar njė situatė tė pazakontė tė krijuar nė Elbasan nė rastin e pėrkujtimit tė 50-vjetorit tė Normales, ku merrte pjesė edhe Kryeministri Mehmet Shehu. Nė njė ndėrkohė, njė studiues i njohur, qė kishte marrė fjalėn, i thur elozhe Luigj Gurakuqit, drejtorit tė parė tė Normales. Por duket kėto lavde Mehmetit nuk i pėlqejnė. Ai ndėrhyn brutalisht duke pėrbaltur Gurakuqin e treguar me gisht duke barazuar me heroin njė drejtor pasardhės tė Normales, qė ishte shpallur Hero i Punės Socialiste. Nė kėtė kohė kolegėt thonė se babai nuk ka duruar duke kėrkuar tė marrė fjalėn. Njė moment kur tė gjithė i thoshin tė kishte kujdes, tė mos dilte tė fliste, tė mos i kthehej kundėr Mehmet Shehut. Por pėr ēudinė e tė gjithėve ai, si dukur pėrballė Jakomonit, e kundėrshtoi Kryeministrin e shqiptarėve, por kėtė radhė pėr ēudinė e tė gjithėve nuk u ndėshkua. Sepse e njihnin qė tė gjithė si ‘kokė mė vete”, pėrmbyll rrėfimet mė pikante pėr tė atin, i biri, mjeku Leonidha Pepo.


    “Im atė shoqėroi tė famshmin Oprandi nė majė tė Tomorrit”

    Ferdinand Dervishi

    Nė dimrin e 1939, vitit tė mbrapshtė pėr shqiptarėt, banorėt e rrėzė malit tė Tomorrit, tė njėjtit mal qė pėrmendet nė Iliadėn e Homerit, duhet tė kenė kundruar me kėrshėri tė zgjatur dy alpinistė tė ngarkuar si kuaj. Njėri italian dhe tjetri shqiptar, tė dy mustaqellinj, tė dy tė sertė e kokėshkretė, tė vendosur tė ngjiteshin nė majė. Nė majė tė Tomorrit, malit qė shėrbente, apo ende shėrben, si stacion i ecejakeve tė perėndive, apo si vendēlodhje e pėrkohshme nė autostradat e tyre qiellore. Italiani, qė tymoste duhan me llullė, si ta kishte pjesė tė pandarė tė portretit, ishte i famshmi Giorgio Oprandi, piktor qė nė atė kohė kishte sigluar emrin si i pavdekshėm nė historinė e artit italian dhe jo vetėm. Njė vlerėsim i vulosur pėrfundimisht pas prezantimit mė 1917 tė tablosė “Alpini duke vdekur - L’alpino morente”, qė paraqiste njė ushtar tė qėlluar pėr vdekje, i pėrqafuar nė kėtė moment tė fundit tė jetės nga figura fluide e njė femre. Njė punim qė rrėfen tragjedinė e ushtrisė italiane nė llogoret e Luftės sė Parė Botėrore. Tjetri, shqiptari, ishte historiani i njohur Petraq Pepo, qė nuk mbetej asnjė hap mė pas nė vlera pėrballė mikut tė pėrtejdetit. Profesori i historisė, laureuar nė Francė, pak muaj mė pas do kundėrshtonte publikisht Francisko Jakomonin, mėkėmbėsin nė Shqipėri tė Mbretit Viktor Emanueli III, duke e ditur qė pėr kėtė shkak do pėrfundonte nė burg, i njėjti mė 1946, gjatė zhvillimit tė Konferencės sė Paqes nė Paris, ballė pėr ballė e drejtpėrdrejt, do tė hidhte nė kosh me argumente pretendimet e historianėve grekė pėr Vorio Epirin e tė tjera tė ngjashme.

    “Oprandi u shoqėrua nga im atė”

    “Giorgio Oprandi u shoqėrua nga im atė nė udhėtimin e tij drejt Beratit me destinacion pėrfundimtar malin e Tomorrit”, shqipton fjalėt e para tė historisė sė panjohur, Leonidha, mjek kardiolog, i biri i Profesor Petraq Pepos. Sipas rrėfimit tė mjekut, qė nė atė kohė ende nuk kishte ardhur nė jetė, por qė rizgjon nga memoria tregimet e tė atit, piktori i famshėm italian kishte mbėrritur nė Shqipėri nė kohė dimri. Periudhėn e qėndrimit, pra dimrin, e pohojnė edhe autorė italianė qė kanė shkruar pjesė tė biografisė sė Oprandit, madje kjo kohė e tij nė Shqipėri fiksohet nė kėmbimin e viteve 1939-1940.
    “Oprandi kishte ardhur nė Tiranė me qėllim pėr tė vizituar Shqipėrinė, sidomos kishte fiksim zonėn e Tomorrit. Nuk jam fort i ftilluar tė them se si u poq me tim atė, por saktėsisht di se pėrse Oprandi u bė bashkė mė tė nė udhėtim. U bėnė bashkė sepse im atė ishte njohės i mirė edhe i gjuhės italiane, sepse ishte historian i laureuar nė Francė dhe sepse kishte edhe ai hobi udhėtimet, sidomos rrėshqitjet me ski. Ndėrsa koha kur janė ngjitur nė Tomorr ka qenė nė dimėr. Sepse kanė shkuar qė tė dy tė pajisur me komplete skish. Im atė ishte njė biēim manjaku pėr takėmet e sportit, sidomos tė skive, tė cilat unė i kam ruajtur, madje janė nė gjendje perfekte”, rrėfen Leonidha, edhe ky nė gjurmė tė sė atit, njė udhėtues e skiator i thekur. Qė tė bėjė tė plotė mbushjen e mendjes, Leonidha zbret nė qilarin e shtėpisė dhe nxjerr prej andej skitė e vjetra tė drunjta, por tė mirėmbajtura tė sė atit, qė janė tė markės “Everest”, njė palė doreza po aq tė vjetra, prej bambuje, njė ēantė “me samar” me kafaz metalik qė pėrshtatet me formėn e kurrizit si dhe njė thikė gjahu. Qė tė gjitha tė prodhimit tė para vitit 1940, apo ndryshe, rreth 70-vjeēare. “Kam shkuar gjithandej pėr ski me kompletin e vjetėr tė babait dhe profesionistėt, qoftė edhe nė vendet fqinje, nė Mal tė Zi, pėr shembull, kanė kėrkuar, pa sukses, tė mi blejnė”, pėrforcon Leonidha kureshtinė pėr sendet e vjetra tė sė atit.

    Piktura dhuratė

    Kėshtu dy udhėtarėt e rrallė pėr vendin dhe kohėn janė nisur pėr tė eksploruar Tomorrin, malin e shenjtė. Italiani pėr tė shuar kureshtjen, por edhe pėr tė skicuar apo edhe peneluar pamje tė natyrės qė ėshtė treguar zemėrgjerė me bukuritė e kėsaj zone, ndėrsa tjetri, shqiptari, pėr tė plotėsuar nė terren njohuritė e tij pėr historinė, pėr sport, por edhe pėr ta nderuar duke e shoqėruar artistin nga pėrtejdeti. Leonidha nuk di tė thotė mė shumė hollėsira, por qė tė vėrtetojė kėtė udhėtim katėrēipėrisht, tregon me gisht nė murin e shtėpisė sė tij njė tablo nė vaj qė paraqet malin e Tomorrit, jo mė e madhe se 50 me 40 centimetėr, duke shpjeguar se ajo ėshtė dhurata qė piktori i shquar italian, Oprandi, i bėri tė atit pasi u kthyen nga udhėtimi nė zonėn e Beratit. Me penelata tė thjeshta, piktori ka sjellė ekzaktėsisht pamjen e kėndvėshtruar nga perėndimi nė lindje tė malit tė Tomorrit, qė ėshtė i zbardhur nga bora. Ngjyrat e pėrdorura me kurnacėri janė mė tepėr jeshilja, e bardha dhe e kaltra, ndėrsa kafja ėshtė lėnė tė plotėsohet nga kanavaca e paprekur, qė nė kėtė rast ėshtė krejt ēuditshėm kompensatė druri e thjeshtė. Pėrfund tablosė ėshtė nėnshkrimi i njohur i piktorit tė madh, G. Oprandi. Piktura e ruajtur nė gjendje tė shkėlqyer konsiderohet si vlerė e patjetėrsueshme dhe e trashėgueshme e familjes Pepo. Ndėrsa historia italiane e artit nėnvizon se nė vitin 1941, piktori i madh Giorgio Oprandi, para se tė mbyllej nė vetvete pėr shkak tė fashizmit, ekspozoi nė Romė disa punime tė frymėzuara nga personazhe e kostume popullore shqiptare.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •