Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323

    UET: Qeveria kontrollon Radio Televizionin e Kosovės

    Te nderuar lexues me kalimin e kohes po shtohen dyshimet se ky njeri qe rastisi te behet kryeminister i Kosoves jo qe nuk ka aftesi por dyshohet qe eshte ne sherbim te qarqeve te caktuara qe deshirojne Kosoven ta nenshtrojne,perulin,vjedhin dhe fundosin shpresen dhe ardhmerine e saj si nje vend i lire dhe demokratik.
    Si eshte e mundur qe nje njeri i pashkollim i ikur ne perendim ku ka qenderu ne rrethe te dyshimta me nje histori te rreme te behet kryeminister i Kosoves.
    Ju ftoj qe ketu te sjellim dokumente qe e deshmojne kete dhe komentet e juaja



    UET: Kritika Thaēit lidhur me RTK-nė
    Unioni Evropian i Transmetuesve tė hėnėn e ka kritikuar kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, duke e akuzuar se Radio Televizionin e Kosovės e ka shndėrruar nė “krah medial tė partisė nė pushtet”.
    “Presioni nga qeveria juaj e ka transformuar RTK-nė, nga njė furnizues i balancuar i lajmeve, nė njė krah medial tė partisė nė pushtet dhe tuajin si kryeministėr”, thotė pos tjerash, Jean Reveillon, kryesues i kėtij Unioni, nė njė letėr dėrguar kryeministrit Thaēi.

    Mė tutje nė letėr thuhet se “zėrat kritikė apo alternativė kishin qenė tė shtypur”.

    “Ajo qė tash po shohim ėshtė presioni nga qeveria e Kosovės, qė RTK-ja tė shndėrrohet nė njė transmetues shtetėror jokritik”, shkruan nė letrėn e tij, kryesuesi i Unionit Evropian tė Transmetuesve, raporton agjencia DPA nga Gjeneva.

    Reveillon ka kėrkuar qė kryeministri Thaēi tė ndėrmarrė “masa urgjente” pėr rikthimin e autonomisė nė RTK. /REL/

    Postuar: 17:32 / 26 Tetor 2009 | RSS

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Kuēi: Realiteti nė RTK ėshtė tjetėr

    Nga Express mė 27.10.2009 nė ora 15:44
    Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thėnė se Qeveria do tė argumentojė se nuk po ndėrhyn nė punėn e RTK-sė, duke iu pėrgjigjur kritikave tė Unionit Europian tė Transmetuesve (EBU), i cili ka kritikuar Kryeministrin Hashim Thaēi pėr “presion'” ndaj televizionit publik.

    Kuēi ka ftuar pėrfaqėsuesit e EBU’sė qė tė vijnė nė Kosovė, apo pėrmes mekanizmave tė tyre ta shikojnė prezantimin e fushatave elektorale te secilit subjekt veē e veē dhe tė shohin balancin nė mes tė kėtyre subjekteve politike, dhe sipas tij, do tė dilte njė pėrfundim tjetėr nga ai i EBU’sė.

    “Jam shumė i bindur dhe do t’i ftoja publikisht pėrfaqėsuesit e EBU-sė qė tė vijnė nė Kosovė, apo pėrmes mekanizmave tė tyre ta shikojnė prezantimin e fushatave elektorale te secilit subjekt veē e veē, tė shohin balancėn nė mes tė kėtyre subjekteve politike dhe do tė besoj shumė qė do tė vijnė nė njė pėrfundim tjetėr”, tha Kuēi.

    Sipas tij, Qeveria do tė ballafaqohet me kėtė realitet dhe do t’iu ofrojė argumentet e saj qė beson se do t’i bindin edhe te tjerėt qė realiteti ėshtė pak mė ndryshe.

    Ndėrkohė Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i pyetur pėr ēėshtjen e RTK-sė dhe ankesave tė shoqėrisė civile pėr ndikimin e Kryeministrit Thaēi nė funksionimin e kėtij mediumi, ka drejtuar gishtin tek vetė drejtuesit e mediumeve.

    “Sigurisht se pėrgjegjėsinė pėr ta ruajtur pavarėsinė e njė mediumi e kanė vetė drejtuesit e atij mediumi”, theksoi Krasniqi.

    Unioni Europian i Transmetuesve (EBU) pėrmes njė letre dėrguar Kryeministrit Hashim Thaēi, e akuzoi atė se Radio-Televizionin e Kosovės e ka shndėrruar nė “krah medial tė partisė nė pushtet”.

    EBU’ja ka kėrkuar nga Thaēi qė tė “rimendojė pėr presionin” dhe tė ndėrmarrė “masa urgjente” pėr rikthimin e autonomisė sė RTK’sė.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar mė parė nga shah_isti Lexo Postimin
    Kuēi: Realiteti nė RTK ėshtė tjetėr

    Nga Express mė 27.10.2009 nė ora 15:44
    Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thėnė se Qeveria do tė argumentojė se nuk po ndėrhyn nė punėn e RTK-sė, duke iu pėrgjigjur kritikave tė Unionit Europian tė Transmetuesve (EBU), i cili ka kritikuar Kryeministrin Hashim Thaēi pėr “presion'” ndaj televizionit publik.

    Kuēi ka ftuar pėrfaqėsuesit e EBU’sė qė tė vijnė nė Kosovė, apo pėrmes mekanizmave tė tyre ta shikojnė prezantimin e fushatave elektorale te secilit subjekt veē e veē dhe tė shohin balancin nė mes tė kėtyre subjekteve politike, dhe sipas tij, do tė dilte njė pėrfundim tjetėr nga ai i EBU’sė.

    “Jam shumė i bindur dhe do t’i ftoja publikisht pėrfaqėsuesit e EBU-sė qė tė vijnė nė Kosovė, apo pėrmes mekanizmave tė tyre ta shikojnė prezantimin e fushatave elektorale te secilit subjekt veē e veē, tė shohin balancėn nė mes tė kėtyre subjekteve politike dhe do tė besoj shumė qė do tė vijnė nė njė pėrfundim tjetėr”, tha Kuēi.

    Sipas tij, Qeveria do tė ballafaqohet me kėtė realitet dhe do t’iu ofrojė argumentet e saj qė beson se do t’i bindin edhe te tjerėt qė realiteti ėshtė pak mė ndryshe.

    Ndėrkohė Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i pyetur pėr ēėshtjen e RTK-sė dhe ankesave tė shoqėrisė civile pėr ndikimin e Kryeministrit Thaēi nė funksionimin e kėtij mediumi, ka drejtuar gishtin tek vetė drejtuesit e mediumeve.

    “Sigurisht se pėrgjegjėsinė pėr ta ruajtur pavarėsinė e njė mediumi e kanė vetė drejtuesit e atij mediumi”, theksoi Krasniqi.

    Unioni Europian i Transmetuesve (EBU) pėrmes njė letre dėrguar Kryeministrit Hashim Thaēi, e akuzoi atė se Radio-Televizionin e Kosovės e ka shndėrruar nė “krah medial tė partisė nė pushtet”.

    EBU’ja ka kėrkuar nga Thaēi qė tė “rimendojė pėr presionin” dhe tė ndėrmarrė “masa urgjente” pėr rikthimin e autonomisė sė RTK’sė.
    Pse ti ke prit qe hashimi te dal e te thot po valla qashtu eshte e vertet qe nen kontroll i kam mjetet e informimit,keta duhet te ju kundervehen edhe bashkesis evropiane,por nje gje po harrojn keta pehlivana se populli e din fort mir se diktatura ngadal por sigurt po instalohet ne kosove.
    Une nuk pres as qe kam prit ma mire prej ketyre analfabetve keta pushtetin do ta mbajn me dhune.

  4. #4
    DeQaNaLi Maska e bujaa
    Anėtarėsuar
    30-07-2009
    Vendndodhja
    Ne deqanin e Ramushit
    Postime
    70
    Normal qe qeveria e kontrollon,kta mundeni me vrejt qysh kputet nje fjalim me rendesi i Ramush Haradinajt dje ne fushaten zgjedhore,mendoj qe kjo nuk eshte e drejte qka eshte duke bere qeveria

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anėtarėsuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    ej a di kush more ku na mbeti LLAPI apo edhe te tjere PDK-ista .presim komentet e tyre.nese heshtin atehere eshte dmth se edhe PDK-istat e forumit pajtohen me konstatiemt e UET-it

  6. #6
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Televizionet, pa balancė
    Hulumtimet e bėra nga organizata “Demokracia nė Veprim”, tregojnė se televizionet u kanė dhėnė mė sė shumti hapėsirė gjatė fushatės zgjedhore LDK’sė dhe AAK’sė. Gazetat janė mė tė balancuara. Mė sė paku hapėsirė po zė koalicioni AKR – LDD.

    Nga Bekim Greiēevci mė 29.10.2009 nė ora 8:21

    Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK) nuk mund tė ankohen lidhur me hapėsirėn qė u kanė dhėnė tri televizionet nacionale tė Kosovės nė kronikat televizive qė pasqyrojnė fushatėn elektorale pėr zgjedhjet e nėntorit.

    Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia nė Veprim” ka monitoruar kohėzgjatjen e paraqitjes sė partive politike nė kronikat zgjedhore tė tri televizioneve nacionale, gjatė javės sė dytė tė fushatės elektorale.

    Me monitorim ėshtė konstatuar se RTK dhe KTV i kanė dhėnė hapėsirė mė tė madhe AAK’sė, ndėrkaq TV21 ka mbuluar fushatėn e LDK’sė bindshėm mė shumė sesa tė partive tė tjera.


    Ndėrkaq, kur ėshtė mbledhur kohėzgjatja e kronikave zgjedhore e tė tri televizioneve, sipas hulumtimit, LDK’ja prin me 6005 sekonda, pastaj AAK’ja me 5411 sekonda, kurse PDK’ja ėshtė e treta, me 5284 sekonda.

    Dukshėm mė pak ėshtė mbuluar fushata elektorale e koalicionit AKR-LDD, megjithėse kėto parti, sipas rezultatit tė zgjedhjeve tė fundit, kanė mė shumė votues sesa AAK’ja.
    Kjo parti opozitare ėshtė nė vendin e parė nė kronikat e RTK’sė, KTV’sė dhe TV21, edhe kur ėshtė nė pyetje antifushata, ndėrkaq pas saj janė PDK’ja dhe LDK’ja.


    Pėr mbulim tė fushatės elektorale nuk mund tė ankohet as Partia Socialdemokrate e Agim Ēekut.

    Nė Radiotelevizionin publik tė Kosovės, fushata e AAK’sė ėshtė prezantuar me 2505 sekonda, e PDK’sė me 2477, ndėrkaq LDK’ja me 2092 sekonda. Koalicionit AKR-LDD i ėshtė dhėnė hapėsirė prej 1542 sekondash, pa u llogaritur mbulimi i aktivitetit tė tyre veē e veē.

    Televizioni tjetėr, RTV21, ka dėshmuar se ka njė afinitet tė madh pėr pėrcjelljen dhe prezantimin e fushatės zgjedhore tė LDK’sė. Kėsaj partie i ėshtė dhėnė njė hapėsirė prej 3319 sekondave, ndėrkaq PDK’sė 1854, kurse AAK’sė 1835 sekonda.

    Nė KTV hapėsira mė e madhe i ėshtė dhėnė AAK’sė me 1071 sekonda, pas saj renditet PDK’ja me 953 sekonda, kurse aktiviteti i LDK’sė ėshtė mbuluar me vetėm 594. Fushata zgjedhore e Partisė sė Agim Ēekut ėshtė mbuluar vetėm 20 sekonda mė pak sesa fushata e LDK’sė.

    “Demokracia nė Veprim” ka monitoruar edhe hapėsirėn qė i ėshtė dhėnė aktivitetit elektoral tė partive politike nė gazetat kosovare.

    Mė sė shumit hapėsirė Koha Ditore i ka dhėnė fushatės sė PDK’sė, 24 pėr qind, pastaj renditen LDK - 21 pėr qind, AAK – 15 pėr qind dhe AKR-LDD me 13 pėr qind.
    Nė gazetėn Express ėshtė kjo renditje sipas pėrqindjes: PDK - 26, LDK - 24, LDD-AKR 19, si dhe AAK me 18 pėr qind.

    E pėrditshmja Zėri: LDK 29 pėr qind, AAK - 22, PDK - 21, ndėrkaq koalicioni AKR-LDD me vetėm 8 pėr qind.

    Gazeta Kosova Sot: PDK – 26, LDK - 25, AAK – 20, kurse AKR-LDD 10 pėr qind.
    E pėrditshmja Infopress, hapėsirė dukshėm mė tė madhe i ka dhėnė PDK’sė, 46 pėr qind. Pas saj renditen LDK’ja me 13 pėr qind, kurse AAK’ja dhe koalicioni AKR-LDD kanė nga 11 pėr qind.

    Gazeta tjetėr kosovare, Epoka e Re, ka mbuluar PDK’nė me 36 pėr qind, AAK’nė – 19, LDK’nė – 17, dhe AKR-LDD’nė 10 pėr qind.

    Bota Sot hapėsirėn mė tė madhe i ka dhėnė LDK’sė, 34 pėr qind, koalicionit AKR-LDD – 29 pėr qind, pastaj PDK’sė 12 pėr qind, kurse AAK’sė 10 pėr qind.

    Fushata e koalicionit AKR-LDD ka zėnė njė hapėsirė prej 36 pėr qind nė gazetėn Lajm, ndėrkaq PDK’ja 18 pėr qind, AAK’ja – 17, kurse LDK’ja 14 pėr qind.

    E pėrditshmja tjetėr, Tribuna Shqiptare ka prezantuar PDK’nė me 29 pėr qind hapėsirė, AAK’nė me 21 pėr qind, koalicionin AKR-LDD 20 pėr qind, kurse LDK’nė me 18 pėr qind.

    Sa i pėrket hapėsirės totale nė tė gjitha kėto tė pėrditshme, prin PDK’ja me 27 pėr qind, pas saj LDK’ja me 22 pėr qind, AAK’ja – 17, kurse AKR-LDD’ja me 16 pėr qind.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Kryeministri Thaēi pėrmes njė letre i pėrgjigjet EBU-sė
    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi pėrmes njė letre i ėshtė pėrgjigjur drejtorit tė pėrgjithshėm tė Unionit tė Transmetuesve Publikė Evropian, Jean Revellion, e cili e kishte kritikuar Thaēin pėr ndėrhyrjet politike e financiare nė televizionin publik, RTK. ...
    Postuar: 14:55:00 / 29.10.2009
    Edhe pse zyrtarisht RTK ėshtė pjesė e kėtij unioni, Thaēi nuk ka ngurruar t’i ftojė pėrfaqėsuesit e EBU-sė pėr t’u njohur me zhvillimet e fundit nė tė. Nė kėtė letėr, siē ka bėrė tė ditur zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi, janė dhėnė edhe disa argumentime pėr zgjidhjen financiare tė RTK-sė, ndėrkohė ėshtė shprehur edhe gatishmėria e Qeverisė sė Kosovės pėr krijimin e hapėsirės pėr mediume tė lira nė Kosovė, pastaj funksionalitetin e RTK-sė si dhe zbatimin e rekomandimeve tė institucioneve ndėrkombėtare rreth pozitės sė mediumeve kosovare.

  8. #8
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Nuk i marr seriozisht kete "analize". Per mua ne rend te pare kjo ka per qellim arsyetimin e ekzistences se institucionit ne fjale.



    *

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-01-2009
    Postime
    129
    Z. Jean RÉVEILLON
    Drejtor i Pėrgjithshėm
    European Broadcasting Union
    L'Ancienne-Route 17A
    CH-1218 Grand-Saconnex
    Switzerland


    28 Tetor 2009



    I nderuar z. RÉVEILLON

    Me lejoni tė filloj duke ju falėnderuar pėr letrėn tuaj tė datės 26 Nėntor 2009, ku ju shprehni shqetėsimin tuaj lidhur me gjendjen e RTK-sė - transmetuesit publik tė Kosovės.

    Karakteri urgjent i letrės sė juaj dhe toni i letrės e kanė tėrhequr vėmendjen e duhur, prandaj, unė dua t’i adresojė menjėherė shqetėsimet tuaja, duke hapur njė rrugė tė komunikimit, e cila shpresoj se do tė shpie drejt njė zgjidhjeje tė pėrshtatshme dhe afatgjate pėr ruajtjen e kredibilitetit, tė pavarėsisė dhe tė qėndrueshmėrisė financiare tė transmetuesit tonė publik, nė ditėt dhe nė javėt nė vijim.

    Dėshiroj tė shpreh keqardhjen time lidhur me disa vlerėsime tė cilat i keni paraqitur nė letrėn nė fjalė.

    Nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės dhe nė emrin tim personal, unė dua t’ju siguroj qė qėllimi ynė ėshtė ruajtja dhe forcimi i instrumenteve dhe kushteve qė do tė sigurojnė pavarėsinė editoriale tė RTK-sė, nė pėrputhje me standardet tė cilat duhet tė zbatohen nė mėnyrė qė RTK tė behėt anėtare e EBU-s dhe qė Kosova tė dėshmoj vetėn si njė shtet me njė ambient medial dinamik dhe tė hapur.

    Qeveria e Kosovės, sė fundi, ka vendosur qė tė ulė nivelin e TVSH-sė pėr mediet, duke ju pėrgjigjur kėshtu njėrės prej kėrkesave mė tė shpeshta tė medieve tė shkruara. Qeveria e Kosovės, po ashtu, ka shpėrndarė grantet e para pėr mediet minoritare, nga njė fond special i cili u krijua pėr t’i forcuar dhe mbėshtetur kėto medie. Ne kemi qenė nė kontakt tė vazhdueshėm me Kuvendin e Kosovės dhe i kemi inkurajuar qė tė gjejnė sa mė parė njė zgjidhje pėr problemet financiare dhe administrative tė RTK-sė, nė pėrputhje me ligjet dhe rregulloret nė fuqi.

    Ju i keni bėrė disa vlerėsime tė ndjeshme nė letrėn tuaj; megjithatė, me lejoni tė sugjeroj se prapa shqetėsimeve tuaja mė tė mėdha, ekzistojnė arsye shumė mė tė ndėrlikuara se njė skenar me pak gjasa, kinse njė parti politike po mundohet ta kontrolloj njė medium publik.

    Sė pari, gjendja e vėshtirė financiare e RTK-sė pjesėrisht ka tė bėj me zemėrimin qė shumė qytetarė tė Kosovės ndjejnė ndaj pagesės sė obliguar prej 3.5 eurosh pėr RTK-nė, si njė shtesė nė faturėn e rregullt tė shpenzimit tė energjisė elektrike. Kjo ēėshtje ka gjetur konsensusin e tė gjitha partive politike, duke pėrfshirė kėtu opozitėn dhe partitė e minoriteteve. Shumė debate dhe mocione janė ngritur nė vitet e fundit pėr ta ndėrprerė kėtė pagesė tė obliguar. Ngjashėm, deputetė nga tė gjitha partitė politike kanė kėrkuar njė auditim financiar tė RTK-sė, nga brenga se paraja publike, sė bashku me tė hyrat nga marketingu, nuk kanė prodhuar njė nivel tė dėshiruar tė cilėsisė.

    KEK-u, ndėrmarrja publike energjetike, qė ėshtė duke operuar me humbje financiare, shpeshherė ėshtė ankuar se pagesa pėr RTK-nė, qė ata kanė grumbulluar nga secili njehsor elektrik i instaluar nė Kosovė, e ka dėmtuar biznesin e tyre, veēanėrisht duke pasur parasysh se vlera mesatare e faturės sė konsumit tė energjisė elektrike nė Kosovė ėshtė mesatarisht 25 euro pėr njė familje. Familjet kosovare e kanė ngritur zėrin e tyre kundėr kėsaj pagese, sidomos nė vendet ku RTK nuk transmeton sinjalin e vet.

    Kėtė muaj, Gjykata Kushtetuese, siē e keni pėrmendur edhe nė letrėn tuaj, ka marrė njė vendim lidhur me kėtė ēėshtje.

    Gjykata pėrbėhet nga disa nga njerėzit mė tė shquar tė drejtėsisė nė Kosovė, duke pėrfshirė kosovarė dhe ndėrkombėtarė; ėshtė e bazuar nė Planin e Ahtisaarit dhe ėshtė e mbėshtetur nga bashkėsia ndėrkombėtare. Gjykata i ka suspenduar pagesat e obliguara qė KEK-u i ka grumbulluar nė emėr tė RTK-sė, nė pritje tė njė vendimi pėrfundimtar lidhur me kushtetutshmėrinė e pagesave tė obliguara.

    Deputetė tė Kuvendit, nga shumė parti, duke pėrfshirė Kryetarin e Kuvendit, z. Jakup Krasniqi, i cili vjen nga radhėt e partisė qė unė drejtoj, e kanė mbėshtetur kontratėn nė mes tė KEK-ut dhe RTK-sė.

    Qeveria ime ėshtė nė njė pozitė tė vėshtirė, pavarėsisht nga akuzat e padrejta pėr ndėrhyrje politike.

    Ne nuk dėshirojmė qė tė kemi ndonjė ndikim nė punimet e Gjykatės Kushtetuese, dhe ne mendojmė qė duhet tė ndėrmarrim hapa urgjentė pėr tė siguruar funksionim tė qėndrueshėm financiar pėr RTK-nė, duke mbledhur burimet e nevojshme deri tek gjetja e mėnyrės sė qėndrueshme tė financimit tė transmetuesit tonė publik.

    Ju, po ashtu, e keni pėrmendur ēėshtjen e marketingut, dhe kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr nė tė cilėn qeveria ime nuk mundet dhe nuk do tė ndėrhyjė.

    Agjencia pėrkatėse rregullative ėshtė e pavarur nga qeveria, dhe bordi i saj pėrbėhet nga udhėheqės tė shoqėrisė civile dhe ekspertė me pėrvojė tė gjatė nė sektorin e medieve. Ishte rekomandim i tyre, dhe jo i imi, qė transmetuesi ynė publik, i cili ėshtė i subvencionuar nga qytetarėt, nuk mund ta pėrdor pozitėn e tij dominuese pėr tė transmetuar reklama gjatė orėve me shikueshmėrinė mė tė lartė, dhe kėshtu tė krijojė kushte jo tė drejta tė tregut pėr dy transmetuesit e tjerė kombėtarė, pronarė tė tė cilėve janė akterė tė mirėnjohur tė medieve dhe shoqėrisė civile. Po e ritheksoj, ndonėse nė po e pėrcjellim debatin e ligjshmėrisė sė marketingut, qeveria jonė nuk ka qenė e pėrfshirė nė kėtė diskutim teknik.

    Ēėshtja e dytė qė ju keni ngritur ėshtė ēėshtja e pavarėsisė sė medieve. RTK-ja nuk ėshtė dhe nuk ka qenė nėn kontrollin e qeverisė apo tė partive politike. Programe televizive qė janė shumė kritike ndaj qeverisė shfaqen shpesh, dhe unė i kosideroj ato si njė zė tė rėndėsishėm dhe si pjesė esenciale tė sistemit tė kontrollit dhe balancit. Raportet vėzhguese, tė bėra gjatė fushatės sė tanishme elektorale, konfirmojnė qė RTK-ja ka ndarė njė kohė pothuajse tė barabartė tė transmetimit pėr tė gjitha partitė, dhe partia qė unė udhėheq nuk ėshtė ajo qė udhėheq pėr nga prezantimi nė transmetim.

    Si njė shikues i rregullt i RTK-sė, unė kam vėrejtjet e mia pėr sa i pėrket cilėsisė sė disa programeve dhe pėr sa i pėrket cilėsisė sė raportimit, megjithatė unė e kam parasysh qė disa nga kėto ēėshtje lidhur me raportimin janė thjesht produkt i nivelit tė gazetarisė qė nuk ėshtė ende nė nivelin qė pritet nga njė medium modern evropian. Megjithatė, unė nuk besoj qė RTK-ja ėshtė nė gjendje mė tė keqe tani krahasuar me gjendjen e saj tė mėparshme. Jam i bindur qė RTK-ja ėshtė ndėr transmetuesit mė tė mirė publik nė rajon, duke pasur parasysh qė RTK-ja ka nė dispozicion mė pak resurse, por qė realisht ofron njė raportim mė tė balancuar se shumė transmetues nė shtetet fqinje. Lidhur mė kėto rezultate, ne e kemi falėnderuar edhe drejtorin e mėparshėm tė RTK-sė, z. Agim Zatriqi.

    Pėr t’ju siguruar se Qeveria e Kosovės ėshtė plotėsisht e pėrkushtuar tė garantoj zhvillimin e vazhdueshėm dhe ngritjen e RTK-sė, dhe duke ju pėrgjigjur letrės suaj, ne, nė ditėt nė vijim, do ta gjejmė njė zgjidhje pėr financimin e buxhetit operativ tė RTK-sė, deri sa tė negociohet nga aktorėt relevantė njė model qė do tė siguroj qėndrueshmėrinė afatgjate tė RTK-sė.

    Ne e ftojmė njė delegacion tė EBU-sė qė tė vijė nė Kosovė, ashtu qė tė jenė vetė dėshmitarė nga afėr pėr situatėn nė sektorin e medieve dhe pėr gjendjen e tanishme tė RTK-sė, duke e diskutuar ēėshtjen edhe me tė gjitha palėt e interesuara.

    Gjithashtu, ne ftojmė EBU-nė qė ta rrisė nivelin e pėrkushtimit tė saj pėr RTK-nė duke ofruar trajnime dhe mbėshtetje pėr transmetuesin tonė. RTK-ja ka nevojė pėr mbėshtetje aktive nga EBU pėr ta realizuar rolin dhe potencialin e saj nė shoqėrinė kosovare. Ne do tė mbėshtesim ēdo pėrpjekje pėr forcimin e lidhjeve nė mes tė EBU-s dhe RTK-sė qė do ta siguroj pavarėsinė editoriale dhe zhvillimin e njė sistemi modern tė menaxhimit brenda kėsaj organizate, duke pėrfshirė mbėshtetjen pėr Bordin e Drejtoreve tė sapo emėruar.

    Z. Réveillon, letra juaj ėshtė njė thirrje me tone tė forta qė e paraqet njė gjendje dramatike tė medieve nė Kosovė, dhe personalisht, unė nuk mendoj qė kjo e pėrfaqėson nė mėnyrė tė saktė progresin e madh qė ka bėrė Kosova nė dhjetė vitet pas luftės nė Kosovė. Sot, Kosova ėshtė shumė mė e hapur dhe mė demokratike se kurdoherė mė parė.

    Unė, prandaj, do t’ju kisha kėrkuar njė qasje e cila do tė na ndihmojė nė zhvillimin e shoqėrisė sonė, dhe jo njė qasje qė paraqet njė shoqėri nė krizė e qė mund tė keqpėrdorėt, nė kundėrshtim me qėllimin tuaj, nė betejat e vazhdueshme diplomatike lidhur me pavarėsinė e Kosovės, lidhur me rrugėn e Kosovės drejt integrime dhe lidhur me perspektivėn evropiane tė Kosovės.

    Sinqerisht,

    Hashim THAĒI
    Kryeministėr i Republikės sė Kosovės

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2009
    Postime
    323
    Kete leter ja ka shkru sekretarja Hajredin Kuqka se shima nuk ka kapacitete me zgjate kaq shume dhe po mundem me marre me mend kur ta merre letren ai personi do te pendohet dhe do te qaj e vajtoj deri sa zemra ti bej tik e tak,tik e tak...ky hashimi per merak

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •