
Postuar mė parė nga
fisniku-student
Nė thumb tė rusėve - Mediat Ruse akuzojn pacollin
Kandidatura e Behgjet Pacollit pėr president tė Kosovės ka zgjuar interesimin e medieve ruse. Ato kanė rikujtuar historitė qė lidhen me renovimin e Kremlinit, duke thėnė se Pacolli ka marrė punė atje pėrmes ryshfetit. Po ashtu emri i Pacollit pėrmendet edhe si lobues kundėr interesave ruse.
E pėrditshmja moskovite Kommersant ka shkruar se Pacolli ka qenė nė qendėr tė aferave korruptive tė afėrta me Presidentin Boris Yeltsin, njofton Express.
Mediet kanė rikujtuar se lideri i Aleancės Kosova e Re (AKR) ka qenė nė Rusi nė fillim tė viteve 90tė, kur kompania e tij Mabetex Group me seli nė Zvicėr ka kryer projekt nė Yakutia.
Kommersant ka shkruar se Pacolli supozohet qė nė kėtė rajon ka takuar Guvernatorin e Yakutisė, Pavel Borodin, i cili ka qenė udhėheqės Departamentit tė Menaxhimit tė pronės nė Presidencėn ruse mė 1993.
Po ashtu thuhet se sė shpejti firma e Pacollit ėshtė ftuar pėr tė rikonstruktuar Kremlinin, rezidencėn presidenciale Shuyskaya Chupa, Zyrat e Qeverisė, Zyrat e Dumės Shtetėrore, Kėshillin Federativ dhe shumė projekte tjera.
Njė media tjetėr Komsomolets ka raportuar se Behgjet Pacolli skandaloz, restauruesi i Kremlinit, do tė udhėheqė Kosovėn, derisa TV RBC thekson se Pacolli ėshtė ftuar pėr tė rikonstruktuar ndėrtesat shtetėrore ruse duke iu falėnderuar miqėsisė me Borodinin.
Kommersant shkruan se Pacolli ėshtė bėrė figurė qendrore e skandalit korruptiv tė afėrt me Yeltsinin dhe se disa zyrtarė ishin dyshuar pėr marrje ryshfeti nė shkėmbim tė punės pėr rikonstruktimin e Kremlinit.
Zyrat e Mabetexit nė Lugano ishin bastisur nė janar tė vitit 1999 me kėrkesė tė Rusisė, derisa Pacolli ishte marrė nė pyetje nga prokurorja e atėhershme shtetėrore e Zvicrės, Carla del Ponte.
Sipas kėsaj gazete, autoritetet zvicerane nė qershor tė vitit 2000 e kanė akuzuar atė pėr shpėlarje parash dhe pėr dhėnie ryshfeti me vlerė prej 4 milionė dollarėsh. Hetimet rreth rastit janė ndėrprerė nė dhjetor tė vitit 2000, derisa Zvicra ka mbyllur rastin nė mars tė vitit 2002.
Kommersant po ashtu shkruan se njė konflikt personal nė ndėrkohė ėshtė shfaqur mes Pacollit dhe prokurorit shtetėror rus, Yuri Skuratov, i cili ka filluar hetimet kundėr Mabetex-it dhe pėr pasojė ishte liruar nga detyra.
Gazeta ruse ka shkruar se Pacolli nė mėnyrė aktive ka lobuar pėr pavarėsinė e Kosovės qė nga viti 2005 dhe se pėr tė do tė jetė shumė e lehtė tė vazhdojė lobimin nėse bėhet president.
Mirėpo, sipas njė radioje ruse, Pacolli ėshtė thjesht njė engjėll nė krahasim me kryeministrin Hashim Thaēi.
Anna Filimonova nga Akademia Ruse e Shkencave, Qendra pėr Studimin e Krizės Aktuale nė Ballkan, ka thėnė se Pacolli po ashtu ka lobuar edhe pėr tubacionin e gazit Nabucco dhe tubacionin e gazit Iran-Turqi, Greqi, Kosovė.
Sipas saj, kjo ėshtė fundamentalist e kundėrt me interesat ruse nė Ballkan, veēmas kur ėshtė fjala pėr rikonstruktimin e tubacionit rival tė gazit Krahu Jugor. /Telegrafi/
Krijoni Kontakt