Madhėria e tij, Nikolas Sarkozi
Qeveris si mbret mes shpenzimeve tė ēmendura, nepotizmit, kontrollit tė ekzekutivit dhe medias. Gjykatėsit i ka bėrė miq dhe nė krah ka njė parti besnike. Por, tani francezėt kanė vendosur ti kthejnė shpinėn
Shpesh thuhet tė jetė mbreti. E nė tė vėrtetė, kjo shprehje do ti shkonte shume pėr shtat Nikolas Sarkozisė. Sipas tė dhėnave mbi shpenzimet nė Elize, panorama ėshtė kjo: pėr lulet nė apartamentin presidencial prej 300 metrash katrorė, janė shpenzuar 280 mijė euro nė vit; pėr shampanjė, verėra dhe tė tjera tė ngjashme, njė milion euro; makina shėrbimi nė dispozicion, 61; avionė 8 (gjashtė "Falcon" dhe dy "Airbus", mė i fundit, qė kushtoi plot 60 milionė euro, mori emrin e Karlės); tė punėsuar nė shėrbim tė tij 957 veta (579 civilė dhe 378 ushtarakė), dyfishi i Buckingham Palace, mes tė cilėve 44 shoferė dhe 87 kuzhinierė pėr njė shėrbim 24-orėsh, nėse ndonjėherė tė shkon mendja pėr tė ngrėnė ndonjė sanduiē nė mes tė natės. Totali i buxhetit tė pallatit pėr vitin 2009, diēka mė pak se 112 milionė euro. Me tė njėjtėn monedhė kėto shpenzime ishin 2 milionė nė kohėn e De Golit, 3 nė kohėn e Miterranit dhe 30 nė atė tė Shirakut, edhe pse me thėnė tė drejtėn, i pakrahasueshmi dhe i jashtėzakonshmi "Nikolasi I", siē e thėrrasin tashmė kundėrshtarėt, ka vendosur nė peshoren e kostove tė tij shpenzime qė mė parė rėndonin mbi ministri tė tjera, si pėr shembull ajo e Mbrojtjes. Njė mėnyrė e mirė pėr tė justifikuar njė rritje kaq tė madhe tė shpenzimeve. Deputeti socialist, RenĆ© DosiĆØre, thotė se shuma reale e shėrbimeve nė pallatin mbretėror ėshtė trefishi i atij zyrtar. Pėr mė tepėr, ai thekson se nė dy vjet ėshtė dyfishuar numri i bashkėpunėtorėve nė listėn e pagave, ndėrsa Presidenti ka rritur rrogėn me 172 pėr qind (fiton bruto 250302 euro nė vit), pavarėsisht se nuk ka shpenzime tė veta. Kur udhėton privatisht, njė avion shtetėror e ndjek nga pas nė rast se i duhet tė kthehet urgjent nė Paris. Pėr mė tepėr, ēdo pushim i tij kushton tė paktėn 50 mijė euro. Shumė kanė bėrė llogaritė se sa ton Co2 pėrfundojnė nė atmosferė nga mania e tij pėr tė fluturuar, por duket se nuk ka aspak vend shprehja qė populli dėgjon shpesh: se qeveria ka dėshirė tė vendosė njė taksė mbi emetimet qė ndotin ambientin. Shumė prej francezėve janė plotėsisht kundėr salltaneteve dhe shpenzimeve kaq bombastike tė Presidentit tė tyre, qė duket se po e ushtron pushtetin e tij nė mėnyrė absolute dhe pėrēmuese, qė nė sytė e botė duket si mbret. Franca ėshtė tokė monarkie dhe vrasje mbretėrish, ndaj duhet tė jesh i kujdesshėm tė mos e kalosh kufirin. Sociologu Alain Touraine, 84 vjeē, njė prej mendjeve mė tė ndritura tė kombit, e pėrkufizon me fjalėn "provokim" zgjedhjen pėr tė vendosur djalin e tij, Jean Sarkozi, 23 vjeē, ende student i Jurisprudencės nė Sorbonė, nė krye tė EPAD-it, entit publik qė administron lagjen e bizneseve tė "Defence", mė e rėndėsishmja nė Europė, me miliarda lekė xhiro dhe 150 mijė punėtorė. Njė guxim i jashtėzakonshėm pėr njė President qė gjithmonė ka qenė nė krah tė atyre qė ngrihen shpejt pėr tė shkuar nė punė dhe qė i fitojnė gjėrat me zotėsi nė jetė. Si njė bashkėpunėtor i heshtur i pjesės mė tė madhe tė mediave nė vend, thuhet se Sarkozi emėron direkt drejtorėt e televizioneve publike dhe indirekt ata tė informacionit privat, falė bashkėpunimit me miqtė e tij botues pasanikė. Asgjė nuk do tė ishte marrė vesh nėse nuk do tė ekzistonte interneti. Pas indinjimit tė nisur nė ueb dhe tė pėrhapur gjithandej, mbrojtja e aparatit shtetėror ishte e tillė, sa rezultonte e pakapėrcyeshme. Ajo bazohej nė parimin "princi Jean ėshtė njė i zgjedhur, qė i ėshtė nėnshtruar vullnetit popullor". Lėvizja e fundit e Presidentit francez pėr tė caktuar tė birin nė njė post ekonomik shumė tė rėndėsishėm konsiderohet si "seria" e fundit e sagės sė familjes Sarkozi. Kritikėt mė tė ashpėr e quajtėn atė njė nepotizėm mė tė keq nga ata qė ndodhnin nė Perandorinė Romake ose njė rikthim tė monarkisė dhe dinastive. Nė mė pak se 2 vjet, 23-vjeēari ka pasur njė ngjitje meteorike nė pushtet, me lėvizjen e fundit nė pozicionin e kėshilltarit mė tė ri rajonal qė ka parė ndonjėherė Franca. Pėr Jean nuk pėrbėn asnjė problem fakti se i ati ėshtė nė detyrėn mė tė lartė shtetėrore, as qė lagjja nė tė cilėn ai do tė punojė ėshtė ajo qė mbėshteti ardhjen nė pushtet tė Nikolasit. Nga njė sondazh i bėrė, 64 pėr qind e tė pyeturve e cilėsojnė njė "zgjedhje" tė keqe nominimin e Jean Sarkozisė, kundrejt 19 pėr qind qė e konsiderojnė tė drejtė (mes zgjedhėsve tė djathtė pėrqindjet janė pėrkatėsisht 51 dhe 32). Duket se do jetė mė se i vlefshėm debati qė vėrtitet rreth pyetjes: "Ndodhemi nė njė republikė monarkike"? Tendenca e pėrgjithshme ėshtė pėr tu pėrgjigjur "Po". Sarkozi nuk ėshtė vetėm Presidenti i fuqive tė mėdha, ai dikton linjat nė tė cilat duhet tė ecė qeveria e Kryeministrit "tė zbehtė" Franēois Fillon, ndėrhyn nė dosjet e ēdo dikasteri dhe kontrollon me grusht tė hekurt mazhorancėn nė tė dy Dhomat e Parlamentit. Nė ndarjen e pushteteve tė ēdo vendi demokratik, njė vend tė rėndėsishėm zė edhe drejtėsia, pikėrisht ajo qė dėnoi me 18 vjet burg me kusht dhe 45 mijė euro gjobė ish-kryeministrin dhe rivalin e tij, Dominik de Villepen, qė akuzohet pėr njė ēėshtje komplekse nėn emrin "Clearstream", marrė nga banka e Luksemburgut. Ai akuzohet se ka komplotuar pėr tė diskretituar rivalin e tij tė vjetėr, ish-ministrin e Financave dhe aktualisht Presidentin e sotėm, Nikolas Sarkozi. Pėrpara gjykatėsve ai u shpesh: "Jam kėtu pėrpara jush vetėm sepse isha rivali i Sarkozisė". Dominik de Villepen kėrkon ta mėnjanojė Sarkozinė nga kjo aferė, sepse siē thotė ai me ironi, "Presidenti gėzon tė gjitha tė drejtat, po nuk ka asnjė detyrim". Jean, Dominik de Villepen, por edhe ēėshtja e FrĆ©dĆ©ric Mitterrand, nip i Franēois, monistėr i Kulturės dhe autor i njė biografie shumė tė kritikuar, qė flet pėr raportet e tij me djem tė rinj nėpėr bordellot tajlandeze, nuk u pėlqejnė aspak Francės dhe francezėve. Nė mesin e rrugės sė mandatit tė tij, "mbreti" Nikolas ka pushtuar shtetin, por jo zemrat e atyre qė e kishin zgjedhur pėr ti pėrfaqėsuar. Nga sondazhet e fundit bėrė nga "Sofres" kėtė muaj, 57 pėr qind thonė se nuk kanė mė besim tek ai, kundrejt 39 pėr qind qė e pėrkrahin. Prej mė shumė se njė viti Nikolas nuk shkon mė shumė se 50 pėr qind, shumė larg 65 pėr qindėshit tė fillimit tė aventurės nė krye tė vendit.
Carine MarcĆ©, drejtoreshė e sondazheve "Sofres", komenton: "Nė rėnien e popullaritetit ka ndikuar shumė kriza ekonomike. Ka pasur shumė rėndėsi fakti qė Sarkozi nuk mori asnjė vendim nė favor tė shpėrndarjes sė tė ardhurave nė njė fazė kur njerėzit lodhen shumė qė tė mbyllin muajin". Robert Badinter, 81 vjeē, ish-ministėr i Drejtėsisė dhe ikonė socialiste, thotė: "Duhet tė mendojmė pėr zgjedhjet e vitit 2012. Nuk mund ta lėmė Francėn edhe 5 vjet tė tjera nė dorė tė njė njeriu qė e ka shndėrruar atė nė njė monokraci. Sarkozi po e kthen vendin nė mbretėri tė trashėgueshme". Tani ėshtė njėherazi mbret, popull dhe aristokraci.
shqip.
Krijoni Kontakt