Mė 5 janar bie 456 vjetori i botimit tė Mesharit tė dom Gjon Buzukut!
Mė 5 janar shėnojmė 456 vjetorin e botimit tė Mesharit tė dom Gjon Buzukut. Mė 5 janar 1555 prifti katolik shqiptar dom Gjon Buzuku e pėrfundoi sė shkruari Mesharin e tij, qė deri mė sot njihet si vepra e parė e llojit dhe njėkohėsisht si i pari monument letrar i botuar nė gjuhėn shqipe.
Vetė autori, don Gjon Buzuku shkruan nė parathėnien e Mesharit se e mbaroi sė shkruami veprėn mė 5 janar 1555.
Siē pohuam, deri mė sot nuk njihet njė tjetėr libėr mė i vjetėr, i shtypur, nė gjuhėn shqipe, veē kėsaj vepre, shkruar e botuar nė rrethana qė ende sot janė mjaft tė diskutueshme. Sidoqoftė vepra e Mesharit mbetet monument i pėrpjekjes sė klerit tė krishterė shqiptar pėr ta shpėtuar popullin nga rreziku i tjetėrsimit e humbjes sė identitetit kombėtar e shpirtėror, pėr ta mbajtur tė lidhur fort me dritėn e Shėlbimit tė Krishtit dhe me dritėn e qytetėrimit perėndimor.
Meshari i Buzukut, siē thekson vetė autori, u botua sepse gjuha jonė nukė kish gjaa tė endigluem en sėh shkruomit shenjtė - nuk kishte, pra asnjė pėrkthim tė Shkrimit Shenjt, por kryesisht en sėh dashunit sė botės sėnė - nga dashuria pėr popullin e vet. Kėshtu, dom Gjon Buzuku na jep tė dhėna pėr kohėn e tij se nė gjuhėn shqipe, pra nė gjuhėn e popullit, ndjehej mungesa e shkrimeve, libra e shkrimeve nga Bibla e mbi fenė e krishterė, pėr ta njohur e edukuar popullin nė fenė e vet.
Prandaj, i nxitur nga nevoja e madhe baritore dhe i frymėzuar nga llojet e librave liturgjike qė qarkullonin nė kohėn e tij, dom Gjon Buzuku bėn njė pėrgatitje dhe pėrpilon njė libėr me pjesė tė ndryshme tė liturgjisė e tė biblės, qė shėrbenin nė rend tė parė pėr priftėrinjtė pėr kremtimin e Meshės e tė Sakramenteve tjera apo pėr lutjet e tyre tė pėrditshme. Siē dihet, mjerisht, kėsaj vepre, Mesharit, i mungojnė disa faqe: atė tė fillimit e disa tjer aty kėtu brenda vetė librit.
Meshari i Buzukut ėshtė kryesisht pėrkthim por ka edhe pjesė autentike tė shkruara nga dom Gjon Buzuku si dhe nga priftėrinjtė tjerė shqiptarė si dom Gjergji, dom Marku, dom Pjetri e tjerė, siē dėshmohet brenda disa faqeve tė kėsaj vepre.
Meshari i Buzuku ėshtė libėr liturgjik tė cilin mund ta krahasojmė e kėndej quajmė COMES, apo Epistolar, Leksionar siē i quanin liturgjistėt e mesjetės librat qė pėrmbanin pjesė tė Biblės e lutje tė ndryshme pėr tu lexuar nė Meshės gjatė vitit liturgjik kishtar, gjatė kremtimit tė Sakramenteve e tjera, ēka pėrmban edhe Meshari i Buzukut. Nė tė vėrtet nė kėtė vepėr COMES kemi: Oficen e Zojės, Shtatė Psalmet pendestare, Litanitė e Shenjtorėve, disa pjesė tė Ritualit (mbi Sakramentin e Martesės), Urdhėrimet e Zotit dhe pjesė tjera tė katekizmit e Meshėt, pėr tėrė vitin e liturgjisė kishtare, ndėr festa tė luajtshme e tė paluajtshme.
Sė fundi nėnvizojmė se vepra e Mesharit tė Buzukut ėshtė zbuluar pėr herė tė parė nė vitin 1740 nė Kongregatėn e Propagandės sė Fesė nė Vatikan nga njė tjetėr prift katolikė shqiptar, dom Gjon Kazazi, i biri i Nikollė Kazazit nga Gjakova.
Vėshtirė tė pėrmbledhėsh nė pak rreshta vlerėn e njė libri me histori tė veēantė, prej tė cilit ka mbetur vetėm njė kopje, qė ruhet nė bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit, tė cilit studiues tė shumtė i kanė kushtuar studimet e tyre si Atė Justin Rrota, M. Roques, G. Schiro, G. Petrotta, N. Jokli , , E. Ēabej, I. Zamputi, C. Tagliavini, N. Resuli, M. Camaj ,E. Sedaj, V. Putaneci, T. Lladani e tjerė.
Sė fundi nėnvizojmė se vepra e Mesharit tė Buzukut ėshtė zbuluar pėr herė tė parė nė vitin 1740 nė Kongregatėn e Propagandės sė Fesė nė Vatikan nga njė tjetėr prift katolikė shqiptar, dom Gjon Kazazi, i biri i Nikollė Kazazit nga Gjakova.
Krijoni Kontakt