Shėrbėtorja e Zotit - Marie Tuci, martire e regjimit komunist nė Shqipėri, nė pėrvjetorin e vdekjes
Duke shfletuar kalendarin historik pėrkujtojmė sot dėshmitaren e fesė e tė kulturės, sikur dėshmon jeta, vepra dhe martirizimi i shėrbėtores sė Zotit, Marie Tucit, postullantes sė Motrave Stigmatine, nė pėrvjetorin e vdekjes nė Shkodėr me 24 shtator te vitit 1950.
Nė jetėn e saj tė shkurtėr, Marie Tuci ka transmetuar fuqinė e fesė nė Zotin duke shndritur ndėrgjegjet e tjerėve me besimin e patundur nė Krishtin e Gjallė dhe me dashurinė pėr kulturėn e jetės. Kujtojmė se Marie Tuci ėshtė e vetmja femėr qė gjendet deri mė tani, nė listėn e 40 martirėve shqiptarė pėr tė cilėt nė Shqipėri ka filluar prej vitesh procesi dioqezan i kanonizimit pėr lumturimin e tyre.
MARIJE TUCI
Lindi nė Ndėrfushaz (Rrėshen-Mirditė), mė 12 mars 1928.
Shkollėn e mesme e kreu tek Motrat Stigmatine nė Shkodėr.
U arrestua nė Ndėrfushaz mė 10 gusht 1949.
Ishte shumė e bukur, e urtė dhe me fe tė madhe. Kriminelėt, hetuesit komunistė pėr tė kėnaqur instinktet e veta kafshėrore, u munduan me tė gjitha mėnyrat, por vajza rezistoi heroikisht. Pastaj e pėrdhunuan nė mėnyrė barbare, sipas deklaratave tė shoqeve tė saj tė burgosura me tė.
Tė gjitha torturat e mundura i ushtruan mbi trupin tim, sipas njė letre qė nuk arritėn ta nxirrnin jashtė nga burgu; ndėr tė tjera e futėn nė njė thes, lakuriq, bashkė me njė mace!Vdiq nė spitalin e burgut nė Shkodėr, mė 24 shtator 1950.
Ajo sė bashku me tė vėllain u arrestuan bashke me te tjerė pas vrasjes se Bibes.
Vuajtjet me te mėdha pėr Marian do te vinin nga shefi i sigurimit te Shkodrės pėr atė kohe, Hilmi Seiti i goditur nga bukuria e vajzės, tentoi te abuzoje me te, po ndeshi ne kundėrshtimin e ashpėr tė Maries. Lirinė do e fitonte pikėrisht atėherė kur kishte mbėrritur dhe fundi i saj pėr shkak te torturave ēnjerėzore. Kur nuk munden ta mposhtnin dot ne dinjitetin finsikėrinė, dhe idealet e saj ata e futen nė nje thes bashke me njė mace duke e goditur vazhdimisht. Kur e nxirren prej andej, Maria nuk njihej. Dikush e kishte krahasuar me njė larvė njerėzore. E dėrgojnė nė spitalin e Shkodrės ku dhe ndahet nga jeta me 24 shtator tė vitit 1950. Njė jetė e mbytur herėt mes dhimbjesh dhe torturash pafund, po njė jetė qė pranoi martiziimin nė mėnyrė shembullore, heroike e me dinjitet nė mbrojtje tė dhuratės mė tė madh qė pati nga Zoti, jetės, besimin nė Krishtin dhe nderit. Ajo donte tė behej murgeshė, t'i pėrkushtohej gjithė jetėn Zotit e popullit tė vet tė dashur, Fesė e Atdheut, po nuk mundi, sepse jetoi nė kohėn me tė egėr tė pėrbindėshit, komunizmit shqiptar tė Enver Hoxhės.. Ishte koha e pėrndjekjes dhe orvatjet sė shfarosjes sė katolikėve shqiptarė, qė pėrbente nje rrezik te vazhdueshėm pėr tiranin ēnjerėzor Enver Hoxhėn dhe pasuesit e tij. Ishte koha e tmerrshme qė e lau tokėn me gjakun e pafajshėm tė martirėve tė vet. E gjaku u tyre, si ai i Marie Tucit, u shndėrrua nė farėn e gadhėnjimit tė sė mirės mbi tė keqėn, tė firtores sė dashurisė mbi urrejtjen, tė dritės mbi errėsirėn, tė sė vėrtetės mbi gėnjeshtrėn.
Krijoni Kontakt