Te inkurajoj vella Livein qe ta vazhdosh kete teme. Krishti te bekofte.
Miqesisht deshmuesi
Te inkurajoj vella Livein qe ta vazhdosh kete teme. Krishti te bekofte.
Miqesisht deshmuesi
Vella i shenjte, ke zgjedhur nje teme te mrekullueshme.
U befte kjo teme ushqim per vellezerit dhe motrat...
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Amen vella!
Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!
Eshte shume e qarte dhe konkrete, ku te gjithe ne duhet te kupojme perse jemi thirur, dhe si po plotesojme thirjen e Tij nepermejt berjes se vullnetit te tij.
Vella Livein. Zoti te bekofte.
Deshmeusi
Do doja te beja disa komene mbi cfare thote autori i ketij libri me siper.
Eshte shume e rendesishme te kuptojme se qellimi kryesor i Perendise nuk eshte shpetimi i botes. Kishat e sotme gabojne kur predikojne se Perendia na ka ftuar te ungjillezojme boten per shpetimin e shpritrave. Kjo nuk eshte menyra se si Pali punonte ne shekullin e pare. Perendia punon per kishen dhe nepermjet kishes. Fatkeqesisht keqinterpretojne fjalet e Krishtit qe u tha apostujve te shperndaheshin ne te gjithe boten dhe te predikojne ungjillin.
Keto fjale Krishti ua drejtoi apostujve dhe jo te gjithe besimtareve. Keta apostuj ishin thirrur per kete gje. Keshtu pra ai varg u drejtohet te gjithe atyre personave gjate te gjithe shekujve qe jane thirrur nga Perendia per tu bere punetoret e Tij. Ai varg nuk i drejtohet cdo besimtari. Jo cdo besimtar eshte thirrur te mbjelle apo te ujisi. Jo cdo besimtar eshte thirrur te predikoje ungjillin. Ata qe jane thirrur nga Perendia per te predikuar ungjillin, Perendia i perdor per nje qellim, per mbjelljen e kishes se Tij, dhe jo thjeshte per shpetimin e njerezve.
Vetem nese kuptojme kete gje, do t'i shmangemi individualizmit te sotem. Ka shume rendesi sot te kuptojme se nuk jane thjeshte motivet tona qe duhet te na tregojne nese po bejme vullnetin e Perendise apo jo. Ajo qe sot duhet te beje kisha eshte te degjoje zerin e Krishtit dhe ashtu te veproje. Ajo qe sot duhet te beje kisha eshte qe te eci ne veprat qe Perendia ka planifikuar dhe zgjedhur per Kishen.
Vepra e Perendise do behet ashtu sic e ka percaktuar Ai qe para themelimit te botes, por nese neve nuk do hapim veshet dhe syte qe te shohim se cfare Perendia ka pregatitur per neve, ne do punojme tere jeten per Perendine dhe ne fund do zhgenjehemi kur ta na thote se "nuk te zgjodha per kete gje. Une te zgjodha qe ti te jesh gishti i vogel i kembes, ndersa ti doje patjeter te ishe hunda, apo kemba apo syri."
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
pershendetje ,,,,,paqja e zotit me ne .........se kam dite qe paska kaq shume te krishtere ketu ......ej edhe une jam i krishtere ...........shkoj ne nje kishe biblike baptiste ketu ne greqi .......e njha zotin tone jesus krisht ne shqiperi ........................................urime per temen e bukur ,,,,,,,,,mund te mb4eshteteni ne ndihmen time per te punuar per lavdine e perendise tone ..........lexokme psalmin 27 .....
Mire se erdhe ketej nga anet tona maratonomak. Vetem mos mendo se do jete fushe me lule. Ketej nga anet tona jemi me te ashper ne gjykime se ne forumet e tjeraPostuar mė parė nga maratonomak
pershendetje ,,,,,paqja e zotit me ne .........se kam dite qe paska kaq shume te krishtere ketu ......ej edhe une jam i krishtere ...........shkoj ne nje kishe biblike baptiste ketu ne greqi .......e njha zotin tone jesus krisht ne shqiperi ........................................urime per temen e bukur ,,,,,,,,,mund te mb4eshteteni ne ndihmen time per te punuar per lavdine e perendise tone ..........lexokme psalmin 27 .....Ja kalofsh mire.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Kjo eshte me se e vertete. Sot te krishteret duan kane zell te madh per t'i sherbyer Zotit, por nuk mjafton zelli. Nga zelli i madh qe ata kane, (ashtu sic cdo femije i vogel kur sheh babain t'i ngase makines, ka deshire qe t'i ngase edhe ai), duan t'i sherbejne Zotit me dhuntite e tyre natyrale, pra me mishin e tyre. Ata mund te jene te zgjuar, mund te jene gojetare, mund te kene disa dhunti qe i bejne te shquehen midis te tjereve, dhe keshtu mendojne se me keto dhunti qe kane mund t'i sherbejne Perendise.Postuar mė parė nga liveintwoplaces
Kisha e organizuar sot e ve theksin ne cfare nje person thote apo ben, dhe pak rendesi i kushton faktit se cfare ky person eshte. Shume punetore te rinj deshirojne me zell te mund te flasin me pushtet, kane nje pasion per artin e gojetarise, jane te etur per te predikuar me mjeshteri ne menyre qe t'i prekin njerezit dhe t'i ndihmojne ata. Ata nuk arrijne te kuptojne se rendesia themelore nuk qendron ketu. Ceshtja jetesore esthe: Kush dhe cfare je ti? Vlera dhe rendesia e vertete nuk gjenden ne faktin se ty te eshte dhene je dhunti e per pasoje ti je i afte te shprehesh, por se ti njeh Zotin dhe prandaj flet.]
Ky eshte nje gabim i madh qe ndodh ne keto kisha. Ju siguroj se keta njerez nese nuk do ishin bere te krishtere, do ishin politikane mjaft te shquar. Pra dua te them se kudo qe t'i perdornin dhuntite e tyre natyrale, do shquheshin. Perendia nuk ka nevoje per njerez te zgjuar dhe me dhunti te ndryshme, Perendia ka nevoje per njerez qe kuptojne, ose me mire, u eshte zbuluar se sa padobishem jane per vepren e Perendise nese ata nuk thyhen, nese ata nuk mesojne Kryqin, nese ata nuk vdesin, ne menyre qe te dale prej tyre Jeta, jeta e vertete, Jezus Krishti, dhe te jete Krishti qe do t'i sherbeje Atit, nepermjet jetes se tyre.
Nje gabim tjeter perseri qe bejne kishat e organizuara eshte se sa me shume njohuri te kene te krishteret aq me shume te dobishem do jene ata per vepren e Perendise. Sot eshte mbushur me shkolla biblike, seminare, studime biblike, sot i vihet theksi ne studimit te madh te bibles, ne menyre qe te behemi te krishtere me te forte. Ashtu sic autori i ketij libri e thote, vende te tilla ka plot, dhe mund te gjeni sa te duash, pa u lodhur fare, por vende per te mesuar Kryqin, jane shume te paket.Postuar mė parė nga liveintwoplaces
Nuk kemi mbledhur ketu nje grup punetoresh te rinj per t'u mesuar atyre doktrinen, apo qofte edhe Biblen, apo per t'i mesuar te predikojne ungjillin, te kerkojne dhuntite apo pushtet, por per t'i ndihmuar ata te behen burra dhe gra me te mire, poer te mesuar kryqin. Ka kaq shume vende ku at mund te shkojne per te kerkuar dhuntite apo per te mesuar te predikojne e keshtu me radhe, por jo kum mund te mesojne kryqin. Nese ajo cka kerkojne eshte pervetesimi i me shume njohuie dhe pasja e dhuntive epr te ndihmuar njerezit, nuk eshte ky vendi i duhur.]
Ajo qe kane nevoje te krishteret sot dhe gjithmone, eshte te mesojne kryqin, te perjetojne kryqin. Kjo eshte shkolla e vetme qe ka zgjedhur Perendia per neve, kjo eshte shkolla te ciles mesues behen vetem ata qe jane diplomuar ne kete shkolle, jo ata qe kane marre diplomat teologjike. U shtofte fara e atyre njerezve qe duan dhe kerkojne kryqin ne jeten e tyre si mjetin e vetem per te mesuar dhe njohur Perendine.
Sa te verteta jane keto fjale! Dime shume gjera. I dime mire pasi i kemi lexuar neper libra, i kemi pare ne jete e te tjereve, por eshte krejtesisht ndryshe kur ne i jetojme, kur keto gjera veprojne brenda qenjes sone ne thelllesi.Postuar mė parė nga liveintwoplaces
Mund te themi sot tamam te njejten gje qe emi thene dhjete apo pesembedhjete vjet me pare, por ne fakt eshte krejt ndryshe. Po, une dija dhe besoja atehere, por sot ajo vepron thelle brenda qenies sime. Eshte vetja ime, do te thote, Krishti ne mua.]
Njoh nje moter me te cilen kam kontakt vazhdimisht. Ajo po kalon nje periudhe kryqi. Nga letrat e saj shoh se sa jete kane fjalet e saj, se sa force kane fjalet e saj, se sa e paster behet dashuria e saj per Krishtin, se si pastrohet zemra e saj vazhdimisht, dhe shoh se kete gje e ben vetem kryqi. Nuk e ben as dituria e saj, as mencuria e saj, as dhuntite, por vetem kryqi. Kjo do te thote te perjetosh kryqin dhe ta perqafosh ate si te vetmin mjet per te njohur Krishtin.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
I dashur Livein, te pershendes per kete teme kaq te rendesishme qe ti ke sjelle. Por une do te ndalesha vetem ne nje varg, ku konkretisht thuhet: "Ai ( Perendia) e di mire per cfare lloj vujatjesh ke nevoje secili."
Ne kete varg jam pak ne kundershtim, jo sepse ai nuk eshte aktual e prezent ne jeten e te krishterit, por nuk mendoj se Perendia eshte ai qe na JEP VUAJTJEN simbas nevojes tone.
Nga Perendia buron vecse MIRESI dhe DASHURI. Si mendon ti, Prindi deshrion ti jape femijes se tij vuajtje? Kujto fjalet qe Krishti ju tha judenjve: neqofte se ju, qe jeni kaq te liq, dini tu jepni femijve tuaj dhurata kaq te mira, dhe nuk u jepni gur ne vend te bukes( vuajtje ne vend te gezimit) po Ati i persosur qiellor prej te cilit buron miresia?
Ne keto fjale qe ti Livein.ke sjelle nga ky liber, duhet patur kujdes, pasi nese pranojme se prej Perendise buron vetem miresi dhe dashuri, vuajtja dhe te tjera gjera si ajo, nuk jan pjese e tij. Ju do te thoni: por perse VUAJTJA eshte pjese e te krishterit? Vuajtje nuk kalojne vetem te krishtert, pasi jeta dhe bota ne te cilen jetojme eshte e mbushur me vuajtje , per shkak te mekatit.
Prej Perendise buron MIRESI.
Vetem kjo deshmi e fjales profetike, na tregon konkretisht se Perendia dhuron dhe jep vetem miresi Mat:7:11. VUAJTJA ndodh tek ne te krishtert, per shkak te emrit te Krishtit, pra jo se Perendia ka dhene per ne keto vuajtje. Perderisa ne perzgjodhem kete rruge( besen ne Krishti), do te pranojme dhe pjeset e vuajtjes, me te cilat perballet i krishteri. Psh. Kur apostujt u zune prej judenjve dhe u rrahen, ata kur dolen jashte nga sinedri, lavderuan Perendine . Por perse? Per drurin qe hengren? Per vujatjen qe hoqen? Ata nuk thane: te falenderojme o Zot per VUAJTEN qe na dhe. ( Besimi Islam pranon nje gje te tille, ) Askush nuk mund te gezohet dhe te thote, sa shume i gezuar jam qe vuaj. Nese lexon vargun 41, atje thuhet se apostujt kur dolen jashte nga sinedri, lavderuan Zotin Jo per drurin apo vuajten dhe terrorin qe hoqen prej judenjve, por ishin te GEZUAR sepse ishin CMUAR te DENJE qe te VUAJNE per emrin e Krishtit. Pra ata vleresuan MIRESINE dhe HIRIN e Perndise, me ane te te cilave MUNDEN VUJATET dhe ligesine e BOTES.
Vuajtet nuk vijne nga Zoti, sepse prej tij buron vetem MIRESI dhe DASHURI.
Vuajtjet vijne nga BOTA dhe jane PJESE e botes dhe mekatit, i cili e korupton boten cdo dite e me teper. Perendia di plotesisht, se ,cilat jane vuajtejt qe bota do te sjelle tek ne, per gjate gjithe jetes tone nen Krisht. Nuk eshte Perendia ai qe i cakton ato per ne , dhe nuk eshte Ai qe na i jep ato. Ato jane pjese e botes dhe mekatit. Nese do te shohim momentin kur Pali mori driten e syve, te cilen e humbi rruges per ne Damask, Perendia i deshmon Ananise per Palin: Vep:9:15-16.
"Por Zoti i tha ( Ananise): shko sepse ai ( Pali) eshte ENA qe une kam zgjedhur per ta sjelle emrin tim perpara johebrenjve. Sepse une do ti TREGOJ atij( Palit) se sa shume duhet te VUAJE per emrin tim"
Ky varg na qarteson shume mire rreth ceshtjes ne fjale. Vereni si i thote Ananise Perendia: une do ti TREGOJ atij.. Pra Perendia na TREGON VUAJTEJT qe do te heqim per shka te emrit te Perendise. Pra Perendia nuk i thote Ananaise: Une do ti JAP atij VUAJTJE per EMRIN tim..por do ti TREGOJ VUAJTJET qe bote ka , dhe te cilat Pali ( i krishteri) do ti duhet ti mbaje. Te kutpuarit drejt i ketij fakti, eshte nje mesim shume i rendesishem per ne te krishtert. Pasi kjo na ndihmon qe te njohim ne thelb Karaterin e Perednise sone te Dashur , i cili eshte DASHURI dhe MIRESI. Nga e njejta suline e burimit, thote JAkobi, nuk mund te dale dhe uje i embel dhe i hidhur. Pra nga DASHURIA nuk mund te DALE, edhe vuajtje edhe GEZIM. Perkundrazi DASHURIA DURON cdo VUAJTJE 1Kor:13.4.Ky fakt na verteton se, ai qe eshte i krishter, ka ne thelb te tij kete FUQI te DASHURISE se Perendise, qe e ben ate te DUROJE cdo VUAJTJE te botes, sepse Perendia e ka mbushur ate plot me HIR dhe paqe.
Le te shohim per nje moment se cfare Pali na deshmon tek Efes:1:29
" Sepse juve ( te krishtere) ju eshte dhen HIR per HIR te Krishtit, jo vetem qe te besoni ne te, por edhe te VUANI per te."
Pra Perendia na jep HIR , per te durura VUAJTEJT qe bota na JEP. Ai na PAJIS me te "gjithe mjetin fuqizues" mbrojtes, kjo: Sepse BOTA shkakton tek ne VUAJTE, ashtu si veproi ne Krishtin. Nuk ishte Ati Perendi Ai i cili i dha Krishtit VUAJTJET ne Kryq, ishte pikrisht Krishti ai qe PRANOI te MBAJE keto VUAJTE te BOTES dhe MEKATIT ne Kryqin e tij, pasi kjo ishte rruga per te mundur VDEKJEN dhe MEKATIN, ne menyre qe njeriu te clirohet njehere e prgjithmone.
Po bota si mendon?
Kur dikujt i flisja per Krishtin dhe i thoja se, Perendia eshte Dashuri dhe bekim, ai me tha: Nuk e sheh se sa vuajtje ka sot ne bote? Dhe me pas ai filloi te ngreje akuza ndaj Perendise, per te gjitha keto qe bota dhe njerzimi heq. Por une i thashe se, Perendia jep vetem Gezim dhe Dashuri, dhe qe te maresh ato GEZIM duhet te vish tek Ai, nepermejt Beses ne Krishtin.
Nje i Krishter e di mire se VUAJTJA nuk vjen prej Perendise dhe nuk e jep Perndia, ajo vjen per Shkakt te MEKATIt ne te cilin bota po shkon. Por meqense dhe ne te krishteret jetojme ne kete bote, do te heqim vuajte per Krishtin, por duke pasur ne zemer GEZIMIN e Krishtit, nepermejt te cilit mundim dhe triumfojme mbi cdo gje. Amin.
Lexo Romak:2:8-9.
Vuajtja, Mundimi dhe ndeshkimi jane vetem per ata, te cilet nuk besojne ne Krishtin Jezus, pra per boten . Ndersa per Bijte, jete te perjetshme, e cila BURON prej Perendise.
Me dashuri ne Krisht Deshmuesi
I dashur Deshmues,
Dua te them se cdo gje qe vjen ne jeten tone, ma pare ka kaluar nga dora e Perendise, e ka kontrolluar dhe ka thene, po kjo eshte e dobishme per birin/bijen time, ose, jo, tani per tani nuk mund ta ngreje dot, le t'ja reduktoj pak, pasi ka hequr ate qe ai mendonte si te drejte, ka thene: "tani po mud ta marre". Fakti qe ne nuk reagojme ashtu sic duhet, nuk do te thote se Perendia na dha me shume se ne kishim nevoje. E falenderoj Perendine sepse ai gjithashtu ne shumicen e rasteve na jep lirine qe ne t'i shmangemi vuajtjeve qe Ai na lejon, por qe ne ne kete raste humbim mundesine per t'u thyer, per te njohur kryqin e Tij.
Ti thua se vuajtjet nuk na i jep Perendia sepse Ai na jep vetem miresi dhe dashuri. Po kush te tha se vuajtjet nuk jane miresi dhe dashuri? Une ne kryqin tim shoh pikerisht dashurine dhe miresine e Tij. Ne kryq shprehet me shume se kudo dashuria e madhe e Perendise. Nese ne jemi mesuar te shohim si dashuri vetem perkedheljet dhe dhuratat, atehere gabimi qendron ne neve, pasi ne kesi rastesh, ose do fillojme te akuzojme Perendine per "ashpersine" e tij, ose ashtu sic beson ti, do fillojme te interpretojme ndryshe veprimet e Perendise, dhe ne kete menyre duke menduar se nuk jane nga Perendia, do t'i lutemi Atij, ta na cliroje nga keto vuajtje dhe ne te njejten kohe do t'i shmangemi sa me shume qe te jete ne doren tone. Rrezultati eshte qe se pari bejme nje lutje te gabuar, kur i kerkojme te na cliroje nga ato vuajtje qe Ai na i ka lejuar, pasi ai e din qe keto vujtje jane vetem per te miren tone, pra ne nuk lutemi ne fryme, por lutemi ne mish. Gabimi i dyte eshte se ne do t'i largohemi vuajtjeve tona me menyra njerezore dhe keshtu do humbasim rastin per t'u pjekur ne Fryme, per t'u thelluar akoma me shume ne fryme, dhe per te qene te denje qe Perendia te na perdore neve si veglat e tij.
Le te marrim nje rast nga jeta e perditshme. Nena ne fillimi i ushqen zogjte e saj ne goje, pra ja u sjell ushqimin ne goje. Ato zogj jane akoma foshnje. Kjo eshte nje shprehje dashurie dhe miresie nga ana e nenes. Por kjo nuk vazhdon pergjithmone, pasi nese do vepronte keshtu, do t'i shkaterronte femijet e saj me nje sjellje te tille. Ato nuk do ishin ne gjendje te fluturonin kurr gjate gjithe jetes se tyre. Pra nena ne momentin e duhur fillon t'i mesoje te fluturojne. Por a eshte e kendshme ne fillim kjo gje per zogjte e vegjel? Aspak. Ato ne fillim kerkojne rehatine e folese, shpesh here nga kembengulja e nenes ato detyrohen t'i futen rreziqeve te lartesise dhe shpesh here bien dhe lendohen, por a duhet te themi neve se kjo nuk eshte nje shprehje miresie dhe dashurie? Aspak.
Po ashtu ndodh edhe me njerezit. Shpesh here prinderit i detyrojne femijet te bejne gjera qe atye nuk u pelqejne, ndofta keta femije do t'i akuzojne keta prinder se ata nuk i duan, apo sillen ashper me ta, por a eshte e vertete kjo gje? Jo aspak, nese nje prind e detyron ne fillim femijen te filloje te haje ushqimin vete, pa ndihmen e tij, nese e detyron qe t'i shtrohet mesimeve, nese i ve perkufizime, nese nuk ja ploteson gjithmone deshiren, apo nese e le qe te perballet shpesh here me problemet e jetes, pa nderhyre, kjo nuk tregon se per shkak se nuk jane te kendshme per femijet, madje shpesh here jane te vuajtshme, se prinderit nuk janpin miresi dhe dashuri.
Se fundi, nese duhet te rritemi si femije te Perendise qe jemi, e theksoj, rritja vjen vetem nepermjet kryqit, vetem nepermjet vuajtjeve, vetem nepermjet veshtiresive, dhe falenderoj Zotin se ishte Ai qe dha shembullin e pare duke vuajtur per neve dhe se fundi duke u kryqezuar qe neve te ecim ne hapat e Tij.
Dhe nje pyetje te fundit: Kush e kryqezoi Krishtin? Krishtin e kryqezoi Ati Perendi. Po, po mos u cuditni, Krishti me deshiren e Tij u sakrifikua per te bere vullnetin e Atit, u kryqezua qe para themelimit te botes. Nese neve do t'i shmagemi kryqezimit, gje e cila eshte 100% ne doren tone, atehere ne do humbasim se shijuari Dashurine dhe Miresine e plote te Perendise.
The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford
Krijoni Kontakt