
Postuar mė parė nga
Matrix
Kur te vije dita qe ju te mblidheni bashke me motrat dhe vellezerit tuaj ne Krishtin, ju do te testoheni ne ceshtjen e unitetit. Jeta njerezore do te shperbehet tek ju dhe ju do ndjeni nevojen e nje ndertese.
Une e shoh ate tani. Ajo eshte po kaq e vjeter sa historia e Kishes. Dikush nga ju do te ngrihet, do te pastroje fytin, do te hape Biblen dhe do te filloje te flase rreth predestinimit. Aha! Dhe aty do te jete dikush i pranishem qe nuk beson tek predestinimi. Keshtu fillon. Kjo eshte nje histori 3000 vjecare.
Dikush tjeter do te ngrihet dhe do te flase rreth larjes se kembeve. Dikush i pranishem aty nuk do te besoje ne kete gje. Dikush do te thote qe te perdorim vere per Darken e Zotit, dikush tjeter do te thote te perdorim leng frutash. Do te jete dikush qe deklaron se beson tek renia nga hiri dhe pasiguria e besimtarit. Nje vella tjeter do te nxjerre nje pasthirrme dhe do te sjelle nje mesazh korrigjues duke folur per nevojen e te besuarit ne sigurine e perjeteshme. Ketu fillojne ditet e fundit te Pompeit!
Shikoni, une po mundohem tju tund ashtu sic nuk jeni tundur kurre me pare! Ju lutem, mos shkoni per te fjetur tani. Dhe degjoni me frymen tuaj, jo me trurin tuaj.
Kjo skene eshte e njeriut te vjeter. Une e di se ju nuk e keni degjuar me pare te sfidohet Doktrina e pashkruar, por ajo qe ju pershkrova nuk eshte doktrine e pashkruar. Cdo nje nga ato ide, eshte ne fakt nje skeme e bere nga njeriu. Njerezit ne shekullin e pare nuk flisnin rreth sigurise se perjeteshme. Teologet dhe filozofet e shpiken ate ceshtje dhe ata po perdornin nje jete me te ulet kur e shpiken ate.
Une nuk besoj se Pali te kishte dhe idene me te mjegullt se cfare ishte siguria e perjeteshme! Ju thoni, Shih Romaket 8.. Une po shoh tek Romaket 8. Dhe para se gjithash, ajo eshte nje pjese nje leter te bukur, e gjalle, personale nga nje Apostull per nje kishe specifike. Eshte rreth Frymes se Jetes ne Krishtin. Flet per faktin se ju do tju duhet te vuani pak per tu ndertuar ne trup, por Zoti jep hir dhe paqe dhe nuk do te lejoje qe asnje nga ju te shkaterrohet. A nuk eshte e lavdishme? Aleluja! Lavdi Zotit! Dhe jo vetem kaq, por eshte e gjalle dhe e bukur njekohesisht.
Le te themi se ju jeni nje i krishter i ri. Dikush te vjen afer me teorine e tij, te pluhurosur, te sigurise se perjeteshme. Ai fillon te te mesoje rreth kesaj. Siguria e perjeteshme? Po, kjo do te thote se ti nuk mund ta humbesh shpetimin. Ti thua: Uau!. Por ti e di se si funksionon ligji. Ti madje nuk e di se ke nevoje per siguri te perjeteshme derisa te te vije dikush dhe te te thote se ti duhet te besosh aty!
Kur njeriu degjon per ligjin, ai mendon se ky ligj eshte madheshtor. Atij i thuhet qe ti bindet ketij ligji. Ai deshiron. Por ai nuk mundet. Ai ishte i lumtur deri ne momentin kur degjoi per ligjin. Tani, i paafte per tju bindur, gjendja e tij behet e tmerrshme. Ky eshte ligji. Dhe ky princip funskionon dhe per sigurine e perjeteshme.
Ti i thua dikujt: Nqs ti e ke marre shpetimin, ti nuk mund ta humbasesh ate!. Menjehere ky njeri fillon te dyshoje nese e ka marre shpetimin!
Siguria e perjeteshme eshte nje rregull. A mund te jetojme pa te? PO! Si? Do tjua them.
Krishti eshte Jeta! Tani ti i thua nje te krishteri te ri se Jezus Krishti jeton tek ai dhe Jeta e Tij eshte e perjeteshme dhe e pashkaterrueshme dhe ky i krishter i ri, eshte i mbushur me Krishtin. Ti i thua atij se ai nuk ka nevoje qe te jetoje sipas jetes njerezore, por ai mund te jetoje sipas Jetes se Zotit qe nuk mbaron kurre dhe ai mund ta beje Krishtin gjithckane e tij. Dhe kjo eshte gjithcka qe duhet ti thoni! Thuajini atij: Jeto sipas Jezus Krishtit. Dhe me pas, thenie si: Siguria e perjeteshme, Ti nuk mund ta humbasesh shpetimin, nuk do te hyjne kurre ne mendjen e tij. Mendja e tij do te derrmohet nga Krishti.
Nqs ju i thoni: Siguria e perjeteshme, ju e futni nje te krishtere nen skllaveri. Krishti eshte Siguria e Perjeteshme. Predikoni Krishtin. Jetoni Krishtin. Hani Krishtin. Jetoni nga Ai.
Ti beson tek larja e kembeve? Ajo eshte nje doktrine.
Degjo, Jezusi erdhi, u ul para nje dishepulli dhe i lau kembet. Ky dishepull i tha: Zot, une nuk do te te lejoj kurre ta besh kete. Jezusi i tha Nqs Une nuk te laj, ti kurre nuk do te jesh i plote. Pjetri tha: Mesues, me laj te gjithin. Dhe Ai u pergjigj "Une do te te laj vetem kembet. Kjo eshte gjithcka qe ke nevoje te te laj. Cfare eshte larja e kembeve? Po jua them se cfare eshte larja e kembeve: Eshte Jezus Krishti.
Kush i lau kembet? Jezusi, Cfare eshte pra kjo larje, pervecse perulesia e Jezus Krishtit? Eshte Vete Krishti. Dhe, miku im, nqs ju thjesht e merrni Krishtin bashkerisht, ne kishe, nqs jetoni nga Jeta e Tij, dhe nqs harroni te gjitha sistemet tuaja dhe nqs harroni te gjitha doktrinat e bera nga njeriu, atehere do te vije nga ajo eksperience e perbashket, aq shume larje kembesh reale, sa ju nuk do te jeni ne gjendje ti permbani.
Ajo cfare po flas eshte pak e veshtire per tu kuptuar, sidomos nqs e degjoni per here te pare. Keshtu me lejoni vetem tju them nje histori qe mund tju ndihmoje. Mua me pelqen kjo histori; e kam degjuar ate tre a kater here, nuk mund te mos jua them se eshte shume e bukur.
Nje djalosh qe e donte Zotin shume dhe ishte bere nje sherbetor i vertete i Zotit, erdhi per te biseduar me Watchman Nee. Ai kishte me vete nje bllok shenimesh; ai donte te mesonte cdo gje. Ai kishte ardhur per te bere shume pyetje. Une e di mire se si eshte kjo gje, sepse e kam vete te njejten gje.
Ai tha dicka si: "Vella Nee, cmund te thoni per Romaket 7, per martesen, ne fillim te kapitullit? Dhe vella Nee tha: "Hmmmmm."
Asnje pergjigje, vetem: "hmmmmm."
Keshtu, djaloshi beri nje pyetje tjeter. Mire, po per sigurine e perjetshme?
"Hmmmmm." E njejta pergjigje.
Me ne fund, pas disa minutash si keto, vella Nee u kthye dhe i beri nje pyetje ketij miku te dashur. Vella, cfare eshte durimi?
Ky vella kishte frike te pergjigjej. Ai e dinte se cfare ishte durimi! Por e ndjente se kishte dicka te dyshimte ne kete pyetje. Ai nuk guxoi te thote. Ti e di. Eshte qetesia dhe paqja e brendshme, kur ti nuk shqetesohesh nga asgje e jashtme
. Ai mendonte: Ka nje kurth ketu. Me ne fund u pergjigj: "Vella Nee, nuk e di se cfare eshte durimi.
Vella Nee u pergjigj ne menyren me te pabesueshme: Durimi eshte Krishti .
Durimi eshte Jezus Krishti. Cdo gje tjeter eshte vetem hije e durimit. Durimi i vertete eshte vetem Jezusi.
Une e di. Ndoshta ju nuk e kapni kete. As nuk e kam kapur atehere.
Por eshte e vertete. Nuk ka asgje te tille si durimi. Durimi njerezor nuk eshte nga Zoti, dhe nuk mund te zgjase. A jeni lutur ndonjehere per durim? Une po guxoj te them se nuk e keni marre ate. Kisha e Zotit jeton vetem nga burimi i nje jete dhe kjo Jete eshte Krishti. Kisha duhet te mesoje te jetoje nga Krishti. Krishti eshte durimi. Dhe Krishti eshte paqja. Dhe siguria e perjeteshme eshte Krishti. Kisha duhet te kuptoje kete se Krishti eshte cdo gje per besimtaret duhet te merret vetem Ai kur ata mblidhen bashke.
Vella, ne Shkrime nuk ka asgje te ashtuquajtur Doktrine. Aty ka thjesht Jezus Krisht. A beson tek zhytja per tu pagezuar? Dikush tjeter beson tek sperkatja. Cfare do te beni? Ke do te perjashtoni, ate qe beson tek zhytja apo ate qe beson tek sperktaja? Nqs e beni, ju jeni duke ndertuar nje sistem njerezor, te bazuar ne jeten njerezore. Ju thoni, Oh, por kjo eshte e rendesishme!. Mire, por dicka tjeter eshte akoma me e rendesishme. A nuk e shihni se Jezus Krishti eshte Pagezim?
Menyra jone e te menduarit ka qene kaq e sistemizuar ne nje koncept teologjik, te bere nga njeriu, per Biblen, sa ne nuk e shohim se ne jemi verbuar per te pare pacmueshmerine e realitetit te Krishtit. Vellezer dhe motra, kur ju te mblidheni bashke, ju nuk keni nevoje per asnje menyre te besuari. Ka dicka brenda jush, ne thellesi. Jetoni nga ajo kur te mblidheni bashke.
Krijoni Kontakt