Koment nga moter Inscrite:

Kur e kam lexuar per here te pare interpretimin qe Watchman Nee ka bere ne kete liber, ne lidhje me tre letrat e fundit, kam thene me vete, o Zot, po kisha ime ku eshte, ne cilen nga keto ben pjese? Sepse me “ligj” i bie te jete protestante, dmth Sarde, nderkohe qe per mua eshte Filadelfia. Nese do te me kerkohej ta pershkruaja, do perdorja vetem nje fjale: E gjalle. Me tere gjallerine e nje shtepie te vertete, me gezimet, shqetesimet dhe mosmarreveshjet e saj. Sigurisht, e gjalle. Ajo nuk ka lindur si produkt i levizjes se vellezerve te pershkruar nga W.Nee, por nuk eshte Sarde.

Ne lidhje me kishat ne Zbulese, gjithmone kam menduar se ato gjenden brenda nje kohe, dua te them, cdo epoke ka pasur kishat e veta te vuajtjeve, te persekutimit, kishat e vaketa, apo Filadelfia me dashuri per Zotin. Ajo qe mendoj per tani eshte se rendesia nuk qendron se kujt sistemi apo levizjeje i perket, por cili eshte perjetimi i kishes ne Zotin. Eshte ajo lidhja e padukshme e dashurise se Krishtit shprehur mes vellezerve dhe motrave qe perben jeten e kishes, lidhja vellazerore, krejt e ndryshme nga marredheniet shoqerore qofte edhe brenda nje kishe. Dhe nese kjo dashuri ekziston dhe sprovohet, c’rendesi ka e kujt grupimi eshte kisha. Ajo qe jetohet ne Zotin i jep frytet e veta, dhe pavaresisht veshtiresive qe mund te hase nje kishe, kjo Jete vetem do persoset. Megjithate, me duhet te pranoj se nuk me ka ndodhur te njoh shume kisha, flas per kishat e pavarura ungjillore, ku te kem pare te njejten gje (apo ndoshta nuk i kam njohur sa duhet).

Edhe une mendoj se nuk ka me bukur sesa kur nje kishe jeton Zotin ne menyre te natyrshme, kur te gjitha gjymtyret e saj rriten se bashku ne Te, pa pasur gjigande apo lilipute te besimit, pa klase ndermjetesuese, kur zbulesat i marrim te gjithe se bashku, pothuajse njesoj, kur kupton se ajo qe na mban lidhur me njeri tjetrin nuk eshte pelqimi apo respekti reciprok, por dicka qe kalon pertej kufijve te perzgjedhjes njerezore. kur te gjitha vendimet i marrim se bashku si ne nje shtepi, dhe kur kupton se s’jetojme dot pa njeri tjetrin.

Ndoshta u zgjata, por ajo qe doja te thoja eshte se ndoshta gjerat nuk jane aq te prera.

Po shkruaj disa vargje nga Zbulesa.
“Eja, do te te tregoj nusen, gruan e Qengjit.”
Dhe me coi ne Fryme mbi nje mal te madh dhe te larte, dhe me tregoi qytetin e madh, Jeruzalemin e shenjte, qe zbriste nga qielli, nga Perendia, duke pasur lavdine e Perendise.
Dhe shkelqimi i saj ngjante me nje gur shume te cmuar, si gur diaspri kristalor. – Zbulesa 21:9-11.

Ne Krishtin,
inscrite