Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    MËKATI



    MËKATI është vepër e keqe që e bën njeriu me vullnet të lirë dhe me vetëdije.

    Mëkat është shkelje e urdhrit të Zotit, apo të Kishës, si edhe veprim kundër ndërgjegjes personale.



    Bagëtia nuk mund të bëjë mëkat – sepse nuk ka as arsye (mend), as vullnet të lirë.

    Fëmija i vogël, që ende nuk ka arritur deri te përdorimi i arsyes, si edhe njeriu i çmendur dhe i pavetëdijshëm (p. sh. në gjumë) – nuk mund të bëjë mëkat – sepse nuk di çka bën dhe nuk zgjedh mëkatin me liri.



    Llojet e mëkateve

    Dallojmë:

    Mëkatin e trashëguar ("rrjedhshëm", "origjinal", "burimor") – të trashëguar prej të parëve, që nga Adami dhe Eva, e deri te prindërit tanë; dhe

    mëkatin personal – që e kemi bërë vetë.

    (Mëkati i trashëguar falet vetëm në pagëzim, kurse mëkati personal në pagëzim dhe në rrëfim.)


    Mëkate personale mund t’i bëjmë – me mendime, me fjalë, me vepra dhe me lëshime detyrash.

    Mëkatet mund të jenë të mëdha, apo të vogla (të rënda, apo të lehta).


    Mëkati i madh (i rëndë) e ndërpret lidhjen tonë miqësore me Zotin, kurse

    mëkati i vogël nuk e këput lidhjen me Zotin, por e dobëson dhe na e zvogëlon hirin shenjtërues.

    Kushtet që diçka të mund të llogaritet si mëkat i madh (apo "mortar", mëkat "për vdekje" – dmth. për vdekje shpirtërore), për të cilin njeriu meriton dënimin e amshuar në ferr, janë këto:

    a) që të jetë fjala për punë të madhe;

    b) që mëkatari të jetë plotësisht i vetëdijshëm se bën mëkat të madh;

    c) që mëkatari me vullnet plotësisht të lirë vendoset për mëkat.



    Të gjitha mëkatet na falen në sakramentin e pagëzimit.


    Për të shlyer mëkatin e madh, të bërë pas pagëzimit, është i domosdoshëm sakramenti i Rrëfimit, kurse mëkatet e vogla falen edhe në bazë të veprave të mira, pendesave dhe sakrificave.

    Kushti për faljen e çfarëdo mëkati është pendimi i sinqertë dhe besimi se Zoti është Atë i mirë dhe i mëshirshëm, i gatshëm të na i falë fajet tona.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  2. #22
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Veprat e mëshirshme të shpirtit:

    1. Këshilloji ata që dyshojnë.

    2. Mësoji të padijshmit.

    3. Qortoji mëkatarët.

    4. Ngushëlloji të pikëlluarit.

    5. Fali fyerjet.

    6. Duroji ata që të mërzisin.

    7. Lutju Zotit për të gjallë e të vdekur.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

  3. #23
    Ati, Biri dhe Shpirti Maska e simonpjetri
    Anëtarësuar
    28-10-2008
    Postime
    85
    Punët e nevojshme për t’u rrëfyer mirë:

    1. Kujto të gjitha mëkatet që i ke bërë!

    2. Pendohu për të gjitha mëkatet që i ke bërë!

    3. Jepja fjalën Zotit se nuk do të mëkatosh më!

    4. Trego rrëfyesit të gjitha mëkatet pa rrena!

    5. Bëje pendesën që ta jep rrëfyesi.


    Vëni re!

    Zoti na i fal mëkatet në bazë të meritave të Jezu Krishtit,
    i cili vdiq në kryq për shëlbimin tonë.
    Mirëpo, falje s’ka pa pendim.

    Pendimi është keqardhja për shkak të mëkatit,
    me të cilin e kemi fyer Zotin dhe Kishën
    dhe njëkohësisht e kemi rrezikuar shëlbimin tonë.

    Për faljen e mëkateve bëjmë edhe pendesën.
    "Biri i vetëm ‑ që është Hyj, një natyre me Atin"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •