Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ministrat me makina luksoze, $1.5 milionë për 8 fuoristrada

    gazeta albania e mafiozit rakip.. dekllaron:

    ---


    Ministrat me makina luksoze, 1.5 milionë dollarë do të harxhohen për 8 fuoristrada


    Ervin KOÇI

    Qeveria ka vendosur që të harxhojë të tjera para për komoditetin e saj, pavarësisht reduktimeve që u ka bërë fondeve për institucionet publike. Një fond i konsiderueshëm është dhënë prej qeverisë për blerjen e disa makinave të reja që do t’u jepen ministrave të kabinetit të ri qeveritar. Gazeta “Albania” ka mësuar se bëhet fjalë për një fond prej 1.5 milionë dollarësh, i cili do të jepet për blerjen e 8 makinave fuoristradë të prodhimit më të fundit, të cilat do të shpërndahen për ministrat e qeverisë, në një kohë që dy prej makinave janë porositur me opsione super (sistem blindimi). Burime nga Ministria e Financave kanë thënë për “Albania”-n se “makinat tashmë janë përcaktuar se në cilën kompani do të bihen, edhe pse për të tilla automjete janë ofruar disa prej autosalloneve më të njohura në vend, duke dhënë çmime konkurruese”. Por, me sa duket, kryeministrit dhe ministrave, më tepër se sa çmimi për makinave e reja, u intereson komoditeti dhe luksi. Plani fillestar ishte për të shpenzuar rreth 5.3 milionë dollarë, por në tender pati një ndryshim procedurash dhe në fund u lidh kontrata për fituesit me vlerë rreh 1.5 milionë dollarë. Shumat janë paraqitur pa i futur TVSH-në, në të kundërt, vlera e tyre rritet me 20 për qind. I gjithë operacioni për blerjen e automjeteve nisi në fund të muajit korrik dhe u mbyll këto ditë, me shpalljen e kompanisë fituese që ka ofruar fuoristrada të vitprodhimit 2008.

    Tenderi

    I zhvilluar më datë 29 korrik 2009, tenderi i parë që u parashikua për blerjen e makinave luksoze planifikohej për të blerë mjete transporti për 16 institucione, me vlerë rreth 5.3 milionë dollarë, më i larti i realizuar ndonjëherë. Kjo, edhe për shkak të përqendrimit të zhvillimit të prokurimit publik në një institucion të vetëm, Ministrinë e Brendshme, e cila ka të drejtën për të blerë pajisjet dhe mallra për institucionet e tjera. Duke qenë se zhvillimi i tenderave kërkon kohë, në respekt të ligjit dhe për ta mbyllur brenda vitit, institucionet e interesuara mblodhën të gjitha kërkesat e tyre për mjete transporti dhe i përqendruan në një tender të vetëm. Për fat, vetëm 20 për qind e fondit limit u shpenzua, pasi procedura e tenderit u anulua për katër institucione, kurse ofertat e kompanive koncesionare ishin konkurruese. Kontrata nuk është lidhur ende, pasi pritet procedimi me ankesat (nëse ka), por shpallja e fituesve u bë këto ditë, kur jo më larg se javën e shkuar, Parlamenti miratoi projektligjin për heqjen e mjeteve të transportit për drejtuesit e administratës shtetërore. Pra, paralelisht me deklaratat e kryeministrit për të shkurtuar shpenzimet e automjeteve, duke reduktuar numrin e automjeteve, zhvillohej një tender për blerjen e tyre. Në tender nuk thuhet konkretisht se sa mund të jetë numri i automjeteve që do të blihen, por vetëm shuma. Të interesuar për të blerë automjete, kryesisht fuoristrada, kishin hyrë të paktën 14 institucione, si DPT-ja, DPD-ja, Drejtoria e Burgjeve, Policia e Shtetit, Prefekturat etj.

    Makinat në qarkullim

    Nga Ministria e Financave vlerësohet se në rang vendi janë rreth 3500 automjete në shërbim të administratës shtetërore, por numri mund të jetë akoma më i madh për shkak se ka mangësi informacioni. Duke parë koston e lartë të mirëmbajtjes së automjetit, nga servisi, karburanti dhe shoferët, qeveria vendosi të shkurtonte numrin e makinave në përdorim duke ulur edhe shpenzimet. Megjithatë, Ministria e Financave (e cila ka përgatitur projektvendimin), ka vendosur një nen në ligj, ku u jepet e drejta e parablerjes së automjetit atyre zyrtarëve që do t’u hiqet nga përdorimi. Plani është që automjetet e hequra nga përdorimi me paratë e shtetit do të mblidhen në magazinat e Rezervës Shtetërore, e më pas do të shiten me ankand, ku e drejta e parablerjes u takon funksionarëve. Në këtë pikë, qeveria del tërësisht e humbur pasi makinat që zyrtarët kanë aktualisht në përdorim mund t‘i blejnë në ankand shumë më lirë sa i ka marrë shteti dhe, nga ana tjetër, rrit sërish shpenzimet duke blerë të tjera.


    Mima: “Shoferët që do të hiqen nga puna do të trajtohen me asistencë”

    Janë rreth 3 mijë shoferë që administrata shtetërore parashikon të shkurtojë nga puna pas vendimit për heqjen nga përdorimi të makinave për zyrtarët dhe drejtuesit e administratës publike, si dhe deputetët. Por, për këta individë, qeveria ka menduar që t’i trajtojë me asistencë sociale duke i konsideruar si të papunë. Këtë gjë e ka deklaruar dje deputeti i PD-së dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Florian Mima, i cili tha se “shoferët e administratës publike, të cilët janë të detyruar të lënë vendet e punës pas heqjes së makinave për zyrtarët, do të trajtohen nga shteti për një vit resht me asistencë sociale, në një kohë që ekziston mundësia që gjatë kësaj kohe ata të rregullohen në punë të tjera”. Çdo vit taksapaguesit shqiptarë paguajnë rreth 36 milionë dollarë për makinat e zyrtarëve dhe shoferët e tyre. Nga të dhënat zyrtare mësohet se në inventar kemi 374 automjete dhe 280 shoferë, që u shërbejnë ministrive dhe institucioneve qendrore. Kostoja mesatare e këtij shërbimi është 137 710 lekë në muaj. Ndërkohë, për institucionet e varësisë vërehet një numër më i lartë i automjeteve, të rritura çdo vit. Aktualisht janë rreth 3500 mjete transporti për institucionet e varësisë dhe rajonale, pa përfshirë këtu makinat e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Për këto makina, shpenzimet në total janë rreth 28 milionë dollarë, shifër e cila do të ishte shumë më e lartë nëse informacioni do të ishte më i plotë. Sipas përllogaritjeve, kostoja mesatare e shpenzimeve për një makinë në muaj varion nga 80 mijë lekë në 150 mijë lekë. Zbatimi i variantit të ri për trajtimin financiar të zyrtarëve parashikon një efekt rreth 2.3 milionë dollarë.


    22 Tetor 2009

    ..




    ne se eshte sic thote gazet albania.. turp te kete qeverria..

    me 1 milion dollare blen ilace per te mijra qyqare.. e voglusheve neper shkolla u jep buk e u a pastron ca morra..

    pse pa makina paskan qene ministrite e i dashkan te reja keta jezite..

    kaq mullaqe speciale kane..

    un me makin te vitit 93 jam.. e me con ne elbasan.. sa her qe dua.. or babam..


    kan luajtur menc..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 22-10-2009 më 18:25

  2. #2

    Uroj qe te mos jete e vertete

    ..po citoj "brarin" i cili thote:

    ..ne se eshte sic thote gazet albania.. turp te kete qeverria..

    me 1 milion dollare blen ilace per te mijra qyqare.. e voglusheve neper shkolla u jep buk e u a pastron ca morra..

    pse pa makina paskan qene ministrite e i dashkan te reja keta jezite..

    kaq mullaqe speciale kane..

    un me makin te vitit 93 jam.. e me con ne elbasan.. sa her qe dua.. or babam..


    kan luajtur menc..



    Brari..diskuton shume bukur..,duket qe ke eksperience jete..

    ..edhe une uroj qe mos te jete e vertete..por nese eshte..turp te kene.

    Brari, flm qe e solle ne qender te vemendjes..
    Ndryshuar për herë të fundit nga ASrock4u2 : 22-10-2009 më 21:45

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    te jet e vertete kjo...
    hajt te bejme nji urysh mbi ministra e zv/ministra ...

    te trucin bithen ... shtohet autoriteti i salis ... reminishencat e egra te punizmit ///

    duket qe ki brari ka pas kon aparatçik i zellshem xherxhinski sul gradeci ...

  4. #4
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Po deri tani me kembe kane qene keto byçshklymat, qe duhet te blejne 5.3 milion $ makina ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mbaj mend se dhe aleksander meksi e beri kte pune..ne ato jave apo muajt e pare te qeverisjes se pd-se kur sandri u be kryeminister..

    nje gazet ahere nga krahu punisto-enverist e nxorri kte lajm.. se meksi ka dhen para me ble disa makina.. per ministrat..
    un prita cdo thote meksi se mendova do jet genjeshter e zp-se e asaj 24 ores se gellcove e jupeve.. te ppsh-ps-se..
    dhe meksi tha qe po kemi blere ca makina se ministrat nuku kishin makina..

    mirpo un nuk e pelqeva kte pergjigje e kte llogjike.. te meks mustaqem.utit.. sepse te gjith ahere e dinim se nuk mund te ishte shteti pa makina..
    ish biroja e enverit.. kishte pas mercedeso benza modern.. qe i kish blere ppsh-ja direkt ne gjermani perendimore.. dhe nga me luksozet.. se komiteti qendror kishte pasur nje brigad me makina fiat pezho e volvo po gjithashtu te tipeve te reja.. per at kohe.. se gjithashtu i ashtu quajturi parku i delegacioneve .. gjithashtu kishte nje ushtri me makina te mira qe mirmbaheshin nga mekanik te talentuar e qe pjeset e nderrimit u bliheshin jashte shtetit nga me te shtrenjtat..

    pra qeverria e pd-se athere mundej fare mire te perdorte makinat e biros politike te enver ramizit ose te komitet qendrorit ose te ish minisrave te ppsh-se..

    mirpo per cudi pisat qe u bene athere ministra nuk pelqenin mercedesat e nomenklatures enveriste po i donin te reja fare..
    kjo me ka shokuar e ma ftofi krejt adhurimin qe kisha per cdo zyrtar te larte te asaj plejade qe neve ( ne demokratet e patundur) i zgodhem me voten tone heroike..

    pra nga ky rast qe tregova me duall nga qejfi fare aleksander meksi e i hoqa vize si njeri.. dhe koha e tregoj se..vertet ai kishte qen nje legen pa pik karakteri e pa pik dhimbsurie per parane e popullit..

    nje politikan aty kuptohet..
    tek thjeshtesia..

    e ruan paran e shtetit si syt e ballit.. votoje..
    e derdh si lumë per te vetën su.m-ë.. hiqi vize qënit..

    prandaj nuk e pertypa dot kte punen e makinave.. te qeverris berisha..
    me biciklete i binte mes per mes tiranes thone.. i famshmi doktor shiroka..
    me biciklete bile te vjeter te kohes se italise e kam pare me syt e mi ne bulevard.. te famshmin doktor sylcebeun..

    pse u dh.je sistemi stalinist..

    sepse lidershipi u sulltanizua.. u sheikëzua..nga luksi e qejfet e orgjite.. dhe duke u degjeneruar politikisht u detyruan te modernizojne aparatin pergjys-spiuno-vrases-shtypes..te.. mos-fol-se ta-ki-karabelane-per- nji ciu miu-20 vjet biruc e pushkatim..oizem..

    prandaj berisha duhet te na sqaroje..se si eshte e verteta..

    te mos dish te ndertosh nje shtet modern..te falet..se e dim qe sdinë..
    po te kesh aftesi te shpenzosh per tangarllik... paran e shtetit.. ate sta fal kush..







    ..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Me te vertete e ekzagjerume

    nuk tham qe duhet te perdorin Fiat Panda por 200 000 $ per nji makine ashte teper

    Fakti qe per momentin nuk ka opozite nuk duhet konsideru si mundsi per shker**tacione si kto, apo si ajo puna e Taçi oil

    turp !!!

  7. #7
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Brari ca ilace thua ore se po u blene ilace na mbeten ministrat akoma me MERCEDEZA te vitit te kaluar qe tashme quhen prodhim i vjeter.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  8. #8
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Ministri i ri i Kulturës Ferdinand Xhaferri, ka bërë një gafë që ndoshta mund ti falej, dikujt tjeter, por jo nje ministri kulture.

    Duke folur për deklarimet e kohëve të fundit mbi kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut e Nënë Terezës në Shqipëri, në një emision televiziv në Ora News, ai u shpreh se ishte angazhuar personalisht që të rikthente në atdhe "eshtrat e shumë personaliteteve dhe shqiptarëve të mëdhenj, mes të cilëve edhe eshtrat e Ismail Qemalit" (!!)

    Replikës së moderatorit të emisionit që thoshte "me sa di unë, eshtrat e Ismail Qemalit në Shqipëri janë...", ministri i Kulturës i Republikës iu përgjigj më shumë se njëherë, duke këmbëngulur në të vetën, madje duke shtuar se ai ishte duke negociuar vetë për këtë problem me Italinë (!!).

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Maskarenjte. Ne vend te hapin ndonje ndermarje publike e te rregullojne ate vend, duan komoditete e lloj lloj bojnash. Qeveria e Sales loool

    P.S. Brari, elbasanlli qenke ti mer demokratiko Rrezik t'kam edhe komshi lol
    La vita è bella...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    marinar.. edhe i falet ferdinandit qe sdi ku jan eshtrat e ismail qemalit..
    po ama ppsh i dinte me mire se ku jan eshtrat e ku jan dhe rilindasit e gjalle dhe o i burgosi e i vdiq ne burgje ose ja u ndaloj atdheun..

    kush thua ti eshte me e tmerrshme..

    ppsh i dinte ku jan eshtrat e fishtes..

    po kte dituri e vuri ne pune per ti zhdukur ato eshtra.. e per ta burgosur vepren e tij per 50 vjet..

    e mor marinar..


    i pandehur.. ke recituar fishten.. i ulerinte hetuesi.. artistit kolos.. lluk kacajt.. dikund nga vitet 1970 ta.. e lart..
    po mor zotni e kam recitue.. e po ta recitoj dhe ty.. i thot i ngrati lluk kacaj hetuesit xhahil polpotisto enverist.. vjershen per gjuhen shqipe.. e ja nisi..

    porsi i i ambli fllad i eres..

    pushoooooo.. armik i qelbur .. uleriti hetuesi .. po guxon e ma reciton ketu..
    dhe i hyn ne dru te mjerit plak fisnik..

    degjoja zanin lluk kacajt or trim.. duke kenduar ne filmin skanderbeu nji kang te mocme.. e thirrini kaplloqes..
    a futet ne burgje ky artist i madh..

    http://www.youtube.com/watch?v=RzHgA...eature=related



    sa per ferdinand xhaferin.. eshte nga djemte me te mire qe ka toka shqiptare..

    ..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •