Shiqptarët janë më naivë sesa Krishti!
Shqiptarët janë më naivë sesa Krishti!
Kryqin e tyre e porositin tek Juda!
Gozhdat dhe shtyllat tek marangozët provincialë.
Por pasi janë kryqëzuar, e shpallin Judën armik!
Shqiptarët janë më naivë sesa Krishti.
Ai u kryqëzua një herë,
por Shqiptarët çdo shekull.
Kur i teket Judës, më shpesh!
Shqiptarët janë më mëshiërëmëdhenj sesa Krishti!
Sepse Juda kryqëzoi vetveten dhe jo Krishtin!
Ndërsa tek Shqiptarët ai rilind çdo shekull,
më i etur dhe i djallëzuar se kurrë.
U kthye Juda sërish, i dëgjoni klithmat e tij?
Kam etje të kaltër, etje Joniane!' belbëzon ai.
Si kamarierë të skëterrës, rendin Berianët!
Shtamat Joniane ia derdhin në buzë e gurmaz.
Ngrihuni o, dallgë Joniane!
Shuajini etjen Judës Helene me kripë të fortë,
derisa gjaku i tij në fosil të kthehet,
dhe harta e tij të bëhet një skelet peshkaqeni.
Rezart Palluqi tetor 2009, Holandë
Krijoni Kontakt