Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1

    Kosovë... shpirtërisht jemi të bashkuar!

    Kosovë , thonë se s'jemi një , por gabojnë,
    sepse shpirtërisht jemi të bashkuar!
    Hë, cilat harta apo shpata e kanë ndarë dashurinë e zotit?
    Kështu edhe ne, jemi një lum që derdhet në Adriatik ose Jon.

    Kosovë oj varkë që lundron prej grykave të drinit!
    Ti lundron drejt adriatikut si një anije oqeanike.
    Asnje digë s'do t'i rezistojë vrullit tënd lundrues.
    Herët a vonë ti do të derdhesh me ofshamë në Adriatik e Jon.

    S'egziston lum që të mos derdhet në det.
    Po kështu edhe bashkimi ynë:
    sot ëndërr romantike,
    nesër ngjizje dashurore.

    Dhe Zoti, e njeh mirë dashurinë tonë.
    Edhe ai u dashurua romantikisht me universin,
    e më pas solli frytin e tij të parë: Tokën bukuroshe...

    Kosovë! Thonë se s'jemi të bashkuar, por gabojnë.
    Sot dashuri romantike,
    nesër përflakje trupore,

    Dhe Zoti i drejtë e i dashuruar
    e njeh, kupton mjaft mirë dashurinë tonë...

    Amen!


    Rezart Palluqi
    Tetor 2009
    Holandë
    Ndryshuar për herë të fundit nga RSHP : 22-10-2009 më 17:44
    Revolucioni është për bishat, evolucioni për njerëzit!©

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •