Ngjarja edhe pėr mė tej vazhdon tė mbetet e pasqaruar dhe rasti ende i dyshuar. Pėr tė sqaruar opinionin, rreth insinuatave tė ndryshme qė janė hedhur rreth kėtij rasti, Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Kosovės, pohon se ajo nuk mund tė shpallė zyrtarisht vdekjen e qytetarėve, pa pasur konfirmime zyrtare nga autoritetet hungareze, me tė cilat MPJ ėshtė nė kontakte intensive qė katėr ditė, thekson deklarata e shpėrndarė pasditen e djeshme pėr mediat.
Zyra pėr Ēėshtje Konsullore nė MPJ, ambasada e Republikės sė Kosovės nė Austri dhe ajo nė Gjermani kanė vendosur kontakte intensive me autoritetet hungareze, duke kėrkuar prej tyre mė shumė informacion dhe tė dhėna zyrtare rreth kėtij rasti.
Tė gjitha shifrat pėr tė zhdukur janė shifra tė hamendėsuara dhe tė bazuara kryesisht nė deklaratat e personit qė konsiderohet si njė nga tre tė mbijetuarit e kėsaj tragjedie. Autoritetet hungareze kanė konfirmuar dje zyrtarisht se, Blerim Rama dhe dy fėmijėt e tij, pėrkatėsisht 3 dhe 1.5 vjeē janė gjetur nė bregun e lumit Tisa nė gjendje tė keqe shėndetėsore.
Po ashtu, konfirmimi zyrtar i autoriteteve hungareze ėshtė se Rama pas daljes nga spitali gjendet nė njė qendėr azilkėrkuese nė Hungari. Aktualisht, ambasadorit tė Republikės sė Kosovės nė Vjenė, i autorizuar nga ministri Hyseni pėr tė ndjekur nga afėr kėtė rast, nga autoritetet hungareze ende nuk i ėshtė dhėnė leja pėr ta takuar personin e mbijetuar,. Blerim Rama.
Ndėrkohė informacioni i fundit qė ka ardhur nė MPJ, nga ambasadori i Republikės sė Kosovės nė Gjermani, z. Vilson Mirdita ka tė bėjė me mundėsinė e identifikimit tė njė kufome. Ky informacion ende nuk ėshtė zyrtar. Informacioni vjen nga vėllai i njė prej viktimave tė hamendėsuara. Bėhet fjalė pėr z. Brahim Koci, i cili dyshohet qė tė jetė njė nga viktimat e mundshme tė kėtij rasti. Vėllai i tij, z. Zenun Koci, ka informuar ambasadorin Mirdita se ėshtė kontaktuar nga policia hungareze qė tė shkojė tė identifikojė njė kufomė tė gjetur nė Tisa.
Mendohet se trupi mund tė jetė i Brahim Kocit, nisur nga letėrnjoftimi i gjetur nė rrobat e tij. Gjithsesi ende nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht se trupi ėshtė i Brahim Kocit. Ndėrkaq, MPJ ka vendosur kontakte dhe bashkėpunim tė ngushtė me forcat e rendit, qoftė me Ministrinė e Brendshme, qoftė me Policinė e Kosovės, duke shkėmbyer informacionet pėr kėtė rast.
» Gazeta Start »
Krijoni Kontakt