Vizat per shqiptaret do te liberalizohen brenda gjashte mujorit te pare te vitit te ardhshem. Premtimi u be dje nga ministri i Jashtem italian, Franko Fratini, gjate takimit ne Rome me kreun e diplomacise shqiptare, Ilir Meta. Vetem pak dite pasi Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, u futen ne "listen e bardhe" te vendeve, qe do te perfitojne liberalizim te vizave, Fratini u shpreh teper optimist se edhe shqiptaret, do te levizin pa viza, brenda muajit qershor te vitit 2010, ne te gjitha vendet e Bashkimit Evropian. "Shqiperia ka arritje te dukshme ne te gjitha fushat, vecanerisht ne ato te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, kontrollit te kufijve, forcimit te shtetit ligjor dhe ekonomise se tregut. Brenda gjashte mujorit te pare te vitit te ardhshem, Komisioni Evropian do te marre vendimin pozitiv, per liberalizimin e vizave me Shqiperine", u shpreh kreu i diplomacise italiane. Ai siguroi Meten, se shteti italian eshte dhe do te jete, avokati kryesor i Shqiperise, ne rrugen e saj drejt integrimit te plote evropian. "Italia ka rikonfirmuar perkushtimin e saj te plote, per te mbeshtetur perspektiven evropiane te Shqiperise", ka deklaruar Frattini ne takimin e zhvilluar ne Farnezine. Gjate bisedes eshte folur per aplikimin per anetaresim ne BE, te paraqitur nga Shqiperia. "Kam theksuar se ne mbledhjen e ardhshme te ministrave te Jashtem te BE-se ne Luksemburg (me 26 tetor), do te ngre perseri per diskutim, ceshtjen e transmetimit te shpejte Komisionit Evropian te kerkeses per anetaresim per te filluar procedurat", deklaroi Fratini. Nga ana e tij, kreu i diplomacise shqiptare Meta, garantoi se qeveria shqiptare do te permbushe ne kohe, te gjitha standardet qe kerkon integrimi i plote i Shqiperise ne Bashkimin Evropian, si dhe permbushjen e kritereve te kerkuara, per liberalizimin e plote te vizave. Ne takimin e djeshem, kreret e diplomacise se dy vendeve, diskutuan dhe per ngritjen ne nje nivel me te larte te bashkepunimit, ne te gjitha fushat, me interes reciprok. Ky bashkepunim, sipas paleve, do te kete per synim nenshkrimin se shpejti te nje dokumenti dypalesh, per partneritet strategjik. Dokument, i cili do te shoqerohet edhe me samite periodike te nivelit me te larte, midis dy qeverive. Dy ministrat e Jashtem, si Meta ashtu edhe Fratini, rane dakord qe mes dy vendeve duhet forcuar edhe bashkepunimi ne nivel rajonal, sikurse do te jete nisma Adriatiko-Joniane apo e Evropes Qendrore. Per kete ceshtje, sipas tyre, gjate pranveres se ardhshme, do te zhvillohet nje ministerial i gjere rajonal. Gjithashtu, Meta dhe Fratini ndane mendime te njejta, per sa i takon zhvillimeve ne rajon dhe perspektives evropiane, ku u vleresua roli i Shqiperise si nje faktor paqeje dhe stabiliteti. Ata gjithashtu vleresuan kontributin dhe bashkepunimin qe trupat italiane dhe shqiptare, te dislokuara ne Afganistan, kane mes tyre duke evidentuar faktin se sot Shqiperia eshte nje nder vendet qe eksporton siguri dhe kontribuon ne forcimin e paqes dhe sigurise ne rajon dhe me gjere. Gjate takimit te djeshem, mes dy diplomateve u diskutua gjithashtu edhe per integrimin e metejshem te komunitetit shqiptar ne shoqerine italiane. Palet vleresuan faktin se tashme komuniteti shqiptar, e ka kaluar fazen e emergjences se nje emigracioni klandestin drejt nje integrimi gjithnje e me te plote ne shoqerine e vendit fqinj.
» Koha Jonė »
Krijoni Kontakt