-
Pirro i Epirit.
Pirro i Epirit
Pirro (296-272 para Krishtit) [...] Pirroja ishte ,ndoshta, Sundimtari me i shquar i Epirit .Ai, si pasardhes i larget i Akilit, ishte biri i Akidit. Kusheriri i Aleksandrit te Molosise, qe sundoi Moloset e Janines. Fatkeqesisht Akidi u ngaterrua ne grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhoje, ne fillim humbi mbreterine e pastaj edhe jeten ne vitin 313 para Kr. i biri tij, Pirroja ne ate kohe vetem 6 vjec, u shpetua nga Glauku, Princi i fisit Ilir te Taulanteve. Ne moshe te re ai hipi ne fron per nje kohe te shkurter, por u rrezua prej tij dhe filloi karrieren ushtarake me Antigonin e Maqedonise, Komandantin veteran qe kishte sherbyer me Aleksandrin e Madh.
Ne njeren nga betejat ai u kap rob dhe u dergua si peng ne Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha per grua te bijen dhe ne vitin 296 para Kr.e vuri perseri ne fronin e mbreterise se tij. Pirro gezonte nam per fisnikerine dhe trimerine e tij ne beteje. Epirotet e quainin Shqiponje. Sipas nje tradite Shqipetare pretendohet se emri Shqipetare (Bij te Shqipes) e ka origjinen nga thenie e Pirros. Kur dikush levdonte zhdervjelltesine e levizjes se trupave te tij, ai i pergjigjet me krenari se nje gje te tille ishte normale, pasi ushtaret e tij Ishin Bijte e Shqipes, keshtu qe livjet e tyre. Natyrisht u shembellenin fluturimeve te madherishme te mbretit te shpendeve. Sipas nje versioni tjeter, disi te ndryshem, kur trupat e tij thurnin levdata sulmeve te tij te guxishme e te shpejta dhe e quanin Shqiponje ai iu pergjigjej se ata ishin Flatrat e tij , qe benin te mundur fluturimin e shpejte te shqiponjes . Thuhet se kjo coi ne adoptimin e ketij emri , te cilin Populli shqiptar e perdor edhe sot e kesaj dite. Pra jo ALBANE por Shqipetare ose Bij te Shqipes.
Pikerisht ne kete kohe kolonite te Korfuzit e te ishujve te tjere ne Detin Jon nisen ta therrisnin fqinjin e tyre ne kontinent Epir (Toke ne kontinent),per te dalluar ate nga banesa e tyre ishullore. Gradualisht historianet greke e nxoren jashte perdorimi termin Molosia dhe zune te perdornin emertime te tilla si Mbreteria e Epirit ose Pirro i Epirit. Sidoqofte, ky ndryshim emri nuk ndikoi ne karakterin Pellazg apo Shqipetar te asaj krahine. Epiri u shtri ne jug deri ne gjirin e Ambrakise (Artes). Ne fakt, Gjeografi grek Straboni, shkruante se per arkananiasit, qe jane grek.kurse ne te majten ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qe jane Epirote. Pra , Straboni bente dallimin midis epiroteve dhe grekeve. Ambrakia dikur kishte qen nje qytete i lulezuar, mirepo tani ishte rrenuar. Pirroja e zbukuroi ate me shume se cdo njeri tjeter dhe e beri rezidencen e tij Mbreterore. Pirroja njihej nga te gjithe si nje princ i madh dhe i mire. Ai zgjeroi territorin e vet duke ishullin e Korfuzit dhe krahinat te Maqedonise. Ne ate atmosfere ku mbizoteronte Lufta e vazhdueshme per pushtet midis Princave krahinore dhe me ata kufij shume te luhatshem, qe percaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshem dhe i perjetshem, thuhet se gjate nje beteje me faresisin e vet Maqedon, ushtareve maqedonas u beri aq shume pershtypje shembellimi i Pirros me Aleksandrin e Madhe ,saqe braktisen Mbretin e tyre dhe u bashkuan me te. Dhe vertet, kur maqedonet e rrezuan nga froni mbretin e tyre pazot. Demetrin, ata e ftuan Pirron qe te sundonte edhe mbi Maqedonine. Mirepo, brenda shtate muajve ai e kuptoi se maqedont krenare do te preferonin me mire qe sundimtar Maqedonas me te keq maqedonas, sesa nje te mire jomaqedonas. Prandaj hoqi dore vullnetarisht nga froni ne Vitin 287 para Kr.Pirroja enderronte te ngrinte nje perandori ne perendim, te ngjashme me ate te propozuar 40 vjet me pare nga kusheriri i atit te tij, Aleksander Molosi. Roma, qe tradicionalisht konsiderohet e themeluar ne vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shtet me i fuqishem ne Itali dhe, me pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme ne nje konfederate nen udheheqjen Romak. Si rrjedhoje, ajo ishte bere gati nje republike e bashkuar. Mjaft e fuqishme. Pushtimi i galeve apo i kelteve vershoi nga Veriu rreth Vitit 400 para Kr..,duke e shkaterruar Romen pjeserisht me ane te nje zjarri ne vitin 390 para Kr..dhe duke dominar nje pjese te madhe te Italise per njefare kohe. Luftrat samnite te viteve 326-312 para Kr..dhe 299-291 para Kr..sapo kishin perfunduar kur Pirroja nisi te hidhte nje sy nga Perendimi i frymezuar ndoshta nga ura portative qe kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet me pare, Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qe konceptoi nje ure te ngjashme permes Adriatikut ne piken e tij me te ngushte, ne ngushtincen e Otrantos.Rasti i volitshem erdhi ne vitin 282 para Kr.Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) ne jug te Italise, nje koloni Spartane, e kishte hale ne sy floten Romake ne portin e vet (gje qe binte ne kundershtim me marreveshjen) dhe i kerkoi ndihme Pirros .Pa pritur qe te zgjidhte problemet inxhinjerike te ures, ai shfrytezoi medoten konvencionale, duke kaluar me anije permes Adriatikut.25.000 trupa. Pervec 3000 kalores, ai mori dhe 19 elefante lufte, kafshe gjigande te cilat italianet i shihnin per here te pare. Kur pane ushtrine romake qe afrohej Tarentit ia dhane Pirros komanden supreme te forcave antiromake, duke preferuar qe me mire ti nenshtroheshin Pirros pellazg, sesa Romakeve Barbare. Ne fillim, Pirro i shkroi konsullit Romak, Valer Levinit,duke i kerkuar qe te vepronte si arbiter midis Romes dhe Tarentit. Mirepo konsulli ia preu shkurt.duke i thene qe te shihte punet e veta e te kthehej ne Epir. Kur prapavija romake kapi nje spiun Epirot, Levini i tregoje atij legjionit gjate nje loje stervitore dhe pastaj e leshoi qe ti thoshte Pirros se, nese e brente kureshtja per ushtaret dhe taktikat romake, duhej te shkonte e ti shihte me syte e vet. Ne betejen qe u zhvillua me pas ne Heraklea, afer Tarentit(280 para Kr.)Pirroja u ndesh me nje ushtri Romake dy here me te madhe se ushtria e tij dhe doli Fitimtar. Mirepo, ai humbi aq shume oficere dhe ushtare, saqe thirri:Edhe nje beteje tjeter si kjo dhe me duhet te kthehem vetem ne EpirePrej ketej lindi edhe shprehja Fitore si e Pirros. Ky ishte kontakti i pare ushtarak i Romes me Boten Greke ne lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar per paqen dhe Lirine e bashkesive greke ne Itali. Pirro dergoi ne Rome ministrin e tij me te zote ne artin e oratorise, Linean, kujtesa fenomenale e ketij te durguari e habiti Plinin, pasi ai Kishte fiksuar emrat e senatoreve dhe te kaloresve romake vetem nje dite mberritje ne Rome. Por Roma nuk pranoi te hynte ne bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria dhe milicia. Ne pamundesi qe ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qe te kalonte dimrin ne Jug. Gjate rruges, leshoi roberit romake te veshur e te mbathur dhe me para, duke u thene qe te ndermjetesonin per paqen ne emer te tij. Nderkohe, Kartagjena pranoi ti vinte ne ndihme Romes me nje aleance ushtarake, duke shpresuar qe te zgjeronte zoterimet e saj ne Sicili. Kjo e alarmoi shume kolonine greke te Sirakuzes, e cila iu lut Pirros per ndihme ushtarake kunder Kartagjenes. Pirroja nuk priti qe ti thonin 2 here. Ai u hodh ne Sicili ne Vitin 278 para Kr..dhe me stragjedine e tij te shkelqyer arriti tua rimerrte Kartagjenasve pjesen me te madhe te ishullit. Fatkeqsisht ai u perpoq te sundonte mbi keta greke liridashes po aq arbiterisht sa edhe Ptolemi mbi Egjiptin, prandaj greket nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhen poshte oferten e tij qe te behej mbreti i tyre:disa prej tyre preferonin me mire Kartagjenen sesa regjimin ushtarak. Dionisi i Halikarnasit,qe duhe te jete ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romake ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll ne menyre arrogante e tiranike, ashtu si shtypersit e tyre italiane, duke konfiskuar pasurite dhe duke shperndare ofiqe te larta per miqte e kapitenet e tij. Ai internoi, e madje ekzekutoi njerez te shquar me akuza te sajuara, fyu ndjenjat e Popullates duke plackitur thesaret e paruajtura ne tempujt e tyre. Kur u terhoq ne drejtim te Tarentit, ererat e terbuara shkaterruan disa nga anijet e tij, midis te cilave edhe ato qe nbartnin thesarin e popullit. Megjithate avantazhet e shumta qe kishte, Pirroja e humbi betejen tjeterper shkake te zemerimit te perendeshes. Kjo ishte beteja joperfundimtare e Bevenetos. Pas kesaj, ne vitin 275 para Kr..ai u kthye ne atdhe, duke lene pas nje garnizon ne Tarent, por duke e lene ne Itali ne duart e Romakeve. Jo vetem Epiri, por edhe Greqia dhe gjithe Lindja po beheshin tashme te te vetedijshem per fuqine e re qe po ngirhej ne Perendim. Edhe Ptolemi i Egjiptit po perpiqej te zgjeronte kufijet e tij. I pakenaqur me kontrollin e rrugeve detare ne Egje, ai nxiti kryengritje ne Greqi e Maqedoni. Ne fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehte per te pushtuar Maqedonine nga perendimi, por kjo nuk dha ndonje rezultat te madhe. Nderkohe, ILIRINE nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku,e kishte strehuar qe te vogel dhe e kishte ndimuar te hipte ne fronin e MOLOSISE qe ne moshen 12 vjecare. Keshtu,ai i drejtoi armet kunder Greqise. Depertoi ne lindje deri ne Argosine Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet nuk donin te pranonin brenda mureve te qytetit. Pikerisht aty ,ne Argosin pellazg,ne vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte fund. Ashtu si heroi i tij Aleksandri i Madhe, qe e kishte mbyllur karrieren e tij te shkelqyer ne menyre aq te lavdishme me turp ne muret e Argosit.kur nje grua e zemeruar do ti hidhte nje tjegull nga catia e do ta linte te vdekur ne vend! Ne vepren e tij Historia Natyrore, Plini shkroi per nje dukuri shume te pazakonte qe ndodhi ne Rome.Dite qe Vdiq Pirroja,kokat e prera te kafsheve te flijuara rrokullisen ne toke,duke lepire gjakun e tyre.shenje kjo jashtzakonishte e mbare Nje bust, te cilin studiuesit e identifikojne si me ate te Pirros, u gjet ne Herkulan,ne rreze te malit te Vezuvit, dhe ruhet ne Muzeun Arkeologjik Kombetar te Napolit.
Aleksandri (272-?Para Kr.)
Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje te vazhdueshme me MAQEDONINE. Sidoqeofte, eshte domethenes fakti qe asnjera nga keto mbreteri te hershme Shqipetare nuk kerkoi aleance me Greqine per te luftuar kunder tjetres.
Copezimi (?-168 para Kr..) Pas Aleksandrit, Epiri u nda misdis nje numri prinash fisnore, te cilet i qeverisnin krahinat e tyre si mbreteri te vogla. Shume prej tyre moren anen e Perseut te Maqedonise ne luften e tij kundra Romes. Rrjedhimisht, senati i zemeruar Romak e urdheroi gjeneralin e sapoemeruar, Emil Paulin, te autorizonte ushtaret e tij qe, si ndeshkim, te placiksnin qytetet e Epirit. Pas betejes se Pidnes trupat Romake shkaterruan 70 qytete Epirote,pjesa me e madhe e te cileve i perkiste fisit te molosve,dhe kishin si skllever 150.000 banore. Shumica e tyre u transportuan ne Itali. Nje shekull me vone Straboni shkruante se, ndonese zonat fshatare ishin te ashpera e plot me male, I Gjithe Epiri dhe Iliria dikur ishin teresisht te populluara. Tani pjesa me e madhe ka mbetur e shkrete, kurse zonat e banuara jane katandisur ne fshatra ose ne rrenpja. Madje edheOrakulli i Dodones ka mbetur pothuajse i braktisur fare. Deshmi te heshtura te hakmarrjes te eger te Romes mbi Epirin u gjeten 2000 vjet me vone, kur germimet ne Antigonea te Gjirokastres nxoren ne drite nje shtrese goxha e trashe prej hiri, te mbetur nga zjarri qe rrenoi plotesisht kete qytet dhe 69 te tjere si ai
-
-
Pirro i Epirit, madhėshtia shqiptare e antikitetit
Historia e mbretit mė tė famshėm ilir. Lidhja e gjakut me Akilin dhe pėrplasjet me qytet-shtetet greke.
Erjon Fisniku
Tė gjithė e dinė atė shprehjen e famshme si fitorja e Pirros. Nė fakt kėtė e dinė jo vetėm shqiptarėt e grekėt, por e gjithė bota e sidomos ata tė cilėt kanė sadopak njohuri nga historia antike e arkeologjia. E pra kjo shprehje qė bėn fjalė pėr ato lloj fitoresh, tė cilat arrihen me shumė mund e humbje njerėzore, i referohet shprehjes sė nxjerrė nga strategu e luftėtari i Madh i lashtėsisė, Pirroja i Epirit. Pavarėsisht se debati mbi origjinėn e tij ėshtė akoma i ndezur edhe sot e kėsaj dite, shumė burime historike, shkrime e botime i japin gjithnjė e mė shumė tė drejtė tezės se ai ėshtė njė paraardhės i shqiptarėve tė sotėm e pasardhės i pellazgėve. Nė kėtė numėr do tė flasim mbi jetėn e veprėn e tij duke u bazuar nė disa botime nė gjuhėn shqipe e atė angleze.
Pirroja ishte ndoshta sundimtari mė i shquar i Epirit. Ai, si pasardhės i largėt i Akilit, ishte biri i Akidit dhe kushėriri i Aleksandrit tė Molosisė, qė sundoi Molosėt e Janinės. Fatkeqėsisht Akidi u ngatėrrua nė grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhojė, nė fillim humbi mbretėrinė e pastaj edhe jetėn nė vitin 313 para Kr. I biri tij, Pirroja nė atė kohė vetėm 6 vjeē, u shpėtua nga Glauku, Princi i fisit Ilir tė Taulantėve. Nė moshė tė re ai hipi nė fron pėr njė kohė tė shkurtėr, por u rrėzua prej tij dhe filloi karrierėn ushtarake me Antigonin e Maqedonisė, komandantin veteran qė kishte shėrbyer me Aleksandrin e Madh. Nė njėrėn nga betejat ai u kap rob dhe u dėrgua si peng nė Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemit, i cili i dha pėr grua tė bijėn dhe nė vitin 296 para Kr. e vuri pėrsėri nė fronin e mbretėrisė sė tij. Pirro gėzonte nam pėr fisnikėrinė dhe trimėrinė e tij nė beteja. Epirotėt e quanin "Shqiponjė". Sipas njė tradite shqiptare pretendohet se emri "Shqiptar" (Bij tė Shqipes) e ka origjinėn nga njė thėnie e Pirros. Kur dikush lėvdonte zhdėrvjelltėsinė e lėvizjes sė trupave tė tij, ai i pėrgjigjej me krenari se njė gjė e tillė ishte normale, pasi ushtarėt e tij ishin "Bijtė e Shqipes", kėshtu qė lėvizjet e tyre, natyrisht u shėmbėllenin fluturimeve tė madhėrishme tė mbretit tė shpendėve. Sipas njė versioni tjetėr, disi tė ndryshėm, kur trupat e tij i thurnin lėvdata sulmeve tė tij tė guxishme e tė shpejta dhe e quanin "Shqiponjė" ai iu pėrgjigjej se ata ishin flatrat e tij, qė bėnin tė mundur fluturimin e shpejtė tė shqiponjės. Thuhet se kjo ēoi nė adoptimin e kėtij emri, tė cilin populli shqiptar e pėrdor edhe sot e kėsaj dite. Pra jo "Albanė" por "Shqiptarė" ose "Bij tė Shqipes". Pikėrisht nė kėtė kohė kolonitė e Korfuzit e tė ishujve tė tjere nė Detin Jon nisėn ta thėrrisnin fqinjin e tyre nė kontinent "Epir" (Tokė nė kontinent),pėr ta dalluar atė nga vendbanimi i tyre ishullor.
Molosia shndėrrohet nė Epir
Gradualisht historianėt greke e nxorrėn jashtė pėrdorimit termin "Molosia" dhe zunė tė pėrdornin emėrtime tė tilla si "Mbretėria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqoftė, ky ndryshim emri nuk ndikoi nė karakterin pellazg apo shqiptar tė asaj krahine. Epiri u shtri nė jug deri nė gjirin e Ambrakisė (Artės). Nė fakt, gjeografi grek Straboni, shkruante se "pėr arkananiasit se janė grekė, kurse nė tė majtėn ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qė janė epirote". Pra, Straboni bėnte dallimin midis epirotėve dhe grekėve. Ambrakia dikur kishte qenė njė qytet i lulėzuar, mirėpo tani ishte rrėnuar. Pirroja "e zbukuroi atė mė shumė se ēdo njeri tjetėr dhe e bėri rezidencėn e tij mbretėrore. Pirroja njihej nga tė gjithė si njė princ i madh dhe i drejtė. Ai zgjeroi territorin e vet duke pėrfshirė nė tė edhe ishullin e Korfuzit dhe krahina e Maqedonisė. Nė atė atmosferė ku mbizotėronte lufta e vazhdueshme pėr pushtet midis princave krahinorė dhe atyre me kufinj shumė tė luhatshėm, qė pėrcaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshėm dhe i pėrjetshėm, thuhet se gjatė njė beteje me farefisin e vet maqedon, ushtarėve maqedonas u bėri aq shumė pėrshtypje shembėllimi i Pirros me Aleksandrin e Madh, saqė braktisėn mbretin e tyre dhe u bashkuan me tė. Dhe vėrtetė, kur maqedonėt e rrėzuan nga froni mbretin e tyre tė pazot, Demetrin, ata e ftuan Pirron qė tė sundonte edhe mbi Maqedoninė. Mirėpo, brenda shtatė muajve ai e kuptoi se maqedonėt krenarė do tė preferonin mė mirė qė sundimtar i Maqedonisė tė bėhej mė i keqi prej maqedonasve, sesa njė nga mė tė mirėt jomaqedonas. Prandaj hoqi dorė vullnetarisht nga froni nė vitin 287 para Kr. Pirroja ėndėrronte tė ngrinte njė perandori nė perėndim, tė ngjashme me atė tė propozuar 40 vjet mė parė nga kushėriri i atit tė tij, Aleksandėr Molosi.
Roma, perandoria e re nė perėndim
Roma, qė tradicionalisht konsiderohet e themeluar nė vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shteti mė i fuqishėm nė gadishullin italik dhe, mė pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme nė njė konfederatė nėn udhėheqjen romake. Si rrjedhojė, ajo ishte bėrė gati njė republikė e bashkuar, mjaft e fuqishme. Pushtimi i galėve apo i keltėve vėrshoi nga Veriu rreth vitit 400 para Kr., duke e shkatėrruar Romėn pjesėrisht me anė tė njė zjarri nė vitin 390 para Kr. dhe duke dominuar njė pjesė tė madhe tė Italisė pėr njėfarė kohe. Luftrat samnite tė viteve 326-312 para Kr. dhe 299-291 para Kr. sapo kishin pėrfunduar kur Pirroja nisi tė hidhte njė sy nga Perėndimi, i frymėzuar ndoshta nga ura portative qė kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet mė parė.
Beteja nė Taranto
Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qė konceptoi njė urė tė ngjashme pėrmes Adriatikut nė pikėn e tij mė tė ngushtė, nė ngushticėn e Otrantos. Rasti i volitshėm erdhi nė vitin 282 para Kr. Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) nė jug tė Italisė, njė koloni spartane, e kishte halė nė sy flotėn romake nė portin e vet (gjė qė binte nė kundėrshtim me marrėveshjen) dhe i kėrkoi ndihmė Pirros. Pa pritur qė tė zgjidhte problemet inxhinjerike tė urės, ai shfrytėzoi medotėn konvencionale, duke kaluar me anije pėrmes Adriatikut 25.000 trupa. Pėrveē 3000 kalorėsve, ai mori dhe 19 elefantė lufte, kafshė gjigande tė cilat italianėt i shihnin pėr herė tė parė nė atė kohė. Kur panė ushtrinė romake qė i afrohej Tarentit, banorėt e tij, pra tė kolonisė spartane, ia dhanė Pirros komandėn supreme tė forcave antiromake, duke preferuar qė mė mirė t"i nėnshtroheshin Pirros pellazg, sesa romakeve barbarė. Nė fillim, Pirro i shkroi konsullit romak, Valer Levinit, duke i kėrkuar qė tė vepronte si arbitėr midis Romės dhe Tarentit. Mirėpo konsulli ia preu shkurt, duke i thėnė tė shihte punėt e veta e tė kthehej nė Epir. Kur prapavija romake kapi njė spiun epirot, Levini i tregoi atij legjionet gjatė njė loje stėrvitore dhe pastaj e lėshoi qė ti thoshte Pirros se, nėse e brente kureshtja pėr ushtarėt dhe taktikat romake, duhej tė shkonte e ti shihte me sytė e vet. Nė betejėn qė u zhvillua mė pas nė Heraklea, afėr Tarentit(280 para Kr.)Pirroja u ndesh me njė ushtri romake dy herė mė tė madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar.
Fitore si e Pirros
Mirėpo, ai humbi aq shumė oficerė dhe ushtarė, saqė thirri: "Edhe njė betejė tjetėr si kjo dhe mė duhet tė kthehem vetėm nė Epir". Prej kėtej lindi edhe shprehja "Fitore si e Pirros. Ky ishte kontakti i parė ushtarak i Romės me botėn helenike nė lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar pėr paqen dhe lirinė e bashkėsive greke nė Itali, Pirro dėrgoi nė Romė ministrin e tij mė tė zotin nė artin e oratorisė, Linean, kujtesa fenomenale e kėtij tė dėrguari e habiti Plinin, pasi ai "kishte fiksuar emrat e senatorėve dhe tė kalorėsve romakė vetėm me njė ditė qėndrimi nė Romė. Por Roma nuk pranoi tė hynte nė bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria. Nė pamundėsi qė ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qė tė kalonte dimrin nė Jug. Gjatė rrugės, lėshoi robėrit romakė tė veshur e tė mbathur para, duke u thėne qė tė ndėrmjetėsonin pėr paqen nė emėr tė tij. Ndėrkohė, Kartagjena pranoi ti vinte nė ndihme Romės me njė aleancė ushtarake, duke shpresuar qė tė zgjeronte zotėrimet e saj nė Siēili. Kjo e alarmoi shumė koloninė greke tė Sirakuzės, e cila iu lut Pirros pėr ndihme ushtarake kundėr Kartagjenės. Pirroja nuk priti qė ti thonin dy herė. Ai u hodh nė Siēili ne vitin 278 para Kr.. dhe me strategjinė e tij tė shkėlqyer arriti t"ua rimerrte kartagjenasve pjesėn mė tė madhe tė ishullit. Fatkeqėsisht ai u pėrpoq tė sundonte mbi kėta grekė liridashės po aq arbitrarisht sa edhe Ptolemi mbi Egjiptin, prandaj grekėt nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhėn poshtė ofertėn e tij qė tė bėhej mbreti i tyre: disa prej tyre preferonin mė mirė Kartagjenėn sesa regjimin ushtarak.
LETĖRSIA ANTIKE
Dionisi: Perėnditė e Olimpit u zemėruan me Pirron
Dionisi i Halikarnasit, qė duhet tė jetė ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romak ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll nė mėnyrė arrogante e tiranike, ashtu si shtypesit e tyre italiane, duke konfiskuar pasuritė dhe duke shpėrndarė ofiqe tė larta pėr miqtė e kapitenėt e tij. Ai internoi, e madje ekzekutoi njerėz tė shquar me akuza tė sajuara, fyu ndjenjat e popullatės duke plaēkitur thesaret e paruajtura nė tempujt e tyre. Kur u tėrhoq nė drejtim tė Tarentit, erėrat e tėrbuara shkatėrruan disa nga anijet e tij, midis tė cilave edhe ato qė mbartnin thesarin e popullit. Megjithatė avantazhet e shumta qė kishte, Pirroja e humbi betejėn tjetėr "pėr shkak tė zemėrimit tė perėndeshės". Kjo ishte beteja jopėrfundimtare e Bevenetos. Pas kėsaj, nė vitin 275 para Kr..ai u kthye nė atdhe, duke lėnė pas njė garnizon nė Tarent, por duke e lėnė nė Itali nė duart e romakėve. Jo vetėm Epiri, por edhe Greqia dhe gjithė Lindja po bėheshin tashmė tė vetėdijshėm pėr fuqinė e re qė po ngirhej nė Perėndim. Edhe Ptolemi i Egjiptit po pėrpiqej tė zgjeronte kufijtė e tij. I pakėnaqur me kontrollin e rrugėve detare nė Egje, ai nxiti kryengritje nė Greqi e Maqedoni. Nė fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehtė pėr tė pushtuar Maqedoninė nga perėndimi, por kjo nuk dha ndonjė rezultat tė madh. Ndėrkohe, Ilirinė nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku, e kishte strehuar qė tė vogėl dhe e kishte ndimuar tė hipte nė fronin e Molosisė qė nė moshėn 12 vjeēare. Kėshtu, ai i drejtoi armėt kundėr Greqisė. Depėrtoi nė lindje deri nė Argosinė e Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet qė nuk donin ta pranonin brenda mureve tė qytetit. Pikėrisht aty, nė Argosin pellazg, nė vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte fund.
LEGJENDAT
Vdekje ēuditshme pėr njė hero
Ashtu si heroi i tij, Aleksandri i Madh, qė e kishte mbyllur karrierėn e tij tė shkėlqyer nė mėnyrė aq tė dhimbshme, lavdishme edhe Pirroja e mbylli po ashtu nė mėnyrė shumė tragjike e disi tė ēuditshme pėr njė hero aq tė madh, nė muret e Argosit, kur njė grua e zemėruar do ti hidhte njė tjegull nga ēatia e do ta linte tė vdekur nė vend! Nė vepren e tij Historia Natyrore, Plini shkroi pėr njė dukuri shumė tė pazakontė qė ndodhi nė Romė. "Ditėn qė vdiq Pirroja, kokat e prera tė kafshėve tė flijuara rrokulliseshin nė tokė, duke lėpirė gjakun e tyre, shenjė kjo jashtėzakonisht e mbarė". Njė bust, tė cilin studiuesit e identifikojnė si me atė tė Pirros, u gjet nė Herkulan, nė rrėzė tė malit tė Vezuvit, dhe ruhet nė Muzeun Arkeologjik Kombėtar tė Napolit. Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje tė vazhdueshme me Maqedoninė. Sidoqoftė, ėshtė domethėnės fakti qė asnjėra nga kėto mbretėri tė hershme jogreke (shqiptare) nuk kėrkoi aleance me Greqinė pėr tė luftuar kundėr njėra - tjetrės.
KONFLIKTET
Rrėnimi i Epirit pas Pirros
Pas Aleksandrit, Epiri u nda midis njė numri principatash fisnore, tė cilat qeveriseshin nga krerėt e tyre nė krahinat pėrkatėse si mbretėri tė vogla. Shumė prej tyre morėn anėn e Perseut tė Maqedonisė nė luftėn e tij kundra Romės. Rrjedhimisht, senati i zemėruar romak e urdhėroi gjeneralin e sapoemėruar, Emil Paulin, tė autorizonte ushtarėt e tij qė, si ndėshkim, tė plaēkisnin qytetet e Epirit. Pas betejės sė Pidnės trupat romake shkatėrruan 70 qytete Epirote, pjesa mė e madhe e tė cilave i pėrkiste fisit tė molosėve, dhe kishin si skllevėr 150.000 banorė. Shumica e tyre u transportuan nė Itali. Njė shekull mė vonė Straboni shkruante se, ndonėse zonat fshatare ishin tė ashpra e plot me male, "i gjithė Epiri dhe Iliria dikur ishin terėsisht tė populluara. Tani pjesa mė e madhe ka mbetur e shkretė, kurse zonat e banuara janė katandisur nė fshatra ose nė rrenoja. Madje edhe Orakulli i Dodonės ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Dėshmi tė heshtura tė hakmarrjes se egėr tė Romės mbi Epirin u gjetėn 2000 vjet mė vonė, kur gėrmimet nė Antigonea tė Gjirokastrės nxorrėn nė dritė njė shtresė goxha tė trashė prej hiri, tė mbetur nga zjarri qė rrėnoi plotėsisht kėtė qytet dhe 69 tė tjere si ai.
-
-
Plutarku / Jetėt Paralele / Ilirėt dhe Iliria nė autorėt antikė. A.Sh.Sh
Paraardhėsit dhe fėmijėria.
Thonė se i pari qė u bė mbret i thesprotėve dhe i molosėve, pas pėrmbytjes qe Faetoni, i cili ishte njėri prej atyre qė erdhėn nė Epir bashkė me Pellazgun dhe disa thonė se aty nė mes tė molosėve banuan Deukalioni e Pirrua, pasi ndėrtuan tempullin e Dodonės. Me kalimin e kohės pastaj, Neptolemi, birr i Akilit, me njerėzit qė kishte sjell me vete pushtoi vendin dhe la pas tij njė dinasti mbretėrish, qė u quajtėn pirridė sepse ai, kur qe fėmijė qe mbiquajtur Pirro, dhe Pirro quajti njėrin nga djemtė e tij tė ligjshėm, qė e kishte me Lanasėn, tė bijėn e Kleodaut, birit tė Hyllit. Dhe prandaj edhe Akili nė Epir nderohej si hyjni dhe nė gjuhėn e atij vendi u quajt Aspet.
Pas mbretėrve tė parė, ndėr ata tė mesit, tė cilėt ishin gati barbarė dhe tė parėndėsishėm pėr fuqinė dhe ndėrmarrjet e tyre, i pari qė u dallua, pse zbukuroi qytetet sipas zakoneve greke, u dha dituri dhe ligje tė mira, thonė se qe Tarrypa. Biri i Tarrypės ishte Alketa, i Alketės Aryba dhe nga Aryba e Troa lindi Aiakidi. Ky u martua me Ftien, bijėn e Menonit thesal, i cili u bė i pėrmendur pėr luftėn e Lamisė, nė tė cilėn u bė njeriu mė nė zė pas Leostenit[3]. Nga Ftia Aiakidi pati Diedamenė, Troen dhe Pirron.
Kur molosėt ngritėn krye, dėbuan Aiakidin dhe thirrėn nė fuqi tė bijtė e Neoptolemit; miqtė e aiakidėve i zunė dhe i vranė, por Androklidi dhe Angeli, me disa tė tjerė, mundėn ta fshehin Pirron e vogėl, qė e kėrkonin armiqė dhe tė ikin...
Pasi shpėtuan kėshtu nga ndjekėsit, arritėn nė Iliri tek mbreti Glaukia dhe, si e gjetėn nė shtėpi sė bashku me tė shoqen, e vendosėn fėmijėn pėrdhe nė mes tė tyre. Mbreti atėherė ra nė mendim sepse kishte frikė nga Kasandri, qė ishte armik i Aiakidit dhe pėr njė kohė tė gjatė po mendohej nė heshtje. Nė kėtė kohė Pirrua vetvetiu u afrua kėmbadorar gjer tek mbreti dhe i kapi me dorė rrobėn dhe u ngrit nė kėmbė, duke u mbajtur nė gjunjėt e tij, e bėri tė qeshė njė herė, po pastaj i shkaktoi dhimbje, duke qėndruar si njė lutės qė derdh lot. Disa thonė se ai nuk i ra ndėr kėmbė Glaukisė, por duke zėnė me dorė altarin e perėndive qėndroi pranė tij dhe e pushtoi dhe kjo iu duk Glaukisė se ishte diēka hynore. Prandaj ia dorėzoi Pirron menjėherė tė shoqes me urdhėr qė ta rriste sė bashku me bijtė e tjerė dhe, pak mė vonė, megjithėse fėmija u kėrkua nga armiqtė e tij e megjithėse Kasandri i premtoi dyqind talente, mbreti nuk ia dorėzoi; por kur arriti nė moshėn dymbėdhjetė vjeē, pasi e dėrgoi me njė ushtri tė madhe nė Epir, e vendosi aty nė fron...
-
-
Pėrgatitja fizike dhe ngjitja nė pushtet
Kur ishte afėrsisht shtatėmbėdhjetė vjeē dhe kujtonte se kishte siguruar fronin, iu desh tė bėnte njė udhėtim mbasi, njėri nga djemtė e Glaukisė, me tė cilin ishte rritur sė bashku, do tė martohej. Atėherė molosėt u ngritėn[1] pėr tė dytėn herė, dėbuan miqtė e tij, i rrėmbyen pasurinė dhe thirrėn nė fron Neoptolemin. Duke humbur kėshtu mbretėrinė dhe i braktisur nga tė gjithė, Pirrua shkoi pranė Demetrit, tė birit tė Antigonit[2], qė ishte martuar me tė motrėn e tij Deidamenė...
Duke marrė pjesė nė betejėn e madhe tė Ipsos[3], nė tė cilėn luftuan tė gjithė mbretėrit[4], Pirrua qė ishte akoma i ri luftoi sėbashku me ushtarėt e Demetrit, i vuri pėrpara ata qė ishin drejtuar kundėr tij dhe u bė i shquar midis luftėtarėve. Nuk e braktisi Demetrin as edhe kur u mund; pėrkundrazi i bėri qė ti mbeten besnike qytetet e Helladės dhe kur ai [Demetri] lidhi marrėveshje me Ptolemeun, Pirrua shkoi nė Egjipt si peng. Kėtu i dha Ptolemeut prova tė mėdha tė forcės dhe guximit tė tij nė gjueti dhe nė ushtrimet gjimnastikore dhe si e pa qė Berenika kishte fuqi tė madhe dhe, nga vyrtyti e urtėsia, ua kalonte grave tė tjera tė Ptolemeut, iu tregua shumė i respektueshėm. Meqėnėse ishte i shkathėt pėr tė bėrė pėr vete mė tė fortėt, ashtu sikurse urrente frikacakėt dhe ishte mbi tė gjitha i sjellshėm e i urtė nė jetė, u zgjodh midis princave tė tjerė tė rinj pėr tu martuar me Antigonėn, njėrėn prej vajzave tė Berenikės, qė e kishte me Filipin, para se tė martohej me Ptolemeun.
Kjo martesė e rriti mė tepėr emrin e Pirros; duke patur edhe ndihmėn e gruas sė tij tė menēur, Antigonės, ia arriti tė mbledhė tė hodha dhe ushtri dhe u nis pėr nė Epir, pėr tu vendosur nė fron. Kėtu u prit me gėzim nga njė shumicė e madhe populli, qė e urrenin Neoptolemin, i cili sundonte nė mėnyrė mizore dhe tė egėr. Megjithatė, nga frika se mos Neoptolemi kėrkonte ndihmėn e ndonjė mbreti tjetėr, i propozoi paqe dhe miqėsi, duke e bėrė shok nė pushtet. Por me kalimin e kohės disa njerėz, qė dėshironin tė gjallnin ndėrmjet tyre dyshime, zunė tė intrigonin fsheurazi, duke i nxitur njėrin kundėr tjetrit.
Sidoqoftė shkaku qė e shtyu Pirron tė vepronte, thuhet se ishte ky: Mbretėrit, pasi i bėnin fli Zotit tė luftės nė Pasaron tė Molosisė, e kishin zakon tė betoheshin para epirotėve se do tė sundonin sipas ligjeve, kurse epirotėt u betoheshin atyre se do tė mbronin mbretėrinė sipas ligjeve. Kjo ceremoni zhvillohej nė praninė e tė dy mbretėrve, tė rrethuar nga miqtė e tyre, qė shkėmbenin me kėtė rast shumė peshqeshe. Me kėtė rast Geloni, besnik i Neoptolemit, pasi pėrshėndeti nė mėnyrė miqėsore Pirron, i bėri peshqeshe dy pendė qe.
Myrtili, njėri nga shėrbėtorėt e Pirros, ia kėrkoi: por meqėnėse ai ia dha njė tjetri, nė vend tė tij, Geloni kujtoi se Myrtili ishte fyer. E thirri prandaj pėr darkė dhe nė mes tė verės, siē thonin disa, pasi kishte pėrfituar prej tij, qė ishte nė lule tė rinisė, e pruri fjalėn atje ku duhej, duke e ftuar tė hidhej nga ana e Neoptolemit dhe tė helmonte Pirron. Myrtili e pranoi propozimin, duke u hequr se u bind dhe i pėlqente kjo punė, kurse nga ana tjetėr i njoftoi Pirros...
Kur mori vesh kėtė Pirrua, aty pėr aty e mbajti veten, por mė vonė, duke u siguruar se epirotėt mė tė fuqishėm i kishte nga ana e tij dhe e shtynin qė ta zhdukte Neoptolemin e tė mos kėnaqej me njė pjesė tė vogėl tė pushtetit, por tė vlerėsonte virtytet e tija tė larta pėr tė kryer vepra tė mėdha, dhe pėrveē kėsaj i shtyrė nga dyshimi se Neoptolemi mund ta vriste mė parė, nė ditėn e flijimit e thirri pėr drekė dhe vrau.
___________________
1. Nė vitin 302 p.e.s.
2. Demetri i mbiquajturi Poliorket (307-283)
3. Qytet i Frygisė. Beteja u zhvillua nė vitin 301 p.e.s prej Kasandrit, Seleukut, Lysimahut, Ptolemeut tė bashkuar kundėr Antigonit I dhe Demetrit, tė birit tė tij.
4. Komandantėt e Aleksandrit tė Madh, tė cilėt pas vdekjes sė tij kishin ndarė perandorinė.
-
-
Dėshira pėr pushtime, beteja dhe fama.
Nė kujtim gjithmonė tė Berenikės dhe tė Ptolemeut, kur i lindi njė fėmijė nga Antigona e quajti Ptoleme dhe kur themeloi njė qytet nė gadishullin e Epirit e quajti Berenika.
Pas kėsaj, duke menduar pėr ndėrrmarje tė shumta e tė mėdha dhe duke shpresuar tė pushtonte tė gjitha tokat fqinje, gjeti mėnyrėn se si tė pėrzihet nė punėt e Maqedonisė me kėtė shkak: djali i madh i Kasandrit, Antipari, kishte vrarė tė ėmėn, Thesalonikėn dhe dėbuar tė vėllanė Aleksandrin. Ky dėrgoi njerėz tek Demetri, pėr tiu lutur qė ta ndihmonte dhe ftoi Pirron.
Meqėnėse Demetri po vononte i zėnė me punė tė tjera, Pirrua duke u nisur pėr ndihmė i kėrkoi si shpėrblim pėr aleancėn Stymfenė dhe Prauenė qė ishin pjesė tė Maqedonisė, kurse nga popujt e pushtuar Ambrakinė, Akarnaninė dhe Amfilohinė. Djaloshi ia dha dhe ky, pasi i zuri dhe vendosi nė to garnizone, po i shkėpuste Antipatrit pjesėn tjetėr tė Maqedonisė pėr tia dhėnė aleatit tė tij. Mbreti Lysimah[1] ishte gjithashtu i zėnė me punė, por duke dashur ti vinte nė ndihmė Antipatrit dhe duke ditur se Pirros nuk i shkonte kurrė ndėrmend tė tregohej mosmirėnjohės ndaj Ptolemeut dhe nuk ia prishte atij pėr asgjė, i dėrgoi njė letėr tė rreme nė tė cilėn i thoshte se Ptolemeu e ftonte tė hiqte dorė nga kjo ndėrmarrje dhe tė pranonte nga Antipatri treqind talente.
Pirrua si e hapi letrėn e kuptoi menjėherė dinakėrinė e Lysimahut: pėrshėndetja me tė cilėn fillonte letra nuk ishte ajo e zakonshmja: Babai i dėrgon pėrshėndetje tė birit, por Mbreti Ptoleme pėrshėndet mbretin Pirro. Megjithėse u zemėrua me Lysimahun, prapėseprapė ishte i prirur tė bėnte paqe dhe u takua pėt tė bėrė betimin dhe pėr ta pėrforcuar atė me flijime. Por kur u takuan pėr tė bėrė fli njė dem, njė cjap dhe njė dash, ky i fundit ra pėrdhe i ngordhur, pa e prekur fare, dhe ndėrsa tė tjerėt filluan tė qeshnin nga kjo ndodhi, prifti Teodor e kėshilloi Pirron tė mos betohet, duke thėnė se hyjnitė paralajmėronin me kėtė vdekjen e njėrit prej tre mbretėrve. Kėshtu pra, Pirrua nuk bėri paqe.
Megjithėse interesat e Aleksandrit ishin rregulluar disi, prapseprapė Demetri erdhi; dhe u duk e qartė menjėherė se ai vinte nė ndihmė tė njė njeriu, qė nuk kishte mė nevojė pėr tė dhe qė pėrkndrazi kishte frikė. Nė fakt pasi qėndruan sė bashku pak ditė me njė mosbesim, filluan ti ngrehin kurthe njėri-tjetrit, por Demetri, duke zgjedhur kohėn mė tė pėrshtatshme, ia kaloi kundėrshtarit, vrau djaloshin dhe shpalli veten mbret tė Maqedonisė.
Ai edhe mė pėrpara kishte urrejtje dhe donte tė hakmerrej me Pirron, mbasi ky i fundit kishte bėrė shumė inkursione nė Thesali; pėrveē kėsaj lakmia, sėmundje qė e kanė mbretėrit, prej natyre e bėnė qė kėta tė dy fqinjė tė mos mundnin tė jetonin nė besim e pa u ndrojtur njėri me tjetrit dhe sidomos pas vdekjes sė Deidamesė. Tani qė kishin pushtuar qė tė dy njė pjesė tė Maqedonisė dhe interesat e tyre takoheshin, rivaliteti i tyre kishte shkaqe mė tė rėndėsishme. Prandaj Demetri, pasi kishte bėrė njė ekspeditė fitimtare kundėr etolėve, la kėtu Pantauhun me njė ushtri tė madhe dhe vetė u nis kundėr Pirros, i cili nga ana e tij, si mori vesh, u nis kundėr tė parit. Po pėr shkak tė njė gabimi nė zgjedhjen e rrugės, nuk u takuan dhe Demetri pasi hyri nė Epir, filloi ta plaēkisė.
Pirrua iu va prapa Pantauhut dhe e detyroi tė pranojė betejė. Si u pėrleshėn ushtarėt, lufta u zgjerua dhe u bė e tėmerrshme sidomos midis komandantėve. Pantauhu, i cili pėr trimėri, shkathtėsi dhe forcė fizike ishte padyshim komandanti mė i mirė i mbretit, duke e ndjerė veten tė fortė dhe tė guximshėm e ngacmonte Pirron, duke e thirrur nė dyluftim; dhe Pirrua, tė cilit nuk ia kalonte asnjė nga mbretėrit pėr forcė e guxim dhe qė donte ta bėnte familjare famėn e Akilit, mė tepėr pėr trimėri se sa pėr farefisni, shkonte drejt Pantahut nė radhėt e para tė ushtrisė.
Nė fillim luftuan me heshta pastaj, si u pėrleshėn, pėrdorėn shpatat me mjeshtėri dhe forcė. Pirrua mori njė plagė, por i shkaktoi armikut dy, njė nė kofshė dhe tjetrėn nė qafė dhe e rrėzoi atė poshtė, por nuk mundi ta vrasė se miqtė e tij ia hoqėn nga duart. Epirotėt, krenarė pėr fitoren e mbretit tė tyre dhe me admirim tė madh pėr trimėrinė e tij, u sulėn kundėr kėmbėsorisė maqedonase, e thyen, dhe duke i ndjekur ata qė po iknin vranė shumė prej tyre dhe zunė tė gjallė pesėmijė vetė.
____________
1. Sundues i Thrakisė dhe i njė pjese tė Azisė sė Vogėl deri nė Frygi.
-
-
I pari midis mė tė mirėve
Kjo betejė nuk u shkaktoi maqedonasve aq inat pėr humbjen qė pėsuan dhe as aq shumė urrejtje pėr Pirron, sa ishte pėrkundrazi e madhe fama dhe admirimi qė fitoi Pirrua pėr trimėritė dhe lėvdatat e gjithė atyre qė kishin pare gjestin e tij dhe kishin marrė pjesė nė betejė. Nė fakt pamjen, shpejtėsinė dhe shkathtėsinė e tij e gjykonin tė ngjashme me atė tė Aleksandrit dhe u dukej sikur shikonin tek ai pothuajse hijen dhe njė pėrsėritje tė gjallė tė sjelljes dhe fuqisė sė tij nė luftė dhe, ndėrsa mbretėrit e tjerė kėrkonin ta ngjasonin nė veshjen e purpurtė, nė garden personale dhe nė qafėn e mėnjanuar, vetėm Pirrua i afrohej nė luftė dhe nė trimėrinė personale.
Pėr aftėsinė e tij tė madhe nė rreshtimin e ushtrisė dhe dijet strategjike mund tė shėrbejė si prove shkrimet qė ai ka lėnė mbi kėtė ēėshtje. Thuhet se kur u pyet njėherė Antigoni se kush ishte komandanti mė i mire u pėrgjigj: Pirrua, po tia arrijė tė plaket, duke dalluar kėshtu vetėm kėtė, midis gjithė bashkėkohėsve. Hanibali, sikurse mund tė lexohet edhe nė jetėn e Scipionit, tė parin midis gjithė komandantėve pėr pėrvojė dhe shkathtėsi quajti Pirron, tė dytin Scipionin dhe tė tretin veten. Duket tamam sikur Pirrua i ishte kushtuar plotėsisht dhe thellohej gjithmonė nė kėtė dije, tė cilėn e quante me tė denjėn pėr mbretėrit dhe nuk kujdesej aspak pėr gjėra tė tjera. Thuhet se kur e pyetėn nė njė gosti se cili prej tė dyve, qė i binin fyellit, Pitoni apo Kafisa, i dukej mė i mire, u pėrgjegj: Komandanti Polyperh[1], duke pohuar me kėtė se pėr mbretin ėshtė mė mire tė kujdeset dhe tė njohi vetėm kėto gjėra
_________________
1. Njė prej komandantėve mė nė zė tė Maqedonisė
Marrė nga, burimi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt