Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1

    Me decentralizim, serbët kontrollojnë 1/3 e Kosovës



    Nga Express më 17.10.2009 në ora 19:24
    Qindra protestues nga Anamorava i janë bashkuar lëvizjes “Vetëvendosje”, në protestën kundër decentralizimit, duke e vlerësuar këtë proces si shumë të dëmshëm për Gjilanin dhe komunat e Anamoravës.

    Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, tha se përmes decentralizimit mbi baza etnike në tërë Kosovën, ku nuk ka as 10 për qind serbë, strukturat e Serbisë do të kontrollojnë rreth 1/3 e territorit. “Në komunën e Gjilanit nuk ka as 10 për qind serbë, por strukturat e Serbisë në emër të popullsisë serbe do ta marrin një të tretën e territorit të Gjilanit”, tha Kurti, transmeton KosovaLive.

    Ai tha se duke ja marrë Pasjakun dhe Stanishorin, dy paralagje të qytetit të Gjilanit, bëhet copëtimi i territorit të komunës së Gjilanit. Sipas tij, decentralizimi ka filluar të zbatohet në Anamoravë me zgjedhjet lokale të cilat legjitimojnë komunat e reja me shumicë serbe.

    Kurti tha se ky decentralizim që po ndodh këtu, e shkëput vazhdimësinë territoriale të Anamoravës me Luginë e Preshevës. Ai sqaroi se “Vetëvendosja” është kundër decentralizmit dhe strukturave paralele të Serbisë këtu, e jo kundër serbëve lokalë.

    Demonstruesve u është drejtuar edhe Ismajl Kurteshi, zyrtar i PDK-së nga Gjilani. “Me këtë demonstratë ua rikujtojnë përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare se qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës janë kundër decentralizimit, që është i papranueshëm për qytetarët”, tha ai.

    Kurteshi tha se decentralizimi është kundërshtuar edhe përmes institucioneve, kuvendeve komunale të Gjilanit dhe Vitisë, partive politike dhe shoqërisë civile , qysh më 2006, duke i thënë jo decentralizimit, jo ndarjes në baza etnike për çka janë tubuar mbi 30 mijë nënshkrime.

    Edhe përfaqësues të Luginës së Preshevës dhe të disa fshatrave të komunës ë Gjilanit dhe Vitisë, që preken nga decentralizmi kundërshtuan këtë proces duke thekuar se do t’i bojkotojnë zgjedhjet.

    Demonstrata është përcjellë edhe me brohoritje kundër pushtetarëve, kundër decentralizimit dhe kundër këtyre zgjedhjeve lokale, raporton KosovaLive.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Dita e Ditës, ëndërra e Hashim Thacit po realizohet, dita e ditës shikojmë se Serbët po Kontrollojnë më shumë e më shumë Kosovën. Urimet e mia Hashim Thaci, nëse vazhdon kështu, do të realizosh të gjithë ëndërrën, e më pas do të shohim në TV krah në krah me Tadic apo Kushtenicën, por nuk e di në do habitemi !!!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    jo andrra vetem e hashimit po edhe do para hashimit e kan nis kete biznis ..qeshtu psojme na kur na udhheqin njerzit pa shkolle e pa dije...ka faj shume edhe lufti haziri aj shkau i gilanit...e dojshin nifar vakti gilangjit shume kete luten e qaj jau *** nonen token ja fali serbise ....

  4. #4
    Sot ju dhuruen 2.500 hektar toke Maqedonis, me 15 nentor do te realizohet decentralizimi dhe prap do te dhurohet toke 1/3. Me intereson se qysh do te duket Kosova mbas nje viti.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    Sot ju dhuruen 2.500 hektar toke Maqedonis, me 15 nentor do te realizohet decentralizimi dhe prap do te dhurohet toke 1/3. Me intereson se qysh do te duket Kosova mbas nje viti.
    Po pas 3-4 vitesh a do të ekzistojë Kosova ?!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Po pas 3-4 vitesh a do të ekzistojë Kosova ?!
    Pikerisht per kete Kosoves i duhet bashkimi me nje shtet qe eshte 100% sovran dhe qe ka nje ulese ne OKB + NATO, kjo eshte Shqiperia. Pastaj asnje decentralizim, bile bile edhe ndonje dhune nga Serbia nuk mund te na ben asgje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    Pikerisht per kete Kosoves i duhet bashkimi me nje shtet qe eshte 100% sovran dhe qe ka nje ulese ne OKB + NATO, kjo eshte Shqiperia. Pastaj asnje decentralizim, bile bile edhe ndonje dhune nga Serbia nuk mund te na ben asgje.
    Nëse dëshiron këto që thua, duhet ta pushosh, shkatërrosh, asimilosh "Qeverinë Sot" dhe të krijosh një qeveri tjetër me emra të rinjë të cilët janë të ditur, ndërsa këta politikanët e paditur që i kemi sot, të iu sigurojmë një pension, kjo është e vetmja mundësi ... !!!
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga ILMGAP Lexo Postimin
    Nëse dëshiron këto që thua, duhet ta pushosh, shkatërrosh, asimilosh "Qeverinë Sot" dhe të krijosh një qeveri tjetër me emra të rinjë të cilët janë të ditur, ndërsa këta politikanët e paditur që i kemi sot, të iu sigurojmë një pension, kjo është e vetmja mundësi ... !!!
    Kosoves i duhet demokraci ne plotekuptimin e fjales e jo vetem ne gojen e Thacit. Thjesht Kosoves i duhet ne referendum per disa sende. Sepse kur egziston vullneti per nje gje aty do te kete sukses.

    Momentalisht qeveria jone po i zbaton urdherat nga Brukseli (ICO, EULEX...) te cillet jan miratuar dhe hartuar ne Beograd. Pra me dashte Beogradi me pas gjuhen serbe ne Kosove si gjuhen e dyte zyrtare ajo do te behet edhe pike. Shqip qysh t'ju qohet atynve ne Beograd.

    Popullata e Kosoves eshte nen endera te Thacit. Thaci i ka hipnotizu prej 17.02.08 ata, dhe te gjithe gjindemi me nje trans, ender. Por gjdo dite fal Vetevendosjes dhe disa organizatave jo-qeveriare po zgjohemi dhe po e shohim se qka me te vertet ndodhi me 17.02 dhe si do te jet e ardhmja. Per fat te keq shumica e kesaj popullates e ka akoma mentalitetin partiak, sepse keto zgjidhje te ardhshme duhet bojkotuar (gjithashtu duhet me qen zgjidhje parlamentare e jo lokale).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Val9 : 17-10-2009 më 16:02

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    I falum 2500 hektar por fituam ndoshta mardhenje politike me maqedonin.
    Njejt do veprohet edhe me veriun ne emer te stabilizimit te mardhenjeve diplomatike me serbin do ua falim pak teritor serbis dhe u kry muhabeti keshtu po punojn keta politikajt ton.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    I falum 2500 hektar por fituam ndoshta mardhenje politike me maqedonin.
    Njejt do veprohet edhe me veriun ne emer te stabilizimit te mardhenjeve diplomatike me serbin do ua falim pak teritor serbis dhe u kry muhabeti keshtu po punojn keta politikajt ton.
    Po mire per kete mardhenje po Thaci as qe e qeli gojen per te then naj fjale te ashper kunder enciklopedis. Aj vetem don qetsi ne Kosove edhe nuk ja nin a jep toke apo pare.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •