Ndali pak hapat ti udhėtar
Mos harro se varri pėrbri ėshtė i imi…
Miljona vargje fshehen nėn atė varr
Aty dergjet shpirti, malli dhe frymėzimi!
Nuk tė kėrkoj lule, as dhe pėrkėdhelje mbi mermer
Vetėm hidh njė vėshtrim …ashtu fare kot.
Aty dergjet poeti i kėngėve, shpirt zeher
Aty dergjen mijėra kėngė tė lagura me lot.
E more vesht, ti udhėtar pse tė ndala?!
Epitafi im mbi varr do jetė shumė i thjeshtė.
Do ketė vetėm dy vargje, nga shpirti tė dala.
“Njerėz aq shumė ju desha/ Sa nuk mė mjaftoi njė jetė!”
Krijoni Kontakt