Teodor Laco: Ju rrėfej tė vėrtetėn e luftės italo-grek

» Dėrguar mė: 21/10/2009 - 13:56

Fatmira Nikolli

Romani i ri i shkrimtarit tė njohur Teodor Laēo vjen me njė titull provokues: "Mjegull". Ngjarjet dhe personazhet qė pėrjetojnė nė 350 faqet e tij njė kohė luftė, janė njė mori e tėrė. Mesa duket, duke iu shmangur trajtimit mė tė shpeshtė tė prozės sonė tė gjatė nė vitet e fundit, qė merret me fatin e dy-tre figurave, autori ka preferuar tė fokusojė njė pamje mozaikale. Aty do tė gjesh njerėz tė zakonshėm tė njė qyteze tė vogėl, me virtytet e veset e tyre, dashuri qė pėrfundojnė nė lidhje tė lumtura ose tragjike, besimtarė zemėrdhembshur dhe aventurierė, patriotė dhe sahanlėpirės, ushtarė dhe oficerė italianė dhe grekė, dezertorė nga fronti, deri tek figurat eminente tė kėsaj lufte, tė sjella duke gėrshetuar trillimin artistik me kronika tė kohės. Ndoshta ka qenė kjo gjetje mozaikale qė sjell befasi tė shpeshta, e cila tė mban nėn trysninė e kureshtjes. Pas promovimit tė romanit nė sallėn e MTKRS-sė, autori iu pėrgjigj disa pyetjeve qė i drejtuam ne, duke na zbuluar prapaskenat e njė pune tė madhe, si rrodhėn ngjarjet dhe pėrse romani nuk u botuar 30 vite mė parė.
"Mjegull" ėshtė njė roman i vendosur nė sfondin e luftės italo-greke. Pėrse vendosėt tė shkruani pėr kėtė kohė dhe pėrse ky titull?
Ky nuk mund tė quhet njė roman i mirėfillte historik, por koha kur zhvillohet subjekti ėshtė zgjedhur pėr tė ringjallur me mjetet e letėrsisė njė rrethanė tė jashtėzakonshme historike, kur njė popull bėhet pre dhe viktimė e luftės sė tė huajve. Edhe gjatė luftės sė parė botėrore, vendi ynė u bė njė shesh lufte pėr ushtritė e huaja, ēka ėshtė pasqyruar tek "Viti i mbrapshtė" i Kadaresė. Nga kjo gjendje kaotike, kur tė tjerėt, pasi tė kanė pushtuar shtėpinė nisin sherrin midis tyre, mė lindi titulli, qė mund tė quhet metafora e romanit. Ėshtė njė kohė kur askush nuk sheh me qartėsi jo vetėm tė nesėrmen, por edhe tė sotmen. Nė fshatin tim malor, mjegulla ėshtė bashkudhėtare e jetės nė ēdo fund vjeshte. Bie, mbulon pas perdes sė saj gjithēka, pastaj befas fryn njė erė dhe e merr me vete, dhe sėrish shfaqen kodrat, pyjet, shkėmbinjtė, rrugicat, shtėpitė … gjithēka qė ka jetuar me ty dhe qė tė dukej pak mė parė se do tė zhdukej pėrgjithmonė. Kėshtu ndodh edhe me personazhet e mi, prandaj nė atė situatė qė s'mund tė quhet ndryshe veēse dramatike, kam kėrkuar edhe lirizmin e dashurive, edhe humorin qė nuk resht sė qeni bashkė me njeriun, nė ēdo kohė.
Kur iu lindi mendimi pėr ta shkruar kėtė vepėr? Keni thėnė se e keni mbajtur nė projektet tuaja letrare pėr mė shumė se 30 vjet. Pėrse?
Ngacmimi i parė, ende i pakristalizuar se ē'lloj zhanri do tė ishte, ėshtė vėrtet goxha i hershėm. Nė subkoshiencėn time, besoj se jetonte qė nga fėmijėria ajo, ndėrkohė kur fėmija fikson kujtimet e para. Dhe, nga ana emocionale, ato mė vinin me ngulm nga ato ditė e net kur, tė fshehur nė njė bodrum, dėgjonim shpėrthimet e gjyleve, vizgėllimat e shrapnelave, uturimėn dhe bombat e avionėve. Kam qenė rreth katėr vjeē dhe kur binte qetėsia, mua mė vinin tė thosha njė vjershė me ca vargje komike qė ma kishte mėsuar njė plakė e fisit tonė: "Qė kėtu gjer nė Kostur, hėngri dyzet pllavushka me qull!" Pllavushka nė anėt tona quajnė tasat. Mė vonė, kam mėsuar se nė malet rreth Dardhės ėshtė bėrė njė nga betejat mė tė pėrgjakshme tė asaj lufte. Nė vitin '71, nė njė intervistė kam thėnė se romani im i dytė do tė jetė "Sezoni i mjegullės" pėr luftėn italo-greke. Por … intuita dhe njohja e kėrkesave tė censurės mė thoshte se do tė qe e pamundur tė kapėrceja disa pragje pėr tė vėrteta qė nuk duheshin thėnė, pėr mungesėn e heroit pozitiv apo rolin e ideve komuniste, dhe gjepura tė tjera qė do tė mė futnin nė hullitė e skemave. Kjo vetėdije, mund ta quajmė edhe autocensurė po tė doni, me shoqėroi gjithmonė. Ndėrkohė, nė shėnimet e mia shtoheshin detaje, kujtime njerėzish, figura tė reja … Mė vonė u njoha me materiale tė rėndėsishme historike, si libri i kryekomandantit tė trupave greke Aleksandėr Papagos: "Greqia nė luftė", kujtimet e Jakomonit, Konti Cianos… Tani s'mė mbetet veē tė pohoj qė kjo letargji e gjatė prej sė cilės dola, mė ēliroi nga njė brengė, nga njė prej vuajtjeve qė bashkėjetojnė me shkrimtarin deri nė fund, pėr ato qė s'mundi dot t'i thoshte.
Atėherė, le tė qėndrojmė mė parė te faktet historike, pastaj tek fiksioni. Cilat ishin ato tė vėrteta, qė ndonėse tė interpretuara sipas pikėvėshtrimeve tė tyre nga kujtimet e figurave qė ju i pėrmendėt, ju tėrhoqėn pėr tė sjellė qėndrimin apo interpretimin tuaj?
Luftėrat gjithmonė kanė disa shkaqe thelbėsore dhe fillojnė me disa pretekste apo sebepe. Ne Luftėn e Parė Botėrore, "sebepi" ishte vrasja e Arqidukes Franc Ferdinand nė Sarajevė. Nė luftėn italo-greke, "sebepi" ishte vrasja e njė blegtori ēam qė u pagėzua si patriot i madh shqiptar. Nė propagandėn e kohės dhe nė kujtimet e tyre, gjerarkėt e fashizmit i bien fort borieve tė luftės pėr shkak tė irredentizmit tė shqiptarėve. Vatra e nxehtė, sipas tyre, ishte Ēamėria ku popullsia shqiptare pėrndiqej e persekutohej. Por, faktet flasin ndryshe. Musolini kishte urdhėruar qė tė pėrgatitej plani i sulmit mbi Greqinė qė nė verėn e viti '39, fill pas pushtimit tė Shqipėrisė, pra nė njė kohė kur as qė bėhej fjalė pėr njė ēėshtje ēame. Komanda italiane nė Shqipėri, bėri ēmos tė provokonte incidente brenda kufirit grek, nė trevat e Ēamėrisė, por nuk gjeti terren dhe as mbėshtetje, pėrveēse midis ndonjėrit prej krerėve tė partisė fashiste shqiptare. Pėr mė tepėr, edhe batalionet shqiptare qė u mobilizuan pėr tė luftuar pėrkrah italianėve dezertuan qė ditėt e para, duke ua lehtėsuar nė njė farė mėnyre mėsymjen trupave greke ne frontin e Devollit. Mė i njohuri ndėr kėto dezertime ka qenė ai i batalionit qė komandohej nga majori Spiro Moisiu. Dezertorėt shqiptarė i mbyllėn nė kampin e Shijakut, kurse ata qė kėrkuan tė luftojnė pėrkrah grekėve, duke e ditur se e drejta ishte nė anėn e tyre, nuk u pranuan dhe u internuan nė Kretė. Nė zonat e luftės, njerėzit shpirtėrisht ishin me viktimėn, por nuk mund tė bėheshin mish pėr top, aq mė tepėr kur "pushtuesit" e rinj filluan tė sillen si tė vjetrit, duke shpallur nė disa raste metimet e hershme pėr Vorio-Epirin. Kėto ishin disa tė vėrteta historike, qė pėr shkak tė konjukturave politike, mė pengonin gjithashtu pėr ta shkruar mė parė.
Atėherė, a mund tė themi se historia ėshtė vetėm sfondi pėr ju, kurse kryesor mbetet fiksioni?
Sigurisht. Ky ka qenė synimi im kryesor, tė pėrshkruaj fatet e shqiptarėve nė rrethanat e kėsaj lufte ku ata nuk ishin palė, dhe megjithatė ishin po aq viktima tė saj. Duke i vendosur ngjarjet nė njė qytezė imagjinare turistike qė quhet Darsin (disa e identifikojnė me fshatin tim, por kjo qytezė gjendet edhe nė romanet e mia "Lėndina e lotėve" dhe "Pushimet e kolonelit" me tema qė quheshin tė sė "kaluarės"), qytezė qė i bie fati i mbrapshtė tė gjendet nė mes tė zjarrit, dėshiroja tė shpėrfaq jo vetėm marrėdhėniet midis tyre dhe tė huajve, por sidomos pėrjetimin e njė situate absurde, ku karakteret zbulohen me anėt e tyre tė skajshme. Sepse, nė ka njė provė mbi tė gjitha provat ku njeriu shfaq thelbin e tij, kjo pa mėdyshje ėshtė lufta. Aty dallohet trimi nga frikacaku, bujari nga neqezi, altruisti nga meskini dhe sė fundi, atdhetari nga i shituri.
Megjithėse thoni se tabloja e romanit tuaj ėshtė mozaik, aty hetohet e dallohet mbi tė tjerė, figura e njė njeriu tė gjymtuar, paksa misterioz, qė quhet Dodon. Ē'keni dashur te shprehni me kėtė figurė?
Menēurinė dhe zgjuarsinė e njeriut tė thjeshtė, tė rrahur me vaj e me uthull. Ai ėshtė, siē thonė, shpirti i shoqėrisė. Nuk ėshtė njė hero, bėn edhe gabime, pėr shembull bėhet shkes pėr njė martesė tė pagoditur duke cenuar dashurinė e dy tė rinjve, mirėpo ka sensin e vetėqortimit, ėshtė i hapur, dhe kur duhet gjen zgjidhjet mė tė dobishme pėr qytetarėt e tij. Mė tė grimcuar unė e kam pasur kėtė personazh edhe tek romani satirik "Pushimet e kolonelit", dhe nėse do tė mė kėrkonin ta identifikoja si prototip, do tė kujtoja njė njeri tė jashtėzakonshėm nga fshati im, qė nėpėr fletė kalendarėsh mbante gjithė kronikėn e asaj qė ndodhte, qė mblidhte folklorin e Devollit te Sipėrm dhe na mėsonte ne mė tė rinjve kitarėn dhe kėngėn. Ky njeri quhej Koēi Zdruli. Ja njė koment nga shėnimet e tij. U fol se njė djalė nga fshati fqinj qė i binte xhazit, duke qenė ēakėrqejf, provokoi njė femėr. Nuk i bėri asgjė nė ato pak ēaste qė mbeten vetėm, por e dėnuan me pesė vjet burg. Komenti i tij: "Petri i xhazit, agresion. Pesė minuta qejf, pesė vjet burg. Qeveri e fortė!"
Copėzimi i romanit nė kaq shumė personazhe, pėr mė tepėr ndėrhyrja me kronika historike, a mendoni se pėrbėn ndonjė risi nė kėtė gjini?
Struktura e ēdo vepre, mėnyra e thurjes sė saj, ndonėse nuk ėshtė njė qėllim nė vetvete, mbetet tė jetė tepėr e dobishme pėr tė shprehur brendinė. Metimet pėr forma novatore nė letėrsinė botėrore, por edhe tek ne, hasen shpesh nė letėrsinė e shekullit tė fundit. Besoj se kėrkime tė tilla formale duhen mbajtur nė optikėn e ēdo shkrimtari. Disa romane derdhen lehtėsisht nė kallėpe tė provuar mė parė nga autori, disa tė tjerė tė kushtėzojnė tė mendosh e tė provosh deri sa tė thuash: "Po, tani e gjeta"! Mos mė keqkuptoni, flas nė parim dhe jo pėr romanin tim, pėrndryshe kjo do tė qe njė autolėvdatė.
Ceremonia e prezantimit tė romanit tuaj, mė shumė se njė promovim, ishte njė diskutim krijues. Mendoni se kjo ishte mėnyra mė e mirė?
Sigurisht. Promovimi i njė libri qė ende nuk e ka lexuar kurrkush pėrveē redaktorit, ėshtė njė festė prej sė cilės tė mbetet thjesht kėnaqėsia e reklamės nė vitrinė, kurse diskutimi ėshtė tė provosh vetė mallin. Pėr fat tė keq, nga diskutimet midis kolegėsh, tani ėshtė hequr dorė. Bashkė me botuesin e romanit "Tirana Times", qė gjej rastin ta falenderoj, menduam qė promovimin ta bėnin 4-5 muaj pas botimit, nė mėnyrė qė disa njerėz ta kishin lexuar. Jam shumė i kėnaqur nga analiza e thellė qė bėri studiuesi Behar Gjoka, nga diskutimet e J.Zaloshnjės, M.Haxhiajt, A.Andonit, F.Sinės si dhe nga pėrshėndetja e Zv/ministrit E.Spahia.
Nė kėto diskutime, ndėr tė tjera, u tha se ky ėshtė romani juaj mė i mirė. Ē'mendoni?
Do tė mė pėlqente tė ishte ashtu, por unė nuk jam aq mendjemadh sa tė bėj vetė klasifikime tė veprave tė mia. Njė gjė veē, mund ta bėj. Ky ka qenė mė i vėshtiri, mė munduesi. Por… ka edhe mundime tė ėmbla…

gsh