Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 17

Tema: Timo Flloko

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Timo Flloko

    Ne nje film amerikan ku tregon se si nji komando shkon te shpetoje dy pilot amerikan te zene rober nga Serbet ne Bosnje luante dhe Timo Flloko.
    Kishte floke te gjata e te dredhura e fliste dhe anglisht gjat filmit.

    Suksese artistave tane neper bote !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Di68 : 29-01-2003 mė 22:05

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Brari...mund ta gjesh titullin e filmit?
    Summertime baby!

  3. #3
    Ushtari i mire
    i/e ftuar
    Mos ishte gjo ai "Behind enemy lines" me Owen Wilson dhe Gene Hackman?
    Si nuk e njofta un, cin personazh lute Kanani?(lol)

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Edhe une ate po mendoja Shvejk...prandaj pyeta. Se do e dalloja Fllokon po t'a kisha pare me ate sy
    Summertime baby!

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    he mo Brari ne ē'film luan Timo se te ku "Behind Enemy Lines" se gjeta dot?!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Ka luajtur ne nje serial te USA, "Blue something". Ai nuk eshte me si serial nga USA por megjithate do mundohem ta gjej titullin si edhe cilin serial, dhe si mund ta shihni.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    nga shekulli

    ----------




    Timo Flloko

    Poezia, pasioni i heshtur

    Mori udhėn e kthimit (prej Amerikės).
    Nė ditėt e pakta tė pritjes, pėr t’u shfaqur pas shumė kohėsh mungesė nė skenėn shqiptare, nė pritje tė hapjes sė spektaklit “Dua mė shumė Shqipėrinė” (nė 2001-shin), shkruajti vargje…Ishte njė pėrjetim i hedhur mbi ca zogj shtegtarė, tė cilin duhej ta mėsonte pėrmendėsh. E pėr ta mbajtur mend atė poezi, punoi plot dy javė.
    Kur u u ngjit nė skenė, nuk e pohoi se ishte pikėrisht ai autori. Nuk e la Grabockėn, e as Gjebrenė ta zbulonin kėtė fakt. Kishte ndrotje, qė tė shfaqej ndryshe nė sytė e publikut. Atėherė nuk ishte ende gati pėr tė thyer tabunė. Mendonte…nėse do thuhej qė nė fillim se vargjet janė tė Timo Fllokos, njerėzit do tė ēuditeshin e nuk do arrinin tė dėgjonin vargjet qė ai kishte shkruar, enkas pėr atė mbrėmjė, enkas pėr ta. “Sa tė mendoheshin njerėzit nga na doli ky poet-thotė vetė ai-iku poezi”
    Poezia mbeti anonime, nė atė natė. Por vetėm atėherė. Mė pas Pirro Ēako, nė njė bisedė krejt tė rastėsishme mėsoi tė fshehtėn e mikut tė tij, kur ai vetė i tha…do tė jap unė poezinė time pėr muzikėn qė ke. Kėshtu u realizua kėnga “Ylli im”. Me kėtė kėngė, emri i Timo Fllokos u shqiptua (sė pari) edhe si autor poezish. E pastaj edhe nė kėngėn “Pėr njė ēast mė ndali zemra” (E Rovena Dilos e Pirro Ēakos) e cila u kthye nė njė himn tė dashurisė. Pastaj edhe Ardit Gjebrea do tė relizonte “Pendesė” e “Kur ty nuk tė kam” mbi vargjet e Fllokos. Edhe Edmond Zhulali do tė realizonte “Pija qė deh”, edhe Shpėtim Saraēi “Flas me hėnėn”…kėshtuqė poezia nuk mund tė quhej mė sekreti i Timo Fllokos. Aktori e theu tabunė nė sytė e njerėzisė mbarė. Ndėrsa miqtė e vjetėr, ia kishin njohur me kohė kėtė pasion tė fshehur. Timo Flloko, edhe tani qė ėshtė lehtėsuar nga ēarja e kornizave tė ngurta, brenda tė cilave ishte detyruar tė futej nė kohėt kur nuk pranohej lehtė qė tė ishte aktor e tė bėnte poezi e tė shfaqej hapur me to, ndjen njė lloj “ngurimi” brenda vetes ndėrsa i kėrkon, tė flasė pėr kėtė pasion. Tani, kupton mė shumė se kurrė se njė kohė e atillė ia ka ushqyer krej padashje ndrotjen pėr tė qenė edhe ndryshe nė sytė e atyre qė tė kanė njohur si aktor. Njė kohė e atillė i ka mėsuar-“Ta ruaja poezinė si diēka private. Isha mėsuar t’i bėja vetes njė lloj autoēensure si tė thuash. Ndaj pasioni pėr poezinė ka qenė i dobėt e nuk ngrinte dot krye. Unė ua tregoja vetėm miqve tė mi ato qė krijoja”- Flloko shpjegon se nuk ėshtė ulur nė mėnyrė sistematike pėr tė shkruar poezi. Ndoshta sepse e dinte se nuk do mundej t’i botonte ato poezi, lodhej dhe e ndėrptiste lidhjen me atė pasion. E linte kohėn tė rridhte bashkė me pasionin e dukshėm…atė tė filmit. Pastaj, kur krijonte pauzat me sheshin e xhirimit derdhej sėrish ndėr vargje. Gjithsesi, nė ēdo kohė poezinė e quante si artin mė tė privliegjuar, qė e ruante me fanatizmė tė pacėnuaur brenda vetes-“ Sepse atė qė shkruan njerėzit ta lexojnė atėherė kur ti e ke pėrfundur, atėherė kur t’i i ke dhėnė formėn e duhur. Poezinė e ke nė dorė e nėse nuk tė pėlqen nuk ua jep tė tjerėve tė ta lexojnė. Ndėrsa kur shfaqesh nė skenė si aktor duhet tė krijosh emocione tė gjalla, tė drejtpėrdrejta e tė ruash nė ēdo herė nivelin profesional. Publikun e ke pėrballė dhe ai s’tė fal.” Pėr t’ju ruajtur gjykimit tė kėtij publiku, Flloko kishte vendosur tė ndryshonte pak e nga pak nė sytė e tyre. “Sot njė artist mund tė bėhet edhe poltikan, edhe biznesmen e kėshtu qė unė edhe unė mund tė bėhem poet. Nė fakt nuk kam ndėrment tė bėhem shkrimtar-pohon duke qeshur-por kjo ėshtė thjeshtė njė kapriēio e imja qė tregon dashurinė qė kam pėr poezinė. Ato poezi qė tashmė i kam shkruar e mes tyre dhe nja dy poema, dua t’i botoj nė njė libėr. Besoj se shumė shpejt do e realizoj kėtė gjė. Mundet pas kėsaj, nuk do shkruaj mė, e ndoshta do shkruaj prap e prap…ku i dihet”. Nuk e pėrcakton dot atė qė do tė ndodhė me kėtė pasion, ashtu si nuk jep dot arsyen se pse iu kthye kaq intensivisht nė kėto kohė-“E vemtja gjė qė mund tė them si shpejgim tė kėsaj ėshtė nevoja qė ndjen artisti pėr tė qenė i angazhuar nė ēdo kohė, aq mė shumė kur ėshtė nė pauza skenike. Pėr mua tė shkruarit ka qėnė si njė bashkėbisedim me veten e ndoshta sa herė qė shkruaj ndjej mė shumė nevojėn tė flas me Unin tim”. Kujton se njė bashkėbisedim i tillė ka nisur shumė e shumė vite mė parė…atėherė kur ai ishte njė djalosh, atėherė kur zgjohej qė nė mengjes pėr tė hedhur shpejt e shpejt nė letėr ca vargje e pėr tė ikur pastaj nė plazh me shokėt. Ishte fare i ri kur griste shumė poezi e tregime pa guxuar t’ua jepte miqve. Ndėrsa i kthehet tė kaluarės sė tij Flloko krijon bindjen se ndoshta qė nė atė moshė ka ndjerė t’i lėvrijė brenda vetes, poezia. E ndoshta, poezia i ka ushqyer mė pas dėshirėn pėr t’u bėrė aktor.

    Timo Flloko…i njohur dhe i panjohur

    Djaloshi endacak qė shkruante poezi e i griste pastaj… qė ėndėrronte tė bėhej pilot e ndėrroi mendje pastaj. Djaloshi qė kur nuk arriti tė hynte nė Fakultetin e Letėrsisė e iu drejtua Insititutit tė Arteve pastaj me mėdyshjen se ē’kėrkonte nė atė vend. Si i lindi mė pas dashuria pėr profesionin…Zhgėnjimi qė pėrsoi me Ēerēiz Topullin. Pse kishte njė xhaxha tė dėnuar u bė me njollė nė biografi. Shkėptuja katėr vjeēare i lodhur nga gjithēka….
    Rikthimi nė shesh-xhirim pėr tė marrė kupėn e festivalit pastaj me “Vdekja e kalit”….Ikja drejt Amerikės dhe rikthimi. Mėdyshja e gjatė pėr Prometeun dhe rezultati i njė autoteastimi… Timo Flloko rrėfen jetėn dhe pasionin e tij tė hershėm


    Djaloshi harrakat qė endej kuturu pa i zėnė kėmba dhe…djaloshi qė rrinte nė ēdo kohė pas babait pėr tė peshkuar…qė nuk arrinte tė ishte mė mirė se vėllai i madh nė mėsime, shumė shpejt mėsoi tė shtrohej nė sallėn e njė kinemaje. Me orė tė tėra hutohej pas filamve tė ndryshėm qė shfaqeshin nė atė ekran tė madh…Atėherė nuk kishte se si ta merrte me mend se shumė vite mė pas, nė po atė ekran tė tjerėt do shikonin filmat e tij.
    Qė nė fėmijėri, do tė dashurohej pas atij ekrani tė madh, pas filmave e pas heronjve tė mėdhenj. Nisi tė imitonte nėpėr rrugėt e ngushta tė qytetit personazhet qė i mbeteshin nė kujtesė prej atij ekrani. Vishte pallto tė mėdha e stukej nėn to, pėr t’u dukur si njė burrė i madh…Vite mė pas, Timo Flloko, do tė kujtonte nė tė qeshur se ajo lojė fėmijėrie do tė ishte i pari ēast kur do i krijohej embrioni i ėndrrės pėr t’u bėrė aktor
    Nė ato kohė, ishte poezia nė mendjen e tij e dėshira pėr t’u bėrė pilot. Ėndrra pėr pilotin iu shua pak e nga pak ndėrsa rritej e ndėrsa ndėrgjegjėsohej se do ishte mė mirė tė vazhdonte studimet pėr Letėrsi. Nuk ia dhanė asnjėherė atė tė drejtė studimi. I dhanė ekonomikun tė cilin nuk e pėlqente sepse e dinte mirė se nuk do mundej kurrė tė bėhej ekonomist. Nga ky udhėkryq gjeti mė pas udhėn drejt Institutit tė Lartė tė Arteve…nė ato banga kishte ndjerė mėdyshje. Shpesh herė kishte puetyr veten-Ē’dua unė kėtu- pastaj u dashurua me profesionin e pastaj nisi pak e nga pak tė bėhej aktor.
    * * *
    Ishte nė vitin e katėr tė kėtij Instituti kur realizoi deputimin e tij tė parė (serioz) nė filmin “Kur zbradhi njė ditė”. Njė vit mė pas interpretoi nė filmin “Malet me blerim mbuluar”. Nė po kėtė kohė u angazhua nė teatrin e tė rinjve pranė Insitutit ku dhe realizoi personazhet e para nė teatėr tek “Njė shok i klasės sonė”, “Midis dy njerėzve” etj…
    Shumė shpjet u mėrzit me skenėn. Atėherė nuk e kuptonte qartė se pse i ndodhi kėshtu ndėrsa tani ėshtė i bindur se nėse do tė kishte pasur njė repertor tė pasur nė atė teatėr, nėse Shekspiri do tė ishte vėnė ndonjėherė, ai do tė kishte bėrė tė paumdurėn qė t’i rrinte afėr asaj skene. Ndėrsa me filmin kishte krijuar prej kohėsh njė lidhje tė fshehtė tė cilėn asgjė nuk mund t’ia kėpuste. Ndaj dhe qėndroi i lidhur me Institutin ku nisi tė punoj si pedagog. Do tė futej nė kėtė kohė nė “Shtigjet e luftės” nga ku do tė dilte shumė i sukseshėm me kostumin e Kanan Tafilit mbi vete. Pastaj do tė realizonte figurėn e mėsusesit tek “Lulėkuqet mbi mure”. Mė pas tek “Njeriu me top” do tė linte nė ekran njė tjetėr karakter qė u simpatizua nga shikuesit.
    Nė vitin 1979 Timo Fllokos i lanė nė duar figurėn e heroit tė popullit, Ēerēiz Topullin. Asnjėherė nuk kishte besuar nė mrekullitė e kėsaj bote e megjithatė kjo iu duk njė mrekulli…tė cilėn nuk e shijoi shumė gjatė. Pasi e realizoi Ēerēizin tek “Liri a vdekje” u tėrhoq nė njė pauz katėr vjeēare.
    Timo i rikthehet atyre kohėve e tregon se -“Pata njė dashuri tė madhe, tė panatyrshme pėr Ēerēizin sepse mė erdhi nė njė kohė kur unė po pėrjetoja njė situatė tė vėshtirė nga dėnimi i xhaxhait por u delizionova nga qėndrimi sipėrfaqėsor i kritikės ndaj kėtij personazhi. Nė kėtė kohė kuptova se kur do diēka me shpirt atėherė e humbet. Nė festivalin e atij viti nuk mora asnjė medalion ndėrsa isha i bindur qė personazhi ishte i arrirė. Nuk ėshtė se isha i etur pėr njė ēmim apo lavdi. Jo, nė ato kohė unė kisha nevojė pėr njė ridimensionim.” I refuzoi rolet qė i ofruan nė ato kohė sepse donte tė mbetej edhe pėr ca kohė me Ēerēizin. Pas 1983 do rikthehej me Ēeēenin tek “Nata e parė e lirisė” e po nė kėtė vit do tė realizonte dhe Vasil Shanton, personazh ky qė kaloi nė filtrat e Partistė. Nė festivalin e filmit tė vitit 1994 do tė merrte kupėn e atij festivali pikėrisht me Vasil Shanton.
    * * *
    Kur u rishfaq, pas asaj pauzės katėr vjeēare, kinematografia kishte hyrė nė njė 10 vjeēar tė ri ku temat kryesore do tė ishin ato tė realizmit socialist. Flloko luajti nė kėto kohė tek “Prilli i thyer”, tek “Rrethimi i vogėl” (me tė cilin mori kupėn e Festivalin nė vitin 1986), tek “Fillimi i vėshtirė”….Ca kohė mė pas u kthye imazhi i personazheve historik dhe ai do tė realizonte nė kėto kohė perosazhet e rinj tek “Njė vrasje nė gjueti”, “Binarėt”, “Balada e Kurbinit”, “Vdekja e kalit” dhe mė 1994 luan tek “Pėrdhunimi”. Nė Festivalin e filmit qė u organizua nė Tiranė nė 1995, Timo Flloko do tė merrte sėrish kupėn e festivalit. Kėtė herė pėr filmin “Vdekja e kalit”. Do tė nisnin trazirat e 1997-ės mė pas dhe bashkė me familjen e tij ai do tė nisej nė udhėtim drejt Amerikės, duke marrė me vete gjithė kujtimet e gjithė personazhet e jetės sė tij artistike nė disa kaseta vidioje e nė ca fotografi.
    Nė udhėtim…
    Atėherė, kur iku pėr tė mos ikur
    Bashkė me Grabockėn e quajtėn (atėherė) si njė lėvizje tė nevojshme ikjen nga Shqipėria. Nė fillim e kishin menduar qė tė qėndronin fare pak, pastaj kohėt e vėshtira i detyruan tė qėndronin mė gjatė. “Aktorėt janė si ciganėt qė lėvizin sipas fluksit tė klimės sė punės. Sot pėr artistėt, bota ėshtė shumė e vogėl”-ky mendim u skalit nė mendjen e Fllokos, nė tre vitet e ikjes. E priste ditėn kur do nisej sėrish drejt Shqipėrisė dhe asnjėherė nuk mendonte qė tė mbetjet andej. Sepse nuk kishte ikur pėr tė ikur…Ishte festivali i fundit i filmit qė do e tėrhiqte nė kthimin mbrapa si antėtar i jurisė sė atij festivali. Pėr tė dytėn herė nė vendin e tij do e tėrhiqte spektakli “Dua mė shumė Shqipėrinė” nė tė cilin interpretoi poezinė e tij, pa e treguar se ėshtė ai autori. Atėherė do niste tė tregonte se ē’kishte ndodhur me tė nė Amerikė. Ndodhitė qė u tregonte miqve ishin pak a shumė kėto….
    E dinte shumė mirė se nė Holliwud ishte vėshtirė tė fusėsh dhe hundėt e jo mė tė hysh i tėri. Por ai e synoi atė vend, gjithsesi, pėr njė pėrvojė mė shumė. Pasi realizoi rrolin e parė nė filmin “Wish master II” u regjistrua si anėtar nė Shoqatėn e Aktorėve tė Ekranit (Screen Actors Guild). E kaloi me sukses provėn dhe brenda dy vjetėve realizoi pesė rrole nė filmat “Angle’s Dance” (me J. Belushin), “Silk Stalkings” special “Guest star”, “Seven days” dhe “K-9 II”. Atje nė Holliud nuk i ndryshuan pikėpamjet e tij pėr filmin. Asnjėherė nuk e quajti mrekulli depėrtimin e tij nė atė botė kinematografike-“Atje tė gjithė synonin. Atje agjenti nuk tė thotė e more rolin por e more punėn. E dua Amerikėn sepse ajo mė dimensionoi pėrmasėn e tė ndjerit i lirė si idnivid dhe mė zhilloi konceptin mbi demokracinė. Ai vend mė mbrujti urrejten pėr vetėmburrjen. Jam i gatshėm tė pranoj mė mirė njė kritikė sesa njė vlerėsim tė skajshėm. Amerika tė bėn mė praktik tė bėn tė ndjehesh si gjithė tė tjetėr qė edhe ti bėn njė punė si gjithė tė tjėrėt. Shfaqja e punės sonė nė ekran e nė skenė ėshtė njė privilegj qė i ėshtė dhėnė profesionit tonė. Profesioni ynė na bėn mė evident se tė tjerėt ky ėshtė ndryshimi.”-tregon se atje ėshtė mahnitur nga thjeshtėsia e skajshme e starėve si Al Pacionos, Bred Pittit, James Ėoods… “Ata, supozoj se nuk merren me vlerėsime tavolinash siē e kemi ne zakon. Kėtu tek ne ndonjėherė krijohet njė klimė mardhėniesh tė pasinqerta mes krijeusve e kjo mė lė njė shije tė keqe. Ka pasur raste qė kolegėt fshihen e nuk kanė kurajon tė mė thonė diēka tė mirė ose tė keqe. Krahas vlerėsimeve pėr rrolin e Prometeut si shfaqje pas kaq e kaq vitesh nė skenė, pata nga disa, qėndrime tė ftohta dhe jo inkurajuese” –pohon Flloko
    Atėherė kur u kthye pėr tė mos qėndruar
    Para se ta pranonte Prometeun, nuk kishte menduar se do tė luante tetaėr nė kėto kohė por krejt ndryshe nga mė parė, kėtė herė e intrigopersonazhi i Kadaresė dhe propozimi i Kames. Edhe bashkėshortja e tij, Vera Grabocka e kishte nxitur. Lidhjen e saj me Kamen, pėr ta bindur Fllokon ta pranonte kėtė rrol, ai vetė do e qaunte mė pas si me shaka, njė komplot.
    Edhe pse pati shumė ndėrhyrje tė forta, Flloko u mendua gjatė aq mė shumė pėr faktin se e dinte qė ai personazh i ishte besuar mė parė Ndriēim Xhepės.-“Nuk doja tė pranoja pa folur mė parė me Xhepėn-tregon Flloko-pasi bisedova me tė i thashė po, Gėzim Kames. Pranova ta bėja kėtė provė duke besuar nė aftėsinė e tij, nė ansamblin qė do e ndėrtonte kėtė vepėr brenda tė cilit ishte Ndrenika, Bulku, Pasha, Asqeriu etj.” Nė natėn e parė tė premierės nuk ėshtė ndjerė shumė i sugurtė nė suksesin e rrolit. Mungesa e administrimit tė kėsaj punėve, mosmarrvjeshjet me drejtorinė e TOB-it…e tė gjitha kėto i ndikuan shumė nė sigurinė e momentit tė parė tė premierės-“Puna nė skenėn e TOB-it nuk u bė pėrgjatė njė proēesi tė plotė e gradual e kjo mė bėri tė pasigurtė. Por gjithsesi kjo ndodhi vetėm nė natėn e parė. Mė pas shfaqja doli mirė edhe pse nuk kemi pasur kushte ideale por pėrkundrazi kushte qė vijnė gjithnjė e duke u keqėsuar qė po cėnojnė ēdo herė e mė shumė nivelin artistik e i krijojnė probleme aktorit.”-mbėrthyer nė tė gjitha kėro shqetėsime, kuptoi se Proemteu ishte, gjithsesi, njė rol qė i bėri atij njė lloj autotestimi. “Aq sa mundet tė gjykoj, tani qė shfaqja ka mbaruar-pohon ai-jam i bindur se jam nė nivleet e tija profesionale si aktor teatri. Njė aktor filmi e ka shumė tė thjeshtė tė qenurin natyral e tė bėj tė natyrshmin nė skenė.” Veē kėsaj, Flloko pohon se ka bėrė mjaft mirė qė e pranoi Prometeun dhe i jep tė drejtė jo vetėm Verės, bashkėshortes sė tij, regjisorit Kame por dhe gjithė publikut qė e ka parė nė skenė.
    Nuk ėshte hera e parė kjo, qė Flloko nuk e pendohet pėr atė qė ka pranuar sepse-“Pėr rrolin qė marr nė duar punoj shumė seriozisht brenda kohės qė kam nė dispozicion. E kam mėsuar veten qė tė pėrballem edhe me dėshtimin e tė mos ia hedh kurrė fajin pakujdesisė sime edhe pse nuk mbetem asnjėherė i kėnaqur me atė ē’kam bėrė. Jam njė njeri qė s’e pėlqej veten shumė si aktor. Mė pėlqejnė, pėrveē aktorėve tė brezit tė artė tė traditės edhe Robert Ndrenika, Bujar Lako, Ndriēim Xhepa, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani...” Kur e kishte mbaruar Preometeun, mėdyshja qė kishte ndjerė mė parė pėr tė, i kujtoi Fllokos kohėn kur Anagnosti i propozoi rrolin e mėsuesit tek “Lulėkuqet mbi mure”. Flloko nuk kishte dashur ta pranonte sepse i dukej skematik ai personazh. Atėherė as Grabocka, e cila siē e pohon vetė ai, ka marrė pėrherė pjesė shpirtėrisht nė krijimtarinė e tij… nuk e kishte nxitur. “Tė tilla mėdyshje janė tė natyrshme dhe ndodhin shpesh tek ne artistėt” –shton Flloko duke pohuar mė pas se mė nė fund Anganosti e kishte bindur pėr rrolin e mėsuesit.
    Sėrish nė udhėtim…
    Kur i dha dorėn e fundit Prometeut, u nis sėrish drejt Amerikės. Kishte dhe njė rrol tjetqėr andej, pėrtej kufijve…rrolin e njė shqiptari me origjinė nga Kosova (qė jetonte nė Amerikė) nė filmin “Stay awake”. Ndėrsa kėtej kufijve, u bė kohė e gjatė qė pret tė luajė nė filmin e regjisorit Kujtim Ēashku, rrolin e njė bosi tė medias televizive qė nė kohėn e ndryshimeve tė sistemit kryen veprime deri edhe nė ato mė kriminalet. Nė udhėtimet e herė pas hereshme Timo Flloko do tė mund tė realizojė rrolet qė i kanė lėnė nė dorė kėndej dhe andej kufijve. Domethėnė mbetet-“Endacak”…nėnqesh ai.

    Pėrkushtim xhaxhait
    “Vdekja e kalit” mbrujtur me ndjesinė e fajit
    Sa e kishte lexuar skenarin e atij filmi, e i kishte pranuar menjėherė regjosorit Kumbaro. Rroli e tėrhoqi fuqishėm nga ana artistike. Dhe fitoi kupėn e festivalit me atė film- “Shpesh herė ėshtė i pashpjegueshėm suksesi por ndonjėherė fati tė ndillet dhe dėshira tė pėrqaset pėr tė realizuar njė rrol pėr tė cilin ti ke brenda vetes njė realitet tė vėrtetė shumė tė ngjashėm me atė qė duhet tė ndėrtosh nė film”-Timo Flloko kur e pranoi “Vdekjen e kalit” ndjeu njė motiv tė fortė brenda vetes…qė t’ia kushtonte xhaxhait tė tij, atė rrol, prof K. Fllokos (tė cilin e dėnuan)-“Edhe sot qė kanė kaluar shumė vite unė e kam akoma ndjesinė e fajit qė nuk i shkova dot nė burg dhe s’pata dot mundėsinė nė ato kohė qė t’i qėndroja pranė e ta mbėshtesja moralisht. Rroli qė kisha tek “Vdekja e kalit ėshtė njė provė ndjese ndaj kujtimit tė tij”

    --------shekulli-------

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,270
    Na kenaqe o Brari. Teper te verteta ato fjalet qe ka thene per Ameriken. I pranoj edhe une.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    200
    estella ,ke shume te drejte.lujati nje pjese ne nje serial televiziv ne u.s.a ja harrova emrin .ka luajtur edhe tek filmi wishmaster 3 i wes craven.une e kam takuar personalisht timo fllokon dy here ketu ne amerike.njeri klasi fare ishte.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Timo Flloko



    Timo Flloko "Nje audience me..." - E Diell, Top Channel / 2017.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Timo Flloko



    Timo Flloko "Nje audience me..." - E Diell, Top Channel / 2017.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Timo Flloko



    Rrėfehet Timo Flloko...me poezi ! - E diela shqiptare / Maj 2020.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Timo Flloko



    Ne emer te jetes -Timo Flloko

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,728
    Postimet nė Bllog
    3

    Pėr: Vajza e T. Flloko dhe V. Grabockes martohet ne Izrael

    “Ju tregoj pengun tim mė tė madh”, aktori Timo Flloko rrėfen jetėn personale: Si ndikoi jetesa nė Los Angelos

    Emri:  TImo-flloko-rrefimi.jpg

Shikime: 105

Madhėsia:  67.8 KB

    Aktori i njohur, Timo Flloko nė njė intervistė tė gjatė pėr gazetėn Exlibris ka folur pėr jetėn e tij, vendlindjen, pasionin pėr poezinė, filmin, aktrimin, letėrsinė. Flloko ka rrėfyer dhe pengun e tij mė tė madh qė ėshtė kinemaja dhe shuarja e saj.

    “Pengu i madh nėse mund ta them janė vitet kur humbi kinemaja kėtu dhe nuk pati produktivitet dhe vlera dramaturgjike. Humbi kinemaja, u shua nė moshėn e pjekurisė profesionale mė tė epėrt, ku priten vepra tė mėdha. I shikojmė filmat amerikanė ku kinemaja ėshtė industri, lėvizjet e aktorit nga roli nė rol pa bėrė ndonjė shenjė barazimi dhe krahasimi ata luajnė deri nė shuarje tė jetės. Ndėrsa ne na u shua arti pėrpara se tė mbarojė jeta. Kam bėrė role por jo nė kontiuinitet por sa shumė do ishin rolet e mija dhe tė kolegėve tė mi nėse do funksiononte me prodhimtari kinemaja. Pėr fat, edhe pse me pak filma nė numėr nė vite nė tranzicionin e tejzgjatur, kinemaja nuk ėshtė shuar krejt, sepse janė bėrė disa filma tė suksesshėm. Kjo mė ka bėrė t’i afrohem teatrit mė shumė”, thekson ai.

    Prej disa vitesh keni zgjedhur letėrsinė si strehėn tuaj. Sė fundmi, lexuesi ka nė dorė pėrmbledhjen tuaj me poezi “Trup e shpirt” nga botimet Onufri. A ėshtė kjo njė notė proteste ndaj artit skenik dhe kinematografisė e cila noton ende nė ujėra tė vakėta apo njė stad i nevojshėm, njė pėrkushtim dhe konsolidim i letėrsisė suaj, sė cilės keni vendosur t’i dedikoheni nė vazhdimėsi duke e mbivendosur nė krye tė angazhimeve tuaja?

    Sigurisht nuk ėshtė protestė, edhe pse misioni i artit ėshtė ta pėrsosė botėn dhe njė nga mjetet ėshtė edhe protesta. “Trup e shpirt” ėshtė njė pėrzgjedhje e dy librave tė mi tė mėparshėm ku janė pėrpunuar thuajse nėntėdhjetė pėrqind e poezive, si dhe poemat qė janė nė tė, tė cilat unė i ēmoj. Sigurisht ka dhe poezi tė reja.

    Poezia pėr mua ėshtė njė art sa i thellė, koncentrik, aq dhe pėrfaqėsues dhe pėrgjithėsues, pra thelbi i artit; poezinė pra e kam siē ju e keni cilėsuar nė mėnyrė metaforike njė strehė, mėnyrė pėr ta mbushur jetėn, pėr ta pasuruar, pėr ti dhėnė profesionit tim primar, atij tė aktorit frymėzimin, nuancat , ato ngjyra qė poezia i ka tė fuqishme. Pse jo dhe konsizitetin, thellėsinė, shtrirjen dhe hapėsirėn.

    -Keni lindur nė Pejė, jeni rritur nė Vlorė dhe jeni formuar nė Tiranė. Nga skaji nė skaj dhe mė pas nė qendėr. Bėrthama juaj antropologjike ėshtė e formuar me lėndė dhe elementė tė trevave tė ndryshme shqiptare. Pra njė kulture, njė karakter dhe bindje tė ngjizura pėr shkak tė kėtyre zhvendosjeve tė herė pas hershme nė etapa vendimtare tė jetės suaj. A ėshtė kjo zanafilla e njė universialiteti nė profilin tuaj artistik? Si kanė ndikuar kėto zhvendosje nė formimin tuaj?

    Kėto tre qytete kanė kushtėzuar natyrėn time si njeri e si artist dhe pa dyshim qė kanė ndikuar. Linda nė njė klimė kontinentale. Nė Pejė bie shumė dėborė. Nė Vlorė kalova fėmijėrinė, pranė detit, shijova tė gjitha aromat bukuritė e tij, thellėsinė, kaltėrsinė, mbrėmjet me yje, gjithēka tė bukur, qė mė ka frymėzuar mė vonė pėr motivet e mia. Nė Tiranė studiova dhe u formova si artist, nė kuptimin profesional. Gjyshi dhe babai kanė qenė nga Gjirokastra. Unė edhe pse nuk kam jetuar asnjė ditė si banor i atjeshėm, veēse nė mėnyrė artistike, apo ėndėrrore, duke luajtur disa role pėrfshi kėtu dhe atė tė Ēerēiz Topullit. Gjirokastra ėshtė njė qytet ndėr mė tė bukurit e trevave shqiptare.

    Nga koha nė kohė njeriu pėrfton pėrvoja emocionale nga mė tė ndryshmet dhe ēfarė mbetet ėshtė ajo ēfarė kujtesa e ruan me fanatizėm. Nė jetėn time, ka mbetur gjeografia e Pejės. Pas viteve ’90 kam shkuar atje disa herė dhe kam pėrjetuar emocionet e hershme tė atyre viteve, pra pėr aq sa jetova deri nė moshėn tetė vjeēare, dhe mė kanė mbetur gjithė ato kujtime, qė njeriu i pėrfton nė fėmijėri dhe nuk i harron kurrė. Nė Vlorė siē e fola mė lart, kurse Tirana pastaj i zgjeroi hapėsirat. Qyteti i katėrt ku kam jetuar gjatė ėshtė Los Angelesi, ku u vendosėm nė vitin ’97 deri nė vitin 2004; atje sot jeton ime bije, Linda me familjen e saj, qytet tė cilin e vizitoj shpesh. Edhe Los Angelesi ndikoi, nė njė sens, sepse pėr artistin gjithmonė vlejnė lėvizjet e mėdha, ridimensionimet. Kam shkruar pėr Pejėn njė poezi nė librin tim tė parė, kam shkruar pėr Vlorėn por nė poemat e mija unė shkruaj pėr Parisin ku kam jetuar nė kohė tė ndryshme, dhe siē duket kėto largėsi mė janė imponuar nė njė sens. Do doja tė kisha shkruar njė poemė pėr Tiranėn a pėr Pejėn por ja qė nuk ka ndodhur. Ndonjėherė gjėrat kanė fatin e vet, ndodhin ose nuk ndodhin.

    -Jeni amalgamė e madhėshtisė me modestinė. E para e formėsuar nga Timo artist, dhe e dyta nga Timo njeri dhe karakter. Si ja keni dalė t’i ndėrlidhni bashkė dhe t’i pėrshfaqni nė mėnyrė strikte nė momente tė caktuara kėto dy cilėsi tė rralla tek njė personalitet i pėrmasave tuaja?

    Nuk di ta dalloj kėtė gjė, ndoshta kjo ėshtė njė veti thjesht personale. Sigurisht e kam prirjen vetjake t’i respektoj tė tjerėt dhe tė jem reflektiv ndaj punės qė bėj. Mbase kjo ėshtė njė arsye qė mė mban nė fre, qė tė mos ndihem delir, gjė qė e them tek “Rob i manive” ku e vendos veten midis dy skajeve, ndjesisė sė madhėshtisė e thėnė nė thonjėza dhe asaj tė inferioritetit sepse artisti ka up-set dhe doėn-set, pra ngritje dhe ulje. Asnjė artist sado i madh, sado narcizist tė jetė, sado egocentrist nė momentet kur ėshtė me veten i di avantazhet dhe disavantazhet e veta. Ndonjėherė mungesa e modestisė ėshtė formė e inferioritetit dhe unė nė njė farė mėnyrė i jam kundėrvėnė kėtij lloj inferioriteti, duke e parė nė mėnyrė racionale. Kam njohur shumė artistė tė mėdhenj, aktorė tė mėdhenj, dhe jo rrallė herė jam befasuar me modestinė dhe thjeshtėsinė e tyre. E keqja siē duket qėndroka tek ndjesia e vogėlsisė. Nuk e quaj si virtyt tek unė aspak, por si diēka krejt normale. Kurse pėr artin na gjykojnė tė tjerėt pavarėsisht asaj se ēfarė mendojmė ne pėr veten tonė.

    -Keni frymėzuar breza tė shumtė artistėsh drejtpėrdrejtė me artin tuaj e gjithashtu keni formuar nė mėnyre akademike breza tė shumtė studentėsh Jeni ndėr aktorėt mė tė mėdhenj qė ka pasur dhe ka ky vend dhe pėrtej kėsaj nė kompleks jeni njė figurė qė publiku e sheh rrallė nė televizion apo mediume tė tjera. Nė njė kohe kur kultura , arti dhe kryesisht media kanė mė sė shumti nevojė pėr figura si ju, keni zgjedhur daljet e pakta. Ėshtė njė tėrheqje me vetėdije si formė mos-pėrfshirje apo mendon se ndikimi i artistit varet nga ajo ēfarė transmeton dhe shpėrndan, nėpėrmjet veprės dhe mesazheve tė saj dhe jo nė daljet dhe ligjėrimet e drejtpėrdrejta?

    Mendoj se njė artist e ka pėr obligim tė shprehet nė momente tė caktuara, nė jetėn shoqėrore dhe lėvizjet, ndryshimet dhe krizat qė mund tė pėsojė shoqėria, sepse artisti ėshtė njė person publik, njė model nė sytė e njerėzve dhe ka impaktin e vet nė shoqėri. Nė rastin tim jo se u shmangem daljeve nė ekran por kanalet televizive janė aq tė shumtė sa humb edhe sensi i daljes shpesh nė kėto programe. Shkruaj nė shtyp e shfaqem nė televizion me raste, kur kam njė arsye pėr tu shprehur siē ka ndodhur, pėr sa mė takon tė shprehem si artist, misioni i parė i tė cilit ėshtė arti, roli nė rastin tim si aktor dhe, mė pas ai civil sigurisht.

    Nė ēdo rast kur e kam menduar tė arsyeshme tė dal nė televizion, kam dalė si nė pėr premierat e teatrit, tė filmit, qoftė dhe kjo intervistė qė po bėjmė bashkė ka si objekt librin, si arsye pėr tė dale dhe jo pėr tė mbushur hapėsirėn nė ekranet e televizioneve. Edhe gazetarėt qė kėrkojnė intervista, falė simpatisė qė kanė ata pėr figurėn e artistit, mė vjen keq kur i lėndoj ndonjėherė duke u thėnė qė nuk do ta bėjmė intervistėn ose do ta shtyjmė pėr njė herė tjetėr. Edhe unė e kam tė vėshtirė t’ua kthej fjalėn por detyrohem dhe ata mė mirėkuptojnė.

    Sa i pėrket brezave, artisti ėshtė frymėzues, siē kam unė qė nė fillesėn time, qė kur ėndėrrova dhe mendova tė bėhesha aktor. Unė nuk kisha ndonjė besim kushedi se mund tė bėhesha aktor por ndonjėherė ndodhin rastėsitė, pse jo mrekullitė, qė kthehen nė “destin” nė jetėn e njeriut, si pranimi im nė shkollėn e aktrimit. Kam kėrkuar letėrsi por nuk me doli, e kam dashur shumė letėrsinė, e kam adhuruar madje. Kam lexuar shumė libra; nė fėmijėri shkruaja poezi dhe periudhėn e plazhit nė Vlorė, kohėn me shokėt dhe detin e ndaja me tė shkruarit dhe kjo mė jepte frymėzim dhe kėnaqėsi.

    Mendoj se ishte mirė qė s’mė doli pėr letėrsi sepse do tė kisha qenė njė mėsues gjuhe ose njė autor i niveleve mesatare e thėnė kjo jashtė modestisė. Gjykoj se jo se mė mungon aftėsia pėr tė vėshtruar nė emocionet njerėzore por kėtu hyn dhe arti i aktorit, ku ndihem mė mirė. Mbase kjo ėshtė arsyeja pse poezitė e mia konkretizohen nė imazhe, figura sa herė tė perceptueshme dhe pse jo tė rėndomta, por jo hermetike. S’e kam pėr zemėr poezinė qė ia kalon shfaqjes nė sy mė shumė se ajsbergu, qė shumė mė tepėr fshihet se ē’duhet. Njė zhytje e skajshme e mbyt poezinė. Te Kadareja poezia ka transparencė tė jashtėzakonshme.

    – Nė periudhėn post komuniste, arti rendi drejt subjekteve dhe tematikave tė komunizmit por tashmė parė dhe gjykuar nga njė sfond disident. Nė kėtė mori veprash letrare, skenike dhe figurative tė cilat disi e tejkaluan hapėsirėn e vlefshme qė i rezervohet njė gjykimi tė shėndoshė dhe objektiv tė asaj periudhe tė errėt, ka njė portret dhe njė sfond tė paharruar pėr publikun; Agroni, i cili pas rėnies sė sistemit, i sapodalė nga njė burg politik, takon persekutorin e tij dhe nėpėrmjet lojės brilante aktoriale, na jep krejt panoramėn e njė metamorfoze makabre tė marrėdhėnieve tė post sistemit. Fjala ėshtė pėr rolin emblematik te filmi “Vdekja e kalit” me regji tė Saimir Kumbaros. Pėr publikun, ėshtė pika kulmore e njė aktori shqiptar por dihet se jo gjithmonė aktori dhe publiku kanė tė njėjtėn qasje. Po pėr Timon ēfarė pėrfaqėson ai rol dhe ai mesazh qe dha ai film, parė nga gjykimi yt i brendshėm?

    Vdekja e kalit bėri histori si filmi i parė nė periudhėn postkomuniste dhe filmi i parė antikomunist. Skenari i shkruar nga Nexhati Tafa, ishte interesant, dramatik. Regjisori Saimir Kumbaro mė thotė, shiko, ėshtė njė rol qė do tė pėlqejė, e di sa tė shkon Timo. I them qė do ta lexoj dhe vetėm pasi mbarova leximin i thashė vetes, uroj qė Saimiri mos tė ndėrrojė mendje dhe t’ia japė dikujt tjetėr kėtė rol. Gjatė bisedės mė pas ku i shpreha pėrshtypjet pėr skenarin dhe u vendos qė rolin do e luaja unė, erdhi Niko Kanxheri dhe u bėmė njė ekip shumė i mirė. Mė pas dhe Fitim Makashi, Rajmonda Bulku qė i dhanė njė dimension tė madh kėtij filmi.

    Filmit kurrė nuk i dihet. Filmi ėshtė njė enigmė. Kur kemi bėrė Lulėkuqet mbi mure me Agim Qirjaqin kemi thėnė, ē’ėshtė ky film pėr fėmijė, dhe nuk e dinim fundin. Ndonjėherė nisesh pėr diēka tė madhe dhe nuk del nė nivelin artistik qė janė pritshmėritė. Ndėrsa Vdekja e kalit u kthye nė njė sukses imediat gjė qė mė ka ndodhur nė pak raste, si dhe te shfaqja “Pamje nga ura” nė teatėr. Rėndėsi tė dorės sė parė ka skenari. Kur e pyetėn Hitchcook-un se cili ėshtė komponenti kryesor nė njė film, ai tha skenari.

    Po pastaj i thanė? Skenari. Po pastaj? Sėrish skenari tha. Ai ishte gjeni i kinemasė sepse roli behėt kur ka skenar tė mirė, kur ka dramacitet. Mendoni ti heqim Agronit momentet nė burg apo ti heqėsh finalen, pra kėto janė momentet mė dramatike, me peshė emocionale nė film, qė e lartėsojnė lojėn aktoriale dhe e anasjelltas. Pa recitimin e mėsuesit tė vargjeve tė Nolit, te filmi Lulėkuqet mbi mure, pra nuk mbetet asgjė.

    Aktorėt shqiptarė ndihen nė pozitė tė vėshtirė krijuese me role tė dobėt nė skenar, imagjinoni se sa mundėsi dramaturgjike u krijohen aktorėve tė mėdhenj nė botė, si De Niro, Al Paēino, etj., nė rolet e tyre me situata e ndodhi tė jashtėzakonshme… Mua, (si dhe kolegėve tė mi), mė ka ndodhur qė nė role ku mund tė jem munduar e investuar sa s’ka nuk e kam pasur suksesin e atyre roleve ku dramaturgjia mė ka favorizuar. Agronin, sigurisht, e pėlqeva, drama e tij ishte ajo qė duhej dhe nė njė sens ishte njė homazh pėr tė gjithė ato njerėz qė vuajtėn dhe u sakatuan nėpėr burgjet e diktaturės komuniste.

    Drama e Agronit ishte nė njė kuptim drama e shumė shqiptarėve, njė fatalitet masiv. Nėse nuk e kishe tė dėnuarin nė familje e hasje tė komshiu, nė mos aty e kishe nė shkallė, nė lagje a diku mė tej, veē faktit se tė gjithė shqiptarėt nėn diktaturė jetonin njė izolim tė skajshėm e privim tė lirisė, si dėnim kolektiv. Ky realitet dhe ky dramaticizėm kushtėzoi suksesin e kėtij filmi dhe tė rolit tė Agronit si personazh. Vdekja e kalit mund tė mos jetė njė film i pėrkryer nga ana teknike, por nga ana emocionale ėshtė tronditės nė ēdo dimension. Nė rastet kur kemi shkuar me regjisorin nė festival edhe jashtė, njerėzit e kanė ndjerė kėtė lloj emocioni dhe dilnin nga kinemaja tė tronditur.

    -Staturė serioze. E qeshur me zemėr dhe ndryshime tė befta mimike. Mandej portret i zymtė, ecje e ngadaltė, por biseda tė vrullshme dhe zė kumbues. Po rrekem tė bėj njė analizė antropologjike tė figurės suaj dhe mė rezulton nė tėrėsi njė figure fisnike, njė njeri i pėrulur dhe njė artist i madh. Ky ėshtė Timo nė lupėn e njė admiruesi, pra Timo qė njohim nė publik. Pyetja qė pason ėshtė: Kush ėshtė Timo nė errėsirėn e studios ku shkruan? A ka shndėrrime tė forta tė qenies (shndėrrime tė brendshme sigurisht) apo nuk ekziston nė juve metamorfoza e artistit nė ēaste vetmie krijuese dhe artistit nė publik?

    Po e nis me profesionin tim. Arti i aktorit ėshtė arti i transformimit, ndėrkohė po e lidh me pyetjen e pare, qė mė bėrė pėr natyrėn time tė ndryshme. Aktori nuk luan veten por karakterin e personazhit, dhe unė e kam pėr detyrė tė ndryshoj nga njėri rol nė tjetrin jo pėr efekt kapriēioje por pėr shkak tė pėrmbajtjes sė tyre, transformohem nė njė person qė s’ėshtė vetja. Transformimi ėshtė artistik, njė konvencion pra nuk mund tė ndodhė kurrė qė ti tė transformohesh nė rol dhe tė harrosh se kush je nė tė vėrtetė pėrndryshe arti do tė kthehej nė patologji. Edhe nė dramat mė tė mėdha qoftė nė teatėr qoftė nė film, krijimi artistik mbetet i tillė, njė shkrirje artistike jo patologjike me rolin.

    Siē thotė Aristoteli, arti ėshtė imitim. Ndėrsa nė procesin e punės me poezinė, gjėrat lėvizin dhe besoj se asnjė gjė s’mund tė jetė njė frymėzim motamo marrė nga realiteti kur ti Liridon je vetė shkrimtar poet, krijues, tregimtar dhe e kupton kėtė proces. Merr ngacmime nga njė realitet, figurė, fjali, shprehje, nga njė fenomen apo njė pėrjetim i caktuar qė tė ēon tek ngjizja e njė ideje pėr ta krijuar si poezi, njė mesazh filozofik dhe emocional nė vargje. Njė poezi mund tė jetė katėr vargje por duhet tė pėrcjellė njė varg-ide pa tė cilin nuk do tė shkruhej poezia, siē lexova sė fundi nė librin me poezi “Prilli hidhur”, “Dy Zogj”, tė Bardhyl Londos:

    “Dy zogj ndjekin njėri-tjetrin nė qiellin e pėrvėluar nga etja.

    Njėri ėshtė jeta, tjetri ėshtė vdekja…”

    Poezia nuk kėrkon mundin e prozės, qė ėshtė njė mund i madh. Poezia si proces ėshtė mė pak e mundimshme dhe pse jo mė e lehtė pėr tė qenė e arrirė. Tė vjen njė varg e shkruan, pastaj i shton njė tjetėr pra ėshtė mė “kapriēioze”, pa shumė e shumė faqe si romani, koncentrike. Veēse, nė qoftė se je i zoti ta krijosh e kryen, se mund tė rrish me vite dhe tė mos mundesh ngase lypset talent, sigurisht. E adhuroj poezinė, dhe pse e them shpesh qė nuk jam poet por adhurues i poezisė, jo pėr mungesė modestie apo se pėr atė qė botoj nuk jam pretencioz dhe pse vetė pandeh se ky libėr qė sapo kam botuar, nė mos i gjithi, tė paktėn 50 pėrqind a ca mė pak ia vlen besoj, se s’mund tė kapen aq lehtė majat. Momenti im privat ėshtė njė moment hulumtues, frymėzues.

    -Disa nga njerėzit qė ju kanė njohur, janė shprehur se larg Timos aktor, njohim njė filozof dhe njė poet thellėsisht mendimtar. A keni menduar ta bashkoni artin e fjalės me atė skenik nė njė produkt 100 pėrqind tuajin?

    Mė llaston fakti qė mė shohin si filozof (!), dhe pse nuk e kam menduar kėtė gjė. Poezia ėshtė njė art qė pėrcjell mendime tė thella, metafora, simbole, maksima tė cilat ndonjėherė mbeten pėr gjithė jetėn nė mendjen e lexuesit. Synoj tė vėshtroj nė thellėsi, kur atje mė ēon frymėzimi dhe i ndjell a mė shfaqen figurat dhe mendimet. Tėrhiqem pas esenciales, qė ka njė arsye pėr t’u trajtuar, kur ka njė dramė, kontraste dhe, ndoshta, shfaqja e kontrasteve u jep dhe thellėsinė atyre qė unė shkruaj.

    E kam dashur poezinė, e kam recituar. Mė pėlqejnė poetėt si Majakovski. Poema tė tilla si “Re me pantollona” , “Flauti i shtyllės kurrizore”, tė cilat janė dėshmi tė njė arti tė madh, ēdo kohė e kanė fuqinė e tyre. Sigurisht jam ndikuar dhe nga leximi i poetėve tė mėdhenj qė nga Whitman-i, Neruda, Ricosi, Seferis e deri tek Kadareja e Agolli. Jetojmė nė njė botė informacioni tė rrufeshėm. Edhe pse pėr fat tė keq sot lexohet mė pak, dhe nėse nuk shkon i riu te libri, atij i ofrohet mundėsia qė me njė klikim nė Google tė gjejė Letrėn e Tatjanės drejtuar Onjeginit, tė Pushkinit.

    Apo njė poezi tė pėrkorė si “Kristal” tė Kadaresė, e cila ėshtė e brishtė e si njė kristal pėr dashurinė nė vetvete. Sot ėshtė dinamizuar ēdo gjė dhe ke mundėsinė tė lexosh dhe tė kėrkosh. Pėrsa i pėrket idesė pėr njė produkt timin kohėt e fundit realizuam njė koncert poetik me Ndriēim Xhepėn dhe Eva Alikajn. Shkoi mjaft mirė. Kam menduar qė njė pjesė tė poezive tė mija ti recitoj. Nuk kam dashur deri tani se janė tė mijat dhe ngre krye ajo sindroma e modestisė. Por njė ditė do tė dal me njė program poezish tė mijat siē e kam bėrė Majin e shkuar te E diela shqiptare, te Ardit Gjebrea ku recitova njė pjesė tė poezive tė mija dhe teksteve qė kam shkruar.

    Aty recitova dhe poezinė pėr Covid-19 “Nė emėr tė jetės” qė ėshtė pėrfshirė nė kėtė libėr. Ndėrsa pėr skenar nuk kam menduar dhe pse mund tė shkruaj nga pėrvoja e filmit prozė. Si profesor i aktrimit pėr shumė vite e njoh dramaturgjinė. Kam pėrkthyer drama dhe biografi. Por, nuk e di pse mbase kam mbetur “fanatik” nė njė sens, duke menduar se si aktor mė tėrheq servirja e “pjatės” mė tė pėrzgjedhur nga skenaristi profesionist. Nuk ka ndodhur tė shkruaj skenar. Mbase ėshtė vonė tė shkruaj njė skenar, mbase jo, kurrė s’duhet thėnė kurrė.

    –Nė poezitė tuaja vėrehet njė raport i ndėrlikuar me jetėn e pėrtejme dhe portėn e kalimit nėpėrmjet vdekjes. Hera herės ngjan sikur kėrkoni tė bindni dikė se ka jetė pėrtej dhe here- herė jepni imazhin e njeriut tė pasigurt ku pėrtej bindjes sė tė tjerėve, kėrkon tė bindė veten, t’ia heqė frikėt vetes. Cili ėshtė kėndvėshtrimi juaj mbi kėtė raport jetė- vdekje dhe cili ėshtė definicioni juaj pėr kėtė proces? A i trembeni formės me tė cilėn vdekja vjen apo thjesht e perceptoni si kapėrcim nė njė tjetėr dimension?

    Jam i pasigurt pėr veten. Ky ėshtė njė mister qė jo unė po askush nuk e ka zgjidhur ende. Nuk ka ardhur asnjė dėshmitar nga ajo botė qė tė na tregojė sesi ėshtė. Kam bėrė njė pėrkthim tė librit “Shpirti” nga njė psikiatėr amerikan Brajan Ėaiss qė shkruan mbi rimishėrimin, pra kthimin e shpirtit nė trupa tė tjerė, libėr i cili ka tėrhequr vėmendjen.

    E pėrktheva pėr mesazhin qė pėrcillte, se ishte libėr qė mund t’i fashite ndjenjat tek njerėzit qė humbasin dikė tė shtrenjtė, apo tė atyre nė gjendje krize pėr shkak tė sėmundjeve tė rėnda, pra njė libėr qė jepte shpresė. Nė poezitė e mija ka disa dimensione, ku jeta, vdekja, dashuria, shtegtimi… shfaqjet a pėrleshja mes tyre, janė tė gjitha pėrpjekje pėr ta sfiduar pėrkohėsinė. Tek e fundit nuk di t’i jap njė definicion vdekjes. Di qė vdekja ėshtė njė proces natyral i vijimėsisė sė jetės, njė transformim siē e thotė Stephen Haėking, vėrtetė Zot nuk ka por ka energji dhe ne transformohemi nga kjo qenie dhe bėhemi pjesė e universit nė formė tė grimcėzuar, si pluhur. Por ama jemi pjesė e kėtij universi. Kjo nuk ėshtė pak.

    A e dija unė para se tė lindja se ēfarė ndodhte nė shekujt e shkuar, qysh nga krijimi i jetės?! Kush e di vallė apo e ka ditur veēse kur erdhi nė kėtė botė…?! Duke jetuar, ne jetojmė dhe tė shkuarėn me ndjesinė si tė kishim lindur qė nė vitin zero deri nė pafundėsi. Thjesht momenti tani qė po flasim nė tė dy iku, mbaroi ėshtė momenti mė i gjatė i botės qė nga krijimi i saj, kėshtu qė fenomeni i jetės dhe i vdekjes duhet parė nė mėnyrė tė relativizuar. Dikush thotė qė jeta ėshtė njė skutė nė oqeanin e pafundėsisė.

    Nė idenė time vdekjen e gjykoj si njė jetė tjetėr, duke pranuar enigmėn se ē’mund tė jetė pas qė askush s’e di. Besoj nė fuqinė dhe misterin e krijimit tė kėsaj bote. Jam Hegelian nė bindje dhe them qė kėtė botė e ka nisur diēka. Nuk jam besimtar motamo dhe pse i kam zili besimtarėt qė janė tė shpėtuar dhe kanė parė me sytė e tyre njė paqe tė cilėn ai qė nuk beson nuk e ka. Ėshtė i bekuar ai qė kthehet nė besimtar dhe qė beson nė jetėn e pėrtejme.

    Krishti ėshtė figura qė unė adhuroj por e adhuroj nė njė sens artistik pėrtej besimit. Kam shkruar njė poezi pėr Krishtlindjet dhe e kam recituar nė njė edicion organizuar pėr lindjen e Krishtit dhe aty e trajtoj pak a shume kėtė. Shėn Pali thotė se fuqia pėrsoset nė dobėsi. Le ta marrim dobėsinė njerėzore dhe pėrkohėsinė e jetės si njė dobėsi, ku fuqia jonė formohet nė tė. Nuk mund tė jap njė definicion final dhe pse ėshtė njė temė qė nuk mund t’i shmangesh, ėshtė krahas jetės dhe dashurisė, njė trinom.

    -“Mjerė kush ia shpėrfill fuqinė tė pambrojturit” ky ėshtė njė varg-maksimė, shkėputur nga poezia “Nė emėr tė jetės” njė poezi qė shfaq krejt frikėn dhe trishtimin e kohėve jo tė zakonta pandemike. Njė himn pėr njeriun, qė kapėrcen ēdo pengesė. Njeriu i zakonshėm qė pėrtej mundimeve tė kėsaj ekzistence, nuk epohet, nuk bie, nuk dorėzohet. A keni ndjerė kėto kohė njėfarė apokalipsi tė ngadaltė dhe tė dhimbshėm tė njerėzimit? A e menduat fundin si destin (fundin kolektiv tė njerėzimit) kur gjithēka ishte ende nė fillim, e panjohur dhe ne, tė gjithė sėbashku, tė pambrojtur?

    Covid-19 ėshtė njė fatalitet dhe katastrofė pėr njerėzimin por natyra e njeriut ėshtė e tillė qė adoptohet me gjithēka. Siē pranojmė idenė qė njė ditė nuk do tė jemi mė, pėrndryshe po nuk e pranuam i bie tė bėjmė vetėvrasje kolektive. Jemi mėsuar tė bashkėjetojmė duke e parė njeriun e afėrt, mikun, shokun, tė afėrmin, mjekun qė bėn sakrificėn mė supreme, njeriun e shquar, njeriun e zakonshėm tė iki nga kjo botė brenda njė kohe krejt tė shkurtėr.

    Si njė lotari e zezė qė i bie njeriut pėr t’ia marrė jetėn. E shkrova poezinė “Nė emėr tė jetės” pėr programin e Ardit Gjebreas ku u ftova tė bėja njė homazh. Ndodhi qė pas disa muajsh e kalova dhe vetė Covidin por lehtė, me ankth, sigurisht e bezdi, apati e dobėsi. Thjesht mendimi dhe pasiguria nė vete gjatė atyre ditėve, si njė sėmundje tinzare ishte njė ekuacion me shumė tė panjohura, njė luftė me njė armik tė padukshėm qė tė vret nė mėnyrė tė pabesė. Fatlum kush e kalon. Mund edhe tė mos isha. Shtetet e mėdha janė izoluar, pėrkundėr ne shqiptarėve ku ngjan sikur jeta vlen mė pak se gjithēka.

    Duhet tė ndjekim rregullat dhe tė besojmė se kur vjen e keqja ėshtė tepėr vonė. Me kėtė rast i bėj njė homazh jetėve qė janė shuar, dhe pse poezia titullohet “Nė emėr tė jetės” dhe nė njė varg shprehem se “… me miliona e miliona jetė sikur tė marrėsh, nuk mund ta shuash kurrė njerėzimin”. Covid 19 mė lidh dhe mė njė moment tragjik, humbjen e njė miku dhe skulptori tė madh Arben Bajo, i cili pesė ditė para se tė vdiste punonte nė studio portretin tim, dhe tani, pas ikjes tragjike tė tij, e kam derdhur nė bronz si njė kujtim tė pėrjetshėm.

    Arben Bajon e kam njohur prej vitesh. Ishte pedagog nė Akademinė Arteve. Nuk jam shprehur deri kėtė ēast pas humbjes sė tij. Vdekja e tij tragjike mė ra rėndė si plumb. Iku pėr mė pak se dy javė… e paimagjinueshme. Njė skulptor i madh. Njė Roden shqiptar pėr nga finesa, fuqia e shprehjes, karakteret qė ai ka krijuar nė artin e tij. Jetoi shume pak, 52 vjeē. Mendo se sa kohė do tė kishte.

    Ishte nė lartėsinė e artit tė skulptorėve mė tė mėdhenj shqiptarė qė nga Paskali, Paēo etj. Me aq sa e kuptoj unė artin figurativ mund tė ishte po tė jetonte, skulptori mė i madh shqiptar i tė gjitha kohėrave. Humba njė mik tė vėrtetė. Kishte njohje mė tė madhe se unė pėr kinemanė. Mė befasonte me emrat e aktorėve, tė regjisorėve, me librat qė lexonte. Ishte njė figurė poliedrike, njė djalė i rrallė dhe njė shpirt i butė e i pakrahasueshėm. Pėrkulem me nderim pėrpara madhėshtisė sė tij!

    -Poezia juaj “Shkallė pėr nė qiell” ėshtė njė dyzim ku ndėrthuren dy botė nė kohė dhe hapėsire krejtėsisht tė ndryshme tė cilat bashkohen nė njė pike: kotėsinė . Hapėsira thuajse pa asnjė qėllim, qė nuk tė shpien askund pra njė dimension bosh, nė te shkuarėn dhe nė tė ardhmen. . Jeni natyrė pesimiste apo njė realist qė zgjedh ta ballafaqojė shpirtin me tė vėrtetat e dhimbshme pa tragjizma?

    Poezia “Shkallė pėr qiell” ėshtė njė nga poezitė e mija mė tė dashura. Edhe pse nė poema unė e trajtoj hapėsirėn gjithmonė, shtegtimi ėshtė njė element qė vėrehet. Kėrcimi nė bosh ėshtė kėrcim nė hapėsirė dhe nė pafundėsi, ajo qė thoni ju por jo kotėsia nė kuptimin e vanitetit tė rėndomtė. Pėr kėtė poezi kam pasur njė ngacmim nga monologu i pashait turk qė ngjitet nė shkallare tek romani “Kėshtjella” tė Kadaresė; asnjėherė s’e di se ku tė ēojnė pėrfytyrimet…

    Ai monolog ma solli nė vėshtrim idenė e shkalleve. Kur shkrova poemėn “Natė nė Monparnas” nė njė moment mė bėnte digresion pra njė lloj retrospektive poema “Llora” e Kadaresė. Si njė gjeni Kadareja ėshtė njė hapėsirė ndikimi tė cilės nuk mund t’i shpėtosh. “S’ka fillim as fund ky bosht, nis e sos kur ta mendosh”. Hapėsira dhe koha kudo qė tė vendosesh janė njėsoj tė pafundme dhe, ti qėndron nė mes tė tyre nga shkaku i pafundėsisė.

    -“Sa herė i marr erė njė luleje, druaj se pas shpine , thika mė ngulet” Ky varg i shkėputur nga poezia “Rob i manive” vėrteton atė ēka keni shprehur nė njė dalje publike ku thoni se: “Poezitė janė vizione tė errėta qė i pėrshfaqen poetit si kumt pėr njerėzimin”. Parė nga situata globale qoftė si reflektim fizik por dhe shpirtėror, cila ėshtė frika juaj e madhe?

    Errėsira si ngjyrė pra e zeza ėshtė pjesė e natės dhe kontrastit me ditėn. Ashtu ėshtė dhe ndjenja e errėt nė shpirtin e njeriut pėrkundėr dritės qė merr nga jeta dhe pėrditshmėria. Janė forca qė lidhen me instinktet po tė hymė nė psikoanalizė. Nė atė qė ti ndonjėherė nuk e kupton pra janė reflekse tė vetėmbrojtjes. Ky varg tani qė po e analizojmė e kam menduar nė atė kontrastin qė nė momentin tėnd mė tė lumtur, e keqja mund tė tė godasė. Njė formė paranoje apo ndjesie persekucioni. Duhet marrė nė kompleksin e poezisė.

    Nuk mund tė pėrjashtohet nga artisti ky lloj asosacioni i vazhdueshėm i njė bote qė vjen nė mėnyrė jo koshiente nėpėrmjet errėsirės dhe mendimit me ngarkesė negative. Nuk jam pesimist dhe nuk e shoh botėn me dylbitė e kthyera mbrapsht por jam objektiv. Nuk jam as optimist, i pranoj tė kundėrtat. Ndonjėherė duke synuar tė pėrsosurėn bėn gabim tė shumėfishtė sepse sė pari vėrteton se nuk je i pėrsosur dhe e dyta kupton se ajo nuk mbėrrihet kurrė. Nė njė fragment filmi kam parė ku njė personazh i thotė njė tjetri: Nėse kėrkon pėrsosjen do ēmendesh. Davidi i Mikelanxhelos, edhe pse nė skaj tė pėrsosjes, ndoshta, edhe pse i pėrsosur; pėrjashtimi fuqizon rregullin. Jam i ndjeshėm mbase mė shumė se tė tjerėt nė njė sens sepse jam nė hullinė e poezisė dhe botės artistike krijuese por me vetitė e ēdo njeriu nė mėnyrė tė ndėrsjellėt.

    -Vargjet tuaja janė udhėtime, pėrjetime nėpėr kryeqytete botėrore (Nju York, Paris, Vjenė) qė kanė lėnė gjurmė tek ju. Gjithashtu janė homazhe pėr figura tė rėndėsishme tė artit botėror si Ajnshtajn, Van Gogh, Xhim Morrison. Kam njė pyetje paksa intime. Si do tė ishte njė poezi dedikuar Timos nė njė qytet si Tirana. Pra njė dedikim pėr njė artist tė madh qė jeton dhe frymon po ashtu nė njė qytet tė madh?

    Mė vjen keq dhe ndihem madje paksa xheloz se kam shkruar pėr Vienėn dhe Parisin dhe s’kam shkruar pėr Tiranėn. Ndonjėherė gjėrat nuk dihen se si vijnė, mbase nga befasia kur has nė njė botė tė re qė nuk e ke njohur mė parė. Mbresa dhe impresione tė para qė e trandin njeriun, kaotizmi herė herė, kontrastet, dramacitetet.

    Qoftė dhe madhėshtia apo bukuria e gjėrave. Kur kam parė Parisin jam mahnitur dhe mė pas dashuruar me tė. Ai ma solli nė mėnyrė tė natyrshme pėr tė poemėn programatike “Natė nė Montparnasse”. Sot zakonisht nuk shkruhen mė poema dhe mua mė vjen keq pėr kėtė. Duhet tė kthehet ajo kohė dhe ato vite kur shkruheshin poema pasi publiku e do poezinė dhe e ndjek me interes. Mbase nuk e lexon dhe aq por e dėgjon dhe e admiron kur ėshtė e recituar.

    Pra edhe poemėn “Natė nė Montparnasse” tė cilėn besoj se lexuesi serioz mund ta lexojė me dėshirė. Do doja tė lexoheshin pasi aty mund tė tė them vėrtetė se jam pretendues. Nėse nuk do tė ishin poemat, mund tė them se nuk do kisha botuar asnjė poezi. Pėr veten nuk kam menduar kurrė tė bėj njė poezi edhe pse nė ēdo poezi timen jam unė pra qė flas nė vetėn e parė. Mbase nė poemėn “Pėrtej jetės” qė ėshtė mė filozofike se tė tjerat, qoftė dhe te “Takim me tė dashurėn Mari…” unė jam vetja por i zhvendosur nė botė tė tjera, iki dhe kthehem, jam dhe s’jam. Kurse te “Pėrtej jetės” ngjan si njė kalvar, ėshtė jeta biologjike por edhe e njeriut e artistit nė kohėra, edhe them qė mire do qe tė ishte njė poemė pėr Tiranėn por siē e thamė gjėrat nuk komandohen. Varet se si tė vinė.

    -Dhjetėra role kinematografike, dhjetėra role nė teatėr, tre vepra poetike, keni marrė dhe rolin e pėrkthyesit nga letėrsia e huaj . Jeta juaj artistike shumėdimensionale ėshtė njė frymėzim pėr brezat e rinj. Pas kaq vitesh ndėrtimi tė kėtij panteoni tė rrallė vlerash artistike dhe njerėzore, a keni ju ende njė peng?

    Artisti ngaherė synon dhe kur synon dhe ėndėrron do tė thotė qė ka diēka qė e dėshiron. Mund ta quajmė peng mund ta quajmė dėshirė pse jo edhe pse ndonjė peng tė adresuar nuk kam. Pengu i madh nėse mund ta them janė vitet kur humbi kinemaja kėtu dhe nuk pati produktivitet dhe vlera dramaturgjike. Humbi kinemaja, u shua nė moshėn e pjekurisė profesionale mė tė epėrt, ku priten vepra tė mėdha.

    I shikojmė filmat amerikanė ku kinemaja ėshtė industri, lėvizjet e aktorit nga roli nė rol pa bėrė ndonjė shenjė barazimi dhe krahasimi ata luajnė deri nė shuarje tė jetės. Ndėrsa ne na u shua arti pėrpara se tė mbarojė jeta. Kam bėrė role por jo nė kontiuinitet por sa shumė do ishin rolet e mija dhe tė kolegėve tė mi nėse do funksiononte me prodhimtari kinemaja. Pėr fat, edhe pse me pak filma nė numėr nė vite nė tranzicionin e tejzgjatur, kinemaja nuk ėshtė shuar krejt, sepse janė bėrė disa filma tė suksesshėm.

    Kjo mė ka bėrė t’i afrohem teatrit mė shumė. U ktheva nga Amerika e cila, pa odiseun e sė cilės, nuk do kisha shkruar poezi, madje as nuk do tė kisha luajtur role nė teatėr pasi unė isha pedagog dhe aktor kinemaje. Por Amerika t’i zmadhon hapėsirat, te pėrgatit mentalisht, tė ridimensionon kurajon pėr tė provuar dhe guxuar. Dhe nuk pata njė paradigmė kur erdha dhe mendova se nuk ka film, ok, do luaj teatėr. Dhe e nisa me “Njė stinė e mėrzitshme nė Olimp” tė Kadaresė. Njė diskurs qė e vuri regjisori Gėzim Kame nė skenė nė vitin 2003. Pastaj bėmė njė projekt tjetėr me Ndriēim Xhepėn “Pėr njė fjalė goje” tė Natali Saro, autore e romanit modern, me regjisor tė Arben Kumbaros.

    “Pamje nga ura” tė Arthur Miler, me regjisor Albert Minga qė ishte njė sukses i madh. Vazhdova me “Shtrigat e Salemit” me regji tė Spiro Dunit. Edhe ky njė sukses dhe para dy vitesh me Equus-in nėn regjinė e boshnjakut Dino Mustafiē. Kėshtu qė iu dhashė teatrit sepse doja tė plotėsoja atė hapėsirėn bosh. Hapėsirėn e qiellit qė i takoj, teatrit…

    Panorama

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Timo Flloko



    TIMO FLLOKO : PREKJA E SHENJTĖ - NĖNA TEREZĖ
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 27-02-2021 mė 12:34

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Timo Flloko



    TIMO FLLOKO - KĖRCIM NĖ BOSH

    Top Show Magazine - Maj 2018

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    10,221

    Pėr: Timo Flloko



    Emisioni Deja Vu ka tė ftuar nė emision aktorin TIMO FLLOKO

    Dhjetor 2007

Tema tė Ngjashme

  1. Timo Flloko
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 21-10-2014, 00:22

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •