KPD pėrjashton grupin Meta
Votimi pėr Komitetin e Pėrgjithshėm Drejtues ka lėnė jashtė ish-Kryeministrin dhe gjithė deputetėt mbėshtetės tė tij. Nė listė kanė hyrė Fino dhe Angjeli, kurse mė shumė vota ka arritur qė tė marrė Ruēi, i ndjekur nga Nano, Dokle dhe Agolli. Ruēi nuk pranoi qė tė bėnte komente pėr kėtė pėrzgjedhje
Ish-kryeministri Ilir Meta sė bashku me grupin e tij tė pėrkrahėsve, kanė ngelur jashtė Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues. Lista e publikuar ditėn e djeshme nga sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Socialiste, Gramoz Ruēi, pėrjashtonte nga forumi i lartė kundėrshtarėt nanoistė. Meta kishte arritur qė tė grumbullonte vetėm 200 vota, njė numėr i pamjaftueshėm pėr tė arritur cakun pėr tė hyrė nė KPD. Poshtė emrit tė tij vijonin me mė pak vota emrat e pėrkrahėsve tė tij, si ai i Ilir Zelės, Spartak Brahos, Monika Kryemadhit, Mustafa Muēit, Sabit Brokajt, Eduart Alushit, Limoz Dizdarit, etj.. Nė listė kanė arritur qė tė fitojnė emrat e dy kandidaturave pėr kreun e PS-sė. Rexhep Meidani ka arritur qė tė marrė gjithsej 266 vota dhe ėshtė renditur nė vendin e 70-tė, kurse Edi Rama ka marrė 337 vota dhe ėshtė renditur nė vendin e 34-tė. Nė listė kanė arritur qė tė futen edhe deputetėt Anastas Angjeli dhe Bashkim Fino, tė cilėt kanė arritur qė tė marrin numrin e nevojshėm tė votave. Kėta tė fundit edhe pse votuan kundėr dekreteve pėr emėrimin e ministrave, kanė votuar pro kryetarit aktual.
Listėn e antarėve tė KPD-sė sė votuar nga delegatėt e Kongresit, e kryeson Gramoz Ruēi me 424 vota, duke u pasuar nga Fatos Nano e Namik Dokle me 421 vota dhe mė tej nga Dritėro Agolli me 417 vota. Gramoz Ruēi nuk pranoi tė bėnte asnjė koment lidhur me mbetjen jashtė tė Ilir Metės dhe grupit tė tij. "Nuk kam pse paragjykoj, demokracia s'ėshtė sistemi i kulluar, por ky ėshtė sistemi mė i mirė i zgjedhur nga shoqėria njerėzore deri sot, prandaj verdikti i kongresit e dha rezultatin e vet dhe duhet tė respektohet si nga fituesit ashtu edhe nga humbėsit," tha Ruēi. Ditėn e sotme pritet qė tė mblidhet KPD-ja e sapozgjedhur, e cila do tė zgjedhė kryesinė e kėsaj partie, nė tė cilėn pritet qė tė bėjnė pjesė 19 anėtarė, ndryshe nga kryesia e mėparshme, e cila pėrbėhej nga 17 anėtarė. Gjithashtu KPD-ja do tė votojė pėr sekretarėt. Sekretari i rizgjedhur, Ruēi tha se mbi deputetėt qė do tė votojnė kundėr, do tė veprohet duke iu pėrmbajtur rregullave tė pėrcaktuara. "Nuk di ē'tė them pėr ta. Unė deputetėt nuk i dėgjoj nėpėrmjet pyetjes suaj, por i dėgjoj nė rrugė institucionale", tha ai.
Kongresi i gjashtė i kėsaj partie miratoi dhe njė nen nė statutin e kėsaj partie, i cili parashikon ēregjistrimin nga partia, tė atyre deputetėve qė votojnė kundėr vendimeve tė forumeve. Kongresi zgjodhi 95 anėtarė tė KPD-sė, kurse numri i pėrgjithshėm i anėtarėve tė kėtij forumi ėshtė 135. KPD-ja e mėparshme pėrbėhej nga 118 anėtarė, kurse kongresi i vitit 1999 pėrzgjodhi vetėm 80 anėtarė tė KPD-sė. Kryetarėt e degėve tė partive nė rrethe futen direkt nė kėtė forum, po ashtu dhe kryetari i FRESSH-it dhe kryetarja e Gruas socialiste. Edhe kėto ndryshime u sanksionuan nė statut.
Lista e kandidaturave fituese pėr Komitetin e Pėrgjithshėm Drejtues tė Partisė Socialiste
1 - Gramoz Ruēi 424 vota
2 - Fatos Nano 421 vota
3 - Namik Dokle 421 vota
4 - Dritėro Agolli 417 vota
5 - Ermelinda Meksi 417 vota
6 - Servet Pėllumbi 417 vota
7 - Petro Koēi 414 vota
8 - Pandeli Majko 411 vota
9 - Arben Malaj 403 vota
10 - Bardhyl Agasi 396 vota
11 - Ethem Ruka 391 vota
12 - Erion Braēe 377 vota
13 - Ylli Bufi 377 vota
14 - Ahmet Ceni 375 vota
15 - Makbule Ēeēo 375 vota
16 - Blendi Klosi 374 vota
17 - Kastriot Islami 373 vota
18 - Arta Dade 371 vota
19 - Agron Dibra 369 vota
20 - Fatmir Xhafa 365 vota
21 - Maqo Lakrori 364 vota
22 - Marko Bello 360 vota
23 - Viktor Doda 352 vota
24 - Violeta Manushi 350 vota
25 - Gazmir Bizhga 349 vota
26 - Saemira Pino 348 vota
27 - Spartak Poēi 347 vota
28 - Luan Rama 343 vota
29 - Artan Nelaj 342 vota
30 - Lekė Cukaj 342 vota
31 - Luan Memushi 342 vota
32 - Bashkim Fino 341 vota
33 - Besnik Dervishi 341 vota
34 - Edi Rama 337 vota
35 - Musa Ulqini 335 vota
36 - Natasha Paēo 334 vota
37 - Stefan Ēipa 334 vota
38 - Elmaz Sherifi 330 vota
39 - Agron Tato 328 vota
40 - Enver Reēi 321 vota
41 - Fadil Nasufi 320 vota
42 - Hasan Hoxha 318 vota
43 - Luan Hajdaraga 318 vota
44 - Vjollca Ibro 317 vota
45 - Ben Blushi 310 vota
46 - Durim Hushi 305 vota
47 - Kolė Malaj 303 vota
48 - Mustafa Xhani 301 vota
49 - Zamira Caka 298 vota
50 - Emin Barēi 296 vota
51 - Taulant Dedja 296 vota
52 - Arben Ahmetaj 295 vota
53 - Flamur Hoxha 295 vota
54 - Luan Shahollari 295 vota
55 - Ejup Tabaku 294 vota
56 - Afėrdita Stefani 293 vota
57 - Rajmonda Stefa 293 vota
58 - Ndriēim Hysa 288 vota
59 - Anastas Angjeli 287 vota
60 - Mezan Malaj 287 vota
61 - Ardian Myslymaj 286 vota
62 - Kadri Rrapi 283 vota
63 - Adriana Berberi 282 vota
64 - Arben Dervishi 282 vota
65 - Luiza Hoxha 279 vota
66 - Elida Tepelena 276 vota
67 - Vangjel Tavo 272 vota
68 - Sherif Bundo 269 vota
69 - Baftjar Zeqo 268 vota
70 - Rexhep Meidani 266 vota
71 - Nazmir Bilani 265 vota
72 - Shpėtim Kateshi 261 vota
73 - Arbėr Qilimi 258 vota
74 - Albert Ēaēi 257 vota
75 - Artur Kurti 256 vota
76 - Bashkim Habili 252 vota
77 - Paqėsor Zeneli 252 vota
78 - Fatbardha Shabani 249 vota
79 - Shpėtim Gjika 247 vota
80 - Fatos Muēa 244 vota
81 - Shpėtim Cami 243 vota
82 - Eva Alushi 239 vota
83 - Lush Pėrpali 239 vota
84 - Rexhep Ēuko 237 vota
85 - Hamdi Jupe 231 vota
86 - Lili Nushi 231 vota
87 - Elidiana Canaj 227 vota
88 - Merita Ndreko 227 vota
89 - Zyhdi Teqja 224 vota
90 - Natasha Hodaj 222 vota
91 - Sadedin Stankaj 222 vota
92 - Fatmira Veizi 221 vota
93 - Astrit Llanaj 219 vota
94 - Niko Faber 219 vota
95 - Bashkim Koēi 218 vota
--------------------------------------------------------------------------------
Mėnyra e pėrzgjedhjes sė kandidaturave tė votuara pėr anėtarė tė KPD-sė
- Pėr tė votuar propozohen 190 kandidatura
- Kryetarja e gruas socialiste do tė jetė anėtare e KPD
- Kryetari i FRESSH ėshtė automatikisht anėtar i KPD
- Tė gjithė anėtarėt e KPD-sė sė kaluar ishin tė pranishėm nė listėn e votimit
- Tė gjithė deputetėt qė nuk kanė qenė mė pėrpara nė KPD ishin nė listėn e votimit
- Nė listė kishte dhe 8 anėtarė tė forumit tė rinisė eurosocialiste
- Pėrfaqėsia kishte propozuar 25 kandidatura tė veēanta, nė tė cilat binte nė sy numri i madh i pėrkrahėsve tė Nanos pėrfshi emrat e Emin Barēit dhe Arben Ahmetajt.
- Delegatėt mund tė propozonin emra pėr kandidim, po me pėrkrahjen e 50 plus njė tė tė pranishmėve. Gjithashtu ai qė propozon duhet tė kėrkojė qė tė hiqet njė prej kandidatėve tjerė, tė cilėt duhet tė hiqen me 50 plus njė tė votave tė delegatėve.
KPD, 19 deputetė socialistė ngelen jashtė listės
Nė listėn e anėtarėve tė Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues, pėrzgjedhur nga delegatėt e Kongresit mungojnė emrat e 19 deputetėve socialistė. Ata nuk janė pėrzgjedhur gjatė votimit edhe pse ishin nė listėn e kandidaturave pėr KPD-nė e re. Mes kėtyre emrave janė llogaritur dhe emrat e atyre deputetėve qė janė pėrjashtuar nga forumi i lartė i Partisė Socialiste, pasi ishin kundėrshtarėt kryesorė tė Nanos, tė cilėt nuk votuan pėr dekretet ministrore. Kėshtu nė listėn e KPD-sė mungojnė deputetėt Ardit Kaja, Banush Gozhdari, Dritan Prifti, Eduart Alushi, Ilir Gjoni, Ilir Meta, Ilir Zela, Maksut Balla, Monika Kryemadhi, Mustafa Muēi. Ndre Legisi, Nezir Selimaj, Rahmi Mehmetllari, Sotir Kokeri, Shyqyri Duraku, Spartak Braho, Limoz Dizdari, Valentina Leskaj, Zyhdi Pepa.
Kėto emra mund tė reflektojnė pakėnaqėsi ndaj mospėrzgjedhjes sė tyre si anėtarė tė forumit tė lartė tė kėsaj partie. Kandidatėt alternativė tė Nanos kishin hedhur idenė qė nė KPD tė futeshin nė mėnyrė automatike tė gjithė deputetėt e kėsaj partie. Por kjo ide nuk u mor parasysh. Ditėn e sotme mblidhet KPD, e cila do tė vendosė pėr kryesinė, e cila do tė vazhdojė me pėrzgjedhjen e emrave qė do tė propozohen pėr nė kabinetin e ri qeveritar.
KPD, mbi 90 pėr qind e anėtarėve nga jugu i Shqipėrisė
Nga pėrzgjedhja e re e atyre qė kanė fituar tė drejtėn pėr tė qenė anėtarė tė Komitetit tė Pėrgjitshėm Drejtues tė PS-sė, bie nė sy njė fakt tjetėr. Nga pėrllogaritja e emrave, vihet re se shumica e kėtyre anėtarėve janė nga jugu i vendit. Nga numėrimi konstatohet se mbi 90 pėr qind e anėtarėve tė kėtij forumi janė nga jugu i Shqipėrisė, dhe vetėm mė pak se 10 pėr qind i pėrkasin veriut.
Kėshtu emrat e anėtarėve veriorė, janė ato tė Namik Dokles, Agron Dibrės, Viktor Dodės, Lekė Ēukaj, Musa Ulqini, Kolė Malaj, Kadri Rrapi, Lush Pėrpali dhe Sadedin Stankaj. Kėshtu nga 95 anėtarė qė janė pėrzgjedhur nga kongresi vetėm 9 janė nga pjesa veriore e vendit. Vihet re se shumė nga anėtarėt e KPD-sė qė janė pėrzgjedhur nga veriu i vendit janė deputetė, tė cilėt jetojnė prej kohėsh nė kryeqytetin e vendit. Nuk ėshtė zgjedhur asnjė nga anėtarėt socialistė tė bazės, tė cilėt militojnė nė qytetet veriore. KPD socialiste ėshtė shtuar nė 135 anėtarė. Krahas anėtarėve qė pėrzgjidhen nga kongresi, nė tė bėjnė pjesė dhe kryetarja e gruas socialiste, kryetari i FRESSH dhe kryetarėt e Partisė Socialiste nė rrethe.
Krijoni Kontakt