Close
Faqja 4 prej 27 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 264
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e laci
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    germany
    Postime
    14

    loja socialiste

    ne te gjithe kemi pare se si per nje vit rresht socialistat nuk lane gje pa thene per njeri-tjetrin(hajdut,i korruptuar,kriminel,i pa afte....)dhe ju e besoni se ate vertet u zune.JO.ata bene vetem nje loje politike per te terhequr vemendjen e popullit dhe ate nderkombetare nga kriza energjitike dhe ekonomike qe kishte mbuluar vendin per tete muaj rresht.populli me krye opoiten nuk dilte te protestonte per drita po rrinin e shikonin teatrin e PS.Te njejten loje po bejne prap,do e zihen e do zihen deri diten e zgjedhjes se presidentit per te vene ne gjume faktorin vendas dhe ate te huaj.diten e zgjedhjes do pajtohen dhe nano do jete presidenti i ardhshem.a mund te me thote ndonjeri prej jush cfare kadeshiruar nano dhe nuk e ka arrituar?keta nuk jane socialista po specialista ka thene pjeter arbnori.persa i perket opozites eshte turp qe e kemi pasi nuk di te bej asgje me perjashtim te mitingjeve.

  2. #32
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Laci ke absolutisht te drejte.




    "Do te jem President edhe per Berishen"
    Si gjithmone, lideri i PS-se ka zgjedhur "Opinion" per te dhene vleresimet dhe idete e tij me te fundit. Kete rradhe lidhur me Presidencen, irritimet e opozites nga emri i tij etj

    Fatos Nano deklaroi dje publikisht se synon te kandidoje per postin e presidentit te ardhshem te Republikes. "Po". Me kete pergjigje te thate ne nje interviste televizive ne Tv Klan, kryetari i Partise Socialiste shpalli deshiren per te kandiduar per kreun e shtetit. "Une nuk i shmangem pergjegjesise dhe detyrimin nuk e largoj nga vetja. Kete nuk e bej per te ndeshkuar oponentet e mi ne PS dhe opoziten, por sepse jam ne gjendje qe bashke me forumet e PS-se te arsyetoj mbi zgjidhje te verteta", tha Nano. Ai u shpreh se do te kandidoje ne forumet e partise dhe se shpreson ne mbeshtetje te vendimmarrjes socialiste. Persa i perket kontestimeve qe mund te vijne per kandidimin per president, Nano tha se komuniteti nderkombetar nuk do te merrte nje rol prej arbitri apo vendimmarresi. "Nuk me rezulton qe Partia Socialiste eshte e paafte per zgjidhjen e problemeve te tilla qe kane te bejne me stabilitetin e saj ne qeverisje. Shembulli i Berishes u konsumua dhe modeli im eshte krejt i ndryshem nga modeli i tij", tha Nano.

    Duke shpjeguar arsyet se pse nuk kandidoi pese vjet me pare, por zgjodhi postin e shefit te qeverise, Nano tha: "Vendosa tani te behem president dhe jo atehere, sepse para pese vjetesh detyra me e veshtire ishte ajo e drejtuesit te ekzekutivit dhe e mora detyren per ta cuar vendin ne kushte normale dhe pastaj ia dhashe perfaqesuesve te tjere te afte te mazhorances".

    Kryetari i PS-se u shpreh se i ka marre parasysh te gjitha pasojat qe mund te vijne nga vendimi i tij per t'u bere president. "Une nuk mund te mos marr parasysh rreziqet dhe pasojat, por kam besimin se socialistet do te shfaqin aftesite per te plotesuar vakumet. Une nuk besoj se vete Berisha do te ishte i gatshem te hynte ne nje proces te ri zgjedhor", deklaroi Nano. Ai shtoi se eshte i vendosur per te kandiduar "per nevojat qe ka aktualisht vendi dhe per t'u interpret i nevojave te shumices dhe si drejtues i nje mazhorance qe ma marre parasysh ta coje Shqiperine ne Europe".

    I pyetur nese shte i sigurte per voten e deputeteve socialiste te sulmuar prej tij, kryetari socialist tha se pavaresisht nga emocionet e ballafaqimit ne publik me akuza, interesat politike nuk ndajne as Nanon nga Meta, as Nanon nga Koci, as Nanon nga Fino sepse te gjithe keta kane ndertuar nje reputacion qe ka vazhduar te vleresohet nga njerezit. "Nuk mund te lejojme dhurimin e pushtetit ne duart e Berishes, i cili ne momente te caktuara behet po aq agresiv sa para 97", deklaroi ai.

    Ne lidhje me mundesine e fillimit te protestave, ne rast se zgjidhet president, kryetari i PS-se tha se e ka marre parasysh edhe kete. "Une nuk mendoj se presidenti mund te mos beje detyren per shkak te protestave sociale, une do te garantoja dialogun politik", u shpreh ai. Nano tha se presidenti aktual Meidani e ka bere sic duhet detyren e tij ne krye te shtetit. Persa i perket sugjerimeve te faktori nderkombetar per nje president konsensual, Nano tha: "Kreu i shtetit nuk mund te jete i shkeputur nga politika. Nese presidenti nuk do te ishte i mazhorances do te ishte i padobishem edhe per opoziten".





    Pra :



    I pyetur nese shte i sigurte per voten e deputeteve socialiste te sulmuar prej tij, kryetari socialist tha se pavaresisht nga emocionet e ballafaqimit ne publik me akuza, interesat politike nuk ndajne as Nanon nga Meta, as Nanon nga Koci, as Nanon nga Fino sepse te gjithe keta kane ndertuar nje reputacion qe ka vazhduar te vleresohet nga njerezit. "Nuk mund te lejojme dhurimin e pushtetit ne duart e Berishes, i cili ne momente te caktuara behet po aq agresiv sa para 97", deklaroi ai.


    A moret vesh te djathte apo dru me pre?

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne te njejten kohe qe socialistet duhet ta vendosnin ne plan te pare problemet brenda partise socialiste, ata po e bejne gjithcka se prapi, duke shkuar keshtu te sigurt drejt humbjes jo vetem te pushtetit, por edhe te partise socialiste. Ne situaten qe eshte partia socialiste, prioritetet sipas kryetarit Nano jane:

    - Zgjedhja e tij president
    - Shmangia e zgjedhjeve te parakohshme
    - Zgjidhja e problemeve ne parti

    Kjo axhende eshte e destinuar per te deshtuar, pasi Nano tashme nuk eshte nje figure qe acaron vetem elektoratin e opozites, por ai acaron edhe njerezit e vete. Ndarja e PS-se ne lobe interesash dhe terheqja prej hunde qe po i ben Nano, do ta coje PS-ne te sigurt drejt humneres politike. Por fajet per kete nuk i ka Nano pasi ky i fundit ka qene gjithmone nje deshtak i lindur ne politike, fajet per kete e kane forcat e tjera brenda PS-se qe po i vijne sipas qejfit lojes se Nanos. Meta shpreson qe me deshtimin e Nanos, Nano te mari me vete te gjitha mekatet e krizes dhe te manipulimeve te votave, duke i falur keshtu Metes kreun e Partise. Largimi i Nanos nuk do te jete pa buje, dhe perpara se te largohet, kur gjithcka per te te kete marre fund ai do te terheqi me vete edhe kundershtaret e tij, qe nuk jane aspak shenjtore.

    Duke i ardhur sipas qejfit Nanos, dhe duke mos pasur nje lidership partiak, socialistet nuk jane ne gjendje me qe te servirin as zgjidhje per krizen dhe as te ndjekin nje strategji te perbashket politike. Te gjithe kreret socialiste, deri ne kete pike nuk kane arritur te kuptojne qe zgjedhja e presidentit, apo mbajtja e zgjedhjeve te parakohshme as qe mund te krahasohen me rendesine e zgjidhjes se krizes brenda PS-se. Asnje nuk pushtet nuk mbahet, asnje karige presidenciale nuk fitohet, nese nuk ka nje formacion politik qe te mbeshteti keto inisiativa.

    PS eshte ne renien e lire, dhe mesa duket askush nga rradhet e socialisteve nuk po merr inisiativen per ta nderprere renien dhe per te vleresuar situaten. Sot Shqiperia eshte ne krize te gjithanshme pasi partia ne pushtet eshte ne krize te gjithanshme morale, polike apo shoqerore. Kjo u duk me zgjedhjet e 24 qershorit, dhe tani socialistet do ta paguajne dyfish vjedhjen e votave vitin e kaluar. Jo vetem qe do te humbin pushtetin por do te humbin edhe kredibilitetin e partise ne popull. Pas gjithe kesaj katraulle, PS-se do ti duhen vite per te reformuar vetveten dhe per tu cliruar nga ata njerez qe e sollen ate ne ate pike.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    dod ne kub

    KOHAJONE

    -----------
    "Qetesohen" zgjedhjet ne PS
    Partia Socialiste vazhon me nje ritem te larte, por pa ekseset e fillimit, konferencat e rretheve ku do te zgjidhen kryetaret e rinj lokale te partise te cilet jane automatikisht anetare te Komitetit te Pergjithshem Drejtues. Deri tani jane zhvilluar 22 konferenca perfshire 5 te dites se djeshme. Ne pjesen me te madhe drejtuesit e rinj te partise jane perkrahes te kryetarit socialist, Nano dhe te "levizjes per katharsis", ndersa vetem pak prej tyre njihen si mbeshtetes te ish-kryeministrit Meta. Keto ndryshime ne kreun e PS-se lokale do te krijojne raporte te reja edhe ne vendimmarrjen qendrore te partise. Keshtu KPD-ja socialiste, e cila do te rinovohet pjeserisht me 38 kryetaret e rretheve do te balancohet disi, sepse do te pakesohen "Metistet" dhe shtohen "Nanoistet".

    Konferencat zgjedhore te PS-se nuk kane kaluar pa incidente. Ne tre rrethe, Kucove, Devoll dhe Malesi i Madhe mbledhjet kane qene te tensionuara e me perlasje mes militanteve dhe ne disa rste ato kane degjeneruar ne fyerje, grushta dhe shkelma ndaj njeri-tjetrit. Zgjedhjet vendore ne Partine Socialiste do te perfundojne ne 1 qershor kur do te zhvillohen konferencat e Tiranes (qytet), Vlores, Korces dhe Kukesit. Nderkohe sot do te mbahet konferenca e Kurbinit me pjesemarrjen e te deleguarve Makbule Ceco dhe Bardhyl Agasi. Te 17 anetaret e kryesise se PS-se jane shperndare gjate kesaj jave ne te gjitha rrethet e vendit me rastin e zgjedhjeve ne parti, gje qe ka bere qe ata te jene te impenjuar me teper se zakonisht n-_ganizimin e konferencave.

    Ashtu sic eshte deklaruar nga kreret e kesaj partie, nuk do te kete ndonje ndryshim substancial ne perberjen e KPD-se dhe zgjedhjet e reja nuk do te luajne ndonje rol vendimtar ne caktimin e kandidatures zyrtare per president te Republikes, tani qe kryesocialisti Nano e shpalli publikisht synimin e tij per kreun e shtetit. Fill pas nje qershorit, date kur mbarojne konferencat e fundit zgjedhore, kryetari i PS-se pritet te therrase kryesine e partise e cila do te caktoje daten e mbledhjes se KPD-se ku do te vendoset per kandidaturen zyrtare per president.

    Erl Murati

    Lista e kryetareve te PS-se ne rrethe pas zgjedhjeve

    Xhezo Canaj Tepelene

    Gjon Doda Puke

    Haqim Tosku Rrogozhine

    Jetnor Hysolli Devoll

    Fadil Nasufi Berat

    Kastriot Lutaj Kucove

    Isuf Heba Malesi i Madhe

    Bashkim Kazazi Kavaje

    Nikolle Doda Mirdite

    Dilaver Pipika Delvine

    Petrit Bregasi Permet

    Agim Hysa Mat

    Abdyl Arra Skrapar

    Sokrat Ikonomi Fier

    Bexhet Aga Diber

    Ndue Doda Shkoder

    Gafurr Mazreku Has

    Agim Gjeka Kruje

    Sadedin Gjata Tirana (rreth)

    ----------------------------------------------------


    vini re...


    Ne tre rrethet me bollek katolikesh kryetar zgjidhen 3 Doda.

    Dod ne PUk Dod ne Mirdit Dod ne Shkoder.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ps e Vlores.

    "PS e Vlores ne rrezik, drejt shperberjes"

    Partia Socialiste e Vlores ndodhet ne ditet me te veshtira. Zgjedhja e Theodhori Shias ne krye te kesaj dege, mund te sjelle nje rrjedhje te intelektualeve dhe idealisteve socialiste te Vlores duke ia lene vendin trafikanteve. Ky eshte shqetesimi me i madh qe vjen nga ish-rivalja e Shias per kreun e PS se Vlores, Marika Cakerri se bashku me mbeshtetesit e saj. Menjehere pas zhvillimit te konferences se Vlores, e cila nxorri ne krye Theodhori Shian (pas balotazhit ne konferencen e pare), Marika Cakerri i eshte drejtuar menjehere Komisionit Qendror te Garancive Statuore, me shqetesimin e madh, se nje nga deget me te medha dhe mbeshtetsja kryesore e PS ne jug, eshte duke u shperbere. Kjo vetem ne saje te klanizimeve, trafikut te influencave, korruptimit, joshjeve te ndryshme, te cilat kane rikonfirmuar ne krye Shian. Sipas Cakerrit, votat e delegateve kane shkuar ne adrese te Shias, vetem ne saje te kercenimeve te delegateve, blerjeve te votave (ku per nje vote sipas saj, jane paguar deri ne 1 milone leke), premtimeve per poste.

    Gjithcka ka nisur menjehere pas konferences se pare. Duke pare se nuk mund te fitonte dot perballe Cakerrit, e cila kishte marre 144 vota kundrejt 142 te Shias, dhe Bardhosh Ferraj 24 vota, te cilat me pas sipas deklarimit te tij, do te kalonin per Cakerrin, Shia ka futur ne loje, te gjitha "mjetet dhe mekanizmat" e tij te influences. Se pari delegatet e fshatrave kane votuar nen presion psikologjik te shoqeruesve te Shias, duke arritur t'u behen edhe letra me shenje, per t'u siguruar per voten e tyre. Po ashtu, per Shian ka punuar fuqishem edhe kryetari i bashkise se Vlores Niko Veizi, i cili me pare ka qene nje nga kundershtaret me te ashper te tij ne Partine Socialiste. Kjo sipas Cakerrit ngjall dyshime te medha. Po ashtu edhe deputeti Alushi, i cili e ka shkarkuar ne '97 Theodhori Shian si Sekretar Organizativ, per pune te dobet, per cudi ne kete moment eshte gjendur ne krah te Shias. Nje tjeter "cudi" per Cakerrin eshte edhe numri i delegateve te konferences se Dhjete te Vlores ne krahasim me ate te kaluaren. "Ne konferencen e nente kane qene 280 delegate, ndersa ne konferencen e fundit ishin 324 delegate, kur numri i anetaresise mund te kete pesuar edhe firo", thote Cakerri. Kjo sipas saj, eshte realizuar nga vete Theodhori Shia, i cili e ka organizuar vete fushaten dhe e manipuloi po vete. "Menjehere pasi Shia ka kaluar me gjashte vota perpara, duke fituar, Pallati i Kultures "Laberia" eshte mbuluar nga dhjetemijshet e trafikanteve, qe nuk kuptohej se perse gezonin kaq shume per fitoren e Shias", thote Cakerri. Kjo i ka detyruar shume nga delegatet, te dalin nga salla, jo vetem kokeulur, por edhe te turperuar nga rruga ku eshte futur Partia Socialiste e Vlores.

    Marika Cakerri deklaron se vetem nje dite para konferences e ka denoncuar ate qe ishte duke ndodhur, sese kishte informacionet e saj nga vete delegatet.

    Ajo i eshte drejtuar KQGS vetem me nje qellim; te shpetohet PS e Vlores. Dhe ky shqetesim i saj, nuk vjen nga humbja ne perballjen me Shian, ku ajo moralisht ndjehet fitimtare, por vjen nga qindra socialiste te thjeshte te Vlores, te cilet nuk shohin me tek kjo dege, e drejtuar nga Shia, idealin e tyre. Cakerri ben vetem nje thirrje per PS ne qender: "Shihni cdo gje me realizem. Dega e PS ne Vlore eshte duke u shkaterruar dhe militantet e hershem te saj e shohin veten jashte kesaj strukture. Ne PS e Vlores kane zene vend vetem interesaxhinjte dhe trafikantet. Nese vijohet, keshtu ne Vlore do te mbeten vetem oportunistet dhe Shia. Kjo nuk duhet te ndodhe. Ndoshta Vlora duhet te jete sinjali i pare per rikthimin e PS-se ne ato vlera ku ka qene", perfundon Cakerri.

    Pas ankimimit te ish-rivales se Shias, i mbetet Komisionit Qendror te Garancive Statuore per te marre nje vendim, rreth konferences dhjete te Vlores. Sipas shume socialisteve vlonjate, me e pakta do te ishte nje Konference e Jashtezakonshme.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Socialistet do te shijojne nje vdekje te ndadalte e me dhimbje. Izolimi qe Italia i ka bere Shqiperise, ka detyruar socialistet qe te luftojne "korrupsionin" dhe "krimin" brenda vetes. I shikoni tani se si kabineti Majko po flet per lufte kunder korrupsion ne publik dhe po nxjerrin edhe emra peshqish te vegjel. Por qeveria italiane nuk pret qe qeveria shqiptare te luftoje krimin brenda llojit. Ajo qe pala italiane kerkon eshte bashkepunimin e ngushte me drejtesine shqiptare per kapjen e gjithe krimineleve qe gjejne strehe ne Shqiperi. Italianet kane bere nje pune te shkelqyer ne nje kohe shume te shkurter ne kete drejtim, dhe shume socialiste jane "bere esell" keto muajt e fundit. Jo vetem aq, por pala italiane e ka kthyer problemin e trafiqeve kriminale me burim Shqiperine ne nje problem qe shqeteson mbare komunitetin europian.

    Pra, te gjithe njerezit qe kane fije lidhese me krimin ne PS, qe nuk jane te paket, nuk u ngelet vecse te mbulojne kokat e tyre me pushtet, qofte presidenca, qofte kreu i partise, qofte shtrengimi i postit te deputetit, qofte frika nga zgjedhjet e parakohshme. Jo vetem aq, por duke e ndjere fundin socialistet miratuan edhe "amnistine" e tyre ne parlament qe u fal atyre gjithe krimet e kryera ne kohen qe kane qene ne pushtet.

    Ujrat shqiptare jane duke u kulluar, dhe pastrimi i krimit nga Shqiperia do ti lejoje opozites aktuale qe kur te vije ne pushtet te kete pozita me te forta se mafia qe ka hedhur rrenje ne vend. Socialistet nga ana e tyre, tashme kane ngelur ne meshiren e fatit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    ANGLI
    Postime
    14
    Fatos Nano eshte i shquar per bizantinizmin e tij por besoj se kete rradhe do ti kthehet ne bumerang per te si person dhe per vete PS, keshtu te pakten duken shenjat. Dhe nuk besoj se objektivat e tij { si marrja e kreut te shtetit, shmangia e zgjedhjeve te parakoheshme etj. } do te mund ti realizohen. Dhe nga kjo gje do te pesoje e gjithe PS dhe jo vetem Nano. Kete e bazoj jo vetem ne diskretitimin dhe degradimin PS, pavaresisht levizjeve mjaft finoke dhe bizantine qe ben Nano por edhe ne pjekurine e opozites qe besoj ka nxjerre mesim nga gabimet e kaluara dhe e ka kapur hilen e problemit. Gjithashtu ketu dua te permend qe Nano pavaresisht maskave qe ven dhe heq ai eshte i diskretituar dhe jo i besueshem, jo me vetem nga masa e gjere e popullit por nga vete baza e PS me te cilen ai u tall me aksionin tashme te degraduar dhe te diskretituar per katarsis. Dhe per mendimin tim vete baza e PS ajo pjese e ndershme e saj duhet ta flake tej duke i kerkuar hesap kete njeri te pandergjegjshem.

  8. #38
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Ja skema e heqjes sė Majkos

    Ja skema e heqjes sė Majkos
    Katėr ministra gati tė japin dorėheqjen


    --------------------------------------------------------------------------------

    Majko e ka thuajse tė pamundur tė rezistojė si kryeministėr. Nėse ai do tė kėmbėngulė qė tė qėndrojė nė krye tė qeverisė, do largohet me tė njėjtėn mėnyrė si tre vjet mė parė, bėjnė tė ditur burime nga PS-ja. Katėr prej ministrave do tė paraqesin dorėheqje tė parevokueshme, nėse ua kėrkojnė Nano e Meta dhe nė kėtė mėnyrė Majko do ta ketė tė pamundur t'i zėvendėsojė, bėjnė tė ditur tė njėjtat burime.

    Zhvillimet politike nė Partinė Socialiste kanė mbetur pezull. Tė gjithė presin kthimin e Nanos dhe Metės, tė cilėt ndodhen sė bashku me pushime nė Liban. Nė korridoret e kėsaj partie qarkullojnė emra ministrash qė do tė jenė nė qeverinė e re dhe emra anėtarėsh tė kabinetit aktual qė nuk do ta kenė mė statusin e anėtarit tė Kėshillit tė Ministrave. Pėr sa u pėrket ndryshimeve qė pritet tė ndodhin mė krye tė ēdo ministrie, tė gjithė emrat qė qarkullojnė, janė thjesht hamendėsime. Njė gjė ėshtė e sigurt: Nano do tė jetė kryeministėr dhe Meta zėvendėsi i tij, bėjnė tė ditur tė njėjtat burime. Kjo skemė u kristalizua menjėherė pas zgjedhjes sė presidentit. Kryesia e PS-sė nė mbledhjen e fundit tė saj ngriti dy grupe pune. I pari, i pėrbėrė nga Nano e Meta, tė cilėt, sipas njoftimit zyrtar, "do tė pėrcaktojnė prioritetet e qeverisjes sė PS-sė", si dhe njė grup tjetėr tė pėrbėrė nga katėr sekretarėt. Grupi i dytė do tė pėrgatisė njė paketė me propozime pėr ndryshime tė mundshme nė statutin e partisė. Nė librin e rregullave tė PS-sė parashikohet ndarja e postit tė kryetarit tė partisė nga ai i kryeministrit. Pėr tė gjithė ėshtė e qartė tashmė, se nė mbledhjen e radhės sė Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues do tė vendoset pėr njėsimin e kėtyre dy posteve. Mbledhja e KPD-sė, qė zhvillohet nė 15 korrik, pritet tė hapė kėshtu zyrtarisht rrugėn e Nanos drejt kreut tė qeverisė.

    Majko e ka bėrė tė qartė se ėshtė kundėr ndryshimeve nė qeveri. Nė disa deklarata qė ka bėrė pėr shtypin, ai ka lėnė tė kuptohet qartė se ėshtė kundėr dyshes Nano-Meta nė krye tė qeverisė. Por gjėrat nė Partinė Socialiste pritet tė shkojnė kundėr vullnetit tė Majkos. Kryeministri aktual ndoshta shpreson se mund tė qėndrojė nė kėtė post, duke pasur votat e katharsistėve. Por duket se nuk e ka llogaritur se qeveria e tij mund tė minohet dhe nga brenda. Nė rast se Majko nuk largohet, katėr ministra janė gati tė japin dorėheqjen, pasi kanė marrė premtimin se do tė pėrfshihen nė qeverinė e re, thonė njėjtat burime nė PS, por pa saktėsuar se cilėt janė kėta katėr anėtarė tė kabinetit "Majko". Tre vjet mė parė, pasi kishte humbur garėn pėr kryetar tė PS-sė, Majko tentoi tė qėndrojė nė postin e kryeministrit, por kjo pėrpjekje e tij nuk zgjati mė shumė se njė javsė. Ai dha dorėheqjen, pasi mėsoi se njė veprim tė tillė ishin gati ta bėnin disa anėtarė tė kabinetit tė tij.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #39
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79

    Sa keq me vje per Majkon .

    Gabim po bejne.

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Majko eshte per te ardhur keq pasi eshte "kurabia e politikes" shqiptare. Ai ka shanset me te mira per te dale ne krye te partise socialiste por ai nuk ka as kellqe dhe as mendje per te realizuar nje gje te tille.

    Megjithate per nje gje i jap te drejte, nuk eshte ndonje deshire e madhe te trashegosh nje parti ish-komuniste me shume mekate mbi supe edhe ne keto 12 vjetet e fundit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 4 prej 27 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •