Close
Faqja 25 prej 27 FillimFillim ... 152324252627 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 264
  1. #241
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297

    BRAVO !!

    Me ne fund po vjen pak ere Demokraci.
    Diversiteti i mendimeve brenda nje partie eshte jeta e saj dhe zhvillimi.Duke u zhvilluar akoma me shume demokratizohet edhe vendi dhe toleranca e ve ne levizje edhe politikanin me te fundit ,qe te mendoje dhe kontribuoje per te mire.
    Perqendrimi i vendimeve ne nje njeri te vetem(ashtu sic vepron ndonje parti tjeter per 10 vjet rrjesht)eshte vetevrasje politike.
    Lum kush po e zbaton akoma.
    Zoti i shtofte inatin.
    Bye,bye

  2. #242
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    *DJ-ALDO*, kujt po i thua Bravo? Vendimi i kongresit ishte qe kushdo qe voton ndryshe ne kuvend nga Partia apo shprehet ndryshe nga vendimet e KPD socialiste perjashtohet nga partia.

    Kete quan diversitet mendimi ti, apo e ke zakon qe te flasesh pa lexuar gje fare me lart?!

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #243
    . Maska e *DJ-ALDO*
    Anėtarėsuar
    03-03-2003
    Vendndodhja
    Asgjėkundi
    Postime
    297
    Postuar mė parė nga Albo
    *DJ-ALDO*, kujt po i thua Bravo? Vendimi i kongresit ishte qe kushdo qe voton ndryshe ne kuvend nga Partia apo shprehet ndryshe nga vendimet e KPD socialiste perjashtohet nga partia.

    Kete quan diversitet mendimi ti, apo e ke zakon qe te flasesh pa lexuar gje fare me lart?!

    Albo
    Albo!!
    Ti qe "i lexon",me vemendje te "madhe" artikujt dhe njihesh per njeri perfekt,aty ne artikull, thuhet se :
    Vendoset si parti ne raste miratimesh ligji(gje qe eshte ne perputhje me vijen e nje partie),dhe vendimesh te tjera te rendesishme.
    E shikon qe e kam lexuar artikullin tend ,me fal te reporteres,te cilin na e paraqite ti??
    Mos me akuzo here tjeter pa qene i bindur se e ke kuptuar qe je 100% i sigurte,per gabimin tim.
    Zakonet(siē me thua me lart) e mia do ti njohesh avash avash.
    Do kesh kohe per kete.
    Hajde bye bye Albo

  4. #244
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    PS ka per detyre te mbroje dhe te ruaj mendimin alternativ dhe idete e reja sado "ndryshe" qe ato te jene, ashtu sic ka per detyre te ruaj edhe poziten e saj ne pushtet, te udheheqe dhe te drejtoje duke njohur pergjegjesine qe ka dhe mos ta lejoje mendimin alternativ te kthehet ne nje bllokues te sistemit qeverises, fenomen ky kaq destabilizues per shqiperine, ndryshe asnje vendim nuk mund te merret, asnje qeveri nuk mund te funskionoje, askush nuk mund te udheheq.

    PS mendimin aleternativ, bile edhe ate antagonist deri tani e ka mbajtur si "ujet e paket". Meta dhe te gjithe anti-Nanot kane gezuar poste teper te rendesishme ne PS, dhe kane qeverisur pa pengesen e Nanos, apo me kritiken e tij konstruktive. Nano nuk i ka bllokuar askujt qeverisjen deri me sot. Eshte normale qe jo cdo mendim alternativ te miratohet nga partia, kjo sdo te thote qe grupi qe perfaqeson kete mendim te bllokoje partine dhe funksionin e saj, ndryshe do kishim individe, seicili me mendime te ndryshme dhe jo parti.

    Nga ana tjeter, eshte qesharake, por edhe opinion shume i mefshte te pretendosh se PS, qenka ajo qe nuk lejon bashkjetesen e mendimeve te kunderta ne parti, pasi PS eshte partia e vetme ne Shqiperi qe nuk eshte fraksionuar, partia e vetme ku kryetari shahet, kritikohet dhe akuzohet nga antaret e saj fare hapur dhe pa asnje lloj kriteri, ku kryetarit i bllokohet qeverisja, dhe qe asnje prej antareve te saj nuk eshte perjashtuar nga partia, le me pastaj te detyrohet te emigroje ne amerike sic beri Selami, apo Brozi nga presioni i pushtetit, ti thyhen brinje, dhembe e dhemballe sic ndoshi me Ramen, apo ti perdhunohet femija, sic ndodhi me Pashkon.

    Ato qe ndodhin ne PS, per PD, as qe mund te imagjinohen. Ti bllokoje Berishes qeverisjen ne 92-97 do te thoshte ti kishe hequr vetes vize jo vetem nga partia, por edhe nga cdo pjesmarrje ne shoqerine shqiptare. Sic e thashe, Selami, Brozi, Rama, Pashko etj etj jane shembuj te gjalle te ketij realiteti. Kjo do te thote qe sado negativitet te kene vendimet e kongresit, ato jane "by far" e keqja me e vogel e despotizmit ne politiken shqiptare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 15-12-2003 mė 03:56

  5. #245
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    TIRANĖ – Deputetėt socialistė, qė nga sot e tutje nėse do tė votojnė kundėr miratimit tė qeverisė sė PS-sė dhe vendimeve politike tė forumeve tė saj, do tė ēregjistrohen menjėherė nga grupi parlamentar. Kjo ėshtė sanksionuar dje, me miratimin nė Kongres tė paketės sė ndryshimeve tė reja nė statutin e PS-sė.
    .....
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    238
    E frikshme kjo qe eshte duke ndodhur nga ana e Nanos. Krejt duket si nje fillim i nje njeriu me fuqi qe po pergatitet ta shpalle veten si nje diktator i ri apo nje mbret. Socialistet qe e quajne veten demokrat duhet sa me shpejt ta kundershtojne kete dhe ti lene ndjenjat e komunizmit anesh per kete, sepse nese ndjehesh me shume shqiptar se komunist atehere mos e permbani Nanon.

  7. #247
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Pershendetje alla-socialiste shokeve te idealit

    Akoma me grusht pershendet Nano "shoket e partise".

    Bir i denj i babes qe ka deklaruar eshte.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #248
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Koha jone..shkruan:

    ---------

    NDERI I HUMBUR

    NGA EDMOND ARIZAJ

    Nuk mund ta mohoj se jam simpatizant i politikanit Fatos Nano. Dhe mund te pohoj se nuk kam ndonje konsiderate per Rexhep Meidanin. E nuk e duroj dot, arrogancen e Edi Rames (le te me falin profesionistet qe po shkruaj ne veten e pare). Kjo nuk do te thote aspak se qorrazi mund te hidhem ne lumin e pare qe mund te me drejtoje Nano. E po ashtu nuk mund te votoj kunder Rames si krybashkiak i Tiranes edhe dhjete here te tjera. Por kongresi i Partise Socialiste, me forcoi bindjen se nderi, jo ne kuptimin mesjetar, ka humbur. Dhe perfaqesuesit e ketij nderi te humbur jane ata qindra delegate te Kongresit te Partise Socialiste. Nuk po flas ketu, ashtu si e thashe pak me siper per nderin mesjetar, sepse tashme ai nuk ka me asnje vlere, teksa rruget e italise dhe bordellot e Greqise jane mbushur me shqiptare. Nuk ka me asnje vlere qe kryeministri shqiptar deklaron cdo here se ia ka prere rrugen trafikut, kur tashme prostitucioni ushtrohet "lirisht" brenda vete Shqiperise, me te njejtin sukses si ne vendet fqinje. Por e kam fjalen "per nderin e burrit", apo per nderin e delegatit. Fatos Nano nuk ishte lodhur fare per te paraqitur nje platforme para perfaqesuesve "te zgjedhur" te forces politike qe e mban ate ne pushtet prej shtate vjetesh. Madje nuk kishte lodhur as ndonje njeri serioz, apo ndonje staf serioz per ta bere nje gje te tille. Platforma e tij, mbeshtetej vetem tek "krahet e zogjve", mbeshtetej tek figurat e metaforrat, tek lavderimet e vetelavderimet. Por askund, ne asnje fjali te kesaj lloj platforme nuk dukej ndonje e ardhme "me e ndritur" per partine qe po ha veten e saj. Askund nuk kishte sadopak ndonje shprese per te rifituar ata mijera zgjedhes qe e kane braktisur prej 1997. Askund nuk kishte nje strategji per te perballuar rritjen rritjen elektorale te opozites, pavaresisht se ne krye te saj vazhdon te jete njeriu qe sipas socialisteve dogji Shqiperine dhe vrau shqiptaret ne vitin kur ata moren pushtetin. Fatos Nano, politikani brilant, nuk ishte kujdesur fare per keto vogelsira. Dihej, apo ai e dinte, se ata qe ishin ne salle, qofte edhe sikur ai t'u fliste per historine e ilireve, do te votonin per te. Dhe delegatet nuk e zhgenjyen. Ata pranuan me buzeqeshje dhe duartrokitje, me thirrje dhe brohorima, me veshtrime pergjeruese dhe sterkala peshtyme qe perserisin vetem nje emer, gjithcka qe Nano u shtroi ne sofer. Dhe kjo gjithcka permblidhet ne nje fjale; asgje. Dhe katerqindepesedhjetegjashte delegate, perfaqesuesit me te mire te te gjithe anetaresise socialiste e pranan kete platforme duke rikonfirmuar Nanon ne krye te partise. E me kete vote, ata siguruan edhe per ca kohe vendin e punes. Sepse tashme nuk mund te besohet se shumica atje ne salle ishin vertete perfaqesuesit e kesaj partie te madhe. ishin vertete perfaqesuesit e atyre qe per hir te idealeve socialiste mund dhe ishin gati te jepnin jeten nga 1992 e ne vazhdim. ishin perfaqesuesit e atyre qe mbeten pa pune ne kohen e Partise Demokratike dhe nuk kerkuan asnje privilegj ne kohen e "partise se tyre".

    Sepse perfaqesuesit e anetaresise se vertete, nuk e shesin veten per nje vote. Nuk e shesin veten per nje vend pune. Nuk kane frike nga te derguarit apo nga telefonat, sepse kane te drejten me vete. Shumica e tyre mund te quhen pa frike shushunjat e Partise Socialiste. Ata qe neser mund t'i kthejne shpinen asaj, apo atij, pa i brejtur ndergjegja, sepse nje tjeter do t'u kerkoje voten dhe po ky tjeter do t'ju siguroje vendin e ndyre te punes, te cilin as fare nuk e meritojne. Sa eshte numri i socialisteve te pa pune?! Sa eshte numri i socialisteve pa perkrahje?! Sa eshte numri i socialisteve pa mbeshtetje?! Sa eshte numri i socialisteve pa te ardhme?! Nuk po them i shqiptareve, sepse ky ishte kongres i socialisteve. Askush nga keta delegate brohorites nuk e shtroi kete pyetje. Askush nga keta nuk kerkoi llogari. Sepse nje here ne kater vjet kane shansin te kerkojne llogari. Por nuk e bene. Votuan. Asshtu qorrazi. Sepse i kishin zgjedhur kokrra-kokrra per te votuar qorrazi. Dhe normalisht nuk duhet te degjonin, te arsyetonin, dhe as te flisnin. ishin zgjedhur vetem per voten. E me pas te brohorisnin, te dilnin nga salla kur flet "armiku", e ne fund te shperdaheshin andej nga kishin ardhur me qetesine e duhur, se ishin bere balte aq sa duhet qe te mos i shihte "njeri" me sy te keq. Ketu s'ka nder. Ne fakt fjala nder, apo ndershmeri mund te permblidhej edhe ne nje emer tjeter ne kete kongres. Petro Koci. Por edhe ai humbi. Ndoshta nuk ishte aq i ndershem! Nuk po them se Meidani e meritonte te drejtonte Partine Socialiste. As ai dhe as ata qe e mbeshtesnin. Nuk po them se Edi Rama ishte ne kohen e duhur per te kerkuar kreun e forces politike, themelin e te ciles i kishte neperkembur dikur. Dhe as nuk po them se Fatos Nano e meritonte kete rradhe te fitonte ne kete menyre. Me forcen e votes se te pandershmeve, te shkarrezyente pertoke te gjitha idete e rivaleve te tij. Me forcen e votes se te pandershmeve, te kercenoje pa me te voglin problem ata qe mendojne ndryshe, gabim ose jo. Me forcen e votes se te pandershmeve te zhbeje punen shumevjecare te mijera socialisteve per ta kthyer kete parti ne partine e diversitetit te mendimit dhe te tolerances.

    Dhe ne kete pandershmeri bejne pjese edhe shume deputete e disa ministra. Bejne pjese ata qe perfaqesojne pikerisht shumicen e delegateve. Ata qe vertete pijne nga dy nena, por qe gjithsesi ulen ne gjunje per te pire. Keta delegate nuk paten as guximin me te vogel qe voten e tyre, ta benin te pavlefshme, duke shprehur keshtu qofte edhe heshturazi protesten e tyre, per talljen qe u bene. Dhe shumica e votave te pavlefshme do te tregonte qartazi se nderi nuk ka humbur ne Partine Socialiste. Do t'i tregonte Nanos, kryetar, se nuk mund te tallej aq haptazi. Nuk mund te shkelte me kembe kundershtaret vetem pse ofron buke. Tamam, kongresi i bukes se gojes. Ky kongres nuk iu perqasfare atij te 1999. Fatos Nano ne ate kohe ishte ne zenitin e tij. Tashme ndodhet ne pikiate. E se bashku me te edhe socialistet me nderin e humbur, dhe ata te tjeret, me nderin e neperkembur.



    ---------






    koment..

    cfar filozofije kan edmond arizat e PS-se..
    E duam edin por vec kur eshte me nanon..se po qe kunder Nanos nuk e duam..pra edin nuk e duam se gjoja ben PUNE..por thjesht se eshte armik i Berishes..po keshtu dhe mejdanin..e deshen sa kohe qe u vu ne krye te ushtrise se Zan Caush-Klosave per te permbysur Berishen e tani nuk e duam kur i del kunder nanos..
    Pra ti vidh o ed se ne te duam dhe hajdut..por jo kur del kunder hajdutit Nano..
    Pra ju duam o hajdutet tane kur vidhni sejcili ne postin qe ju ve Nano..

    Pra Berisha eshte guri qe i bashkon soc-baronet..

    Ja c'thote Edmondi i Arizajve te sorrollopit kapterro-xhelat..:


    "Askund nuk kishte nje strategji per te perballuar rritjen rritjen elektorale te opozites, pavaresisht se ne krye te saj vazhdon te jete njeriu qe sipas socialisteve dogji Shqiperine dhe vrau shqiptaret ne vitin kur ata moren pushtetin."


    Pra pushtetin e merrkan te urtet e djegsi e vrasesi e humb..
    Hajde ariz hajde..
    Pse o Ariz a nuk ishte " Koha jone" (athere vegel e PS_se) qe lejohej te shkonte ne Vlore tek Djegesit ..tek ata qe u pane me hunj zjarri duke djegur e masakruar..?

    Le te shikojme se a do i coje perseri Berisha ata mijra TAKNGJELAS ne kutite e votimit ku ruajne kasapet e Klos Celibashve..
    Ne se dhe kte radhe Berisha e vazhdon kte loj te turpshme.. athere ai eshte nje pjese e Lojes se madhe qe behet kunder kti populli fotoksin pires qe po i con vajzat 14 vjece nga fukaralleku te perdhunohen Milanove e bishtpallave..

    Te shohim.. 28 dhjetori po afron..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 15-12-2003 mė 07:35

  9. #249
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Do bashkpunoj me Meidanin e Ramen


    TIRANE (15 Dhjetor) - Pas shpalljes sė fitores, kryetari i PS-sė Fatos Nano ka deklaruar se do tė bashkėpunojė me dy ish-kandidatėt e tij, Meidani dhe Rama. Kryetari i socialistėve i ka ftuar ish-rivalėt e tij qė tė pėrfshihen nė strukturat pėrfaqėsuese dhe drejtuese tė PS-sė. "Do tė vazhdoj punėn me tė gjithė ju, me tė dy kandidatėt alternativė qė konkurruan nė kėtė garė, tė cilėt i ftoj tė pėrfshihen nė strukturat tona pėrfaqėsuese dhe drejtuese", - shtoi ai. Kryetari i Partisė Socialiste u shpreh: "Kongresi i 6-tė i kėsaj partie dha njė provė tjetėr tė aftėsisė sė socialistėve pėr tė vazhduar mė tej drejtimin e vendit drejt zhvillimit. Ne u dhamė tė gjithėve njė provė tė fortė urtėsie dhe aftėsie pėr tė vazhduar tė kryejmė misionin historik tė modernizimit tė PS-sė, tė politikės shqiptare, por veēanėrisht tė atdheut tonė tė pėrbashkėt", - tha Nano gjatė njė pėrshėndetjeje pas shpalljes sė fitores sė tij nga votimi i delegatėve tė kongresit. Kryetari socialist u shpreh se zbatimi i ligjit, rregulli, toleranca, gjithėpėrfshirja e meritokracia do tė garantojnė qėndrimin e socialistėve nė shumicė nė parlament. Nano nėnvizoi gjithashtu se pėrshpejtimi i reformave do tė sigurohej nėse socialistėt do tė arrinin njė bashkėpunim tė gjithanshėm. Edhe gjatė shpalljes sė platformės sė tij pėr postin e kryetarit tė PS-sė, Nano ka qenė tepėr i qetė dhe nuk ka lėshuar akuza ndaj rivalėve tė tij. Nė fjalėn e tij ai ėshtė shprehur se nuk ėshtė pėr pėrjashtime e aq mė tepėr pėr tė prodhuar kriza brenda PS-sė. Pothuajse tė njėjtin mesazh Nano ka pėrcjellė edhe pas shpalljes sė rezultatit tė votimit.

  10. #250
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Po pse ju duket cudi, qe PS kerkon te vendose disipline ne rradhet e deputeteve te saj?
    A nuk ka edhe ky Forum, Moderatoret e tij?
    Pra Fatos Nano, thjesht, nuk do qe partia ti kthehet ne ''padogane''!


    p.s. Cdo insinuate ose aluzion, eshte i rastit.

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •