Close
Faqja 2 prej 27 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 264
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Gazeta Shekulli

    Ish-kryeministri Meta takoi dje presidentin Meidani dhe mohoi se mes tij dhe Nanos ka patur marrėveshje


    Presidenti, Meta kėrcėnon Nanon


    "Prishja e paktit Nano-Meta, detyron ish-kryeministrin qė tė mbėshtesė Meidanin"

    TIRANE- Takimi i djeshėm i Meidanit me Metėn dhe mbėshtetja qė ish-kryeministri i dha presidentit, pėr njė rikandidim tė mundshėm nė zgjedhjet e afėrta presidenciale ishin njė paralajmėrim nga ana e Metės, pėr kryetarin e PS-sė Fatos Nano. Burime tė afėrta me ish-kryeministrin thanė dje se "mbėshtetja e Metės pėr Meidanin erdhi nė momentin qė kryetari i PS-sė, nuk po i qėndronte paktit tė bėrė mes tij dhe Metės, ditėn e Pashkėve nė Korfuz tė Greqisė". Sipas tyre, pakti Meta-Nano nuk po zbatohet nga Nano, pasi ndryshimet e shpejta nė qeveri, apo njė rikompozim i plotė i kabinetit, tė vendosura nė Korfuz nė kėmbim tė zgjedhjes sė Nanos president nuk po duken nė horizont. Tė njėjtat burime shtojnė se Meta e paralajmėroi dje Nanon se do tė mbėshtesė Meidanin dhe jo atė, nisur dhe nga shkarkimet dhe emėrimet e bėra ditėt e fundit nė administratėn e lartė, apo nė sektorėt kyē tė ekonomisė shqiptare. Sipas tyre, kthimi i Dhimitraq Raftit nė Ministrinė e Telekomunikacioneve dhe Transporteve qė ka nė varėsi "Albtelekomin", shkarkimi i Agos dhe emėrimi i Pilos, qė njihet si njeri i afėrt i grupit tė Nanos, emėrimi i drejtorit tė Bursės sė Tiranės, etj janė shenja shumė tė qarta qė kryetari i PS-sė nuk ka ndėrmend, qė tė lėkundė qeverinė "Majko".
    Takimi Meta -Meidani ishte konfidencial, por burimet treguan se "biseda u pėrqėndrua rreth zgjedhjeve tė afėrta presidenciale, dhe takimit tė Metės dhe kryetarit tė PS-sė Nano, nė Korfuz". Sipas tė njėjtave burime, Meta mėsohet se i ka thėnė presidentit Meidani se "Takimi i tij me kryetarin e PS-sė, Fatos Nano, nė Korfuz ka qenė i rastėsishėm, dhe nė tė nuk ka pasur asnjė marrėveshje,pakt tė fshehtė apo protokoll tė Korfuzit". Deklarata e kryeministrit dje nė Presidencė, duket se e distancon atė nga ajo qė ėshtė pėrfolur si njė pakt apo marrėveshje. Nga ana tjetėr, takimi i Meidanit me Metėn vjen pak ditė pasi presidenti zhvilloi njė vizitė nė SHBA. Nė takimet me administratėn e lartė, Meidani, nuk mori njė mbėshtetje tė fuqishme, por intensiteti i dy takimve tė tij nė tre muaj me funksionarė tė lartė amerikanė, si dhe deklaratat e Kondoleza Rajs pėr njė president sipas Kushtetutės, dhe pėr njė stabilitet politik, janė pėrkthyer nga politika, si njė mbėshtetje pėr presidentin aktual.
    Meidani
    Gjithė skemat e deritanishme tė Nanos apo Meidanit pėr kandidimin e tyre tė pritshėm pėr president, do tė zbulohen nė mbledhjen e Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė PS-sė nė fund tė majit. Nė kėtė mbledhje burime pranė Nanos tregojnė se "kryetari i PS-sė synon qė ai tė dalė si kandidatura e vetme serioze, dhe mundėsisht me konsensus, me qėllim qė t'i presė rrugėn kandidimit tė Meidanit". Sipas tyre, Nano do tė kėrkojė konsensus nė KPD pėr kėtė gjė. Por nga ana tjetėr, Meidani qė duket se do tė kandidojė edhe ai, ka dy mundėsi qė tė propozohet pėr kandidat pėr president. E para nga 20 deputetė tė Kuvendit dhe e dyta po nė KPD. Nė mundėsinė e dytė, Meidani favorizohet nga fakti qė statuti i PS-sė nuk lejon votim me njė kandidaturė tė vetme. Sipas tė njėjtave burime, Meidani nuk ka problem qė tė mundet nga Nano nė KPD, pasi nė Parlament gjėrat mund tė ndryshojnė. "Pas disa votimeve siē e parashikon Kushtetuta, propozuesit e Meidanit mund tė bėjnė thirrje pro Meidanit, pėr shkak tė evitimit tė zgjedhjeve tė parakohshme".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Meta ka takuar dje Mejdanin, dhe sot disa prej ambasadave me prestigjoze ne Tirane per te dhene "sqarime" mbi pozicionin e tij te fundit ne jeten politike te vendit. Me pak fjale, Meta nuk eshte aspak i kenaqur nga levizjet e fundit ne qeverine Majko, ku Majko ka pushuar nga detyra njerezit e tij, sic ishte rasti i doganave apo i freshisteve, qe u zevendesuar me "njerezit e Nanos". Dhe Meta vetem pas gati 1 jave takimi me Nanon ne Korfuz, del perpara kamerave per te hedhur poshte "trillimet" apo "fantazine e gazetareve" ne lidhje me ate qe ndodhi ne Korfuz nen shoqerine e Nanos dhe lobit grek.

    Si Meta dhe Nano ndryshojne shume pak nga njeri-tjetri, pasi te dy tashme kane nje moral, ate te hajdutit dhe trafikantit. Por ajo qe eshte interesant per mua, eshte nderhyrja e Majkos ne kete situate te krijuar pas paktit. Majko nuk priti shume per ti leshuar mesazhet e duhura Metes, qe Meta nuk mund te luaje me qeverine e Majkos, dhe nese do qe vertet ta rrezoje qeverine Majko, duhet qe ta beje kete ne parlament me voten pro nje mocioni. Por Meta nuk do ta beje dot kete, dhe kujton se "Pandi" do ti vije atij apo Nanos pas qejfit.

    Eshte interesant gjithashtu "aleanca Nano-Majko", qe duket se nuk ka asnje kontradikte ne mes, te pakten per momentin. Majko ne kete qeverine e re ka mbajtur krahun e Nanos ne cdo votim ne parlamentin shqiptar, dhe kjo ka shkaktuar jo shume iritim ne kampin e Metes. Mesa duket, Majko nuk eshte aq i leshte sa te le pershtypjen ne politike, dhe ai ka mesuar nje apo dy gjera me shume. Mbeshtetja artificiale e Majkos per Nanon ne keto momente ka per qellim dobesimin e pushtetit te Metes brenda partise socialiste. Sic e thashe edhe me lart, Nano dhe Meta jane si peshku ne zall, jane njerez pa pushtet. Pushteti i tyre i vetem eshte pushteti i votave te vjedhura, dhe ai i mafies qe u ka sjelle te ardhura te mira.

    Socialistet po perpiqen te shmangin zgjedhjet e parakohshme, qe une mendoj se jane te pashmangshme duke pare situaten ne vend. Socialistet ende mendojne se mund te rizgjedhjin presidentin me vota te blera, dhe votat e njerezve te Metes do te jene decizive ne kete pike. Ke do te mbeshteti Meta, Nanon apo Mejdanin qe kerkon rikandidimin?

    Perendimi e ngriti pak zerin keto ditet e fundit me nje mesazh te qarte per socialistet qe duhet te kuptojne qe "Presidenti i ardhshem duhet te jete edhe i opozites", pra nuk ka qetesim situate ne vend nese opozita nuk eshte pale ne zgjedhjen e presidentit. Mos futja e opozites ne valle, do te thote thellim te krizes dhe "ndryshimi i status-quo-se" per te cilen socialistet shqetesohen kaq shume.

    Lenia e krizes presidenciale te degjeneroje deri ne ditet e fundit kur duhet te dali para parlamentit, do te kete pasoja katrastrofike per partine socialiste. Kjo sigurisht qe gezon njerezit e opozites pasi durimi i tyre do te shperblehet jo vetem me pushtetin qe do ta sjellin zgjedhjet, por edhe me shkaterimin total te kampit socialist. Ne ditet e fundit te krizes, kur socialistet te mundohen ta zgjidhin krizen ashtu sic u vjen per shtat atyre, ata do te braktisen nga te gjithe. Izolimi do te trembi vete deputetet dhe njerezit ne kryesine socialiste, dhe paniku qe do ti pushtoje do te beje qe keta te mos ruajne me llogoren e tyre politike por te vrapojne per te shpetuar koken e tyre. Ne kete pike do te jete e veshtire si per Nanon, Meten apo kedo brenda partise socialiste qe te ruaje unitetin, pasi ai qe del ne krye merr edhe pergjegjesite e krizes.

    Kush do ta paguaje haracin e krizes ne partine socialiste?

    Kjo eshte pyetja.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Nano therret ne ndihme Majkon


    Kryetari i PS, Fatos Nano, pas takimeve Meidani-Meta dhe ketij te fundit me kryediplomatet perendimore ne Tirane, takohet me Kryeministrin Majko. Vec terheqjes se vemendjes se tij dhe ministrit Cipa per emerimet ne polici, debate edhe per plotesimin e angazhimeve per marreveshjen e asociimit me BE

    Mirgena TOPALLI

    TIRANE - Kryetari i PS, Fatos Nano, ka thirrur dje "ne ndihme" Pandeli Majkon per te ballancuar levizjet e fundit politike te ish-Kryeministrit Ilir Meta. Takimet e dy diteve te fundit te Metes me Presidentin Meidani dhe me disa ambasadore te rendesishem ne Tirane, duket se kane shtyre Nanon te levize. Ai ka shfrytezuar debatin e diteve te fundit per emerimet ne polici per te takuar dje ne oret e paradites ministrin e Rendit, Stefan Cipa dhe mbasdite ka thirrur me urgjence ne zyre edhe Kryeministrin Pandeli Majko. Sipas zyrtareve te PS, Nano ka qene i shqetesuar nga reagimet e shtypit lidhur me shkarkimet dhe i ka kerkuar Cipes te shqyrtoje me kujdes rastet e perfolura, dhe Majkos me teper kontroll te situates ne ndryshime.

    Pas takimit me Nanon, Kryeministri Pandeli Majko eshte shprehur se i kishte kerkuar ministrit Cipa te bisedonte edhe me shefin e Sherbimit Informativ Kombetar, Fatos Klosin dhe kryeprokurorin Theodhori Sollaku lidhur me le vizjet ne strukturat e dikasterit blu. "I kam kerkuar ministrit te Rendit te organizoje sa me shpejt qe te jete e mundur takim me kryetarin e sherbimit inteligjent dhe me Prokurorin e Pergjithshem. Jemi te hapur per te sqaruar cdo moment qe kerkon edhe transparencen e publikut", ka thene Majko pas bisedes. Pas se ciles pritet te shikohen hapat konkrete te shefit te qeverise per te ripare edhe njehere ndryshimet ne rend. Duket se Majko gjate konsultimit me Nanon ka mbrojtur idene se nuk duhet te pergjithesohen gjerat. Sipas tij "gjerat duhen pare te segmentuara".

    "Ka shqetesime nga disa anetare te Komisionit parlamentar dhe te PS-se", ka permbledhur Majko deklaratat e bera dy dite me pare nga ish-ministri i Rendit, Spartak Poci, apo te djathtet per riemerimet ne polici te personave te dyshuar pe r lidhje me afera korruptive. Deputeti i PS-se dhe nenkryetar i Komisionit te Rendit dhe SHIK ne Kuvend, Poci ka folur gjate nje mbledhjeje te Komisionit dy dite me pare , per riemerimin ne polici, pas ndryshimit te kabinetit qeveritar, te "personave me dosje dhe te lidhur me krimin". Duke dhene edhe shembuj konkret dhe perfshire edhe njerezit e aferm te Majkos ne berjen e ndryshimeve.

    Pikerisht keto deklarime te ardhura nga vete rradhet e socialisteve duket se kane shqetesuar kryetarin e PS-se, Fatos Nano, qe iu ka kerkuar te dy titullareve takim te menjehershem. Duke treguar gjithashtu nje shenje mbeshtetje te punes se qeverise. I pyetur per verejtjet lidhur me punen e qeverise, Nano nuk ka bere komente konkrete, duke mbeshtetur cdo kritike qe, sipas tij, ishte rrjedhoje e idese per te qeverisur sa me mire.


    Thane pas takimit:



    Fatos Nano, kryetar i PS

    Biseda me Majkon ishte shume njerezore, miqesore dhe institucionale. Dmth, Kryeministri s'vjen per here te pare dhe ne e shfrytezuam kete takim per te azhornuar programin e veprimeve tona qe lidhen me nenshkrimin e marreveshjes se 22 majit te Bankes Boterore me Shqiperine. Na rezulton se per shkak te punes shume intensive te qeverise te drejtuar nga Majko, Parlamenti dhe mazhoranca jone, pavaresisht nga nje lloj qendrimi i interesuar negativisht i opozites se Berishes, ka kryer pjesen me te madhe te detyrimeve gje qe na ben te ndihemi te sigurt per arritjen e ketyre ngjarjeve me rezultatin e duhur. E dyta sigurisht qe biseduam gjithcka qe lidhet me vazhdimin e zbatimin e gjithe angazhimeve qe perfshihen ne Paktin e PS-se, per stabilitetin e saj ne qeverisje dhe te mazhorances aktuale. Une dhe Majko, kemi marredhenie shume korrekte institucionale dhe politike.


    A keni verejtje per qeverine?

    Une kam te njejtat angazhime kritike qe burojne nga vleresimet e njohura politike per me shume rezultate


    Pandeli Majko, Kryeminister


    Sot kaluam nje mbasdite te kendshme, pasi festuam dhe deklaraten e BE-se, ku nxiste Shqiperine per te ecur ne rrugen e reformave dhe deklaronte hapjen sa me shpjet te jete e mundur te negocimeve midis Shqiperise dhe BE-se, qe per mendimin tim perben nje lajm.


    Si do t'i pergjigjeshit reagimeve karshi ndryshimeve ne Ministrine e Rendit?


    Mendoj qe gjerat duhen pare te segmentuara dhe jo te pergjithesiuara. Ka shqetesime nga disa anetare te Komisionit parlamentar dhe te PS-se. I kam kerkuar Ministrit te Rendit te organizoje sa me shpjet te jete e mundur takim me kryetarin e sherbimit inteligjent dhe me Prokurorin e Pergjithshem. Jemi te hapur per cdo moment qe kerkon edhe transparencen e publikut.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ish-nanoistet: Kemi hallin tone

    Anila Basha/ Grupi i deputeteve te levizjes per katarsis, "godet" kryetarin socialist Fatos Nano. Vendimi i fundit i ndermarre nga deputetet e kesaj levizje, nuk e konsideron Nanon kandidature te mundshme per postin e Presidentit te Republikes.

    "Nese Nano do te ngjitet ne postin e Presidentit, atehere partia mund te mbetet ne doren e ish-kryeministrit Ilir Meta. Nese ndodh nje gje e tille, atehere nje pjese e mire e kundershtareve te tij brenda partise, nuk do te jene te integruar ne jeten politike te partise ashtu sikurse deri me tani. Kjo do te thote se gjendemi ne nje faze, kur, ne momentin qe nuk kemi asgje per te fituar, nuk kemi as se cfare humbasim", tha nje nga deputetet e levizjes per katarsis.

    Edhe pse do te percahen per votat qe do t'i jepen kryetarit te partise socialiste Fatos Nano per ceshtjen e presidentit, nga disa deputete, si Makbule Ceco, Gazmir Bizhga, etj, ka disa deputete te tjere si Petro Koci, Leke Cukaj, Nazmir Bilani, Arben Malaj, Marko Bello, Zyhdi Pepa, Elida Tepelena, Fatbardha Shabanaj, Mezan Malaj, Limoz Dizdari etj, te cilet jane te vendosur per te mos ia dhene voten kryetarit te Partise Socialiste per postin e Presidentit. Po i njejti grup eshte i vendosur ne mbeshtetje te kryeministrit aktual Pandeli Majko, madje i kane cilesuar te drejta levizjet e ketij te fundit.

    "Si shpjegohet qe FRESSH deri ne momentin kur shkarkuan drejtorin e Pergjithshem te doganave Petrit Ago nuk kishte reaguar ndaj levizjeve? Po menjehere pasi u shkarkua Ago, u mblodh FRESSH dhe doli me deklaraten gjuetia e shtrigave?!", tha nje nga deputetet e levizjes per katarsis. Madje, ata shprehen se tashme jane ne dijeni te faktit qe Agos po i behet presion per te dale ne shtyp per te reaguar kunder kryeministrit, por ky i fundit nuk po bindet per te marre nje vendim te tille.

    Deputetet e levizjes per katarsis, ne situaten aktuale shprehen se e kane te qarte se mosrenia ne konsensus do te krijoje hamulli ne rradhet e politikes. Por, sipas tyre, deri tani kane degjuar kryetarin socialist verberisht duke u pasuar edhe nga kostot e tradhetise. Sipas perfaqesuesve te ketij grupi, nuk do te kete qendrim publik, nuk do te kete deklarime te nxituara, dhe per me teper do te synohet per nje president konsensual qe te propozohet nga mazhoranca. Ata nuk i japin shume rendesi as aktivitetit te ngjeshur politik te ish-kryeministrit Ilir Meta gjate koheve te fundit. "Ne fund te fundit ne kemi voten", shprehen deputetet e ketij grupi, duke "kercenuar" edhe me ato pak vota qe mund ti mbeten deri ne fund.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Nano "mbeshtetet" tek Majko

    Kryeministri takoi kryetarin e PS-sė, pasi ky i fundit nuk u propozua pėr president nga katarsistėt


    Nano kthen sytė nga Majko


    Nano i ka kėrkuar dje ish-kryeministrit Meta qė ta propozojė si kandidat pėr president

    TIRANĖ - Kryeministri Pandeli Majko ėshtė takuar dje me kryetarin e PS-sė Fatos Nano nė zyrėn e kėtij tė fundit. Sipas burimeve pranė kryetarit socialist, takimi ėshtė kėrkuar nga ai vetė. Takimi Nano-Majko
    vjen pas disa takimeve mes Nanos e Metės, dhe Metės me Meidanin. Megjithėse, as Nano dhe as Majko nuk konfirmuan nėse kishin diskutuar rreth ēėshtjes sė presidentit tė ardhshėm dhe kandidaturave tė mundshme pėr t'u futur nė garėn e qershorit, burimet e afėrta me ta, thanė dje se kryetari socialist po pėrpiqet tė sigurojė tashmė mbėshtetjen e kryeministrit Majko, ndėrsa duket se ka humbur atė tė deputetėve tė lėvizjes pėr pastrim tė politikės, tė kryesuar nga sekretari organizativ, Petro Koēi. Deputetėt e njohur mė parė si pėrkrahės tė tij, tashmė kanė dalė kundėr kandidimit tė Nanos si president, dhe kanė sugjeruar qė ai tė mbajė postin e kreut tė partisė. Prandaj edhe takimi me kryeministrin Majko, pas tė cilit qėndrojnė votat e ministrave tė kabinetit tė tij, qė njėkohėsisht janė edhe deputetė tė Kuvendit, duket se ėshtė shfrytėzuar nga kryetari socialist. Gjatė ditėve tė fundit takimet dyshe mes figurave kryesore tė PS-sė janė shtuar, por nė asnjė deklarim tė tyre pas bisedave nuk ėshtė konfirmuar zyrtarisht fillimi i diskutimit tė kandidaturave pėr president. Po gjatė kėtyre ditėve, ish-kryeministri Meta ėshtė takuar me ambasadorin amerikan Jozef Limpreht, ashtu si edhe kryetari socialist Nano. Zyrtarisht, u tha se nė bisedat kokė mė kokė ishte biseduar pėr situatėn mė tė fundit nė vend. Diplomati amerikan si gjithmonė ka thėnė qė ēėshtja e presidentit ėshtė ēėshtje qė u pėrket shqiptarėve, por duhet tė zgjidhet brenda kuadrit kushtetues.
    Nano-Meta
    Ndėrkaq nga burime pranė kryetarit tė PS-sė Nano mėsohet se ai i ka kėrkuar dje ish-kryeministrit Meta qė ta kandidojė pėr president. "Nano-thonė burimet i ka lėnė njė jave afat kohė Metės pėr kėtė shpallje tė kandidaturės, ndryshe kryetari i PS-sė do tė fillojė edhe njėherė nga e para turin e tij nė bazė". Ndėrkaq, pas takimit Nano-Majko ,qė zgjati pak mė shumė se njė orė, kryetari socialist tha se ishte njė takim miqėsor dhe institucional, ndėrsa kryeministri Majko tha se kishte kaluar njė pasdite tė kėndshme me kryetarin e PS-sė Nano. Kryetari Nano shprehu mbėshtetjen pėr qeverinė e kryesuar nga Majko. "Ne biseduam pėr gjithēka qė lidhet me vazhdimin e zbatimit tė tė gjitha angazhimeve qė pėrfshihen nė paktin e PS-sė pėr stabilitet tė saj nė qeverisje, dhe tė maxhorancės aktuale", - deklaroi kryetari i PS-sė, duke mos saktėsuar ndonjė gjė konkrete.
    Ndėrsa kryeministri Majko tha se pasditja e djeshme mes tij dhe Nanos ishte edhe njė festė e vogėl pėr deklaratėn mjaft domethėnėse tė Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė, e cila nxit Shqipėrinė tė ecė nė rrugėn e reformave. Nano dhe Majko kanė dalė tė qeshur nga dera kryesore e godinės sė PS-sė, dhe janė larguar njėri pas tjetrit. Kryeministri Majko ka garantuar se do tė jetė transparent pėr tė vėrtetuar tė gjitha sulmet dhe akuzat qė drejtohen ndaj tij, apo ministrave tė kabinetit. Ndėrsa kryetari i PS-sė, Nano tha se kishte tė njėjtat "angazhime kritike qė burojnė nga vlerėsimet e njohura politike pėr mė shumė rezultate e stabilitet", pa folur konkretisht pėr pakėnaqėsitė ndaj qeverisė "Majko". Kryeministri ėshtė sulmuar tre ditė mė parė nga kryetari i FRESSH-it Gjergj Koja dhe nga ish-kryetarja e kėtij forumi, Monika Kryemadhi, pėr shkarkimet e shumta qė ka bėrė nė administratėn e lartė shtetėrore.
    Darina Tanushi
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Po tani?

    Berisha u ka bere nje oferte socialisteve per "krushqi" me presidentin, me tezen e nje presidenti konsensual. Ne kembim te presidentit, opozita do te ishte gati te shmangte cuarjen e vendit ne zgjedhje te parakohshme. Por kjo ne vetvete do te thosh qe socialistet te ndanin pushtetin. Socialistet nuk duan te ndajne pushtetin. Oferta e fundit e Berishes e thellon akoma me shume krizen socialiste pasi dalin ne pah dy pyetje:

    1. Kush e ka pushtetin ne PS me te cilin mund te negocioje opozita?

    2. A do te jete negocimi ne rangun institucional apo partiak?


    Socialistet nuk kane me lidership, pasi jane te ndare ne klane dhe PS ka vetem nje kryesi qe qendron ne ajer. Nano eshte kryetar por askush nuk ja ve veshin, pasi po tia vinin nuk do ta benin dy fjalen e tij per kandidimin e tij per president. Meta nga ana tjeter eshte ende nje njeri me pushtet te pa kalkuluar, pasi pushteti i tij dhe Nanos eshte nje pushtet i blere me ofiqe dhe para, dhe jo nje pushtet i ngritur mbi bindje politike. Si i tille, ai mund te fitoje e humbi pushtet ne pune minutash.

    Pra socialistet nuk kane opsion tjeter vecse te vazhdojne rrukullisjen e tyre politike,derisa ceshtja te shkoje ne parlament. Opozita ben te qarte bojkotin e saj, dhe ne kete menyre, ia le meritat e zgjedhjes se presidentit vete socialisteve qe do te dalin zbuluar.


    Ne kete pike, nese ne ditet qe do te vine nuk del nje figure e re per te unifikuar PS-ne dhe per ti diktuar edhe Nanos e Metes, shanset jane qe PS do te shkoje e sigurt drejt veteshkaterimit politik brenda vete partise, ne syte e shqiptareve, ne syte e perendimit, dhe ne syte e vete atyre qarqeve anti-shqiptare qe i kishin sponsorizuar deri me sot. Nje prostitute e plakur politike si PS nuk josh me as greket dhe as serbet. Te gjithe do ta braktisin pasi te gjithe e shfrytezuan sa munden ne dem te interesave te shqiptareve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Ja dhe shenjat e para

    Devoll, boks per kryetarin e PS

    Fushatat zgjedhore per kryetarin e ri te PS-se ne rrethin e Devollit kthehen ne ring ku mbeshtetesit e njerit apo tjetrit kandidat me shume se argumentat perdorin fuqine e grushtave. Kater persona te plagosur, me dhembe e hunde te thyera si dhe dy vete te shoqeruar ne komisariatin e policise Devoll, eshte bilanci i nje takimi te fushates zgjedhore ne fshatin Miras ku mbledhja degjeneroi ne demonstrim dhune. Dhe kjo ka ndodhur dy dite para se te zhvillohet konferenca e PS-se te rrethit, ku do te votohet per kreun e ri lokal te kesaj partie, midis kandidateve Jetnor Hysolli e Ilir Cenolli.

    Incidenti

    Takimi i fushates zgjedhore ne Miras, nje nga fshatrat me te medhenj te rrethit te Devollit, mesohet se eshte lene te zhvillohet rreth ores dhjete te mbremjes diten e hene. Burime nga dega e PS e ketij rrethi thane se kryetari aktual Ilir Cenolli i cili pretendon te zgjidhet serish, i shoqeruar nga te aferm te tij dhe nga nje grup mbeshtetesish fanatike ka provokuar qe ne fillim nje mbledhje te tensionuar. Nje sharje apo fyerje morale nga nje prej idhtar-_te tij dhe jane ndezur debatet e sherret midis te pranishmeve te ndare ne dy grupe. Mesohet se protagonist i perdorimit te forces, ka qene nje nga perkrahesit e flakte te Cenollit, i quajtur Neshet Karuni. Nen "shembullin" e tij kane perdorur grushtat edhe te tjeret. Dy vellezer Enver e Islam Manoku, kusheri i tyre Xhemil Manoku si dhe Xhevdet Sino kane mbetur viktimat e dhunes brenda llojit socialist ne Miras. U desh nderhyrja e policise te Devollit sapo u njoftua ky incident qe te zbrazej ringu mes dy paleve. Policia shoqeroi si pergjegjes per kete ngjarje dhune disa persona, midis te cileve Neshet e Luan Karuni, nderkohe qe mesohet te jete shpallur ne kerkim shtetasi Nevzat Karuni. Sipas te dhenave te para ende te pakonfirmuara, personat e rrahur e te plagosur i jane nenshtruar ekspertizes mjeko-ligjore dhe do te denoncojne ne Prokurori shkaktaret e incidentit.

    Cudirat e fushates zgjedhore ne Devoll

    Fushata zgjedhore e socialisteve ne rrethin e Devollit eshte zhvilluar mjaft e tensionuar, me nje tifozllek politik qe ka provokuar debate, sherre e pakenaqesi ndaj kryetarit aktual Ilir Cenolli, duke arritur kulmin me incidentin e ndodhur mbremjen e se henes ne fshatin Miras. Nje tjeter perplasje, demonstrim arrogance e diktati nga kryetari aktual Ilir Cenolli, sipas te dhenave, mesohet te kete ndodhur disa dite me pare edhe ne mbledhjen e zhvillaur ne fshatin Hotolisht. Ndersa nje mbledhje tjeter eshte zhvilluar ne nje poste policie, thone burime nga PS e Devollit. Sipas ketyre burimeve, Cenolli per te ruajtur postin e kreut lokal te PS-se ka perdorur shume mjete, nder te cilat edhe premtimet per mbeshtetesit e tij, ndikuar qe para zhvillimit te konferences te vishen rreth 20 punonjes policie ne komisariatin e Devollit.

    G.Ashimi
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Bardhyl Agasi, tha se ai do ta mbėshteste kandidaturėn e Meidanit nė forumet e PS-sė

    Deklaratat para votimit nė Komitetin e Pėrgjithshėm Drejtues

    Metistėt: Nano kryetar i PS, Meidani president



    Altin Kreka

    TIRANE

    Metistėt" u shprehėn dje nė pėrkrahje tė kandidimit tė Rexhep Meidanit pėr president. Disa nga emrat mė tė njohur tė deputetėve socialistė janė dakord qė presidenti aktual tė marrė mandatin e dytė.

    Spartak Braho tha dje se ai preferonte qė Meidani tė ishte president dhe Fatos Nano, kryetar partie. Ndėrsa sekretari i marrėdhėnieve publike nė PS, Bardhyl Agasi, tha se ai do ta mbėshteste kandidaturėn e Meidanit nė forumet e PS-sė.

    Deputetė tė tjerė si: Bashkim Fino, Ndre Legisi, Ylli Bufi dhe ndonjė tjetėr nuk shprehen kundėr kėsaj kandidature. Fino thotė se Meidanin duhet qė ta propozojnė nė strukturat e PS-sė ose nė Kuvend, qė tė kandidojė pėr president. Kryesia e PS-sė, Komiteti i Pėrgjithshėm Drejtues i socialistėve dhe Kuvendi janė rrugėt ku mund tė shpallet si kandidat Rexhep Meidani. Ai e bėri ftesėn qė ta propozonin njė ditė mė parė, nė njė intervistė pėr mediat e huaja. Deri mė tani vetėm Bardhyl Agasi, nga anėtarėt e kryesisė sė PS-sė, ėshtė shprehur se do ta mbėshtesė kandidimin e Meidanit nė forumet e PS-sė. Mendohet se Meidani do tė ketė mbėshtetjen kryesore nga ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle, nga ministrja e Jashtme, Arta Dade, dhe nga ndonjė anėtar tjetėr i kryesisė. Nėse Meidani paraqitet dhe miratohet si kandidat nė kryesinė e PS-sė, atėherė ai do tė votohet nė mbledhjen e Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė PS-sė pėrballė kandidatėve tė tjerė, ku mė i spikaturi ėshtė Fatos Nano. Mendimi i grupit mė tė madh brenda maxhorancės ėshtė duke u kristalizuar, megjithėse shumė nga deputetėt qė janė edhe mbėshtetėsit mė tė flaktė tė ish-kryeministrit Meta, ende nuk janė shprehur ose s'kanė vendosur pėrfundimisht nė lidhje me kandidatin qė do tė mbėshtesin. Kjo pėr faktin se vetė PS-ja s'ka vendosur asgjė dhe se ish-kryeministri Meta ka kohė qė hesht. Gjithēka me sa duket zhvillohet pa shumė bujė. Meidani ishte i pari qė dha shenjėn se kėrkon tė marrė edhe njė mandat tė dytė presidencial dhe pėr kėtė bėri ftesė qė tė propozohej, duke pasur parasysh edhe rrugėt e zgjedhjes sė kandidatėve. Mes deputetėve socialistė presidenti ka gjetur pėrkrahje deri mė tani. Tė gjithė qė janė shprehur, janė dakord me kėtė kandidimin, kundėr s'kanė qenė as socialistėt katharsistė. Lekė Ēukaj e Mezan Malaj thanė se ėshtė e drejta e Meidanit tė kandidojnė, por ata preferojnė njė presidente grua.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Politikani i javes ne partine socialiste besoj se eshte Ilir Meta. Ky i fundit po e ndryshon strategjine e tij nga dita ne dite, artikulli i mesiperm nxjerr ne dukje strategjine Meta, dhe pozicionimin e tij ne situaten e krijuar.

    Meta: "Fjalen e ka kryetari Nano"

    Meta terhiqet nga posti i kryetarit te partise, terhiqet edhe nga ambicia per qeverine, te pakten per momentin. Ne KPD-ne e socialisteve do te votohet per kandidaturen qe ata do te votojne per president, dhe pozicioni qe njerezit e Metes po mbajne eshte: "Nano krytar, Mejdani president". Ky qendrim eshte shume i favorshem per njerezit e Metes per arsyen e thjeshte, se Nano dhe Mejdani, do te jene ata qe do te marrin mbi supe "mekatet e PS-se" qe e kane cuar vendin ne krize.

    Meta e sposton veten ne plan te dyte, si nje njeri qe nuk po merr inisiativa politike brenda partise, "vetem po zbaton statutin e saj". Pra ne PS, vetem Nano eshte ai qe kercenon njerezit e tij, vetem ai merr inisiativa politike, dhe vetem ai eshte kryetar i Partise. Do te jete pikerisht Nano ai qe do te paguaje edhe haracin politik neser. Ky eshte edhe momenti qe Meta po pret, per te nxjerre jashte skene si Nanon edhe te tjeret ne PS. Nese Nano rrezohet politikisht brenda partise, dhe shanset jane mese te favorshme qe kjo do te ndodhe, Meta do te shihet si "njeriu i vetem qe mund ta nxjerri PS-ne nga kriza qe eshte zhytur.

    Nuk eshte strategji e keqe, dhe kjo e ben Meten xhonglerin e javes ne PS. Vetem se Meta harron qe nese Nano mbytet, ai do te terheqi edhe Meten poshte.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Socialistet po kerkojne lidership te ri....


    Majko ne grupin e "vetpastruesve" te PS

    Erl Murati/ Grupimi "levizja per katharsis" brenda Partise Socialiste ka ftuar kryeministrin Pandeli Majko t'i bashkohet ketij grupi ne "betejen" politike qe po zhvillohet brenda partise. Kete e konfirmuan dje per "KJ" eksponente te kesaj "levizjeje", te cilet u shprehen se kryeministri ka marre disa ftesa kohet e fundit te adoptoje te njejtat qendrime me kete grup duke u bere anetar i tij. "Ne e kemi ftuar kryeministrin Majko te jete pjese e rendesishme e levizjes per katharsis. Ne e kemi vleresuar ne mbledhjet tona qeverisjen e deritanishme te tij dhe i kemi shprehur hapur mbeshtetjen tone", tha dje njeri nga deputetet socialiste. Sipas tij, "katharsistet" jane e vetmja pjese e Partise Socialiste qe e perkrah realisht qeverine e drejtuar nga Majko. "I kemi thene Majkos, qe vetem ne te mbeshtesim, ndersa Meta dhe Nano kane interesa te tjera. Ai perfaqeson tamam ate e ne kerkojme, pra nje qeverisje me duar te pastra", tha deputeti "katharsist".

    Raportet mes qeverise Majko dhe grupimit te perfaqesuar nga Koci, Malaj e Ceco duken me te mira kohet e fundit, nderkohe qe ish-kryeministri Meta dhe perkrahesit e tij, e shohin me skepticizem kryeministrin aktual. Levizjet e fundit te Majkos ne administrate dhe ne polici kunder njerezve qe njiheshin publikisht si lobi i Metes dhe "spastrimet e freshisteve" i kane acaruar se tepermi marredheniet mes grupimit te ish-kryeministrit dhe Majkos. Ne mbledhjen e fundit te KPD-se se FRESSH-it, deputetja Monika Kryemadhi "kercenoi" se asnje kryeminister nuk eshte i perjetshem ne postin e tij. Ndersa deputeti Gjergj Koja e ftoi publikisht Majkon "te nderprese gjuetine e shtrigave ne administrate ndaj njerezve te FRESSH-it". Nga ana tjeter, "Metistet" nuk i kane pare me sy te mire emerimin e Dhimitraq Raftit ne postin e zevendesministrit te Trasporteve dhe Emin Barcit si kryetar i Keshillit Mbikeqyres se Burses se Tiranes, te cilet njihen si pjesetare te krahut kundershtar me Meten.

    Presioni i koheve te fundit i ushtruar nga te dyja palet mbi qeverine, rezultoi me triumfin e "katharsisteve" dhe te "Nanoisteve". Sekretari organizativ, Petro Koci i kerkoi publikisht Majkos pak kohe me pare ndryshime ne nivelet e dyta dhe te treta ne qeverisje, dhe kryeministri i realizoi ato. Edhe ky fakt ka ndikuar ne ftesen qe "katharsistet" i kane bere Majkos per te marre pjese ne "levizje" dhe per te adoptuar qendrimin e tyre per presidentin e ardhshem te Republikes. Krahu tjeter ne parti i drejtuar nga Meta, eshte disi i pakenaqur nga shkarkimet dhe emerimet e fundit dhe disa deputete kane deklaruar se ka ardhur koha qe qeveria Majko te hyje ne "siten" e grupit parlamentar dhe te analizohen rezultatet e punes se saj. Presioni ndaj qeverise erdhi ne rritje kur dy dite me pare, ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli akuzoi indirekt "katharsistet" se kane ndikuar negativisht ne efikasitetin e punes se qeverise Majko.

    "Levizja per katharsis" e ka ftuar kryeministrin te mbeshtese publikisht nje kandidate grua per postin e presidentit te ardhshem te Republikes. Sipas tyre, nje presidente grua perkrahet edhe nga faktori nderkombetar dhe ajo do te ishte e rendesishme edhe per stabilitetin politik te vendit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 2 prej 27 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Kush janė Dibranėt ?
    Nga biligoa nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  3. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  4. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •