Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Jetosh Jetën e Krishtit!

    Sa herë unë bëj gjëra duke menduar se është diçka e mirë, duke menduar se është me të vërtetë frymore dhe e shenjtë dhe e pastër, por rezultati është vdekje. Është vdekje sepse jam "unë" që po e bëj. Për shumë vjet kjo ka qenë mënyra se si punoja për Zotin. Kam qenë shumë i zënë duke bërë gjëra për Perëndinë dhe sigurisht mendoja se isha një njeri i mirë dhe frymor. Por unë jam në mish sa herë që jam "unë" që po bëj gjithçka më vete nga Jezusi. Por ne nuk dimë të gjykojmë çfarë është me të vërtetë e mirë. Kur nuk kam siguri në mishin tim, atëhere unë nuk bëhem më gjykues i çështjeve të tilla.

    Shërbesa ka qëne tërë jeta ime - dhe e kam fjalën për shërbesën e pastorit, e të mësuarit dhe kështu me rradhë. Akoma edhe kur u largova nga Feja e Organizuar shërbesa ka qenë një idhull për mua. Çfarë mund të jetë më frymore se shërbesa? Çfarë mund të jetë më e "mirë" se sa të punosh për Zotin? Por me kalimin e viteve Zoti më tregoi se si Ai i gjykon gjërat, jo sipas standarteve tona të së mirës dhe së keqes, por sipas standartit të Tij të Jetës dhe të Vdekjes.

    Ajo që ka zanafillën tek Jezusi dhe më jep fuqi për ta bërë është e gjallë dhe sjell frute. Ajo që e ka zanafillën tek vetja ime dhe bëhet me fuqitë e mia është Vdekje. Dega nuk mund të sjellë frute nga vetja e saj. Prandaj edhe njerëzit e shpëtuar, predikimet e predikuara dhe kishat e ngritura pa inisiativën e Jetës së Zotit janë thjeshtë aktivitete të vdekura të kryera nga degë të vdekura.

    Mos mendo më çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe. Por, fillo të pyesësh, "A është kjo e gjallë apo e vdekur? Si reagon Fryma e Jezusit ndaj saj? A ndjej jetë apo ndjej vdekje?" Ky është çelësi. Tani, nëse ne ndjekim Jetën e Zotit do bëjmë gjithmonë gjënë e drejtë. Do bëjmë gjithmonë gjënë e mirë. Nuk do kemi nevojë të pyesim cila është "gjëja e drejtë" dhe nuk do kemi nevojë të shqetësohemi për "gjënë e gabuar".

    Është akoma e vështirë ta kuptosh? Atëhere imagjino, nëse mundesh, një person që vdes dhe është para Zotit. Ata fillojnë të kujtojnë të gjitha gjërat e mira që kanë bërë në jetën e tyre. A do i ndihmojë kjo gjë ata? A do të shikojë Zoti Librin e së Mirës dhe së Keqes duke numruar të gjitha veprat dhe duke i vënë ato në balancë, për të vendosur fatin e këtij personi? Jo. Në librin e Zbulesës ne shohim se Perëndia nuk i gjykon njerëzit sipas Librit të së Mirës dhe së Keqes, por sipas Librit të Jetës. Pra, pyetja nuk është Mirë apo Keq, por Jetë apo Vdekje. Tani zbatoje këtë në jetën tënde frymore për sa je këtu në tokë dhe mendoj se do të të ndihmojë. Nëse fillojmë të mbështetemi tek Zoti për të dalluar gjërat, do fillojmë t'i shohim gjërat ashtu siç i sheh Ai dhe Ai do na tregojë si t'i gjykojmë veprimet tona, jo sipas kuptimit tonë të kufizuar të së drejtës dhe të gabuarës, pro sipas Jetës.

    Jezusi tha se Ai është Rruga, e Vërteta dhe Jeta. Rruga është Krisht, d.m.th., ne e braktisim rrugën tonë dhe përqafojmë Jezusin si Rruga. Ai është Rruga e ngushtë. Ndërsa vazhdojmë në Rrugën - ndërsa qëndrojmë në Të - më në fund vimë në të Vërtetën. Rruga pra na çon tek e Vërteta dhe Jezusi është e Vërteta. E vërteta nuk është një grup faktesh për Jezusin. Vetë Jezusi është e Vërteta. E vërteta nuk është një grup mësimesh apo librash teologjikë. E Vërteta është një Person. Prandaj edhe e Vërteta në çon tek Jeta. Nëse e Vërteta bëhet thjeshtë një "diçka", një grumbull njohurish, atëhere ajo është diçka e vdekur. Rruga na çon tek e Vërteta, e Vërteta na çon tek Jeta. Dhe kjo Jetë sjell frut të bollshëm sepse kjo Jetë është me bollëk.

    Hardhia është e gjallë. Degët rriten nga Hardhia. Për sa kohë degët qëndrojnë në Hardhi, ato do jenë të frutshme. Kështu ndodh në natyrë, kështu ndodh edhe me gjërat frymore. Nuk mund të jetë ndryshe. E njëjta Jetë që del nga Hardhia kalon përmes degëve. Edhe një herë pra, nuk ka si të jetë ndryshe. Dega nuk ka nevojë të bëjë asgjë për të prodhuar jetë; Dega thjesht varet nga Hardhia. Atëhere, si prodhon dega frute? Jo me përpjekje. Jo me vepra. Jo me shpresa. Madje as edhe me lutje! "Zot, lutem që të më bësh të sjell frut." Zoti do thotë, "Unë jam Hardhia e vërtetë. Qëndro në mua dhe do prodhosh shumë frut dhe fruti yt do zgjasë."

    Por si mund të qëndroj në Krishtin? Zoti të ka vënë në unitet me Krishtin që në momentin që ti je rilindur. "Por prej Tij ju jeni në Krishtin Jezus" (IKor. 1:30) Ky unitet me Jezusin nuk është shpërblimi se keni bërë një jetë të mirë për shumë vjet. Kur bëhesh dishepull i Jezusit dhe i beson Atij për shpëtimin, ke hyrë në Vëndin Sekret të më të Lartit dhe tani ti banon nën hijen e të Plotëfuqishmit. (shih Psalmin 91). Krishti është Kalaja jote, Streha jote, Vëndi Sekret i yti. Ti je i bekuar me çdo bekim frymor, je i zgjedhur në Të, je pranuar nga i Dashuri. (shih Efesinaët 1).

    Tani, thjesht rri aty ku je, në Krishtin. Do bësh gabime, sidomos në fillim. Do vazhdosh të varesh nga jeta jote egoiste derisa të mësosh të varesh nga Jeta e Krishtit. Por do mësosh. Kjo merr kohë. Nuk ke nevojë të fillosh nga fillimi sa herë që bën një gabim, thjeshtë çohu atje ku ke rënë. Pas pak kohe do fillosh të kuptosh se "në mua, d.m.th. në mish, nuk banon asgjë e mirë" (Romakët 7:18). Do humbasësh besimin në veten tënde dhe do fillosh të kesh më shumë besim në Zotin tënd. Do fillosh të kesh më shumë besim në Jetën e Zotit. "Nuk e kuptoj këtë që po më ndodh, dhe as nuk më pelqen fare, por kështu po më drejton Jeta dhe nuk mund të mos i bindem Jetës, sepse sa herë e bëj, rezultati do jetë Vdekje." Kështu do mësosh. Pjetri e mësoi kështu. Jakobi dhe Gjoni po ashtu. Pali të njëjtën gjë. Kështu do ta mësosh edhe ti.

    Si duket kur ti fillon të humbasësh besimin tek vetja jote dhe fillon të vareshmë shumë nga Jeta e Zotit? Në fillim nuk do jesh aq krenar sa ke qenë më përpara. Do ecësh më me butësi, do bëhesh më i ëmbël, nuk do sillesh sikur i di të gjitha. Është fitim i madh të qëndrosh në Të. Nëse varem nga Ai për gjithçka, sigurisht që nuk do mund të mburrem për asgjë në veten time.

    Po tjetër? Nëse humbas besimin në veten time dhe varem më shumë nga Jeta e Zotit, do ndikohet jashtë mase jeta ime e lutjes. A mendoni se do lutem më pak apo më shumë? Ata që kanë shumë besim në mish, luten shumë pak, për të mos thënë, aspak. Pse të lutem? Unë mund ta bëj vetë. Nuk kam nevojë për Perëndinë. Vetëm kur gjërat dalin jashtë kontrollit, jashtë mundësisë sime, i lutem Atij. Lutja është zgjidhja e fundit për njeriun e mishit, por për njeriun frymor, lutja është zgjidhja e parë. Lutja është si frymëmarrja. Njeriu frymor lutet tërë kohën. Çfarë do të thuash, ai rri tërë kohën në gjunjë duke u lutur? Jo. Lutja bëhet një bisedë e vazhdueshme me Perëndinë, disa herë duke folur, disa herë pa qenë nevoja të flasësh fare. Neriu frymor nuk lutet se ka ardhur koha e lutjes, apo se ndodhet në mes të problemeve. Njeriu frymor lutet sepse Jeta varet nga ajo, jeta jote frymore varet nga kjo. Kjo jetë mbushet dhe shpërthen. Kjo është bashkësi dhe miqësi. Nuk është e sforcuar, nuk është e ndrydhur. Është sontane, e natyrshme, shpërthyese, e lirë. Por, ajo mund të mos shprehet jashtë. Është një gjëndje e brendshme. Asnjeri nuk mund ta shohë atë. Ti je atje, në Vëndin Sekret të më të Lartit.

    Chip Brogden

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Faleminderit Marcus qe i sjell keto shkrime.

    Por a jane keto vetem per protestantet apo per cdo te krishter?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Matrix Lexo Postimin
    Faleminderit Marcus qe i sjell keto shkrime.

    Por a jane keto vetem per protestantet apo per cdo te krishter?
    I dashtun vlla, ti e di shumë mirë se njita shkrime janë për të gjith ata qi duen me jetue të varun prej Jezu Krishtit. Tesh, do thuesh ti, pse i postoj unë itu ita shkrime. Ti e din se un kam met pa shpi ishtu si asht da forumi, pse un nuk jam as protestant as katolik as ortodoks. Por, unë kam të njaten Frymë qi kanë të gjithë ata që e duen Jezu Krishtin, qofshin protestantë, katolikë apo ortodoksa. Por rregullat e forumit nuk lejojnë me shkruejt tek komunitetet e tjera, por meqi ita lloj shkrimesh janë ma t'pranueshëm prej protestantëve, unë i postoj itu.

    Në nënforumin ortodoks, as qi nuk bahet fjalë me i postue. Në forumin Katolik, lavdi Zotit kena nji vlla qi e don shumë Krishtin dhe prej tij nuk mendoj se kam problem, por meqi ne atë forum marrin pjesë edhe katolikë të tjerë qi mund t'i shkaktojnë probleme moderatorit të atij forumi, nuk kam dash me shkaktue probleme.

    Për sa kohë qi kan me m'lan me postue itu, do vazhdoj me postue, me të vetmin qëllim, qi me u inkurajue ata qi e duen Krishtin me gjith zemën.

  4. #4
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    I dashtun vlla, ti e di shumë mirë se njita shkrime janë për të gjith ata qi duen me jetue të varun prej Jezu Krishtit. Tesh, do thuesh ti, pse i postoj unë itu ita shkrime. Ti e din se un kam met pa shpi ishtu si asht da forumi, pse un nuk jam as protestant as katolik as ortodoks. Por, unë kam të njaten Frymë qi kanë të gjithë ata që e duen Jezu Krishtin, qofshin protestantë, katolikë apo ortodoksa. Por rregullat e forumit nuk lejojnë me shkruejt tek komunitetet e tjera, por meqi ita lloj shkrimesh janë ma t'pranueshëm prej protestantëve, unë i postoj itu.

    Në nënforumin ortodoks, as qi nuk bahet fjalë me i postue. Në forumin Katolik, lavdi Zotit kena nji vlla qi e don shumë Krishtin dhe prej tij nuk mendoj se kam problem, por meqi ne atë forum marrin pjesë edhe katolikë të tjerë qi mund t'i shkaktojnë probleme moderatorit të atij forumi, nuk kam dash me shkaktue probleme.

    Për sa kohë qi kan me m'lan me postue itu, do vazhdoj me postue, me të vetmin qëllim, qi me u inkurajue ata qi e duen Krishtin me gjith zemën.

    Komuniteti Protestant - Ungjillor, të jetuarit e jetës së Krishtit dhe shndërrimit në imazhin e Krishtit nëpërmjet Frymës së Shenjtë ka për qëllim në jetën e tij. Personalisht nuk kam njohur ende persona të cilët kanë për qëllim në jetën e tyre diçka tjetër. Çdo material i postuar këtu dhe që ka për qëllim lavdinë e Krishtit, ka qenë gjithmonë i pranuar sepse siç e thashë më lart, Krishti është qëllimi i jetës së një të krishteri të vërtetë. Pa Krishtin nuk ka kuptim jeta e krishterë dhe as mund të quhesh i tillë.

    Faleminderit për çdo shkrim që ke sjellë.


    Nën Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  5. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Po tjetër? Nëse humbas besimin në veten time dhe varem më shumë nga Jeta e Zotit, do ndikohet jashtë mase jeta ime e lutjes.
    Unë asgjë nuk besoj në vetveten time, ndoshta per dikë e quditshme ndersa per mua realitet. Per gjithçka këshillohna me Zotin dhe gjithçka ka kuptim në Zotin. Unë vet asgjë dhe per gjithçka marr pergjigje nga Ai qe i besoj. Nuk e dij se si jetojnë të tjerët por në mua dhe per mua ka kete kuptim.

    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Ata që kanë shumë besim në mish, luten shumë pak, për të mos thënë, aspak. Pse të lutem? Unë mund ta bëj vetë. Nuk kam nevojë për Perëndinë.
    Ah bre marcus1, kjo ishte edhe pika kryesore qe më ka mashtruar djalli dikurë dhe unë as qe mund ta kuptoja se kush është ai qe më flet, gjithnjë mendoja se është mendja ime por jo, jo vëlla, ai qe fliste ashtu ishte djalli. Ai më thonte; "çka te duhet Jezusi? Ti je vet i gatshem dhe i fuqishem të bëjsh çka kerkohet per jeten e njeriut" Prandaj më thonte edhe se; "vetem ata qe nuk janë të fuqishem dhe nuk kan intelekt te mjfatueshem kerkojnë ndihmen e Jezusit, ty nuk te mungon asgjë"! Më thonte edhe se; "ata qe jane te semuar dhe të pa shendet, me të meta fizike apo psiqike, vetem ata i dorzohen Jezusit dhe kerkojnë ndihme, i luten Atij"! Prandaj me thonte edhe se; "vetem njrezit e pa aft luten Jezusit"! Etj etj o vëlla ku qellimi i tij tash më i njohur ishte qe unë mos të besoj Jezusit. Ai arriti per një kohë t'më bindë kështu por jo edhe t'më mban nen at pushtet te mashtrimit. Beso se me vjen turp nganjiher per te arriturat e djallit në mua në at kohë. Per ata edhe nuk doja të besoj Jezusit duke menduar se nuk kam nevoja dhe jam mjaft i aftë, shkurt besoja vetit. Sot me plot pergjegjesi i them secilit njeri qe duhet të bindet se, secili njeri qe nëse është duke i besuar vetit, ashtu ia ka mbushur menden djalli sepse ne nuk jemi të aft as per asgjë. Këtë e kuptova pasi ia dorzova vetveten Krishtit dhe iu pergjigja unit tim, iu pergjigja botkuptimeve njerzore, mendjes time, karrieres time, dhe iu pergjigja djallit i cili me kishte mbushur menden per vetbesim se; pavarsisht asaj se çka ndodhë në mua, unë jam i Jezusit dhe Atij i dorzohna, kjo është e vertetë dhe është e vertetë se këtë e bëna me zemer dhe besim në Jezusin. Pastaj, para qe të bëja këtë, asesi nuk kam mundur të dij se çka do të ndodhë apo persukseset apo mossuksese pasi të dorzohna, të hapi zemren Jezusit perveq se i besova Atij. Mirpor aty, në at vendim, në at sekond të atij vendimi është Bekimi më i madh në jeten time, është suksesi dhe alfa dhe omega e ime. Nuk më kerkohet tjeter asgjë, kjo më mjafton, më mjafton pasi qe u dashurova në Jezusin dhe jam vertetë i dashuruar dhe vertetë Ai e din se unë e dua. Kjo më mjafton dhe asgjë më shumë në këtë botë nuk dua se sa mos t'më mungoj dashuria ndaj Jezusit. Nëse ka njeriu këtë dashuri per Jezusin, të jetë i sigurtë se ai ka gjithçka.


    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Njeriu frymor lutet tërë kohën.
    Po vëlla, vet jeta e një të krishteri është lutje-bisedë me Zotin.

    Citim Postuar më parë nga marcus1 Lexo Postimin
    Njeriu frymor lutet sepse Jeta varet nga ajo, jeta jote frymore varet nga kjo. Kjo jetë mbushet dhe shpërthen. Kjo është bashkësi dhe miqësi. Nuk është e sforcuar, nuk është e ndrydhur. Është sontane, e natyrshme, shpërthyese, e lirë. Por, ajo mund të mos shprehet jashtë. Është një gjëndje e brendshme. Asnjeri nuk mund ta shohë atë. Ti je atje, në Vëndin Sekret të më të Lartit.
    Shumë shkrim i mirë, gjithçka me pelqej, është e vertetë o vëlla sepse asnjëri nuk mund ta shehë edhe pse ti e jeton dhe je në mardhënje dhe bisedë me Të, pasi qe ashtu sikurse ke shkruar; "Është një gjëndje e brendshme"

    respekte dhe u dhuroj dashuri të Jezusit
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 20-10-2009 më 13:21
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Të falem nderës Toni77 qi ndave përvojën tande me ne. Asht gzim i madh per mue kur ti ndan me ne. Je gjithmon i mirpritun të komentosh në shkrimet qi postoj unë.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •