KAPITULLI I
HYRJE
Lexim nga Shkrimi: Zbulesa 13; 22:7, 18-19
Shkrimet e apostullit Gjon, si letrat ashtu edhe Ungjilli i tij, ishin gjithmonė tė fundit nė llojin e tyre. Sigurisht qė Zbulesa ėshtė libri i fundit i Biblės. Ungjijtė sipas Mateut, Markut dhe Lukės u shkruan nė lidhje me jetėn e Zotit Jezus nė tokė, ndėrsa Ungjilli i Gjonit flet pėr "Atė qė zbriti nga qielli, pra, Birin e njeriut qė ėshtė nė qiell (3:13). Gjoni shkroi nė kohėn qė gnostikėt po ngatėrronin Fjalėn e Perėndisė; shkrimet e tyre e ēojnė njeriun nė qiell pėr ta parė veprėn e pėrjetshme tė Perėndisė atje. Gjoni na nxjerr nga bota njerėzore qė tė marrim plotėsisht Birin e Perėndisė. Ēfarė ai ka shkruar dallohet nga cilėsia e veēantė e kthimit qė na bėn pas nė fillim. Ungjilli i Gjonit na tregon se Krishti ishte qė nė fillim; Letrat e Gjonit flasin pėr Fjalėn e Jetės, e cila ishte qė nga fillimi; dhe Zbulesa na ēon nė tė ardhmen e pėrjetėsisė. Ungjilli i Gjonit na tregon Birin e Perėndisė i cili erdhi nė mish Ai jetoi mes nesh, por bota nuk e njohu, duke menduar se Ai ishte thjesht Jezusi nga Nazareti. Prandaj Gjoni na tregon se ky Jezus qė ishte nė mish, ishte qė nga fillimi. Kjo ėshtė e vėrteta pas dukjes. E njėjta gjė thuhet edhe nė Letrat e Gjonit. Personi i Tij ėshtė Biri i Perėndisė, dhe shėrbesa e Tij ėshtė Krishti. Por bota nuk e njohu Birin e Perėndisė; ajo nuk njohu dot as Krishtin. Ndaj nė Letrat e Gjonit flitet nė mėnyrė tė veēantė pėr kėto dy ēėshtje, duke na kthyer nė ngjarjet qė zhvillohen prapa skenės nė fillim. Bota ishte nė rrėmujė tė vėrtetė dhe Cezari nė ditėt e tij mė tė egra nė kohėn kur Gjoni shkroi Zbulesėn. Ndaj Gjoni na ēon nė gjendjen prapa skenės tė sė ardhmes pėr tė na bėrė tė ditur se si e sheh Zoti gjendjen e kėsaj bote. Sidoqoftė, nė Zbulesė shohim jo vetėm gjendjen e botės, por edhe atė tė kishės. Zbulesa na tregon gjithashtu ēfarė i pėlqen Zotit, ēfarė Ai dėnon dhe cila ėshtė rruga e Zotit pėr kishėn atėherė kur dukja e saj ėshtė jashtėzakonisht e pėshtjelluar. Dukja e kishės ka marrė shumė pamje pėrgjatė historisė, por cila rrugė, cila gjendje ėshtė sipas pėlqimit tė Perėndisė? Ky pėlqim prapa asaj qė duket na tregohet nga Gjoni.
Nė Bibėl janė dy grupe me nga shtatė Letra. Perėndia pėrdori Palin pėr tė shkruar grupin e parė Romakėve, 1 dhe 2 e Korintasve, Galatasve, Efesianėve, Filipianėve, Kolosianėve dhe 1 dhe 2 e Thesalonikasve; dhe Zoti pėrdori Gjonin pėr tė shkruar grupin e dytė. Shtatė Letrat e para flasin pėr kishėn nė kohė tė gjendjes normale; tė dytat flasin pėr kishat nė kohė parregullsie. Tre Ungjijtė sipas Mateut, Markut dhe Lukės janė pėr njė tė kuptuar tė zakonshėm, e ndihmojnė njeriun tė njohė Perėndinė, por Ungjilli sipas Gjonit ėshtė reagimi i Perėndisė ndaj paqartėsisė sė njeriut; ja pėrse aty flitet shpesh pėr tė vėrtetėn dhe hirin. Edhe Letrat e Gjonit ishin reagimi i Perėndisė ndaj parregullsive; ja pėrse aty flitet mė dendur pėr dritė dhe dashuri. Nė Zbulesėn 2 dhe 3 Zoti merret me gjendjet jonormale tė kishave. Shtatė Letrat e para tė Palit trajtojnė jetėn normale tė kishės. Mė vonė kisha nuk ishte mė normale; ndaj Gjoni shkroi shtatė letrat e fundit te Zbulesa. Shtatė Letrat e para pėrmbajnė tė vėrtetėn qė kisha duhet tė dijė; shtatė letrat e fundit tregojnė rrugėn qė kisha duhet tė marrė. Nėse dikush sot me tė vėrtetė kėrkon tė ecė nė rrugėn e Perėndisė, duhet tė lexojė Zbulesėn 2 dhe 3. Sot kisha ka probleme; ndaj Zbulesa na tregon ēfarė duhet tė bėjmė. Nėse nuk po kėrkon rrugėn e Zbulesės, nuk e di si mund tė jesh i krishterė.
Pėr mė tepėr, shtatė Letrat e para u shkruan para orės sė fundit, ndėrkohė qė shtatė letrat e fundit u shkruan gjatė ose pas orės sė fundit. Letra e parė e Gjonit 2:18 na tregon njė tjetėr kohė, orėn e fundit. "Fėmijė, ėshtė ora e fundit. Dhe, sikurse e dėgjuat, antikrishti duhet tė vijė, dhe tani janė shfaqur shume antikrishtė; prej nga e dimė se ėshtė ora e fundit." Nėse tė krishterėt shohin vetėm dritėn nė Letrat e para, ata nuk e njohin vullnetin e Perėndisė nė orėn e fundit.
Tre njerėz nė Bibėl kishin shėrbesa tė jashtėzakonshme: Pjetri, Gjoni dhe Pali. Letra e dytė e Pjetrit ishte libri i fundit i shkruar prej tij. Nė kėtė Letėr Pjetri ngre ēėshtjen e braktisjes sė besimit. Letra e dytė e Palit drejtuar Timoteut ėshtė libri i fundit i shkruar prej tij. Nė vargun 2, kapitulli 2, thuhet: "Dhe ato qė dėgjove nga unė pėrpara shumė dėshmitarėve, jepua njerėzve besnikė, qė tė jenė tė aftė tė mėsojnė edhe tė tjerė." E para Timoteut 3:15 na tregon se kisha ėshtė shtėpia e Perėndisė, shtylla dhe mbėshtetja e sė vėrtetės, por tek 2 Timoteut 2:20, Pali thotė: "Nė njė shtėpi tė madhe nuk ka vetėm enė prej ari dhe argjendi, por edhe prej druri dhe balte." Ēėshtja ėshtė nėse njeriu do e pastrojė veten nga enėt e ēnderimit pėr tu dhėnė pas drejtėsisė, besimit, dashurisė dhe paqes bashkė me ata qė e thėrrasin nė ndihmė Zotin me zemėr tė pastėr. (v. 21-22). Letrat e Gjonit u shkruan prej Gjonit si librat e tij tė fundit. Ai tha se antikrishtėt tashmė kanė ardhur dhe se ne duhet tė mbajmė Fjalėn e Perėndisė. (1 Gjonit 2:18, 24; 4:3). Ndiej detyrėn e tė bėrit tė qartė kėtė ēėshtje. Po tė flasim nė mėnyrė tė pėrgjithshme, koha nga fillimi i kishės deri tani ėshtė njė epokė epoka e kishės. Por gjėrat nuk janė kaq tė thjeshta. Normalja dhe jonormalja duhen ndarė. Pamja e kishės sot ėshtė e mjerė nėse nuk e kemi kuptuar kėtė fakt, nuk kemi pse ta lexojmė Zbulesėn. Shtatė Letrat e para (ato tė shkruara nga Pali) merren me normalen. Por gjendja sot ėshtė jonormale. Ēduhet tė bėjmė atėherė?
vazhdon...
Eshte e veretete qe rremuja ne toke nuk prek realitetin frymeror. Realiteti frymeror i Perendise qendron akoma. Por kisha ne pamjen e saj te jashtme eshte e ngaterruar. Kisha Romake Katolike deklaron se ajo eshte Trupi i Krishtit. Sipas nje studimi te bere ne vitin 1914 persa i perket Protestantizmit, ndodheshin me shume se 15000 denominacione me nje organizim te forte, pa marre parasysh grupe te shperndara, secila duke deklaruar se jane Trupi i Krishtit. Kjo gje ka filluar para se Gjoni, Pali dhe Pjetri te vdisnin. Pali i shkroi Timoteut: Te gjithe ata qe jane ne Azi me kthyen krahet (2Tim. 1:15). Pra akoma edhe kisha e Efesit bente pjese ne ata qe e kishin braktisur Palin. Ne kete lloj gjendje, femijet e Perendise duhet te kerkojne nje gje; si duhet ne te ndjekim dhe ti sherbejme Zotit? Cfare duhet te bejme? Kur paraqitja e kishes eshte e shkrete, ne duhet te pyesim, Cfare duhet te bejme? Zbulesa 2 dhe 3 na jep ne nje menyre te cilen duhet te ndjekim. Nese me te vertete po kerkojme vullnetin e Perendise, Zbulesa 2 dhe 3 na tregon cfare duhet te bejme.
Gjeja e pare qe duhet te dime kur lexojme zbulesen eshte se cfare lloj libri eshte ai. Te gjithe e dine se ai liber eshte nje liber profecish, por nese pyesim nese shtate kishat jane profetike, asnje nuk do guxoje te na pergjigjet. Kapitujt nje deri njezet e dy na tregojne se karakteristika kryesore e Zbuleses eshte se Zbulesa eshte nje liber profecie nga natyra. Nuk jane profetike vetem shtate vulat, shtate trumpetat apo shtate shishet, por edhe shtate letrat jane profetike. Ky eshte nje liber profecie. Kjo eshte arsyja qe asnje nuk guxon te shtoje dicka ne te, dhe asnje nuk eshte lejuar qe te heqe dicka nga ky liber. Perderisa pra eshte nje liber profecie, ne duhet ta trajtojme si profeci dhe te zbulojme permbushjet e profecise. Natyra e librit te Zbuleses meqe eshte profetike, ne duhet te dime se kjo profeci do permbushet. Ne kohen qe eshte shkruar ky liber, ndodheshin me shume se shtate kisha ne Azi. Perse atehere Gjoni flet vetem per ato shtate kisha? Kur ai ishte ne Patmos, ai pa vetem keto shtate kisha sepse keto te shtate perfaqesojne te gjithe te tjerat. Perendia zgjodhi shtate kisha te cilat kishin karakteristika ngjashmerie reciproke dhe vendosi profecine ne to.
vazhdon...
Ne toke jane shtate kisha; ne qiell jane vetem shtate shandane. Ketu kemi nje problem. Per cdo kishe ne toke, ndodhet nje shandan ne qiell. Ceshtja eshte se Gjoni pa vetem shtate shandane ne qiell. Atehere, vetem shtate kisha jane ne toke? Nese eshte keshtu, duket se kisha ne Cungking nuk ben pjese, dhe as kisha ne Nanking po ashtu. Cfare duhet te bejme? Prandaj edhe ne duhet te mos harrojme se kjo eshte nje profeci. Perderi sa eshte profeci, vetem shtate kisha ishin zgjedhur. Keto shtate kisha jane perfaqesues te te gjithe kishave te tjera; ketu nuk kemi nje numer tete per tu perfaqesuar. Sigurisht qe jane me shume se shtate kisha ne toke, por keto shtate kisha jane zgjedhur si perfqesuese te te gjithe kishave. Jane vetem shtate shandane ne qiell, sepse historia e shtate kishave perben historine e plote te kishes.
Duhet ti japim nje vemendje te vecante fjales ne kapitullin e pare: Lum ai qe lexon dhe lum ata qe degjojne fjalet e kesaj profecie dhe qe ruajne ato qe jane shkruar ne te. Zbulesa 22:7 gjithashtu thote, Lume ai qe ruan fjalet e profecise se ketij libri. Ne mund te themi se kjo profeci eshte urdheresa e Perendise. Ky eshte nje liber per praktike, jo per studim. Profecia ketu ndryshon nga profecite e tjera; kjo profeci eshte qe njerezit ta mbajne. Ketu ka nje princip te perbashket midis Gjonit dhe neve, e cila eshte se ne duhet ta mbajme kete profeci, nga filimi deri ne fund. Si mund ta kuptojne Zbulesen ata qe nuk duan ta mbajne ate? Si mund te kuptojne ata shtate kishat?
vazhdon...
Duke lexuar Zbulesen 2 dhe 3, nuk duhet te shohim se kjo eshte vetem nje profeci qe ne duhet ta mbajme, por edhe qe Zoti eshte nje Zot i gjykimit. Gjysma e pare e Zbuleses 1 eshte parathenja e te gjithe librit te Zbuleses; gjysma e fundit eshte parathenja e kapitullit 2 dhe 3. Keta dy kapituj fillojne me zbulesen e Zotit Jezus. Ne 1: 13 ne shohim Zotin te veshur me nje petk te gjate deri te kembet. Prifterinjte vishnin rroba te gjata; ketu ne shohim se Krishti eshte Prifti me i Larte. Shandani eshte ne Vendin e Shenjte, drita e te cilit nuk do fiket. Drita e tij ndricon dite dhe nate; prandaj edhe prifti duhet te kujdeset per te dhe te shtoje vaj ne te qe ndodhet ne Vendin e Shenjte. Zoti Jezus eshte Prifti me i Larte i cili ecen midis shtate kishave per te pare cila llampe eshte e ndricuar dhe cila jo. Ndreqja eshte gjykimi, sepse gjykimi fillon ne shtepine e Zotit. Krishti ecen ne mes te kishave duke bere punen gjykuese dhe gjykimi i sotem eshte pare nga perjetesia.
Gjoni ishte njeri nga me te afermit e Zotit, sepse ishte ai qe u mbeshtet ne gjoksin e Zotit (Gjoni 21:20, 24). Biri ndodhet ne gjirin e Atit, dhe gjoni ishte ne gjirin e birit. Megjithate, diten qe ai pa Zotin, ai ra ne kembet e Tij si i vdekur, sepse Ai eshte Gjykimi. Por gjykimi ketu eshte gjykimi i nje prifti, pasi ne te ben pjese perkujdesja. Ne ate dite do behet gjykimi i plote. Secili nga bijte e Perendise do te takoje nje dite shenjterine dhe temerrshmerine e Zotit; atehere ata nuk do arsyetojne me. Drita largon cdo lloj arsyetimi-ajo jo vetem ndricon, por edhe vret. Ndricimi ne cdo pjese te Bibles vret jeten natyrore te njeriut. Njeriu mund te kete shume arsyetime, por perpara Zotit te gjitha ata largohen. Te gjithe njerezit do bien si te vdekur ne toke ashtu sic i ndodhi edhe Gjonit. Sa me larg te jete nje person nga zoti, aq me i madh eshte edhe besimi ne veten e tij; por eshte e pamundur per te te mbaje driten e Perendise. Ne duhet te perballohemi nga Perendia te pakten nje here.
Pjesa e pare e cdo letre na tregon se cili eshte Zoti, dhe fjala qe ndjek eshte e bazuar ne zbulesen e Zotit. Ai qe nuk e njeh Zotin nuk mund te shohe kishen. Kisha eshte vazhdimi i kryqit; eshte e pamundur qe te njohesh kryqin dhe te mos njohesh vazhdimesine e tij.
Keto shtate letra fillojne me Zotin dhe mbarojne me fituesit. Cilet jane fituesit? Cfare jane fituesit? A jane ata persona speciale, ata qe jane mbi nivelin e zakonshem? Ne Bibel kuptimi i fituesve eshte se ata jane te zakonshem, normale. Ata qe nuk jane jonormale gjate nje periudhe anomalie jane fituesit. Shumica e njerezve jane poshte ketij niveli. Fituesit nuk jane mbi kete nivel, por ne kete nivel. Perendia therret fituesit ne ditet e sotme qe te ngrihen dhe te ecin sipas modelit normal qe ishte ne fillim. Vullneti i Perendise nuk ndryshon asnjehere; ky vullnet eshte si nje vije e drejte. Sot njerezit bien, deshtojne dhe vazhdisht shkojne tejposhte; por fituesit riperterihen ne vullnetin e Perendise.
Ketu ne shohim dy ceshtje te tjera: Se pari, kisha eshte shandani i arte, dhe Zoti ecen ne mes te shandaneve; se dyti, Zoti mban shate yjet ne doren e Tij te djathte, qe jane engjejt e shtate kishave.
Te gjitha llojet e metaleve ne Bibel kane nje kuptim: hekuri simbolizon pushtet politik, bronxi simbolizon gjykim, argjendi simbolizon shpengim, dhe ari simbolizon lavdine e Perendise. Lavdia e Perendise eshte dicka qe asnje nuk e njeh apo e kupton. Megjithese eshte e veshtire te kuptosh shenjterine e Perendise, ne mund ta kuptojme ate. Drejtesia e Perendise gjithashtu mund te kutpohet. Por lavdia e Perendise nuk eshte njohur asnjehere, sepse eshte nje karakteristike qe i perket ne menyren me unike Perendise. Kisha eshte bere nga ar. Njerezit ne kishe jane te lindur nga Perendia, jo nga gjaku, jo nga vullneti i mishit, jo nga vullneti i njeriut. Kisha nuk ka absolutisht asgje ne lidhje me njeriun. Disa pyesin se cfare eshte puna e drurit, barit apo e kashtes. Druri, bari dhe kashta jane vepra te mishit. Puna e arit, argjendit dhe gureve te cmuar eshte ajo qe eshte plotesisht nga Perendia.
Keto shtate letra ju drejtuan engjejve te shtate kishave, duke ndryshuar nga shtate letrat shruar nga Pali. Pali u shkroi kishave, megjithese ne shohim se ishin te gjithe te shenjtit, mbikeqyresit, dhjaket, sidomos ne librin e Filipianeve. Ketu, letrat u drejtohen engjejve te shtate kishave, jo direkt kishave. Megjithate, ato ishin fjalet e folura nga Fryma e Shenjte drejtuar kishave. Shtate yjet jane engjejt e shtate kishave. Fjala engjell ne Greqisht eshte angelos. Kjo fjale perfaqeson dike qe eshte lajmetar. Shume njerez, pasi kane lexuar Zbulesen 2 dhe 3, jane perpjekur te gjejne ngjashmeri midis shtate letrave te fundit dhe shtate letrave te para dhe kane futur te gjithe menyrat e shpjegimeve te gabuara persa i perket lajmetareve. Kush eshte ky lajmetar? Lajmetari per te cilin flitet ketu eshte ne numrin njejes, letrat ju drejtuan nje lajmetari. Megjithate ky numer njejes ka natyre kolektive; prandaj edhe ne fund te cdo letre thirrja u behet fituesve ne shumes. Ky lajmetar eshte nje lajmetar korporativ e cili mund te perfaqesoje nje minoritet ne te gjithe kishen. Ne kete pike menyra e Perendise eshte e ndryshme. Ne fillim, kisha qendronte para Zotit; tani lajmetari qendron perpara Zotit. Drita e lambes eshte me e ulet nga drita e yllit. Zoti ka zgjedhur driten e pashuar te yllit dhe ka thene se ky yll eshte lajmetari. Ky yll ndodhet ne doren e Zotit. Sot nje grup njerezish eshte nje lajmetar ne syte e Zotit; keshtu, natyra e kishes sot eshte e besuar ne ta. Kur nje kishe ka nje problem perpara Zotit ne paraqitjen e saj te jashtme, Zoti sheh nje grup njerezish nje lajmetar i cili mund te jete perfaqesues i kishes. Ne fillim, perfaqesuesit e kishes ishin pleqte me pozicion dhe ofiq; tani pergjegjesia e perfaqesimit te kishes i eshte dhene lajmetarit frymeror. Ky lajmetar nuk eshte me doemos pleqte apo dhjaket. Ata qe mund te perfaqesojne kishen kane pergjegjesi te dhene atyre nga Perendia. Sot nuk eshte nje ceshtje pozicioni apo ofiqi, por te pasurit autoritet real frymeror perpara Perendise personave te tille Perendia u jep pergjegjesine.
Zbulesa u eshte shkruar sklleverve te Perendise. Dhe si te tille, nese ti nuk je nje skllav, nuk do mund ta kuptosh ate. Ai qe nuk eshte blere me gjakun dhe nuk eshte detyruar nga dashuria te behet nje skllav, nuk mund te kutpoje Zbulesen.
Gjoni shkroi Zbulesen ne 95 ose 96 pas Krishtit, ne kohen qe Domitiani ishte Qezar ne Rome. Nga te dymbedhjetet Gjoni ishte i fundit qe vdiq, prandaj edhe kisha e apostujve mbaroi me Gjonin. Kur Gjoni po shkruante, shtate letrat ishin profetike. Sot kur ne lexojme shtate letrat, duhet gjithashtu ti konsiderojme si profeci. Megjithate, ndersa i konsiderojme sot ato, duket se ato jane bere histori. Gjoni shihte perpara ndersa ne shohim prapa.
Tani do shohim te shtate kishat ne shtate letrat nje nga nje.
Krijoni Kontakt