Arbneshi i Zares, fshati i shqiptarėve tė Kroacisė, ku jetohet si nė 1400

» Dėrguar mė: 19/10/2009 - 10:52



Dr. Musa Ahmeti

Ngado qė tė futesh nė qytetin e Zarės, qoftė nė rrugė detare, automobilistike apo hekurudhore, do s’do, duhet tė kalosh nėpėr Arbnesh. Jo vetėm pastėrtia dhe rregulli, por sidomos arkitektura karakteristike e kėtij qyteti i tėrheqin vėmendjen ēdo kalimtari. Kisha e re me mure guri e me kėmbanare tė lartė ngrihet lart mbi tė gjitha godinat e tjera. Rrugėt e ngushta, tė shtruara me kalldrėm: Mbretėresha Teuta, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, Gjergj Fishta, Josip Rela etj, janė ciceroni mė i mirė pėr kėtė vendbanim qė nuk dėshiron tė largohet nga e kaluara. Arbneshasit, mikpritės, bujarė dhe dashamirės, tė ftojnė brenda sapo marrin vesh se je shqiptar: dikush tė fton pėr kafe, njė tjetėr pėr njė raki, e njė i tretė qė tė bisedojė e tė ēmallet me gjakun e tij. Biseda fillon shtruar, ashtu valė-valė, si uji i detit qė pėrplaset nė Vaun e Joviqit /Gjonit/ e ashtu pa u ndjerė, mblidhen pleq e tė rinj kureshtarė pėr tė dėgjuar fjalėn shqipe, gjuhėn e gjyshėrve tė tyre, pėr tė rikujtuar tė kaluarėn e tyre sa tragjike, aq edhe tė mjerė. “Ne banorėt e Arbneshit jena prush i ndezur dhe kena gjak arben”, - thotė Bruno. “Sa herė ndjejmė mirė pėr Arbninė, zemra na rref mė shumė, kurse gjaku na valon nė trup”, - ia pret Xhani flokėthinjur. “Brigjet e Dalmacisė nuk kanė qenė tė huaja pėr shqiptarėt e Shqipėrisė etnike”, - rrėfen Pino Gjergja, dhe vazhdon: “Kėto troje janė tė fisit tė Dalmatėve tė Ilirisė, e kėtu nė Zarė gjithmonė ka pasur shqiptarė. Nė vitin 1437 kemi disa familje bujare shqiptare, por edhe nė vitet e mėvonshme, e sidomos nė vitin 1602 kemi 200 banorė shqiptarė si dhe familje bujare, nė krye me guvernatorin shqiptarin, Pal Gjinin. Pra ne kėtu, qė kur jemi vendosur, kemi vazhduar njė traditė tė moēme tė tė parėve tanė”. E zonja e shtėpisė, Ana Peroviqi, me njė zė melodik, kumbues dhe tepėr tė kėndshėm, pas bisedės sė parė njohėse ia fillon njė kėnge arbėreshe, e si nė kor tė gjithė e pėrcjellin. Ky ėshtė nderi mė i madh qė i bėhet mysafirit. Kėnga tregon fatin e arbneshasve:

“Nėr mal mi Liqen tė Shkodrės,
Nė Brisk Shestan ele Livarje,
Tė veta shpijat i lishoven,
Po ul u gjetėn me familje.
Mendimet t’jona po frutulojn,
Tė randa vjeteve tė parve ton,
Ata kur kejshin tė dėbuom,
Pėr fen krshten - katolike jon”.

Arbneshi dhe lidhja me atdheun...

Arbneshi ka jetuar gjithmonė me ngjarjet qė ka kaluar Shqipėria. Me rastin e shpalljes sė pavarėsisė, njė delegacion i pėrbėrė nga burrat mė tė njohur tė Arbneshit, vizitoi Shqipėrinė dhe qeverinė e Ismail Qemalit. Ngjarjet e bujshme qė shoqėruan shpalljen e pavarėsisė sė shtetit shqiptar, si dhe lufta pėr pėrkrahje ndėrkombėtare tė shtetit tė ri, qė shqiptarėt u detyruan tė zhvillojnė nė muajt e parė tė pavarėsisė, sollėn nevojėn e thirrjes sė kongresit tė shqiptarėve nė Trieste, nė tė cilin morėn pjesė jo vetėm shqiptarėt e Shqipėrisė, por edhe ata tė diasporės. Kongresi me pjesėmarrjen e afro 200 delegatėve i zhvilloi punimet prej 1 deri mė 4 mars 1913 dhe nė tė mori pjesė edhe njė delegacion nga Arbneshi, i kryesuar nga Pal Gergji. Pali mbajti njė referat shumė interesant nė gjuhėn shqipe me titull: “Ballkani dhe popujt e Ballkanit”, ku nuk harroi tė pėrmendė diasporėn shqiptare dhe rolin qė ka luajtur dhe qė do tė luajė nė tė ardhmen pėr shtetin amė!

Kontribut tė veēantė dhanė arbneshasit edhe gjatė luftės sė fundit tė kosovarėve, kur kėta u detyruan tė lėshojnė vatrat e tyre tė ndjekur nga okupatori serb. Ndihmat humanitare dhe format e tjera, si dhe pranimi dhe strehimi i disa dhjetėra familjeve refugjate, ishte njė kontribut modest, i cili nė fakt, siē e pohojnė edhe vetė arbneshasit, u kujtoi atyre fatin e hidhur qė kishin pėsuar edhe ata vetė para 280 vjetėve. Arbneshin e kanė vizituar personalitete politike dhe kulturore si Fan Noli, Faik Konica, Simon Ferizi, at Gjergj Fishta, Nikollė Ivanaj, at Shtjefėn Gjeēovi etj, dhe njė pjesė e mirė e intelektualėve tanė, si Fishta, Prendushi, Gjeēovi etj, i kanė botuar veprat e tyre nė Zarė.

Shpėrngulja e shqiptarėve...

Problemi i diasporės shqiptare, si pjesė pėrbėrėse dhe shumė e dhimbshme kombėtare ėshtė gjithnjė e mė aktual nė rrethet shkencore e politike, si brenda, ashtu edhe jashtė vendit. E kaluara e Arbneshit si koloni shqiptare, jeta shoqėrore, politike, ekonomike dhe kulturore, gjatė shekujve XVIII-XX ka tėrhequr vėmendjen e shumė studiuesve vendės e tė huaj, tė fushave tė ndryshme, tė shkencave filologjike dhe shoqėrore.

Studimet e shumta dhe tė llojllojshme linguistike, etnografike, arkeologjike, sociologjike, ekonomike, politike, nė tė cilat nė mėnyrė krahasuese ėshtė tentuar tė studiohet dhe tė paraqitet gjendja e tashme e ruajtjes sė elementeve gjuhėsore, traditės, etnografisė, zejtarisė, pėrkatėsisė kombėtare, e posaēėrisht pėrshtatja e rrethanave tė reja shoqėrore, politike dhe kulturore nė njė ambient tė ri me ndryshime tė konsiderueshme nė karakter dhe mentalitet, nuk na kanė dhėnė njė sintezė apo studim tė kompletuar, duke krijuar kėshtu njė boshllėk, tė cilėn shpresojmė se sė shpejti do ta e tejkalojmė, me njė studim tė plotė, tė mbėshtetur, nė hulumtime dhe kėrkime disavjeēare, ku janė pėrfshirė momentet qė nga shpėrngulja e parė e deri nė fillim tė Luftės sė Dytė Botėrore.
Kolonitė shqiptare nė brigjet lindore tė Adriatikut janė mjaft karakteristike. Nė to pasqyrohen shumė elemente tė veēantė dhe mjaft tė rrallė, tė cilat nuk i hasim nė diasporėn shqiptare. Numri i kėtyre kolonive nuk ėshtė i vogėl: disa u kanė pėrballuar rrebesheve tė kohės, e disa janė asimiluar dhe pėr to dihet vetėm se kanė ekzistuar. Arbneshi i Zarės - Borgo Erizzo ėshtė njėra nga kėto koloni qė veēohet mė sė shumti dhe ka diēka tė veēantė. Pėrveē kėtij emri, tė themi zyrtar, sipas dokumenteve qė ruhen nė arkivin historik tė Zarės, kjo lagje fillimisht u njoh me emrin Eriēin Varosh /Ericovo selo/ nga popullsia kroate, e mė vonė edhe Arbanasi; dhe Arbnesh, nga vetė banorėt shqiptarė.

Nė vitin 1726 u shpėrngulėn 32 familje shqiptare me 227 frymė nga fshatrat rreth Liqenit tė Shkodrės, Brisk, Shestan Ljajre, dhe u vendosėn nė paralagjen e Zarės, qė u quajt Borgo Erizzo, sipas providurit gjeneral pėr Dalmacinė e Shqipėrinė, Nikola Erizzo. Shkaqet e shpėrnguljes duhen parė nė prizmin e ngjarjeve tė kohės dhe rrethanave politiko-shoqėrore. Luftėrat e shumta, sėmundjet, plaēkitjet, rekrutimi i tė rinjve shqiptarė nė ushtrinė turke, kushtet e rėnda ekonomike, varfėria e madhe, trysnia e ushtruar nga ana e Perandorisė, pėr tė ndėrruar fenė si dhe pazarllėqet e dėmshme nė kurriz tė shqiptarėve pėr interesa tė caktuara nė mes tė Venedikut, sllavėve dhe disa personaliteteve kishtare janė shkaqe qė studiues tė ndryshėm i trajtojnė nė mėnyrė tė ndryshme, shpeshherė edhe kontradiktore, varėsisht nga pikėpamjet, orientimet, analizat dhe shqyrtimet e materialit arkivor. Iniciator kryesor pėr kėtė shpėrngulje ishte kryeipeshkvi i Zarės, Vinēenc Zmajeviqi. Ėshtė mjaft indikative marrėveshja sekrete e vitit 1713 nė mes Zmajeviqit dhe pėrfaqėsuesve sllavė e Venedikut, nė tė cilėn vendoset qė tė shpėrngulen shqiptarėt e rreth Liqenit tė Shkodrės dhe tė Shqipėrisė Veriore. Tokat e tė shpėrngulurve do t’u ndaheshin serbėve, ndėrsa shqiptarėt do tė vendoseshin nė Zarė, nė afėrsi tė Pulės dhe tė qyteteve tė tjera bregdetare dalmatinase. Deri diku ky plan u realizua, por pėr fat tė mirė jo nė tėrėsi. Nė kėtė kuadėr duhet parė edhe shpėrngulja e kelmendasve nė vitin 1737, nė Srem. Pėrveē shpėrnguljes sė vitit 1726 kemi edhe dy shpėrngulje tė tjera tė rėndėsishme tė shqiptarėve nė Arbnesh, dhe nė Zemunik dhe Plloqe nė vitet 1727 dhe 1733. Pėrveē kėtyre shpėrnguljeve kemi edhe disa tė tjera, por qė janė mė tė vogla. Janė me qindra familjet e shpėrngulura, dhe me mijėra frymėt. Nė tė gjitha shpėrnguljet, tė shpėrngulurit ishin shqiptarė, edhe pse disa studiues kanė tentuar qė disa familje t’i nxjerrin me origjinė sllave, duke u mbėshtetur nė prapashtesat me -iq dhe -viq.

Tė shpėrngulurit...

Pas vendosjes nė Arbnesh, Zemunik dhe Plloqe, arbneshasit u dalluan nė bujqėsi, blegtori, zejtari, tregti dhe njė pjesė e vogėl edhe nė peshkim. U shquan sidomos pėr prodhime bujqėsore me tė cilat furnizonin gjithė qytetin e Zarės. U ruajt e drejta zakonore: kryeplaku ose nė arbnishte “shkopi i katundit” kishte fjalėn kryesore nė mosmarrėveshje tė ndryshme dhe konflikte. Ai zėvendėsonte institucionin e gjykatės. Nė Arbnesh janė ruajtur shumė toponime, mikrotoponime dhe antroponime shqiptare si Karma, Fusha e Vorreve, Fusha e Arbneshit, Bregdeti, Vani i Joviqit, Vilat, Grapa, Shkambat, Kisha, Kulla, etj, si dhe mbiemra krejt shqiptarė si: Kalmeta, Gjergji, Petani, Nikpali, Marshani, Deshpali, Marseni, Ēoba, Luka, Vuka, Ndreka, Gjoni, Marku, Gjini, Stani, Nika, Duka etj. Qė kur u vendosėn nė Arbnesh, kryeipeshkvi Zmajeviq, kishte vendosur qė ēdo vit, njė i ri nga Arbneshi, tė ndiqte mėsimet nė Seminarin Ilirik tė Glagolicės nė Zarė. Kėshtu kemi edhe njė numėr tė madh priftėrinjsh. Duhet cekur se arbneshasit janė besimtarė tė mėdhenj. Shkojnė rregullisht nė kishė. Shkolla shqipe nė Arbnesh ėshtė hapur nė vitin 1901, dhe ka vazhduar deri nė vitin 1918, fillimisht si Shkollė Normale me ushtrimoren e saj, e pastaj edhe si shkolla fillore tė femrave. Mėsuesit tė cilėt kanė punuar nė Arbnesh janė at Pashk Bardhi dhe at Shtjefėn Gjeēovi, dr. Gjergj Koleci, prof. Anton Paluca, prof. Shtjefėn Rrota dhe prof. Pal Gjergji. Arbneshi si vatėr e kulturės dhe e shkollės ka nxjerrė personalitete qė kanė shėrbyer nė vende tė ndryshme duke dhėnė mėsim nė gjuhėn shqipe si Josip Vlladoviq - Relja nė Vuthaj; Tomė Moroviqi nė Plavė; Budimir Peroviqi nė Pejė; Zef Duka nė Gjakovė, Pal Gjergji nė Prizren, etj.

Lidhjet me kolonitė e tjera...


Nė fund tė shekullit XIX, Arbneshėt e Zarės vunė lidhjet e para me kolonitė e tjera shqiptare si nė Itali, Rumani, Egjipt, etj. ngaqė ata i bashkonte ideja kombėtare shqiptare dhe dėshira pėr shtetin e tyre tė pavarur. Me arbėreshėt e Italisė vunė kontakte pėrmes revistės “La Nazione albanese” nė vitin 1897, e cila botohej nė Romė. Nuk ėshtė rastėsi qė po kėtė vit, d.m.th, mė 1897-ėn, kur filloi tė botohet edhe e famshmja “Albania” e Faik Konicės, arbėreshėt bėnė pėrgatitjet e para pėr botimin e gazetės sė tyre nė gjuhėn arbneshe me emrin “Zani i Shqyptarit”, e cila duhej tė dilte dy herė nė muaj, por pėr shkaqe politike nuk e pa kurrė dritėn e botimit. Kompaktėsia territoriale, lidhjet e ngushta nė mes tė gjithė anėtarėve tė kėtij oazi, nė fund tė shekullit XIX dhe fillim tė atij XX, luajtėn njė rol vendimtar nė zhvillimin kulturor, intelektual, ekonomik dhe politik tė arbneshėve nė Dalmaci. Ky grusht arbneshėsh do tė shėnonte suksese tė jashtėzakonshme nė fusha tė ndryshme tė shkencės, fesė, politikės, ekonomisė, diplomatikės, universiteteve, muzikės e sportit, duke e bėrė tė njohur atė edhe jashtė kufijve tė Kroacisė.




----





ju qe kini bredhur kroacise.. e dalmacise ne vecanti.. pra ju pllazhoistat e titos.. a kini dicka me na tregue per kte ceshtjen e arbneshve te zares.. po dhe tjera vende.. deri posht ne Ulqin.. si eshte shperndarja e shqiptareve?
kam lexuar dikur Noren e Josip RELA-se..

Po shime deshpali..kush eshte?



..