Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 84
  1. #71
    LUFTA PĖR HIMARĖN


    Olsi Jazexhi

    Incidenti qė ka ndodhur nė ditėt e fundit nė Himarė, kur njė i ri vlonjat shtypi me makinė njė shtetas shqiptar – minoritar grek, Aristotel Guma, dhe reagimet qė kjo vrasje ka krijuar nė Shqipėri dhe nė Greqi, tregojnė edhe njėherė sesa tė tensionuara janė marredhėniet shqiptaro greke, kur vjen puna tė ēėshtjet e minoritetit greko-ortodoks nė vendin tone. Reagimet e nxehta nga bashkiaku i Himarės, Vasil Bollano dhe himariotėve pėr protesta dhe kėrkesėn nga shteti shqiptar qė tė marrė masa pėr tė ndėrshkuar fajtorin, dhe ndėrhyrja e Peshkopit Janullatos nė favor tė Aristotel Gumės, tregojnė qartė mentalitetin e rrethimit qė minoriteti grek ka nė Shqipėri kur pėrballet me presionin e shqiptaristėve. Kėto reagime tregojnė nė tė njėjtėn kohė edhe shpirtin e fortė tė mobilizimit qė kanė greko-ortodoksėt pėr tė ruajtur identitetin e tyre, dhe qė janė pėr t’u patur zili nga muslimanėt shqiptarė tė cilėt pėrbuzen, ofendohen, dhunohen dhe katoliēizohen nga establishmenti laik i Tiranės, ndėrsa kėta rrinė urtė dhe si tė vdekur.

    Edhe pse shkruesi i kėtij shkrimi nuk ka ndonjė simpati tė veēantė pėr politikėn helenizuese greke nė Shqipėri, dhe rolin jo-pozitiv qė peshkopi Janullatos ka pėrēuar nė kėto vitet e fundit ēfarė dua tė vė nė pah nė kėtė shkrim ėshtė reaksioni histerik qė vjen nga pala nacional-komuniste shqiptare nė rastet kur minoriteti grek i Himarės proteston pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tij. Nė kėtė shkrim dua tė tėrheq vėrejtjen e katėr shkrimeve qė kam lexuar nė gazetėn Panorama, Start, Metropol dhe Shekulli. Reagimet qė dua tė vė nė pah, kanė ardhur nga katėr shqiptarė, muslimanė apo me origjinė muslimane: Pėllumb Xhufi (“Historiani Pėllumb Xhufi: Deklaratat e Janullatosit mbajnė erė myk “Bollano e pėrdori vdekjen pėr helenizmin e Himarės”); Agron Tufa (“Neuroza e tė konvertuarit”); Ergys Mėrtiri (“Nga se kėrcėnohet nė tė vėrtetė minoriteti grek”); dhe, Dritan Egro (“REAGIME TE EGZAGJERUARA, PRETENDIME TE PAMBESHTETURA NE HISTORI”). Tė katėrt kėta pasi kanė sulmuar himariotėt pėr identitetin e tyre grek, pretendojnė se Himara ėshtė dhe ka qėnė shqiptare. Pėllumb Xhufi p.sh., ndėrsa sulmon Bollanon pėr \”patriotizmin\” e \”helenizmin\” e tij, pretendon qė Spiro Spiromilo, tė ketė qenė shqiptar “me rrėnjė tė largėta nė Progonat dhe qė thoshte se ishte grek, shpenzoi njė jetė tė tėrė duke luftuar pėr Greqinė, shpeshherė edhe kundėr atdheut tė vet, Shqipėrisė.” Agron Tufa shkruan qė “Shqiptarėve tė vjetėr himariotė, bashkėluftėtarėve tė princėrve shqiptarė dhe tė Skėnderbeut, do t\’u vinte turp pėr pasardhėsit e tyre, qė nuk e tejkaluan dot nivelin e barkut, nivel, i cili u tjetėrsoi gjuhėn dhe, siē pretendojnė udhėheqėsit e tyre, identitetin. Sindroma masive dhe autosugjestive e tė konvertuarit, ėshtė burimi paradoksal i neurozės himarjote.” Dritan Egro shkruan se “Pėr mua si njohės i historisė sė rajonit kėto reagime mė duken disi tė ekzagjeruara, aq mė tepėr kur nė dokumentacionin historik qė lidhet me historinė e kėtij rajoni e kam shumė tė vėshtirė tė gjej elementė etnikė grekė nė kėtė rajon bregdetar shqiptar. Himara pas rėnies sė qėndresės sė Skėnderbeut, duke filluar nga fundi i shek. XV e mė pas, ka qenė njė vatėr shumė e rėndėsishme e qėndresės anti-osmane. Por ndryshe nga viset e tjera shqiptare, ky rajon ra nėn sundimin osman me njė shkallė tė caktuar autonomie. Dokumentacioni osman dėshmon se kurrsesi nuk mund tė bėhet fjalė pėr ndėrprerjen e lidhjeve dhe kontakteve tė kėtij rajoni me viset mesdhetare fqinje, dhe veēanėrisht me ato tė Italisė, ku veēanėrisht Papati dhe Venediku janė konsideruar si fuqitė e vetme politike tė afta pėr ta shpėtuar Ballkanin nga sundimi osman. Nė kushtet e njė sundimi tė fortė perandorak dhe falė pozicionit tė ekspozuar ndaj detit, Himara ishte gjithashtu njė ndėr hapėsirat shqiptare mė tė ekspozuara ndaj ndikimit venedikas nė tė gjitha rastet kur kjo e fundit vendoste tė prishte paqet me Shtetin Osman.” Kurse Ergys Mėrtiri sulmon Bollanon pėr deklaratat e tija nė mbrojtje tė minoritarit tė vrarė grek, duke e quajtur “provokator sistematik”, “i interesuar pėr njė klimė konfliktuale”, “pėrpiqet tė stisė skenarė tė errėt” etj.

    Ēfarė tė bie nė sy nė prononcimet e katėr shkruesve nė fjalė nė lidhje me konfliktin e Himarės dhe reagimin e Bollanos dhe Janullatosit nė mbrojtje tė grigjės sė tyre ėshtė territorializmi imagjinar dhe historik qė kėta shkrues i bėjnė Himarės, tė cilėn e tregojnė si “tonėn”, “shqiptare”, si pasardhėse tė luftėtarėve tė Skėndėrbeut, anti-osmane, tė lidhur me Italinė, Papatin dhe Venedikun, me rrėnjė tė largėta nė Progonat etj. Barazimi me shqiptarizėm i Himarės meqė ajo ka komunikuar me Vatikanin, ėshtė njėsoj siē bėnte para ca muajsh nė Kosovė Shaban Sinani i cili tregonte Pjetėr Bogdanin si shqiptar kurse Qyprilijtė si jo-shqiptarė, meqė i pari ishte me Vatikanin, ndėrsa i fundit me sulltanin. Nė shkrimet qė kam lexuar pėr kėtė punė mė ka lėnė pėrshtypje edhe Agron Tufa, i cili pėr tė degraduar himariotėt, citon fondamentalistin hindu, V.S. Najpol, tė cilit administrata Bush ndikoi qė t’i jepet Cmimi Nobel gjatė fushatės histerike anti-muslimane tė pas 11 shtatorit, pėr t’i portretizuar himariotėt si grekė ekstremistė “tė konvertuar” dhe si pasojė jo grekė tė vėrtetė. Ndėrsa Ergys Mėrtiri sulmon himariotėt edhe pėr arsyen pse nė faqen zyrtare tė bashkisė sė Himarės, ata tregojnė versionin e tyre tė historisė, ku sipas tyre, Himara u ēlirua nga osmanėt nga Spiro Spiromilo nė 5 nėntor 1912, por nė “9 shkurt 1914, himarjotėt kundėrshtuan planet e fuqive tė mėdha pėr t’i pėrfshirė brenda kufijve tė shtetit shqiptar.”

    Konflikti i himariotėve me shqiptaristėt mund tė shihet edhe kur dikush viziton dy faqet alternative tė Himarės qė gjenden nė internet. Njėra me adresė: http://www.himara.gov.al e tregon Himarėn si shqiptare, dhe ėshtė vetėm nė shqip dhe ka informacion shumė tė pakėt, por mban domainin gov.al, ndėrsa tjetra qė mund tė lexohet nė http://web.archive.org/web/200710300.../index-en.html dhe mė parė nė himara.eu e tregon Himarėn si greke, ka shkrime nė tre gjuhė, tregon pėr aktivitetet e himariotėve grekofonė, pėr shoqatėn \”KOMUNITETI HIMARIOT\” me kryetarė Thedhori Bollanon e Stavri Markon, jep informacione tė detajuara, tregon logot e tyre nė greqisht dhe nė shqip, dhe e bėn lexuesin tė kuptojė qė kjo trevė ėshtė grekofone.

    Pėr lexuesit jo-nacionalistė tė historisė, dhe ata qė e kanė vizituar dhe njohin Himarėn mirė, grekofonia e saj ėshtė e lexueshme dhe e vulosur nga historia. Shkruesi i kėtij shkrimi ėshtė i mendimit se shkrimet histerike qė lėshohen kundėr himariotėve sot, tė cilat kėrkojnė t’i shqiptarizojnė me pahir ata, jo vetėm qė janė jo tė-drejta, por janė historikisht tė gabuara dhe janė pak a shumė ana tjetėr e medaljes sė histerisė nacionaliste qė grekėt tregojnė kundėr shqiptarėve nė Greqi apo serbėt nė Serbi dhe maqedonėt nė Maqedoni. Ndėrsa shqiptarėt nuk duan dhe refuzojnė helenizimin dhe ortodoksizimin apo disa tė tjerė edhe katoliēizimin dhe italianizimin qė i bėhet atyre nė Greqi dhe Itali, nėse duan tė jenė tė drejtė, ata duhet tė shohin me sy kritikė histerinė nacionaliste qė demonstrohet nga pala shqiptare sa herė qė himariotėt duan tė theksojnė identitetin e tyre grek nė Shqipėri. Himariotėt kanė tė drejtė tė jenė grekofonė, pėr sa kohė qė kjo grekofoni nuk shkakton konflikte shtetesh. Ndėrsa shqiptarėt muslimanė kanė qenė historikisht filo-turq, himariotėt ashtu si edhe arvanitėt e Napoleon Zervės, Marko Boēarit, Bubulinės dhe herojve tė tjerė tė revolucionit grekė, kanė qenė anti-muslimanė dhe anti-turq. Nė 1914 me majorin Spiro Spiromilo himariotėt deklaruan autonominė e Himarės dhe nuk donin tė ishin pjesė e Shqipėrisė, nė tė njėjtėn mėnyrė siē edhe ēamėt nuk donin tė ishin pjesė e Greqisė, apo muslimanėt e Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė sė Mesme dhe Kosovės nuk donin tė ndaheshin nga Perandoria Osmane. Drama e Himarės, ashtu si edhe drama e Ēamėrisė dhe e shumė popullatave muslimane dhe ortodokse nė Ballkan erdhi si pasojė e nacionalizmit dhe politikave laike qė Fuqitė e Evropės luajtėn me Ballkanin Osman, duke krijuar shtete sipas fantazive tė tyre romantike dhe shqiptarizuar mė dhunė grekomanėt, e grekizuar e bullgarizuar me dhunė muslimanėt.

    Njė faj tė rėndė nė dramat fetare dhe etnike nė Ballkan kanė edhe historianėt nacionalistė si ata grekė, bullgarė, serbė por edhe shqiptarė. Nė rastin e Shqipėrisė, hordhia e historianėve nacional-komunistė shqiptarė ka bėrė shpifje tė atilla historike qė jo vetėm qė pretendonė qė himariotėt janė shqiptarė meqė kanė luftuar kundėr turkut (kur turku nė shumė raste ishin shqiptarė muslimanė), por kanė bėrė edhe herojtė arvanitė tė revolucionit grek qė nga Marko Boēari e deri te Kollokotroni shqiptarė. Historianėt nė fjalė jo vetėm qė gėnjejnė (ndoshta nga ethet nacionaliste) por pėr mendimin tim janė thelbi i vėrtetė i konflikteve qė ndodhin sot nė Ballkan. Pretendimet e historianėve nacional-komunistė shqiptarė qė i shohin himariotėt si shqiptarė meqė ata ishin me Skėnderbeun, Vatikanin dhe Venedikun dhe luftuan kundėr turkut dhe muslimanėve – janė fantazi tė stisura nga austro-hungarezėt dhe italianėt nė Shqipėri; fantazi qė synonin de-islamizimin dhe de-ortodoksizimin e miletit Rum dhe Islam dhe katoliēizimin kulturor tė shqiptarėve. Falė kėtyre politikash tė ēmendura dhe pretendimesh historike absurde, pas vitit 1920, himariotėt ashtu si edhe muslimanėt dhe ortodoksėt e tjerė tė Shqipėrisė vuajtėn pasoja tė rėnda nė identitetet e tyre. Atyre iu ndalua gjuha, iu mbyllėn shkollat, kishat e xhamitė, u ndanė nga Kalifati dhe Patriarkana e Kostandinopojės dhe u laiēizuan, skėnderbegizuan, ilirianizuan e pellazgizuan dhe katoliēizuan kulturalisht me dhunė.

    Pėr mua sulmi qė i bėhet himariotėve sot ėshtė i padrejtė. Himariotėt nuk duhet tė sulmohen pėr ndjenjat e tyre grekomane, pėr sa kohė qė kėto ndjenja nuk shkaktojnė konflikte ndėrshtetėrore. Shqiptarėt duhet tė mėsohen tė jetė tolerantė, tė pranojnė qė muslimanėt shqiptarė mund tė kenė heronjė tė tyre sulltan Muratin e Mehmet Fatihun, Musa Qazimin, Haxhi Qamilin dhe Esat Pashė Toptanin, ndėrsa himariotėt Spiromilon, Marko Boēarin dhe Venizelosin, dhe tė mos i sulmojnė komunitetet e tjera etnike dhe fetare qė jetojnė nė Shqipėri nga ethet e sėmura nacionaliste.

    Mua mė shqetėson shume edhe fakti qė sulmet kundėr himariotėve sot lexohen edhe nė disa faqe Islamike qė mbahen nga besimtarė muslimanė, siē ėshtė faqja http://vizion-islam.com/ dhe http://www.gazetastart.com/. Allahu i porosit muslimanėt nė Kuran qė tė jenė tė drejtė me popujt e tjerė dhe qė nė fe nuk ka dhunė. Por kur nė kėto faqe unė shoh shkrime si ai i Agron Tufės apo Ergys Mėrtirit qė sulmojnė himariotėt pse ata ndjehen grekė dhe jo-shqiptarė, qė ndjehen si pasardhės tė Spiromilos dhe Bizantit dhe jo tė Skėnderbeut, Romės dhe Vatikanit, e konsideroj njė gjė tė kėtillė gjynah tė rėndė fetar dhe veprim qė shkon kundėr urtėsisė sė Kuranit. Profeti Muhamed i tregon muslimanėve qė nuk ka dallim ndėrmjet arabit dhe jo-arabit, dhe tė ziut dhe tė bardhit. Nėse himariotėt e shohin inkorporimin e tyre nė Shqipėri si pushtim, pėrse duhet qė faqja vizion-islam.com apo gazetastart.com tė botojnė shkrime nacional-shqiptariste qė mbrojnė kėtė pushtim laik? Feja Islame dhe nė veēanti hanefizmi otoman i ka toleruar minoritetet etnike dhe fetare nė Perandorinė Osmane pėr 600 vjet. Vetėm nacionalizmi i egėr turk, grek dhe shqiptar i sulmoi dhe shkatėrroi kėto minoritete, siē shkatėrroi edhe fenė nė vendin tonė dhe i bėri shqiptarėt popull si jexhuxh–maxhuxhėt e Dhulkarnejnit, qė nė 1967 i shpallėn luftė edhe Allahut. Tė sulmosh himariotėt sot pse ata ndjehen ortodoksė dhe grekomanė, ėshtė gjynah i rėndė qė bie ndesh me urdhėresat e Kuranit dhe ėshtė njėsoj siē edhe kur nacional-komunistėt shqipfolės sulmojnė femrat muslimane pėr hixhabin qė ato mbajnė nė kokė dhe i imponojnė shqiptarėve nėpėr shkolla qė tė adhurojnė katoliken me hixhab Nėnė Tereza. Himariotėt ashtu si edhe muslimanėt, duhet tė jenė tė lirė tė besojnė ēfarė tė duan nė Shqipėri dhe mėsojnė historitė e tyre alternative tė tė kaluarės. Tė bėsh muslimanėt shqiptarė tė besojnė se Nėnė Tereza ėshtė heroinė e tyre, dhe himariotėt se janė shqiptarė, ėshtė dhunė shtetėrore qė shkel liritė e besimit dhe njeriut.


    http://rrokum.tv/?page=1,9,1252
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #72
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    LUFTA PĖR HIMARĖN


    Olsi Jazexhi

    Himariotėt nuk duhet tė sulmohen pėr ndjenjat e tyre grekomane, pėr sa kohė qė kėto ndjenja nuk shkaktojnė konflikte ndėrshtetėrore. Shqiptarėt duhet tė mėsohen tė jetė tolerantė, tė pranojnė qė muslimanėt shqiptarė mund tė kenė heronjė tė tyre sulltan Muratin e Mehmet Fatihun, Musa Qazimin, Haxhi Qamilin dhe Esat Pashė Toptanin, ndėrsa himariotėt Spiromilon, Marko Boēarin dhe Venizelosin, dhe tė mos i sulmojnė komunitetet e tjera etnike dhe fetare qė jetojnė nė Shqipėri nga ethet e sėmura nacionaliste.
    as me pak dhe as me shume, islami eshte murtaje qe kercenon shqiptarin njesoj si helenizimi.
    kte e verteton ky kerma islamike jazexhiu.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=312

  3. #73
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Eu veq mose me hi njeri ne ket forum.Veqse te ngritet tensioni ,pak degjo per se mbari e kto situate qe gjendet shoqria shqiptare i ngjan sikur je ne nji shtepi te qmendurve .Po a ka me turp te krijosh nga vllau nji shka ,a ka me turp ti lejosh shqiptarit te behet grek ne token shqiptare dhe a ka me keq se shqiptarin ta trajtosh si grek
    Phuuuuuuuu
    popull i flliqt ,nji mend.
    Dhe nji gje desha tu ju drejtohem atyre qe vjellin vrer ,fyejn e shajn turkun lete bejn pak balanse se ndryshe mbetem ne hapsane .Po kush po ju do juve dhe cili popull beri per ju diq qe ta duani .
    Mose i hyni hasmit ne hater se ngelni me pak shqiptar se sa edhe ata anadollasit qe po fyeni.
    Nuk krijohet shqipria e ėndrrave te patriotve ,rilindasve tan me urrejtje ndaj tjerve po me dashurin per atedhen ,kjo esht rruga o ju mallama qe nji logjik e arsyshme mund ta konceptoi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ganimet : 21-08-2010 mė 09:04

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    pa koment...................................

  5. #75
    Citim Postuar mė parė nga ganimet Lexo Postimin
    Eu veq mose me hi njeri ne ket forum.Veqse te ngritet tensioni ,pak degjo per se mbari e kto situate qe gjendet shoqria shqiptare i ngjan sikur je ne nji shtepi te qmendurve .Po a ka me turp te krijosh nga vllau nji shka ,a ka me turp ti lejosh shqiptarit te behet grek ne token shqiptare dhe a ka me keq se shqiptarin ta trajtosh si grek
    Phuuuuuuuu
    popull i flliqt ,nji mend.
    Dhe nji gje desha tu ju drejtohem atyre qe vjellin vrer ,fyejn e shajn turkun lete bejn pak balanse se ndryshe mbetem ne hapsane .Po kush po ju do juve dhe cili popull beri per ju diq qe ta duani .
    Mose i hyni hasmit ne hater se ngelni me pak shqiptar se sa edhe ata anadollasit qe po fyeni.
    Nuk krijohet shqipria e ėndrrave te patriotve ,rilindasve tan me urrejtje ndaj tjerve po me dashurin per atedhen ,kjo esht rruga o ju mallama qe nji logjik e arsyshme mund ta konceptoi.
    hahahhhaahhaaha ganimet na kenaqe
    Revolution 1848

  6. #76
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Yyy, dolen prape keto shkencefetaret?
    :P

  7. #77
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-07-2010
    Postime
    360
    eu bre kush e di sa e nget lemza olsin,po bollni me o njerez se ja nxoret fundin,jeni bere si haxhuze plaka qe bajne llafe her andej e her kendej ptuuuuu

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    keshtu eshte kur nuk ke shtet,dhe te tjeret shkruajn historin per qejf te armikut,shqiptaret me ne fund duhet te zgjohen nga gjumi,ta bejn vet historin

  9. #79
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga drenicaku Lexo Postimin
    keshtu eshte kur nuk ke shtet,dhe te tjeret shkruajn historin per qejf te armikut,shqiptaret me ne fund duhet te zgjohen nga gjumi,ta bejn vet historin
    historin do e bejm pa tjeter ,po gjumin si tja nxjeresh kti populli fukara sa edhe top 120 mm me qit midis Prishtine e te shtatorja e plakut ne Tiran veq ne u rrutullofshin ne krahun tjeter se nga gjumi nuk dalin.

  10. #80
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga hoteli Lexo Postimin
    Historine Shqipetare e dime vet NE,NUKE KEMI NEVOJE QE HISTORINE TONE TA BAJNE TE HUEJT.
    beje ti me mikun tuaj lart,
    qfar po pret mė.

    koha ,koha esht tani.... per Zotin kjo esht koha.
    o tani o kurre per mėmėdheun.

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •