Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
Fjalet e presidentit Rus duhen pare ne planin e konsumit te brendshem ne Serbi: fjalet e tij nuk kane shume te bejne me Kosoven se sa kane te bejne me faktin se ai do te percjelle tek populli serb se Rusia eshte ne krahun tuaj dhe interesat tuaja e jona jane nje. Pra ai kerkon qe shteti serb tu japi perparesi maredhenieve me Rusine se sa maredhenieve me BE.

Nga ana tjeter, deklaratat e Krasniqit jane deklarata te papergjegjshme per situaten politike dhe statusin delikat nderkombetar ne te cilen e gjen veten Kosova. Kosova eshte vetem ne leter e pavarur pasi pavaresia e saj nuk eshte e institucionalizuar. Kosova sot nuk eshte as me pak e as me shume se sa nje koloni evropiane e krahasueshme me epoken e Princ Wiedit ne Shqiperi ne fillimet e shekullit te XX. Eshte nje gje te ndihemi krenare qe arritem pavaresine ne leter, por kjo nuk duhet te na lejoje qe te ushqejme iluzione tragjike se gjoja kjo pavaresi eshte pakthyeshme ne nje Kosove qe ne cdo stine vizitohet nga nje "Udherrefyes" i ri evropian. Apo ne nje Kosove me nje prani nderkombetare qe ka me shume pushtet se sa vete shteti shqiptar.

Pika tjeter qe Krasniqi, Thaci e Sejdiu duhet te kene parasysh eshte se ata nuk duhet te reagojne ndaj deklaratave ruse, por duhet te kerkojne me kembengulje vendosjen e maredhenieve diplomatike me Rusine. Kosova do te jete gjithmone e humbur per aq kohe sa do te gezoje statusin e nje molle sherri midis Perendimit e Rusise. Shteti i Kosoves duhet te kerkoje te kete maredhenie diplomatike jo vetem me Perendimin, por edhe me Rusine. Duhet te jete e gatshme per te ftuar edhe biznesin rus qe te investoje ne Kosove, ashtu sic po investon ne Serbi. Shembulli i mire per kete eshte precedenti i ish-kryeministrit Ceku, i cili ne viziten e tij ne Moske, e kerkoi mbeshtetjen ruse per pavaresine e Kosoves. Eshte nje gje te kerkosh mbeshtetjen e te ta refuzojne ate mbeshtetje, eshte tjeter gje te ndjekesh nje politike te njeanshme kur e gjen veten ne mes te nje dueli interesash te te plotfuqishmeve.

Interesat ruse ne Evrope jane ne ngritje jo vetem ne Evropen Lindore por edhe ne Perendim.

Albo
Me gjithe respektin per mendimin tend, por keto te presidentit rus jane fjale teper ofenduese, duke kerkuar te thote qe Kosova nuk ka asnje status juridik shtetor e eshte akoma e varur nga fjala e e Serbise. Perderisa Kosova njihet nga 60 shtete si shtet, keto jane te mjaftueshme per te njohur statusin e saj, duke bere te mundur qe edhe vendimet mbi te e per te te merren pa asnje lidhje me Serbine e sidomos me politiken e saj. E mira eshte qe te ndihmohen si shtete kufitare e te shkojne mire, se bashkimi ben fuqi e sot per sot, te dyja jane te dobta, por nqs s'eshte keshtu Serbia s'ka ligjerisht asnje te drejte e fjalet e Medvedev jane thjeshte ofenduese e fjale nga nje qe tregon madhesine e tij e vogelsine e nje shteti si Kosova.