Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    SHQIPËRIA është GJAKU im Maska e fano
    Anëtarësuar
    11-05-2009
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    193

    Post Medvedev: Askush s`ka të drejtë të flasë për Kosovën pa Serbinë

    Medvedev: Askush s`ka të drejtë të flasë për Kosovën pa Serbinë

    “Askush nuk ka të drejtë të flasë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pa pasur me këtë rast fjalën e fundit Serbia”, konsideron presidenti rus Dimitri Medvedev.
    “Edhe përkundër përpjekjeve të mbrojtësve të pavarësisë së Kosovës, që ta shndërrojnë në proces të pakthyeshëm, kjo çështje thjesht nuk mund të mbyllet ashtu”, tha Medvedevi në prag të vizitës së nesërme në Beograd. Ai shtoi se është e domosdoshme të dëshmohet se ekziston alternativë për zgjidhjen juridike të problemit.
    Kosova shpalli pavarësi më 17 shkurt të vitit 2008 dhe deri tani e kanë njohur 60 shtete.
    Maqedonia, një vit pas njohjes së Kosovës, të dielën vendosi marrëdhënie diplomatike me Kosovën, pasi që parlamentet në Prishtinë dhe Shkup ratifikuan marrëveshjen për demarkacion të kufirit./makfax/

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    edhe ky si do shqipfolsa qe jan kunder pavarsis se kosoves po shohin endrra ne pik te dites
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    edhe ky si do shqipfolsa qe jan kunder pavarsis se kosoves po shohin endrra ne pik te dites
    Gjithmone i kam pelqyer shkrimet e tua pasi shprehin vertetesi, sinqeritet.Kesaj rradhe nuk ta pranoj shprehjen e me siperme "shqipefolesa qe jane kunder pavarsise".Kurre nuk mund te gjesh shqipetare qofte dhe shqipfoles qe te jete kunder pavarsise se kosoves.Une jam vete kritik per shqipetaret bashkekombesit e mi por dhe ato qe jane jashte standartiti nuk e kane kete ndjesi qe permende ti.Kurre.Pvarsisht ndarjeve nen Jugosllavi apo jashte saj , ne Maqedoni apo ne Ulqin , neve kendej jemi ndjere nji e te pa ndare shpirterisht.Dhe se replikojme per ceshtje te reformave , te fese apo te botkuptimit politik, kjo nuk do te thote aspak qe nuk deshirojme me te miren e mundur per shqipetaret tone , ato te kosoves.

  4. #4
    Çështja e Kosovës nuk është zgjidhur



    Nga Express më 19.10.2009 në ora 11:40
    Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka deklaruar se “askush nuk duhet të pohojë se çështja e Kosovës është e zgjidhur pa fjalën e fundit të Serbisë”.
    “Përkundër përpjekjeve të mbështetësve të pavarësisë së Kosovës, atyre nuk do t’u shkojë për dore që ta tregojnë atë si proces të pakthyeshëm dhe ta mbyllin atë çështje. Konsiderojmë se hap pas hapi duhet treguar se alternativa për njëanshmërinë ligjore megjithatë ekziston”, ka thënë Medvedev për të përditshmen “Veçernje Novosti”.

    Një ditë para vizitës në Beograd, Medvedev ka deklaruar se "Rusia po merr pjesë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës në bazë të formulës, e cila është harmonizuar me kolegët serbë, që Beogradi të dalë me iniciativa, kurse Rusia ta mbështesë në mënyrë konzistente".

    Medvedev ka vlerësuar se "gjatë dekadës së fundit, e cila ka qenë kritike për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, janë bërë shumë gabime tragjike” dhe ka shtuar se "disa prej tyre janë lejuar me vetëdije si pjesë e planit për ndërmarrjen e zgjidhjeve të njëanshme në praktikën ndërkombëtare".

    Dimitri Medvedev nesër do të vizitojë Serbinë, ku do t’i bisedojë çështjet e ekonomisë dhe të tregtisë. Dy palët pritet të diskutojnë edhe huan ruse prej 1 miliard dollarësh, të cilën Rusia i premtoi Serbisë në fillim të vitit, si dhe projektet e infrastrukturës në fushën e energjisë dhe transportit.

    Ndërkohë, investitorët rusë po e konsiderojnë ndërtimin e një stabilimenti për deponimin e gazit natyror në Serbi, si dhe mundësinë që në territorin e Serbisë të ndërtohet një degë e gazpërçuesit Rryma e Jugut. /RFE /

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Krasniqi: Statusi i Kosovës, punë e kryer

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i është kundërpërgjigjur presidentit të Rusisë Dimitri Medvedev për deklaratën e tij të djeshme përkitazi me statusin e Kosovës, duke thënë se çështja e statusit është punë e kryer. ...
    Postuar: 18:02:36 / 20.10.2009
    Kreu i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi tha se çështja e statusit të Kosovës është e zgjidhur në momentin kur është shprehur vullneti i qytetarëve për shpalljen e pavarësisë. "Për mua dhe për qytetarët e Kosovës, çështja e Kosovës është kryer, statusi është zgjidhur, dhe në atë kohë kur populli shqiptar ka vetëvendosur për t'u shkëputur nga politika e gjenocidit dhe e robërisë dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë shpallur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, çështja e Kosovës është e zgjidhur", ka deklaruar Krasniqi pas mbledhjes së sotme të Kuvendit. Ndërkaq ratifikimin e marrëveshjes me Maqedoninë për demarkacionin fizik Kryeparlamentari Krasniqi e ka cilësuar të rëndësishme për Kosovën dhe për rajonin, dhe nuk ka pranuar se Kuvendi është ngutur me ratifikimin e saj, pavarësisht protestave të banorëve të Debëlldesë. Në lidhje me raportin e progresit të Komisionit Evropian, Krasniqi tha se vërejtjet që janë dhënë për institucionet e vendit, sigurisht se do të debatohen në Kuvend. Sipas tij, raporti është real dhe pasqyron gjendjen dhe funksionalizimin e të gjitha institucioneve të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22
    Fjalet e presidentit Rus duhen pare ne planin e konsumit te brendshem ne Serbi: fjalet e tij nuk kane shume te bejne me Kosoven se sa kane te bejne me faktin se ai do te percjelle tek populli serb se Rusia eshte ne krahun tuaj dhe interesat tuaja e jona jane nje. Pra ai kerkon qe shteti serb tu japi perparesi maredhenieve me Rusine se sa maredhenieve me BE.

    Nga ana tjeter, deklaratat e Krasniqit jane deklarata te papergjegjshme per situaten politike dhe statusin delikat nderkombetar ne te cilen e gjen veten Kosova. Kosova eshte vetem ne leter e pavarur pasi pavaresia e saj nuk eshte e institucionalizuar. Kosova sot nuk eshte as me pak e as me shume se sa nje koloni evropiane e krahasueshme me epoken e Princ Wiedit ne Shqiperi ne fillimet e shekullit te XX. Eshte nje gje te ndihemi krenare qe arritem pavaresine ne leter, por kjo nuk duhet te na lejoje qe te ushqejme iluzione tragjike se gjoja kjo pavaresi eshte pakthyeshme ne nje Kosove qe ne cdo stine vizitohet nga nje "Udherrefyes" i ri evropian. Apo ne nje Kosove me nje prani nderkombetare qe ka me shume pushtet se sa vete shteti shqiptar.

    Pika tjeter qe Krasniqi, Thaci e Sejdiu duhet te kene parasysh eshte se ata nuk duhet te reagojne ndaj deklaratave ruse, por duhet te kerkojne me kembengulje vendosjen e maredhenieve diplomatike me Rusine. Kosova do te jete gjithmone e humbur per aq kohe sa do te gezoje statusin e nje molle sherri midis Perendimit e Rusise. Shteti i Kosoves duhet te kerkoje te kete maredhenie diplomatike jo vetem me Perendimin, por edhe me Rusine. Duhet te jete e gatshme per te ftuar edhe biznesin rus qe te investoje ne Kosove, ashtu sic po investon ne Serbi. Shembulli i mire per kete eshte precedenti i ish-kryeministrit Ceku, i cili ne viziten e tij ne Moske, e kerkoi mbeshtetjen ruse per pavaresine e Kosoves. Eshte nje gje te kerkosh mbeshtetjen e te ta refuzojne ate mbeshtetje, eshte tjeter gje te ndjekesh nje politike te njeanshme kur e gjen veten ne mes te nje dueli interesash te te plotfuqishmeve.

    Interesat ruse ne Evrope jane ne ngritje jo vetem ne Evropen Lindore por edhe ne Perendim.

    Albo

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Fjalet e presidentit Rus duhen pare ne planin e konsumit te brendshem ne Serbi: fjalet e tij nuk kane shume te bejne me Kosoven se sa kane te bejne me faktin se ai do te percjelle tek populli serb se Rusia eshte ne krahun tuaj dhe interesat tuaja e jona jane nje. Pra ai kerkon qe shteti serb tu japi perparesi maredhenieve me Rusine se sa maredhenieve me BE.

    Nga ana tjeter, deklaratat e Krasniqit jane deklarata te papergjegjshme per situaten politike dhe statusin delikat nderkombetar ne te cilen e gjen veten Kosova. Kosova eshte vetem ne leter e pavarur pasi pavaresia e saj nuk eshte e institucionalizuar. Kosova sot nuk eshte as me pak e as me shume se sa nje koloni evropiane e krahasueshme me epoken e Princ Wiedit ne Shqiperi ne fillimet e shekullit te XX. Eshte nje gje te ndihemi krenare qe arritem pavaresine ne leter, por kjo nuk duhet te na lejoje qe te ushqejme iluzione tragjike se gjoja kjo pavaresi eshte pakthyeshme ne nje Kosove qe ne cdo stine vizitohet nga nje "Udherrefyes" i ri evropian. Apo ne nje Kosove me nje prani nderkombetare qe ka me shume pushtet se sa vete shteti shqiptar.

    Pika tjeter qe Krasniqi, Thaci e Sejdiu duhet te kene parasysh eshte se ata nuk duhet te reagojne ndaj deklaratave ruse, por duhet te kerkojne me kembengulje vendosjen e maredhenieve diplomatike me Rusine. Kosova do te jete gjithmone e humbur per aq kohe sa do te gezoje statusin e nje molle sherri midis Perendimit e Rusise. Shteti i Kosoves duhet te kerkoje te kete maredhenie diplomatike jo vetem me Perendimin, por edhe me Rusine. Duhet te jete e gatshme per te ftuar edhe biznesin rus qe te investoje ne Kosove, ashtu sic po investon ne Serbi. Shembulli i mire per kete eshte precedenti i ish-kryeministrit Ceku, i cili ne viziten e tij ne Moske, e kerkoi mbeshtetjen ruse per pavaresine e Kosoves. Eshte nje gje te kerkosh mbeshtetjen e te ta refuzojne ate mbeshtetje, eshte tjeter gje te ndjekesh nje politike te njeanshme kur e gjen veten ne mes te nje dueli interesash te te plotfuqishmeve.

    Interesat ruse ne Evrope jane ne ngritje jo vetem ne Evropen Lindore por edhe ne Perendim.

    Albo

    sipas teje SHB-ate Anglia Franca Gjermania Italia Turqia Japonia Kanada Shqiperia Zvizra etj. shaka paskan ba me neve a

    me kan siq po thue ti Albo psh. delegacioni i serbis se kish lshue mbledhjen


    Delegacioni i Serbisë braktis punimet e konferencës kushtuar veprimit global kundër trafikimit që po mbahet në Bruksel

    Për shkak të pranisë së dy ministrave nga Kosova, Zenun Pajaziti dhe Nekibe Kelmendi, të cilët po marrin pjesë në punimet e konferencës kushtuar veprimit global kundër trafikimit, që po mbahet në Bruksel, delegacioni i Serbisë ka braktisur punimet e kësaj konference, edhe pse Kosova tashmë konsiderohet partner në iniciativa edhe më të aktivitete për luftimin e formave të ndryshme të krimit të organizuar. Përfaqësimi i Kosovës në këtë konferencë të rëndësishme për luftimin e krimit të organizuar vazhdon të nxisë pakënaqësi dhe reagime të Serbisë, e cila konsideron se Kosova edhe më tej qenka provincë e Serbisë, dhe se shpallja pavarësisë paska qenë shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar, kanë deklaruar përfaqësuesit e Serbisë, të cilët kanë lëshuar punimet e kësaj konference në shenjë revolte për shkak të përfaqësimit të Kosovës si shtet me të drejta të barabarta për pjesëmarrje në aktivitete të tilla ndërkombëtare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sejdiu: Rrota e historisë s’kthehet prapa

    Nga Express më 21.10.2009 në ora 12:42
    Rrota e historisë nuk mund të kthehet pas. Kosova është e pavarur mbi bazën e argumenteve të fuqishme, në radhë të parë të vullnetit politik të popullit të saj...

    Kështu i është përgjigjur sot presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, presidentit rus, Dimitry Medvedev, i cili dje në Beograd deklaroi se çështja e Kosovës ende nuk është zgjidhur, ndërsa i dha mbështetje Serbisë për “ruajtjen e sovranitetit në Kosovë”.

    “Rrota e historisë as nuk mund të ndalet, as të kthehet pas. Kosova është e pavarur mbi bazë të argumenteve të fuqishme, në radhë të parë të vullnetit politik të popullit të saj, të zhvillimeve të mëhershme dhe të cilësisë që ka pasur në kuadër të një shteti që është shkatërruar, që ka qenë njësi përbërëse e atij shteti dhe në kuadër të gjithë proceseve të tjera që kanë ndodhur”, ka thënë Sejdiu, transmeton KosovaPress.

    Sejdiu u shpreh para gazetarëve se Rusia me këtë qëndrim, po i shkel pikat e Grupit të Kontaktit për Kosovën, të përcaktuara në dhjetor 2005, ku theksohet se duhet të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës.

    Presidenti Sejdiu tha se Rusia nuk ka qenë kundër këtij qëndrimi të Grupit të Kontaktit, madje ka qenë pjesëmarrëse në procesin e negociatave të udhëhequra nga presidenti Ahtisaari, ka qenë pjesëmarrëse në procesin e treshes në 120-ditëshin për Kosovën dhe gjithmonë qëndrimi i saj ka qenë për një zgjidhje të qëndrueshme për paqen dhe stabilitetin.

    Për këtë arsye, Sejdiu pret që Rusia të ketë qasje të re ndaj Kosovës, e jo qasje që krijon tensione.

    Këto komente, kreu i Republikës i bëri pas takimit me ambasadoren e Finlandës me seli në Sofje, përgjegjëse edhe për Kosovë, Taria Laitiainen, prej të cilës ka pranuar edhe letrat kredenciale.

    Me këtë rast, Sejdiu ka thënë se Finlanda është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të jetë mbështetëse e proceseve demokratike në Kosovë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mbështetja ruse për Serbinë rreth Kosovës "një retorikë verbale"

    Pragë, 21 tetor - Mbështetja e Rusisë për Serbinë rreth Kosovës nuk do të jetë "më tepër se një retorikë verbale", thonë analistët. "Loja e shahut rreth Kosovës ka mbaruar. I pëlqeu dikujt ose jo, Kosova është shtet i pavarur dhe këtë fakt nuk mund ta ndryshojë askush dhe as Rusia. Të tjerat janë retorikë verbale", tha Andrej Shari, analist i Radios Evropa e Lirë në shërbimin e gjuhës ruse. Ai tha se Tadiqi ftoi Medvedevin për ta falënderuar për ndihmën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërkaq Medvedevi për ta kompensuar disi këtë qëndrim të Beogradit, e dinte se Tadiqi dëshironte që ai të deklaronte në Beograd se "Rusia nuk do të njohë Kosovën". "Por, duhet thënë se rasti me njohjen e Osetisë jugore dhe Abkhazisë nga Rusia ka ndryshuar rendin e gjërave tërësisht", tha analisti Shari, duke shtuar se "pas këtij veprimi të Moskës, deklarimet e Rusisë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës janë më pak të rëndësishme". Ndërkaq, sipas tij, për vizitën e Medvedivit në Beograd, "komentatorët në Moskë thonë se esenca e politikës së Titos ishte manovrimi ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes dhe se Serbia me Tadiqin synon të përsërisë një rol të tillë".
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Serbia gjithmonë vetëm vëlla i vogël
    Në Rusi nuk pati asnjë lloj euforie lidhur me vizitën e presidentit rus, Dmitriy Medvedev, në Beograd, theksoi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (RFE) redaktori i shërbimit rus në atë radio, Andrey Shari.

    Nga Express më 21.10.2009 në ora 20:31
    Shari deklaron se për Moskën vizita e Medvedev ka një karakter pragmatik, dhe ajo ka një rëndësi biznesi, për faktin që “Serbia po sheh apo se do ta shes naftën, naftësjellësit dhe gazsjellësit e saj”.

    “Rusia është e madhe, e Serbia e vogël – ne jemi vëllai i madh, e ju jeni vëllai i vogël. Asgjë më shumë se kaq Serbia s’mund të pres kurrë nga Rusia”, theksoi Shari. Sipas Shari, është e vërtetë se rusët do ta kenë kontrollin mbi
    ‘Rrjedhën Jugore’ dhe sistemin e naftësjellësit dhe gazsjellësit nga Rusia, gjë që është me rëndësi, sepse paratë janë të rëndësishme. Por dialogu, sipas tij, tash për tash është në plan të dytë.

    Shari theksoi edhe atë se është fakt që Serbia gëzon një mbështetje të fuqishme të Rusisë në raport me Kosovën, por duke shtuar se Rusia njëkohësisht ka pranuar pavarësinë e Osetisë Jugore dhe të Abkhazisë.

    “Situata është shumë e rëndë, por në Rusi të gjithë e kuptojnë se s’do të ketë kthim të Kosovës në Serbi, ngase kjo praktikisht është e pamundur. Është e qartë se s’do të ketë as kurrfarë lidhje zyrtare mes Rusisë dhe Kosovës, por biznesi është biznes”, theksoi Shari.

    Medvedev nuk është përkrahës i një politike të madhe, ai është përkrahës i një strategjie ekonomike, e cila synon që Evropën Jugore dhe Lindore ta lidhë me Rusinë. Pikërisht për këtë shkak Medvedev është presidenti i parë që erdhi në Beograd pas Gorbatchov. Të gjitha të tjerat janë në plan të dytë. /FoNet/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •