Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    hajde po modernizohen dhe shqipot me ne fund ....

  2. #32
    Citim Postuar më parë nga Ervisa Lexo Postimin
    ca paskan ken disa shqiptarka , kongjill i mbuluar , bishtperdredhura dhe materialiste , papapa
    Pa ofendim per fieraket se ka te mira boll , por jane ca keto...
    Epo t'ju hapin namin fierakeve se ja dha truri Nexhmije katunares nga Kamshishti qe te mjel si lopet ashtu dhe grekun, kjo nuk durohet.

    Ti Evushe je xheloze qe s'je si Nexhmija tani apo cfare?

  3. #33
    Erando
    Anëtarësuar
    19-07-2004
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    865
    per mendimin tim, si kjo jan te gjitha pa perjashtim, ca dun me shum ca me pak, por perfundimi del ne ate fjaline qe tha Walchiria " nuk ja le nana babes pa lek" lol, kshuqe ju grate qe jeni kundra mos bani demek se nuk dini gja.

  4. #34
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anëtarësuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Jane vrare njerezia per 100 euro e jo me 3600 euro...Ti kujton burri leket qe te ka dhene e jo me bota...
    Ai ja kerkoi leket me njerezillek, ajo s'pranoi. Ai ka vepruar shume mire.


    nuk e di me cfare bura jeni mare juve por burri qe eshte burre nuk i permend dhuratat dhe jo me ti kerkoje perseri (behet i neveritshem)
    ai qe ben ate veprim jo vetem qe nuk eshte burre por nuk eshte njeri




  5. #35
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491
    Citim Postuar më parë nga Xingaro Lexo Postimin
    .d

    S'me duket çudi.
    Pashe nje dite te lajmet qe ne pakistan kishin miratuar nje ligj ku burri kishte te drejte te mos i jepte buke gruas nese ajo nuk e kenaqte seksualisht. .
    mire jau bekan. une do i hiqja dhe ujin.
    Ca eshte kjo mos ti kenaqin fare ...
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  6. #36
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    FIER-Ka nisur si një lojë me sms në numrin e lënë në televizor në një nga kanalet që aplikojnë chat-in për njohje të reja dhe pastaj është kthyer në version “t’i zhvatim ndonjë para”. Kjo është pak a shumë historia qe boton sot Gazeta Shqiptare, mes 21-vjeçares Nexhmie Sitaj nga Kamshishti i Fierit me Idajet Elezin, ndërmjetësin shqiptar të “afendikoit” grek, të cilit i kishte shkrepur për nuse shqiptare. Sot pritet që gjykata e Vlorës të vendosë për fatin e vajzës dhe historisë së pazakontë të grekut që pagoi 3600 euro për një nuse shqiptare.
    Greku i ka paguar deri në 3600 euro fierakes nga Kamshishti, me qëllim që ajo të bënte dokumentet dhe si formë ndihme për familjen e saj, por pikërisht në këtë moment vajza kishte ndërprerë çdo lidhje me të. Greku dërgoi menjëherë punëtorin e tij shqiptar në Vlorë, për të marrë paratë mbrapsht në rast se vajza kishte ndërruar mendje. Ndërsa nuk ka parë asnjë mundësi për ta bindur 21-vjeçaren Elezi, e ka denoncuar këtë në policinë e Vlorës.
    Oficerët e antikrimit ekonomik të policisë së Vlorës e kanë klasifikuar zhvatjen e parave si “vjedhje me anë të mashtrimit” nga ana e vajzës, akuzë kjo e mjaftueshme për arrestimin e saj. Vajza nga ana e saj ka pranuar se i ka marre parate. "Është e vërtetë që ia kam marrë ato para grekut, madje do t’i merrja edhe të tjera, pasi ai vetë po m’i jepte”. Nexhmie Sitaj nuk ka fshehur asgjë nga historia gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e antikrimit ekonomik të Policisë së Vlorës, ku është dërguar fill pas shoqërimit të saj. 21-vjeçarja ka pranuar historinë me grekun dhe ndërmjetësinë e Elezit, madje edhe takimin me të dhe me nje vajze tjeter në Vlorë. Sitaj është mbrojtur me faktin se ajo nuk e ka detyruar në asnjë moment grekun për ato para që ai ia ka dhuruar vetë dhe me dëshirë. Dëshmitë e vajzës dhe mënyra e saj e pazakontë për të “bërë para”, nuk i ka bindur oficerët e antikrimit ekonomik të policisë. Sitaj është arrestuar të shtunën në fshatin e saj nga policia e Vlorës. Sot pritet që gjykata e Vlorës të vendosë për fatin e vajzës dhe historisë së pazakontë të grekut që pagoi 3600 euro për një nuse shqiptare.

    BalkanWeb
    Edhe ne qe themi se jemi mbarpa bote,shiheni mentalitetin mesjetar te grekut,mir ja beri qe ja mori leket,ca qenka femra kshu????mall per tu blere???????
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Epo t'ju hapin namin fierakeve se ja dha truri Nexhmije katunares nga Kamshishti qe te mjel si lopet ashtu dhe grekun, kjo nuk durohet.

    Ti Evushe je xheloze qe s'je si Nexhmija tani apo cfare?
    qenke fierake eee

    po jo mi xhan, ( pardon my english )I was just teasing....

    Uff shume xheloze jam, nesje meqe eshte grek mire ja beri
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Citim Postuar më parë nga Miss Sixty Lexo Postimin
    Heuuu nexhmije ene gjo e qut ka ec perpara shqiperia , duhen ca si puna kesaj nexhmies ne pushtet
    Ti rrujn robt nga leket ...


    Nuk besoj se shqiptaret jon aq te qut tja hudhin Grekut, keto pare (shume qesharake) Greku i nxjerr mbreda nje nate duke PUNU kyt gocen

    Ky osht rrjet trafikimi ore popull mendjelehte

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Pogradecari Lexo Postimin

    nuk e di me cfare bura jeni mare juve por burri qe eshte burre nuk i permend dhuratat dhe jo me ti kerkoje perseri (behet i neveritshem)
    ai qe ben ate veprim jo vetem qe nuk eshte burre por nuk eshte njeri



    Ne fakt me i besueshem eshte varianti i Grekut , qe po i dergonte leke per ta ndihmuar per te bere dokumentat qe ta sillte ne Greqi, sesa i saj se thjesht ai donte ti jepte leke. Come on, kush eshte ai qe te jep leke kot. Ti ashtu u fal leke femrave qe pelqen? Nuk eshte se i fali nje cel,ore e po ja kerkon. Ai ndjehet i ofendoar, i shfrytezuar prandaj po e denoncon. Te kishte aq tru ajo ja kthente mbrapsht leket, se dihej qe leku nuk jepet pa asnje interes. Ajo nuk eshte 10 vjece, por 21. Per mua ajo eshte thjesht nje shfrytezuese, interesaxhie dhe femer debile.
    Me habit fakti qe po e mbrojne meshkujt veprimin e saj. Po e mbroni vetem se ka vjedh Grekun besoj. Ndryshe do flisnit po te ishte Shqiptar.
    Feelings change - memories don't.

  10. #40
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Polizia e krimit ekonomik eshte tu ndjek kete qeshtje.
    Boll na ka bo greku ne,fen ja ka lujt Fierakia ,ti kishte mor me shum pare mir do kishte bo.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •