Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 57 prej 57
  1. #51
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Brenda pak diteve zbulohen dy raste te tilla, ku 3 persona mbaheshin te lidhur per shkak te gjendjes se tyre mendore te renduar. Kjo eshte nje gje e tmerrshme. Eshte turp qe ndodh ne ditet tona dhe per kete ka faj gjith shoqeria, sidomos komuniteti perreth ketyre njerezve.

    Keto vijne nga niveli i ulet ekonomik dhe kulturor qe mbizoteron ne te gjithe Shqiperine e sidomos ne zonat e largeta rurale. Shpresojme qe shteti te beje me shume per te ulur nivelin e varferise gje e cila do sillte me shume njerez te lumtur dhe nje shoqeri me te kulturuar dhe te perparuar ne çdo drejtim.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  2. #52
    SHQIPERIA E BASHKUAR Maska e Der_Kaiser5
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    751
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Mire e ke, dakord jam me kte qe ke shkruar. Vend me te dhjere se ktu ske ku gjen. Po nuk eshte vendi jo, jemi ne qe e bejm te dhjere kte vend.
    Shume a sakte.
    Tony Montana: I kill a communist for fun, but for a green card, I gonna carve him up real nice.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anëtarësuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Pas ububusë që pamë në disa televizione të një djali të lidhur me zinxhirë si një qen, diku andej nga një katund
    i Fierit, ia behu çudia tjetër: një prind në Maqellarë mbante lidhur me zinxhirë prej njëzet e dy vitesh dy vajzat e tij, njëra afërsisht dyzet e tjetra tridhjetë vjeç… Në të dy rastet fëmijët ishin mbajtur lidhur nëpër ca si kolibe, ngaqë konsideroheshin nga prindërit e tyre si “të rrezikshëm”, me të meta mendore...Në të dy rastet, nga të dy baballarët është dhënë justifikimi i çmendurisë, i ilustruar edhe me një varfëri ekstreme, të papërfytyrueshme e të papërballueshme. Por, në të dy rastet makabriteti ngjan i pashembullt, tronditës, jo vetëm për shkak të pamjeve mjerane që pamë (preteksti i sëmundjes mendore nuk e lehtëson situatën, përkundrazi e bën atë edhe më të rëndë!), gjë që dëshmon se në Shqipëri ende ka të tillë të ashtuquajtur njerëz; se mes nesh, shumë pranë nesh, diku në periferi e ndoshta edhe në një pallat, ka madje edhe familje, po edhe komunitete që pajtohen me poshtërimin që i bën njeriu njeriut; se mes nesh ka njerëz që pranojnë të jetojnë në heshtje me një të tillë rezillëk njerëzor (apo mos janë të detyruar?); se edhe në këtë shekull, pra edhe në demokraci, ka që bashkëjetojnë “paqësisht” në një atmosferë të tillë kriminaliteti, në një primitivitet pa rrugëdalje, në stadin e një parashoqërie barbare, në situata që mesa duken nuk gjejnë dot as shpëtim, e as shërim, ngaqë besohet se, tekefundit, kjo është punë e fatit dhe dorë e Zotit e jo pasojë e një shoqërie të keqadministruar...
    Sigurisht që këta dy shembuj, edhe pse janë në kohë shumë pranë njëri-tjetrit nuk mund të cenojnë gjithë shoqërinë shqiptare, ashtu si nuk e cenon shoqërinë austriake shembulli i një babai monstër që kishte mbajtur të mbyllur të bijën për vite të tëra e që madje, kishte pas bërë me të incest, duke lindur disa fëmijë… Vetëm se nuk ka dyshim që problemi i shembujve tanë kafshërorë është më specifik, sepse është i lidhur sa me prapambetjen kulturore të trashëguar, aq edhe me varfërinë skajore, si dhe - kjo është më e rëndë! - me një mungesë dramatike të reagimit të komunitetit ndaj sjelljeve të tilla perverse e makabre, apo më saktë, barbare.
    Kjo mospërfillje dhe kjo mungesë ndjeshmërie e solidariteti e bën këtë dukuri edhe më të ndërlikuar nga ç’duket së largu, prej ekraneve. Sepse, përveç pajtimit dhe dorëzimit pa kushte tek e keqja dhe mjerimi, këta shembuj të llahtarshëm provojnë se shoqëria jonë nuk funksionon në normalitet, as nëpërmjet mekanizmave shtetërorë, siç janë autoritetet lokale, shërbimi shëndetësor, përkrahja sociale, shkolla, mediat, bamirësia, partitë, shoqëria civile, komunitetet fetare, etj, etj… Njeriu rural është totalisht i braktisur, njëlloj si në shoqëritë fisnore, para feudale!
    E pra, sa më larg qendrës, aq më i braktisur është banori istëm; sa më larg qendrave urbane, aq më i pashpresë është shqiptari! As shkolla, as mjek, as hoxhë, as prift, as ambulancë, as drita, as furnizim, as shtyp, as shtet, as mulli, as dyqan, as polici, as informacion… Për këtë arsye, babai i dy vajzave lëshoi këtë klithmë rrëqethëse, të shprehur me ca rrokjezime nëndialektore që dëshironin të përcillnin këtë mendim: Ku ishte shoqëria, ku ishte shteti, ku ishit ju, o njerëz, në këto 22 vjet? Vonë, shumë vonë u kujtuat!...
    Para disa muajsh, në një katund të Tiranës, nga Krraba, një 14-vjeçar pat varur veten në oborr të shtëpisë për shkak, sikundër tha nëna e tij me lot në sy, se i biri i saj nuk e duronte dot skamjen!...Nuk e pat duruar dot adoleshenti i pafajshëm diferencën e llahtarshme mes mundësisë dhe pamundësisë, mes ëndrrës dhe realitetit, mes joshjes që bëjnë përnatë moshatarët nëpër pabe, disko të lirisë seksuale, veturave, spektakleve televizive dhe realitetit “parahistorik” që të ofron një familje e mjerë, e braktisur kësisoj, pa asnjë shpresë, pa asnjë dritë, e harruar diku në periferi…
    Edhe në kohë më të vështira, Shqipëria nuk e ka njohur vetëvrasjen (sidomos rinia) për shkaqe të mjerimit, të mungesës së shpresës, të braktisjes nga shoqëria, të konflikteve të pashuara e të pazgjidhshme në familje; tashmë vetëvrasja është bërë një dukuri mëse e zakontë… Këta shembuj, tekefundit dëftejnë në mënyrë makabre se familja e sotme e ka të pamundur të rritë e të mbrojë fëmijët e vet, pa i lidhur me zinxhirë, d.m.th, pa i izoluar, në mos me zinxhirë, me çelës, në mos me çelës, me refuzim, në mos me refuzim, me dhunë, në mos me dhunë, me pamundësi…Ca më keq kur fëmijët janë apo lindin të sëmurë!...Fëmijët tanë, ata me prindër të varfër, po edhe ata me prindër të pasur, aktualisht kanë një prind të përbashkët: fjalën “MOS”!
    E pra, nëpër spektakle ne shohim herë pas here “shfaqje” tejet prekëse të disa “fondacioneve për fëmijë” apo edhe të shoqatave të grave, së fundi edhe të mbrojtjes së të drejtave të homoseksualëve, që drejtohen përherë nga ca gra të shquara, po që më të spikaturat e më të suksesshmet, sigurisht që janë ato fondacione e shoqata që drejtohen nga ndonjë bashkëshorte udhëheqësi…Bash dje, zonja Jozefinë organizoi një spektakël në Kuvend për “mbrojtjen e jetës së grave”, ku aty ku rri qeveria flakërinin banderola, fjalime dhe premtime…Në ditë festash kombëtare bashkëshortet e udhëheqësve, bashkë me burrat e tyre të shquar do të shkojnë patjetër në ndonjë jetimore, dhe të mallëngjyera do të shpërndajnë dhurata, kukulla, çokollata apo lavatriçe, të cilat ua kanë dhënë “ca biznesmenë”…A keni parë ndonjëherë në ç’gjendje janë azilet, ku pleqtë mbahen të lidhur “me zinxhirë mjerimi” për të vdekur, mundësisht sa më shpejt?...
    Humanizmi në Shqipëri po vdes më së pari për shkaqe shtetërore! Fytyra e vërtetë e humanizmit të një shoqërie duket te trajtimi i pleqve dhe fëmijëve, por për këtë rënie fatale të njerzillëkut në shoqërinë tonë nuk ka dhe aq faj qytetari i thjeshtë, madje as ai që i lidh fëmijët me zinxhirë…Nuk është humanizëm kur kryeministri i një vendi del nga kryeministria e kapërcen kangjellat e ndërtesës për të takuar me mallëngjim tetraplegjikët që kanë ardhur të protestojnë …Por, ja që pas dy muajsh ne pamë këto kronika të zeza e makabre me fëmijë të lidhur me zinxhirë që e bëjnë sterrë fytyrën e Shqipërisë…
    Presidenti Topi bëri mirë që u shpreh për rastin e vajzave të lidhura me zinxhirë, dhe për hir të së vërtetës u shpreh edhe drejt, edhe saktë, ndryshe nga partitë e nga qeveritarët…Por, mos janë më pak të lidhur me zinxhirë disa mijëra fëmijë të ngujuar në Veri, për të cilët deri tani nuk kemi parë e nuk po shohim as nisma ligjore, e aq më pak humane, për të çliruar këta fëmijë të pafajshëm nga zinxhirët e gjakmarrjes dhe përjashtimit, nga e drejta për të jetuar në shoqëri normalisht? A mos ishte më pak skandaloze edhe qendra e strehimit të disa fëmijëve të ngujuar në Poliçan, e cila doli se ishte një qendër e ndyrë korrupsioni ndaj së cilës organizmat shtetërorë nuk e vunë kujën?
    ***
    Nëse njerëz dhe prindër monstra ka kudo, edhe në SHBA, edhe në Francë, në shoqëritë e civilizuara nuk ka e nuk mund të ketë komunitete që pranojnë të mbyllin sytë dhe të mos reagojnë për njëzet e dy vjet ndaj dukurive të tilla çnjerëzore, dukuri që sigurisht nuk bëhen tinëz, pa e marrë vesh kurrkush në katund…Sepse nëse komuniteti, familja, rrethi fisnor, shoqëror, katundarëror, apo ca më keq akoma, ai qytetar, le më pastaj organizmat e pushtetit vendor pranojnë të pajtohen dhe t’u duken si “normale” këto sjellje e kjo mënyrë jetese, atëherë del që nuk është i sëmurë një vetje, një njeri i izoluar apo edhe i denatyruar, po një shoqëri. Shembujt e mësipërm në mënyrë të shëmtuar provojnë se shoqëria jonë është e sëmurë rëndë!
    Njeriu i qytetëruar nga ai primitiv, shoqëria e prapambetur nga ajo demokratike, më së pari dallohen jo vetëm nga niveli i mirëqenies, po nga raporti që ata kanë me lirinë, me të drejtat e njeriut, sigurisht jo vetëm vetjake. Sepse po ta lëndosh, edhe kafsha reagon, kurse njeriu i qytetëruar që jeton në komunitet e di se kur dhunohet një njeri i panjohur, është dhunuar edhe ai; se kur lidhet me zinxhirë si kafshë një fëmijë, është i lidhur me zinxhirë edhe fëmija i tij; se kur varet në pemë një adoleshent, rrezikohet edhe fëmija e tij; se kur drogohet, vret, vjedh, dhunon dikush në periferi, sëmundja, rreziku, kërcënimi ka trokitur edhe te pragu i familjes tënde; se kur dhunohet pa të drejtë nga policia apo nga të fortët e lagjes dikush, edhe ti je po aq i dhunuar; se kur vidhet vota jote, jam vjedhur edhe unë!…
    Vetëm pulat nuk e kuptojnë se kur theret pula tjetër, nuk do t’i vijë radha edhe asaj…Ky është dallimi mes një qytetari dhe një kafshe. Për ta kuptuar këtë na lipset shumë kohë e shumë mund, sepse për ne fatkeqësisht nuk punojnë as “institucionet demokratike”, as organet shtetërore, as të zgjedhurit tanë, as partitë, as liderët, ndaj hë për hë ne drejtohemi vetëm nga parimi: Zoti për të gjithë, secili për vete! Për këtë arsye, të gjithë jemi me nga një zinxhirë në qafë, herë të dukshëm, herë të padukshëm; herë e varim vetë, herë ua varim fëmijëve, po më së shumti kemi qejf t’ia varim njëri-tjetrit!
    Këtë ne e quajmë liri!

    autori Kico Blushi
    failure is not an option!

  4. #54
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    shpejt u kujtuan dhe mediat. Apo nuk kishin c'a te mbushni faqet e gazetave apo lajmet ? Lol

    mbas 22 vjetesh. Eh. Dhe te jatit te tyre i ka ik truri per lesh. Ke do shfaqesojme tani? LOL

  5. #55
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-03-2009
    Postime
    633
    Tradita Shqipetare,ashte tradite shqipetare,une thjeshte te them se ne plote shtete te Europes kame pamur njerez te lidhur,mirepo edhe femije te lidhur,pore jo ne ket menyre.ka edhe ma veshtire.po te shkoni ne SPITALE NEVERIKE ,PSIHIJATRIKE,munde ti shifni se sa jane te MBYLLUR me KESULA ,dhe nuke munden te LIVRITIN ASE ME DUER DHE KAMBET NE KESUL ,LIVRITJA NJI HAPE,kure shefe kete atehere,te len ne mendim se edhe pse ne Zingjire,prape se prape,ashte ma mire se ne spitale te mbyllura pa diell nji here ne dite ose ne jave shetitja ne oborin plot beton,cimento ku vetem qielli doket,PLAKU tha ,se nuke ashte interesue kurkushi per te kontrolue smundjet e vashave Shqipetare,dhe ka qene i detyruem te veproje ne ket menyre,barnat nuke do te kishin pasur efektive,sepse kane perdorun ne fillim,gja qe shifet mirepo,si do te ishte puna,po te qarkullonin lire ,ne fshat?a do te kishin mbytyr dikend,a do te kishin sakatue dikend,ashte nji PYETJE e RENDOMET,pore ne ket menyre i ruejti femijte sado kudo,pore edhe katundin,edhe vendin ku jetoi,ndihma ,do te kishte qenun e mire se ardhur,nga mjeket,dhe ato do te kthehen ne gjendjen normale,sepse MEDICINA do ti jape BARNA PER QETESI ,ma mer mendja se per nji kohe te shkurte do te kthehen dhe do te vijne ne vehte me barna,dhe duhet patur kontrol,te hapur,pore kursesi ne shtepi,pore ne ndonji qender per smundje mentale,i uroj shendet te dy vajzave ,.

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Citim Postuar më parë nga ardis Lexo Postimin
    nuk ma merr mendja se eshte veprim me kafsheror se i atij qe beri 7 femije me vajzen e vet apo se ai anglezi qe perdhunoi femijen 5 muajsh ,ata jane kafshe te verteta
    5 muajsh!!! apo 5 vjec

    dear god! , kjo eshte jashte cdo llogjike njerezore , ta krahasosh me kafshen i ben nder , po ky s'eshte kafsh, ky eshte demoni vet!
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  7. #57
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    une nuk e kuptoj se si do te hyjme ne evrope kur ne i mbajme njerezit si kafshe shtepiake,i bie te hyjme me ***** ne vend qe te hyjme me koke
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •