Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderës Zotit!

    Ka veç një mënyrë për të mposhtur pesë shqisat e tua dhe kjo është përmes kthimit së brendshmi. Ose ta themi ndryshe, e vetmja mënyrë për të mposhtur pesë shqisat e tua është duke kthyer shpirtin tënd krejtësisht së brendshmi drejt frymës tënde, për të përjetuar aty një Perëndi të pranishëm. Shpirti yt duhet ta kthejë gjithë vëmendjen dhe energjinë e tij së brendshmi e jo së jashtmi! Së brendshmi tek Krishti, jo së jashtmi tek shqisat. Kur shpirti yt kthehet së brendshmi, ai veçohet nga shqisat e tua të jashtme; dhe pasi pesë shqisat e tua veçohen nga shpirti yt, atyre nuk u kushtohet më vëmendje. Burimi i tyre është ndërprerë.

    Ato bëhen të pafuqishme.

    Tani le të ndjekim rrugën e shpirtit. Tanimë, shpirti yt ka mësuar të kthehet së brendshmi dhe t'i afrohet pranisë së Perëndisë. Shpirti veçohet gjithmonë e m shumë nga uni. Ti mund të përjetosh një tërheqje të fuqishme së brendshmi - për të kërkuar Perëndinë në frymën tënde - dhe zbulon se njeriu i jashtëm bëhet shum i dobët. (Disa madje mund të alivanosen.)

    Përkujdesja jote kryesore pra, është për praninë e Jezu Krishtit. Preokupimi yt kryesor duhet të jetë të mbështeturit vazhdimisht në Perëndinë që është brenda teje. Atëhere, pa e vrarë mendjen veçanërisht për vetmohimin ose mënjanimin e çështjeve të mishit, Perëndia do të t bëjë të përjetosh një nënshtrim të natyrshëm të mishit! Të jesh i sigurtë për këtë: i krishteri që e ka braktisur vetveten besimplotë në Zotin, shumë shpejt do të zbulojë se ai mbështetet në një Perëndi i cili nuk do të pushojë derisa të ketë nënshtruar gjithçka! Zoti yt do të zhdukë gjithçka që duhet zhdukur në jetën tënde.

    Ç'kërkohet prej teje atëhere? Ty të duhetë vetëm të jesh këmbëngulës në përkushtimin e gjithë vëmendjes tënde Perndisë. Ai do të bëjë gjithçka në mënyrë të përsosur. E vërteta është se jo çdokush është i aftë për një vetmohim të rreptë të jashtëm, por gjithkush është i aftë për t'u kthyer së brendshmi dhe për të braktisur vetveten tërësisht në Perëndinë.

    Është e vërtetë se ato që sheh dhe dëgjon e furnizojnë vazhdimisht imagjinatën tënde të ngarkuar me subjekte t reja. Ato bëjnë që mendimet e tua të hidhen vazhdimisht nga një ide në tjetrën. Prandaj, ka vend edhe për disiplinë në lidhje me çka dëgjon e sheh. Por ji i qetë; Perëndia do të të mësojë gjithçka mbi këtë. Ti duhet vetëm të ndjekësh Frymën e Tij.

    Do të kesh dy avantazhe të mëdha nëse vepron sipas mënyrës që kam përshkruar në këtë kapitull. Para së gjithash, duke u larguar nga objektet e jashtme, ti do të afrohesh vazhdimisht pranë Perëndisë.

    Sa më afër Perëndisë vjen, aq më shumë merr natyrën e Tij.

    Sa më shumë merr nga natyra e Tij, aq më shumë merr nga fuqia e Tij.

    Së dyti, sa më shumë i afrohesh Zotit, aq më shumë i largohesh mëkatit. Kështu pra, thjesht duke u kthyer së brendshmi drejt frymës tënde, ti fillon të përftosh zakonin e të qenit afër Zotit dhe larg gjithçkaje tjetër.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli XI

    Drejt Qendrës



    Në kapitullin e fundit ne folëm se si t'i trajtojmë shqisat e jashtme. Ky ishte përfundimi ku arritëm: nëse ndodh që ti ndien se dëshirat e tua janë pështjelluar, këto shqisa mund të qetësohen më së miri me anë të një tërheqjeje së brendshmi tek një Perëndi i pranishëm. Çdo mnyrë tjetër për të vepruar kundër shqisave të tua të trazuara, veç do t'i stimulonte ato më tepër.

    Ndërsa vjen në këtë nivel më të thellë të të njohurit të Zotit, do të zbulosh një parim që unë do ta quaj ligji i tërheqejes qëndrore.

    Ç'kuptoj unë me ligjin e tërheqjes qëndrore? Ndërsa ti vazhdon ta mbash shpirtin thellë në pjesët e tua të brendshme, do të zbulosh se Perëndia ka një aftësi tërheqëse magnetike! Perëndia yt është si një magnet! Në mënyrë të natyrshme, Zoti të tërheq ty përherë e më tepër drejt Vetvetes.

    Gjëja tjetër që ti vëren është kjo: ndërsa lëviz drejt qendrës, Zoti gjithashtu të pastron nga gjithçka që nuk vjen prej Tij.

    Kjo ilustrohet në natyrë. Vëzhdo oqeanin. Uji në oqean fillon të avullojë. Pastaj avulli fillon të lëvizë drej diellit. Kur ngrihet nga toka, avulli është plot papastërti; megjithatë, kur ngrihet lart, ai bëhet më i rafinuar dhe më i pastër.

    Ç'bëri avulli? Avullin nuk bëri asgjë, Ai thjesht mbeti pasiv. Pastrimi ndodhi ndërsa avulli i afrohej qiellit!

    Ka një ndryshim mes atyre avujve dhe shpirtit tënd. Ndërsa avulli mund të jetë vetëm pasiv, ti ke privilegjin të bashkëpunosh vullnetarisht me Zotin ndërsa Ai të tërheq së brendshmi drejt Vetvetes.

    Pasi shpirti yt të jetë kthyer njëherë drejt Perëndisë - Perëndisë që jeton brenda frymës tënde - ti do ta kesh të lehtë të vazhdosh të kthehesh së brendshmi. Sa më gjatë të vazhdosh të kthehesh se brenshmi, aq më afër Perëndisë do vish dhe aq më fort do të kapesh pas Tij.

    Natyrisht që sa më shumë i afrohesh Perëndisë, aq më shumë i largohesh aktiviteteve të tua njerëzore. Njeriu i vjetër, sigurisht është kundër afrimit tënd së brendshmi ndaj Perëndisë. Megjithatë, për ty do të vijë një çast ku ti ta kesh bërë zakon kthimin së brendshmi. Këtej e tutje, për ty do të jetë e natyrshme të jetosh para Zotit! Në të kaluarën, për ty ishte e natyrshme të jetoje në sipërfaqen e qënies tënde; tani do të të bëhet zakon të jetosh në qendër të qënies tënde, aty kur banon Zoti yt.

    Lejomë të të kujtoj se ti je si avulli që ngjitet në qiell; ti nuk duhet as ta mendosh se mund të shkaktosh gjithë këtë nëpërmjet përpjekjeve të tua. E vetmja gjë që mund të bësh - e vetmja gjë që duhet të përpiqesh të bësh - është të vazhdosh ta largosh veten nga objekte të jashtme. Vazhdo të largohesh nga objektet e jashtme dhe vazhdo të kthehesh së brendshmi në frymën tënde. Vërtet, është shumë pak ajo çka ti duhet të bësh, por ama kaq gjë mund ta bësh! Po, ti je i aftë për këtë bashkëpunim me hirin hyjnor.

    Megjithatë, përtej kësaj, ti s'duhet të bësh asgjë tjetër, përveçse të vazhdosh të mbahesh me vendosmëri pas Zotit tënd.


    vazhdon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 01-11-2009 më 11:03
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Në fillim të kësaj aventure, e gjihtë kjo mund të të duket disi e vështirë; por të jesh i sigurtë se ky lloj kthimi së brendshmi bëhet shumë i lehtë. Ti do të përparosh frymërisht, fare natyrshëm dhe pa zor.

    Edhe njëherë, kjo ndodh sepse Perëndia ka një tërheqje magnetike. Ai është gjithmonë brenda teje, duke të tërhequr vazhdimisht drejt Vetvetes.

    Ti mund ta shohësh këtë parim tek elementët natyrorë. Ky fakt është akoma më i vërtetë në fushën frymore. Nga njëra anë, ka një forcë tërheqëse në qendër të qenies tënde; ajo është e fuqishme dhe e papërballueshme. Dhe nga ana tjetër, ka gjithashtu një prirje shumë të fortë te çdo njeri për t'u ribashkuar me qendrën e tij. Jo vetëm qendra tërheq objektin larg sipërfaqes, por edhe vetë objekti priret drejt qendrës së tij!

    Ndërsa ti përkryhesh më tej në Krisht, kjo prirje për t'u tërhequr së brendshmi drejt Zotit, bëhet më e fortë dhe më aktive.

    Cfarë mund ta ngadalësojë proçesin e kësaj tërheqjeje qëndrore?

    Vetëm ndonjë pengesë që qëndron mes objektit të jashtëm (ti) dhe magnetit të brendshëm (Krishti). Sapo që diçka kthehet drejt qendrës së saj, ajo do të vërshojë atje shumë shpejt, nëse nuk pengohet.

    Le të marrim p.sh. një gur. Kur ti e lëshon gurin nga dora ç'do të bëjë ai? Menjëherë ai do të bjerë në tokë nga e cila erdhi. Guri kthehet në burimin e tij origjinal. E njëjta gjë ndodh me zjarrin dhe ujin. Ata gjithmonë kërkojnë të kthehen në qendrat e tyre.

    Shpirti yt, pasi fillon të kthehet së brendshmi, vihet nën të njëjtin ligj të tërheqjes qëndrore. Gradualisht, edhe ai bie drejt qendrës së tij, që është Perëndia. Shpirti nuk ka nevojë për ndonjë forcë tjetër tërheqëse përveç peshës së dashurisë.

    Sa më i qetë e paqeplotë të qëndrosh, aq më shpejt do të përparosh drejt Perëndisë. Sa më pak të ushtrosh përpjekje vetë, aq më shpejt do lëvizësh drejt Zotit tënd.

    Pse ndodh kjo? Sepse ka një energji hyjnore që të tërheq. Kur kjo energji hyjnore është krejtësisht e shpenguar, Ai ka liri të plotë të të tërheqë si t'i pëlqejë Atij.

    Jezu Krishti është magneti i madh i shpirtit tënd, por vetëm i shpirtit tënd. Ai nuk do t'i tërheqë papastërtitë dhe përzieriet që përzihen me të. Çdo lloj i tillë papastërtie e pengon fuqinë e Tij të plotë tërheqëse.

    Nëse në shpirtin tënd nuk do të ksih përzierje, ai do të vërshonte menjëherë drejt Perëndisë së gjithfuqishëm e të papërballueshëm brenda teje, për t'u humbur në Të. Por nëse ti je i ngarkuar me shumë pasuri materiale - ose çfarëdo tjetër - kjo tërheqje pengohet shumë. Shumë të krishterë kapen kaq fort pas një pjese të kësaj bote, ose një pjese të vetes, sa që e kalojnë gjithë jetën e tyre duk përparuar drejt qendrës me shpejtësi kërmilli.

    Lavdi Perëndisë që ndonjëherë Zoti yt, me dashurinë e Tij të pamatë, e flak ngarkesën tutje duarve të tua. Pikërisht atëhere ti e kupton sa shumë i penguar dhe i tërhequr ke qenë. I dashur i krishter, veç lejo gjithçka të bjerë poshtë. Si? Vetëm largo duart nga vetja; lëshoje çdo person e çdo gjë tjetër. Natyrisht, kjo është disi një sakrificë. Madje mund edhe të quhet një kryqëzim. Por ti do të mrekullohesh kur të shohësh se ka vetëm një hapësirë të vogël mes sakrificës e ringjalljes tënde!

    A është e drejtë që shpirti të bëhet kaq pasiv?

    Disa ndjejnë se sipas asaj që kam thënë unë, shpirtit i kërkohet të bëhet i vdekur - i vdekur si ndonjë objekt i pajetë - para se Perëndia të vendosë vullnetin e Tij në të. Në fakt, krejt e kundërta është e vërtetë.

    Elementi kryesor i shpirtit është vullneti, dhe shpirti duhet të jetë i vullnetshëm të bëhet neutral dhe pasiv, duke pritur tërësisht Perëndinë. A nuk e kupton se kjo gjendje e pasivitetit total, kjo gjendje e të mos bërit asgjë dhe të priturit në Perëndinë, është në fakt ushtrimi më i lartë i vullnetit? Dëgjoje shpirtin tënd tek thotë: "Unë dëshiroj me gjithë forcën e qënies time që të plotësohet te unë dëshira e Perëndisë. Unë dëshiroj të jem këtu, duke hequr dorë nga çdo aktivitet e fuqi e imja, që Perëndia të mund të realizojë dëshirën e Tij për të më bërë tërësisht të Vetin."

    Kur shpirti ta ketë bërë këtë, ai në fakt ka ushtruar veprimin më të lartë të mundshëm të vullnetit. Shpirti ka ndërmarrë veprimin e dorëzimit total ndaj një vullneti tjetër, Vullnetit Hyjnor!

    Prandaj i dashur lexues, kushtoja gjithë vëmendjen tënde të mësuarit si të kthehesh së brendshmi dhe të pushosh në frymën tënde. Mos u shkurajo nga vështirësitë që mund të kesh hasur deri këtu. Shumë shpejt, Perëndia do të të japë shumë hir dhe e gjithë kjo do të jetë e lehtë. Unë do të shtoja vetëm një këshillë. Ti duhet të mbetesh besnik në largimin e përulur të zemrës tënde nga tërheqjet dhe preokupimet e jashtme. Mëso zakonin e kthimit të vazhdueshëm tek Perëndia, i cili është qendra jote, me një dashuri paqeplotë e të ëmbël.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli XII

    Lutja e Vazhdueshme



    Nëse ti mbetesh besnik ndaj gjërave të përmendura tani, do të mahnitesh kur të ndjesh Zotin që gradualisht fillon të zotërojë gjihtë qëndien tënde. Do të doja të të kujtoja se ky libër nuk u shkrua për kënaqësinë tënde. As nuk po paraqet thjesht një metodë lutjeje. Qëllimi i këtij libri është të ofrojë një mënyrë me anë të së cilës Zoti Jezus të mund të të zotërojë plotësisht.

    Ndërsa Zoti fillon gradualisht të të zotërojë plotësisht, është e vërtetë se ti do fillosh t'i gëzohesh një ndjesie të pranisë së Tij. Ti do të shohësh se kjo ndjesi e pranisë së Zotit do të bëhet fare e natyrshme për ty. Si lutja me të cilën e nise në fillim, ashtu edhe njdesia e pranisë së Tij që vjen me atë lutje, do të bëhen përfundimisht një pjesë e zakonshme e përvojës tënde të përditshme.

    Një qetësi dhe paqe e pazakontë do të mbulojnë dalngadalë shpirtin tënd. E gjithë lutja jote, e gjithë përvoja jote, do të fillojnë të hyjnë në një nivel të ri.

    Ç'është ky nivel i ri? Është lutje. Lutje që konsiston në heshtje. Dhe ndërsa je në këtë heshtje, Perëndia derdh brenda teje një dashuri të thellë të brendshme. Ky përjetim i dashurisë është i tillë që do të mbushë dhe do të përshkojë gjithë qenien tënd. Nuk ka asnjë fjalë apo mënyrë për ta përshkruar këtë përvojë, këtë takim. Unë vetëm do të thoja që kjo dashuri që Zoti derdh në thellësitë e tua, ëhsët fillimi i një bekimi të papërshkrueshëm.

    Do të doja të ishe e mundur që në këtë libër të vogël të të tregoja disa prej niveleve të përjetimeve të pafundme që mund të kesh me Zotin, përjetime që lindin nga ky takim me Perëndinë. Por duhe ttë mbaj parasysh se ky libër i vogël është shkruar për fillestarët. Prandaj, besoj se një ditë në të ardhmen do të jem në gjendje t'jua jap këto përjetime të thella.

    Sidoqoftë një gjë do të ta them. Kur ti vjen tek Zoti, gradualisht mësohu të kesh një mendje të qetë para Tij. Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bësh, është të heqësh dorë nga çdo vetpërpjekje. Në këtë mënyrë, Vetë Perëndia mund të veprojë. Ishte Psalmisti ai që, duke folur për Zoti tha: "Ndalni dhe pranoni që jam Perëndi". (Psalmi 46:10)

    Ky varg të ndriçon ty në vetë mendjen tënde. Natyra jote njerëzore jepet me kaq kënaqësi ndaj përpjekjeve të saj, saqë thjesht nuk mund të besojë se në frymën tënde mund të ndohdë diçka. Dersa mendje të mundësohet të kuptojë dhe të ndiejë, ajo refuzon të besojë se fryma po përjeton diçka.

    Arsyeja që nganjëherë ti nuk je në gjendje të ndiesh punën e Perëndisë bredna teje, është se kjo punë zhvillohet tërësisht në fushën frymore dhe jo në mendje. Nganjëherë punërat e Perëndsë brenda teje, janë shumë të vrullshme dhe mendja as nuk e ka kapur se ti po përparon. Punërat e Perëndisë brenda teje, gjithmonë në rritje, përpijnë punërat e vetes tënde.

    Më lejo ta ilustroj këtë.

    Gjatë natës yjet shkëlqejnë shumë fort, por ndërsa fillon e lind dielli, yjet fillojnë e zbehen gradualisht. Në fakt, yjet janë aty ende; ato nuk kanë ndakur së shkëlqyeri; por dielli është kaq i shkëlqyeshëm sa ti nuk mund t'i shohësh ata. E njëjta gjë ndodh edhe në çështjet frymore. Ka një dritë të fortë universale që i thith të gjitha dritat e vogla të shpirtit tënd. Dritat e vogla të shpirtit tënd, zbehen derisa zhduken përfundimisht në dritën e fuqishme të Frymës tënde. Aktiviteti i vetes nuk mund të shquhet apo të vërehet më.

    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Vetpërpjekja gllabërohet nga puna e Perëndisë.

    Nganjërherë ngrihet pyetja, "A nuk është kjo përvojë lutjeje pasivitet?" Kjo pyetje as që do të ishte bërë nëse do të paraprihej nga përvoja. Nëse ti do të përpiqesh të përftosh këtë përvojë lutje, këtë përjetim të htellë të Jezu Krishtit, ti do të mbushesh plot dritë në lidhje me gjendjen e shpirtit tënd. Jo, shpirti nuk është pasiv, së paku jo për shkak të shterpësisë apo mungesës por është bërë i qetë për shkak të bollëkut.

    I krishteri që është kapur fort pas këtij takimi, do ta kuptojë këtë dhe do të shquajë se kjo heshtje është e pasur, e plotë dhe e gjallë! Kjo heshtje buron nga një hambar bollëku!

    Ka dy lloj njerëzish që qëndrojnë të heshtur: Ata që s'kanë asgjë për të thënë, dhe ata që kanë shumë për të thënë. Në rastin e këtij takimi të thellë me Zotin, kemi të bëjmë me rastin e dytë. Heshtja prodhohet nga tepria, jo nga mungesa. Të vdesësh nga etja është një gjë; të mbytesh është diçka tjetër. E megjithatë, të dyja shkatktohen nga uji. Në njërën mungesa e ujit dhe në tjetrën shumë ujë, shkakotjnë vdekjen.

    Kjo përvojë me Krishtin, e ka fillesën në një mënyrë të thjeshtë lutje. Megjithatë, gradualisht, ajo vazhdon më tej. Përjetimi thellohet derisa plotësia e hirit e qetëson krejtësisht aktivitetin e vetes. Ja pra, përse ka rëndësi të veçantë që ti të qëndrosh sa më i heshtur që të mundesh.

    A mund ta ilustroj përsëri? Kur lind foshnja, ai thith qumësht nga gjiri i nënës duke lëvizur buzët. Sidoqoftë, pasi qumështi fillon të rrjedhë, foshnja thjesht gëlltit pa ndonjë përpjekje të mëtejshme. Nëse foshnja do të vazhdonte përpjekjet, do të dëmtonte vetveten, do derdhte qumështin dhe do t'i duhej ta ndërpriste mëkimin.

    Ky duhet të jetë qëndrimi yt në lutje. Ti duhet të veprosh në të njëjtën mënyrë, veçanërisht në fillim. Thith gjithmonë me shumë butësi. Por kur Zoti fillon të vërshojë nga fryma jote drejt shpirtit tënd, mos bëj më asgjë.

    Si të fillosh? Duke lëvizur buzët, duke zgjuar dashurinë tënde për Zotin. Sapo qumështi i dashurisë hyjnore të rrjedhë lirshëm, ji i qetë - mos bë asgjë. Shumë thjeshtë dhe shumë ëmbëlsisht, merre atë hir e atë dashuri. Kur ky hir, kjo ndjesi e dashurisë së Zotit, pushon së rrjedhuri,është përsëri koha të zgjosh dashurinë tënde. Si? Ashtu si foshnja që lëviz buzët.

    Gjatë gjithë kësa kohe qëndro i qetë. Nëse vjen ndryshe tek Zoti, nuk do ta përdorësh hirin e Tij në mënyrën më të mirë. Ndjesia e pranisë së Zotit, të është dhënë prej Tij për të të ndjekur në një përvojë dashurie çlodhëse. Nuk ka nevojë të themi se prania e Tij nuk të është dhënë për të përndezur një aktivitet të vetes.


    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të përjetosh Thellëstië e Jezu Krishtit!

    Le të kthehemi tek shëmbulli i foshnjes që mëkohet.

    Le të themi se foshnja ka pirë qumësht me kujdes dhe e ka bërë këtë krejtësisht pa asnjë përpjekje. Ç'ndodh tani? Duhet të pranosh se të gjith e kemi të vështirë të besojmë se mund të ushqehemi në një mënyrë të tillë pasive, siç ushqehet një foshnje. E megjithatë vështroje foshnjen, sa më në paqe të mëkohet, aq më mirë rritet, kështu unë e bëj përsëri pyetjen: Ç'bën foshnja pasi është mëkuar?

    Ai bie në gjumë në gjirin e nënës së tij.

    Njësoj ndodh edhe me shpirtin tënd. Kur i krishteri bëhet i qetë e i paqtë në lutje, ai zhytet vazhdimisht në një lloj gjumi mistik; ose për ta thën ndryshe, fuqitë e shpirtit të tij janë në pushim të plotë.

    Pikërisht këtu në këtë pikë, ti fillon të prezantohesh me një nivel tjetër më të thellë përvoje.

    I krishteri tani filon të prekë një përvojë të pushimit total para Zotit.

    Mendja pushon; shpirti pushon; e gjithë qenia ka rënë në një qetësi të butë e të paqtë para Zotit. Asgjë nuk e shqetëson atë. Në fillim ti do ta përjetosh këtë vetëm rastësisht, por si përfundim, shpirti yt do ta përjetojë vazhdimisht këtë gjendje qetësie.

    Të jesh i sigurtë për këtë: Shpirti yt do të vijë në këtë përvojë pa përpjekje, pa trazirë dhe pa ndonjë mjeshtri të veçantë. Dhe ty të duhet vetëm të vazhdosh në Zotin për çdo ditë, duke pritur që Ai të thellojë përjetimin me Të.

    Le ta shohim më me kujdes këtë që thamë.

    Jeta e brendshme, pra jeta së brendshmi e frymës, nuk fitohet dot me stuhi e dhunë. Ajo bretëri e brendshme, ai vend brenda teje, është një vend paqeje. Ai mund të fitohet veç me dashuri.

    Nëse ti thejsht ke ndjekur shtegun që unë kam treguar deri tani, patjetër që do të arrish në këtë vend të qetë paqeje.

    Dhe përtej këtij pushimi shtrihet një përvojë tjetër - ajo e lutjes së vazhdueshme. Kur flasim për një lutje të vazhdueshme, kuptojmë një lutje që fillon së brendshmi. Ajo fillon atje dhe përhapet duke mbushur e përshkuar gjithë qënien tënde. Kjo nuk është e vështirë. Perëndia nuk kërkon asgjë të jashtëzakonshme. Përkundrazi, Ai kënaqet shumë nga një sjellje e thjeshtë dhe fëmijërore.

    Unë do të thoja që arritjet më të larta frymore janë në të vërtetë më të hehtat për t'u arritur. Gjërat më të rëndësishme, janë ato që janë më pak të vështira!

    Edhe kjo mund të ilustrohet në natyrë.

    Le të themi që ti dëshiron të arrish detin. Si do shkosh atje? Ti s'duhet të bësh asgjë tjetër veç kësaj: të lundrosh në një lumë. Përfundimisht, ti do të mbartesh në deet pa ndonjë bezdi apo vetprëpjekje.

    Tani, a dëshiron të shkosh tek Perëndia? Atëhere kthehu te mendimet e mëparshme që paraqitëm në fillim të këtij libri të vogël. Ndiqe këtë stheg të ëmbël e të thjeshtë, vazhdo në të, dhe në fund do të arrish te objekti yt i dëshiruar. Ti do arrish tek Perëndia dhe madje me një shpejtësi që nuk e ksihe menduar kurrë.

    Po ç'mungon atëhere? Asgjë! Të duhet vetëm të bësh përpjekjen e provës.

    Nëse do ta bësh këtë përpjekje fillestare, do shohësh se ajo që kam thënë është vërtet tepër pak për të shprehur zbulimin që të pret. Përvoja jote me Jezu Krishtin do të të mbartë pafundësisht edhe përtej këtij niveli madje.

    Çfarë ka këtu për t'u frikësuar? I dashur fëmijë i Perëndisë, përse nuk e hedh vetveten në krahët e Dashurisë që në këtë çast? E vetmja arsye që Ai i hapi ata krahë në kryq ishte që të mund të të përqafonte. Më thuaj, çfarë rreziku i mundshëm të kanoset nëse varesh vetëm nga Perëndia? Ç'rrezik të kanoset duke e braktisur vetveten plotësisht në Të? Zoti nuk do të të mashtrojë (veç po derdhi mbi ty më shumë bollëk nga ç'ke menduar ti).

    Sidoqoftë, ata që i presin gjithë këto gjëra nga Zoti me anë të vetpërpjekjes do të dëgjojnë qortimin e Zotit: "Nga shkaku i udhëtimeve të tua të shumta je lodhur, por nuk ke thënë: 'Është e kotë'." (Isaia 57:10)
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli XIII

    Bollëku



    Në kapitullin e fundit, ne folëm për hyrjen në një nivel më të thellë të përjetimit në Jezu Krishtin.

    Në fillimin e këtij udhëtimi,ke parë se e vetmja përgatitje që të nevojitej ishte një pritje e qetë përpara Zotit. E njëjta gjë vlen edhe në këtë nivel të ri përvoje. Tashmë kjo nuk është më një përvojë e rrallë apo e rastit, por bëhet përvoja jote e përditshme. Prania e Perëndisë fillon të derdhet brenda teje. Përfundimisht, ajo do të bëhet jotja pothuaj pa ndërprerje.

    Në fillim, ti erdhe në praninë e Tij me anë të lutjes; por tani, ndërsa lutja vazhdon, lutja bëhet prania e Tij. Në fakt nuk mund të htem më se vazhdon lutja. Në të vërtetë është prania e Tij ajo që vazhdon me ty. Kjo është përtej lutjes. Tani, një bekim qiellor është i yti! Ti fillon të zbulosh se Perëndia është më i pranishëm së brendshmi te ti se sa ti je për vetveten dhe ti fillon të jesh shumë i vetëdijshëm mbi Zotin.

    Më sipër kam thënë mbi secilën nga këto përvoja me Zotin, se e vetmja mënyrë për ta gjetur Atë, është me anë të kthimit së brendshmi. Atje dhe vetëm atje, ti mund ta gjesh Atë. Tani, ti do të zbulosh se sapo të mbyllësh sytë, do të pështillesh në lutje. Ti do të mrekullohesh që Ai të ka bekuar kaq shumë.

    Pikërisht tani është e përshtatshme të prezantohesh me një përvojë tjetër; një përvojë që ndodh thellë brenda teje.

    Brenda teje lind një bashkëbisedim i brendshëm me Perëndinë.

    Ky bashkëbisedim është tepër i këndshëm dhe gjëja më e mrekullueshme është se asnjë rrethanë e jashtme nuk mund ta ndërpresë.

    A e sheh pra se sa larg mund të të çojë ajo lutje e thjeshtë me të cilën fillove? Për lutjen e thjeshtësisë mund të thuhet e njëjta gjë si për urtësinë: "Të gjitha gjërat e mira bashkohen në të. (Apokrifa)

    Dhe e njëjta gjë mund të thuhet mbi këtë përjetim më të thellë me Zotin. Shenjtërimi rrjedh kaq ëmbël e kaq lehtë që brenda besimtarit që ka përparuar kaq shumë, saqë madje duket sikur është vetë nayra e tij që po derdhet me një ëmbëlsi e lehtësi të tillë. Burimi i ujit të gjallë brenda frymës shpërthen me bollëk, duke prodhuar çdo lloj mirësie.

    Po mëkati? Në këtë pikë mëkati është kaq larg besimtarit, sa atij as nuk i bie mendja për të.

    Pasi të kesh hyrë në këtë mbretëri të thellë të përjetimit me Jezu Krishtin, cili do të jetë reagimi yt ndaj rrethanave e ngjarjeve të jashtme? Ti thjesht qëndro besnik në këtë gjendje. Pusho i qetë para Zotit. Le të jetë ky pushim i qetë, i thjeshtë në Të, përgatitja jote për çdo gjë. Duhet të ngulësh diçka në mendje: Qëllimi yt i vetëm është të mbushesh deri në përmbytje me praninë e shenjtë të Jezu Krishtit dhe të jesh i pregatitur brenda teje për të pranuar nga Ai çdo gjë që Ai do të zgjedhë të të japë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli XIV

    Heshtja



    Pika në të cilën ky udhëtim na ka sjellë, është një gjëndje heshtjeje dhe lutje të vazhdueshme.

    Le të kthehemi pak prapa dhe ta vështrojmë më nga afër këtë çështjen e heshtjes. P.sh. përse është kaq e rëndësishme të jesh i heshtur kur vjen para Tij? Para së gjithash, sepse natyra jote mëkatare është kundër natyrës së Perëndisë. Ata të dy nuk ngjajnë në asnjë pikë. Së dyti, Jezu Krishti është Fjala, Fjala që flet. Ai mund të flasë. Ai mund të dëgjohet! Por që Fjala (Jezu Krishti) të vijë tek ty, natyra jote duhet të shndërrohet që t'i korrespondojë natyrës së Tij.

    Më lejo ta ilustroj më tej.

    Vështrojmë aktin e të dëgjuarit. Të dëgjuarit është një shqisë pasive. Kudo që ti dëshiron të dëgjosh diçka, e bën këtë përmes një veshi pasiv.

    Jezu Krishti është Fjala e Përjetshme. Ai dhe vetëm Ai ëshët burimi i jetës së re në ty. Ai mund të flasë me ty, Ai kërkon vëmendjen më të madhe ndaj zërit të Tij.

    Ja pra se Shkrimi të nxit vazhdimisht të dëgjosh e të jesh i vëmendshëm ndaj zërit të Perëndisë.

    Kushtomë kujdes o populli im,
    dëgjomë o kombi im (Isaia 51:4)

    Dëgjomëni ju që ju kam përkrahur,
    që jeni mbajtur nga unë qysh kur jeni lindur
    në bark të nënës. (Isaia 46:3)

    Dëgjo vashë, shiko dhe mba vesh;
    harro popullin tënd dhe shtëpinë e atit tënd,
    dhe mbreti do të dëshirojë me të madhe
    bukurinë tënde; bjer përmbys para Tij, sepse
    ai është Zoti yt. (Psalmi 45:10-11)


    Ja se si të fillosh të marrësh zakonin e heshtjes. Para së gjithash, harro vetveten. Kjo do të thotë, lër mënjanë të gjithë interesat egoiste.

    Së dyti, dëgjo me vëmendje Perëndinë.

    Këto dy veprime të thjeshta, gradualisht do fillojnë të prodhojnë në ty një dashuri të asaj bukurie që ësëhtë Zoti Jezus! Kjo bukuri shkruhet brenda teje nga Ai.

    Edhe një gjë tjetër. Përpiqu të gjesh një vend të qetë. Heshtja e jashtme e ndihmon heshtjen e brendshme; dhe ajo gjithashtu e përmirëson heshtjen së brendshmi ndërsa kjo fillon të lëshojë rrënjë në jetën tënde.

    Është e pamundur që ti të bëhesh njeri i brendshëm, d.m.th., të jetosh në qenien tënde të brendshme aty ku Krishti jeton, pa e kërkuar heshtjen dhe tërheqejen.

    Hosea e tha mirë:

    Në vetmi do ta çoj unë atë,
    Dhe atje do t'i flas asaj në zemër. (Hosea 2:14)


    Ti duhet të mbushesh krejtësisht së brendshmi me Perëndinë. Natyrisht, jo është e pamundur nëse në të njëjtën kohë, ti je i zënë së jashtmi me një mijë çikërrima. Zoti është në qendër të qenies tënde, prandaj, Ai duhet të bëhet qendra e qënies tënde. Ç'duhet të bësh ti kur largohesh nga ky Perëndi që është qendra jote? Pavarësisht se çfarë të bën të largohesh, qoftë dobësi apo mungesë besimi, ti duhet të kthehesh sërish së brendshmi.

    Ji i gatshëm të kthehesh gjihtmonë së brendshmi, pavarësisht se sa herë largohesh prej Tij. Ji i gatshëm të përsërisësh këtë kthim po aq shpesh sa të ndodh të hutohesh.

    Nuk mjafton të kthehesh së brendshmi tek Zoti yt një apo dy orë në ditë. Nuk ka shumë vlerë të kthehesh së brendshmi tek Zoti derisa rezultati përfundimtar të mos jetë një vajosje dhe një shpirt lutjeje që vazhdon me ty për gjithë ditën.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli XV

    Një Vështrim i Ri mbi Rrëfimin e Mëkatit



    Ku hyjnë në jetën e të krishterit që ndjek këtë shteg, rrëfimi dhe ekzaminimi i jetës në lidhje me mëkatin? Si t merremi me këto @ështje të rëndësishme? Le ta përdorim këtë kapitull për të hapur një pamje më të qartë e më të lartë të vetkqyrjes dhe rrëfimit të mëkatit.

    Zakonisht thuhet e vetkqyrja është diçka që gjithmonë duhet t'i paraprijë rrëfimit të mëkatit. Megjithëse kjo mund të jetë e drejtë, mënyra e vetkqyrjes diktohet nga niveli i përvojës tënde të krishterë.

    Për një të krishterë gjendja frymore e të cilit ka përparuar deri në fazën e përshkruar në kapitujt e mësipërm, do të rekomandoja që kur të vijë tek Zoti në lidhje me mëkatin dhe rrëfimin, të bëjë kështu: Hape gjithë shpirtin tënd para Perëndisë. Të siguroj se Zoti yt do të shkëlqejë si një dritë te ti; dhe përmes shkëlqimit të Tij, Ai do të bëjë të mundur që ti të shohësh natyrën e të gjitha gabimeve të tua.

    Të jesh i sigurt se kur kjo dritë e shkëlqyeshme, që është Vetë Krishti, shkëlqen brenda dhe jashtë teje, ti je nën ekzaminim. Kur ndodh kjo, ekzaminimi po bëhet nga Perëndia. Përderisa këtë po e bën Zoti yt dhe askush tjetër, ti duhet thjeshtë të qëndrosh i qetë dhe në paqe para Tij ndërsa Ai kryen këtë zbulim.

    Mbështetu te Zoti dhe jo te vetja për të zbuluar mëkatin tënd dhepër të parë shtrirjen e tij.

    Të lutem të kuptosh këtë fakt: nuk është këmbëngulja jote apo kqyrja jote ndaj vetes tënde që do të të ndriçojë mbi mëkatin tënd. Është Perëndia Ai që e bën gjithë këtë zbulim.

    Nëse ti përpiqesh ta bësh vetë kqyrjen, ky është pikërisht rasti për ta mashtruar vetveten. Ti nuk do ta lejosh kurrë veten të shohë gjendjen tënde të vërtetë. Ky është fakti i thjeshtë mbi natyrën e dashurisë tënde për veten. "Të mirën e quajmë të keqe dhe të keqen tëmirë". (Isaia 5:20)

    Ah, por jo kur vjen tek Zoti yt. Ai mund të jetë kaq i thellë, i saktë dhe kërkues! Atje, para Tij, ti je krejtësisht i zbuluar para Diellit të Drejtësisë. Rrezet e tij hyjnore, e bëjnë të dukshëm edhe më të voglin e gabimeve të tua. Mënyra e përshtatshme për t'u marrë me mëkatin bëhet fare e qartë. Ti duhet ta braktisësh vetveten në duart e Perëndisë, si në vetkqyrje ashtu edhe në rrëfimin e mëkateve të tua.

    Një i krishterë, nuk e fillon përvojën e tij frymore me Zotin në këtë nivel që unë po përshkruaj. Por nga ana tjetër, ai mund të arrijë në këtë nivel, përmes kësaj "Lutje të thjeshtësisë".

    Pasi ti të kesh vendosur një marrdhënje të tillë me Zotin tënd, do të shohësh se asnjë gabim yti nuk i shpëton qortimit të Perëndisë. Për shembull, sapo bën një mëkat, ti qortohesh nga një ndjesi e brendshme. Ajo do të jetë një lloj djegie e thellë e brendshme...një hutim i butë. E sheh pra, gjithçka është e zbuluar nën vështrimin përshkues të Zotit tënd. Ai nuk do të lejojë asnjë mëkat të fshihet ose të shmanget.

    Për sa të përket ty, kur Zoti ta ketë vendosur mirë këtë marrdhënje, do të kesh ndjesinë se Ai të ka diktuar kaq thellësisht, saqë çdo herë që drita e Tij fokusohet në mëkatin në jetën tënde, ti ke veç një rrugë. Ti mundesh vetëm të kthehesh tek Ai fare thjeshtë dhe atje të durosh vuajtjen dhe korrigjimin e Tij.

    Vazhdoje këtë përjetim me Zotin tënd. Pas një periudhe kohe të përjetimit të Tij në këtë mënyrë, Zoti do të bëhet përherë e më tepër këqyrsi i përhershëm i shpirtit tënd. Nuk do jesh ti ai që kqyr veten, dhe kjo nuk do të ndodhë vetëm nga një herë. Zoti do të jetë kqyrsi i përhershëm.

    Nëse ti ja jep veten Zotit besnikërisht, në këtë mënyrë do të kuptosh se drita hyjnore e Zotit mund ta zbulojë zemrën tënde shumë më mirë se të gjitha përpjekjet e tua.


    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Le të shkojmë pak më tutje tani dhe të vështrojmë rrëfimin e mëkatit.

    Ty të pret një të kuptuar dhe një përvojë më e lartë e rrëfimit dhe pendimit. Nëse vërtet dëshiron të ecësh në këto shtigje, duhet të jesh i vetdijshëm për diçka që në përgjithësi keqkuptohet në rrëfimin e mëkatit.

    Në të kaluarën, kur ia ke rrëfyer mëkatet e tua Zotit tënd, ka shumë të ngjarë të të ketë vrarë ndërgjegja për to, apo jo?

    Ka një përjetim më të lartë të pendesës dhe një përjetim më të thellë të rrëfimit të mëkatit, se vrasja e ndërgjegjes. Në fakt, do shohësh se vrasja e ndërgjegjes zëvëndësohet nga diçka tjetër - nga dashuria dhe qetësia. Kjo dashuri dhe kjo qetësi, e mbushin ëmbëlsisht shpirtin tënd, dhe pasi e kanë mbushur tej e tej, e zotërojnë plotësisht atë.

    Pendesë e ëmbël? Rrëfim që sjell dashuri dhe qetësi? Nëse nuk i ke hasur më parë të tilla çështje, natyrisht që do të duash t'i rezistosh kësaj dashurie. Në vënd të saj, do të kesh një prirje njerëzore për t'u përpjekur të shfaqesh një qëndrim fatkeq dhe pendimtar para Perëndisë.

    Shpesh të është thënë se një zemër fatkeqe dhe pendimtare për mëkatet e tua, është diçka shumë e pëlqyeshme për Perëndinë. Kjo është e vërtetë.

    Por shiko: Duke u përpjekur me forcat e tua të kesh një zemër pendimtare, ti do të humbësh pendimin e pastër. Çfarë është pendimi i pastër? A e ke përjetuar ndonjëherë pendimin e vërtetë të sinqertë? Mendohu pak. A s'ishte ajo ndjenjë e thellë dashurie që buronte brenda teje?

    Kjo dashuri, kjo ndjenjë e thellë dashurie brenda teje, është një shprehje shumë më e lartë dhe shumë më e pastër e pendimit, më e lartë nga gjithçka që ti mund të prodhoje ndonjëherë me përpjekjet e tua. Kjo dashuri i merr të gjitha ndjenjat e tjera të pendimit, i bashkon ato në një të vetme dhe e shpreh plotësinë e pendimit shumë më përsosmërisht se sa shprehjet e veçanta të çdo pjese të pendimit.

    Kur Zoti ta ketë vendosur këtë marrdhënjie në jetën tënde, ti nuk do të kesh më nevojë të shqetësohesh për të nxjerrë ndjenjat e tua për mëkatin. Perëndia po e kryen shprehjen e Tij të pendimit te ti në një mënyrë kaq të pastër.

    Perëndia e urren mëkatin dhe për të përjetuar një pendim që të jepet tërësisht nga Perëndia, Ai do të të bëjë ta urresh mëkatin ashtu si e urren Ai.

    I dashur lexues, mos ji kaq i etur e i dëshiruar për veprim. Dashuria më e pastër që mund të njohësh, është ajo dashuri që vjen te ti kur Zoti punon në shpirtin tënd. Pra, lëre Atë të punojë. Ti veç rrë në vendin ku të vë Ai. Pajtohu me mësimin e një t ëurti që tha:

    Besimin tënd vendose në Perëndinë;
    qëndro i qetë atje ku Ai të ka vendosur (Apokrifa)


    Ndërsa ecën në përvojën që sapo kemi përshkruar, ti do vëresh diçka. Ti do të mahniteshkur të shohësh se sa e vështirë është të kujtosh mëkatet e tua! Të harrosh mëkatet e tua? A është e drejtë? Po! Dhe një përvojë e tillë, nuk do të të shqetësojë. Harrimi i mëkateve është një provë e pastrimit tënd prej tyre.

    Është gjë e mirë të kesh harruar mëkatet e tua. Më e mira është të harrosh gjithçka mbi vetveten, kështu të mund të kujtosh vetëm Perëndinë.

    Kujto se çka është paraqitur në këtë kapitull, është një përjetim më i lartë i rrëfimit dhe pendimit; e megjithatë, mund të jesh absolutisht i sigurtë se ndërsa përjeton Zotin në këtë mënyrë, Ai nuk lejon që mëkatet e tua të mbeten të pazbuluara. Nga ana tjetër, nëse je ti që që bën zbulimin, shumë gjëra mund të mbeten të pazbuluara. Kjo nuk ndodh kur është Zoti Ai që të kqyr! Ndryshe nga ti, Ai do t'i nxjerrë të gjitha gabimet e tua në dritë. Lerja Perëndisë pra ekzaminimin tënd. Ti do të shohësh se zemra jote do të jetë shumë më e zbuluar se po ta kishe kqyrur ti me përpjekjet e tua.

    Lexues i dashur, kjo duhet të jetë shumë e qartë: këto udhëzime nuk janë të zbatueshme për një jetësë të krishterë në një nivel përjetimi në të cilin shpirti është ende në gjëndje aktive. Këto udhëzime nuk janë për shpirtin që është ende aktiv. Në atë nivel përvoje është shume e drejtë - dhe e domosdoshme - që shpirti ta ushtrojë vetveten në trajtimin e mëkatit.

    Shpirti i të krishterit vepron në varësi me pozicionin e tij në përparimin frymor. Sa më shumë që shpirti afrohet drejt qendrës së tij - pra sa më shumë që largohet prej sipërfaqes - aq më pak e ushtron vetveten. (Kjo është e vlefshme për trajtimin e mëkatit, rrëfimit të tij, si dhe për të gjitha fushat e tjera të jetës).

    Nëse do të vish në këtë nivel më të avancuar, të nxis që, pavarësisht nga rrethanat, të fillosh të vish gjithmonë tek Zoti nëpërmjet një pritjeje shumë të thjeshtë e të qetë para Tij.

    Duke bërë kështu, ti e lejon Atë të veprojë lirisht brenda teje. Ai nuk mund të pranohet më mirë se nga Vetvetja.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •