Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 58
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kur kjo kohë të ketë mbaruar, qëndro gjithmonë aty në qetësi para Zotit për pak kohë. Gjithashtu, ështëe rëndësishme që e gjithë lutja jote të bëhet me një zemër me besim. Të luturit me një zemër me besim është më e rënësishme se çdo gjë tjetër që ka të bëjë me lutjen!

    Para se ta mbyllim këtë kapitull do të dëshiroja të flisja pak mbi motivin e zemrës tënde për të kërkuar Zotin.

    Tek e fundit, përse vjen tek Zoti? A vjen tek Ai për ëmbëslinë që shijon? A vjen tek Ai sepse ësëhtë kënaqësi të jesh në praninë e Zotit? Lejomë të të sugjeroj një mënyrë më të lartë.

    Ndërsa vjen tek Zoti për t'u lutur, sill një zemër jplot me dashuri të pastër, një dashuri që nuk kërkon asgjë për vete. Sill një zemër që nuk kërkon asgjë nga Zoti, por dëshiron veç t'i pëlqejë Atij dhe të zbatojë vullnetin e Tij.

    Të marrim një shembull. Le të marrim shërbyesin. Shërbyesi kujdeset shumë për padronin e Tij, por nëse e bën këtë vetëm për të marrë ndonjë shpërblim, ai nuk është i denjë për asnjë lloj vlerësimi. Kështu i dashur i krishterë, ndërsa vjen tek Zoti yt për t'u lutur, mos eja për kënaqësi shpirtërore. Madje mos eja as për të përjetuar Zotin tënd.

    Por për çfarë të vish atëhere? Eja vetëm për t'i bërë qefin Atij.

    Kur je aty, nëse Ai vendos të derdhë ndonjë bekim të madh mbi ty, pranoje. Por nëse në vend të kësaj, mendja jote shpërqëndrohet, përsëri pranoje. Ose nëse ke vështirësi gjatë lutjes, pranoje. Prano me gëzim gjithçka që Ai dëshiron të të japë. Beso që çdo gjë që të ndodh është ajo çë Ai dëshiron të të japë!

    Lermë ta përsëris këtë sepse është shumë e rëndësishme! Është veçanërisht e rëndësishme për rritjen tënde në të ardhmen. Beso me anë të besimit që çdo gjë që ndodh është dëshira e Tij për ty në atë çast.

    Kur ti vjen tek Zoti në këtë mënyrë, do të shohësh që fryma jote ka paqe cilado qoftë gjëndja jote. Kur të jesh mësuar të vish tek Zoti në këtë mënyrë, ti nuk do të fyhesh nëse Zoti tërhiqet nga ti. Periudhat e thatësirës frymore, do të jenë për ty njësoj si periudhat e lulëzimit frymor. Ti do t'i trajtosh njësoj ato. Pse? Sepse do kesh mësuar ta duash Perëndinë thjesht për shkak se ti e do Atë, jo për shkak të dhuratave të Tij, e madje, as për praninë e Tij të paçmuar.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli V


    Periudhat e Thatësirës



    Në kapitullin e katërt ne prekëm pak subjektin e "thatësirave" frymore. Nëse je nisur për në tokat frymore që janë përshkruar në kapitujt e parë, duhet ta kuptosh se përpara të presin kohëra thatësire. Mendoj pra se do të ishte me vend ta vazhdojmë këtë subjekt edhe ca më gjatë.

    Lexues i dashur, duhet ta kuptosh se Perëndia ka veç një dëshirë. Natyrisht, ti nuk mund ta kuptosh kurrë një thatësirë frymore nëse nuk ke kuptuar cila është dëshira e Tij. Dëshira e Tij është që t'ia japë Vetveten atij shpirti që e do me të vërtetë dhe që e kërkon me këmbëngulje. Megjithatë, është e vërtetë se ky Perëndi, i cili dëshiron të të japë Vetveten, shpesh do të fshihet nga ty - nga ty që kaq shumë e kërkon Atë!

    Përse e bën Perëndia këtë? I dashur shenjt i Perëndisë, ti duhet të mësosh rrugët e Zotit tënd. Perëndia yt është një Perëndi që e fsheh shpesh Vetveten. Ai e bën këtë me një qëllim. Përse? Qëllimi i Tij është të të nxjerrë nga dembelizmi frymor. Qëllimi i Tij kur largohet prej teje është të të bëjë ta ndjekësh. Zoti Jezus po kërkon për atë të krishter që do të mbetet besnik dhe plot dashuri edhe atëhere kur Ai të jetë larguar prej tij. Nëse Zoti gjen një shpirt të tillë besnik, kur kthehet, Ai e shpërblen besnikërinë e Fëmijës së Tij. Ai derdh mbi atë besnik mirësi të pashtershme dhe përkujdesje të ëmbla dashurie.

    Këtu pra ka diçka që duhet ta kuptosh. Ti do të provosh kohë thatësire frymore. Kjo është pjesë e mënyrës së Zotit.

    Por fakti që do të kesh thatësira frymore nuk është më kryesori. Pyetja më e rëndësishme është çdo të bësh në kohërat e thatësirës frymore? Është koha të mësosh diçka mbi prirjet e tua natyrore. Është e natyrshme që në një kohë të tillë të përpiqesh t'i provosh Zotit besnikërinë tënde ndaj Tij; këtë do ta bësh duke përdorur të gjithë fuqitë e tua. Në mënyrë të pavetëdijshme, ti shpreson që me anë të kësaj vetpërpjekjeje ta bindësh Atë të kthehet më shpejt.

    Jo i dashur i krishter, më beso, nuk është kjo mënyra për t'iu përjgjigjur Zotit tënd në periudhat e thatësirës.

    Por çdo të bësh atëhere?

    Ti duhet të presësh kthimin e të Dashurit tënd me një dashuri të mbushur me durim. Bashkangjiti kësaj dashurie vetmohimin dhe përuljen! Edhe pse Zoti e ka fshehur Vetveten nga ty, qëndro vazhdimisht para Tij. Atje, para Tij, derdhe mbi Të me pasion dashurinë tënde, por gjithmonë ne mënyrë paqeplotë, do të shtoja.

    Kalo ca kohe me Të në adhurim dhe në heshtje respektplotë. Duke pritur në Zotin në këtë mënyrë, ti do t'i tregosh se ti po kërkon Atë dhe vetëm Atë. Pra, do t'i tregosh se nuk është kënaqësia egoiste që ti ndjen në praninë e Tij, shkaku i dashurisë tënde për Të. Ti kështu tregon se nuk është kënaqësia që përjeton, por dashuria jote që të motivon.

    Le të citojmë Apokrifën që flet për periudha të tilla: Mos ji i paduruar në kohë të thatësirës dhe errësirës; lejo të të ndodhin largimet dhe vonesat e ngushëllimeve të Perëndisë; afroju Atij dhe prit me durim që jeta jote të mund të shtohet e të rinohet.

    Kështu pra i dashur fëmijë i Zotit, ji i durueshëm në lutjen tënde gjatë këtyre periudhave të thatësirës.

    Më lejo të të bëj një pyetje. Po nëse Zoti do të të thërriste të kaloje gjithë jetën duke pritur kthimin e Tij tek ti? Si do të veproje nëse ky do të ishte shorti që Zoti do të të caktonte për gjithë jetën? Çdo të bëje ti?

    Bëj kështu.

    Prit në Të në një frymë të përuljes, në një frymë të braktisjes, me paqe në zemër e me vetmohim. Kaloje kohën në atë lloj të mrekullueshëm lutje të cilën unë e kam shtjelluar në kapitullin e katërt. Eja para Tij qetësisht e plot paqe duke e drejtuar mendjen tënde në praninë e Tij, megjithëse prania e Tij mund të të braktisë.

    Ndërsa bën këto, shoqëroji me lutje dashurie të dhimbshme e vajtuese dhe me shprehje përmallimi për kthimin e të dashurit tënd.

    Dua të të siguroj se nëse sillesh kështu, do ta kënaqësh shume zemrën e Perëndisë. Një qëndrim i tillë do ta detyrojë Atë të kthehet tek ti shumë më shpejt se çdo gjë tjetër.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Krishtit!

    Kapitulli VI


    Braktisja

    Në fillim të këtij libri ne diskutuam si të njohim thellësitë e Jezu Krishtit. Fillimi ynë ishte fare i thjeshtë. Në fillim ne pamë si të lutesh mbi Shkrimin dhe më pas thjeshtësinë e të vështruarit Zotin. Pasi të kesh ndenjur në këtë nivel të përvojës me Zotin për një kohë të konsiderueshme, atëhere duhet të jesh i gatshëm për të vazhduar në një nivel më të thellë të përvojës me Të dhe në një nivel më të thellë të njohjes së Tij. Por në këtë takim më të thellë me Zotin të cilin e pamë në kapitullin e katërt, ti duhet të shkosh përtej lutjes, ose, për të qenë më të qartë, duhet të shkosh përtej atyre një apo dy herëve në ditë që kishe ndarë për lutje me Zotin.

    Tani, në zemrën tënde, duhet të hyjnë qëndrime krjtësisht të reja kundrejt gjithë jetës tënde. Nëse do ta zgjerosh këtë kohë të vetme lutjeje që ke caktuar për çdo ditë, pjesë të tjera të jetës tënde - madje e gjithë pikpamja jote mbi jetën - duhet të ndryshojë. Ky qëndrim i ri duhet të vijë për një arsye shumë të veçantë, që ti të mund të shkosh thellë e më thellë në një nivel tjetër me Zotin tënd.

    Për ta bërë këtë, duhet të mbash një qëndrim të ri ndaj vetes tënde, po ashtu si dhe ndaj Zotit; ky duhet të jetë një qëndrim që shkon më thellë se gjithçka tjetër që ke njohur më parë.

    Për ta bërë këtë, po të paraqes një fjalë të re.

    Kjo fjalë është braktisje.

    Për të depërtuar më thellë në përjetimin e Jezu Krishtit, kërkohet që ti ta braktisësh krejt ekzistencën tënde, duke ia dhënë atë Perëndisë. Le të marrim si shembull ndodhitë e përditshme të jetës. Ti duhet të besosh plotësisht se rrethanat e jetës tënde, që do të thotë, çdo minutë e jetës tënde, po ashtu si i gjithë drejtimi i jetës tënde - çdo gjë, po, çdo gjë që ndodh - kanë ardhur tek ti nga vullneti e me lejen e Tij. Ti duhet të besosh plotësisht se çdo gjë që të ka ndodhur është nga Perëndia dhe është tamam ajo për çka kishe nevojë.

    A të kujtohet nga një kapitull i mëparshëm se ke parë se si mund të filloje të prezantoheshe me një prirje të tillë? Ti mund të fillosh duke pranuar çdo lloj kohe lutje, qoftë kjo një kohë e lavdishme me Të, apo një kohë ku mnendja jote është e shpërqëndruar, pikërisht si ajo çka Ai dëshironte për ty. Atëhere mëso ta zgjerosh këtë këndvështrim derisa të përfshijë çdo çast të jetës tënde!

    Një qëndrim i tillë ndaj rrethanave të jetës tënde dhe një vështrim i tillë me besim ndaj Zotit tënd, do të bëjë që ti të kënaqesh me gjithçka. Pasi ta kesh besuar këtë atëhere ti do fillosh ta marrësh gjithçka që vjen në jetën tënde si të prurë nga dora e Perëndisë, jo nga dora e njeriut.

    A dëshiron ti pra, vërtetë e sinqerisht tja japësh veten tënde Perëndisë?

    Atëhere më lejo të të kujtoj se pasi ta kesh bërë këtë dhurim, nuk mund ta marrësh mbrapsht dhuratën. Pasi dhurata është bërë një herë, ajo nuk i përket më dhuruesit. Ky libër i vogël është shkruar për t'ju treguar si të përjetoni thellësitë e Jezu Krishtit, por të njohurit e thellësive të Jezu Krishtit nuk është thjesht një metodë. Është një qëndrim që zgjat gjithë jetën. Është çështja e të qenit i pështjellë nga Perëndia dhe pronë e Tij.

    vazhdon...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit

    Folëm për braktisjen. Braktisja është një çështje e rëndësisë së veçantë nëse do të bësh përpara në të njohurit e Zotit. Braktisja është çelësi për në oborrin e brendshëm - çelësi për në thellësitë e pamata. Braktisja është çelësi për jetën e brendshme frymore.

    Besimitari që di si ta braktisë vetveten në Zotin, shumë shpejt do të përkryhet*

    Le të themi se ti e arrite këtë gjendje të braktisjes. Pasi ta kesh aritur këtë gjendje, ti duhet të vazhdosh me këmbëndulje dhe i palëkundur. Përndryshe, të arrish aty dhe të qëndrosh vetëm pak kohë, nuk ka ndonjë vlerë kushedi se çfarë. Të arrish këtë gjëndje dhe të mbetesh aty, nuk është e njëjta gjë.

    Kujdes, mos i vër veshin zërit të asryes. Është e natyrshme që një arsye e tillë të dalë prej teje. Megjithatë duhet të kesh besim se ti mund ta braktisësh tërësisht vetveten në Zotin,për gjihtë jetën tënde, dhe që Ai do të të japë hir për të qëndruar atje! Duhet të kesh besim në Perëndinë, "shpresë kundër çdo shprese" (Romakët 4:18)

    Besimi i fuqishëm sjell braktisje të plotë.

    Ç'është braktisja? Nëse arrijmë ta kuptojmë se ç'është ajo, ndoshta do mund ta zotërojmë më mirë.

    Braktisja është lënia mënjanë e të gjitha përkujdesjeve të tua. Braktisja është të hedhurit tej e çdo nevoje. Kjo përfshin edhe nevojat frymore. Më lejo ta përsëris këtë, se zakonisht nuk kapet lehtë. Braktisja është të lënit mënjanë, përgjithmonë, e të gjitha nevojave të tua frymore.

    Të gjithë të krishterët kanë nevoja frymore; por besimtari që e ka braktisur vetveten në Zotin nuk jepet më pas kuksit e të qenit i vetdijshëm për nevojat frymore. Ne vend të kësaj, ai e lë vetveten krejtësisht në dorë të Perëndisë.

    A e kupton se të gjithë të krishterët janë të thirrur për braktisje?

    Vetë Zoti ka thënë, "mos u merakosni për të nesërmen, dhe Ati juaj qiellor e di që keni nevojë për të gjitha këto" (Mateu 6:32,34) dhe përsëri Shkrimi thotë: "pranoje në të gjitha rrugët e tua, dhe Ai do të drejtojë shtigjet e tua." (Fjalët e urta 3:6) "Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen." (Fjalët e urta 16:3) Përsëri tek Psalmet gjejmë: "Vendose fatin tënd tek Zoti, ki besim tek ai dhe ai ka për të vepruar." (Psalmi 37:5)

    Braktisja e vërtetë duhet të mbulojë dy botë të tëra, dy mbretëri të tëra.

    Në jetën tënde duhet të ketë një braktisje që të përfshijë të gjitha gjërat e jashtme, praktike. Së dyti, duhet të ketë gjithashtu edhe një braktisje të të gjitha gjërave të brendshme frymore. Duhet të vish tek Zoti dhe të fillosh të heqësh dorë nga gjithçka të përket. Gjithçka që ti ke, duhet të shkojë në duart e Perëndisë. Duhet të harrosh vetveten, dhe që nga ai çast e tutje duhet të mendosh vetëm për Të.

    Duke bërë këtë vazhdimisht, për një periudhë të gjatë kohe, zemra jote do të mbetet e lirë; zemra jote do të jetë e lirë dhe në paqe.

    vazhdon...

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Si praktikohet braktisja? Ti e praktikon atë çdo ditë, çdo orë dhe çdo çat. Braktisja praktikohet duke e humbur vazhdimisht vullnetin tënd në vullnetin e Perëndisë; duke e kredhur vullnetin tënd në thellësitë e vullnetit të Tij, që të humbasë atje përgjithmonë.

    Po si fillohet? Duhet të fillosh duke refuzuar çdo dëshirë personale që të vjen, sapo të shfaqet pavarësisht sa e mirë është dhe sa e nevojshme mund të duket.

    Braktisja duhet të arrijë një pikë ku ti qëndron krejtësisht indiferent ndaj vetes. Të siguroj se nga një prirje e tillë, do të vijë një rezultat i mrekullueshëm.

    Rezultati i këtij qëndrimi do të të çojë në pikën më të mrekullueshme që mund të mendosh. Është pika ku vullneti yt shpërthen krejtësisht jashtë kontrollit tënd dhe bëhet i lirë për t'u bashkuar me vullnetin e Perëndisë. Ti do të dëshirosh vetëm çka dëshiron Ai, që do të thotë, çka Ai ka dëshiruar përjetësisht.

    Braktisu duke ia dorëzuar vetveten asaj që do Zoti, në gjithçka, pavarësisht se ç'janë, nga vijnë, apo si ndikojnë në jetën tënde.

    Ç'është braktisja? Është të harruarit e të kaluarës; është të lënit e së ardhmes në duart e Tij; është të kushtuarit e së tashmes plotësisht e krejtësisht Zotit tënd. Braktisje do të thotë të kënaqesh me çdo çast që jeton, pavarësisht se ç'përmban ai. Ti kënaqesh sepse e di se pavarësisht se ç'të jep momenti, ai mban brenda, pikërisht në atë çast, planin e përjetshëm të Perëndisë për ty.

    Ti do ta dish gjithmonë se ai çast është shpallja absolute dhe totale e vullnetit të Tij për jetën tënde.

    Mbaj mend, nuk duhet të fajësosh kurrë njerëzit për asgjë. Çfarëdo që të ndodhë, nuk e kanë sjellë as njerëzit as rrethanat. Duhet të pranosh gjithçka (natyrisht, me përjashtim të natyrës tënde mëkatare) si të ardhur prej Zotit.

    Dorëzo jo vetëm çfarë të bën Zoti, por edhe përgjigjen tënde ndaj veprimeve të Tij.

    A dëshiron të hysh në thellësitë e Jezu Krishtit? Nëse dëshiron të hysh në këtë fazë më të thellë të njohjes së Zotit, duhet të kërkosh të njohësh jo vetëm një lutje më të thellë, por gjithashtu, braktisjen më të gjitha fushat e jetës tënde. Kjo do të thotë të kalosh gjithmonë e më shumë kohë me Zotin derisa marrëdhënia jote e re të përfshijë 24 orë në ditë braktisje të plotë në Të. Fillo të lejosh Perëndinë të të drejtojë dhe të merret me ty. Bëje këtë pikërisht tani. Detyroje vetveten tënde që ta lejojë Atë të bëjë me ty ashtu siç i pëlen Atij - në jetën tënde të brendshme në përjetimin e Tij dhe gjithashtu në jetën tënde të jashtme, në pranimin e të gjihta rrethanave si të ardhura prej Tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 27-10-2009 më 03:52

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli VII

    Braktisja dhe Vuajtja


    Do të doja të vazhdoja të flisja mbi braktisjen, por në këtë kapitull le të shohim se si një përkushtim i till ndikon në jetën tënde kur në të hyn vuajtja.

    Ti duhet të jesh i duruar në gjithë vuajtjet që të dërgon Perëndia. Nëse dashuria jote për Zotin është e pastër, ti do ta duash Atë njësoj si në Kalvar ashtu edhe në malin Tabor. Zoti Jezus e deshi Atin e Tij në malin Tabor kur u shpërfytyrua, po aq sa Kalvarin kur u Kryqëzua. Edhe ti pra, pa dyshim që duhet ta duash Zotin njëlloj edhe në Kalvar, sepse pikërisht atje ai e shfaqi më së shumti dashurinë e Tij.

    Ka mundësi që ti të gabosh përsa i përket braktisjes tënde në Zotin. Ti mund ta braktisësh vetveten në Zotin duke shpresuar dhe duke pritur gjithmonë që të kujdeset, të të dojë dhe të të bekojë frymërisht. Ti që ja ke dhënë vetveten Zotit gjatë një periudhe të tillë të kënaqshme, të lutem ki parasysh se nëse ia dhe vetveten Atij për të qenë i bekuar dhe i përkëdhelur, nuk und të kthehesh e ta marrësh prapë jetën tënde në një periudhë tjetër.....kur të kryqëzojnë!

    As mos shpreso të gjesh ngushëllim tek njerëzit kur të kanë vënë në kryq. Çdo ngullëllim që të vjen, kur ti po përjeton kryqin, të vjen nga Zoti.

    Duhet të mësosh të duash kryqin. Ai që nuk e do kryqin nuk i do gjërat e Perëndisë. (Mateu 16:23). Është e pamundur që ti ta duash Zotin pa dashur kryqin. Është e pamunudur që ti ta duash Zotin pa dashur kryqin. Besimtari që e do kryqin, zbulon se edhe gjërat më të hidhura që i ndodhin në jetë, janë të ëmbla. Shkrimi thotë, "për shpirtin e uritur, çdo gjë e hidhur është e ëmbël. (Fjalët e urta 27:7)

    Sa dëshiron ti të kesh uri për Perëndinë? Ti do kesh uri për Perëndinë dhe do ta gjesh Atë, në të njëjtën masë që ke uri për kryqin.

    Ja një parim i vërtetë frymor që Zoti nuk do ta mohojë: Perëndia na jep kryqin dhe pastaj kryqi na jep Perëndinë.

    Siç e sheh, tashmë kemi dalë jashtë caqeve të një kohe të caktuar për lutje; kemi kapërcyer tani, në kufinj të rinj, që përfshijnë gjithë përvojën e besimtarit. Le ta themi këtu, tani: Të jesh i sigurtë se një përparim i brendshëm frymor do të vijë vetëm pasi të kesh ecur vërtet përpara në përjetimin e kryqit. Braktisja në Krisht dhe përjetimi i kryqit, janë gjithmonë të lidhura me njëra-tjetrën.

    Atëhere si do të sillesh ndaj vuajtjes? Ose ta marrim ndryshe, so to t'i përgjigjesh punës së Zotit me kryqin në jetën tënde?

    Duhet të përgjigjesh kështu: sapo që diçka vjen tek ti në formën e vuajtjes, mu në atë çast, diku brenda teje do ngrejë kokë natyrshëm prirja për të rrezistuar. Kur të vijë ky çast, menjëherë doëzoju Perëndisë. Pranoje çështjen. Në atë çast jepja vetveten Atij si një sakrificë.

    Duke bërë kështu, ti do të bësh një zbulim të mrekullueshëm. Ky zbulim është: kur kryqi vjen në jetën tënde, nuk është aq i rëndë sa i trembeshe. Merre si është nga Perëndia, çfarëdo që të jetë. Bara është shumë më e hehtë kështu.

    Pse kryqi është më i lehtë kur pranohet në këtë mënyrë? Sepse ti do ta kesh dëshiruar kryqin dhe do ta kesh pregatitur veten për të pranuar gjithçka që vjen nga dora e Zotit.

    Mos i keqkupto këto fjalë. Unë nuk të kam përshkruar një mënyrë për t'i shpëtuar kryqit. Megjithëse ti e braktis tërësisht vetveten në Zotin dhe i dorëzohesh krejtësisht vuajtjes, kjo nuk do të bëjë që ti të mos e ndiesh peshën e kryqit. Nëse nuk e ke ndjerë kryqin, atëhere nuk ke vuajtur. Të ndiesh dhimbjen e vuajtjes, është një nga pjesët kryesore të vuajtjes. Dhimbja është një aspekt i pashmangshëm i kryqit. Pa të, kryqi nuk mund të kuptohet. Dhimbja është endur në natyrën e kryqit. Dhimbja është në qendër të njohjes së vuajtjes. Mos harro të lutem që Zoti yt zgjodhi të duronte dhunën më ekstreme që mund të shkaktonte kryqi. Nganjëhere do ta mbartësh kryqin në çaste dobësie; herë të tjera do ta mbartësh në çaste force. Por qoftë në dobësi, qoftë në fuqi, mbarte atë! Dobësia dhe fuqia duhet të jenë njësoj për ne, përderisa kryqin e mbartim me vullnetin e Perëndisë.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli VIII

    Braktisja dhe Zbulesa



    Le të vazhdojmë të vështrojmë çështjen e braktisjes.

    Disa kanë bërë pyetjen: "Nëse unë e braktis krejtësisht vetveten në Zotin, a do të thotë kjo se unë nuk do të kem zbulesë të re të Jezu Krishtit?"

    A i jep fund braktisja zbulesës?

    Jo! Përkundrazi, braktisja është mjeti që Zoti do ta përdorë për të të dhënë një zbulesë. Zbulesa që do të të jepet, do të vijë më shumë si realitet sesa si njohuri. Kjo bëhet e mundur vetëm me anë të braktisjes.

    Duhet të kesh parasysh se në kë po e braktis vetveten.

    Ti e bratkis vetveten në Zotin Jezus. Është Zoti të cilin ti do ta ndjekësh si Rruga; Zoti që ti do ta dëgjosh si e vërteta dhe pikërisht nga ky Zot, do të marrësh Jetë. (Gjoni 14:6) Nëse ti e ndjek Atë si Rruga, do ta dëgjosh Atë si e Vërteta dhe Ai do të të sjellë ty jetë, si Jeta.

    Ndërsa te ti vjen zbulesa, ndodh diçka; Jezu Krishti e gdhend Vetveten mbi shpirtin tënd. Çdo herë që Ai vjen tek ti, Ai lë një gjurmë të re e të ndryshme të natyrës së Tij mbi ty.

    Shumë shpejt, mbi qënien tënde do të jenë gdhendur shprehje të ndryshme të natyrës së Tij.

    Ndoshta ti ke dëgjuar se duhet të mendosh mbi përjetimet e ndryshme të Jezu Krishtit. Por është shumë më mirë për ty që t'i mbartësh brenda vetes këto përjetime të Jezu Krishtit.

    Kështu ndodhi në jetën e Palit. Ai nuk meditoi me vuajtjet e Krishtit; ai nuk u mor me studimin e gjurmëve të vuajtjeve në trupin e Zotit. Në vend të kësaj, Pali mbarti mbi trupin e tij përjetimet e Zotit. Ai madje tha, "unë mbaj shenjat e Zotit Jezus në trupin tim" (Galatasi 6:17). A ndodhi kjo vetëm duke i vëzhguar këto shenja? Jo. Vetë Jezu Krishti e kish gdhendur Vetveten mbi Palin.

    Kur Jezusi gjen një besimtar që është braktisur tërësisht në Të në gjithçka të jashtme dhe në gjithçka të brendshme, shpesh Ai do të zgjedhë t'i japë këtij personi zbulesa të posaçme të natyrës së Tij. Nëse përvoja jote do të ish e tillë, pranoji këto zbulesa me një zemër mirënjohëse.

    Gjithmonë prano gjithçka nga Ai me një zemër mirënjohëse, pavarësisht nga se çfarë zgjedh të të dhurojë.

    Le të themi se Zoti të jep një zbulesë të veçantë. Cili duhet të jetë qëndrimi yt? Duhet ta pranosh zbulesën si do të kishe pranuar gjithçka tjetër prej Tij.

    Ka të krishterë të cilëve Perëndia u ka dhënë ndonjë zbulesë mbi Vetveten dhe kjo zbulesë u ka sjellë atyre gëzim për vite të tëra. Me fjalë të tjera, Zoti do të të japë ndonjëherë një zbulesë aq të fuqishme mbi Vetveten, sa përvoja e asaj të vërtete të vetme do të jetë fuqia jote për vite të tëra.

    Gjatë asaj kohe, ti tërhiqesh gjithmonë e më shumë së brendshmi drejt Perëndisë. Kjo është e mrekullueshme. Ti duhet t'i mbetesh besnik asaj zbulese për sa kohë që ajo zgjat.

    Por ç'ndodh kur kjo zbulesë fillon e tretet; çdo të bësh kur ajo të mos sjellë më gëzimin që sillte njëherë? Kur të ndodhë kjo, thjesht do të thotë se Perëndia ka vendosur se është më mirë t'i japë fund asaj përvoje. Cili duhet të jetë qëndrimi yt? Ti duhet të lejosh që ajo të merret lirisht nga ty. Lëre mënjëanë. Zoti dëshiron të kalojë në një kuptim më të thellë e më qëndror të Vetvetes. Pranoji njësoj të gjitha. Braktise vetveten edhe në çështjet e zbulesës. Ji gjithmonë i gatshëm të jepesh ndaj asaj që duket të jetë vullneti i Tij. Mos ki dëshirë tjetër në jetë përveç dëshirës për ta ndjekur Atë me pasion dhe për të qenë gjithmonë me Të. Mëso çdo të thotë të asgjësohesh vazhdimisht përpara Zotit tënd.

    Mëso, pasi ta kesh bërë këtë, t'i pranosh njësoj të gjitha dhuratat e Tij, qofshin ato dritë apo errësirë. Trajtoje njësoj si pjellorinë ashtu dhe shterpësinë.

    Qoftë dobësia apo fuqia, ëmbëlsia apo hidhërimi, tundimi, hutimi, dhimbja, kapitja, paqartësia apo bekimi, pranoji të gjitha njësoj si nga dora e Zotit. Asnjëra nga këto nuk duhet ta ndryshojë kursin tënd, qoftë edhe për një çast.

    Një fjalë të fundit për zbulesën.

    Zoti të jep edhe disa zbulesa të cilat ti je i pazoti t'i kuptosh. Mos e humb toruan; nuk ke arsye për t'u shqetësuar. Thjesht duaj Zotin. Kjo dashuri përfshin në vetvete përkushtimin ndaj Tij. Nëse ti i je dhënë Perëndisë dhe vetëm Perëndisë, atëhere ti nuk do ta kesh të vështirë të shohësh Jezu Krishtin të të zbulohet në gjihtë plotësinë e natyrës së Tij. Ndonjë pjesë e zbulesës së Tij mbi Vetveten, mund të jetë krejt e qartë, ndonjë pjesë tjetër e asaj zbulese mund të mos jetë edhe aq e qartë.

    Pranoji të dyja njësoj. Çdokush që e do Perëndinë, do çdo gjë që i përket Atij. Ti gëzohesh me pjesën e zbulesës së Tij që nuk e kupton, njësoj siç gëzohesh me pjesën e asaj zbulese të cilën e kupton.

    Nëse e do Atë, ti do gjithçka të Tijën.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 29-10-2009 më 03:12
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli IX

    Braktisja dhe Një Jetë e Shenjtë



    Cili është rezultati i të ecurit vazhdimisht përpara Perëndisë në një gjendje braktisjeje? Rezultati përfundimtar është shenjtëria. Pasi ta kesh bërë pjesë të jetës këtë marrëdhënie me Perëndinë, shenjtëria mund të arrihet lehtë.

    Ç'kuptojmë me shenjtëri? Shenjtëria është diçka që vjen nga Perëndia. Nëse ti to ta mësosh këtë mënyrë të thjeshtë për të përjetuar Zotin, ti do ta bësh tëndin Perëndinë. Dhe kur ta bësh tëndin Atë, ti do të trashëgosh të gjitha trajtat e Tij. Ky është shenjtërimi: sa më shumë e bën tëndin Perëndinë, aq më shumë bëhesh si Ai.

    Por ky duhet të jetë një shenjtërim që është rritur brenda teje. Nëse shenjtërimi nuk vjen nga thellë brenda teje, ai është vetëm një maskë. Vetëm pamja e jashtme e shenjtërimit është po aq e ndryshueshme sa rrobat. Por kur shenjtërimi krijohet te ti nga Jeta që është thellë brenda teje, atëhere ky shenjtërim është i vërtetë, i qëndrueshëm dhe esenca e pastër e Zotit. "Tërë shkëlqim është brenda e bija e mbretit" (Psalmi 45:13)

    Po si arrihet shenjtërimi atëhere?

    I krishteri që ka mësuar të braktiset në Jezu Krishtin dhe që ecën në një jetë të braktisjes në Të, praktikon shenjtërimin e shkallës më të lartë. Por ti nuk do ta dëgjosh kurrë një njeri të tillë të shpallë se ka botë frymore të veçantë. Pse? Sepse ai i krishter është bashkuar totalisht me Perëndinë. Është vetë Zoti i cili po e drejton këtë besimtar në këtë praktikë të thellë shenjtërimi.

    Zoti është shumë xheloy për çdo shenjt që është braktisur tërësisht në Të. Ai nuk e lejon atë besimtar të ketë ndonjë kënaqësi tjetër përveç Tij.

    A është braktisja e vetmja gjë e nevojshme për të na sjellë shenjtërim? Jo, por nëse ti ndjek me besnikëri çdo gjë që kemi thënë deri tani, shenjtërimi do të vijë. Por mos harro se vuajtja përfshihet në përvojën e braktisjes. Është zjarri i vuajtjes ai që do të nxjerrë arin e shenjtërimit.

    Mos ki frikë se nuk do kesh dëshirë të ecësh kësaj rruge. Në nivelin e përvojës për të cilinj po flas, ka një etje për vuajtje. Të krishterët e tillë, digjen nga dashuria për Zotin. Në fakt nëse do t'u lejohej të ndiqnin dëshirat e tyre, ata do t'u nënshtroheshin një disipline të fortë, madje një vetmohim të tepruar. Kur një dashuri e tillë zë e digjet brenda zemrës së një besimtari, ai s'mendon për gjë tjetër veç si t'i pëlqejë Zotit të tij të dashur. Ai fillon ta lerë veten, jo, shumë më tepër se kaq, në dashuri me Zotin, ai madje e harron fare vetveten. Ashtu si rritet dashuria për Zotin, po ashtu rritet edhe urrejtja për jetën e unit të tij.

    Mësofshi këtë shteg!

    Oh, nëse kjo mënyrë e thjeshtë lutjeje, ky përjetim i thjeshtë i Jezu Krishtit të mund të përvetësohej nga fëmijët e Zotit, e gjithë kisha e Perëndisë do të reformohej fare lehtë.

    Kjo mënyrë lutjeje, kjo marrëdhënie e thjeshtë me Zotin tënd, është shumë e përshtatshme për çdokënd; është po aq e përshtatshme për të mefshët dhe të paditurit, sa edhe për të shkolluarit. Kjo lutje, kjo përvojë që fillon kaq thjeshtë, në fund kthehet në dashuri krejtësisht të braktisur në Zotin.

    Kërkohet vetëm një gjë - dashuri.

    Shën Agustini ka thënë, "Dashuro, pastaj bëj si të duash", sepse kur ke mësuar të duash, as që do të kesh dëshirë të bësh gjëra që mund ta fyenin Atë që ti do.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli X

    Të Jetuarit së Brendshmi



    Kapitullin e fundit e mbyllëm duke thënë se besimtari i cili është krejtësisht i dashuruar me Zotin,as nuk i dëshiron gjërat që mund ta fyejnë objektin e dashurisë së tij. Unë do të vazhdoj më tej duke thënë se vetëm meanë të braktisjes është e mundur të arrihet një fitore e plotë në nënshtrimin e shqisave dhe dëshirave të tua.

    Pse ndodh kështu?

    Në fakt arsyeja është shumë e qartë. Para së gjithash, duhet të kuptosh si funksionojnë pjesët e tua të brendshme. Nga e marrin jetën dhe energjinë pesë shqisat e tua? Nga shpirti. Është shpirti ai që u jep jetë dhe energji pesë shqisave të tua; dhe kur shqisat e tua zgjohen, nga ana e tyre ato stimulojnë dëshirat. Si mund të flasim për një fitore të plotë mbi pesë shqisat dhe mbi pasionet dhe dëshirat që lindin prej tyre?

    Nëse trupi yt do ishte i vdekur, ti nuk do të ishe i aftë të ndieje dhe natyrisht nuk do të kishe dëshira. Po pse? Pse trupi nuk do të kishte dëshira? Sepse ai do të ishte i shkëputur nga shpirti. Pra po e përsëris, ndjenjat dhe shqisat e tua, e marrin fuqinë nga shpirti.

    Të krishterët janë përjpjekur të gjejnë shumë mënyra për t'i mposhtur dëshirat e tyre. Ndoshta përpjekja më e zakonshme ka qenë disiplina dhe vetmohimi. Por pavarësisht se sa i rreptë mund të jetë vetmohimi yt, ai nuk do t'i mposhtë kurrë plotësisht shqisat e tua.

    Jo, vetmohimi nuk është zgjidhja!

    Edhe kur ai duket të ketë patur efekt, ajo që vetmohimi ka arritur është në të vërtetë vetëm ndryshimi i shprehjes së jashtme të atyre dëshirave.

    Kur merresh me gjërat e jashtme, ti në të vërtetë po largon shpirtin nga fryma. Sa më shumë që shpirti yt përqëndrohet në këto gjëra të jashtme, aq më larg zhvendoset ai nga qendra dhe nga vendi i Tij! Rezultati i këtij lloji vetmohimi, është e kundërta e asaj çka prisje ti. Fatkeqësisht, kjo i ndodh gjithmonë një besimtari kur jeta e tij jetohet në sipërfaqe.

    Nëse ti përqëndrohesh në dëshirat e natyrës tënde të jashtme - duke i kushtuar vëmendje atyre - ato vijnë duke u shtuar. Në vend që të nënshtrohen, fitojnë më shumë fuqi. Nga e gjithë kjo mund të arrijmë në përfundimin se megjithëse vetmohimi mund ta dobësojë vërtet trupin, ai nuk mund të zhdukë kurrë mprehtësinë e shqisave.

    Atëhere, cila është shpresa jote?


    vazhdon...
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 30-10-2009 më 12:42
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Do doja të komentoja mbi postimin e mësipërm. Në atë shkrim del qartë ndryshimi mids shpirtit dhe frymës. Duket qartë se shpirti ka më shumë kuptim negativ se sa pozitiv dhe se njeriu duhet të clirohet nga produktet e shpirtit. Ndërsa fryma ka vetëm kuptim pozitiv pasi është mjeti i vetëm me të cilin njeriu mund të komunikojë me Zotin. Është vendi ku vetë Zoti banon.

    Nëse përkthimi i frymës, pra i "spirit" apo "pneuma" do përkthehej shpirt, si do mund të përkthehej kjo fjali? "...ti në të vërtetë po largon shpirtin nga fryma". Me siguri këtu do të vështirësoheshim të kuptonim, pasi do thonim "... ti në të vërtetë po largon shpirtin nga shpirti" Prandaj mendoj se është e domosdoshme të dimë diferencën midis frymës dhe shpirtit.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •