Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Por a ka rrezik në të përjetuarit e bashkimit me Perëndinë? Disa thonë "po" dhe i shkurajon qoftë edhe ideja. Por a do ta kishte bërë Zoti yt këtë rrugë të përsosur, këtë përvojë, këtë rrugë të domosdoshme, nëse kjo do t'ish e rrezikshme? Jo!

    Një gjendje e tillë është e mundshme për të gjithë dhe rruga është e kalueshme për të gjithë.

    Të gjithë fëmijët e Zotit janë thirrur t'i gëzohen Perëndisë - një gëzim që mund të njihet si në këtë jetë ashtu edhe në atë që vjen. Gjendja jonë në atë ditë, do të jetë ajo e lumturisë së përjetshme në bashkim me Perëndinë. Thirrja jonë në këtë jetë është e njëjta gjë.

    Ndërsa i afrohemi fundit të këtij libri, po radhit disa mendime.

    Unë të kam folur deri tani për gëzimin në Perëndinë, por jo për dhuratat e Tij. Dhuratat nuk përbëjnë bekimin e fundit. Dhuratat nuk mund ta kënaqin shpirtin apo frymën tënde. Fryma yt është kaq fisnik dhe kaq i madh sa edhe dhuratat më të larta që Perëndia ka për të dhënë nuk mund t'i sjellin lumturi atij... së paku derisa vetë Dhuruesi të mos japë Vetveten.

    I dashur lexues, e gjithë dëshira e Qënies Hyjnore mund të përmblidhet në një fjali: Perëndia dëshiron t'ia japë krejtësisht Vetveten çdo krijese që do të thërrasë emrin e Tij. Dhe Ai do ta bëjë këtë duke ia dhënë Vetveten secilit prej nesh sipas aftësive tona individuale.

    Por vaj medet! Njeriu është një krijesë e çuditshme! Sa i pavullnetshëm është ai të lejojë vetveten të tërhiqet nga Perëndia! Sa i frikësuar, sa hapurazi i frikësuar është për t'u pregatitur për bashkimin hyjnor.

    Një fjalë të fundit.

    Me siguri do të dalë dikush të të thotë se nuk është e drejtë që ti ta vendosësh veten në një gjendje bashkimi me Perëndinë.

    Unë jam plotësisht dakort me të.

    Por do të shtoja këto fjalë: Askush nuk mund të bashkohet me Perëndinë. Kjo nuk do të ishte kurrë e mundur, pavarësisht sa të mëdha do të ishin përpjekjet. Bashkimi i shpirtit me Perëndinë është diçka që vetëm Perëndia mund ta bëjë. Nuk ka kuptim pra të flasësh kundër atyre që duket se përpiqen ta bashkojnë vetveten me Perëndinë; një bashkim i tillë (i Perëndisë me veten tënde) është i pamundur madje.

    Ti mund të ndeshësh edhe dikë që do të të thotë: "ka njerëz që do të dëgjojnë për këtë dhe do të shpallin se ata e kanë arritur këtë gjëndje, kur në fakt as i janë afruar asaj". Oh, i dashur lexues, kjo gjendje mund të imitohet po aq sa mundet një njeri i uritur, në prag të vdekjes nga të pangrënët, të të mbushë mendjen që është i ngopur.

    Një dëshirë, një fjalë, një psherëtimë, një shenjë, diçka do t'i shpëtonte atij pashmangshmërisht duke e tradhëtuar e duke zbuluar se ai është fare larg gjendjes që shtiret të ketë.

    Përderisa askush nuk mund të arrijë bashkimin me Perëndinë me anë të punës së tij, ne nuk pretendojmë t'ia paraqesim ndonjërit këtë metodë. Gjithçka që mund të bëjë njeriu është të tregojë rrugën që në fund të shpie atje. Oh, po, edhe diçka tjetër 0 njeriu mund t'i përgjërohet shpirtit kërkues të mos ndalet në mes të rrugës.

    (I dashur lexues, mos u ndal diku rrugës dhe mos u kap pas gjërave të jashtme praktike me të cilat u nise në fillim. Të gjitha ato, si të lutesh mbi Shkrimin dhe të presësh në Zotin, duhet të lihen mënjanë në çastin që ty të jepet sinjali.)

    Një njeri që ka përvojë në të ndihurit të tjerëve, e di se nuk mund ta çojë një të krishterë në këtë marrëdhënie me Perëndinë. Gjithçka mund të bëjë ai është të drejtohet tek uji i jetës dhe t'i japë një dorë atij që kërkon. Kaq ai mund dhe dueht ta bëjë. Do ishte e pashpirt t'i tregoje burimin një njeriu të etur dhe pastaj ta ngatërroje atë në mënyrë të tillë që ai të mos mund të arrinte tek ujët. Disa flasin për bashkim hyjnor, por nuk e lejojnë kurrë të eturin të çlirohet nga prangat e tij. Kjo ndodh dhe shenjti i gjorë përfundimisht vdes nga etja.

    Atëhere le të pranojmë këtë: Ka një bashkim hyjnor dhe ka edhe një rrugë që të çon atje. Rruga ka një fillim, një zhvillim dhe një pikë mbërritje. Sa më shumë që i afrohesh kulmimit, aq më shumë i le mënjanë gjërat që të ndihmuan të filosh këtë rrugë.

    Padyshim që ka edhe një mes, sepse ti s'mund të kalosh nga fillimi në fund pa patur gjëkundi një hapësirë të ndërmjetme. Por nëse fundi është i mirë dhe i shenjtë dhe i domosdoshëm dhe nëse edhe hyrja është e mirë, atëhere të jesh i sigurtë se edhe udhëtimi mes këtyre dy pikave është gjithashtu i mirë.

    O verbëri e më të madhes pjesë të njerëzimit, që vetveten në shkenca e mençuri të botës e lartëson! Sa e vërtetë është, o Perëndia im, që nga të mënçurit e të maturit këto gjëra të mrekullueshme i ke fshehur dhe foshnjave ato ua ke zbuluar!

    Jeanne Guyon
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    XXV

    Nga Burgu



    Gjatë burgimit të parë të Jeanne Guyon në qytetin e St. Antuanit në Francë, ajo mori disa letra nga lexuesit e saj. Asaj iu lejua t'i përgjigjej së paku një pjese të këtyre kërkesave. Disa prej letrave që Jeanne Guyon shkroi në përgjigje të lexuesve kanë mbijetuar.

    Një nga letrat që shkroi ajo, ishte në përgjigje të letrës së një gruaje që para pak kohësh kishte lexuar këtë libër dhe kishte shkruar një numër pyetjesh. Përgjigja e Jeanne Guyon është ruajtur edhe në ditët tona. Është e përshtatshme ta mbyllim këtë libër me copëza të nxjerra nga ajo letër e shquar.



    Është një kënaqësi e madhe të dëgjosh mbi mëshirën që Perëndia ka treguar kundrejt teje dhe të shohësh përparimin tënd në përvojën frymore. Perëndia e mbaroftë punën që ka nisur te ti. Jam e sigurtë se Ai do ta bëjë këtë nëse ti vazhdon të mbetesh besnike.

    Oh, lumturi e patreguar e të qenit e Jezu Krishtit! T'i përkasësh Jezu Krishtit është balsami i vërtetë që ëmbëlson të gjitha dhimbjet dhe fatkeqësitë që janë të pandara nga kjo jetë tokësore.

    Lejomë të të jap pak ndihmë në disa gjëra praktike. Ndërsa lexon, ndalu aty këtu për pak çaste; kushtoju të priturit në Perëndinë dhe të lutjes në heshtje. Bëje këtë veçanërisht kur ke lexuar një fragment që të ka prekur. Lejoje leximin të bëjë efektin e duhur. Përgjigju ndjesisë që pate brenda teje ndërsa lexoje fragmentin. Përgjigju prekjes së Tij.

    Ky lloj të lexuari do të të forcojë dhe do të mëkojë shpirtin tënd.

    Po, pjesët e tua të brendshme - fryma dhe shpirti yt - kanë nevojë për ushqim po ashtu si edhe trupi yt. Derisa shpirti yt të mos mëkohet me diçka që e forcon atë, gjendja e tij shpirtërore do vyshket dhe do thahet.

    Përsa i përket trupit tënd, të rekomandoj të mos e mundosh. Shëndeti yt delikat nuk ta lejon këtë. Nëse ti do të kishe një trup të fuqishëm dhe do t'i lejoje vetvetes të sundoheshe nga oreksi, ndoshta do të të kisha këshilluar ndryshe.

    Por ka një lloj mundimi që ta rekomandoj me forcë. Mundoje deri në vdekje gjithçka ka mbetur nga ndjenjat dhe dëshirat e tua të prishura; mundo kështu vullnetin tënd; shijen tënde, prirjet e tua, gjërat ndaj të cilave je prirur nga natyra; mundo për vdekje zakonet e tua.

    Për shembull, mëso të vuash me durim. Perëndia do të dërgojë vuajtje të shpeshta e ndoshta të mëdha në jetën tënde. Kjo është vepra e Tij; Ai e ka zgjedhur këtë; pranoje.

    Mëso të durosh gjithçka të ndodh - edhe konfuzionin madje - por mëso ta bësh këtë veç për një motiv: nga dashuria për Perëndinë. Prano gjithçka, qoftë keqtrajtim ose çdo gjë tjetër që mund të të dalë përpara. Për të përmbledhur çka po them: Ti mund ta mundosh qenien tënde duke duruar qetësisht gjatë gjithë kohës, gjithçka që i pret hovin jetës së natyrës tënde. Vriti ndjenjat e papranueshme që ngrihen brenda teje kur gjëra të papëlqyeshme hyjnë në jetën tënde. Duke bërë kështu, bashkoje veten me vuajtjet e Krishtit.

    Ilaçe të hidhura vërtet. Por duke i marrë ato, ti do të nderosh kryqin.

    Ti e nderon në mënyrë të veçantë punën e kryqit te ti nëse vdes krejtësisht ndaj gjithçkaje që është spitullaqe dhe tërheqëse te ti. Por kjo vdekje nuk ndodh së jashtmi. Mposhtja dhe vdekja ndodhin në përvojën tënde të brendshme.

    Mëso atëhere mësimin e të shndërruarit në një njeri të vockël, mësimin e të shndërruarit në asgjë. Një njeri që agjëron - duke braktisur gjithë gjërat që lakmon oreksi i tij - bën një gjë të mirë. Por i krishteri që agjëron duke braktisur dëshirat dhe vullnetin e tij dhe që ushqehet veç nga vullneti i Perëndisë, bën shumë më mirë. Kjo është ajo çka Pali quan rrethpreja e zemrës.

    Së fundi, mua më duket se ti nuk je mjaft e avancuar sa duhet në përvojë të brendshme, për të praktikuar lutjen e heshtur për një kohë të gjatë e të pandërprerë. Mendoj se do ishte më mirë për ty të kombinoje lutjen e folur me lutjen e heshtur. Shprehi Zotit fjalë të tilla si:

    "O Perëndia im, lejomë të jem tërësisht jotja."

    "Lejomë të të dua vetëm për çka Ti je, sepse Tij je pafundësisht i dashur".

    "O Perëndia im, ji gjithçka për mua! Le të jetë gjithpka tjetër asgjë për mua".

    Ofroji të tilla fjalë e të tjera si këto; ofroji ato nga zemra jote. Por unë mendoj se të tilla shprehje duhet të veçohen nga njëra-tjetra, nga intervale të shkurtëra heshtjeje.

    Veç në këtë mënyrë, ti do të formosh zakonin e rëndësishëm të lutjes së heshtur.

    Merre Darkën e Zotit sa më shpesh të mundesh. Jezu Krishti, që është në atë urdhëresë, është buka e jetës. Ai i mëkon dhe i ngjall shpirtërat tanë.

    Do të të kujtoj kur të adhuroj para Tij.

    U ngrittë mbretëria e Tij në zemrën tënde dhe sundoftë e mbretëroftë Ai brenda teje.

    Jeanne Guyon
    nga burgu i St. Antuanit
    Francë
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    EPILOG

    NJË HISTORIK I KËTIJ LIBRI



    Ky libër ka një prej historive më të pabesueshme që ka patur ndonjëherë ndonjë libër. Një Metodë Lutje u shfaq për herë të parë në Francë rreth 1685. Menjëherë, Perëndia e përdori atë si një instrument për të ngritur peshë besimtarët në gjithë Francën. Por edhe kundërshtimi ishte gjithashtu i menjëhershëm. Ti po mban në dorë një libër që është djegur publikisht! Megjithatë, popullariteti i tij ka qenë gjithmonë në të njëjtën lartësi me opozitën. Për shembull, një grup priftërinjsh katolikë shkuan në qytetin e Dijonit në Francë, ku Zoti po prekte shumë jetë përmes këtij libri. Priftërinjtë e kundërshtuan si librin ashtu edhe punën që Zoti po bënte në Dijon, dolën derë më derë dhe mblodhën gjithsej 300 kopje dhe i dogjën ato! Të gjenden 300 kopje të një libri në një qytet në 1700, është një goxha numër.

    Një franez mori 1500 kopje dhe i shpërndau ato në mbarë komunitetin e tij. Si pasojë, i gjithë qyteti u ndikua thellësisht.

    Jeanne Guyon (Zhan Gijon) kujtohet më shumë për autobiografinë e saj dhe për këtë libër të vogël, por ishte pikërisht kjo vepër e vogël, që tani titullohet "Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit", që bëri që regjimi politik e fetar i kohës së saj t'i ngrihej kundër. Bashkë me një kopje të librit tjetër që shkroi ajo, "Kënga e Këngëve", ky libër u dorëzua në duart e Luigjit XIV si fakt që ajo duhet të arrestohej. Më vonë, para një gjygji fetar, këto shkrime u përdorën si fakti kryesor kundër saj. Në bazë të këtij libri, ajo u denoncua si heretike dhe më vonë u burgos në Bastijën famëkeqe.

    E tillë ishte historia e këtij libri gjatë jetës së Jeanne Guyon (Zhan Gijon). Por ky ishte veç fillimi. Vetë njerëzit dhe lëvizjet që Jeanne Guyon (Zhan Gijon) frymëzoi, mbushnin volume të tëra. Unë do të përmend disa prej tyre.

    Pak kohë pas vdekjes së saj, duket se Quakers* e hershëm, filluan ta përdorin këtë libër dhe ndoshta ishte ai që ndikoi në gjithë lëvizjen e tyre më shumë se çdo vepër tjetër letrare. Në fakt, megjithëse lëvizja e Quakers ishte rreth 100 vjeçare, Guyon (Gijon) ndoshta ndikoi frymërisht mbi ta po aq sa edhe vetë themeluesi i tyre George Fox. (Xhorxh Fox)

    Pa tyre u ndikuan nga ky libër Zinderdof dhe Moravianët.

    Më vonë akoma, një i ri guximtar i quajtur John Wesley (Xhon Ueslei) e lexoi librin (bashkë me veprat e tjera të Zhan Gijon) dhe u prek thellësisht prej tij. Ndikimi i këtij libri në jetën e tij shpjegon pjesërisht devocionin dhe thellësinë e tij frymore.

    Lëvizja "Shenjtërimi" në fund të 1800-ës, me theksin e fortë që vuri në shenjtërimin, e ka zanafillën tek ky libër dhe autori i tij, duke kaluar përmes Uelsei-t. (Lëvizja karizmatike që filloi në fillim të 1900-ës, me fuqinë e saj të hatashme dhe me cektësinë e saj të pabesueshme, shënoi fundin e shtytjes përpara të lëvizjes së shenjtërimit dhe theksit mbi thellësitë frymore mes degëzimeve të shumta të Uesleizmit. Në fakt, ideja e gjuhëve të panjohura dhe e fuqizimit së larti, eleminuan plotësisht gjithë theksin e vënë në jetën e krishterë më të thellë në atë lëvizje dhe në të tjera pas saj.

    Pastaj, Jesse Penn - Lewis, një figurë frymore dominuese e fillimit të shekullit 20, u ndikua shumë nga punët e Zhan Gijon.

    Edhe shumë grupe e lëvizje të tjera u ndikuan nga shkrimet e Zhan Gijon, por ndikimin më të fuqishëm ky libër e pati në Kinë në 1920-ën. Në atë kohë, ky libër ra në dorën e një të riu të caktuar nga Perëndia për të qenë një nga shërbëtorët e Tij më të nohur në këtë shekull. Libri ra në duart e të riut Watchman Nee (Uoçmën Ni). Së bashku me Autobiografinë e Zhan Gijon, ai përbënte një nga ndikimet më të forta të jetës së tij; dhe për pasojë, libri pati një ndikim indirekt në jetën e shumë prej bashkëpunëtorëve të tij.

    Ka patur edhe njerëz e lëvizje të tjera të ndikuara nga shkrimet e Zhan Gijon, por unë besoj se ti e ke të qartë tashmë. Efekti i gjerë i këtij libri, bëhet edhe më i mahnitshëm kur kupton se ai ka qenë - që nga botimi i tij i parë - pothuaj i pamundur për t'u kuptuar! Edhe në origjinalin madje, libri është i mjegullt dhe i komplikuar me një falor sa strikt aq dhe të errët njëkohësisht, saqë leximi i tij ka qenë gjithmonë një studim i ankthshëm. Përkthimi anglez nuk ndihmoi aspak.

    Pavarësisht nga kjo, ti mban në dorë një vepër që ka influencuar jetën e shumë të krishterëve të famshëm, ndoshta më shumë se çdo vepër tjetër letrare e shkruar në 300 vitet e fundit.

    Përfundimisht, ashtu siç pritej, ky libër doli jashtë botimit; për mbi 50 vjet ai u harrua fare. Gjatë kësaj periudhe, me aq sa di unë, i vetmi botim në qarkullim ishte një botim shumë i keq i shtypur nga një shaptilograf!

    Nëse mendon se unë e teproj kur përshkruaj vështirësinë e të kuptuarit të shkrimeve të Zhan Gijon provoje këtë fragment:

    A do ta dish pse ndiqet ky drejtim? I gjithë synimi i kësaj mënyre deri këtu ka qenë ta bënte shpirtin të kalonte nga shumëllojshmëria në ndjeshmërinë e dukshme pa shumëllojshmëri; nga ndjeshmëria e dukshme në pandjeshmërinë e dukshme; pastaj në ndjeshmëri të padukshme e cila është një kënaqësi e përgjithshme shumë më tërheqëse se tjetra. Ajo është e fuqishme në fillim dhe e sjell shpirtin në aftësinë për të parë, e cila është një kënaqësi më e pastër dhe më pak e shijshme se e para; nga aftësia për të parë në besimin e mbështetur dhe që vepron me anë të dashurisë; duke kaluar në këtë mënyrë nga ndjeshmëria në frymoren dhe nga frymorja në besimin e zhveshur, i cili, duka na bërë të vdekur ngaj gjithë përvojës frymore, na bën të vdesim ndaj vetvetes dhe të kalojmë në Perëndinë që kështu, këtej e tutje të mund të jetojmë veç me anë të jetë së Perëndisë. *

    Tani që e ke lexuar këtë paragraf tipik nga shkrimet e saj, besoj se nuk do të mensosh shumë keq për ne që i kemi ndryshuar pak fjalët e disa prej fragmenteve më të mjegullta. Po të mos e kishim bërë këtë ribotim të këtij libri, s'do të kishte shumë kuptim.

    Shumica e literaturës së krishterë që ndihmon me të vërtetë, e shkruar mbi temën e përvojës së krishterë më të thellë, u shkrua mes 1500 dhe 1800-ës. Pak gjëra të thella duket të jenë shkruar në këtë shekull ose në atë të kaluarin.

    Fatkqësisht, një pjesë e literaturës më të mirë të krishterë mbi përvojën e krishterë më të thellë, është burgusur në gjuhën e pakuptueshme të shekujve të tjerë. Mees ajkës së kësaj literature - dhe më e vështira për t'u lexuar - është vepra e Zhan Gijon.

    Në kapitujt një deri katër, Zhan Gijon ndan me ty një mënyrë unike të "lutjes mbi shkrimin". Do të shohësh se kjo është një përvojë e hatashme. Në vitet e fundit u shfaq një përshtatje e metodës së saj, por nga leximi i këtij libri, do të shohësh se ajo kurrë nuk inkurajoji njeri të ndalej në fillim apo në mes të kësaj rruge. Ajo kishte për ty oqeanë shumë më të mëdhenj për të zbuluar dhe kurrë nuk mendoi që ti të mbeteshe në cektësirat e bregut.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit

    Gjëndja e Tanishme e Përvojës Frymore të Kishës


    Që nga funid i shek. të parë, asnjë shek. tjetër nuk ja ka kaluar atij për nga thellësia frymore. Në fakt, shumë prej shekujve të tjerë që atëhere, kanë qenë shumë shumë të cekët, veç me një grusht dritash të shkëlqyeshme lavdie - zakonisht me jo më shumë se disa dyzina burrash e grash - për të bërë dritë mbi errësirën.

    Kjo epokë - në të cilën jetojmë unë dhe ti - është provuar të jetë padiskutim epoka më e përqëndruar rreth Biblës që nga koha e Farisenjve; kjo epokë rivalizon me tjetrën edhe për faktin se është një nga epokat ku thellësia frymore theksohet aq pak si rrallëherë! (Dhe njerëzit e sotëm, bezdisen po aq sa edhe njerëzit e asaj epoke të kaluar, kur dikush e ngre këtë fakt!)

    Por ky nuk është i vetmi rekord që ka shënuar epoka jonë. Ne po vendosim një sëri rekordesh. Për shembulll, deri më sot 1500-ta përgjithësisht e ka mbajtur trofeun si epoka më e korruptuar financiarisht në historinë e Kishës. Ato ishin ditët në të cilat mëkatet e tua mund të fshiheshin nga defteret e Perëndisë - vetëm me para të thata në dorë. Ne nuk bëjmë tamam këtë, por me postën tonë, me zarfat e biznesit, broshurat katër ngyrëshe, fondacionet, fushatat profesionale të mbldhjes së parave, "të jetuarit me anë të besimit", përjashtimin nga taksat dhe predikimet mbi shërbimin, kur arrijnë moshën 35 vjeçare, shumë prej shërbyesve të ungjillit janë bërë organizatorët dhe parambledhësit më të aftë në piacë.

    E njëjta gjë mund të thuhet për intelektualizmin. 1700-ta konsiderohet zakonisht si batica e intelektualizmit në besimin e Krishterë, por sot kjo tokë mban më shumë njerëz me doktorata në teologji se çdo epokë tjetër. Të pakënaquar me thellësinë frymore që ka prodhuar kjo klimë intelektualiste, këta njerëz çirren se zgjidhja është një edukim i krishterë më i shumtë, më i mirë, dhe më i lartë. Kjo është epoka e librave dhe letrave të pafund me një pafundësi shumlojshmnërie të subjekteve, një epokë që prodhon njerëz që mbajnë leksione marramendëse mbi doktrinën e lutejs dhe që megjithatë dinë fare pakk mbi përvojën e saj më të thellë. Kjo epokë në përgjithësi nuk e ka njohru kurrë Krishtin në një mënyrë të thellë. Të sofistikuar, mospërfillës, sterilë dhe pa pasione, ne e kemi zhvatur nga duart e 1700-ës trofeun për epokën më intelektuale në historinë e kishës.

    Epka mes 1100-ës dhe 1400-ës përgjithësisht konsiderohet si epoka më e errët dhe më e korruptuar e historisë së kishës, një epokë në të cilën papati arritë në pikën më të lartë sunduese dhe kisha u bë forca më e fuqishme politike dhe financiare në tokë.

    Por ne jetojmë në një epokë ku ksiha duket si kështjellat e librave me tregime. Shërbyesit e Perëndisë sot, duke vështurar idenë e punëtorëve të shek. të parë për të mos pasur asgjë gjatë gjithë jetës, mund ta shohin një ideologji të tillë si një kult. Ata jnë krejt të pangjashëm me etërit e tyre, të krishterët e hershëm, të ciët ishin armiqtë e natyrshëm të komintetit të tyre, që luftuan për privilegjin e të jetuarit gjithë jetën pa zotëruar asgjë përveç rrobave të trupit dhe që gazullonin si të varfër.


    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit

    Ata që i shërbejnë Zotit "me orar të plotë" në këtë epokë duhet të dinë se do kujtohen si ndër njerëzit më të pasur, më komercialë, më të sofistikuarit, më të prirurit nga gjërat e kësaj bote, më të rehatshëm dhe më materialistë, që ka njohur historia fetare.

    Ka edhe një trofe tjetër - mbi çdo tjetër - të cilin kjo epokë do ta fitojë (veç mos ndodhtë ndonjë ndryshim rrënjësor shumë shpejt). Në çdo epokë, të historisë së kishës, janë shënuar emrat e disa burrave e grave të devotshëm shenja dalluese e të cilëve ishte një thellësi e hatashme frymore dhe një braktisje totale e devotshme. Të tillë njerëz kishte edhe në ditët më shterpë që janë përjetuar ndonjëherë në epokat e errëta. Në çdo epokë ka patur gjithmonë të paktën disa njerëz që e kanë njohur Atë në thellësi. A do të kalojë vallë kjo epoka jonë pa ndonjë dëshmi të tillë? Nga një pikë vështrimi krejtësisht historike, ne duhet të kategorizohemi si besimtarët më të cekët që kanë kaluar ndonjëherë në faqet e historisë së kishës.

    Është gjykimi im i studiuar se ndonjë brez i ardhshëm do ta gjykojë këtë shekull si shekullin më të errët në thellësinë dhe përvojën frymore në historinë e kishës - veç në mos ndodhtë diçka radikale... shumë shpejt.

    Më të korruptuar se në ditët e errëta para Luterit; më impotentë intelektualisht se gjatë lulëzimit të Kalvinizmit; më të mbrapshtë financiarisht se në ditët që sollën shpërthimin e Gjon Pagëzorit; më të helmuar me shtytjen për fuqi frymore se në çdo epokë, e megjithatë duke e ushtruar atë fuqi të jashtme me më pak transformim të brendshëm se askush tjetër që nga koha e Mbretit Saul; të dashuruar me dhuratat, megjithëse e njohim fare pak Dhuruesin, epoka jonë ka prodhuar njerëzit më komercialë, materialistë e të dhën pas modës që kanë thirrur ndonjëherë emrin e Tij.

    A mos është pak si shumë i ashpër ky vlerësim? Unë do të të përgjigjesha duke të treguar një trofe të fundit që kjo epokë mund të fitojë: ne dukemi të jemi më totalisht të verbër ndaj privimit të thellësisë sonë frymore se të gjithë shekujt e tjerë të mbledhur së bashku.

    Është e vërtetë se ne kemi ndërtuar më shumë ndërtesa dhe kemi themeluar më shumë organizata fetare se të gjitha epokat e mëparshme të marra së bashku. Është e vërtetë se Krishtërimi i stoëm ka fituar më shumë njerëz për Krishtin se të gjitha epokat e tjera së bashku, por është po ashtu e vërtetë se këta të kthyer të rinj ëkanë vendosur rekorde të reja për kohën e shkurtër gjatë së cilës ata kanë ndjekur Zotin me devocion të braktisur.

    Nëse historia e kaluar e kishës është njëfarë udhërrëfyesi ne mund të vështrojmë me optimizëm për ndonjë lloj prapakthimi. Thellësia frymore është gati për një rikthim! Unë nuk di ndonjë tjetër më të kualifikuar për të fituar vëmendjen tonë, të shkrijë zemrat tona dhe të na prezantojë me disa prej thellësive të Krishtit, se sa zonja që shkroi këtë libër të vogël.

    E paftë Perëndia me vend të na bekojë në një epokë të një cektësire të tillë frymore.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit

    E ARDHMJA E KËTIJ LIBRI


    Duket të ketë një ringjallje të interesit mbi jetën e Jeanne Guyon. Në është kështu, unë besoj se një ditë, katolikët do ta shohin ndryshe një prej bijave të tyre më të shquara. Shpesh Roma i ka dënuar me vdekje shërbyesit e saj dhe më vonë është kthyer dhe i ka shenjtëruar ata. Katolicizmi, nuk ka nxjerrë ndonjëherë, për standartet e tyre, një grua më të kualifikuar për t'u shenjtëruar se sa Jeanne Guyon.

    Meqë jemi në temën e Kishës Katolike, do të doja të bëja këtë vëzhgim. Është e mahnitshme se si Katolicizmi, me kaq shumë tradita, rituale dhe mësime të tija të prejardhura nga paganizmi, ka prodhuar vazhdimisht më shumë njdekës të devotshëm të Krishtit sesa ne protestantët! Të krishterët më të thellë në historinë e kishës, nuk kanë qenë protestantë! Katolikët renditen të dytët, protestantët të tretët në të nxjerrurit e të krishterëve të thellë në historinë e kishës, në ilustrimin e jetës më të thellë të krishterë dhe të një dashurie pasionante përmbytëse për Jezu Krishtin.

    Kush renditet i pari? Nëse do të shohësh me vëmendje, do të gjesh të shpërndarë në gjithë shekujt e historisë së kishës, grupe të vogla të krishterësh - as katolikë as protestantë - që kanë mbartur shenjën e kësaj braktisjeje në Zotin*.

    Ndoshta ky libër do të gjejë një pritje të ngrohtë në të tre grupet. Në fakt, ka rrezik të pritet kaq mirë sa nuk do të marrë vëmendjen e disiplinuar që kërkon.

    Ka një publik të gjerë të krishter që thjesht përpin literaturën "devocionale", sapo del nga shtypshkronja. Kam ndjesinë që shumë të krishterë do të gjejnë këtu veç një libër devocional më shumë për ta lexuar, për ta soditur, për ta zbatuar për pak ditë dhe më pas ta lënë mënjanë.

    Pastaj vinë ata që do ta kthejnë përmbajtjen e këtij libri në një seri predikimesh mbi lutjen.

    Ky thesar revolucionar meriton një fat më të mirë. Megjithatë, ka edhe disa lexues që do të shquajnë karakterin unik të këtij libri dhe thellësinë frymore të autores së tij. Këta janë të krishterët që do t'i hyjnë shtegut të treguar në këtë libër dhe do të pijnë thellësisht nga një aventurë e madhe e brendshme. Një lexues të tillë, e pret zbulimi më i mrekullueshëm, i shtrentë dhe ndoshta më i papritur që ai ka bërë ndonjëherë: pasuritë e pafundme që gjenden në takimin me Jezu Krishtin.


    Nëse të qëllon të jesh në këtë kategori, do të doja të shprehja një dëshirë. Kam parandjenjën se Zoti do të pëlqente së tepërmi ta braktiste këtë muhabetin e të krishterëve të izoluar që bekohen të izoluar dhe "thellë në Krisht". Shpresoj se së shpejti, ne të krishterët do ta braktisim të ndenjurit në shtëpi si kopracë frymorë që mbledhin përjetime të thella me Krishtin... dhe do të lëvizin drejt një aventure më të përbashkët të jetës së krishterë më të thellë.

    Kjo na ka sjellë në një kategori tjetër të krishterësh dhe është pikërisht për ty veçanërisht që ky libër u shkrua. Je pikërisht ti, që mbi gjithë të tjerët, unë shpresoj se do të kapesh fort pas këtij libri dhe nuk do dorëzohesh derisa e gjithë përmbajtja e tij të jetë bërë realitet.

    Kujt po i drejtohem unë?

    Atyre që kanë zemër për t'u nisur në aventurën e madhe për tmerrësisht të rrezikshme të ripërtëritjes së jetës së kishës.

    Lejomë të shpjegohem.




    *Disa prej grupeve të cilët nuk kanë qenë as protestantë as katolikë dhe që janë shfaqur gjatë shekuve si ndjekës të pastër dhe besnikë të Jezu Krishtit, janë Katharët, Prishilanistët, Palikanët, Bogomilët, Waldesianët dhe Albigensët, Lolardët, Unitas Fratrum, Moravianët dhe Brethren. Ndoshta ti do kesh dëshirë të lexosh librin "Pishtari i Dëshmisë", i cili tregon historinë e këtyre njerëzve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 17-12-2009 më 09:46
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit

    ÇËSHTJA E KËSAJ EPOKE


    Një herë Jeanne Guyon vuri në dukje se në çdo epokë Perëndia ngre një çështje frymore. Gjatë jetës së Palit, kjo çështje ishte "veprat dhe besimi". Që atëhere, çdo epokë ka patur mospajtimet e saj; dhe në çdo epokë që nga Kostandini, Perëndia ynë ka qenë i interesuar të ripërtërijë ato përvoja të çmueshme të kishës së hershme të cilat kishin humbur. Në epokën e saj, Perëndia përdori Jeanne Guyon për të ngritur çështjen e Krishtit që banon brenda nesh. Kjo do të thotë se Zoti është brenda teje - duke punuar nga brenda jashtë - që ti të mund ta përjetosh dhe ta njohësh Atë duke jetuar në atë dhomëzën e brendshme ku Ai ka banesën e Tij. (Kjo do të ishte ende një goxha çështje edhe sot!) Ajo ngriti çështjen e Krishtit të brendshëm.

    Por Perëndia nuk pushoi së ngrituri çështje në shekullin 17-të. Ai vazhdoi të ngrinte çështje të tjera. Ai është një Perëndi ripërtëritës.

    A ka ndonjë çështje frymore në epokën tonë? Hmm, nëse nuk ka, duhet të ketë! Nëse burrat dhe gratë sot, do të fillonin të përjetonin thellësitë e Jezu Krishtit në mijëra, në një mënyrë të vërtetë dhe transformuese, përjetimi i tyre thjesht nuk do kishte vend në ritet e sotme të Krishtërimit, qofshin ato të formës Katolike apo Protestante. Asnjëra prej këtyre lëvizjeve aktualisht nuk është e strukturuar për të mbajtur një masë njerëzish të devotshëm që ecin në thellësitë frymore. Ose që ta marrim ndryshe, të dyja lëvizjet janë strukturuar në një drejtim tjetër; nga vetë natyra e saj, kjo është një strukturë që pengon rrjedhat e dashurisë së pafre që kanë për qëllim të derdhen drejt Perëndisë. Vetë elementi, vetë fryme, vetë përbërja dhe struktura e Protestantizmit dhe Katolicizmit të sotëm, e pengojnë një takim të thellë me Perëndinë!

    Kur ti përfytyron njerëz që e duan Krishtin me pasion, që janë totalisht të praktisur në Të, njerëzit që e njohin mirë Atë dhe që nuk njohin asgjë tjetër mbi dhe përveç Tij, a të shkon mendja te takimi i së Djelës në mëngjes? Njerëz të tillë si këta që sapo përshkrova, nuk mund të përshtaten - jo për një kohë të gjatë sidoqoftë - në trajtën e strukturuar të drejtimit kryesor të Krishtërimit.

    Një ringjallje e njjë përjetimi të Krishtit në thellësi, në mënyrë të natyrshme do të sillte një mall për këtë gjë të papërcaktueshme, të quajtur ndonjëherë "jeta e kishës".

    Ç'është "jeta e kishës"? Unë nuk di si të jap një përcaktim të saj, por është kisha, e lavdishme, mahnitëse dhe gjithpërfshirëse; kisha xheloze që përpin gjithë jetën tënde; kisha magnetike, që thith çdo çast të jetës tënde; kisha e gjallë dhe e lirë; kisha që ka hapur krahët në fluturim. Jo një vend, por një popull - që jeton në qiej, i përfshirë pambarimisht nga Ai dhe i verbër ndaj çdo gjëje tjetër. Kisha siç ishte një herë, duhet të jetë prapë, mund të jetë, do të jetë! Një nuse - e pasionuar, krejtësisht e dhënë dhe marrëzisht e dashuruar me Zotin e saj dhe Dashurinë e saj. Një popull që njeh dhe përjeton Atë!

    Ki parasysh këtë i dashur lexues: Jezu Krishti të do. Ai të shpëtoi. Ti e do Atë. Kjo është njëra nga arsyet që ti po e lexon këtë libër: për ta njohur më mirë Atë. Ti, një individ, dëshiron ta njohësh Atë. Por Perëndia nuk të krijoji ta ndjekësh Atë vetëm si një individ.

    Të lutem kujto që gjysma e Dhjatës së Re është shkruar për kisha dhe jo për individë! (Duke kënë mënjanë katër biografitë e Zotit, pothuaj e gjithë Beslidhja e re i drejtohet kishave. Kisha: fërgëlluese, të lira, të lirshme. Kisha që mblidheshin nëpër shtëpira, njerëzit e të cilave ndanin jetën e njëri - tjetrit dhe e donin njëri - tjetrin dhe Zotin e tyre në mënyrë të papërshkrueshme). Ato kisha ishin të pabesueshme, jo se ishin pa probleme, apo se ishin të përsosura moralisht, por në ndjekjen dhe përjetimin e tyre të përditshëm të Jezu Krishtit, në gëzimin absolut të të njohurit të Tij së bashku, përditë, pambarimisht.

    U bëftë kjo çështja e epokës së ndokujt! Po, çështja e ringritjes së përjetimit të asaj gjëje të mrekullueshme të quajtur kishë.

    Ty dhe mua, nuk na mbetet ndonjë alternativë tjetër nëse kridhemi në thellësitë e pafund të Jezu Krishtit, në fund ne do të arrijmë në çështjen e jetës së kishës. Dëshira e mbrame e Perëndisë nuk është që ti të jesh i pasur apo i lumtur, apo që ti tëkesh një jetë të këndshme devocionale, apo një mijë gjëra të tjera që mund të të vijnë ty në mendje. Rilexoje historinë. Pasioni, qendra e Shkrimit, është Krishti dhe kisha. Unë dhe ti, nuk mund ta njohim Krishtin si duhet, pa njohur gjithashtu edhe përvojën e gjallë të kishës.

    Ti nuk mund të kesh shpëtim pa një Krisht të gjallë. Ti nuk mund ta arrish plotësisht qëllimin e jetës së thellë të krishterë, pa një përjetim të gjallë të Krishtit dhe një ecjeje në brendësi të përvojës së jetës së kishës.

    Perëndia thjesht e ndërtoi planin e Tij të madh me Krishtin dhe kishën në qendër. Ai e bëri këtë, vetë natyrën e gjërave. Ti mund ta luftosh atë, nëse vendos kështu, por nuk mund ta mundësh; Perëndia i bëri Krishtin dhe kishën qendrorë. Ky fakt rrjedh në vetë damarët e universit. Ti mund të provosh nonjë rrugë tjetër, por s'ka për të të dalë gjë. Ti po lëviz kundër planeve të Perëndisë. Krishti dhe kisha, janë përfundimi i projekteve të Perëndisë. Universi shkon në atë drejtim; çdo rrugë tjetër është kundër rrymës.

    Ti ke nevojë për Krishtin - jo në mendjen tënde, por në një takim përfshirës. Ti ke nevojë për kishën - jo si një ndërtesë e gurtë, por si të jetuarit e gjithë ditës tënde, e gjithë jetës tënde.

    Kështu i dashur lexues, ky libër vlen për të gjithë njerëzit e Perëndisë, por kësaj here ai vlen më së shumti për ata që dëshirojnë të përjetojnë thellësitë për të cilat flet ky libër në kontekstin e jetës së kishës. Vetëm i Krishteri që e vendos veten në atmosferën e jetës së kishës do të njohë thellësitë e plota të Krishtit. Duket që Zoti i bëri gjërat në mënyrë të atillë që plotësia e Tij të njihet vetëm atje.

    Dhjata e Vjetër tregoi gjithçka mbi Krishtin, por kur njerëzit e atëhershëm e lexuan, nuk e panë Atë atje. Perëndia është i tillë. Ai e mban zbulesën më të lartë paksa të mbuluar. Pse? Që njerëzit të mos e shkelin atë me këmbë.

    Por pastaj, një ditë Krishti erdhi! Perëndia e ngriti mbulesën menjëherë. Njerëzit mund të përkuleshin mbi Dhjatën e Vjetër dhe të shihnin Krishtin më të fare qartë! Por në të njëjtën kohë që Perëndia ua hoqi mbulesën atyre, Ai bëri edhe diçka tjetër! Ai hodhi një mbulesë mbi njerëzit e rinj. Ndërsa Krishti jetoi në tokë, njerëzit që e dëgjuan Atë, nuk mundën ta kapnin kuptimin e plotë të fjalëve të Tij. Krishti iu mbulua të gjithëve përveç një grushti dishepujsh të Tij (dhe madje dhe ata nuk e kuptuan plotësisht Atë ndërsa Zoti i tyre erdhi brenda tyre).

    Që nga ditët e Kostandinit (325) një pjesë e madhe e qëllimit fillestar të Perëndisë ka humbur. Që nga Reformimi, që nga Luteri, Perëndia i ka ripërtërirë ato gjëra, por Ai vazhdon me parimin e mbulimit të punës së Tij në tokë. Kur Ai ngre mbulesën e gjësë së fundit që ripërtërin, Ai kthehet dhe mbulon aktivitetin e Tij të ri. Ai e bën këtë për t'i ruajtur gjërat e shtrenjta për Të nga të përdhosurit.

    Ne për shembull, na është thënë se 80% e të gjithë mësimeve themelore dhe ungjilliste sot, vijnë nga lëvizja e Brethren të Plimuthit në fillim të 1800-ës. Ky duket të jetë një fakt historik i paluajtshëm. Por ti s'mund t'i kishe bindur kurrë teologët e 1800-ës për këtë.

    Duhet të afrohej mesi i 1800-ës që rryma kryesore e Krishtërimit të fillonte të lexonte shkrimet e Brethren dhe së fundi, të kuptonte pasurinë që gjendej në to. Shërbyes të aty për atyshëm filluan të pregatisnin predikime të bazuara mbi ato që kishin lexuar në shkrimet e Brethren. Komuniteteve të së Djelës në mëngjes, kjo u bëri shumë përshtypje. Por struktura nuk mund të pranonte gjithçka kishin thënë Brethren. Ajo çka ata dhanë në mësimet e tyre, duhej të pastrohej ca për t'u përshtatur.

    Problemi u zgjidh fare thjesht; njerëzit, thjesht lanë jashtë çështjen kryesore. (Tani ti e kupton pse Perëndia e mbuloi punën e Tij mes Brethren pr një brez të tërë).

    Po përse lejoji Zoti që puna e Brethren të dilte në publik në fund të fundit? Përse lejoji Ai që kuptimi i tyre i mrekullueshëm i gjërave dhe përvoja e tyre të bëheshin të zakonshme dhe të holluara? Me sa duket kur mesazhi i Brethren u bë material i mirë për predikimet e së Dielës në mëngjes, kontributi kryesor i tyre në historinë e kishës, filloi të mbarojë.

    Pse? Sepse Ai kishte shkuar më tej. Perëndia kishte shkuar përpara, duke i lënë brethren si një nga punët e Tij të së kaluarës. Ai kishte shkuar më tej, për të bërë një punë ringritëse diku tjetër, një punë më të thellë dhe një punë të fshehur nga zbulimi i plotë.

    Zoti ka lëvizur tutje përmes disa lëvizjesh të krishtera që atëhere. Çka është e fshehur për një brez, predikohet të Djelën gjatë një brezi tjetër. Zoti atëhere shkon më tej, duke i dhënë një pune të re kuptimin e brendshëm fillestar të së parës dhe duke i shtuar kësaj zbulesën... duke u dhënë atyre mbretëri të tëra të reja për t'i zbuluar, përjetuar dhe ringritur.

    Sot, shërbyes në mbarë botën, shpallin gjëra që iu zbuluan grupeve të vogla të pabujshme të brezit të shkuar.

    (Shërbyesit e sotëm, sjellin gjithashtu edhe gjëra marramendëse mbi të cilat ata nuk dinë absolutisht asgjë, dhe që nuk i kanë përjetuar kurrë. Në thelb, ata përsërisin ato që kanë lexuar në libra. Dhe njerëzit e ulur nëpër banka për të dëgjuar, mahniten së tepërmi. Maja e mprehtë, natyrisht që është lënë mënjanë).

    Mos qaj, as mos vajto. S'prish punë. Diku mbi tokë, sot, Perëndia ynë po lëviz drejt një zbulese më të lartë dhe drejt rrafshnaltave të reja të ripërtëritjes!

    Tani, çka të bëjë gjithë kjo me këtë libër?

    Vetëm kaq: Për rreth 300 vjet, përmbajtja e këtij libri u fsheh nga lexuesit e zakonshëm. Pse? Ndoshta sepse ai përmban disa prej depërtimeve më të larta dhe zbulesave më të thella të sekreteve të të përjetuarit të Krishtit që janë hedhur nodnjëherë në letër. Por për 300 vjet - për shkak të gjuhës së pakuptueshme në të cilën është shkruar - Perëndia lejoji që ky libër të ecte përmes historisë, pjesërisht i fshehur nga sytë e publikut.

    Ky është një vlerësim i madh për autoren dhe vetë librin! Është pothuaj sikur Perëndisë iu desh të priste rreth 300 vjet para se ta hapte atë në sytë e të gjithëve sepse s'ka patur asgjë më të thellë e më të pasur që t'ia kalonte atij.

    Tani libri është i vlefshëm për të gjithë. Si libër, ai ka fare pak - për të mos thënë asnjë - shokë. Por diku, Perëndia ka lëvizur! Zbulesa e Tij mbi të përjetuarit e Birit të Tij është rritur edhe një herë; mbretëri të reja janë hapur. Libri prapë nuk ka shok, por përvoja e shkruar këtu, nuk është pika ku Perëndia është ndalur. Diku tutje, Zoti ynë është nisur të lëvizë më thellë e më lart.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit

    SI TA PËRDORIM KËTË LIBËR


    Cila është mënyra më e mirë për ta përdorur këtë libër? Duke i dhënë atij një pjesë të madhe nga koha jote. Edhe diçka tjetër. Në vitet që do të vijnë unë do të të rekomandoja t'i ktheheshe këtij libri herë pas here. Mesazhi i tij zgjerohet pa masë ndërsa ti piqesh në rrugën e Krishtit. Mesazhi i këtij libri do të të ndalë në të 20-at, do të të trazojë në të 30-at, do të të thyejë në të 40-at dhe do të vazhdojë të të thërrasë thellë e më thellë në Krisht në vitet që vijnë.

    Kthehu përsëri dhe përsëri

    Kur ky libër ra në dorën time për herë të parë, ai ishte në formën e një botimi të shëmtuar me shaptilograf. Kushdoqoftë ai që e ksih pregatitur atë botim, kishte shtuar një hyrje. Unë ende e kujtoj thelbin e fjalëve të hapjes. Këtë epilog do ta mbyll me ato fjalë. Ato ishin pak a shumë kështu:

    Që ky libërth ra në dorën tënde, është një shenjë se Perëndia dëshiron të bëjë
    një punë të posaçme në zemrën tënde.


    Nëse libri "Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit", ishte një ndihmë në kërkimin tënd për një jetë frymore më të thellë, besoj se do kesh dëshirë të lexosh gjithashtu "Jeta më e Lartë" dhe "Sekreti për në Jetën e Krishterë".



    Fund
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •