Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 58
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli XXII

    Gjendja e Pandryshueshme



    Ne do ta fillojmë këtë kapitull me këtë fakt të thjeshtë: përjetimet e tua frymore ndahen në dy kategori - ato që janë të jashtme dhe ato që ndodhin brenda, thellë në qënien tënde. Ti i jep formë aktiviteteve apo veprimeve të ndryshme: disa janë të sipërfaqshme; disa janë të thella.

    Aktivitetet e tua të jashtme janë ato që mund të shihen së jashtmi. Pak a shumë, ato kanë të bëjnë me gjëra fizike. Ti duhet të kptosh diçka: Në to nuk ka ndonjë mirësi të vërtetë, as rritje frymore dhe ka fare pak përjetim të Krishtit!

    Natyrisht që ka një përjashtim: nëse veprimet e tua të jashtme janë rezultat i diçkaje që ka ndodhur thellë brenda teje, atëhere këto veprime të jashtme marrin një vlerë frymore dhe kanë edhe mirësi të vërtetë. Por aktivietetet e jashtme kanë vetëm aq vlerë frymore sa marrin nga burimi i tyre.

    Rruga jonë, pra, është e qartë. Ne duhet t'i kushtojmë vëmendje të plotë atyre aktiviteteve që ndodhin thellë në qënien tonë të brendshme. Këto janë aktivitetet e Frymës. Fryma është brenda dhe jo jashtë. Ti kthehesh së brendshmi drejt frymës tënde dhe duke bërë këtë, i largohesh punërave dhe shpërqëndrimeve të jashtme.

    Punërat e brendshme fillojnë thjehst duke u kthyer së brendshmi tek Jezu Krishti, sepse atje gjendet Ai, benda frymës tënde.

    Ti duhet të kthehesh vazhdimisht së brendshmi tek Perëndia.

    Kushtoja Atij gjithë vëmendjen tënde; derdhe gjithë forcën e qënies tënde vetëm në Të:

    Bashkoi të gjitha shtysat e zemrës tënde në shenjtërinë e Perëndisë. (Apokrifa)

    Davidi e shprehu këtë kaq mirë kur tha: "O forca ime, do të shikoj ty, sepse Perëndia është kështjella ime". (Psalmi 59:9)

    Si bëhet kjo? Duke u kthyer me vondosmëri tek Perëndia, i cili është gjithmonë aty brenda teje.

    Isaia tha: "Kthehu tek zemra jote" (Isaia 46:8)

    Çdonjeri prej nesh, duke mëkatuar, i është larguar zemrës së tij dhe Perëndia vetëm zemrën dëshiron.

    Biri im, më jep zemrën tënde dhe sytë e tu gjetshin gëzim në udhët e mia. (Fjalët e Urta 23:26)

    Çdo të thotë t'ia japësh krejt zemrën tënde Perëndisë?

    T'ia japësh zemrën tënde Perëndisë, do të thotë ta kesh të gjithë energjinë e shpirtit tënd të përqëndruar tek Perëndia.

    Vetëm në këtë mënyrë ne jemi në përputhje me vullnetin e Tij.

    Nëse je i ri në këtë udhëtim, fryma jote nuk është ende e fortë. Shpirti yt kthehet lehtësisht tek gjërat e jashtme fizike; ti mund të shpërqëndrohesh fare lehtë nga Zoti, Qendra jote.

    Se sa shumë i largohesh Atij, do të varet nga sa shumë jepesh pas trazimeve dhe deri ku e lejon veten të tërhiqesh nga gjërat e sipërfaqes. Po në të njëjtën mënyrë, mënyrat që do të përdorësh për t'u kthyer tek Perëndia, do të varen nga sa larg Tij ke shkuar. Nëse je larguar veç pak, një kthim po aq i lehtë të nevojitet për të ardhur përsëri tek Ai.

    Sapo ta pikasësh veten tek largohesh nga Zoti, duhet ta kthesh me vetëdije vëmendjen tënde drejt Perëndisë së gjallë. Rihy në frymën tënde; kthehu menjëherë në atë vënd që është vërtet vendi yt: te Ai. Sa më i plotë të jtë ky kthim, aq më i plotë do jetë edhe kthimi yt tek Zoti.

    Të jesh i sigurt se do të mbetesh aty - në Perëndinë - për sa kohë që vëmendja jote është përqëndruar mbi Zotin Jezu Krisht. Çfarë do të të mbajë aty? Ti do të mbahesh aty nga influenca e fuqishme e të kthyerit të thjeshtë e pa pretendime të zemrës tek Perëndia.

    Përsërite këtë kthim të thjeshtë së brendshmi tek Zoti gjithmonë, sa herë që largohesh prej Tij. Të jesh i sigurt se së fundi, ky kthim do të bëhet përvoja jote e pandërprerë.

    Por ç'do bësh ti deri atëhere?

    Deri atëhere, thjesht vazhdo të kthehesh tek Ai çdo herë që i je larguar. Kur diçka përsëritet pafundësisht, shndërrohet në zakon. Kjo është e vërtetë edhe për shpirtin tënd. Pas shumë të ushtruari shpirti yt formon zakonin e të kthyerit së brenshmi tek Perëndia.

    Me fjalë të tjera, sa më shumë që ti përparon në Krisht, aq më shumë do banosh me Të pandërprerë, pa t'u dashur të ikësh e të kthehesh pambarimisht. Kthimi yt do të jetë gjithmonë e më pak drejt së jashtmes. Përfundimisht, kthimi do të bëhet i pakapshëm si veprim i ndërgjegjshëm në sipërfaqe dhe do të ndodhë thellë brenda teje.

    Ajo çka filloi si diçka krejt sporadike, një veprim i ndërgjegjshëm dhe i qëllimshëm, bëhet diçka e zakonshme dhe e vazhdueshme, pa ndërprerje. Një akt i brendshem i përhershëm i të qëndruarit në Të, fillon të ndodhë brënda teje.

    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Ç'nënkuptoj me këtë qëndrim të vazhdueshëm në brendësi?

    Të jesh pambarimisht i kthyer thellë së brendshmi, thjesht do të thotë që, duke u kthye së brendshmi tek Perëndia, me anë të një veprimi direkt, ti ke mbetur në praninën e Tij. Ti nuk ke nevojë të vazhdosh të kthehesh tek Krishti; ti tashmë banon me Të në dhomëzat e frymës tënde. I vetmi rast në të cilën ti ke nevojë të rikthhesh, është kur qëndrimi yt me Të ndërpritet për ndonjë arsye.

    Në këtë pikë të jetës stënde, ti nuk duhet të preokupohesh duke u përpjekur të kthehesh tek Zoti me anë të një mënyre apo mjeti të jashtëm. Për ty madje do të jetë e vështirë të bësh një veprim të jashtëm të qëllimshëm kthimi, pasi të kesh filluar të banosh së brendshmi me Të.

    Ti je kthyer tashmë së brendshmi tek Zoti; çdo veprim i jashtëm veç do të të largojë nga bashkimi me Të. Të krijosh aktin e kthimit së brendshmi, ky është qëllimi! Pasi ky akt të ketë zënë vend te ti, ai do të shprehet si një banim i përhershëm në frymën tënde dhe një shkëmbim i pandërprerë dashurie mes teje dhe Zotit. Pasi t'ia kesh arritur këtij qëllimi, nuk ka më nevojë që ta kërkosh atë me punëra të jashtme. Ti mund ta harrosh veprimin e jashtëm të përpjekjes për ta dashur Zotin dhe për t'u dashuruar prej Tij. Në vend të kësaj, vetëm vazhdo ashtu siç je. Të duhet të qëndrosh pranë Perëndisë me anë të këtij banimi të brendshëm të pandërprerë.

    Në këtë gjendje të të kthyerit pambarimisht tek Perëndia, ti po banon në dashurinë e Perëndisë dhe ai që banon një dashuri, banon në Perëndinë. (Gjoni 4:16) Ti pushon. Po ç'do të thotë kjo? Ti pushon në aktin e pafund të të banuarit.

    Tani, në këtë gjendje pushimi, shpirti yt është pasiv apo aktive? Është aktiv! Ti nuk je në gjendje pasive megjithëse po pushon. Po ç'aktivitet mund të ketë në pushim? Ti po pushon në aktin e të banuarit në dashurinë e Tij. A mund të jetë ky një aktivitet? Po! Brenda frymës tënde po ndodh diçka. Kjo është një kredhje e ëmbël në Hyjni.

    Tërheqja e brendshme - tërheqja magnetike - bëhet gjithmonë e më e fuqishme. Shpirti yt, duke pushuar në dashuri, tërhiqet nga kjo tërheqje e fuqishme dhe kridhet pambarimisht më thellë në atë dashuri.

    Siç e sheh pra, ky aktivitet i brendshëm është bërë shumë më i madh se ç'ishte kur shpirti yt filloi të kthehej së brendshmi. Aktiviteti i brendshëm është rritur nën tërheqjen e fuqishme të Perëndisë që të tërheq drejt Tij!

    Ndryshimi qëndron në faktin se në fillim aktiviteti ish më shumë i jashtëm; tani ai është zhvendosur së brendshmi; ai është bërë i thellë, i brendshëm, i fshehur dhe i padallueshëm së jashtmi.


    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të përjetosh thellësitë e Jezu Krishtit!

    Ai i krishterë që i është dhënë Perëndisë totalisht (pra një i krishterë në të cilin ky aktivitet ndodh vazhdimisht), nuk është as i vetëdijshëm për të gjitha këto gjëra! Ai nuk mund ta ndjejë këtë aktivitet sepse ky lloj aktiviteti është i gjithi një kthim absolut dhe i përbrendshëm tek Perëndia. Asgjë nuk është e jashtme apo sipërfaqësore.

    Kjo është arsyeja që disa të krishterë që kanë arritur këtë nivel kanë raportuar se ata nuk bëjnë asgjë, se nuk ekziston asnjë aktivitet dhe nuk ndodh asnjë kthim brënda tyre.

    Pa dashur, ata gabojnë rreth gjendjes së tyre të brendshme; në fakt, ata janë më aktiv se kurrë dhe ndodhen në një kthim të vazhdueshëm te Perëndia. (Ata veprojnë çdo herë që kthehen së brendshmi dhe kthehen te Perëndia.)

    Ajo që duhej të thonin ata është se nuk ndjejnë ndonjë aktivitet të veçantë, jo se brenda tyre nuk po ndodh asnjë aktivitet.

    Oh, është e vërtetë se ata nuk po veprojnë (apo kthehen)nëpërmjet vetvetes. Megjithatë, ata po tërhiqen dhe ata po ndjekin tërheqjen. Dashuria është pesha që i kredh ata.

    Nëse ti do bije në det dhe nëse ky det doishte i pafund, ti do bije nga njëra thellësi në tjetrën për gjithë përjetësinë. Kështu ndodh me një të krishter që ndodhet në këtë vënd të qëndrimit të vazhdueshëm në Të. Ai nuk është i vetëdishëm as për këtë rënje, dhe megjithatë ai po kridhet me një shpejtësi të papërfytyrueshme drejt thellësive të brendshme të Perëndisë.

    Tani ndodhemi në një pikë nga ku mund të nxjerrim disa konkluzione rreth temës së këtij kapitulli.

    Së pari, nuk themi se nuk jemi ne që e krijojmë aktin e të kthyerit te Perëndia. Jemi ne që e bëjmë. Secili prej nesh kthehet së brendshmi. Por, mënyra si e bëjmë, është një çështje tjetër. Mënyra si kthehemi së brendshmi nuk është e njëjtë për të gjithë.

    Megjithatë, këtu e bën edhe gabimin i krishteri i ri. Çdo person që dëshiron të kthehet te Perëndia të qëndrojë me Të në mënyrë të natyrshme, pret të ndjejë praninë e Zotit dhe ta përjetojë Atë së jashtmi.

    Thjesht, kjo gjë nuk mund të ndodhë gjithmonë.

    Përvojat e jashtme janë për fillestarët! Por ka edhe përvoja të tjera; këto përvoja janë shumë më të thella dhe shumë më të brendshme. Përvoja të tilla të thella kapen nga ata të krishterë që kanë përparuar disi në përvojat frymore.

    A duhet përbuzur ndjenja e jashtme e pranisë së Zotit? Sigurisht që jo! Është e vërtetë se aktet e jashtme janë prekje shumë të dobëta të Zotit; dhe për më tepër ato kanë shumë pak vlerë. Të ndalosh aty, është t’i privosh vetes tënde përvojat më të thella të një të krishteri të pjekur. Por – dhe ti duhet të jesh shumë i qartë për këtë – është gabim i madh për një të krishter të ri – për ty – të provosh një ecje të thellë të brendshme, pa përjetuar më parë kthimin e jashtëm te Krishti dhe të njohjen e asaj ndjenje të jashtme të pranisë së Tij.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Autori te Predikuesi thotë: “Çdo gjë ka stinën e vet” (Predikuesi 3:1). Kjo është veçanërisht e vërtetë për shpirtin tënd. Çdo nivel tranformimi nga i cili kalon shpirti ka një fillim, një vazhdim dhe një përfundim. Të ndalosh në fillimin e njërit prej këtyre niveleve është marrëzi. Ti duhet të kalosh përmes një periudhe të mësuarit dhe më pas përmes një periudhe përparimi. Në fillim të duhet të mundohesh me zell, por në fund ti do korrësh frutin e punës tënde!

    E njëjta gjë ndodh edhe me ty kur ti fillon të kthehesh së brendshmi te Perëndia. Ti je si ajo anija. Në fillim je shumë i lidhur pas mëkatit dhe vetes tënde. Vetëm përmes një përpjekje të vazhdueshme mund të kthehesh së brendshmi. Por në fund ato litarë që të kanë lidhur duhet të lirohen!

    Vazhdo të kthehesh së brendshmi!

    Bëje kështu pavarësisht nga dështimet e tua! Pavarësisht nga hutimet që të largojnë që andej!

    Nëse do mbetesh besnik dhe i fortë në këtë kthim të vazhdueshëm do të largohesh nga porti i vetvetes. Porti ka ngelur shumë mbrapa, ti do drejtohesh drejt thellësive të qëndrimit të brendshëm me Perëndinë, sepse ky është destinacioni yt!

    Çfarë ndodh kur anija është larguar nga porti? Ajo lëviz tej e më tej larg në detin e thellë dhe sa më larg porti ajo të shkojë, aq më lehtë lëviz.

    Pastaj, vjen një moment më në fund, ku ajo mund të përdorë velat! Rremet e saj nuk kanë më asnjë vlerë. Ato lihen mënjëanë! Tashmë, kursi i anijes është i shpejtë!

    Dhe çfarë bën kapetani? Ai hap velat me kënaqësi dhe mban timonin. Gjithçka që ai bën tashmë është të mbajë lëvizjen e shpejtë të anijes, butësisht në kursin e saj.

    “Të hapësh velat” do të thotë të mos lejosh që zemra jote të largohet nga kursi i saj i vërtetë. “Të mbash timonin” do të thotë të rikthesh butësisht zemrën. Ti e drejton atë vendosmërisht përmes lëvizjes së Frymës së Perëndisë.

    Tani që ti fillon të lëvizësh brenda Tij, Ai gradualisht do zotërojë tërë zemrën tënde. Ai e fiton atë në të njëjtën mënyrë – pak nga pak – që edhe flladi i butë i fryn velave dhe e lëviz anijen përpara.

    Kur era të jetë e favorshme, kapetani pushon së punuari. Kapetani shplodhet dhe e lë anijen të lëvizë përmes erës. Oh, çfarë përparimi që bëjnë ata pa u lodhur as pak!

    Ata po bëjnë më shumë përparim në një orë pa ndonjë përpjekje sesa kanë bërë më parë akoma edhe duke përdorur të gjithë fuqitë e tyre. Nëse do të përdoreshin rremet tani, vetëm sa do ngadalësonin anijen dhe do shkaktonin më shumë lodhje. Rremet janë të padobishme dhe të panevojshme tani.

    Ti sapo ke parë një përshkrim të cursit tënd të brendshëm.

    Nëse Perëndia është lëvizësi yt, ti do shkosh më larg në një kohë të shkurtër se sa po të përdorësh vazhdimisht të gjithë fuqitë që ti mund të kesh.
    I dashur lexues, provoje këtë monopat! Do shohësh se është monopati më i lehtë në botë.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli XXIII

    Për Punëtorët e Krishterë



    Ndërsa po i afrohemi mbylljes së këtij libri të vogël, do të doja t'i drejtoja disa fjalë nxitjeje atyre punëtorëve të Krishterë që kanë në përgjegjësi të rinj të kthyer në besim.

    Le të vështrojmë situatën e tanishme. Kudo përreth nesh, të krishterët përpiqen t'i kthejnë të humburit te Jezu Krishti. Cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë? Dhe pasi njerëzit të jenë kthyer në besim, cila është mënyra më e mirë për t'ii ndihmuar ata të arrijnë një përsosje të plotë në Krisht?

    Mënyra për t'i arritur të humburit, është përmes zemrës. Nëse një i sapokthyer në besim, do të prezantohejk që në fillim me lutjen e vërtetë dhe me një përjetim të vërtetë të brendshëm të Krishtit, do të shihnim një pafundësi besimtarësh që do të bëheshin dishepuj të vërtetë.

    Nga ana tjetër, mund të shohim se mënyra ekzistuese që merret veç me gjërat e jashtme në jetën e të kthyerit të ri, sjell shumë pak fryte. Duke e ngarkuar të Krishterin e ri me rregulla të panumërta dhe lloj - lloj standartesh, nuk e ndihmon atë të rritete në Krisht. Ja se ç'duhet bërë: I krishteri i riduhet të sillet tek Perëndia.

    Si?

    Duke mësuar të kthehet së brendshmi tek Jezu Krishti dhe duke i dhënë Zotit gjithë zemrën e tij.

    Nëse ti je një nga ata që kanë në përgjegjësi besimtarë të rinj, udhëhiqi ata në një njohje të brendshme të vërtetë të Jezu Krishtit. Oh, ç'ndryshim do të ksih atëhere në jetën e këtyre të Krishterëve të rinj.

    Vështro rezultatet!

    Ne do të shihnim bujkun e thjeshtë, ndërsa plugon fushën e tij, ta kalonte ditën në bekimin e pranisë së Perëndisë. Bariu, ndërsa do të ruante tufën e tij, do kish të njëjtën dashuri përpirëse për Zotin, që shquante të krishterët e hershëm. Punëtori i fabrikës, ndërsa punon me veten e tij së jashtmi, do të rinohej me fuqi në njeriun e tij të brendshëm.

    Do të shihnim çdonjërin nga këta njerëz tek pastrohej nga çdo lloj mëkati, të gjithë ata do të bëheshin burra dhe gra shpirtërorë, me zemër të gatshme për të njohur dhe përjetuar Jezu Krishtin.

    Për një të krishter të ri - për të gjithë ne në fakt - zemra është e gjithrëndësishme nëse do të duam të përparojmë në Krisht. Pasi zemra të jetë fituar nga Perëndia, çdo gjë tjetër do të zërë vendin e vet me kohë. Ja përse Ai kërkon zemrën mbi gjithçka.

    I dashur lexues, mëkatet e tua mund të pastrohen vetëm nëse Zoti të fiton zemrën, mënyrë tjetër nuk ka. Nëse zemra mund të fitohet prej Tij, Jezu Krishti do të mbretëronte në paqe dhe e gjithë kisha do të rinohej.

    Në fakt, ne po flasim pikërisht për atë gjë që bëri që kisha e hershme të humbte jetën dhe bukurinë e saj. Kjo ish humbja e një marrëdhënie të thellë, të brendshme frymore me Jezu Krishtin. Nëse do të ndodhte e kundërta, pra nëse kjomarrëdhënie e brendshme do të rivendosej, kisha do të mund të ringrihej shumë shpejt.

    Kjo nuk është e gjitha. Pikërisht tani, drejtuesit e krishterë, janë goxha të shqetësuar nga frika se mos populli i Zotit do të bjerë në ndonjë gabim doktrinal. Oh, por kur të krishterët besojnë në Jezu Krishtin dhe janë afër Tij, rreziku që të ndodhë një gjë e tillë, është i vogël!

    Të siguroj se nëse një i krishter i largohet Zotit, ai mund të diskutojë doktrina apo dhe të futet në diskutime gjithë ditën e Perëndië, por asgjë e tillë nuk do ta ndihmojë! Diskutimi i pafund, veç sjell më shumë konfuzion. Ajo për çka ka nevojë ai besimtar, është dikush që mund ta drejtojë që thjesht të besojë te Jezu Krishti dhe të kthehet së brendshmi tek Ai. Nëse çdo besimtar do të bënte kështu, ai do të kthehej me të shpejtë tek Perëndia!

    Çfarë dëmi të patreguar kanë pësuar të krishterët e rinj, madje edhe shumë të krishterë të tjerë, për shkak të humbjes së një marrëdhënieje të thellë frymore me Jezu Krishtin!

    Ti që ke autoritet mbi besimtarët e rinj, një ditë duhet të japësh vetë llogari përpara Perëndisë, për ata që të janë besuar nga Zoti. Ti duhet të përgjigjesh që nuk e ke zbuluar as vetë këtë thesar të fshehur, këtë marrëdhënie të brendshme me Krishtin, dhe do të përgjigjesh gjithashtu, se nuk ia ke dhënë këtë thesar atyre që ke pasur nën përgjegjësi.

    Në atë ditë, nuk do të mund ta justifikosh vetveten duke thënë se kjo ecje me Zotin ishte shumë e rrezikshme, apo se njerëzit e thjeshtë e të pashkolluar nuk do të ishin të aftë ta kuptonin. Shkrimi nuk i mbështet këto pandehma.

    Po rreziqet e të ecurit në këtë rrugë? A ka ndonjë të tillë?

    Ç'rrezik mund të ketë kur ecën në rrugën e vetme të vërtetë: në Jezu Krishtin? Ç'rrezik ka t'ia japësh veten tënde krejtësisht Zotit Jezus dhe ta përqëndrosh gjithë vëmendjen tënde vazhdimisht në Të? A mudn të vijë ndonjë e keqe kur ti beson plotësisht në hirin e Tij dhe kur e do Atë me gjithë dashurinë dhe pasionin që zemra jote është në gjëndje të derdhë?

    Dhe përsa i përket të thjeshtëve e të pashkolluarve, nuk është e vërtetë se ata janë të paaftë për këtë marrëdhënie të brendshme me Krishtin. Krejt e kundërta. Në të vërtetë ata janë më të përshtatshmit për të.

    Zoti i do ata që ecin thjeshtësisht. (Fjalët e urta 12:22)

    Përulja e tyre, besimi i thjeshtë në Perëndinë dhe bindja e tyre, e bëjnë më të lehtë për ta të mund të kthehen së brendshmi dhe të ndjekin Frymën e Zotit. Ata kanë më shumë cilësira se të tjerët! Siç e sheh, këta besimtarë të thjeshtë nuk janë mësuar të analizojnë; ata nuk e kanë për zakon të diskutojnë çështjet e gjithçkaje; dhe ata i braktisin shumë shpejt opinionet e tyre.

    Po, ata vërtet kanë shumë munges anë shkollim apo në përgatitjen fetare; prandaj, ata janë më të lirë dhe më të shpejtë për të ndjekur Frymën. Njerëzit e tjerë, më të talentuar, më të shkolluar, të pregatitur në teologji - shpesh, janë më të ngurtësuar dhe madje të verbuar nga pasuria e tyre frymore! Një person i tillë, shumë shpesh i reziston vajosjes së brendshmi dhe të udhëheqjes nga Fryma e Zotit.

    Psalmisti na tregon:

    Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë. (Psalmet 119:130)
    Për më tepër ne jemi siguruar se Perëndia është i dëshiruar t'ia japë Vetveten atyre që kanë nevojë për Të.

    Zoti mbron njerëzit e thjeshtë; unë isha katandisur në një gjëndje të mjeruar dhe Ai më shpëtoi. (Psalmi 116:6)


    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Nëse ti ke në përgjegjësi besimtarë të rinj, ki kujdes të mos i pengosh ata të vijnë tek Jezu Krishti. Kujtohu që Ai u tha dishepujve të Tij të parë: "Lërini fëmijët dhe mos i ndaloni të vijnë tek unë; sepse e të ktillëve është mbretëria e qiejve". (Mateu 19:14) (Ai ja u tha këtë deklaratë sepse dishpujt po përpiqeshin të ndalonin fëmijët të shkonin tek Ai.)

    Gjithmonë ka qenë zakon i njeriut në shekuj t'i shërojë njerëzit duke përdorur ndonjë ilaç për trupin e jashtëm, kur në fakt sëmundja është thellë brenda. Përse të sapokthyerit mbeten të pandryshuar edhe pas kaq e kaq përpjekjeve? Sepse ata që qëndrojnë mbi ta, janë marrë vetëm me çështjet e jashtme të jetës së tyre. Ka një mënyrë tjetër më të mirë: Shko drejt e tek zemra!

    E cila është përgjigja atëhere? Jepi besimtarit të ri çelësin për në frymën e tij, për në pjesët e brendshme të qenies së tij! Jepi së pari këtë sekret dhe do të zbulosh se jeta e tij e jashtme do të ndryshohet në mënyrë të natyrshme dhe lehtësisht.

    Të përmbushësh gjithë këtë, është fare e lehtë. Si? Thjesht duke i mësuar një besimtari të ri ta kërkojë Perëndinë brenda në zemrën e tij. Tregoji të krishterit të ri se ai mund ta përqëndrojë mendjen e tij në Jezu Krishtin dhe të kthehet tek Ai sa herë që është larguar tutje.

    Për më tepër, tregoji atij se ai duhet të bëjë dhejë dhe të vuajë gjithçka me dëshirë për të kënaqur Perëndinë e tij. Çfarë ndryshimi do të sjellë kjo! Besimtari i ri do të vijë tek Jezu Krishti; ai do të zbulojë se Zoti Jezus është burimi i gjihtë hirt; dhe ai do të kuptojë se në Të, gjendet gjithçka e nevojshme për jetën dhe shenjtërinë.

    Ti, o shërbërtor i shpirtrave njerëzore, të bëj thirrje t'i drejtosh këta fëmijë të rinjk tek Krishti, vetëm me këtë mënyrë. Pse? Sepse kjo rrugë është Jezu Krishti. Nuk jam unë, por Vetë Krishti që po të nxit me vetë gjakun e Tij që u derdh për këta besimtarë:

    I flisni zemrës së Jeruzalemit. (Isaia 40:2)

    Predikues të Fjalës së Tij! Shpërndarës të hirti të Tij! Shërbyes të jetë së Tij! Ju duhet të vendosni mbretërinë e Tij. Me qëllim që ta vendosni këtë mbretëri, bëjeni Atë Sundimtar mbi zemrën.

    Përsëri do ta theksoja: Zemra është çelësi. Vetëm zemra mund ta kundërshtojë sovranitetin e Tij. Por nga ana tjetër, duke fituar zemrën, sobraniteti i Zotit në jetën e besimtarit shpallet dhe nderohet lartësisht.

    Zotin e ushtrive, atë duhet të shenjtëroni, Ai duhet të jetë frika juaj, tmerri juaj. (Isaia 8:13)

    Mësojuani këtë përvojë të thjeshtë, këtë lutje të zemrës. Mos u mësoni me metoda; mos u mësoni ndonjë mënyrë të lartë për t'u lutur. Mësojuni lutjen e Frymës së Perëndisë, jo atë të shpikur nga njeriu.

    Mba vesh! Ti që u mëson besimtarëve të luten në forma të rafinuara dhe me përsëritje pa kuptim! Ti në të vërtetë, po krijon problemin më të madh që kanë të krishterët e rinj. Fëmijët janë në udhë të shtrembër nga ajo çka etërit u kanë dhënë. Besimtari i ri është bërë shumë i ndërgjegjshëm për stilin e lutjes së tij, shumë i preokupuar se si të lutet. Për më tepër, atij i është mësuar një gjuhë tepër e rafinuar dhe tepër e fryrë.

    Rruga e thjeshtë për tek Perëndia është e fshehur.

    A je një i krishter i ri në besim? Atëherë o fëmijë i shkretë, shko tek Ati yt i dashur. Foli atij me thjeshtësi me fjalët e zemrës tënde. S'ka rëndësi se sa të trasha apo të thjeshta janë këto fjalë, ato nuk janë të tilla për Të!

    Mundet që fjalët e tua të të duken të paqarta dhe të ngatërruara. Mundet që ndonjëherë të jesh kaq plot me dashuri dhe kaq i mrekulluar në praninë e Tij, saqë nuk di si të flasësh. Mos u tremb! Ati yt është shumë i kënaqur me këto fjalë - fjalë të cilat ai i sheh të derdhen nga një zemër plot dashuri - se sa do ish nga fjalë të zgjedhura tingëlluese, që jaë të thata e pajetë.

    Emocionet e thjeshta e të pastra të dashurisë, i shprehin pafundësisht më shumë Atij, sesa fjalët e çdo gjuhe.

    Për ndonjë arsye, njerëzit përpiqen ta duan Perëndinë me forma dhe rregulla. A nuk e sheh se për shkak të këtyre rregullave dhe formave, ke humbur kaq shumë nga ajo dashuri?

    Sa e panevojshme është të mësosh artin e të dashuruarit!

    Gjuha e dashurisë është e huaj dhe e panatyrshme për atë njeri që nuk dashuron. Oh, por ajo është përsosmërisht e natyrshme për atë që dashuron.

    Dhe si do ta duash ti Atë?

    Është e habitshme dhe e gëzueshme të shohësh se është i krishteri i thjeshtë që shpesh shkon përpara në një mërrëdhënie të brendshme me Jezu Krishtin! Pse? Sepse Fryma e Perëndisë thjesht nuk ka nevojë për zbukurimet tona!

    Më i thjeshti mund ta njohë Atë, madje në mënyrën më të thellë, pa pasur nevojë për ndihmë nga ritualet apo mësimet teologjike. Po të dojë, Ai kthen punëtorët e fabrikës në Profetë! Jo, Ai nuk e ka larguar njeriun nga tempulli i brendshëm i lutjes. Përkundrazi! Ai i ka hapur tej e tej ato dyer, që të gjithë të mund të hyjnë!

    Ai që është i thjeshtë të vijë këtu. Aitij që i mungon gjykimi i thotë: Ejani hani nga buka ime dhe pini verën që kam përzier. (Fjalët e Urta 9:4,5)

    Zoti Jezus e falenderoi Atin që i kish "fshehur këto gjëra nga të mençurit dhe ja kish zbuluar ato foshnjave". (Mateu 11:25)
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Kapitulli XXIV

    Arritja e Mbrame e Krishterë



    Tani po vijmë në fazën e fundit të përvojës së Krishterë.

    Bashkimi Hyjnor.

    Ky nuk mund të ndodhë vetëm me përvojën tënde. Meditimi nuk do të sjellë bashkimin hyjnor; e këtë nuk do ta bëjë as dashuria, as adhurimi, as devocioni e as sakrifica jote. As nuk ka shumë rëndësi sa dritë të jep Zoti ty.

    Përfundimisht, duhet veprimi i Perëndisë që ta bëjë bashkimin një realitet.

    Në Dhjatën e Vjetër Shkrimi thotë, "Asnjë njeri nuk mund ta shikojë Perëndinë e të jetojë". (Eksodi 33:20) Nëse lutja jote ende mbart jetën tënde, kjo lutje nuk mund ta shohë Perëndinë. Jeta jote nuk do ta njohë përvojën e bashkimit me jtën e Tij.

    Gjithçka që është vepra jote, gjithçka që vjen nga jeta jote - madje edhe lutja jote më ekzaltuese - duhet të shkatërrohet përpara se të ndodhë bashkimi.

    Të gjitha lutjet që burojnë nga mendja jote, janë veç pregatitje për të të sjellë ty në një gjendje pasive; çdo meditim aktiv nga ana jote është gjithashtu veç përgatitje për të të sjellë në një gjendje pasive. Ato janë pregatitje. Ato nuk janë fundi. Ato janë një rrugë drejt fundit.

    Fundi është bashkimi me Perëndinë. Ky libër nuk ka për qëllim të të tregojë lutjen, apo përvojën, por të të sjellë në gjendjen e mbrame të krishterë: bashkimin me Zotin.

    Ty do të të kujtohet se Gjoni na flet për një heshtje që mbuloi qiellin tek Zbulesa 8:1. Kjo është një pamje e qendrës së pjesës më të brendshme të njeriut. Në atë vend, gjithçka duhet të heshtë kur shfaqet madhështia e Perëndisë.

    Përpjekjet e vetes duhet të qetësohen. Madje edhe më! Vetë ekzistenca e vetes duhet të shkatërrohet.

    Ka diçka në këtë univers që është vetë e kundërta e Perëndisë; kjo është vetja. Aktiviteti i vetes është burimi i gjithë natyrës së keqe po ashtu si edhe i bëmave të këqia të njeriut. Nga ana tjetër, humbja e vetvetes në shpirt e bën shpirtin më të pastër! Në fakt, shpirti pastrohet në të njëjtën masë me humbjen e vetes!

    Për sa kohë që do të vazhdosh të vësh në veprimtari natyrën tënde, ti do të kesh gjithmonë disa të meta. Por pasi të ndahesh nga vetja jote, nuk mund të ekzistojnë më gabime, dhe gjithçka është pastërti dhe pafajësi.

    Ishte pikërisht hyrja e vetes, që erdhi në shpirt si pasojë e rënies, ajo që solli një ndryshim mes shpirtit dhe Perëndisë.

    Si mund të bashkohen pra dy gjëra kaq të kundërta sa shpirti dhe Perëndia? Si mund të bëhen një pastërtia e Perëndisë dhe papastërtia e njeriut? Si mund të shkrihen në një element thjeshtësia (apo të qënit një) të Perëndisë dhe shumëllojshmëria (paqëndrueshmëria e pafund) e njeriut?

    Pa dyshim, kërkohet shumë me tepër se sa përpjekjet që mund të bësh ti.

    Çfarë nevojitet atëhere që të mund të arrihet bashkimi? Një lëvizje nga na e Vetë Perëndisë së Gjithfuqishëm. Vetëm kjo mund ta kryejë bashkimi.

    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Që dy gjëra të bëhen një, të dyja duhet të kenë natyra t ngjashme. P.sh. papastërtia e qelbësisë nuk mund të bashkohet me pastërtinë e arit. Duhet të ndëryjë zjarri për të shkatërruar papastërtitë dhe të lerë arin e pastër. Ja përse Perëndia dërgon zjarr mbi tokë (quhet Urtësia e Tij) për të pastruar gjithçka të papastër brenda teje. Asgjë s'mund t'i rezistojë fuqisë së atij zjarri. Ai shkatërron gjithçka. Urtësia e Tij djeg gjithë papastërtitë te një njeri për një qëllim: ta bëjë atë të përshtatshëm për bashkimin hyjnor. Brenda teje ka papastërti. Shumë më tepër se sa ta ka marrë mendja ndonjëherë. Dhe kjo është fatale për bashkimin me Perëndinë. Por Zoti digjet nga dëshira për të qenë një me ty, kështu që Ai do t'i shkrijë papastërtitë. (Mos u befaso kur kjo të ndodhë me të vërtetë)

    Cili është emri i kësaj papastërtie? Vetja. Vetja është burimi i gjithë ndotjes dhe pengon çdo lidhje me Pastërtinë!

    Rrezet e diellit mund të shkëlqejnë mbi pleh, por ato nuk do të bashkohen kurrë me plehun.

    Por ka edhe të tjera gjëra përveç vetes që pengojnë bashkimin.

    Ajo gjëja e quajtur aktivitet, në vetvete, është kundër bashkimit. Pse? Sepse Perëndia është një qetësi e pafund. Nëse shpirti yt dëshiron të bashkohet me Zotin, duhet të marrë pjesë në qetësinë e Tij.

    Aktiviteti pengon asimilimin.

    Për këtë arsye, ne nuk mund të arrijmë kurrë në bashkimin hyjnor pa e qetësuar vullnetin njerëzor. Ti nuk do të bëhesh kurrë një me Perëndinë, në përjetim, derisa të mos jesh po aq i qetë dhe i pastër sa ç'ishe kur u krijove në fillim. Perëndia dëshiron ta bëjë shpirtin tënd të pastër. Ai e pastron atë me Urtësinë e Tij, po asthu si një argjendar pastron metalin në furrë. Zjarri është gjëja e vetme që mund të pastrojë arin.

    Edhe njëherë, zjarri që na shkatërron ne - totalisht - është Urtësia e Tij më e lartë.

    Ky zjarr shkatërron gradualisht gjithçka është tokësore; ai nxjerr gjithë gjërat e huaja dhe i veçon ato nga ari.

    Zjarri duket e di se përzierja tokësor nuk mund të kthehet në ar. Zjarri duhet ta shkrijë dhe tretë këtë papastërti me anë të forcës, duke e çliruar arin kështu nga çdo pjesë e huaj. Ari duhet të futet në furrë shumë herë me rradhë, derisa të ketë humbur çdo gjurmë ndotjeje. Oh, sa shpesh krishet ari në zjarr - shumë herë më tepër nga ç'duket e nevojshme. E megjithatë të jesh i sirgurtë se Farkëtari sheh papastërtira që askush tjetër s'mund t'i shohë. Ari duhet të kthehet në zjarr përsëri dhe përsëri, derisa të merren provat se s'ka nevojë të pastrohet më tepër.

    Më në fund, vjen një kohë kur argjendari nuk gjen më përzierje që e prishin arin. Kur zjarri e ka përsosur pastërtinë - ose thjeshtësinë mund të thoja - ai nuk e prek më atë. Nëse ari do të qëndronte në furrë qoftë edhe ër një shekull, as përbërja e tij e kulluar s'do të ishte përmirësuar më tej, e as sasia e tij s'do të ishte zvogëluar.

    Tani ari është gati për punën e duarve të mjeshtrit. Në të ardhmen, nëse ari do të bëhet pis e do duket sikur e ka humbur bukurinë e tij, kjo s'është gjë tjetër veç një papastërti e rastit që prek vetëm sipërfaqen. Kjo papastërti nuk e pengon përdorimin e enës së artë. Kjo pjesë e huaj që ngjitet në sipërfaqe, është ku e ku me prishjen e thellë në brendësi të natyrës së fshehur të arit.

    Rrallë do të gjenit një njeri që do të linte një enë prej ari të kulluar vetëm sepse ka pak papastërti të sipërfaqshme, duke preferuar ndonjë enë prej metali të pavlerë veç prej sipërfaqes së tij të lëmuar.

    Të lutem mos më keqkupto. Unë nuk po justifikoj nëkatin në jetën e një njeriu të bashkuar me Perëndinë. Kurrë s'e kam patur një ide të tillë. Unë po iu referohem këtu vetëm difekteve natyrore; difekte të cilat Perëndia i lë me qëllim madje edhe për shenjtët e Tij më të mëdhenj, për t'i ruajtur ata nga krenaria dhe lavdërimi i njerëzve që gjykojnë vetëm nga pamja e jashtme.


    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Perëndia i lejon difektet në shenjtët e Tij më të shtrenjtë, që t'i ruajëata nga prishja dhe "t'i fshehë në strehën e fshehtë të pranisë së Tij". (Psalmi 3:20)

    Le të vazhdojmë të shohim kontrastin mes arit të pastër dhe të papastër.

    A e ke vënë re se argjendari nuk do t'i përziente kurrë arin e pastër me atë të papastër? Në arin e lirë ka papastërti; prandaj ai nuk do ta lejojë atë të përzihet me arin e tij të kushtueshëm e të pastër.

    Ç'do të bëjë argjendari atëhere? Tek e fundit, ai duhet t'i përziejë ata të dy! Ajo çka duhet të bëjë ai, është t'ia nënshtrojë arin e papastër zjarrit. Ai do ta bëjë këtë derisa ari i pavlefshëm të bëhet po aq i pastër sa edhe ari i mirë. Vetëm atëhere, ata të dy mund të bashkohen e të shkrihen në një.

    Pikërisht ky mendim ishte në deklaratën e Palit:

    edhe zjarri do provojë punën e secilit çfarë pune është. (I Korintasit 3:13)

    Pastaj Pali shtoi:

    Në u degtë puna e ndonjërit, do t'i bëhet dëm; por ai vetë do të shpëtojë posi prej zjarrit. (I Korintasit 3:15)

    Pali nënvizon se ka punëra kaq të papastra dhe kaq të mpleksura, sa megjithëqë Zoti në mëshirën e Tij e pranon njeriun, ky njeri duhet të kalojë përmes zjarrit për t'u pastruar nga vetja.

    E njëjta ndjesi është edhe tek Romakët 3:20. Këtu flitet për Perëndinë që kqyr dhe gjykon drejtësinë tonë. Tek Romakët shpallet se me anë të punërave të ligjit, askush nuk do të shpëtohet; shpëtimi vjen nga drejtësia e Perëndisë dhe ky shpëtim mbahet fort nga besimi në Jezu Krishtin.

    Pra siç e sheh, drejtësia dhe urtësia e Perëndisë duhet të vijnë si një zjarr shkretues i pamëshirshëm. Ky zjarr shkatërron gjithçka tokësore. Zjarri shkatërron gjithë aktivitetin e vetes, atë sensual dhe mishor.

    I gjithë ky spastrim është i domosdoshëm përpara se shpirti të bashkohet me Perëndinë e tij.

    Të siguroj i dashur lexues se ti nuk do të jesh kurrë mjaft i motivuar të lejosh këtë proçes pastrimi të ndodhë me ty! Njeriu nga natyra e tij, është shumë i pavullnetshëm t'i nënshtrohet një transformimi të tillë. Të gjithë ne jemi shumë të dashuruar pas vetvetes dhe i druhemi shumë shkatërrimit të saj. Të siguroj se ti nuk do ta lejoje kurrë, po të mos ishte Perëndia Ai që do të ndërmerrte hapin për të vepruar mbi ty. Është pikërisht Ai që vjen me fuqi e autoritet.

    Perëndia duhet të marrë përgjegjësinë për ta sjellë njeriun në bashkim me vetveten.

    Po a është e mundur kjo? A do të veprojë Perëndia mbi njeriun pa pëlqimin e këtij të fundit? A është kjo një thyerje e parimeve hyjnore, një veto e Perëndisë mbi vullnetin e lirë të njeriut? Tek e fundit, vetë ideja e "vullnetit të lirë të njeriut" ësthë që njeriu mund t'i rezistojë punës së Perëndisë në jetën e tij.

    Mirë, le të kthehemi tek ora e kthimit tënd në besim. Në atë kohë ti ia dorëzove qënien tënde Perëndisë pa rezerva. Jo vetëm kaq, por ti iu dorëzove gjithçkaje që Perëndia dëshiron për ty. Ishte pikërisht në atë kohë që ti dhe pëqimin tënd të plotë ndaj gjithçkaje që Perëndia dëshiron për ty. Ishte pikërisht në atë kohë që ti dhe pëlqimin tënd të plotë ndaj gjithçkaje që Perëndia do dëshironte të të kërkonte.

    Oh, është e vërtetë se kur Zoti yt filloi të digjte, të shkatërronte dhe të pastronte, ti nuk e kuptove se ishte dora e Zotit në jetën tënde. Pa dyshim, që ti nuk e more operacionin për diçka të mirë. Ti në fakt pate një përshtypje krejt të kundërt!

    Ti pe veç atë ar të shkëlqyeshëm te ti tek nxihej në flakë në vend që të bëhej më i shndritshëm ashtu siç prisje. Ti qëndrove duke vështruar rrethanat që po e shkaktonin ktë tragjedi në jetën tënde. Ti mendove që e gjithë pastërtia në jetën tënde po humbte.

    Nëse në atë çast Zoti do t'kish ardhur e kërkuar pëlqimin tënd aktive, më e pakta, ti me zor sa do t'ia kishe dhënë. Ka shumë të ngjarë që ti t'ia kishe prerë shkurt.

    Sidoqoftë, ka diçka që mund të bësh në kohë të tilla. Ti mund të qëndrosh në një pranim pasiv, duke vuajtur me aq durim sa mundesh gjithçka Perëndia ka sjellë në jetën tënde.

    Çfarë po flas?

    Mund të jetë e vërtetë që ti s'mund t'i japësh Zotit pëlqimin tënd aktiv në një orë të tillë të errët e të vështirë, por ti nuk je as i aftë të vendosësh një ndalesë në rrugën e Tij. Ti nuk mund të thuash "po". Ti nuk mund të thuash "jo".

    Ç'mund të bësh ti?

    I gjendur mes dy zjarresh, ti do të shohësh se s'mund të bësh asgjë. Në një situatë të tillë, ti i ke dhënë Zotit pëlqimin tënd pasiv. Perëndia pra, nuk dpo të uzurpon kur fillon të marrë fuqi e drejtim të plotë.

    Si mund ta kapësh preçesin që zhvillohet?

    Ti fillon me aktivitetin e vetes kur kthehesh në besim. Por gradualisht, megjithëse në mënyrë progresive, ti shkon drejt pasivitetit. Përgjatë rrugës mes këtyre dy pikave, shpirti yt gradualisht pastrohet nga gjithë ato lëvizje në shpirt që janë kaq të dashueshme dhe kaq të shumëllojshme.

    Në këtë proçes që shtrihet mes vetaktivitetit dhe pasivitetit, ti fillon të shquash ato elemente të cilat të nadajnë ty nga Perëndia. (Dhe gjërat që kam përmendur në këtë kapitull, janë ato elemente që gjenden ems teje dhe Qendrës tënde.) Pastaj, duje i dhënë pëlqimin tënd pasiv zjarrit spastrues të Perëndisë, shkallë pas shkalle, Ai të shpie ty në një gjëndje gjithnjë e më pasive.

    Aftësia jote për të qëndruar pasiv, gradualisht është rritur. Aftësia jote për të qenë pasiv para Perëndisë dhe nën shtypjen e kryqit (për të mos u thënë as një "po" aktive, as një "jo" aktive atyre që bën Ai) është rritur në mënyrë të fshehtë.

    Tani ti po kalon nëpër fazën e parë të tërheqjes në thellësitë e Perëndisë. Ai po të përshtat ty ndaj pastërtisë së Tij.

    Por ka dy faza në tërheqjen që të bën Perëndia! Faza e dytë është njëtrajtshmëri me Perëndinë.


    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Të Përjetosh Thellësitë e Jezu Krishtit!

    Ne kemi parë se ka një progres në fazën e parë të të përshtaturit Perëndisë. Edhe në fazën e dytë, ka gjithashtu një progres.

    Vetpërpjekja bie gradualisht. Përfundimisht, ajo pushon fare. Kur vetpërpjekja pushon, vullneti yt është pasiv para Perëndisë.

    Ti ke arritur njëtrajtshmërinë.

    Kjo është përtej një gjëndjeje pasive. Ose së paku është fundi i mbramë i gjendjes pasive. Në këtë pikë, ti fillon t'i jepesh implulseve të Frymës hyjnore derisa të jesh krejtësisht i përpirë prej Tij. Ti je në përputhje të plotë me vullnetin e Tij në gjithçka - gjatë gjithë kohës.

    Ky është bashkim. Bashkim hyjnor. Vetja mbaroi. Vullneti njerëzor është totalisht pasiv dhe i përgjigjet çdo lëvizjeje të vullnetit të Perëndisë.

    Nuk ka nevojë të të them se ky në fakt është një proçes që kërkon një kohë të gjatë.

    A përfshihej aktiviteti dhe përpjekjet me qëllim që të arriheshin të tilla thellësi në Krisht? Po. Aktiviteti është porta. Sidoqoftë, ne nuk duhet të vohohemi tek porta. Në fakt, qëllimi yt, prirja jote, duhet të jetë gjithmonë vetëm drejt një pike: përsosjes finale.

    Të lutem kupto se të gjitha "ndihmat" dhe "patericat" duhet të hidhen gjatë rrugës, përndryshe qëllimi final nuk mund të arrihet. Po, jo vetëm natyra e vetes lihet mënjanë, por po kësht edhe gjithë "ndihmat" të cilat t'i kam paraqitur në fillim të këtij libri. Ato janë paterica elementare për të të ndihmuar në fillim dhe gjatë rrugës. Por të gjitha gjërat duhet të braktisen kur arrijmë thellësitë e mbrame në Krisht.

    Këto ndihma ishin shumë të nevojshme në hyrje të kësaj rruge, por më vonë ato kthehen në pengesa. Megjithkëtë, disa të Krishterë do të kapen ende me kryeneçësi pas këtyre patericave.

    Kjo e bëri Palin të deklarojë:

    Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezu Krishtit, Zotit tim, për shkak të të cilit i humba të gjitha këto dhe i konsideroj si pleh, që unë të fitoj Krishtin. (Filipianët 3:8)

    Këtu kemi një udhëtar. Ai është nisur në një udhëtim të gjatë. Ai vjen tek hani i parë dhe aty mbetet përgjithmonë. Arsyeja e tij? Atij i kanë thënë se shumë udhëtarë kanë kaluar këtej dhe kanë qëndruar mu në këtë han; madje edhe i zoti i shtëpisë qëndroi njëherë këtu.

    Pa dyshim që udhëtari ynë e ka humbur mendjen tek hani i parë pa asnjë arsye tjetër veç kësaj.

    Oh, shpirt! Gjithçka dëshirohet prej teje është që ti të shtyhesh drejt fundit. Merr rrugën më të shkurtër, më të thjeshtë. Tashmë ajo është hedhur në hartë për ty. Vetëm kujto këtë: mos u ndal në fazën e parë.

    Ndiq këshillën e Palit: lejoje vetveten të drejtohesh nga Fryma e Perëndisë. (Romakët 8:14) Ai Frymë do të të drejtojë pa gabuar në qëllimin e mbramë për të cilin shpirti yt u krijua. Ky qëllim i mbramë është t'i gëzohesh Perëndisë.

    Ndalu për një çast dhe vështro se sa i arsyeshëm është shtegu përpara teje.

    Së pari, ne të gjithë duhet të pranojmë se Perëndia është e Mira Supreme. Padyshim atëhere që bekimi më i madh është bashkimi me Të.

    Dhe çdo shenjt e ka lavdinë në Të, apo jo? E megjithatë, lavdia në secilin prej nesh është kaq e ndryshme. Pse? Lavdia ndryshon sipas shkallës së bashkimit të atij të krishteri me Perëndinë.

    Siç kemi parë, shpirti nuk mund ta arrijë këtë bashkim vetëm me përpjekjet, aktivitetin apo fuqinë e tij. Kjo ndodh sepse vetëm Perëndia mund t'i transmetohet shpirtit të njeriut - dhe Ai e transmeton Vetveten në varësi nga aftësia e shpirtit për të qëndruar pasiv. Një aftësi e madhe, fisnike, për të qëndruar pasiv, i ndih Zotit të derdhë Vetveten në shpirt.

    Së dyti, ti mund të bashkohesh me Perëndinë vetëm në thjeshtësi dhe pasivitet. Thjeshtësi në kuptimin që Perëndia është gjithçka, dhe pasivitet në kuptimin që vullneti njerëzor është në përputhje me vullnetin hyjnor në gjithçka.

    Ky bashkim është bukuria vetë. Prandaj, nga kjo rrjedh që rruga e cila çon në pasivitet - dhe prej këtu te Krishti - nuk mund të jetë veçse e mirë. Kjo rrugë është e lirë nga rreziku dhe është rruga më e mirë.

    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •