Kur kjo kohë të ketë mbaruar, qëndro gjithmonë aty në qetësi para Zotit për pak kohë. Gjithashtu, ështëe rëndësishme që e gjithë lutja jote të bëhet me një zemër me besim. Të luturit me një zemër me besim është më e rënësishme se çdo gjë tjetër që ka të bëjë me lutjen!
Para se ta mbyllim këtë kapitull do të dëshiroja të flisja pak mbi motivin e zemrës tënde për të kërkuar Zotin.
Tek e fundit, përse vjen tek Zoti? A vjen tek Ai për ëmbëslinë që shijon? A vjen tek Ai sepse ësëhtë kënaqësi të jesh në praninë e Zotit? Lejomë të të sugjeroj një mënyrë më të lartë.
Ndërsa vjen tek Zoti për t'u lutur, sill një zemër jplot me dashuri të pastër, një dashuri që nuk kërkon asgjë për vete. Sill një zemër që nuk kërkon asgjë nga Zoti, por dëshiron veç t'i pëlqejë Atij dhe të zbatojë vullnetin e Tij.
Të marrim një shembull. Le të marrim shërbyesin. Shërbyesi kujdeset shumë për padronin e Tij, por nëse e bën këtë vetëm për të marrë ndonjë shpërblim, ai nuk është i denjë për asnjë lloj vlerësimi. Kështu i dashur i krishterë, ndërsa vjen tek Zoti yt për t'u lutur, mos eja për kënaqësi shpirtërore. Madje mos eja as për të përjetuar Zotin tënd.
Por për çfarë të vish atëhere? Eja vetëm për t'i bërë qefin Atij.
Kur je aty, nëse Ai vendos të derdhë ndonjë bekim të madh mbi ty, pranoje. Por nëse në vend të kësaj, mendja jote shpërqëndrohet, përsëri pranoje. Ose nëse ke vështirësi gjatë lutjes, pranoje. Prano me gëzim gjithçka që Ai dëshiron të të japë. Beso që çdo gjë që të ndodh është ajo çë Ai dëshiron të të japë!
Lermë ta përsëris këtë sepse është shumë e rëndësishme! Është veçanërisht e rëndësishme për rritjen tënde në të ardhmen. Beso me anë të besimit që çdo gjë që ndodh është dëshira e Tij për ty në atë çast.
Kur ti vjen tek Zoti në këtë mënyrë, do të shohësh që fryma jote ka paqe cilado qoftë gjëndja jote. Kur të jesh mësuar të vish tek Zoti në këtë mënyrë, ti nuk do të fyhesh nëse Zoti tërhiqet nga ti. Periudhat e thatësirës frymore, do të jenë për ty njësoj si periudhat e lulëzimit frymor. Ti do t'i trajtosh njësoj ato. Pse? Sepse do kesh mësuar ta duash Perëndinë thjesht për shkak se ti e do Atë, jo për shkak të dhuratave të Tij, e madje, as për praninë e Tij të paçmuar.
Krijoni Kontakt