Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski dhe kolegu i tij i Kosovës, Skender Hyseni, nënshkruan Aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, njoftuan Ministria e punëve të jashtme në Shkup dhe ajo në Prishtinë. Sipas njoftimeve, nënshkrimi i këtij akti është bërë mbrëmë vonë. Në këtë marrëveshje, pos tjerash, thuhet se “Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë, kanë vendosur të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, që nga data e nënshkrimit të këtij akti”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës. Sipas njoftimit të Ministrisë së jashtme të Maqedonisë të “dy palët angazhohen për përforcimin e lidhjeve miqësore në bazë të respektimit të ndërsjellë të sovranitetit kombëtar, pavarësisë dhe integritetit territorial”. Në bisedën telefonike dy ministrat pas firmosjes zyrtare të aktit, theksuan kënaqësinë e dyanshme nga firmosja e dokumentit, duke theksuar se vendosja e marrëdhënieve diplomatike do të kontribuojë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, në interes të paqes dhe stabilitetit të rajonit. Milloshoski dhe Hyseni u dakorduan që të zhvillojnë një takim dypalësh në një të ardhme të afërt, me qëllim që të thellohen kontaktet politike midis dy vendeve. Marrëdhëniet diplomative mes dy vendeve vendosen një vit pas njohjes së Kosovës nga ana e Maqedonisë dhe gjitha vonesat ndërlidhen me procesin e shënimit të vijës kufitare apo me kapërcimin e dallimeve rreth disa zonave kontesutese kufitare kryesisht në rajonin e fshatrave Debëllde dhe Tanushë. Në përshpejtimin e këtij process rol vendimtar kishin përfqësuesit ndërkombetra të cilën përmes formave të ndryshme inkuaruajn dy vendet të arritjen marrëveshjen dhe të mbyllin një çështje të ndjeshme që sipas tyre do ti shërbej forcimit të paqes dhe stabilitetin në rajon. Tani dy vendet i pret nënshkrimi dhe ratifikimi i më shumë marrëveshjeve në sfera të ndryshme të cilët për disa muaj rrinin nëpër sirtarët e ministrive, në pritje të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Kosova është vendi i 127 me të cilën Republika e Maqedonisë vendos marrëdhënie diplomatike me emrin kushtetues.
Alsat
Krijoni Kontakt