Endacaku
*********
Driten mban ne dore
terri te rri percark,
ecen,vetem ecen
turresh n`rruge t`pa cak.
Endacak i mire
ndalu pusho pak,
muzgu vrik po bie
dita ra ne lak.
Shok`e miq te thrrasin,
s`e kthen koken prapa.
Endacak i gjore,
e pafund eshte nata.
Endesh,vetem endesh,
endesh n`rruge t`pa emer;
Stuhi rrudh nder grushta
stuhi ndrydh ne zemer.
Veri-lindja dhemb,
perndimi qesh,
endacak i mjere,
prehje,ku do gjesh?
.....................................
Endesh,vetem endesh,
askurkund s`ve emer
stuhi rrudh nder grushta
stuhi ndrydh ne zemer.
Pritja
*****
Syte
qiell,ne pritje te nje agimi
i kam bere.
Shuplakat
e duarve,livadhe;
lodro
si qengjat...e kenget
mos mi tremb.
Ikja
***
Ika
kur dhe terri po fikej.
Ardhje u be ikja-ikje qendrimi;
a s`e sheh
-te tera ditet per pak drite
po i djeg?!
Per dite,
nder brazdat e tua te dhimbjes
fara kengesh po mbjell.
Se...kushedi
ne ndonje pranevere
lule-kenget
zogjte per ty do ti ndjellin.
Krijoni Kontakt