Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Sabit Brokaj: Lëvizja studentore e Dhjetorit të ‘90 ishte me regji nga Ramiz Alia

    Sabit Brokaj: Lëvizja studentore e Dhjetorit të ‘90 ishte me regji nga Ramiz Alia
    » Vendosur: 09/11/2009 - 09:07


    Mustafa Nano

    "Ishte vetë Ramiz Alia apo Komiteti Qendror i Partisë së Punës që dirigjuan lëvizjen studentore të dhjetorit 1990". Përkundër gjithë historisë postkomuniste të Shqipërisë, Sabit Brokaj, një politikan i njohur, me një karrierë të pamohueshme, ka paraqitur dy ditë më parë në emisionin "Deja Vu" të gazetarit Mustafa Nano, këtë tezë të guximshme tijën që pritet të shkaktojë shumë reagime. Zoti Brokaj argumentoi mendimet e tij përgjatë rrëfimit të për herë të parë të ngjarjeve e përjetimeve të dhjetorit 1990, kohë që e gjeti në postin e dekanit të fakultetit të Mjekësisë. Pikërisht nga pozita e këtij funksioni, Zoti Brokaj, ka pasur mundësinë të vëzhgojë nga afër se si kanë lëvizur ngjarjet, të njihet dhe të gjykojë protagonistët. Ja rrëfimi i tij në emisionin "Deja Vu", i provokuar nga një fotografi që paraqet studentë të ulur, në heshtje, një pamje që tregon edhe revoltë të heshtur.
    Brokaj: Duket që janë, të paktën më duken studentë. I ngjan një proteste të heshtur. Kjo një studenti të përhershëm apo pedagogu të përhershëm u ngjall emocione pozitive.
    Kjo foto me kujton edhe një tjetër gjë, ku emocioni për atë moment ishte jo pozitiv. Ishte tetori i vitit 1990. Kishte ndodhur 2 korriku. Ishte bërë edhe ai takimi. Jeta politike në Shqipëri dukej shumë e vështirë. Ne dekanët na sillnin shpesh në rektorat, për të mbajtur gjendjen sa më mirë. Në orën 20:00 më morën në telefon nga dezhurni i Komitetit të Partisë.
    Nano: Nga Komiteti i Partisë së Tiranës?
    Brokaj: Jo, nga ai i Universitetit të Tiranës. Thonë se ka një urdhër nga Komiteti i Partisë së Tiranës që ju dhe një nga zv/dekanët, sepse unë kisha dy zëvendës, sot natën do vini në fakultet. Ç'punë kishim ne natën në fakultet? I mora zv/dekanët në telefon për të ndarë natën. Mora vetë pjesën e parë të natës, se nesër kisha leksion që në mëngjes. Shkova në fakultet. Kuptohet që fakulteti ishte bosh.
    Nano: Pra ishte muaji tetor i vitit 1990?
    Brokaj: Po. Ishte koha kur Ramiz Alia ndodhej në OKB (Shtetet e Bashkuara të Amerikës). Ç'të bëja në zyrë? Po shkoj në konvikte njëherë, të shoh studentet, mendova. Konviktet ne si fakultet, nuk i kishim te Qyteti Studenti. Shkova në fillim te vajzat, mos kushedi. Helbete ata kursantët e Shkollës së Bashkuar...
    Nano: Kishe ndonjë informacion?
    Bokaj: Jo, nuk kisha asnjë informacion. Te vajzat gjithçka mirë. Më pas shkova te konvikti i djemve. Ishte edhe kujdestari i konviktit. Takoj dy djemtë që ishin dezhurn. Bisedoj 2-3 minuta me ta dhe në këtë kohë dëgjoj një zhurmë nëpër shkallë. Një zhurmë që nuk mund ta artikulosh. Ndërkaq, zbresin dy studentë. U lexohej emocioni në fytyrë. U merrej gjuha. Shoku dekan, ne kemi probleme, më thonë. Unë kam shkuar shumë mirë me studentët. Isha pedagog i vjetër. Ç'është kjo, i pyes. Ç'keni mor djem? E dëgjoni zhurmën, më thonë. Po ç'domethënë ajo zhurmë? Ne duam që të vish lart. Ku lart? Në katin e katërt, te salla e televizorit. Unë në të njëjtin konvikt kisha qenë, e njihja mirë. Mirë, nuk është problem. Jemi keq. Nuk kemi dushe, nuk kemi ngrohje... Nisën të më thonin problemet e zakonshme që dolën më pas në protestat e studentëve, ato që dolën në sheshin e studentëve. Mirë do vij, por qetësohuni, u them.
    Nano: Studentët e njihje?
    Brokaj: Për fytyrë i njoh. Takimi ishte shumë emocional. Njëri fliste me dialekt lab. Për të krijuar marrëdhënie, e pyes se nga ishte. Jam nga Fushëbardha, më thotë. Me ty s'kam punë i them, se ty ta zgjidh problemin Kryeministri, se jeni nga i njëjti fshat. Sepse Adil Çarçani ishte nga Fushëbardha. Ndërkohë, zbriti turma që mbushi gjithë hollin. Studentët i vunë llozin derës. Një shul të madh. Shoferi im, një djalë i mirë e i urtë, u tremb shumë. Shoku dekan, na mbyllën derën, më thotë. Qetësohu i them. E mirë ngjitemi lart, u kthehem studentëve. Kur po ngjiteshim lart po më dukej vetja si në filmat me ballistë e kulakë, gati nuk më takonin këmbët në shkallë kur po ngjiteshim aq shumë studentë kishte të ngjeshur rreth meje. Hymë në sallë. Pak a shumë e mora vesh gjithçka në ato 2-3 minuta që u ngjitëm.
    Nano: Morët vesh çfarë?
    Brokaj: Mora vesh përse ishte ajo situatë. Pak a shumë ishte domethënia e atyre, ishte një protestë studentore. Zini vendet, u them. Unë fillova të komunikoja si dekan. Në sallë kishte edhe djem me kanotiere, sepse ishte vonë. Ora ishte rreth 11:30. Duke bërtitur fort, thashë: Ata që janë të paveshur, të dalin përjashta! Ju jeni këtu se jam unë dhe po s'desha unë ju largoheni që këtej. Jeni para dekanit dhe si të tillë duhet të visheni. Toni bëri efekt. U frenuan. Ata që nuk ishin të veshur, ikën. Do flasin vetëm 3 vetë, u thashë. Ne, shoku dekan, kemi probleme ekonomike, të ushqimit, të fjetjes dhe ndërkaq i shket goja. Pse jemi keq ne dhe të tjerët janë mirë? Cilët janë mirë? Ata jashtë. Nga e di ti se ata janë më mirë nga ne? Nuk doja të tromakseshin. Ndërkohë edhe ai studenti nuk mu duk shumë trim. Ju s'mund ta dini, po jua them unë. Unë kam qenë jashtë. Unë e kam parë se ata jetojnë më mirë, unë e di se ne jetojmë më keq se ata. Pasi e mbylla, i pyeta se kush e do fjalën.
    U ngrit një më i çliruar, më miqësor. Shoku dekan, ju e dini më mirë nga ne, por ne kemi vendosur të bëjmë grevë. Për herë të parë u tha për t'u bërë grevë në Fakultetin e Mjekësisë. Jo, jo grevë s'ka! Ju thatë se jeni keq. Po si t'ia bëjmë që ju nuk mësoni? Si do bëheni mirë ju kur nuk mësoni, jeni gjashtanjozë, pesanjozë, s'vini në mësim, ndërsa prindërit ju kanë sjellë me njëqind halle, mes varfërisë dhe ju mbajnë. U bëra presion dhe e mbylla: Ju nesër do shkoni në mësim. Në orën 13:00 në sallën e madhe të fakultetit do të bëhet mbledhje. Rektorati dhe Komiteti i Partisë do jenë aty. Unë do ju përfaqësoj, se ju nuk dini të flisni. Doja të kanalizoja situatën. Kjo bëri efekt shumë të mirë. U krijua një alarm i madh në Komitetin e Partisë e në rektorat. Erdhën të gjithë, edhe kuzhinierët. Ata që nga fukarallëku merrnin mishin e studentëve... Prej këtij takimi shteti nxori 3 milionë dollarë për konviktet e studentëve. Kjo krijoi impakt dhe gjithçka u mbyll paqësisht. Rregullova edhe unë më mirë marrëdhëniet me studentët.
    Nano: S'kuptoj një gjë tani. Juve ju njoftuan se duhet të shkoni të bëni dezhurn natën studentët, pa ju dhënë asnjë informacion?
    Brokaj: Absolutisht.
    Nano: Cili është leksioni i gjithë kësaj, cili është...
    Brokaj: Leksionin mua pak a shumë ma dhanë para 5 vjetësh, sepse nuk po më sqaronte asnjë se ç'ishte ajo natë.
    Nano: Ju po lini të kuptohet se ishte një gjë e inkurajuar nga regjimi?
    Brokaj: Ma thanë pastaj. Takoj një nga zv/drejtorët e Tiranës që mbulonte Sigurimin. Duke i treguar këtë historinë, i thashë: Më ka mbetur enigmë, ç'ishte ajo që më çuat te studentët, se ju me siguri kishit informacion, dhe nuk më thatë se ç'më priste atje? Unë isha dekan, apo nuk kishit fare informacion? Jo kishim, më thotë. Po mirë pse na çuat kokë turku? Jo, ne informuam kur situata ishte e qartë. Faji është i Komitetit të Partisë që nuk u tha juve. Por ç'ishte kjo? Ishte një organizim që gjykohej se do të merrte zhvillim. Pas fakultetit të mjekësisë do të ngrihej ngihej edhe fakulteti i bujqësisë. Që të mos lejohej medemek Ramiz Alia të vinte nga OKB-ja, të bllokohej në aeroport, apo gjetkë, që të ndërkombëtarizohej tashmë kjo protestë me këtë zanafillë.
    Nano: Ishte një lëvizje e Ramiz Alisë për të legjitimuar ndryshimet e mundshme që ai mendonte?
    Brokaj: Që ishte e organizuar, patjetër që ishte.
    Nano: Po jo nga Ramizi?
    Brokaj: Të them të drejtën zhvillimet e mëpasme mua më bindin se ka qenë Ramizi. Për këtë moment nuk mund ta them.
    Nano: Pra, sipas jush ai bënte ca gjëra për të legjitimuar ndryshimet që kishte në mendje?
    Brokaj: Pak a shumë unë e kam thënë këtë në një takim në rektorat. Neve në ngjarjen protestave të studentëve na takonte përnatë Xhelil Gjoni, apo një nga ata të Komitetit të Partisë së Tiranës.
    Nano: Në zjarrin e protestave të dhjetorit?
    Brokaj: Dhe unë dua të bëj një lidhje se më ngacmuat kujtesën. Ishte vendosur siç morëm vesh, të hiqnin rektorin, si të ishte që, të quhej ai përgjegjësi për situatën me qëllim për të frenuar diçka, agresivitetin. Dhe që të kalonte uji në atë kanalin që ishte caktuar. Xhelili u ul në vendin e rektorit. Dhe ne, dekanët, rreth tij. Rektori mbeti i zhvendosur. Mua këto situata më ngacmonin më lehtë nga të tjerat. Aty është vendi i rektorit, i thashë. Unë kisha edhe miqësi me Xhelil Gjonin, në kuptimin si mjek... Çdo të thuash, tha. Se kemi hequr ne rektorin... Se atëherë ishin bërë me zgjedhje, por nga këshillat shkencore. E mire, u zhvendos dhe u ul Nikolla Konomi, rektori. Thotë: Gjendja është shumë e vështirë, Partia ka vendosur t'ju ndihmojë juve dekanëve. Thotë se anëtari i Byrosë politike, shoku Besnik Bekteshi, do shkojë te Fakulteti i Gjeologjisë. Dekani i gjeologjisë, një Grazhdani me mbiemër, një korçar tipik, i thotë: Po jo bre, se ka ardhur shoku Besnik atje dhe nuk është mirëpritur nga studentet.
    Xhelili, duke numëruar autoritetet e larta që do të vinin në çdo fakultet, më thotë mua: Sabiut ti e dominon shumë mirë situatën. S'kemi probleme atje. Por megjithatë, do porosisim Saliun. Saliu ishte Sali Berisha. S'kishte ndonjë autoritet, ishte në nivel shef klinike. Autoritete kishim boll të tjerë, në fakultet ne kishim Petrit Gaçen. Unë e dija tashmë se isha mjek, kisha qenë mjek i Byrosë Politike, i Enver Hoxhës, ata të Sigurimit i njihja plot. Dhe i them pa etikë: Nuk kam nevojë për Saliun. Saliun mbaje ti me Ramizin, që e çoni sa andej-këtej për të bërë lodra. Reagoi edhe dekani Edmond Luci, i Ekonomikut. Nga dekanët më me prestigj. U krijua një klimë e nderë. U mbyll takimi dhe del Xhelili anash, më thotë mua. Po ti ç'pate që ma the mua ashtu atë? I thashë: Lëri ato lodra tani. Ju dini t'i kanalizoni gjërat dhe keni sjellë këto situata.
    Nano: Kjo është një dëshmi që ju e bëni për herë të parë, apo jo?
    Brokaj: Për herë të parë.
    Nano: Një dëshmi që dejustifikon pak atë lëvizjen e dhjetorit.
    Brokaj: Unë e kam bindje.
    Nano: E keni bindje? Me një fjalë lëvizja studentore ishte një lëvizje me telekomandë nga KQ i Partisë së Punës?
    Brokaj: Kishte regji. Po të shkruanin saktësisht ditarët apo kujtimet e tyre Xhelil Gjoni, Vasillaq Kureta, Ismail Lleshi, ndoshta edhe ndonjë tjetër, do të dilte një pasqyrë krejt tjetër.
    Nano: Megjithatë kjo nuk përjashton heroizmin studentor.
    Brokaj: Nuk e diskutoj fare. Në fund të fundit ata u përleshën me policinë. U ngritën. Është tjetër gjë se kush vë shkëndijën në kashtë, por flaka është flakë.


    Megjith tere ato aludime qe jane bere deri tani mbi levizjen studentore te 90-91it eshte hera e pare qe nje politikan (qe disa here i ka thene gjerat troc) te jape kete version hapur ......si mendoni qe pas 20 vjetesh ajo levizje merr trajta e forma te dushimta lidhur me implikimin direkt te ish Sigurimit te Shtetit dhe Pjestareve te dinastise ne te, me c'sy i shihni gjerat tani........ si mund te rreagojme
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  2. #2
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    po po...

    sigurisht o mustafa keshtu te kan porositur te thuash...ndonje dite do te dalesh e te thuash se nuk ka qene azem hajdari udheheqesi i studenteve por ju kan bere syte pasi ai ka qene ramiz zeza i maskuar....

    hajde klush komunizmi hajde....

    injorojeni kete teme se asgje te re nuk ka brenda...kete refren ka 20 vjet qe e degjojme dhe na doli edhe mustafa me zabitin te na mbushin mendjen ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 09-11-2009 më 12:18

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po katowica more njerez akoma se kuptoni?
    Ka qe ne 91 e deri sot ky komunizem i tipit te ri qe nderroi surrat pas renise se murit te Berlinit
    Albania Uber Alles

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    falemnderit shoki ramiz, qe e piete kadaren per pllurallizmen, dhe ki nuku dinte gje, por vate azilant ne paris per te mare vesh per pllurallizmen; falemnderit shoki ramiz per sigurimet qe more prej sali berishes qe votimet e para do ti fitonte doemos partia e punes, pastaj saliu do te kriesonte zirtarisht levizjen "anti-komuniste" ... falemnderit edhe per disa forumista ketu, qe na e perçojne frymen tende ne menire demokratiko-krijuese, si dikur marksizme-leninizmin ...

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    Komunistet shqiptare gjate 50 vjeteve qe ishin ne pushtet u pelqente te luanin rolin e Zotit, ku "cfare do populli ben Partia" dhe "cfare thote Partia ben populli". Per 50 vjet kultivuan me anen e veglave te dhunes (Sigurimit te Shtetit) dhe propagandes (komunisteve) se Partia eshte e ndodhur kudo dhe ka gisht ne gjithcka.

    Kur Muri i Berlinit ra dhe era e ndryshimeve demokratike fryu ne gjithe Evropen Lindore, rregjimi komunist shqiptar ishte "varka e vetme komuniste ne detin e terbuar". Por ja qe 1990 me hapjen e ambasadave dhe levizjen studentore te dhjetorit, deshmoi qe Partia nuk e kish me situaten ne dore. Populli nuk ia ve me veshin Partise dhe eshte ngritur per tu perplasur me veglat qe e mbanin ne kembe Partine ne pushtet. Kjo situate e krijuar, krijoi nje panik te jashtezakonshem jo vetem tek byroja politike e mbetur, por tek komunistet e thjeshte, atyre trushpelareve te cilet nuk e imagjinonin dot jeten pa Partine e Shokun Ramiz.

    Dhe shume njerez, nuk e kuptojne te plote levizjen studentore ne 1990. Ajo nuk ndryshoi thjeshte nje rregjim. Ajo nuk na solli thjeshte lirine e demokracine. Ajo nuk na solli vetem pluralizmin. Ajo nuk na nxorri vetem nga izolimi me boten e qyteteruar. Levizja studentore mbi te gjitha rrezoi gogolin nga mendjet e njerezve qe njihej si Parti e Shoku Enver/Ramiz. Ajo levizje varrosi ate ideologji dhe ato ideale, me te cilat u linden e thinjen te pakten tre breza shqiptaresh. Per kete kategori njerezish, levizja per demokraci ishte nje levizje qe vrau idealet e jetes se tyre; nje levizje qe i zgjoi nga gjumi letargjik per tu perballur me nje te vertete te hidhur, qe kishin humbur jo pak por 50 vjete te jetes se tyre ne nje enderr te tmerrshme.

    Dhe kur njerezit kalojne trauma ta tilla, nuk e kane te lehte qe te paqetojne te shkuaren komuniste me te ardhmen e panjohur. Dhe si reagojne? Reagojne duke u strukur ne te shkuaren, ne ate qe njohin. Edhe pse e deshmuan me syte e tyre levizjen per demokraci ne rruge, sheshe e qytete, ata nuk i besojne syve. Ata besojne se "Partia ka gisht ne keto organizime", sikur PPSH paska orkestruar veteshkaterrimin e pushtetit te saj.

    Ne fakt, kjo bindje se "Ramiz Alia orkestroi levizjen studentore" perjetohet shume ndryshe nga dy grupe komunistesh. Grupi i pare, jane ata komunistet e thjeshte ne fshatrat e qytetet e Shqiperise, qe tregojne me gishtin e fajit nga Ramiz Alia si fajtorin per ate qe ndodhi pasi "ai lejoi levizjen studentore se po te ishte shoku Enver gjalle, dinte si ta mbronte pushtetin me gjak!" Keta jane ata qe e fajesojne Ramiz Aline si nje "palo-komunist" apo nje "komunist i moderuar" apo nje komunist qe nuk e mbrojti idealin komunist.

    Grupi tjeter i komunisteve eshte "elita komuniste". Kjo perbehet nga te gjithe shpura e intelektualeve komuniste me lidhje gjaku apo martesash me Byrone Politike. Sabit Brokaj ben pjese ne kete kategori. Keta mundohen ta interpretojne rolin e Ramiz Alise nga nje prizem tjeter, nga prizmi i "babait te pluralizmit". Keta nuk duan ta vene theksin tek e shkuara e humbur, keta duan ta vene theksin tek e ardhmja dhe mundohen qe ti bejne nje vend vetes edhe ne sistemin e ri pluralist politik te krijuar. Ideja qe ata kane dashur te percjellin ne opinionin publik eshte se "Partia mund te kete ndryshuar forme e ngjyre, por nuk ka vdekur ajo eshte prezente edhe ne pluralizem!" Dhe ky kendveshtrim i tyre nuk ka te beje gati fare me te verteten historike apo me rolin apo personin e Ramiz Alise, ka te beje me nevojen per mbijetese te kesaj kategorie njerezish ne eliten e re politike pluraliste te vendit. Dhe e bejne ne menyren e tyre proletare: u apelojne vesheve te ish-komunisteve te djeshem, duke iu kujtur emrin e Ramiz Alise, si per tu thene, Ramiz Alia nuk eshte me ketu per t'iu kerkuar voten, e na ka lene ne mekembes te Partise se tij. Kjo ishte politika e socialisteve shqiptare ne pluralizem qe nuk funksionon me, pasi cdo dite, cdo muaj, cdo vit qe kalon, nje brez i tere komunistesh vdes dhe nje brez i ri shqiptaresh lind.

    Sa per Sabit Brokaj i cili mallengjehet me kujtimin e dhjetorit 1990, kur ti hedhi kujtimet e tij ne leter, duhet te na rrefeje edhe rolin e tij ne revolucionin bolshevik te 1997 ne Vlore.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-11-2009 më 02:54

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kemi nje bisede mes dy anti-berishianve nga me te thekurit..
    muc nano dihet se nuk le rast pa gerrmuar qe te ule figuren e berishes..
    mu per kete ai eshte shperblyer kto vite me para te majme e me apartamente..
    askush nuk ben jet me te lumtur se mucua ynë..
    cdo nate ai rrethohet nga kamerat e nga femrat e bukura qe ftohen neper studiot telovizive..
    te hash te pish e te rroc me kaq begati vetem se je anti berish qe te punon mire penda.. eshte vertet nje fenomen per tu studiuar..
    i lumte mucos qe ka ditur te zgedhe zanat.. nje zanat qe ska ekzistuar kurre me pare.. pra te bec jet sheiku vetem se je armik i kryeministrit te vendit..
    hajde mafi sa dorleshuar je qe paguan te tille kalemxhij..
    ne te ngrat qe mbrojme berishen.. sna dolli kush te na jape qofte nje kafe te taivani.. ose ma.k.ari.. tek ndonje kafe nga ato 30 lekshet tek pazari..lol..

    dalim te zabiti..

    zabiti eshte i njohur si stalinist i thekur lab e kete as qe mundohet ta fshehe..e mu per kte ai gezon nje far respekti..
    eshte e cfaqet sic eshte.. e per kte pra per te qenit anti berish e anti demokrat e anti veri e anti pluralizem.. ai gezon ne kto 20 vjet gjerat me te bukura qe ka kjo bote.. para pa hesap.. poste pa hesap.. femra nga me te beshmet e me te kamurat e resurse tjera qe nuk i ka enderruar as ne koh te hysni kapo enverit.. adhurues i flakte i te cilve eshte..

    pra kemi nje bised midis ketyre dy tipave qe po bejne kokrren e qejfit ne kto 20 vjet.. vetem se kan te perbashket..urrejtjen shtazore ndaj atyre qe cenuan perandorin staliniste.. e ne vecanti mikro perandorine staliniste te enverit.. pra rregjimin enverist ne shqiperi..

    te mencur jan.. duhet ti kemi zili..



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 10-11-2009 më 03:30

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    falemnderit shoki ramiz qe e nxorre netritanin ne shesh me alltoparllant ne dore, se mileti do ta kishin bere hi ate bllokne famezi ... e do te kishte rene rehat Shqiperia prej atyre zullumqareve ... e sigurim-punizmi nuk do te ngrinte krye siç ben tani me hienat hajdutore thik-pas-shpine ...

    nuk te lejne neo-komunistet e ish-komuniste ... qe jane aq te "pashem" ketu ne forum ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    falemnderit shoki ramiz qe e nxorre netritanin ne shesh me alltoparllant ne dore, se mileti do ta kishin bere hi ate bllokne famezi ... e do te kishte rene rehat Shqiperia prej atyre zullumqareve ... e sigurim-punizmi nuk do te ngrinte krye siç ben tani me hienat hajdutore thik-pas-shpine ...

    nuk te lejne neo-komunistet e ish-komuniste ... qe jane aq te "pashem" ketu ne forum ...
    Pa ja ber qejfin Brarit(sepse dihet) apo Albos qe ka mendimet e veta,per Sabit Brokaj kane te drejte.Eshte nje pusht,qe shfrytezoi 1997....
    Tja shikojne si i ka vene parate.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Kjo eshte genjeshter haptaz. Ramizi organizoj efektivat e shkolles se bashkuar kundra levizjes studentore, çfare broçkullash flet ky Mustafa nano. Ramizi e pa çfare ndodhi ne Rumani dhe nga presioni i madh brenda dhe jashte vendit u detyrua te leshonte pe. Ramizi po perballej me revolta popullore ne gjithe shqiperine çfar u kristalizua me levizjen studentore. Edhe vet komunistet, veteranet e luftes po ndjenin pakenaqesi nga skamja, radhet e gjate dhe mungesa e artikujve baze ushqimore. Sistemi dhe izolimi ishin drejt fundit dhe me kot Ramizi me klanin e tij ben perpjekjet e fundit per te inkurajuar popullin per te vazhduar rrugen e revolucionit. Java e enverit, dita e enverit etj sa u merrnin kohen kot njerezve te uritur, me shume per ti aktivizuar drejt nje rruge pa shprese.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Per nje gje te jeni te sigurte: udhezimet e marra ne Katovice te polonise ne shqiperi jane zbatuar pike per pike.Kjo eshte edhe arsyeja pse shqiperia nuk po ngre koken edhe pas 19 vitesh pluralizem.
    Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të.

    N.Frashëri

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •