Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25

Tema: Mbleseria

  1. #21
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Problemi lidhur me kete ceshtje ka te beje thjesht me lirine dhe pavaresine e njeriut. Per te patur te drejte kunder te tjerve shume prej jush kane bere hipoteza ku protagonisteve ju jepet mundesia se pari, te njihen me njeri tjetrin dhe me pas te miratojne a jo bashkimin martesor.

    Fakti eshte qe shumices, mbi te gjitha vajzave, nuk ju jepet mundesia qe te shprehin mendimin e tyre, e pelqejne apo jo. Per me shume liria qe ju jepet dhendurve nga ana e familjeve eshte nje pseudo-liri, nje maskim : cilido qofte vleresimi i tyre ne lidhje me pretendentin, gjelit i eshte prere koka. Duke thene " te japim lirine e vendimit" ata duan te thone se perderisa te japim lirine nuk ke te drejte ta refuzosh ate qe te propozojme. Hile e njohur kjo...

    Mendoj se duhet folur me shume per ato raste ku protagonistet detyrohen ne nje menyre apo ne nje tjeter per te bere ate qe thote familja.
    Gjithesesi me duket se eshte thene gjithcka e mundshme ne lidhje me mbleserine, ne postet e meparshme.

    Per sa i perket prapangelurise shqiptare, ajo eshte mese e vertete neqofte se si vlera krahasimi marrim vlerat shoqerore te perendimorve. Ne kete rast Shqiperia quhet e prapambetur pikerisht sepse shtetet e tjera, shtetet perendimore ne kete krahasim, kane kaluar gjate historise se tyre ne ate gjendje ne te cilen ndodhet Shqiperia sot. Dhe kane evoluar ne nje stad tjeter qe Shqiperia ska arritur akoma, dhe kjo i jep Shqiperise titullin e prapambetur. Pak a shume si ne nje gare ciklizmi, te prapambeturit duke qene ata qe jane te fundit. Por ne dallim nga ciklizmi, kulturat nuk kane medalje e as podiume gje qe do te thote se kulturat jane te pakrahasueshme me njera tjetren. Rrjedhimisht te prapambetures i jepet kuptimi "e ndryshme".
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  2. #22
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga korcar

    Mendoj se duhet folur me shume per ato raste ku protagonistet detyrohen ne nje menyre apo ne nje tjeter per te bere ate qe thote familja.

    Raste te llahtarshme nga ditet tona jane ato te vajzave qe familjet i martojne qe ne moshe te njome me emigrante shqiptare, te cilet me pas i shfrytezojne e i shnderrojne ne prostituta.





    nga korcar

    Per sa i perket prapangelurise shqiptare

    Kete pjese e citova vetem se me beri pershtypje fjala „prapangelurise“. PYETJE kam tani. A perdoret vertet kjo fjale krahas fjales „prapambetje“??? Kur e shqiptoj me ze, ngjan vertet mire ne degjim.





    nga korcar

    Dhe kane evoluar ne nje stad tjeter qe Shqiperia ska arritur akoma, dhe kjo i jep Shqiperise titullin e prapambetur. Pak a shume si ne nje gare ciklizmi, te prapambeturit duke qene ata qe jane te fundit. Por ne dallim nga ciklizmi, kulturat nuk kane medalje e as podiume gje qe do te thote se kulturat jane te pakrahasueshme me njera tjetren. Rrjedhimisht te prapambetures i jepet kuptimi "e ndryshme".

    Vete preferoj ta shoh e quaj Shqiperine si nje vend „ne zhvillim“ sesa „i prapambetur“.
    Kurse per kuptimin qe i jepet te prapambetures ne „e ndryshme“ jam dakord.

  3. #23
    pa he!... Maska e korēar
    Anėtarėsuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Rastet e vajzave te njoma qe detyrohen te martohen me te huajt, ne shumicen e rasteve nuk kane te bejne me mbleserine. Mblesi ne kete rast eshte vete dhendri. Po te kishte nje ndermjetes te vertete nga familja e dhendrit atij do i duhej te mbante pergjegjesi neqofte se i ndodhte dicka e keqe vajzes. Njerezit nuk guxojne te marrin pergjegjsi te tilla neqofte se nuk jane te sigurte per mbarevajtjen e lidhjes.
    Mendoj se mbleserite e verteta, kur te dyja familjet marrin pjese ne "negociatat" e angazhimit, nuk paraqesin asnje rast - ndonje perjashtim ka gjithmone - ku vajza keqtrajtohet apo kthehet ne prostitute... Nga njera ane kjo eshte nje siguri.

    Se morra vesh cila fjale tingellon bukur : "prapambetja" apo "prapangeluria"?
    Te them te drejten nuk e di a egziston, mbase ja kam futur kot por e kam bere pa qellim. Pastaj pse te mos thuhej si nje sinonim i prapambetjes : prapangeluria ose prapangelja.
    Sidoqofte me duket se kam shpikur padashje nje fjale kuptimplote neqofte se e analizojme : prapa-ngeli-uria, dmth ka uri akoma, rrjedhimisht mund te themi se nje popull qe ka uri akoma eshte i prapambetur... Hajde gjuhetar hajde!

    Dita kur dikush te pyet sa vjec e ke djalin psh, ti nuk i pergjigjesh dot : "Eshte ne rritje", por duhet ti thuash moshen e tij. E njejta gje ndodh me Shqiperine : kur dikush pyet "Cila eshte gjendja ne Shqiperi?", duhet pergjigjur "E keqe" dmth e prapambetur. Neqofte se dikush pyet "Si duket djali?", atehere mund te thuash "Mire, rritet." Keshtu dhe pyetjes "Si duket gjendja ne Shqiperi?" i pergjigjet "Eshte ne zhvillim".
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  4. #24
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Rastet e vajzave te njoma qe detyrohen te martohen me te huajt, ne shumicen e rasteve nuk kane te bejne me mbleserine. Mblesi ne kete rast eshte vete dhendri.

    JO me te huajt. Kam shkruar per emigrantet shqiptare, qe vijne e gjejne nuset ne Shqiperi. E per to behen mblese patjeter prinderit e vajzes, sepse nga ta njohe ajo cupa nje njeri qe ka jetuar prej vitesh jashte vendit dhe ajo s'e ka pare ndonjehere ne jete.
    Mund te jete e vertete qe jane te rralla rastet kur jane shfrytezuar per prostitucion, por fakti qe ato ekzistojne, i ben ata prinder fajtore.



    Se morra vesh cila fjale tingellon bukur : "prapambetja" apo "prapangeluria"?

    Te dyja tingellojne mire. Te dyten e lexova per here te pare ndaj me beri pershtypje dhe pyeta nese eshte ne perdorim.
    Shpjegimi prapa-ngeli-uria ........tamam prej gjuhetari





    Ne lidhje me emertimin "i prapambetur" apo "ne zhvillim" ka te beje me menyren e pyetjes, tamam sic e shtjellove ti.

    "vend ne zhvillim" - e shikon si pjese te nje procesi permes te cilit Shqiperise i duhet te kaloje. Ka qene ne nivelin zero ose nen zero, tani deshiron te ngrihet deri ne nje lartesi te caktuar.

    "vend i prapambetur" - kap nje moment dhe e ve ne krahasim me dicka qe qendron me perpara, krahason fillimin e procesit te zhvillimit me fundin. Krahasim gjendjesh fikse.


    Nga ekonomia eshte si me llogarite e firmes gjate vitit.


    Ke llogarine e fitimit dhe humbjeve qe ndryshon pergjate gjithe vitet (procesin)

    dhe

    bilancin qe perllogaritet njehere ne vit (llogaritjen e gjendjes)





    Per me tej ne perdorim per vendet e botes se trete eshte termi "vend ne zhvillim" - "developing countries". Ndoshta e ndikuar prej kesaj e perkrah me shume "ne zhvillim" se "i prapambetur"



    Pra per pyetjen: "Cfare eshte Shqiperia?"..........do te pergjigjesha....."vend ne zhvillim"

    Si eshte gjendja ne Shqiperi? - E keqe...........ne kete rast "e prapambetur" nuk ka pse te meritoje te quhet sinonim i "e keqe", sic ke shkruar ti me lart.
    Se e keqe mund te jete gjendja edhe ne nje vend te zhvilluar, qe psh ka pasur nje trazire politike, grusht shteti etj, fatkeqesi natyrore, si termeti ne Turqi para ca vitesh etj. Provoje dhe me tingellim..........Si eshte gjendja ne Shqiperi? - E prapambetur????? Sikur s'shkon me duket mua.

  5. #25
    Parlamenti Rinor Maska e Failed Rapper
    Anėtarėsuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    253
    kur them mbleseri nuk nenkuptoj sa per te te njohur me nje djale apo me nje vajze por martesat qe behen direkt, opa e njohur fare njeriun tjeter. kjo gje me dukeet e papranueshme jashte cdop llogjike !!!
    Cdo gje qe nuk na vret na ben me te forte

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Si jane Femrat shqiptare ne realitetin e sotshem
    Nga Dito nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 09-10-2004, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •