Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25

Tema: Mbleseria

  1. #11
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anėtarėsuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    Sepse valle dashuria nuk eshte e mjaftueshme qe nje martese te eci?!
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  2. #12
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Me e bukura eshte kur martohen me fotografi, sa e sa e kane bere kete gje dhe shumica jane penduar ta pakten ato qe njoh.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e As^Dibrane
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    e humbur diku
    Postime
    206
    Po po dhe me shume raste te tilla me fotografi ka kur vajza apo djali jan jashte diku dhe tash keta qe kan ngelur ketu te verber nga bukuria e jetes jasht shtetit i ben te mbyllin nje sy sic thone dhe te pranojn martesa te tilla. E del ne fund qe ne foto ka qen o dikush tjeter ose vet personi po para 10 vitesh. Shpresoj qe te zhduket mbleseria dhe te pakten nga te rinjte te mos praktikohet me
    Zot me shpeto nga miqte, une mund te mbrohem vete na armiqte

  4. #14
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Une mendoj se ceshtja e mbleserise eshte ceshtje mentaliteti (nuk po e etiketoj si te prapambetur por si te ndryshme). Ka cifte qe mund ti pershtaten asaj lloj lidhjeje sepse arrijne te shquajne njeriun pertej ndjenjes por une mendoj se dashuria eshte celesi i nje lidhjeje. Ata njerez qe jane te martuar 40 vjet ne mbleseri nuk ka dyshim qe do kishin po kaq gjate te lidhur edhe ne nje martese normale ku perderisa zgjedhjen do e kishin bere vete do te ishin edhe me te lumtur. Nga ana tjeter ata njerez qe martohen me dashuri dhe shkeputen shpjet nga njeri tjetri te njejten gje do te benin edhe ne nje lidhje mbleserie dhe nese nuk do te guxonin atehere lidhja e tyre do te ishte thjesht nje hipokrizi. Si konkluzion dua te them se per te njejtet njerez lidhjet e dashurise zgjasin me shume sesa ato te mbleserise dhe kjo eshte krejtesisht llogjike pasi nuk eshte njelloj te vendosesh me zemren dhe mendjen tende dhe kur vendosin te tjeret per ty.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Orku, si cdo gje ne kete bote edhe ndjenjat e dashurise me kohen veniten. Arsyet perse martesat me dashuri nuk i rezistojne kohes eshte pikerisht fakti se pas 5-10-15 apo 20 vjetesh njeri prej partnereve ben nje vleresim te ndjenjave te tij karshi partnerit dhe ajo qe ai sheh eshte qe flaket e zjarrit te dikurshem te dashurise jane ulur ndjeshem ose jane fikur fare.

    Kjo ben qe keta partnere te kerkojne ate zjarrin e humbur ne nje partner te ri, duke i dhene shkelmin keshtu institucionit te marteses. Njerezit edhe pse u shtohen vitet mbi supe ndihen ende te rrinj ne shpirt. Kurse martesat me mbleseri qe ngrihen pertej ndjenjes i rezistojne testimit te kohes.

    Koha teston gjithcka.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Per mendimin tim dhe vezhgimet e ndryshme pergjate jetes sime
    deri tani mund te them se nuk ka asgje te keqe dhe patriarkale sikur nje miku/ja juaj apo i familjes suaj t'ju prezantoje me nje djale thjesht per t'u pare dhe nese ju pelqeheni fillimisht, atehere mund ta thelloni lidhjen duke u njohur me shume, por kjo nuk do te thote qe ju te jeni i detyruar te fejoheni e martoheni me te nese pergjate periudhes se njohjes ju nxirrni konkluzionin qe nuk jeni per njeri tjetrin.
    Dhe nese doni te dini une njoh plot raste konkrete qe Amerikanet qe jane prezantuar me bashkeshortet e tyre nga te afermit. E kane pelqyer njeri tjetrin dhe kane mbi 50 vjet martese dhe biles kane familje shume te forta dhe me taban. Kam jetuar tek nje familje e tille.
    Dhe nese doni te dini perseri, edhe Amerikane me jane futur "shkese" per t'u njohur me djalin e tyre dhe gjithashtu edhe nje shoqe shume, shume e ngushte qe nga femijeria per vellane e saj. Biles familja ime ishte teper e lumtur pasi ata vleresojne virtytet dhe "tabanin" e familjes se shoqes sime, por une nuk dua ta prish shoqerine time me te edhe pse e di shume mire qe mund te kaloj nje jete shume te bukur me te vellane.
    Nuk ka asgje te keqe te prezantohesh nga dikush me nje djale ne jeten reale, sesa te njohesh njerez ne chat ku nuk ke garanci fare se cfare "do te bjere per pjese." Ne farefisin tim shumica jane martuar me mbleseri duke perfshire edhe prinderit te cilet kane nje respekt dhe dashuri te perbashket per njeri tjetrin.
    Se fundi dua te them se vecaneshrit ketu ne USA, ku kane ardhur nivele te ndryshme shqiptaresh eshte shume mire qe te konsiderosh mbleserine me djem shqiptare qe jane ketu, sepse pak a shume familja qe hyn ndermjet i njeh te dy mire si edhe arritjet e tyre ne kete vend. Per shume veta biles kjo mbetet zgjidhja e vetme pasi ato nuk kane kohe apo mundesi te njohin shpirtare te tjere perrotull keshtu qe varen nga familjet apo te njohurit t'i rekomandojne kandidate per partnere nga shtetet e tjera te USA.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Thjeshtesia : 30-05-2003 mė 19:06
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  7. #17
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    nga Thjeshtesia

    Per shume veta biles kjo mbetet zgjidhja e vetme pasi ato nuk kane kohe apo mundesi te njohin shpirtare te tjere perrotull keshtu qe varen nga familjet apo te njohurit t'i rekomandojne kandidate per partnere nga shtetet e tjera te USA.

    Kufizuar tek shqiptaret SOT besoj se eshte nje dukuri qe vihet re me shume vihet re mes atyre qe jetojne prej vitesh jashte Shqiperise. E ke shprehur mire Thjeshtesia. Asaj qe ke shkruar do t’i shtoja qe JO vetem per partnere nga shtetet e tjera te USA por edhe nga Shqiperia. Rastet jane te shumta ne numer qe jane lidhur njerez qe as kane pas qene njohur me pare e vec me fotografi ka qene prezantimi i pare.


    E mendimit edhe une qe nuk ka gje te keqe qe prezantimi te behet nga nje person i trete. Rendesi ka qe njerezit te kene kohen e nevojshme te njohin njeri-tjetrin e te shohin nese jane te bere per njeri-tjetrin, POR ama, te kene te drejten te shohin perqark edhe vete per te tjere njerez (pra mundesia per lidhje me dashuri te mbetet i hapur). DHE thelbesore eshte liria qe duhet te kene per te marre vendimin perfundimtar, pra imponimi nga familjet te mungoje krejtesisht.
    A eshte kjo zgjidhja ideale eshte ceshtje tjeter.


    Ne vazhdim e mendimit se mbleseria eshte GJYNAH t’ia zeje vendin nje lidhje te bazuar ne dashuri. Cdo njeri duhet ta kete shansin per nje lidhje te bazuar ne dashuri (forma klasike dashuruar pastaj vendosur te shkojne deri tek martesa, jo te njihen qe ne fillim me qellim martesen).
    Nese kjo dashuri i qendron kohes eshte dicka qe meriton t’i lihet ne dore njerezve ne fjale. Ne nje lidhje martesore futen dhe femijet ne skene dhe ata ndihmojne qe lidhja te behet me e qendrueshme dhe dashuria nuk eshte e vertete qe shuhet. Ajo riperterihet ne vazhdimesi pas periudhash zbehje dhe ciftet e lidhur me dashuri e perjetojne ate dhe shume vite pas marteses. Roli i femijve eshte shume i madh ne kete mes, por njekohesisht dhe respekti i bashkeshorteve per lidhjen e cila qendron ne nje nivel tjeter nga dashuria qe i lidhi fillimisht.

    Sesi shkon me pas gjithcka, nese nje divorc per nje arsye ose nje tjeter behet i pashmangshem, eshte perseri nje ceshtje tjeter.
    Dhe nuk eshte e vertete qe mbleseria e shpeton nje lidhje martesore nga divorci.

  8. #18
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Une nuk jam kunder mbleserise si koncept pasi sic ka pasur edhe shume raste njerezit e interesuar e kane pelqyer dhe vleresuar njeri tjetrin. Por vazhdoj te jem i mendimit se jetegjatesia e nje lidhjeje me teper se nga gjithcka varet nga fortesia e lidhjes qe dy njerez krijojne me njeri tjetrin. Dashuria vertet nuk ngroh njesoj si diten e pare si pas 20 vjetesh por procesi i transformimit, perfshire ketu frytet dhe kujtimet e saj perbejne ne cdo rast nje vlere me shume ne forcen dhe jetegjatesine e nje lidhjeje. Nese na duhet te bejme nje krahasim me te njejtet njerez mes nje lidhjeje me mbleseri dhe nje tjetre me dashuri do te vinim ne perfundimin se lidhja e dyte nuk ka asgje mangut nga e para por ka brenda nje plus shume te madh qe eshte ndjenja ... ideja qe nje lidhje e bazuar ne dashuri rrezikon te shkaterrohet kur kjo ndjenje zbehet nuk me duket reale sepse nese te njejtet njerez do te ishin ne gjendje te mbanin nje familje thjesht per shkak te tabanit dhe respektit reciprok do ta kishin shume me te lehte dhe te natyrshme te prodhonin keto vlera sepse dashuria do ti kishte afruar me shume me njeri tjetrin dhe se bashkjetesa e tyre perderisa eshte zgjedhje vjen me e natyrshme se nje bashkjetese qe nuk ka provuar dashurine.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Shume dakord me mendimet e Dites dhe Orkut rreth rolit te dashurise dhe domosdoshmerise se mungeses se imponimit te prinderve ne nje njohje me ndermjetesi. Une iu permbajta ne menyre strike pyetjes se shtruar qe a eshte e mire kjo gje, prandaj nuk u zgjata shume me martesat me dashuri.
    E mbeshtes plotesisht Orkun kur thote se "jetegjatesia e nje lidhjeje me teper se nga gjithcka varet nga fortesia e lidhjes qe dy njerez krijojne me njeri tjetrin".

    Sa per detyrimin e prinderive qe te te martojne me zorr me shkese, ky eshte nje dhunim i te drejtave te vajzes apo edhe djalit. Edhe prinderit e mi kane pare te tjere kandidate para se te jene martuar bashke. Ato u pelqyen dhe ja ku u formua nje familje e forte. Keshtu qe kur atehere ne vitet 60 edhe kishin te drejten per te zgjedhur ne Shqiperi, po sot? Biles ndodh qe edhe po te kesh pelqyer vete nje person e pas nje kohe njohje e kupton qe nuk te pershtatet, mund ta nderpresesh miqesine. Po perse je shoqeruar (Ju lutem mos me keqkuptoni sikur ky cifti kane patur marredhenie intime e pastaj pas ca vitesh "njohjeje" vendosin se s'jane per njeri tjetrin) dhe sheh se mendimet nuk ju perputhen, nuk do te thote se duhet qe te martohesh se s'ben me te (psh familja mund te ta imponoje, sepse e ke pasur "NJE" dhe me ate duhet te perfundosh).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Thjeshtesia : 30-05-2003 mė 23:26
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  10. #20
    Une i kam dhene lejen babit te me gjej nje burre po deshi, ska asgje te kaq, prinderit kane shume pretendime se ne. Po s'me pelqeu e le, apo jo??
    Keep it REAL!!!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si jane Femrat shqiptare ne realitetin e sotshem
    Nga Dito nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 09-10-2004, 16:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •