Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Trafik vizash nëpërmjet ambasadave

    Trafik vizash nëpërmjet ambasadave

    Persona brenda përfaqësive të huaja në Shqipëri bashkëpunonin me një organizatë

    Sokol Çobo

    Punonjës të disa ambasadave të huaja në Tiranë bashkëpunonim me një grup të mirorganizuar për trafik personash dhe falsifikim dokumentesh, duke arritur të jepnin dhjetëra viza të rregullta në këmbim të ryshfeteve të majme. Prokuroria e Tiranës tha dje se ka përfunduar hetimet për 10 të pandehur, ndërsa disa persona të tjerë nuk janë identifikuar, pasi ambasadat respektive nuk kanë bashkëpunuar me hetuesit, duke i mbajtur sekrete disa dokumente. Si rrjedhojë, nuk është bërë i mundur dokumentimi i këtyre abuzimeve, vetëm si mungesë e informacionit zyrtar. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës thanë se një nga 10 të pandehurit që është dërguar në gjykatë quhet Thanas Todhri. Policia ka rënë në gjurmët e këtij personi nga informacionet se ai arrinte t‘i pajiste emigrantët brenda një kohe të shkurtër me viza. Ky person është mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim për një kohë relativisht të gjatë, nga ku ka rezultuar se ai e zhvillonte aktivitetin e tij kryesisht pranë ambasadave. "Nga transkriptet e bisedave të tij telefonike është saktësuar se ai nëpërmjet njohjesh të ndryshme, njohje të cilat në shumicën e rasteve kalonin deri tek ambasadat- pa arritur në emra konkretë për shkak të mungesës së informacionit, i cili ishte tepër i pakët nga disa përfaqësi -arrinte të siguronte viza, për të cilat nuk disponohet ndonjë fakt nëse këto kanë qenë të rregullta apo dhe të falsifikuara. Është evidentuar saktësisht pjesëmarrja e tij që nga përpilimi i dokumenteve e deri në nisjen e emigrantëve në Rinas, ku ai jepte dhe orientimet për hotelet, mënyrat e lëvizjes, si dhe personat të cilët do të kontaktoheshin prej tij", thanë burimet nga Prokuroria e Tiranës. Sipas tyre, i pandehuri Todhri ka pasur komunikime me shumë numra të tjerë telefoni, që bënin fjalë për momentin e nisjes apo të mbërritjes, duke u sugjeruar apo kërkuar të dhëna dhe informacione të tjera më të hollësishme. Ky person, sipas prokurorisë, në disa telefonata ka marrë porosi të ndryshme për probleme vizash.



    Vizat në ambasadë

    Prokuroria tha se ka zbërthyer mekanizmat me të cilat ky shtetas pajiste kërkuesit me viza, të cilat deri në këtë moment janë vlerësuar të rregullta, pasi si të tilla janë konsideruar edhe nga autoritetet e huaja që kanë bërë pranimin. Personat e kontaktuar me të pandehurin dhe që kanë prezantuar para tij nevojën për një vizë, kanë dorëzuar një pjesë të dokumentacionit të kërkuar nga ambasadat respektive (certifikatë, garanci bankare) dhe në pamundësi për të plotësuar kërkesat e tjera që lidheshin pikërisht me të qenit në një punë të qëndrueshme dhe stabël me të ardhura të mjaftueshme, për të krijuar besueshmëri pranë institucionit në fjalë, ja besonin pikërisht këtë moment të pandehurit, i cili përgatiste dokumentacionin fals të institucioneve shqiptare, apo dhe të firmave të rëndësishme, të cilat jepeshin në një zarf, së bashku me dokumentet e tjera. Këto dërgoheshin nga kërkuesit pranë ambasadave dhe për fatin e tyre të mirë gjithnjë këto të dhëna nuk verifikoheshin. Në këtë mënyrë, sipas prokurorisë, i pandehuri ka plotësuar dokumentacionin e shtetasve Ervis Nuri Zeneli, i cili është prezantuar me dokument të falsifikuar si punonjës i një firme. Prokuroria ka verifikuar edhe disa raste të tjera, ndërsa këtë rast nuk e quan si "kalim të paligjshëm të kufirit", por "falsifikim".



    Akuzat

    Prokuroria thotë se në analizë të këtij fakti, i cili përbën thelbin e akuzës ndaj të pandehurit, pavarësisht se materiali i prezantuar pranë ambasadave mbetet i dyshimtë në përmbajtjen e tij, gjithsesi gjykohet se nuk ndodhemi para elementëve të veprës penale, të "kalimit të kufirit", për të cilën është filluar aktiviteti kriminal. Pavarësisht anës dokumentare, e cila mbetet në vlerësim të institucionit që e pranon dhe që e gjykon nëse është apo jo e domosdoshme, marrja e një vize, pavarësisht sa më sipër, është përmbyllja e gjithë praktikës dhe për sa kohë ajo jepet nga institucioni që e lëshon dhe kërkuesi i saj, zbaton në pikat e kontrollit kërkesat në fjalë, atëherë nuk kemi më kalim të paligjshëm të kufirit, por një falsifikim të dokumenteve. Prokuroria thotë gjithashtu se, pavarësisht qëndrimit të Thanas Todhrit ndaj akuzës, apo edhe qëndrimit të të pandehurve të tjerë në raport me të dhe faktet në ngarkim të tyre, deklarimet e personave që tregojnë rrethanat e hetimit, ekspertimet teknike, dokumentojnë në tërësinë e tyre aktivitetin e të pandehurit.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Persona brenda përfaqësive të huaja në Shqipëri bashkëpunonin me një organizatë
    Kte e kam then qe kur un, se jan kto ambasada qe po na lejn pa marr vizat, se kta vendosin nese i kemi plotesuar kushtet apo jo.

    Kushti vetem qe duhet te plotesojme per te leviz lirshem, eshte qe tu mbushen xhepat plot me lek ktyre pederasteve ambasadore.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Kjo ka qene perhere, por shyqyr doli sheshit thuaj, se qe kur aplikova une kerkesen per shkolle knej, shiteshin viza me 600$ per studentet...
    La vita è bella...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Postime
    159
    Po prandaj i trajtojne kaq keq shqiptaret neper ambasada. Kjo gje eshte ditur me kohe!
    Por pa aftesia e shtetit tone eshte kaq alarmante sa edhe kesaj rradhe nuk ka per t'ju ndodhur asgje. Asnje s'ka per tu arrestuar!
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

  5. #5
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Njerëzit e Berishës, pas skandalit me trafikun e klandestinëve të maskuar si studentë

    Nga Tema

    Pas skandalit të ndalimit të më shumë se 160 studentëve të universiteteve private, mes të cilëve kishte edhe një numër të madh jo-studentësh, të cilët kanë tentuar që të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale, qëndrojnë miq të afërt të familjes Berisha. Kështu, aksionarja në shoqërinë “MAR-EST TRAVEL”, që organizonte udhëtimin, Lejla Hasanlliu, është mamaja e Helga Vukajt (Hasanlliu), aktualisht nëndrejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kjo e fundit, së bashku me të shoqin, Bujar Vukaj, aktualisht nëndrejtor i Përgjithshëm i Doganave, janë ndër personat e pushtetshëm të kësaj qeverie, jo vetëm për shkak të posteve që mbajnë, por më së shumti për shkak të lidhjeve familjare me familjen Berisha (kjo edhe për shkak se origjina e tyre është nga Tropoja).

    Ky fakt, pra lidhja e Lejla Hasanlliut me shoqërinë “MAR-EST. TRAVEL”, është e verifikueshme edhe në dokumentet e regjistrimit të agjencisë së udhëtimit. Mendohet që të kenë qenë pikërisht Helga dhe Bujar Vukaj, miq të ngushtë me familjen Berisha, sidomos me Shkëlzenin, që kanë mbështetur administratoren e shoqërisë “MAR-EST TRAVEL”, Iris Cekani, të ndërmarrë organizimin e një udhëtimi të quajtur turistik, por që në fakt ka pasur për qëllim trafikim të personave jashtë shtetit. Prokuroria e kryeqytetit është duke hetuar aktualisht për këtë skandal, por burime pranë saj thonë se hetimet po ecin me ritme shumë të ngadalta dhe gjasat janë që ato të mbyllen, pa nxjerrë në dritë të vërtetën. Mendohet që për këtë të kenë pasur ndikim pikërisht miqtë e familjes Berisha.

    Skandali ndodhi rreth katër muaj më parë, kur një grup studentësh të universiteteve private, kryesisht të universitetit UFO dhe Universitetit Evropian të Tiranës, do të niseshin për një udhëtim turistik në drejtim të Spanjës. Por, agjencia turistike “MAR-EST TRAVEL” në Tiranë, kishte siguruar veç vizave për studentët, edhe dokumente të falsifikuara për disa nga udhëtarët duke i paraqitur ata si studentë. Kjo, kundrejt shumave të konsiderueshme të fitimit. Por, pasi kanë kaluar territorin shqiptar me traget, studentët shqiptarë, gjatë kontrollit në pikën e Triestes në Itali, nuk janë lënë të vazhdojnë udhëtimin, pasi vizat e tyre janë anuluar. Pas një qëndrimi katërditor në traget, më shumë se 160 studentët janë rikthyer në Shqipëri, pasi vizat e tyre nuk ishin të vlefshme për të shkelur as tokën italiane. Nga hetimi i policisë, rezultoi se vizat që mbanin studentët ishin të falsifikuara, por jo vetëm kaq, pasi disa nga ata nuk figuronin në asnjë universitet. Për këtë arsye policia ka kryer edhe disa arrestime dhe ndalime.
    Liberté, égalité, fraternité

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    megjithmend interesante ...... nderkohe qe keto europerendimoret i vene kondita Shqiperise per plotesim kushtesh nga ana tjeter pikerisht keta na qenkan te perfshire me trafiqe vizash .... hajde europe hajde .... ky eshte zhvillim ....
    te mjeret ne thuaj ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #7
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    2500€ ka pagu plaku. qe i kisha bo dhe garanci.

    fajin e kemi ne hallexhite.bitha katunarit mi mori paret.

    hallall

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Kur kapen nje ish ministrin tone te brendshem ne kufirin grek me makine te vjedhur te nesermen policia kufitare ndaloi nje punonjes te konsullates greke me nje valixhe plot me lek.
    Gjithe trafikun e vizave sidomos ai nepermjet ambasades greke ne tir dhe gjirokaster e dine i madh e i vogel ne Shqiperi.Cdo gje duket te kete qene e organizuar nga athina apo segmente te shtetit atje.Kur binte "puna" ktej greku fillonte fshesen dhe po te vije re kthenin vetem ata qe punonin qe te kishin arsye dhe mundesi per te blere serisht vizen.
    Jane pikerisht keto para mendoj qe kane ushqyer organizatat antishqiptare greke,ndoshta dhe pensionet per shqiptaret qe firmosnin si 'greket' ne shqiperi
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •