-
Topi: Vetëm pengesa teknike për në BE

TIRANE- “Nuk ka cështje politike dhe as mosbesimi nga shtetet e Bashkimit Europian për të shqyrtuar kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Janë vetëm cështje teknike që lidhen me situatat e formatimit të strukturave që dalin nga zgjedhjet parlamentare të disa vendeve europiane sic është rasti i Gjermanisë” kështu është shprehur presidenti Topi në një intervistë dhënë gazetës sllovene “Dnevnik” dhe e publikuar në faqen zyrtare të Presidencës.
“Ne praktikisht jemi në një rrugë të mbarë dhe kemi detyra për të realizuar” është shprehur mes të tjerash presidenti shqiptar.
Topi tha se mirëpret vërejtjet e BE-së për një sërë cështjesh sic janë kërkesat për rritjen e kohezionit politik, vazhdimin e reformave në fusha të ndryshme dhe mes tyre kërkesën themelore, atë për thellimin e luftës kundër korrupsionit.
“Ka përparim të ndjeshëm, por ende ka për të bërë” vë në dukje presidenti Topi në këtë interviste ndërsa thekson se kërkohet një reformim i plotë i sistemit gjyqësor
Topi shprehet se është i nevojshëm konsoldimi i institucioneve specifike që merren me luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër krimit të pastrimit të parave.
Në këtë intervistë, presidenti Topi shprehet optimist për cështjen e liberalizimit të vizave. “Shpresojmë që të ketë një qëndrim të unifikuar të BE-së për të gjithë vendet e Ballkanit, sepse deri tani ka patur trajtim të diferencuar. Shpresojmë që Bashkimi Evropian do ta marrë në konsideratë që janë vende që kanë shumë ngjashmëri në trajtimin e problemeve” mbyll intervistën e tij presidenti shqiptar, dhënë gazetës sllovene “Dnevnik”.
(e.n/BalkanWeb)
-
-
Diplomatja suedeze: Shqipëria, jashtë Shengen edhe për shkak të paragjykimit fetar.
Po mire dhe ceshtjen e islamizmit, ky tekniku i specit, ceshtje teknike e konsideron?
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt