Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11

    Në Debëllde heqin gurët kufitarë



    Nga Express më 20.10.2009 në ora 19:25
    Banorët e fshatit kufitar Debëllde të Vitisë, kanë larguar gurët kufitarë, të pakënaqur me marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë që përcakton vijën kufitare.

    Sipas tyre, 22 hektarë tokë, pronë e banorëve, me këtë marrëveshje ka mbetur në pjesën maqedonase.

    Protestuesit kërkuan nga Qeveria e Kosovës, që të shqyrtojë kërkesat e banorëve për kthim të pronave dhe kompensimin e tyre që nuk i kanë shfrytëzuar për 9 vite me radhë, në të kundërtën paralajmëruan radikalizmin e veprimeve të tyre.

    “Kodra e Furrës është e jona”, “Nuk kemi tokë për të falur, “Haram u qoftë vota deputetëve të parlamentit”, ishin disa nga pankartat që mbanin në duar banorët e fshatit kufitar Debëllde. Ata me këtë protestë i thanë “Jo”, marrëveshjes së arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë.

    Zymri Ilazi, përfaqësuesi i fshatit Debëllde, tha se marrëveshja e nënshkruar, e cila banorëve iu grabit 22 hektarë, kurrë nuk do të jetë e pranueshme për banorët e këtij fshati. Ai tha se kjo marrëveshje konfirmon marrëveshjen e vitit 2001 të arritur mes Beogradit dhe Shkupit. Ai tha se banorët nuk janë kundër definimit të vijës kufitare, por janë kundër mbetjes së pronave të tyre stërgjyshore në pjesën e Maqedonisë.

    Kurse, Sali Abdullahu, përfaqësuesi i fshatit Debëllde në Kuvendin Komunal të Vitisë, tha se Qeveria e Kosovës nuk mbajti premtimin e dhënë që para çdo marrëveshje për kufirin të merret pëlqimi i banorëve.
    Në përkrahje të kërkesave të banorëve, foli edhe Hysen Durmishi, përfaqësues i lëvizjes “Vetëvendosje”, kurse plaku 98-vjeçar Haki Hasani, tha se “Kodra e Furrës” gjithmonë ka qenë pronë e banorëve dhe për asnjë çmim nuk do të lejohet që këto prona t'i kalojnë Maqedonisë.

    Debëllde dikur kishte rreth 72 shtëpi me 800 banorë, ndërsa tani në këtë fshat ka 34 shtëpi me rreth 400 banorë. /Kosovalive/

  2. #12
    Qe qka ndodh kur qeveria e Kosoves merr vendime n'veti pa e pytur popullin me nje referendum per kete vendim shume te rendsishem. Ky vendim i qeveris mund te shkaktoi edhe trazira.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    e qka po bojm ne tash shtrohet pytja ????kurgjo hiq....duhet me u organizu e me mar rruge krejt kosova per debellde e me i perkrah me ni protest bash atje n`fshat....gjithqka po ndodh e na po flejm normal qe qeveria shet e blen se spo ka kush del i ndal...

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    Qe qka ndodh kur qeveria e Kosoves merr vendime n'veti pa e pytur popullin me nje referendum per kete vendim shume te rendsishem. Ky vendim i qeveris mund te shkaktoi edhe trazira.
    po normal se keto trazira i kerkon medvedev e tadiqi
    qe jan takue sot ne beograd
    e nepermes kuj perpos nepermes te argatve te vet ketyre rrugaqave te vetfundosjes te prir nga albin kudra
    qe e shfrytezoin mosinformimin e disa shtepive te fshatit debellde
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 20-10-2009 më 16:08
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #15
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Kane filluar ta gdhendin dhe Kosoven.
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pas Maqedonisë, gati marrëdhëniet me Malin e Zi


    Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë, po ashtu, se nga ana e Kosovës çdo gjë është gati edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi 20 Tetor, 2009
    Vendosja e marrëdhënieve diplomatike në mes Maqedonisë dhe Kosovës vazhdon të vlerësohet lart nga qendra të mëdha të vendosjes, ndërkohë që Qeveria beson se shumë shpejt një lëvizje tjetër pritet në mes Malit të Zi dhe Kosovës. Ky është një nga kriteret e BE-së për proceset integruese të secilit vend. SHBA-ja ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë dhe përfundimin e suksesshëm të vijës së demarkacionit kufitar ndërmjet këtyre dy vendeve. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Jan Keli, tha se SHBA-ja e përshëndet ngrohtësisht vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, si dhe përfundimin e suksesshëm të demarkacionit të kufirit të tyre të përbashkët. Ai ka thënë se SHBA-ja i shpreh mirënjohje Misionit Civil Ndërkombëtar, në krye të të cilit është përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, i cili ka pasur rol kyç në ndërmjetësimin rreth përfundimit të çështjes rreth vijës së demarkacionit, si “element kyç” të planit ndërkombëtar të ndërmjetësuesit Marti Ahtisari.
    Akt historik
    Qeveria shqiptare ka përshëndetur dje vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, duke e cilësuar këtë një hap historik. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Qeverisë, Majlinda Bregu, thekson se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë është një akt historik në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve. “Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes këtyre dy vendeve është një kontribut shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit euroatlantik”, tha ajo. Dy ditë më parë, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë nënshkruan marrëveshjen për përcaktimin e kufirit midis dy vendeve. Qeveria shqiptare përshëndeti këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë “një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal”. Qeveria e Kosovës është e gatshme për të vendosur marrëdhënie diplomatike edhe me Malin e Zi, i cili së bashku me Maqedoninë kanë njohur pavarësinë e Kosovës vitin e kaluar. Por, edhe me këtë shtet fqinj, Kosova duhet të bëjë shënjimin e kufirit në mes dy vendeve. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi theksoi se një nga parakushtet e anëtarësimit të cilitdo vend në BE është çështja e demarkacionit të kufijve të secilit vend. Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë po ashtu se, nga ana e Kosovës, çdo gjë është gati edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi.
    “Ne jemi të gatshëm që ta bëjmë një gjë të tillë. Ne e respektojmë shumë Malin e Zi që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
    Ne jemi të gatshëm që të zhvillojmë bashkëpunim edhe politik, por edhe besoj edhe në sferën e ekonomisë, turizmit dhe segmenteve të tjera”, tha Kuçi.
    Politika e jashtme e Serbisë, sipas ministrit Vuk Jeremiq, konsideron se vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike e Maqedonisë me Kosovës do të rrezikojë raportet e Beogradit me Shkupin. Ai tha se vendimi i Qeverisë së Maqedonisë i ka dhënë goditje raporteve të Beogradit dhe Shkupit dhe nuk ka kurrfarë arsye të bisedohet për kufijtë e Serbisë, me të cilin do bashkëbisedues tjetër përveç qeverisë serbe.
    I. K.

    kosova sot
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anëtarësuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    Tash edhe me Malin e Zi a ? Shume mire qe besa . Para se te fillojne ti falin edhe fqiut tjeter troje pa pagese , fqiu yne duke njohur impotencen e qeverise se Kosoves , u kujdes vet njehere . Para disa ditesh rrembeu nje pjese te mire te tokave tona ne veri-perendim .

    Kryeministri nuk ka kohe te reagoj , ashtu siq kishte reaguar cdo njeri normal edhe sikur te kishte qene analfabet . Kryeministri eshte i zene me perhapjen e rrenave parazgjedhore .

    Mbetet te presim se sa do te perfitoj Mali i Zi nga " marveshja " me Kosoven . Me pak a me shume se Maqedonia .

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria beson për zgjidhje të përshtatshme në caktimin e kufirin me Malin e Zi

    Pas ratifikimit të Marrëveshjes së kufirit me Maqedoninë dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me këtë vend, ekspertë, organizata joqeveritare por edhe banorë të zonave kufitare, ngrisin çështjen e përcaktimit të vijës kufitare edhe me Malin e Zi, duke tërhequr vërejtjen për problemet që mund ta shoqërojnë procesin e përcaktimit fizik edhe të kësaj vije kufitare....
    Postuar: 12:12:09 / 21.10.2009
    Qeveria e Kosovës beson se do të gjenden zgjidhje të përshtatshme për kufirin me Malin e Zi. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi duke u thirrur në propozimin e Martti Ahtisaarit tha se kufijtë e Kosovës janë shumë të qartë, ndërsa ekziston edhe vullneti politik për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

    “Këtu nuk ka dilemë, këtu ka problem vetëm të përcaktimit teknik të këtyre kufijve. Me Maqedoninë është punë e kryer, dua të besoj se dilemat që janë hapur edhe me Malin e Zi, me një lehtësim do të thosha ndërkombëtarë, do të bëhet një zgjidhje adekuate. Po ka ambient të mirë, ka vullnet politik edhe mes Kosovës dhe Malit të Zi. Ndërsa në raport me Serbinë ne kemi problem në raport të pozicionit të Serbisë përballë krejt Kosovës, jo vetëm përballë territorit të Kosovës”, ka deklaruar zv/kryeministri Kuçi.

    Ditë më parë, në zonën neutrale, Mali i Zi ka vendosur tabelë me mbishkrimin “Mirë se vini në Mal të Zi”.

    Behar Selimi, komisioner i kufijve në Policinë e Kosovës pohon se ende nuk dihet saktësisht nëse ajo tabelë e vendosur nga Mali i Zi, është në territorin e Republikës së Kosovës apo në territorin e Malit të Zi. Kjo, sepse, sipas Selimit, Kosova me Malin e Zi ende nuk e kanë të shënuar fizikisht pikën kufitare.

    “Ne mendojmë se forma si është vendosë ajo aty dhe domethënia e saj nuk e paragjykojnë vijën e kufirit. Ajo shenjë është vendosë pikërisht në shenjën ku ka qenë shenja e KFOR-it, ndërkohë që të gjitha shenjat e KFOR-it kudo që janë ato në kufirin tonë, nuk janë shenja kufiri, ato janë shenja që e kanë bërë ndarjen e forcave të KFOR-it nga ushtria serbe, prandaj ato shenja nuk janë pika të kufirit”, sqaron komisari Selimi.

    Derisa në çështjen e demarkacionit me Maqedoninë e përfshirë në proces ka qenë edhe Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë, për rastin e kufirit me Malit të Zi, kjo çështje mbetet të zgjidhet midis dy qeverive të shteteve sovrane, thotë zëdhënësi i ICO-s, Endi Mekgafi.

    “Kosova dhe Mali i Zi e kanë njohur njëra tjetrën si vende të pavarura dhe sovrane dhe me siguri që kjo është një çështje që ka dalë nga politika ditore këtu. Është një ngjarje për të cilën është duke u diskutuar dhe mbetet në këto dy vende që të marrin vendim lidhur e me këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i ICO-s, Endi Mekgafi.

    Por, analisti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja mendon se në rastin e kufirit me Malin e Zi po ashtu mund të ketë mjaftë probleme.

    “Ne duhet situatën jo vetëm se ta vëzhgojmë por duhet të kërkojmë më këmbëngulësi që të bëjmë bisedë kur është fjala edhe me Serbinë, nëpërmjet EULEX-it. Do të thotë të kërkojmë që vija kufitare të shtrihet aty ku duhet të shtrihet e jo e jo siç është parapa sipas disa hartave topografike, ta cilat serbët në marrëveshjen e Kumanovës ia kanë prezantuar faktorit ndërkombëtarë”, thekson eksperti Qehaja.

    Mali i Zi dhe Maqedonia kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që në tetor të vitit të kaluar. Këtë fundjavë, pas ratifikimit të marrëveshjes për kufirin janë vendosur marrëdhëniet diplomatike me Maqedoninë. Me Malin e Zi ndërkaq, kjo gjë ende nuk është bërë.


    | s.b & RTK staff |
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin
    Qe qka ndodh kur qeveria e Kosoves merr vendime n'veti pa e pytur popullin me nje referendum per kete vendim shume te rendsishem. Ky vendim i qeveris mund te shkaktoi edhe trazira.

    Politikanet shqiptar gjithmone trapa kane qene dhe jane ,ose ma mire per karrigen e vet shesin dhe nene e babe.
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Roçen: Mali i Zi nuk do ta politizojë çështjen e kufirit me Kosovën

    Shefi i diplomacisë malazeze Millan Roçen paralajmëron se Mali i Zi do ta zgjidhë çështjen e kufirit me Kosovën, me Qeverinë e Prishtinës dhe se Podgorica këtë çështje nuk do ta politizojë. ...
    Postuar: 10:54:14 / 23.10.2009
    “Mali i Zi çështjen e kufirit me Kosovën nuk do ta politizojë dhe se për këtë do të bisedojë me Prishtinën”, ka thënë Roçen për të përditshmen “Vijesti”.

    Ky reagim i Podgoricës zyrtare erdhi pas protestës së banorëve të disa fshatrave të Pejës dhe Deçanit, në kufi me Malin e Zi, për shkak të vendosjes së tabelës kufitare të Malit të Zi në territorin e Kosovës.


    | s.b & RTK staff |
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •