Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1

    Kosova dhe FYROM, nënshkruajnë marrëveshjen e kufirit tokësor



    Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij maqedonas, Nikola Gruevski, kanë nënshkruar të premten në distancë marrëveshjen për demarkacion fizik të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë. Palët janë marrë vesh që Marrëveshja të ratifikohet sot në parlamentet e të dyja vendeve. Kjo i hap rrugë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë.

    Nga Bekim Greiçevci më 16.10.2009 në ora 19:08
    Më në fund, marrëveshja për demarkacion fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Ish-Jugosllave të Maqedonisë është nënshkruar të premten dhe nëse nuk luhen fjalët në Shkup, ajo do të ratifikohet sot në seanca të jashtëzakonshme të parlamenteve të të dyja vendeve.

    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar për Express se sipas një marrëveshje që është arritur me ndërmjetësim ndërkombëtar, plani ka qenë që Kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij maqedonas, Nikola Gruevski, të nënshkruajnë dokumentin përfundimtar për demarkacion të kufirit në orën 14:00, të premten. Kjo ka ndodhur sipas planit dhe kopjet me dy nënshkrimet janë shkëmbyer mes Prishtinës dhe Shkupit.

    Dy kryeministrat kanë zhvilluar edhe një bisedë telefonike pasi kanë vënë nënshkrimet.
    Hapi tjetër, sipas marrëveshjes, ka qenë kërkesa e dy qeverive për parlamentet që të mblidhen të shtunën në orën 11:00 për të ratifikuar dokumentin. Në Prishtinë kjo procedurë ka ecur sipas planit. Zyra për Informim e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur përmes një kumtese se seanca e jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës – marrëveshjen për demarkacion fizik të kufirit – mbahet të shtunën.

    Pika tjetër e pajtimit mes Prishtinës dhe Shkupit ka qenë që menjëherë pas ratifikimit të kësaj marrëveshje të bëhet vendosja e marrëdhënieve diplomatike sa më shpejt, të shtunën, ose brenda pak ditësh në vijim. Edhe kryeministri Nikola Gruevski ka iniciuar procedurën që parlamenti maqedonas të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në të njëjtën kohë me parlamentin kosovar.

    Megjithatë, sipas mediave në Shkup, Branko Cervenkovski, kryetari i partisë opozitare LSDM, ka prishur planet e Gruevskit dhe Ali Ahmetit për konvokimin e mbledhjes parlamentare. “Cërvenkovski nuk e ka parë të arsyeshme urgjencën që të shtunën Parlamenti të debatojë dhe në të vërtetë ka kërkuar kohë për të parë se në çfarë mënyre është zgjidhur shënimi i vijës kufitare, në pjesën më kontestuese, në vendin e quajtur Kodra Furra në afërsi të Tanushës”, ka raportuar TV Alsat.

    Edhe pse shumica parlamentare ka mundësi që edhe pa votat e LSDM’së opozitare të ratifikojë dokumentin për shënimin e vijës kufitare me Kosovën, Gruevski nuk dëshiron vetë të marrë përgjegjësinë rreth ratifikimit të këtij dokumenti dhe kërkon konsensus nga të gjithë subjektet politike. Atij i nevojiten dy të tretat e votave.

    Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk kanë qenë në dijeni për këto zhvillime në Shkup. Ata presin që gjithçka të ecë sipas marrëveshjes me ndërmjetësim ndërkombëtar. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka deklaruar dje se është çështje orësh vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë dhe Kosovës.

    Ai ka theksuar se vendosja e këtyre marrëdhënieve, do të dëshmojë qartë se vendet e Ballkanit Perëndimor, janë të aftë vetë t’i zgjidhin problemet.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka nënshkruar Marrëveshjen Ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë për Demarkacionin fizik të kufirit

    Prishtinë, 16 tetor 2009

    Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në zbatim të procesit të paraparë në Nenin 3 të Aneksit VIII të Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007 për Demarkacionin fizik të kufirit, Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka nënshkruar Marrëveshjen Ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë për Demarkacionin fizik të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

    Kjo marrëveshje rikonfirmon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe forcon pozitën e Republikës së Kosovës lidhur me procesin e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë, që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.


    Për më tepër, kjo marrëveshje është në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal dhe e shpejton rrugën e Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlanike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuvendi i Kosovës ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin

    Kuvendi i Kosovës ratifikoi sot marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Maqedoninë. Në seancën e dytë, brenda ditës, pro votuan 81 deputetë, 3 ishin kundër dhe dy deputetë abstenuan. ...
    Postuar: 14:10:21 / 17.10.2009
    Kuvendi i Kosovës në votimin e parë nuk e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin me Maqedoninë. Pro marrëveshjes votuan vetëm 67 deputetë, nga dy të tretat sa është e nevojshme. Pas votimit, kryeparlamentari Jakup Krasniqi thirri për konsultime të menjëhershme shefat e grupeve parlamentare dhe nga rezultati i tyre do dihet se si do procedohet tutje. Para votimit presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi e cilësuan interes shtetëror miratimin e saj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nënshkruhet marrëveshja për kufirin me Maqedoninë

    Solana: Kjo është pjekuri politike. .Ambasada e SHBA-ve mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes. Fait: Marrëveshja për demarkacionin përmirëson stabilitetin në rajon.

    Përmes një deklarate për shtyp, qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka nënshkruar Marrëveshjen Ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë për Demarkacionin fizik të kufirit ndërmjet dy vendeve. Në deklaratë thuhet se kjo marrëveshje rikonfirmon subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe forcon pozitën e Republikës së Kosovës lidhur me procesin e legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë, që do të mbahet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Për më tepër, kjo marrëveshje, thuhet më tutje në deklaratë është në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal dhe e shpejton rrugën e Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlanike.

    Ambasada e SHBA-ve mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Kristofer Dell, ka mirëpritur nënshkrimin e marrëveshjes e cila shënon kufirin shtetëror në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, duke thënë se marrëveshja është rezultat i negociatave qëllim-mira nga ana e përfaqësuesve të të dyja shteteve, dhe që për Kosovën përmbush një dispozitë të rëndësishëm nga Plani i Ahtisarit."Kjo marrëveshje tregon përkushtimin e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe stabilitet në regjion, duke përparuar drejt qëllimit të përbashkët - anëtarësimit të plotë në komunitetin e shteteve evropiane dhe euro-atlantike", thuhet në deklaratë

    Fait: Marrëveshja për demarkacionin përmirëson stabilitetin


    Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë për demarkacionin e plotë dhe përfundimtar të kufirit të tyre të përbashkët është hap historik, i cili e përmirëson stabilitetin rajonal- ka thënë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Fajt."I përgëzoj qeverinë e Kosovës dhe atë të Maqedonisë për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit. Ata e kanë përfunduar punën e tyre në kuadër të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin u shpreh Fajt. Sipas tij, marrëveshja paraqet një arritje historike, e cila do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

    Solana: Kjo është pjekuri politike


    Qeveria e Maqedonisë mbrëmë para mesnate miratoi informatën për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Kosovën, si dhe tekstin e harmonizuar të marrëveshjes për demarkacionin fizik të kufirit mes dy shteteve.

    Në njoftimin e Qeverisë në Shkup thuhet se u miratua edhe propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin fizik të kufirit mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës, e cila i është dorëzuar për miratim Kuvendit të Maqedonisë.

    Ndaj vendimit ka reaguar Lidhja Socialdemokrate, e cila përmes një komunikate ka thënë se nuk pajtohet që kjo çështje të shqyrtohet me urgjencë kaq të madhe, pasi, sipas saj, me një qasje të tillë krijohet dyshimi në opinion se pas gjithë kësaj, diçka fshihet.

    Megjithatë, opozita maqedonase njoftoi pjesmarrjen në seancën e Kuvendit për të penguar, siç u shpreh, që kjo çështje të kalojë në mënyrë “konspirative pas shpinës së popullit”.

    Pas miratimit të dokumentit në Kuvend pritet që edhe formalisht të vendosen marrëdhëniet diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës.

    Më herët, Qeveria e Kosovës tha se e ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kufirit me Maqedoninë. Në deklaratën e zyrës së kryeministrit thuhet se marrëveshja e forcon shtetësinë e Kosovës dhe e "thellon bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal".

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shkup e ka përshëndetur “marrëveshjen dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës për përfundimin e shënimit të kufirit ndërmjet dy vendeve.


    Në njoftim thuhet se “udhëheqësitë e dy vendeve kanë treguar vendosmëri të madhe dhe kanë bërë hap të rëndësishëm në drejtim të sigurimit të stabilitetit në rajon”.

    “Ne e presim vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve”, thuhet në komunikatën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shkup.

    Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Havier Solana, ka deklaruar se marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë është shenjë e pjekurisë, përgjegjësisë dhe respektit reciprok.

    “U uroj Maqedonisë dhe Kosovës për marrëveshjen mbi demarkacionin e kufirit. Shpresoj se marrëveshja shumë shpejt do të ratifikohet edhe nga parlamentet përkatëse”, ka thënë Solana.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ahmeti:Se shpejti marrëdhënie diplomatike Maqedoni Kosove

    Lideri i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, është shprehur sot se mund të ndodhë që së shpejti të vendosen marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maqedonisë e Kosovës. ...
    Postuar: 09:55:22 / 17.10.2009


    “Mund të ndodhë nesër, mund të ndodhë pasnesër, mos më kapni për 24 orë”, tha zoti Ahmeti, duke theksuar se “ka klimë të mirë, ka ambient të mirë në mes të dy shteteve, që përfundimisht të zgjidhet kjo çështje, sepse është në dobi edhe të Maqedonisë edhe të Kosovës”.

    Sipas tij, kjo do të ishte edhe një “porosi mjaft e mirë për komunitetin ndërkombëtar, në veçanti për Bashkimin Evropian, se tashmë shtetet në Ballkanin Perendimor janë pjekur të vendosin dhe vetë t’i zgjidhin problemet”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Maqedonia ratifikoi Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit
    Me 72 vota për 11 kundër dhe asnje të permbajtur, Kuvendi i Maqedonise pak para mesmanate ratifikoi Marrëveshjen për demarkacionin fizik të vijës kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës....
    Postuar: 10:35:46 / 18.10.2009

    Miratimit të kësaj marreveshje i parapriu një debat i ashpër
    ndermjet deputeteve të opozites dhe atyre në pushtet.
    Deputetet e opozites maqedonase thane se Marrëveshja për shënimin ekufirit është kundërkushtetuese dhe se me të , sipas tyre, i jepetKosovës pika strategjike “Kodra e Furrës” , në këmbim me një pjese tëterritorit të Kosovës në Malin Sharr.

    Opozita paralajmëroi se do të kerkoj që Marrëveshja të kontestohet në Gjykatën kushtetuese.Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski , i cili edhe përkundërkërkeses së opozitës, nuk ishte i pranishëm në seancën e Kuvendit ,kathënë se me këtë Marrëveshje Maqedonia nuk humb asnjë milimetër nga
    territori sajë.

    “Ne do të bëhemi vendi i parë në rajon nga ish-Jugosllavia, që i ka
    mbyllur të gjithë çështjet e hapura kufitare”, ka theksuar Gruevski.
    Ratifikimi i kësaj Marrëveshje është mirëpritur edhe nga partite
    politike shqiptare në këtë vend.

    Seancën në Kuvend për së afërmi e përcollën edhe diplomatet e huaj të akredituar në Maqedoni.Ambasadori amerikan ne Shkup , Filip Riker tha se Marreveshja për kufirin është në interes për të dyja shtetet dhe gjithë rajonin.

    “Kjo e bën Maqedoninë shtet të parë nga ish Jugosllavia që ka kufij
    tërësisht të demarkuar”, deklaroi Riker .

    Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ervan Fuere tha se kjo Marrëveshje paraqet porosi për stabilitet në gjithë rajonin.
    Ata njëherit shprehen bindjen se Maqedonia dhe Kosova shumë shpejte dotë vendosin edhe marrëdheniet diplomatike.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vendosen marrëdhëniet diplomatike Kosovë- Maqedoni

    Ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni dhe kolegu i tij i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, e kanë nënshkruar Aktin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, ka njoftuar Ministria e punëve të jashtme e Kosovës....
    Postuar: 13:00:20 / 18.10.2009
    Sipas njoftimit, nënshkrimi i këtij akti është bërë mbrëmë vonë.

    Në këtë marrëveshje, pos tjerash, thuhet se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës e Maqedonisë, “do t’i shërbej zhvillimit të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë dhe interesave të paqes dhe të sigurisë në rajon”.

    Rrjedhimisht, “Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë, kanë vendosur të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh, që nga data e nënshkrimit të këtij akti”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së jashtme të Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PD mbështet marrëveshjen për demarkacionin e kufirit

    Në mbledhjen e radhës me gazetarë, Partia e Drejtësisë sot përshëndeti marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë lidhur me demarkacionin e kufirit. ...
    Postuar: 17:04:51 / 18.10.2009
    Gjithashtu, PD-ja mbështeti proceset për anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare financiare, posaçërisht lidhur me fillimin e shlyerjes së borxheve të jashtme të Kosovës ndaj kreditorëve dhe shprehu shqetësim për mosgjentjen e formave të faljes së pjesës së borxheve, siç ngjau me Serbinë.Partia e Drejtësisë ftoi udhëheqësit institucionalë që mos t’i anashkalojnë angazhimet politike me interes, duke u angazhuar në fushatën zgjedhore.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shqipёria pёrshëndetet vendosjen e marrёdhёnieve diplomatike

    Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta përshëndet nënshkrimin e aktit të vendosjes sё marrёdhёnieve diplomatike mes Republikёs sё Kosovёs dhe Republikёs sё Maqedonisё....
    Postuar: 14:51:26 / 18.10.2009
    Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta përshëndeti vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë si një ‘mesazh shumë të rëndësishëm për paqen, stabilitetin dhe progresin në rajonin tonë’.

    Sot, z. Meta pati një bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës z. Skënder Hyseni, gjatë të cilës e uroi për këtë arritje të madhe diplomatike që afirmon më tej shtetin e ri të Kosovës dhe politikën e saj evropiane.

    Ministria e Punëve të Jashtme ka përshëndetur dje edhe marrëveshjen e arritur prej komisioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë për përcaktimin e vijës kufitare midis dy vendeve, e cila pritet të ratifikohet gjatë ditës së sotme prej parlamenteve respektive.

    Ministria e Punëve të Jashtme bashkohet me deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët, z. Havier Solana, i cili përgëzon në mënyrë të ngrohtë autoritetet e dy vendeve për arritjen e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme si një shenjë pjekurie, përgjegjësie dhe respekti reciprok.

    Ministria e Punëve të Jashtme, vlerëson se arritja e kësaj marrëveshjeje është një kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe një dëshmi e qartë e vullnetit të dy vendeve për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të fqinjësisë së mirë, për një të ardhme të përbashkët evropiane.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    sa i perket kufirit mes Maqedonise dhe Kosoves une mendoj se nuke e zgjodhem problemin e pronave te shqiptarve pore problemin e hoqem qafe.Simbas qeverise disa prona dote kompensohen ose ose .Kjo zdo koment se qeveria jon eshte deshtake ne te gjitha punet qe ka mare persiper.Thone nji fjale popullore doren qe se the puthe.Si te kemi shkembim ambasadoresh me nji shtet qe mori me dhune toke eshum Debelldeve dhe fyu shqiptaret autokton iquan njerz te eger njerz shpellash. SHqiptaret po jetojn nene turturen me te vrazhd kurse klasa jon e quan Maqedonin shembull i fqinjesis se mire . Te shurdhrit qenka kjamet me i fol me za.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •