Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Postime
    129

    Kapen 3 tonë drogë, arrestohen disa serbë

    Kapen 3 tonë drogë, arrestohen disa serbë

    Nga më 16.10.2009 në ora 15:41

    Agjentët amerikanë, në bashkëpunim me ata nga Serbia, kanë zënë 2,8 tonë kokainë, që planifikohej të shitej në tregjet evropiane.

    Droga është zënë në një anije, derisa lundronte në ujërat e Uruguait. Vlerësohet se vlera e kësaj sasie të kokainës arrin në 120 milionë euro, ndërsa nëse shitet në rrugë mund të shkojë deri në 250 milionë.

    Në aksion janë arrestuar dy persona, një uruguajas dhe një serb, i cili kishte pasaportë polake. Ndërkohë Prokuroria e Serbisë kundër krimit të organizuar ka njoftuar se edhe në Serbi janë arrestuar tre veta, në lidhje me aksionin e djeshëm. Ata janë Zheljko Vujanoviç nga Kragujevci, Marko Bullatoviç dhe Nikola Pavlloviq nga Beogradi.

    Sipas medieve serbe, aksioni i djeshëm i përbashkët i BIA-s serbe dhe DEA-s amerikane, i koduar me emrin “Luftëtari i Ballkanit” është planifikuar qe dy muaj.

    Sikur raporton Televizioni i Uruguajit “Channel 10”, aksioni është realizuar në portin e Santa Lucias, 25 km në perëndim të kryeqytetit Montevideo. Droga thuhet se erdhi nga Kolumbia dhe Argjentina dhe kishte destinim Evropën.

    Autoritetet amerikane kundër narkotikëve kanë thënë se grupet e krimit të organizuar e shfrytëzojnë Serbinë si pikë transitore për kokainë dhe heroinë prej Amerikës Jugore për në Evropën Perëndimore.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    phiiiiii taman e pritsha me me ardh 1 kg,paska deshtu:P

  3. #3
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Ehh se cka ishin kta serbet ee !!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  4. #4
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anëtarësuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    JO ska mundesi qe serbet e "shejte" ta bejne kete pune

  5. #5
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anëtarësuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Po mire e ke ti, ne mendonim qe ata ishin te "shenjte", por ja qe qenkan si djall !!!
    Askush nuk ta bën atë që ta bën vetvetja !!

  6. #6
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Mekat te kapet gjith ajo drog kushedi sa nejrez kan punuar vjen policia dhe e kap
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  7. #7
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    2.8 ton droge.... ca beht kshu ncncnc 10 kile do doja nga ajo 2,8 tonshja dhe e sguroja jetesen deri ne brez te 7
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •