LAJMET KRYESORE
Kryeministri Berisha feston 65-vjetorin e lindjes mes tė rinjve dhe kabinetit qeveritar
15-10-2009 /
Gazeta 55
One Man with Courage makes a Majority, ky ishte dedikimi qė kabineti qeveritar i bėri si urim Kryeministrit Sali Berisha, me rastin e 65 vjetorit tė lindjes sė tij.
Nė kėtė shkėmbim urimesh, Kryeministri Berisha i falėnderoi ministrat pėr kontributin dhe mbėshtetjen qė ata i kanė dhėnė gjatė kėtyre viteve pėr realizimin e reformave tė ndėrmarra sė bashku dhe i siguroi ata se katėr vitet e ardhshme do tė jenė edhe mė tė suksesshėm.
Mė pas, Kryeministri Berisha ka pritur njė grup nxėnėsish dhe studentėsh, pėrfaqėsues tė shkollave e universiteteve tė ndryshme, tė cilėt i uruan gjithashtu 65 vjetorin e tij tė lindjes.
Studentėt dhe nxėnėsit e falėnderuan Kryeministrin pėr tė gjithė reformat e kryera deri mė tani nė arsim dhe pėr sistemin e internetit tė ngritur nė tė gjitha shkollat e vendit. Kryeministri i siguroi ata se nė vitet e ardhshme do tė vijohet edhe mė tej me reformat nė arsim, pėr tė zgjeruar universitet, rritur cilėsinė e tyre dhe pėr tė siguruar vendet e lira tė punės, qė tė gjithė tė diplomuarit tė mund tė angazhohen pėr njohuritė e marra nė shkollė.
Nė fund tė takimit, Kryeministri i falėnderoi studentėt dhe nxėnėsit pėr vizitėn dhe urimet e tyre, duke u shprehur se urimi i tyre ishte mė i bukuri qė kishte marrė pėr kėtė pėrvjetor tė tij.
55
--
Gezuar Doktor!!!
Urime e jet te gjate Doktor Berishes per te miren e Shqiperise e te qytetareve te saje e te krejt Shqiptareve.. kudo qe jetojne.. !!
...
Krijoni Kontakt